Prej 16 vitesh, qeverisin. 16 vite të gjatë. Mendoni: Ka shqiptarë që nuk kanë njohur as Shqipërinë e para viteve ‘90, dhe nuk do të njohin as Shqipërinë e së ardhmes. Kanë lindur e vdekur brenda Shqipërisë së mjerë të këtyre të dyve Nanos e Berishës: vogëlushi Aleks Marku p.sh… Ose ajo foshnja që vdiq pardje në Pogradec… Janë krijuesit e Shqipërisë së sotme. Veprën e tyre më të mirë të këtyre 16 viteve e kemi para syve: një vend ku nuk jetohet, një popull i varfër dhe i shushatur, i paarsimuar, i kequshqyer, i pandriçuar, i zhytur në mizerje jo thjesht materiale, i lodhur, i rrudhur, i panumëruar, i paorganizuar, i mbushur cit me urrejtje dhe stres, pa dashuri, i përbuzur nëpër kufij, i shkelur me këmbë kur jeton jashtë tyre, i mashtruar në premtimet pafundësisht tallëse për standarde jetese si fqinjët, i vjedhur, i vrarë në ‘97-n, i izoluar si qen i sëmurë, pa dinjitet, pa pasuri, pa planifikime, pa strategji, një vend e një popull që rron me sot e me nesër…
Dhe dy autorët e gjithë kësaj telendie kombëtare, dolën dje përpara shqiptarëve. Të dy bashkë. Kumtuan premtime të reja!! Çfarë arrogance!!! “Ne jemi këtu sepse (nga ne!) të gjithë presin hapat e duhura, hapat e mëdha…”, - tha njëra gjysmë e këtij dështimi ulëritës. Çfarë pacipërie! “Për të shpëtuar vendin njëherë e mirë nga krizat e politikës konfliktuale”, - tha gjysma tjetër dirigjuese e këtij 16-vjeçari dhune politike. Sa qesharake! Dikur hajdut e vrasës për njëri tjetrin, tani promovues të “diallogut dhe globallizmit”. Dreq, çfarë tallje! Ata na dhanë dëshminë e re të sëmundjes së tyre të përbashkët. Kësaj radhe fare të qartë. Mund të thuhet që na e flakëruan turinjve: Gjakimin e tyre heroik për pushtet. Pavarësisht asaj që kanë bërë, pavarësisht asaj që s’kanë bërë, pavarësisht gjithçkaje… Le ta gjykojmë thjesht. Berisha quajti dje Nanon faqe të gjithëve, si partnerin e tij “në një proces bashkëpunimi të qëndrueshëm bipartizan, në frymën e interesave më të larta kombëtare” (pjesë nga deklarata e përbashkët). Pikërisht Nanon… A është e mundur t’i besosh “interesat kombëtare”, “zgjidhjen e krizës”, “bashkëpunimin bipartizan”, njeriut që akuzon,- sa për të marrë dy shembuj- se ka shpërndarë drogë me autobusët e gruas, se ka vrarë një njeri në Shkallnuer, se montoi sistemin e korrupsionit në vend etj.? A është e mundur? Një njeri normal e di që jo! Mbeten dy mundësi: Ose Berisha nuk është normal, ose ai gënjen. Meqë besojmë ende se është normal, mbetet pyetja: Pse gënjen? Sepse serviset e vogla të Nanos, janë të mjaftueshme për të arritur numrat e duhur që e mbajnë në post? Nëse është kështu, atëherë ç’po ndodh? A nuk është kjo sjellje një dëshmi se z.Berisha mund të shkelë mbi gjithçka për të qenë në pushtet? Nëse nuk është e tillë, atëherë çfarë është? Nano e quan për të njëjtat arsye Berishën, si partnerin e tij në të njëjtat “bashkëpunime bipartizane” dhe “interesa kombëtare” (ky madje, shakaxhi si gjithmonë, i shtoi edhe “diallogun dhe gllobalizmin”)… Një parantezë të shkurtër: Dy ditë më parë, nëpër celularët e drejtuesve të redaksive, me kërkesën e Nanos u dërguan SMS që sugjeronin botimin e një shkrimi, titulli dhe ideja e të cilit ishin: “Nano: Nuk e lë PS-në të bëhet Pezë…” diçka e tillë. Me një fjalë, shpallimi ngazëllues që nuk ia kursyen as kësaj here publikut të tyre, mediat që lajmëzuan SMS-të, ishte që z.Nano qenka shumë i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhjet PS-ja dhe po vjen ta shpëtojë… A është Nano i shqetësuar për PS-në? A është Nano i shqetësuar për të majtën? Edhe i dehur qoftë, Nano është i pari që kupton se ofrimi i serviseve të tij politike, Berishës,- kësaj radhe në rolin e dhjerë të ushtarit- sot politikisht përkthehet: Përçarje e re e PS në prag zgjedhjesh, përçarje e opozitës, tkurrje votash në Kuvend, pra me pak fjalë, zvogëlim i fuqisë politike të së majtës. Atëherë si ka mundësi që ky “i shqetësuar për PS-në”, t’ia rrasi një tjetër hekur brinjëve PS-së? Mbetet një nga të dyja: ose Nano nuk kupton, ose ai gënjen kur thotë që është i shqetësuar për PS. Nano nuk kupton? Bah, kjo po, që është fyerje! Të gjithë e dimë që Nano është inteligjent. Pra ai kupton. Çfarë mbetet? Mbetet që gënjen. E vërteta është që ai i ve shkelmin PS-së, e çfarë i përmban pragu PS-së, për hir të shpërblimit që pret: Votimin si President i ardhshëm. (Berisha nuk pati asnjë reagim dje, kur një nga gazetarët në konferencën e përbashkët, e quajti me dinakëri Nanon “President i ardhshëm”). Në këtë pikë, e vetmja mundësi dështimi e këtij skenari irritues, është që këta të dy të mbeten deri në fund vetvetja: që Nano të mbytet në padurimin e tij makut, ose Berisha të tregohet edhe njëherë tjetër i pabesë. Në fund fare, këta të dy meritojnë edhe një falënderim. Më në fund janë bashkë. Mund t’i shohim pa ashkla në sy.E vjetra është tashmë e identifikueshme, e lokalizuar, e dukshme. Janë në të njëjtën barkë. Është më e lehtë kështu. Për të gjithë. Edhe për këta të dy madje. Por sidomos për ata qytetarë normalë që nuk janë as syleshë, as matrapazë interesash. Këta qytetarë, sadopak qofshin, dje nuk kanë parë në TV një fillim të ri. Eh, jo. Panë fillimin e fundit; një bashkim që në fakt është përpjekja e skajshme për të mbajtur me thonj një pushtet që Nano e Berisha nuk e meritojnë. “Kryeministri dhe ish-kryeministri” - theksoi dje me zë solemn kumtuesi i tyre protokollar. Kur mendon përkujdesjen e tyre për etiketat, në kushte të tilla hipokrizie dhe cinizmi ekstrem, në fakt situata nis e bëhet komike. Dhe pikërisht në këtë pikë, kupton se nga buron guximi që polli dje këtë çiftim publik gërdallash.
20 Komente
shkodrani
12/01/2007 ne oren 19:05
1Gjeja ma e trishtushme asht se ka akoma njerez qe i votojne keto dy maskarenj….
sadri fetiu - Prishtine
13/01/2007 ne oren 14:18
2Ana tragjike e gjithe kesaj eshte, se ata gezojne edhe perkrahjen e qarqeve vendimarrese ndekombetare.
Petriti
13/01/2007 ne oren 21:03
3Per mua, gjeja me e gezueshme eshte, se me ne fund Berisha ne kete llum te politikes shqiptare, ka mesuar te beje politike, ka mesuar te loze me letrat e lojerat politike, qe ja dikton koha dhe ambjenti.
Olsi
14/01/2007 ne oren 2:39
4Keta te dy nuk mund te jene ndryshe nga populli prej te cilit kane dale. Keta te dy jane pasqyra jone.
Petrit Shahini
14/01/2007 ne oren 3:35
5Pershendetje te dashur lexues te Shekullit!
Duke komentuar takimin e fundit te Kryeministrit te Shqiprise, z Sali Berisha me ish Kreyministrin Nano do te thoja, qe ishte e vetmja mundesi per ta afruar Opoziten e sotme drejt zgjedhjeve brenda afateve Kushtetuese. Ishkryeministri Nano mendoj, se i ka ardhur ne ndihme Partise Socialiste, qe eshte uzurpuar nga klanet e mafjes brenda Partise. Mendoj, se Partia Socialiste ka nevoje per nje reforme te thelle, e cila do ta shpetoje Partine Socialiste nga e cila eshte zhytur. P SHAHINI Universiteti i Edingburgut UK.
sadri fetiu - Prishtine
15/01/2007 ne oren 13:02
6Mendoj se e keqja me e madhe e kesaj eshte, se njerezit (politikanet) e ketille gezojne perkrahjen nga qarqet nderkombetare, pastaj perkrahen pa rezerva edhe nga zogorite e politikaneve me te vegjel e nga \”turmat pa tru\” , sic ka pohuar dikur Noli.
Eduard Emini
15/01/2007 ne oren 15:12
7Mesa duket politika shqiptare i mbahet ende parimit: \”Genje dhe te dielen shko falu ne kishe\”. Nano harroi, qe humbi zgjedhjet dhe Berisha ato c\’ka premtoi ne to. Nje pjese e mire e deputeteve ferkojne duart per dasmen e re.
Edhe njehere Nano i tregon Berishes, se qendrimi i tij ne pushtet varet nga qenia e Nanos president, ndersa partise se tij thenien:\”Partia mbi te gjitha\” ja ktheu ne \”une jam gjithckaja, partia s´eshte asgje\” dhe popullit te mjere \”me vishni edhe njehere nuse, pa di une se si nuseroj\”. Por faktet dhe e verteta nuk ndryshojne dot asgje. Unazat tashme jane shkembyer dhe cifti ka porositur fustanin e nuserise dhe kostumin e dhendurit. Lajmetaret jane nisur per te ndare ftesat pa prere ende diten e marteses. Te shpresojme se vetem nje lume protestash do ta detyroje dhendrin, qe ta lere nusen mekatare, te prese vetem para altarit.
Andon Melo
15/01/2007 ne oren 15:44
8Ky eshte fenomen boteror dhe jo yni.
gjovalin rada
15/01/2007 ne oren 18:16
9Adrian Thano, te pershendes nga larg per shkrimin e shkelqyer Ciftim Gerdallash, vertet ne pak rreshta ke thene shume, mbi te gjitha ke thene te verteten, realitetin ku e kane cuar Shqiperine per 16 vjet keto Gerdalla. Urime per shkrimin.
hano
Jim Kambo
15/01/2007 ne oren 19:36
10Ne te gjithe e dime Shqiperine, por ky koment e nxin fare realitetin. Te thuash nje popull i paarsimuar etj. nuk eshte e drejte. Dy politikanet shqiptare jane pjese e Kultures shqiptare, sado fajtore te jene. Mos harroni zoterinj , Shqiperia eshte Atdheu yne.
Sue
17/01/2007 ne oren 22:38
11Eshte nje shkrim shume i vertete sado, qe na vjen keq ta pohojme si shqiptare qe jemi. Por nen udheheqjen e tyre per 16 vjet Shqiperia ne vend, qe te ecte perpare, ka ecur mbrapa (me perjashtim te kafeneve e restoranteve) dhe eshte kthyer si ne Mesjete, pa drita e pa uje. Turp per te gjithe! Ne shekullin e 21 te flasesh akome per mbijetese!
Toni
25/01/2007 ne oren 14:37
12Shkrim fantastik. I lumshin duart atij, qe e ka shkruar. Eshte e vertete, qe ne jemi aq injorant, saqe ti rizgjedhim perseri keta maskarenj. E vetmja menyre eshte, qe medja te jete pasqyrimi i se vertetes. Por sot edhe medja ka ato lidhjet e fshehta. Nuk eshte edhe ajo e lire. Cfare rrjedh nga kjo…,qe edhe ne nuk jemi me te LIRE.
babo mahmeti
25/01/2007 ne oren 22:00
13Jetoj ne Amerik. E lexova kete shkrim dhe u emocionova. Mu kujtuan vargjet e Migjenit \” oh si nuk kam nje grusht te fuqishem malit, qe sbzan ne zemer me ja ngjesh.\”
besniku
27/01/2007 ne oren 0:24
14Takimi i tyre nuk ka ndonje problem. Ne fakt ata i perkasin te njejtes kategori(politikanesh), por me ide jo te njejta. Deri ketu ne rregull. Ne se ne kete takim ata kane bere pazare, Berisha merr nje minus te madh, ndersa Nano nuk ka vend me ku ti mbaje minuset, se eshte mbushur plot. Zoti mos e past thene, qe Nanoa te behet president!!!
albana
01/02/2007 ne oren 21:13
15Shume nga shkrimet e mesiperme jane te verteta, por nuk jam dakort me pohimin e te qenit te paarsimuar. Pershkrimi me duket i tepruar, gjendja e Shqiperise nuk eshte aq e mjere, sa te pershkruhet njelloj si nje nga vendet Afrikes. Persa i perket drejtuesve te shtetit, a mendoni se dhe vete populli punon per te ndertuar Shqiperine? A i paguan taksat ne menyre te drejte, pa i ngrene hakun pjeses tjeter, a e ruan mjedisin, a kujdeset per trashegimine e vlerave kombetare, a eshte i qendrueshem ndaj ndikimeve te huaja si ne gjuhe, kulture etj?
beniamin
02/02/2007 ne oren 3:42
16Z.Adrian, te pershendes per shkrimin, eshte e verteta e madhe, qe duhet ta kuptojme te gjithe ne shqiptaret. Ne qofte se ka pasur zhvillime pozitive ne keto vite, ato jane frut i punes te gjithe shqiptarve, qe punojne brenda Shqiperise, ne kushte mjaft te veshtira, eshte frut i punes se bisneseve qe punojne me rrezikun e jetes gjithmone perpara, eshte frut i mijrave emigranteve, qe punojne kudo ne bote. Keto gerdalla vecse e kane penguar me kockat e tyre kete zhvillim. Dhe nje here, te falenderoj per shkrimin, qe ndimon ti hapen syte dhe ndonje shqiptari, qe genjehet nga politika e tyre.
besiana
16/09/2007 ne oren 20:52
17gjdo gje e keqe dhe e mire qe ndodh apo qe ata e bejn japin edhe pasqyren ton edhe pse ndosha ajopasqyre nuk tregon realitetin por nuk ka gje le te duhen populli mes vete te kemi qetsi dhe respekt per njeri tjetrin tung nga besa
bujar
16/09/2007 ne oren 20:55
18tung nga bujari .po shoh mendime te ndryshme te cilat qenkan shfaure ne ket faqe te them te drejten se asnjera prej tyre nuk paska qen as e sinqert ajo qe edhe ne ballin te kosoves ket vit eshe mos suksesi sa vite po e presim pavarsin e kosoves e nuk qem te zot ta shpallim ne vet sa keq qe ata qe kan pozit te lart po i japin pasqyre te pist tere popullit tung
shpetimi
19/09/2007 ne oren 1:00
19Po pse more Bujar a nuk e di ti se sa te kete rrenjet Komunizmi ne shqiperi ti mendon se mund te kalojne gjerat lehte. Le te marri pavaresine Kosova se pastaj rregullohen gjerat
albano
10/12/2007 ne oren 1:23
20E verteta eshte nje, s’ka tjeter, ky eshte vendi yne, dhe keta jemi ne, pra te zotet e vendit:
Shqiperia…. …. (një vend ku nuk jetohet, një popull i varfër dhe i shushatur, i paarsimuar, i kequshqyer, i pandriçuar, i zhytur në mizerje jo thjesht materiale, i lodhur, i rrudhur, i panumëruar, i paorganizuar, i mbushur cit me urrejtje dhe stres, pa dashuri, i përbuzur nëpër kufij, i shkelur me këmbë kur jeton jashtë tyre, i mashtruar në premtimet pafundësisht tallëse për standarde jetese si fqinjët, i vjedhur, i vrarë në ‘97-n, i izoluar si qen i sëmurë, pa dinjitet, pa pasuri, pa planifikime, pa strategji, një vend e një popull që rron me sot e me nesër…)2
..por mendoj se ne si popull meritojme, me ne fund, lider me te mire se sa kemi pasur ne keto 16 vjet…, por nuk eshte gje e vogel te kerkosh serish nje Skenderbe…. nese jane veç Sali&Fatos per tu votuar???
A ka burra ky dhe? O sot o kurre!!
Z. Thano, urime! te gjitha bashke, i ngre ne katror e prape jane pak, aq tragjike eshte gjendja jone, ju siguroj se ka me se nje vend me te perparuar se i joni ne kontinentin afrikan…
Shendet optimisteve qe kane shkruar me siper.. ju vazhdoni te enderroni nga vende te tjera…
Lidhja RSS per komentet
Jepni komentin tuaj
Komentet e fundit
Shkrimet e fundit
Shkrimet me te komentuara
Autoret e blogut
Kategorite
Arkivi
Link
Lidhjet
Shkrimet e fundit
Komentet e fundit
Shkrimet me te komentuara
- Shekulli Online - Shekulli Blog