Thashethemet që kanë nisur të qarkullojnë brenda Partisë Demokratike dhe dyshimi i fortë pas emërimeve të fundit për një kalim nga Berisha të pushtetit partiak në duart e këshilltares së tij kryesore, vajzës së vet

Emërimi më i ri në Krye të Prokurorisë edhe pse është interpretuar si një këmbëngulje e Presidentit Topi, në disa prej mediave shqiptare, përforcon idenë se Kryeministri i vendit Sali Berisha është duke bërë të mundur trashëgimin e fronit nëse mund të quhet kështu, të të Parit të Partisë Demokratike vajzës së tij Argita Malltezi, e cila është një bashkëpunëtore dhe kritike e të atit, siç edhe vetë ka deklaruar. Duke i dhënë pushtet të gjithë miqve të vajzës së tij, Berisha po bëhet gati të delegojë pushtet brenda familjes edhe pse shumë eksponentë, apo zëra në Partinë Demokratike, janë bërë gati për një rokadë të mundshme. Një nga njerëzit që mund të ishte trashëgimtar i fronit të të Parit të Partisë Demokratike Bamir Topi me një elegancë të mrekullueshme dhe jo me pak sakrifica, në kurriz të të gjithë vendit, u përcoll për në postin e lartë të Presidentit të Republikës duke pretenduar kënaqjen e tij edhe të grupit të mbështetësve, që ai përfaqëson.
Po të shohësh me vëmendje edhe emërimin e vetëm pak ditëve më parë të Ministri të Drejtësisë Alibeaj, si dhe emërimet në pozicione kyçe të miqve të së bijës kjo duket e qartë. Miqtë e ngushtë të familjes Malltezi tani janë të rëndësishëm. Më të rëndësishëm se sa pretendohet në grupimet apo të përfolurat grupime brenda Partisë Demokratike.
Në fakt trashëgimi i fronit partiak nuk është një fenomen i panjohur madje edhe rrotull nesh, në vendet fqinje si Greqia eksperienca të tilla janë të njohura. Vetë zonja Malltezi nuk e ka përjashtuar të marit me politikë në një të ardhme, e cila nga lëvizjet më të fundit të Zotit Berisha, duket se nuk është e largët. E nëse Zoti Berisha do të largohej në 2009, siç duken të gjitha gjasat, atëherë zonja e parë e Partisë Demokratike përveç njerëzve shumë të afërt të të atit, që janë në kupolë dhe po përkëdhelen nga ky pushtet, do të kishte pas vetes edhe një grup jo të vogël të mbështetësve të saj. Mbështetës të të cilët sot në pushtet vetë i ka propozuar, emëruar edhe pse firmën nuk e ka hedhur ajo.
Shumë është folur për një rrjet miqsh që kanë punuar së bashku në disa struktura ndërkombëtare në Kosovë, por Zonja Malltezi nuk është limituar vetëm me kaq. Për të bërë të mundur zgjerimin e mbështetësve në radhët e fytyrave të reja të Partisë Demokratike, ajo ka nisur të përzgjedhë edhe mes shokëve të kursit të fakultetit.
Ankohen shumë të gjithë firmat e biznesit se Zonja Maltezi ka në duar mjaft pika të rëndësishme për të pasur një sipërmarrje të suksesshme. Ky argument qarkullon në ambientet e biznesit si thashethemnajë. Por kjo nuk mund të ketë lidhje vetëm me ndonjë drejtor në agjenci prokurimesh, hipotekash apo tatimesh, por në fakt ka të bëjë me pushtetin që babai projekton t’i lërë së bijës jo vetëm në miq dhe tarafe, por edhe në pushtetin monetar.
Deri më sot kjo është vetëm një shushurimë në ambientet brenda Partisë Demokratike, e cila ka jo pak të pakënaqur brenda saj, jo vetëm për faktin se pushteti prodhon të pakënaqur, por për atë çka bënë këta drejtues të PD-së në vite si opozitarë, dhe sot gjenden të pakënaqur sepse nuk kanë marrë pjesë nga pushteti.
Nëse do të rreshtoja emra do të dukesha i nxitur nga ata. Zërat kundër shpesh janë zbutur në Partinë Demokratike përballë vetos së unit që drejton, por mediat po hedhin si shashka zhvillime të pritshme në gjirin e së djathtës. Fakt tjetër është edhe humbja e një prej shtyllave të Partisë Demokratike. Ajo sot nuk përfaqëson një nga shtresat më vulnerabile të saj siç janë të përndjekurit. Zërat mediatikë flasin nëpër të për pakënaqësi të ndjeshme dhe presin zhvillime. Ndoshta deri sa të mbarojë epoka e fundit Berisha këta zëra të mbytur vetëm do të mbyten, por në një epokë të re kur froni t’i lihet trashëgimtares, atëherë ndoshta mund të ketë zhvillime serioze brenda së djathtës shqiptare.

Disa nga emrat e “grupit Argita�, në poste shumë të rëndësishme

Enkeled Alibeaj - Minister i Drejtesisë
Edit Harxhi - Zv.Ministre e Jashtme
Lulzim Basha - Minister i Jashtem
Iva Zajmi - Zv.Ministre e Brendshme
Ina Rama - Kryeprokurore
Gerta Picari - Drejtore Tatimeshshoqe
Edi Spaho - Prokurimet Publike-shok klase
Elvana Hana -Drejtore ISKSH etj
*si dhe një numër deputetësh të rinj dhe drejtues të tjerë në administratë, të gjithë ish-shok shkolle, ose kolegë në UNMIK

Shkrimet e fundit nga Kociaj Gezim