Një nga lajmet më surprizë për komunitetin e gazetarëve në Tiranë ka qenë lajmi që po botojmë më poshtë marrë pa asnjë ndryshim nga gazeta e Partisë Demokratike, Rilindja Demokratike e dy ditëve më parë. Sipas këtij lajmi, qeveria ka miratuar një fond për një parti të panjohur të quajtur Partia e të Drejtave të Mohuara, e cila sipas kryeministrit është formuar “nga një grup gazetarësh, të cilët censurohen nga pronarët e mediave�. (!) Në mos qoftë një marrëzi e rradhës, një dreq e merr vesh se ç’punë ka qeveria të shndërrohet në sindikatë gazetarësh, aq më tepër “gazetarësh� emrat e të cilëve nuk njihen. Pastaj, a është etike që gazetarët të krijojnë një parti? Gazetarët, o zoti kryeministër krijojnë gazeta, jo parti. Dhe si mund të flitet për gazetarë që censurohen në grup nga gjithë pronarët njëherësh? Në Tiranë ka aq shumë gazeta dhe televizione saqë sekush që nuk botohet në një gazetë, gjen vend në tjetrën që mendon krejt ndryshe, e në mos gjettë në asnjë prej të dyjave ka njëqind të tjera në listë. E lodhshme të merresh me Berishën… Të kujton ato vargjet e Faustit të Gëtes.. “Ky i huton njerëzit se për ti kënaq e ka zor..�. Gjëja më paradoksale është që shtypi i ditës ka botuar madje edhe një artikull ku citohen burime të Gjykatës së Tiranës që thonë se një parti e tillë nuk është miratuar. Si jepen këto para të buxhetit nga qeveria? Me dokumenta false? Qeveri apo çetë karagjozësh ka në atë ndërtesën e kryeministrisë? Unë nuk di çfarë emri ti ve kësaj, shpresoj lexuesit e këtij blogu të kenë ndonjë ide më të qartë. Dhe do isha shumë kurioz: Nëse dikush di ndonjë shembull që i përngjan këtij nga ndonjë vend i planetit , lutem të na i sjellë.. Më poshtë është lajmi i plotë marrë nga gazeta RD.

Rilindja Demokratike
30 Nentor 2007
Kryeministri Berisha deklaroi dje, se qeveria po pret me padurim miratimin e ligjit të medias, i cili do të mbrojë gazetarët nga censurimet që u bëjnë pronarët e tyre. Kreu i qeverisë theksoi se, nëse pronarët u lidhin gjuhën gazetarëve ata i kanë lidhur gjuhën publikut. Kryeministri i bëri këto komente gjatë miratimit të vendimit për dhënien e një ndihme financiare Partisë së të Drejtave të Mohuara, e krijuar nga një grup gazetarësh. Berisha tha se, kjo parti është themeluar nga një grup gazetarësh, të cilët i censurojnë pronarët, duke mos i lejuar të shprehin mendimin e tyre lirshëm. “Qeveria po pret me padurim ligjin për median, për të cilin do të angazhohet qeveria në rast se nuk e hartojnë gazetarët�, tha Berisha, duke ritheksuar se prioritet i tij është fjala e lirë. “Duhet të hartohet sa më shpejt ligji, që të mbrojë gazetarët nga pronarët, pasi mbrojtja e fjalës së lirë është jetike. Nëse pronarët, me interesat e tyre jo gjithnjë të shëndetshme, u’a lidhin gjuhën gazetarëve, ata i kanë lidhur gjuhën publikut dhe kjo është e papranueshme, ndaj i përgëzoj ata gazetarë që themeluan këtë parti�, vijoi më tej kryeministri.

VENDIM PËR DHËNIE FONDI NDIHME PARTISË SË TË DREJTAVE TË MOHUARA-E RE
Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs, tё nenit 18, tё ligjit nr.8580, datё 17.2.2000, “Pёr partitё politike�, tё ndryshuar, tё neneve 21 e 27, tё ligjit nr.8379, datё 29.7.1998, “Pёr hartimin dhe zbatimin e buxhetit tё shtetit tё Republikёs sё Shqipёrisё�, dhe të nenit 12, tё ligjit nr.9645, datё 27.11.2006, “Pёr buxhetin e shtetit, tё vitit 2007�, tё ndryshuar, me propozimin e ministrit tё Financave, Kёshilli i Ministrave
VENDOSI:
1.Partisё së të Drejtave të Mohuara-e Re t’i jepet njё fond prej 100 000 (njёqind mijё) lekёsh, si ndihmё financiare.
2.Ky fond tё pёrballohet nga fondi rezervё i Kёshillit tё Ministrave.
3.Ngarkohet ministri i Financave pёr zbatimin e kёtij vendimi.
Ky vendim hyn nё fuqi pas botimit nё “Fletoren zyrtare�.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA

Shkrimet e fundit nga Kociaj Gezim