Njëra është gruaja e ish-kryeministrit, tjetra është vajza e kryeministrit. Kur disa javë më parë në një Blog të brendshëm të punonjësve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara shtrohej pyetja ironike: “Si mund të jesh rrogëtar në OKB dhe të fitosh 1 milion euro?â€?, përgjigja po aq ironike ishte: “Duhet të jetosh në Shqipëri dhe të jesh…vajza e kryeministritâ€?. Bëhej fjalë për Argita Berishën.
Argita Berisha e ka tashmë famën që kishte para korrikut 2005 Xhoana Nano. Dikur të gjithë që kërkonin një vend “të mirë puneâ€?, apo një rrugëdalje në rrjetën burokratike të administratës së shtetit thoshin nën zë: “I gjen dot ndonjë mik, Xhoit..?â€?. Tani thonë “I gjen dot ndonjë mik Argitës…â€?. Xhoi kishte një kompani udhëtimi, shoferët grekë të të cilëve, sapo ndaloheshin nga ndonjë polic qarkullimi shqiptar thoshin pa hequr cigaren nga dhëmbët “Xhoi, Xhoi…â€?. Argita ka një studio ligjore, dhe tashmë në Tiranë dëgjon rëndom në “rrethet e lidhura me pushtetinâ€? shprehjen: “Shko paguaj te studio e Argitës se ajo e an deri në fund…â€?. E “çan deri në fundâ€?, do të thotë që të mbaron punë me administratën e shtetit që udhëhiqet nga babai i saj.
Dhe pushteti sjell paranë. Sot janë të paktë shqiptarët që besojnë se në deklarimet e pasurive Xhoana Nano, Argita Malltezi, apo qeveritarë, politikanë, deputetë etj thonë të vërtetën. Gjithsesi edhe nga ato shifra që dy gratë kanë dhënë në deklarimet e tyre të fundit të pasurisë, kuptohet që ato fitojnë mirë. Aq mirë sa do ti kishin zili edhe gratë apo vajzat e kryeministrave në vendet më të pasura të europës.

***
Xhoana Nano ka deklaruar një divident prej 12 026 610 (mbi 12 milionë fitime) vjetore plus 1316 euro interes bankar nga një llogari në Bankën Amerikane. Gjithashtu ajo ka 126.256 euro llogari bankare në Raifaisen Bank si dhe ca shifra të tjera. Sikur të bëjmë një llogari vetëm me shifrat e fitimeve nga aktiviteti i përditshëm i deklaruar dhe ta pjestonim me ditët e vitit, del se znj.Nano fiton rreth 350-400 mijë lekë do ditë të vitit që kalon. Kjo shifër, është vetëm një llogari zyrtare, e megjithatë ajo do të thotë se zonja e ish-kryeministrit fiton në një ditë sa c’fiton mesatarsisht në dy muaj një shqiptar i thjeshtë (Sipas Bankës së Shqipërisë, mesatarja e të ardhurave tona ëhstë 200 dollarë në muaj)

***
Në mënyrë të habitshme kaq dalin dhe llogaritë e fitimit ditor të vajzës së kryeministrit aktual. Ajo ka pasur një vit të mbushur me transaksione bankare dhe të ardhura nga bizneset e saj. Argita Malltezi (Berisha) ka bërë veprime të shumta në katër banka shqiptare dhe në total ka qarkulluar 10.169.475 lekë të reja, rreth pesë mijë euro si dhe 46 mijë dollarë amerikanë. Në formularin e saj janë shënuar në mënyrë të detajuar të gjitha veprimet bankare. Një vit më parë, Argita Malltezi (Berisha), ka deklaruar në vitin 2005 se pret të ardhura nga UNFCU në vlerën 30 mijë dollarë amerikanë por realisht për vitin 2006 ato kanë qenë rreth 28 mijë dollarë, duke hequr taksat dhe shpenzimet e tjera, 22 mijë $. Sipas deklarimit të vajzës së kryeministrit, ato zotërohen vetëm 50% prej saj. Nga puna e saj rroga ka qenë në shifrat rreth 800 mijë lekë të reja ndërsa bashkëshorti rreth 110.000 mijë lekë të reja. Pjesa kryesore e të ardhurave të familjes së vajzës së kryeministrit është nga studioja avokatore. Argita Malltezi (Berisha) ka deklaruar se xhiroja vjetore e studios së saj për vitin 2006 ka qenë më e lartë se 7.6 milionë lekë të reja. Këtyre të ardhurave u shtohen edhe ato nga qeratë e dy apartamenteve, rreth 24 mijë dollarë në vit.
Pra sikur të marrim vetëm shifrat neto të fitimeve të znj.Malltezi, ato nga studioja dhe nga qeratë dhe rroga del se ajo fiton aty tek 350 mijë-400 mijë lekë në ditë
Rreth një vit më parë, vetë vajza e kryeministrit, Argita Malltezi (Berisha), ka shpjeguar të gjithë pasurinë e saj, duke thënë se ka bërë rreth 800 mijë dollarë duke punuar për UNMIK-un në Kosovë.
Dhe mos harroni: Keto jane vetem deklarimet e tyre publike. A kemi garanci qe keto jane “e gjithe torta” apo vetem nje pjese e vogel e saj,a shtu sic eshte bere zakon me deklarimet publike te pasurise ne Shqiperi?

Shkrimet e fundit nga Kociaj Gezim