I nderuar Z. Ambasador
Perpara disa javesh nje miku im gazetar amerikan i nje te perditshmeje te rendesishme me dergoi te regjistruar prezantimin tuaj mbi Shqiperine ne Universitetin Brigham Young (BYU) ne Utah te Shteteve te Bashkuara. (Per lexuesit ky eshte nje universitet privat i Kishes Mormone). Si qytetar i thjeshte i Republikes qe ju perfaqesoni ne nje prej kryeqyteteve me te rendesishem te vendimmarrjes politike boterore, me erdhi mjaft rende kur pashe nivelin me te cilin ju prezantuat vendin tone te perbashket. Jo pa qellim gazetari amerikan e dergoi fjalen tuaj perpara nje auditori universitar si nje deshmi se si Shqiperia prezantohet nga diplomatet e saj ne bote.
E pashe prezantimin tuaj me keqardhje por megjithate nuk do te ulesha dhe t’ju shkruaja kete leter ne se nuk do degjoja gati te njejtat mendime nga disa te rinj shqiptare ne Boston, te cilet kishin marre pjese ne nje prej prezantimeve Tuaja me komunitetin atje.
Personalisht mendoj se niveli gjuhesor i perdorur nga ana e Juaj ne kete prezantim ne nje auditor universitar, le shume per te deshiruar dhe eshte ne nivele jo te pranueshme per nje ambasador, i cili ka kontakte te vazhdueshme me kancelarite e rendesishme te Washingtonit. Duke pasur parasysh se sa modeste dhe e pasakte eshte anglishtja e perdorur nga Ju, eshte mjaft e qarte se ne prezantimin tuaj, Ju nuk mund te jeni ne gjendje te shprehni të gjitha ato që deshironi por jeni i detyruar të mbeteni në një nivel nen mesatar, në mendim dhe në emocion.
Gjithsesi, shumekush qe do te lexoje kete leter do habitej se perse une mendoj se kryediplomati yne ne Washington duhet te flase nje anglishte prefekte. Ne Shqiperi falen shume gjera. Mesa duket ish ministri juaj i jashtem, i cili nuk dinte vete asnje fjale anglisht, e ka falur kete kerkese te rendesishme per ambasador ne Washington.
Megjithate, perseris se ne se prezantimi juaj mbi Shqiperine do kishte ndopak rrjedhe llogjike anglishtja juaj edhe mund te gelltitej, por per ate qe degjon shumkush ne kete prezantim te filmuar dhe tashme te postuar edhe ne disa prej websiteve me te populluara ne internet, rrënon edhe më tepër emrin e diplomacisë shqiptare.
Personalisht mendoj se ne nje prezantim si ai tuaji, nje ambasador duhet te beje nje pasqyre te sakte te vendit te tij ne menyre kronologjike dhe llogjike dhe jo te kerceje dege me dege pa asnje lidhje. Promovimi i arritjeve, sukseset, historia, kultura, turizmi, letersia jane disa nga temat interesante qe mund te trajtohen dhe jo te habitet degjuesi me kotesira te tipit �ka ca dokumenta ne bote si libri Enigma qe eshte bestseller se flet per Shqiperine�, apo �shikoni filmin The Fifth Element se eshte zeri i Inva Mules�, apo �Ferit Murati ka shpikur Viagren� (si mjek qe jeni duhet ta dine se Ferit Murati nuk ka shpikur Viagren por ka bere studime mbi rolin e qarkullimit te oksidit nitrik, studim qe u mor per baze ne zhvillimin e metodave te reja per trajtimin e impotences), apo se �Skenderbeu lufoi per interesin e Kishes Kristiane�, apo Nena Tereze ishte �very teenager� kur iku nga Shqiperia� e te tilla brockulla qe bejne per te qeshur kedo.
Si kryediplomati yne ne Washington ne rradhe te pare ju do benit mire te mesonit mbi gjeografine e vendit tuaj, pasi Ju nuk mund te deklaroni se Shqiperia �ka ca kufi me Greqine� dhe �kufizohet nga Serbia dhe Mali i Zi, duke haruar se Kosova nuk eshte me pjese e Serbise. Si mundet Ju, si Ambasador i Shqiperise ne Washington, te beni nje deklarate te tille ne auditoret amerikane ne prag te eventualitetit te shpalljes se pavaresesise se Kosoves? Ky eshte nje gabim shume i rende politik dhe diplomatik. Po keshtu, deklarata e Juaj se ne Maqedoni jetojne 1 milion shqiptare eshte nje deklarate jo diplomatike, e cila mund te behet nga Qytetari Sallabanda por kursesi nga nje Ambasador i Republikes se Shqiperise.
Ne se auditori i atij universiteti ne Utah nuk e ka shume idene se kush ka qene Skenderbeu, te cilin ju nje here e quanit �Guvernator i Pare i Shqiperise�, apo xhentelmen, luftetar qe luftoi 57 vjet kunder turqve dhe njehere �personi qe nuk i jepte lejen turqve te shkonin ne Itali� (a thua se Skenderbeu yne kishte qene Drejtori i Doganes se Vlores), me siguri qe ata e njohin shume mire historine e vendit te tyre. Prandaj gafat tuaja historike mbi figurat politike amerikane sigurisht qe do ti kene lene me goje hapur.
I nderuar ambasador, me nje kerkim shume te thjeshte ne Internet perpara se te dilnit perballe studenteve dhe pedagogeve amerikane, ju do te kishit mundesi qe te lexonit se Presidenti Willson (apo xhentelmeni, si e quani Ju) ne vitet 1913-1914 nuk kishte lidhje fare me rolin qe i jepni ju si shpetimtar i Shqiperise. Presidenti Willson ne vitet kur Lufta e Pare Boterore nuk kishte filluar akoma, as qe e ka permendur ndonjehere vendin te cilin sot ju e perfaqesoni. Ajo qe ju kerkonit te thonit (por qe e bete lemsh) eshte fakti se Presidenti Willson mori pjese ne Konferencen e Paqes ne Paris ne Janar 1919, konference kjo e cila mbylli zyrtarisht luftimet ndermjet paleve nderluftuese dhe pas me se 6 muajsh negociatash konkludoi ne 5 traktatet e famshme te njohura si Traktati i Versajes, St Germain, Trianon, Neuilly dhe Serves, te cilat detajonin ne leter marrveshjet me palet humbese te Luftes se Pare Boterore. Ishte ketu, ne kete Konference dhe jo ne vitin 1913, sic shpreheni ju, qe Presidenti Willson mbrojti parimin e vetvendosjes se vendeve te vogla, nder te cilat ishte edhe Shqiperia. Te shprehura ne dokumentin e famshem te 14 Pikave, keto parime ishin mbeshtetur ne idene e zgjidhjes se problemeve territoriale, sigurimi i lirise se mardhenieve tregetare si dhe krijimin e nje organizate nderkombetare, sic qe Liga e Kombeve, e cila do te mbikqyrte ruajtjen e paqes dhe bente te pamundur nje lufte tjeter ne Europe. Me gjithe deklarimet tuaja patetike, deri me tani nuk njihet asnje dokument qe te vertetoje fjalet tuaja �ne goje te xhentelmenit Willson� se �Amerika eshte me Shqiperine�, thene ne Konference.
Z. Ambasador, auditoret universitare sigurisht qe mund te mos e njohim mire historine e Shqiperise. Trajtimi sa me realist dhe kronologjik i kesaj historie ndoshta duhej te perbente thelbin e prezantimit tuaj por nje auditor universitar, nuk mund te mos nenqeshe kur merr leksione mbi historine boterore nga Ju. Ndoshta shpjegimet tuaja naive mbi flamurin shqiptar se gjoja ai eshte �me shqiponje si e amerikaneve� apo �ka dy koka sepse Guvernatori Skenderbe e kishte ushtrine nga Veriu dhe Jugu dhe Guvernatori Skenderbe ishte trupi dhe dy kokat jane Veriu dhe Jugu� mund te mos krijojne te qeshura. Por ne se ju e quani Perandorine Romake te shtrire nga Roma ne Istambul, (duke haruar se Perandoria Romane ishte e shtrire jo vetem ne nje territor me te gjere por Istambul apo Stamboll u quajt keshtu vetem pas marrjes se Konstandinopojes nga Otomanet), kjo eshte me te vertete per te qeshur.
Eshte e pa mundur qe ne nje leter te tille te renditen te gjitha gabimet, pasaktesite dhe gafat tuaja historike per Shqiperine dhe rajonin, por nuk mund te le pa permendur se njohurite tuaja per historine e antikitetit dhe mesjeten e vendit tuaj jane te pa mjaftueshme per te pasur guximin qe ju t’i prezantoni ne nje auditor universitetar kudo qofte ai. Mjafton te degjosh fjalen tuaj dhe kushdo mund te gjykoje vete mbi keto njohuri. Ne se Ju keni njohuri shume te pakta mbi kulturat qe kane qene te pranishme ne territoret ku sot eshte Shqiperia, eshte e pa falshme qe Ju te mos thoni asnje fjale mbi Ilirine dhe kulturen ilire sado modeste qe ajo mund te jete.
Auditori amerikan degjoi se Shqiperia tashme ka ndertuar Korridorin 8, nje lajm ky i pa njohur deri me tani ne Shqiperi dhe ne rajonin tone, deklarim ky i cili do te habise jo pak bashkadhetaret Tuaj ne Shqiperi dhe politikanet e Ballkanit dhe ata te Bashkimit Europian.
Persa i perket kembenguljes suaj se shqipja vjen nga pellazgjishtja, kjo ndoshta mund te ishte pjese e nje bisede mes miqsh ne ndonje klub te Tiranes por kursesi pjese e nje prezantimi te nje ambasadori ne nje auditor universitar. Kjo mund te thuhet akoma me teper per kembenguljen tuaj se libri �Enigma� eshte nje prej fakteve te pa mohueshem ne kete drejtim. Deri me sot askush ne qarqet shkencore linguistike nuk ka sjelle ndonje fakt per te provuar se shqipja eshte pasardhese e pellazgjishtes dhe kembengulja e juaj ne nje auditor akademik sjell vetem nenqeshje cinike mbi naivitetin e tuaj.
Gjithashtu Z. Ambasador, Ju mund te flisni per Kryeministrin e vendit Tuaj ne prezantimet qe beni, por si diplomat Ju nuk mund te haroni se kreu i Shtetit eshte Presidenti i Republikes dhe ne prezantimin Tuaj, Ju nuk mund te haroni nje fakt te tille themelor i cili respekton sikur edhe formalisht hirarkine shteterore duke �haruar� te permendni ne prezantimin Tuaj, Kryetarin e Shtetit.
I nderuar Z. Ambasador,
Deshiroj ta mbyll kete leter te hapur me nje pasazh nga nje email te cilin e kishte derguar nje student shqiptar pasi kishte pare prezantimin tuaj: �Vlera e një diplomati nuk varet nga madhësia e territorit tê vendit tê vet, as edhe nga numri i popullsisë së tij, por nga menyra se si ai diplomat e perfaqeson vendin e tij. Shembulli më i mirë që ilustron këtë frazë êshtë Konica, pasardhesi i të cilit është Sallabanda ynë i mjerë�
Sinqerisht Juaji
Auron Tare
138 Komente
ALBERT
28/12/2007 ne oren 14:46
1Menjehere AURONI te aplikoje per te perfaqesuar Shqiperine ne SH.B.A te na zbardhe faqen, te beje pune te mira si ne kohen kur drejtonte para 2005. Jam i sigurt se do te lere gjurme me te thella si Igli, mjeshter i huqit dhe kampion i mediokritetit ne futboll…
albina doda
28/12/2007 ne oren 17:02
2per mendimin tim ky qe ka shkruar kete artikull esht nje i mequr ,,dhe edhe pse esht qytetar i thjesht e vret ndrokulla e te folures se ambasadorit i cili flet si te jet i shitur neper video ,zoti ambasador lexoje letren mire ,,,dhe nese se kupton mire shqipen dergoja nje leter keti djali qe flet kaq bukur per vendin e tij ku ka lindur ,te pershendes ty qe ke shkruar kete artikull kaq te bukur ,,,,,
Elsa
28/12/2007 ne oren 17:02
3Edhe une jam nje emigrante ne SHBA dhe kam qene prezente ne nje nga fjalimet e mbajtura nga ambasadori yne. Eshte me te vertete qesharake dhe njekohesisht me vjen keq qe vendi yne te perfaqesohet nga njerez te tille. Shume turp per Shqiperine dhe Shqipetaret. Te lumte Auron.
lili
28/12/2007 ne oren 22:58
4e pra ,diplomatet tane,duke e pare Boratin me ate Shqiptarin tone(sot zedhense i sali atomikut), mendojne se per tu afruar prane kryeministrit,duhet te behen te gjithe si Borati!
Todi marko
28/12/2007 ne oren 23:39
5Me siguri Ambasadori e ka blere Diplomen me para, dhe miqesia e ka bere Ambasador. Duhet te ket turp qe te prezantoj Kombin tone. Eshte shume i pa pregatitur. Per mendimin tim ai s’ka as 8 vjet shkolle
Bledi Grada
29/12/2007 ne oren 3:32
6me kete lloj ambasadori tregohet se Shqiperia eshte ka perfunduar si puna e peshkut kur qelbet.Fillon dhe qelbet nga koka dhe keta diplomat e politikane te tille perfaqesohen si “koka” e Shqiperise qe na flliqen Opinionin dhe vendin tone. Turp.
Hajro Çini
29/12/2007 ne oren 10:57
7Turp per Shqiperine ishte te perfaqsohej nga nje hajdut si Fatos Sevo Tarifa i incizuar nga FBI per mashtrimet e tij dhe i kerkuar nga drejtesia shqiptare.
Ne USA operojne shume qarqe anti-shqiptare, kryesisht shoviniste greke. Nje aktivist i peshtire eshte edhe Niko Gage (Gaxhojani), i cili nuk pushonte se shkruari ne Boston Globe per “diktaturen” e Dr. Berishes 1992-1997. Zedhenesi me i shquar i ketij shovinisti te pallogjike ishte Fatos Tarifa, i cili ishte ne nje gjatesi vale me anti-shqiptarin shovinist Nikolas Gage.
Per cudine e shume kujt Fatos Tarifa papergjegjshmerisht emrohet ambasador i Shqiperise ne Washington.
Ne nje kohe qe administraten amerikane e drejtonin anti-komumistet Bush dhe Colin Powell, emrimi i djalit te keshilltarit personal te Enver Hoxhes, ne menyre arrogante emrohet nga qeveria socialiste ambasador ishte nje provokim i hapur per Washingtonin dhe sfide shume e rende per kombin shqiptar. Por cilesite morale te te cilit detyruan ministrin e jashtem socialist Kastriot Islami ta pushoje nga puna.
Hajro Çini M.A Economics
Toronto
Hajro.cini@sympatico.ca
lek makenda
29/12/2007 ne oren 14:33
8Une kam shume vite jashte vendit tim dhe kam njohur me dhjetra “diplomate”shqiptare, injorante dhe skutha, po ky qenka edhe idiot llafazan. Po keshtu mu kujtua qe ambasadori yne ne greqi Vile Minarolli eshte neper gjyqe se e qelloi me grusht nje tjeter “diplomat” shqiptar. TURP ! Pergezime Auronit. Mendoj se duhet te shprehen emigrantet per njerezit qe jane ne perfaqsite tona diplomatike ku ata jetojne.
petriti
29/12/2007 ne oren 20:45
9Eshte nje nder te paktat shkrime qe kam lexuar ne shtypin shqiptar ku kritika eshte e motivuar me argumente e fakte. Pa dashur te paragjykoj anesite politike, mendoj se kjo leter duhej ti dergohej se pari Ministrise se jashteme shqiptare e cila duhet te vertetoje saktesine e argumenteve te paraqitura, e ne se keto jane te tilla sic paraqiten ne kete shkrim, ky ambasador duhet menjehere te shkarkohet nga detyra. Jam i bindur se vendi yne ka sot edhe te tjere personalitete me dije e kulture e me pregatitje te larte diplomatike te cilet mund te dalin edhe mbi nivelin e Konices se para 80 vjeteve. Jemi ne prag te vitit 2008.
Ju uroj te gjithe bashkekombasve GEZUAR VITIN E RI !
beni
29/12/2007 ne oren 23:47
10Nuk me habit aspak injoranca e ambasadorit, ai eshte emeruar nga nje qeveri dallkauke. Problemi eshte qe shqiperine akoma e qeverisin injorante te ketij kalibri, dhe sado keq te na vije cdo popull meriton qeverine qe ka. Pasi te jeni te sigurte qe nuk do kete ndonje vend tjeter ne perendim qe te kete nje nivel perfaqesim kaq injorant .
Agimi ,NYC
30/12/2007 ne oren 1:14
11Auron , leter e qelluar shum ,nuk dij se ambasadori a do te ket rast ta lexoj, si duket leximi na qenka ana e dobet e ambasadorit!
Mua personalisht pos keqardhjes me erdhi edhe nje pyetje nga mendja ,kur ne Washington kemi nje ambasador te ketill, athua cfar ambasador paskemi ne vendet tjera se!!!!!!!! mos zot me keq!
Hysni Allushi
30/12/2007 ne oren 14:10
12Ne jo vetem perfaqesuesit tone neper bote por dhe shtetaret dhe parlamentaret e sotem i kemi njerzit me te pa afte dhe anglishten e flasin Troponjançe por dhe Shqipen e flasin gjysma-gjysma per te trguar qe dine te flasin gjuhe te huaja nuk komunikojne Shqip por Arabisht, Kinezçe, eçdo lloj gjuhe tjeter. Ne vendin tone ka akoma nje armate te madhe kuadrosh qe mund te perfaqesojne vendin tone ne çdo fushe por ato sulmohen nga te pa aftet te pa ndershmit .
kjo jo vetem qe nuk na nderon si komb por lejon qe te na ngjitet çdolloj epiteti
Faleminderit per mirekuptimin
Melinda
30/12/2007 ne oren 14:40
13Sinqerisht me vjen shume mire ,qe dikush u be inisjator persa i perketAmbasadoreve mjerane qe perfaqesojne vendin tone neper bote .PO e pergezoi zotini Auron Tare qe eshte bere inisjator i kesaj pune . Po keshtu dhe studentin qe ka shkruar me pare . jam munduar dhe kam shkruar po artikullin nuk ma kane botuar ?arsyen e di stafi i gazetes SHEKULLI . Me te vertete te vjen turp se me ke krahesohen ambasadoret tane ? ata nuk dine rralle kush te flasi nji gjuhe te huaj ,dhe per kete ti thone flm ENVER Hoxhes . ata nuk dine te flasin ,nuk dine te na mbrojne
imagjinoni nji mesues fshati ne nji vend te humbur ,dhe vetem se ka bredhur ne disa parti dhe tani po cukit te PD emerohet Ambasador . Ku eshte brezi i ri ? ai do perfaqesoje shqiprine se dine nga 4_5 gjuhe te huaja .Jane ata studente qe sollen PD ne pushtet dhe jo xhajet . Me keqardhje te madhe po flas per kete gjenerate te rinjsh qe shkollohen dhe kthehen te perbuzur nga disa mjerane dhe servile
. Futi ne test ose provim zoti kryeminister apo president dhe ambasadoret dhe do shikosh cfare kini firmosur me sy mbyllur . Nuk po u permendim delegacionet qe dergoni si kope bagetish
. me 4 vjet klas ose pa gje fare
. thirrini mendjes sa seshte vone .. Turp per Shqiperine
Meçan Zotaj Mallakastër
30/12/2007 ne oren 19:47
14Shum gjynah per te ardhur keq jemi ber o vellezer dhe motra, por skemi ça te bejm akoma nuk jemi ata qe mendojm qe jemi.
Keshtu si ku ambasadori i mjer qe ka mbajtur ate fjalim te turpshem ne namerik me ka qelluar edhe mua te njoh perfaqsues te zyres se Shqiperis qe kan qen ne kosove ne rregullisht sidomos ai i vitit 2oo4.
Ky perfaqsues e festoi diten e flamurit ne hotel grand me shoket e tij biznesmen nga kosova dhe me disa shqiptar te tjer te njofshem te tij.
Ne vend se te ftonte INVALIDET dhe VTERANEYT e luftes se UÇK-se qe ishin vullnetar nga shqiperia ne kosove ne luten e viteve 98 - 99 dhe qe akoma veproj ne kosove si oficer ne TMK. Keta burra qe derdhen gjakun dhe dhan gjymtyr te trupit te tyre per kombin nen hijen e flamurit.
Ne vend te vlerave te merituar ne te tilla festa, ftojn antivlerat si puna e tyre. Sdi qa te them njerez te nderuar ???????!
Diplomat part-time
30/12/2007 ne oren 19:58
15Diplomacia ne Shqiperine e pas ‘90 nuk eshte me nje profesion.Me sa kemi pare ne emigracion, “diplomatet” qe perfaqsojne shqiperine ne bote , jane njerez medioker , servila ,ryshfetxhij , arrogante pra ato ne te vertete nuk perfaqsojne kombin shqiptar por “padrinon” qe i ka katapultuar ne ate pozicion “per te rregulluar sadopak ekonomine familiare”. Punojne thjesht “part-time” , pjesen tjeter te kohes punojne “per vete”.Thjesht jane mjerane ne dhe te huaj.Pasi perfundojne mandatin, zakonisht nuk dorzojne celsat e zyres, abuzojne e vjedhin pronen e shtetit (qe e kane konsideruar te veten),nuk kthehen ne atdhe, aplikojne per azil politik apo ekonomik etj.Pra zoti Auron, mos u “cudit” me “diplomatet” shqiptare ne bote. Sheshi perpara legates tone ne Milano(qe eshte prane katedrales) rri i mbush me muhaxhire qe detyrohen te paguajne nen dore “diplomatet” tone per te mbaruar hallet e tyre, dhe jo per te vizituar D’Uomo-n e Milanos!!!
bert
31/12/2007 ne oren 1:30
16mua si person me shume pershtypje me ka lene ministri i jashtem serb Jeremic. gjate diskutimit me auditorin studentor ketu ne amerike zoti Jeremic tregoi nje aftesi te dukshme dhe me nje anglishte te perkryer. gjithashtu nuk munguan as dhe duartrokitjet nga salla. si gjithmone hajvanet qe perfaqesojne ne shqiptaret flasin nje anglishte te cale a thua se jane palestineze jo shqiptare. shqiperise sot nuk i falet te perfaqesohet ne shtetin me te rendesishem ne bote me njerez te tille qe sdine te komunikojne rrjedhshem. ka plot djem te rinj dhe te reja qe jane gati ta perfaqesojne denjesisht shqiperine. here tjeter nese te tille ambasadore vijne te na cajne veshet une per vete do jem i pari qe do bej demonstrate dhe sdo lejoj ata te marrin fjalen. hajvane te tille me mire te mos flasin fare
la
31/12/2007 ne oren 1:46
17Kur niveli i ambasadorit shqiptar ne SHBA eshte kaq i ulet, mendoni se cfare shkalle kualifikimi e vlere perfaqesimi kane ambasadoret shqiptare ne vendet e tjera me pak te rendesishme nga ana strategjike. Por e tille eshte gjendja e vete qeverise shqiptare, dje dhe sot, e perbere nga servile, te paafte e te korruptuar e mbi te gjitha injorante, paralelisht me vete shoqerine. Te mos na prishet qejfi, jemi ata qe jemi. Pavaresisht se duam te jemi ndryshe, nuk jemi ne gjendje te ndryshojme. Votes nuk ia dime vleren, dhe ia japim ate, pamenduar e menjehere, te parit maskara qe na e kerkon. Dhe kur ndeshemi me raste te tilla si ky qe sjell Auroni, ne perseri nuk e kuptojme se faji, qe ne krye e perfaqesues kemi njerez te tille, eshte vetem i yni, i askujt tjetri.
edisoni
31/12/2007 ne oren 10:51
18duke qene se njihem disi nga afer me ambasadorin do ti rekomandoja shume miqesisht qe duhet te terhiqet nga detyra e diplomatit per to mos e mbyllur karrieren e tij ne menyren me te keqe te mundshme. besoj se Ju i nderuar ambasador keni nje fisnikeri per te refuzuar nje profesion me te cilin nuk iu lidh asgje
Lali Livorno
31/12/2007 ne oren 14:47
19Perfaqesuesit e sotem dhe ata te djeshem jane e njejta gje jane tradhetaret me te medhenj te ATDHEUT.Turp te kene te pakten te njohin historine e vendit te tyre.
Shqiperise i duhen njerez te rinj,politike e re,njerez qe e duan me zemer vendin e tyre,dhe jo me fjale e servilizem.
albina boston
31/12/2007 ne oren 16:16
20o todi marko te lumte goja qe the duket se ambasadori yne ka 8 vjet shkolle ,,ta siguroi un se dhe ato 8 vjet qi ka i ka marr me vez pulash ,,,miqesia ja ka ulur topat atij te ajo karrige qe tani spo don te levizi me sa kuptohet se nuk don qe ti ftofi ma ,,i plasi atij per kombin ton posi more as qe ven ujin ne zjarrm o burr per ambasador qe kemi kemi maru krejt po ec ma ,,,i lumt atij te parit qe ka shkrujt kete artikull se ai duhet vu nvend te ambasadorit ,,,,,
Golik Kokojka
31/12/2007 ne oren 16:34
21Eshte me te vertet per te ardhur keq dhe as e ve ne dyshim se shkruesit kritike mbi kete teme s’kane te drejte. Gjithcka qe ata flasin me argumeta tregon se merakosen per perfaqesimin dinjitiz te atdheut tone ne sferat dipllomatike nderkombetare aqe me teper ne nje vend si eshte Amerika e paer me teper kur ajo figure paraqitet para nje auditori studentesh. Une z. Ambasador i ve vetem nje “faj” si ka pranuar ate detyre te rendesishme e me kete dua t’i drejtohem qeverise qe kur ben te tilla emerime kapitale per perfaqesimin e vendit duhet te ndalet mire e se pari mos ti shikoje me sy partiak po me aftesi profesionale ne fushen e dipllomacise e te kultures ne pergjithesi. Ajo qe thuhet se duhet pare ky perfaqesim mendoj se eshte i drejte e duhet shikuar mire nga specialiste te mirefillte. Argumentat e shkrimit baze jane per tu mare ne konsiderate. Te mbushet zemra kur lexon e degjon se njerezit mendojne mire per atdheune dhe mbrodhesine e tij ne te gjitha fushat e sidomos ne ate te perfaqesimit qe si dihet kemi shkelqyer gjithnje nuk po permend emra se ndoshta do me vini ninje nofke. Ju lumte shkruesve te me siperm me nje te vetem qe vzhdon te flase si partiak per guximin e tyre dhe dhishurine atdhetare, se kjo i shtyn ne kete pragfeste te vitit te ri te mendojne se pari per atdheune tyredhe perfaqesimin e tij dinjitoa.
Gezuar festat te gjitheve dhe me maresi se pari atje ku na dhemb shpirti mireqeverisja e vendit.
nga arktiku Kanadez Golik Kokojka.
Albani
31/12/2007 ne oren 20:33
22TURP, TURP, TURP, TURP, TURP, TURP, TURP, TURP, TURP, TURP, !!!!
Per te GJITHE ne! TURP, TURP, TURP, TURP, qe keta sharlatane na perfaqesojne. Shko dhe flit per fshataret ne Shqiperi ne nje subjekt qe ti vertet zoteron dhe mundet te ndihmosh, sic jane semundjet infektive. Lere dipllomacine ne Washington per pesona qe jane te afte dhe zoterojne cilesite dhe njohurite e duhura. Turp per ty, ambasador, qe e fut veten ne nje pozicion te atille. Pse? Per te “bere qejf” ne amerike mgjs njollos vendin tend ashtu sic dhe emrin tend te mire prej profesionisti. HIq dore nha kjo aventure dhe kthehu ne spital ku ti verte ndohmon dhe nuk turperohesh keshtu! Shqiptaret nuk ta kane borxh ti poshterosh keshtu!!!!!
Per te gjithe ata qe nuk e kane pare videon, kliko ketu:
http://www.brightcove.tv/title.jsp?title=284952583&channel=240043692
Gjerat behen te qarta. Ky nuk eshte sulm personal i ketij individi. Intelektualet shqiptare kryesisht por kushdo qe kupton anglisht dhe njef sadopak kulturen anglosaksone duhet te fyet nga ky “ambassador”!
Nuk ka nevoje per me shume komente! Go home Mr.Ambassador!
Kreshnuku
31/12/2007 ne oren 20:38
23Lidhur me sa shkruan autori.ne qofshin te verteta ato qe thuhen per ambasadorin nuk esht mire.Ambasadori nuk mund te jete njeri i gjithashem edhe gjuhetar,historian,politikan,ekonomist , ushtarak,por ambasada ka nje staf drejtuesish qe jane ne dispozicion te amabasadorit.te dhnat nxirren shume shpejt nga kompjuteri.per sa thuhet e si tregohen mundet te jene te verteta,duhet degjohet dhe pala e ambasades.
lidhur me gjuhesin me sa duket autori edsht lexues i rregullt por ka volume e zbulime dokumeta te reja.Gjuha shqipe e arberit e Ilirit spjegohet shkencerisht dhe me dokumeta.Vetem po te kishte lexuar dy autor kompetent studjoz e me tituj shkencor qe i kane kushtuar 10-30 vjete gjuhes e historse Shqiptarve nuk do ta krtikonte ambasadorin.Me mire do te ishte ta anashkalonte.Dihet qe Babaj i Ilirit Polifeni u martua me Galatean dhe pati tre djem: Keltin,Ilirin,Galin.Iliri pat 6 djem e tre vajza,nder ta DARDANIN te 6 djemet u bene princa dhe tre burrat e vajzave gjithashtu.Pellazgjishtja esht vijim i Ilirishtes-arberishtes e Shqipes se Sotme.Autoret e veprave jan Eleni Kocaqi me librin Voluminoz plot dokumeta mba titullin “ALBANET ME FAME MIVJECARE’botuar2006 dhe Autori i dyte esht Aref Mathieu lindur e shkolluar ne Egjyp specalizur per Albanologjin ne Franc 30 vjete studime.Libri ka parathenjen e nje Prof. te Unoiversitetit Sorbones,Dhe i bane nje analiz etiomologjike,arkeologjike,historike,folklorike Librit.Ku thekson se autori ne menyre shkencore argumenton cdo deg te shkences se periadhjes Shqiptarve nga Pellazget.Ai shpjegon se deri ku shtrihet influenca e Ilirve nga Malzija,Himalajet,Aleksandria Konstatinopoli,dardanelet,Bukureshti deri ne ALBANY-ALBANI ne qendern e New Yorkut(Manhattan).Dijetari i madh Dhimiter Pilika nje tjeter albanolog,historian i shquar sqaron dhe domethenjen e FLAMURIT,cfa perfaqson Shqiponja,dy Kokat,dhe ngjyrat Kuq e zi.
Per Skenderbeun -Gjergj Kastriotin nga studjes te ndryshem quhet,Mbret,princ,Starteg e gjeni Ushtarak.Esht e vertet se mbrojti Shqiperin 25 vjete ,por Gjergj Kastrioti vajti dhe Napoli te ndihmoj per nje peruidh.Papa e vleson si Atlet te Krishtit,historianet e renditin nder 4 luftetaret me te mdhenje te njerzimin V.Emerosn fillozof i shquar.Europa histori e rendit nedr 14 kapitenet me te mdhej te shekullit14-15 etj etj vlesime.Ai thone esht” Heroi i Fundit i Mbrotjes krishterimit dhe pa Gjergj Kastriotin ndryshe do te ishte fati”..
Sa per sqarim kisha keto mendime te tjerat mund ti sqarojn vet Ambasadori.
Nuk e kisha per kritik e kunderpergjigje por per saktsim sepse te tjeret kane ardhur pas Ilirve dhe kane pervetsuar nga historia e kultura e Ilirve.Grekrit kane ardhur ne shekullin e 7 Para krishtit e Serbet ne shekullin e 7 pas Krishtit.Pra nga origjina Gjeneza jemi Populli me i vjeterShqiptaret kane dhene figura te shquera:Perendor,mbreter,Princa,president,Kryeministra,PAP, si Aleksandrin e madh,Diokleciani,konstandini i madh,Justiniani,,klaudi-gjithsej 34,,Mbreti i Mikes.i thrakes,(Lufta e trojes nuk esht e Grekve por Trojanet e Mikes luftuan me trojanet Dardanise)(Emir Elen vjen nga shqipja se ishte Grua e martuar e pastaj ngeli e ve,e lene nga shkoj ne ELENA.Maqedonia esht Ilire,.Edhe mendimtare t e mdhnje-filozofet jane me origjin shqiptare nga Aristotel deri tek Virgjili.Ka dhne 23 Perandor Romes,8 Bizantit,,K/Ministra Shqiptar ne Turqi 39,Dinastia e Mehmet Aliut ne Egjypte arrin ne 11,Krueministra arvanitas ne Greqi12,President ne Greqi 11,Princa Rumanise,,Botes 2 nobelista- Mather Tereza,Dr.Fuad Murad,Shejtor 2,Pap 2,emra te shquar Ilir 50.
Shqiptaret nga lashtesia e sot jane shquar per zhvillim,mbrotje,por fati asnjeher nuk i buzqeshi te tjeret perfituan.
Vetm Amerika me aleatet Toni Bleren e Nton, i tha ndal dores Gjakatare te Milloshevicit dhe sot persri Aerika esht ajo qe kerkon Pavarsin e KOSOVES nga Europa.( disa vdesin per ate europ qe e ndau shqiperin ne 5 shtet duke bere nje tragjedi te pa pare me kete Popull duke lene jasht kufive 75%te siperfaqes dhe 73%te poullsise prof Ahmet Gashi,prof Neol Malcon,Akademiket Kristo Frasheri,Rexhep Qosja).
Per keto arsye europa e KULTURUAR
Kreshnuku
31/12/2007 ne oren 20:53
24Me fani por mbyllja nuk u regjistrue.difekt teknik
Me qene se jemi ne prag te vitit ri edhe 4 ore ne Shqipero dhe hapsiren e mbar arberise vjen viti i ri Ju pershendes si redasi dhe gjith popullin duke uruar jet te gjat te lumtur seksese ne studime e ralizim aspiratash,kosoves sa me shpejt Pavarsin e independecen.Me falni ka disa gabime ortografike
Gezuar vitin e RI 2008.Happy New Year.
Me urimet me te sinqerta.
Kreshnik F.Arberi
New York
December 31,07
genti
31/12/2007 ne oren 23:51
25TURP, TURP!! mbasi lexova letren e artikulluar shume shume mire nga Auron Tare shkova dhe pashe video presantimin e ambasadorit tone ne SHBA. Nuk munda ta shoh me shume se 5 minuta se me erdhi turp. Zoti embasodor, vecse kurre nuk duhet te ishte vene ne kete detyre, duhet te jape dorehejen menjehere. Une nuk mund te imagjinoj sesi ky njeri me aftesi kaq te limituara ne fushen e diplomacise te mbaje takime, te negocioje dhe te lobboje neper rrjetet diplomate nderkombetare per ceshtjet kombetare, sidomos ne keto kohe kaq delikate per pavaresine e Kosoves. TEMA E PRESANTIMIT ISHTE MARREDHENIET SHQIPETARO-AMERIKANE DHE ZOTI EMBASADOR PRESANTON GUZHINEN E TIJ DHE TREGON CFARE LLOJ PESHQESH KA NE SHQIPERI. ME VJEN PER TE FUTUR KOKEN NE RERE!
Xeni
01/01/2008 ne oren 6:19
26I nderuar Z.Auron,
Mos e lini me nje leter.Ankohuni ne dikasteret e pershtatshme.Coni videon (nqs e posedoni) ne televizionet shqiptare.Le te dije tere opinioni publik se cfare kermash,rreshqasin nen lekuren e memedheut ton te dashur.
Ju uroj gjithe te mirat,dhe keni mbeshtetjen time te plote ne cfaredolloj hapi qe te ndermerrni.
Kurt Kurti
01/01/2008 ne oren 19:12
27Gezuar Vitin e Ri te gjitheve !
Une nuk e di se cka thene z. Ambasador ne rastin e permendur me siper . Z. Tare , besoj , e kupton qe eshte me e sakte te hedhe ne internet fjalen ambasadorit tone dhe secili te krijoje mendimin e vet . Mendoj qe eshte shume e rendesishme qe trupi yne diplomatik t’i nenshtrohet gjykimit te shqiptareve pa dallim se nga cilat pjese te trojeve tona vijne . Meqe edhe vet jam deshmimtar i nivelit te qortueshem te perfaqesuesve tane jashte , perkatesisht ne Skandinavi ku jetoj prej gati 10 vitesh , uroj sinqerisht qe ne vend t’u fshihen mergimtareve apo te perpiqen t’i perdorin per qellime private , duhet doemos te ballafaqohen me ta e te deshmojne se sa dine te shprehin vlerat e kmbit tone , perfshire ato historike .
Per t’u kthyer te z Sallabanda , kam pershtypjen qe z Tare thjeshte perpiqet ta denigroje meqe edhe bindjet e tij politike nuk e vene ne pozite aq te rehatshme per dhene gjykime jashte politikes se dites .
Une nuk di sesa i pershtatshem eshte dr. Sallabanda si perfaqesuesi yne ne Uashington , por duke qene nje nga studentet e tij ne fakultetin e mjeksise ne Tirane gjate 90′ , e kujtoj si nje njeri thellesisht te respektueshem nder kolege e studente , me integritet njerezor dhe profesional qe pak te tjere e kishin , nje reference per studentet e tij . Do me vinte shume keq qe nje njeri i tille te mos e kuptonte nese nuk mund ta bente si duhet dicka qe e kishte marre persiper .
Faleminderit !
Ela
01/01/2008 ne oren 20:23
28Hera e pare qe degjova rreth ketij fjalimi te ambasadorit. “Gafa”/injorancira te tilla jane te patolerueshme. Ky Ambasador jo tete klase shkolle nuk ka po une as 4 klase nuk i jap. Po keshtu eshte kur Shqiperia ka si drejtues injorante e te pashkolluar. Domosdo, duke patur perfaqesues te tille, bota do beje komedi me ne. Ambasadori jo te shkarkohet nga detyra, po te shkoje e te shkollohet e te behet me i mireinformuar rreth vendit te tij. Eshte e qarte qe ky njeri jo qe nuk di te perdore internetin se nje google te bente rreth temave qe do fliste do gjente mjaft info. Po dhe stafi i tij duhet te jete i dobet te cilet nuk kane bere korrigjimet e fjalimit/fjalimeve.
kol mjeku
02/01/2008 ne oren 4:15
29z.Ambasador e kam degjuar vetem nje here ne takimin e mbajtur ketu ne new york,keto ditet e fundit,ku ishin te pranishme z.Topalli dhe Berisha.Fjala e tij ishte mjaft e paqarte dhe e varfer dhe krijonte idene e mungese se informacinit,te pakten kete ide krijuam ne.Zoteria munde te jete shume i kompletuar,por ndoshta mungesa e eksperiences dhe mosha sjellin probleme ne shprehje dhe komunikim.Mendoj qe personi qe perfaqeson Shqiperine ne USA duhet te jete nje nga njerzit me te pregatitur te kombit tone.Kur themi te kombit tone,mendojme qe te merren ne konsiderat te zotet kudo te jene dhe te mos jete medeomos me banim ne Shqiperi ne momentin e emrimit.Une dua te ngre nje problem per rastin ne fjale.Kam afro 5 vite qe punoje ne menyre vullnetare qe te nxise Bisnesmene dhe grupe interesi per te investuar ne Shqiperi dhe shfytezojme te gjitha takimet e autoriteteve Tona ketu.Takimet e zhvilluara me kryministrin ne 2005 dhe 2007 dhe vecanerisht takimi me zv.ministren Harxhi ishte i pregatitur,informativ dhe prezantimi prej saj me nje anglishte te persosur ishin ndihme e mire per ne,ky takim gati beri te kunderten.Ju lutem mos te harrojme se keta grupi interesi te cilat i prezantojme ne keto takime e shikojne shume te rendsishem prezantimin me ambasadorin. Keta kane ne themel te punes se tyre respektin dhe bashkepunimin me organet ligjitime te shtetit dhe Ambasadorin e dine si numrin nje te Shqiptarve ne Amerike.Edhe nje here dua te sqaroj se nuk e njoh Ambasadorin tone nga afer dhe e respektoj si person dhe si perfaqesues i shtetit tim.Keto qe thashe me lart mendoj qe qeveria jone duhet te fokusohet ne menyre te vecante me personelin dhe punen e perfaqesis sone ne USA.
Tiransi
02/01/2008 ne oren 7:56
30Emerimi i ambasadoreve ne Shqiperi behet :
1. Per nder apo favor miqve e perkrahesve politike apo ne koalicion.
2. Per te hequr qafe kritizeret brenda llojit.
Ambasadoret pastaj marrin edhe soj e sorollop ne ambasada sic degjojme kur ndodh qe shoferi nuk denjon ti hape deren e makines ambasadorit apo konsulli (burri i mbeses apo kusherires se ambasadorit) qellon me grusht ambasadorin. Ambasadoret tane brockullisin e bejne gafat e dynjase neper bote etj etj.
Dakord jam per Tarifen por kete here po flasim per Sallabanden..
Korcare
02/01/2008 ne oren 23:09
31Auron,
Te falenderoj ne radhe te pare qe na vure ne dieni per sa i perket injorances se pushtetareve tane. Eshe me te vertet per te ardhur keq ose me mire TURP kur tipa si ky ambasador perfaqesojne Shqiperine e per me teper ne Amerike. Fakti qe ne kemi politikane inkompetente nuk me vjen si cudi e madhe po qe te japin informata gabim per historine e Shqiperise kjo eshte katastrofike. Do kisha shume deshire ta degjoja ose lexoja presantimin e ketij personi (nuk mundem ti them ambasador per vete faktin qe nuk i takon). Po qe se keni mundesi ta postoni ose nje komunikim me email mund te dukej e pershtatshme.
Flm shume
Edi Toronto
03/01/2008 ne oren 2:04
32Nuk habitem fare nga menyra se si ky ambasador e perfaqeson Shqiperinene Amerike. Si puna e Sallabandes mbase jane 90% e ambasadoreve shqiptare kudo ne bote, sepse te gjithe keta nuk kane asgje me pak se ata eprore qe i kane emeruar. Ne fund te fundit nga ai miell politik qe eshte aktualisht Shqiperi (majtas apo “djathtas”) e tille buke do te gatuhet.
bena
03/01/2008 ne oren 2:07
33Te falenderoj Z.Auron per shkrimin e per problemin aq te mprehte e delikat qe ngrini ju. Jeni ne nje shtet ku edhe une jetoj ne Utah por jo ne qytetin e Universitetit tuaj dhe te mbeshtes ne thelbin e kritikes qe i beni ju fare hapur Z.Sallabanda, i cili mund te jete nje profesionist ne nje tjeter fushe por je ne ate te diplomacise, por e keqja me e madhe e shtetit shqiptar eshte pikerisht ketu qe i vene njerzit ne poste shume te rendesishme “besniket e partise” dhe kjo tashme dihet e njihet por kjo pervoje e semundje “partiake” s’u shkulka dot nga politikat e vjeteruara edhe sot qe jetojme ne shekullin e 21 dhe kjo eshte fatkeqesi e vertet mjerane per politiken shqiptare…Te pershendes Z.Auron e nuk e di se sa do te vleje apo do i hyje nje gjemb politikes shqiptare nga ky artikull domethenes.
Piro
03/01/2008 ne oren 12:58
34Nuk e di pse shqetesoheni me idiotesite e nje ambasadori ne nje kohe qe gjithe qarqet politike shqiptare jane te te njejtit nivel! Ky ambasador reflekton budallalleqet e politikes shqiptere dhe mendoj qe kura me e mire do te ishte qe t’i vihej qilizma.
Agim Demiraj
03/01/2008 ne oren 17:55
35Artikulli i Z. A. Tare pa dyshim eshte teper akuzues dhe pa dashur te gjykoj as ate dhe as ambasadorin tone, Z. Sallabanda mendoj se paraprakisht ai meriton “the benefeit of the doubt”.qe do te thote se per nje problem kaq serioz lexuesit duhet te njihen me “podcast” te prezantimit te Z. Sallabanda ne Utah. Pastaj kuptohet nga komentet se shume nga autoret jane ne gjendje te japin nje gjykim objektiv te problemit. A eshte e mundur qe SHEKULLI te botoje lidhjen per tek podcast, ose nese eshet e mundur ndonje nga autoret e komenteve te beje kete si web adrese ose e konsideroj si favor personal nese mund te ma dergoje ne adresen ademiraj@afcoconstructors.com?
Gjithmone nese artikulli i Z. Tare qendron, duket se ambasadoret tane jane krejt imune ndaj “the time of changes” dhe vetmia menyre qe ne te kemi nje ambasador dijnitoz eshte qe politika te mos jete kriter ne perzgjedhjen e diplomateve tane.
Por nuk besoj se lexuesit ketu jane aq naive te besojne se Shqiperia eshte i vetmi vend qe vuan nga te tilla simptoma. Kujtojme ketu se edhe emerimet e stafit amerikan qe do te sherbenet ne Green Zone ne Baghdad, Irak kishte nje nga kriteret e perzgjedhjes qendrimin e kandidateve ndaj “Raw kundra Wade”!
Te pakten nuk eshte se jemi komplet ndryshe!
Nderkohe i paharuar qofte kujtimi i Faik Konices!
Me falenderimet me te sinqerta nese dikush me dergon me email podcastin e fjalimit te Z. Sallabanda ne Universitetin e Utah!
Agim Demiraj, Boca Raton, Florida (ademiraj@afcoconstructors.com)
Frederik Memisha
03/01/2008 ne oren 19:26
36Z.Ambasador i Shqiperise ne SHBA,sherebimi me i math qe do i beje vetes dhe atdheut eshte qe ti TE JAPESH URGENTISHT DOREHEQIEN E DSETYRES QE KE.
Mendoj se ka ardhur koha qe populli shqipetar te kerkoje direkt doreheqien e te pa afteve ne pushtet dhe qeveri me ane te votes mbare popullore,zgjidhje tjeter ska per ate vend pasi ijnteresat individuale te te gjithe partiakeve e pushtetareve te cdo ngjyre po e mbysin vendin.Le te krijohet nji organizate per te drejtet e njeriut ,le te emerohet PLEBESHITI,dhe te merret me plebeshitet popullore per te gjitha problemt madhore te vendit dhe fenomenet qe nuk gjejne zgjidhje ose anashkalohen nga pushtetaret.Mendoj se per situaten qe vendi eshte sot vetem plebeshitet do te jene rruga me e drejte e zgjidhjes se problemeve ne shqiperi.
Korcare
03/01/2008 ne oren 21:44
37Sapo e degjova prezantimin e Vallabandes. E lashe ne gjysem se me erdhi turp ta degjoja deri ne fund. Me te vertet me ka shqetesuar shume ky prezantim. Auroni nuk ka thene as 1% te budallalleqeve qe Vallabanda tha ne kete prezantim. Te mbetesh me goje hapur nga idicizmat qe ka then. Se kam mare veten akoma. Shume tronditese.
Edi Toronto
04/01/2008 ne oren 4:02
38Tani qe po shkruaj kete koment, ne te njejten kohe po mundohem qe te kem durim per te degjuar zotin ambasador te Shqiperise. (www.brighcove.tv) O zot, sa poshte ka rene ai vend i shkrete. Ky njeri cdo gje mund te beje, por te perfaqesoje Shqiperine ne Amerike as qe mund te mendohet. Cke mor njeri i mire qe merr persiper te besh nje pune qe as qe e ke haberin? Edhe ne prezantimin qe te bene mikpritesit ta sqaruan se NUK JE DIPLLOMAT. Ceshte ky prezantim diletant me nje anglishte qe nuk mund ta flasesh as ne kafene? Kur nuk je ne gjendje te flasesh te pakten shkruaje dhe lexoje? (Nuk mund ta imagjinoj se cfare durimi ka pasur ai auditor per te te degjuar. Shko mor zotni ne spital apo ne fakultet dhe vazhdo kerkimet e tua shkencore. Mos e ul veten tende deri ne kete grade qe te vesh ne diskutim edhe vlerat profesionale ne qoftese me te vertete i ke. O zot nuk mundem me te te degjoj mbrockulla te tilla qe nje njeri normal nuk mund ti drejtohet as nxenesve te shkolles fillore.
plaga55
04/01/2008 ne oren 7:15
39Opinione:
Pazar patriotik dhe shprese
Dërguar të Thursday, 03 January @ 08:48:47 GMT nga tan
ezherka Shkruan ”
Atdhetarizem te hamendesuar dhe te leverdiseshem tregetar do ta cilesoja aktivitetin e medias dhe politikes shqiptare te koheve te fundit qe nisi me emisionin e paraqitur nga Artan Lame ne Top Channel dhe perfundoje me dekorimet dhe gjoja rehabilitimet te figurave atdhetare shqiptare.
z. Edmond Zherka
Ndersa perpjekja e zotit Lame mund te cilesohet hamendje e sinqert por me konkluzione te pasakta.(Per shembull teksti i shpalljes se pavarsise nuk eshte shkruar nga Luigj Gurakuqi por Zudi Ohri) levizja e politikes shqiptare ne kete drejtim eshte nje cinizem i kulluar.
Ata duke u perpjekur te shfrytezojne ngjarje (shpalljen e pavarsise) dhe figurat historike e atdhetare (firmetaret e dokumentit te shpalljes se pavarsise) dhe femijet e tyre (sic po perpiqen te bejen me te nderuaren Hena Kelcyra, vajza e Atdhetarit Ali Kelcyra) per te mbuluar realitetin e hidhur shqiptar krijuar prej tyre me qellim, tregojne hapur se vazhdojne te mbeten armiqe te betuar te idealeve, perpjekjeve, punes, gjakut, luftes se rilindasve dhe patriotave shqiptar per nje Shqiperi lule te bukur.
Pergjigja e dhene nga me shume se 90% e shqiptareve se politika e Shqiperise nuk i ka sherbyer interesave kombetare te Atdheut demaskon me se miri patriotizmin e rreme te politikes shqiptare te diteve te fundit.
Ne se ata vertet jane te tille, atdhetare sipas maskes qe po perpiqen te veshin te shpejgojne se perse Atdheu ndodhet ne kete pike deshperimi dhe te mos merren me shfrytezim te ngjarjeve historike dhe dekorime te figurave pa pasur dokumentat origjinale qe vertetojne ato, apo te propozojne pazare sic veproi Jozefina Topalli per blerjen e dokumnetit origjinal te shpalljes se pavarsise qe per momentin ndodhet ne Amerike se bashku me dokumenta dhe objekte te nje rendesie teper te vecant per vete ekgzistencen e Shqiperise dhe shqiptareve.
Shqiptar, ku do qe ndodheni!
Partia Shpresa Demokrate me kryetar Dr. Pr. Pellumb Pilinci jo vetem do te sjelle ne Shqiperi dokumentat dhe objektet e siperpermendura qe ajo disponon si nje trashegim bresash atdhetaresh, por duke ndryshuar gjendjen de facto do ti ktheje nderin dhe mireqenien Atdheut.
Partia Shpresa Demokrate do te veje ne jete idealet dhe do te “ringjalle” rilindasit dhe patriotat qe ja kushtuan jeten Atdheut pasi endrra e tyre do te jete realitet i afert dhe i prekshem nga gjithe populli shqiptar.
Partia Shpresa Demokrate si vazhduesja e vetme e punes, mundit, luftes, perpjekejve, traditave patriotike te brezave Atdhetare se shpejti do te sjelle ndryshimin.
Dokumenti i shpalljes se pavarsise do te udhetoje per ne Atdhe ne te njejten cante te Ismail Qemalit sic udhetoi drejte Amerikes per ti shpetuar asgjesimit, e pase kesaj dite te mira do te vine…
Edmond Zherka
Sekretar per Mardheniet me Jashte ne Partine Shpresa Demokrate
Partia Shpresa Demokrate
Vila Nr 155/1
Rruga Hoxha Tasim
Tirane
Telefoni: 04224560
E-mail:partiashpresa@aol.com
John Stewart
05/01/2008 ne oren 1:13
40Mirembrema,
Jam nje American citizen qe po mesoj shqip dhe qe ndjek me vemendje te madhe cdo gje per vendin e shqiponjave. Kjo me bene te lexoj shume newspapers nga Shqiperia dhe te njihem me shume Shqiptare ne Amerike. Jam shockuar me presentimin e Ambassadorit te Shqiperise por nuk dua te beje comente. Ju lutem te me falni por kam nje pyetje per ta bere: A eshte ne mundesine e Shqiperise te gjeje njeqind veta te aftesuar per te qene me dinjitet ne bote? Te me falni ju lutem per shqipen e mia. Naten e mire. Ju dua shume.
auron tare
05/01/2008 ne oren 10:42
41Te nderuar Miq
me kerkesen e disa prej Jush qe nuk e kane pare prezantimin e Ambasadorit tone ne USA po bashkangjis linkun ne kete faqe komentesh.
Deshiroj te shtoj se artikulli i shkruar prej meje eshte nje shqetesim mbi nivelin e atyre qe na perfaqesojne ne neper bote. Besoj se te gjitha krahet e politikes sone kane raste te tilla prandaj ky problem nuk eshte asfare nje problem politik. Ne amerike askush nuk pyet ne se Ambasadori Sallabanda eshte i partise se gjelber apo te kuqe. Ambasadori Sallabanda eshte Ambasadori i shqipetareve dhe per kete duhet qe te gjithe te reagojme ne se me te vertet kerkojme qe ky vendi yne te shkoje perpara.
Per mua ky lloj perfaqesimi turperon te gjitha ata shqiptare ne USA qe kerkojne qe vendi i tyre te perfaqesohet sa me denjesisht.
Faleminderit per komentet Tuaja.
Pershendetje nga Tirana pa drita
Auron Tare
http://www.brightcove.tv/title.jsp?title=284952583&channel=240043692&lineup=1078950783
Alqi D.
06/01/2008 ne oren 6:14
42Sandri e Sasha,
Jam nje komshi i juaj ne Shqiperi e USA. Kam pasur respekt per ju e familjet tuaja, por do tju respektoja me shume nqs jepni doreheqhen nga ai post qe kerkon profesioniste, ose me e pakta te nderprisni planin per te prezantuar Shqiperine e shqiptaret. Sot ne kohen e internetit jeni te ekspozuar boterisht.
Te fala,
Alqi D.
roland
06/01/2008 ne oren 19:13
43nuk di na tia filloi; jam 1 emigrant ne franc kemi lindur te mallkuar por pyetja eshte edhe per sa koh! shqiperia kerkon qe te futet ne nato por ne shqiperi nuk ka drita; wiwaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa SHQIPERI
velis haxhajanis
07/01/2008 ne oren 1:43
44Separi, dua t’ju uroj qe te keni drita zoti Auron i dinastise komuniste te Tareve. Por e di qe eshte e veshtire, sepse Enveri yt
me keto linja elektrike dhe me keto tubo uji te ndryshkura na la.Edhe pse kemi energji elektrike sot, rjeti nuk e perballon dot. Nejse nuk eshte kjo ceshtja. Problemi eshte se ambasadori yne ne USA, paska bere gafa. Ai nuk dika mire mire amerikancen( se anglishtja nuk eshte gjuha amerikane, dhe kete ti akoma nuk e dike)por une kam degjuar shume personalitete ketu ne Usa edhe ish -presidentin tend komunist zotin Mejdani qe na
kenaqi. Zoteri, e degjova ambasadorin e Shqiperise ne kete leksion dhe kishte shume per te kritikuar, por problemi yt qendron diku larg, ti urren gjithshka qe eshte ne pushtet ne Shqiperi tani, se je nje Tare i vogel. E keqja e vendit tone nuk qendron se nje ambasador beri gabime ne shprehje por qendron tek Enveri yt qe na la 100 vjet prapa dhe 50 anash. Uroj te qe njerez si ju te mos na i shtojn shqetsimet.
Naser Aliu
07/01/2008 ne oren 3:24
45Tragjike. Keshtu kur vendi perafqesohet nga mediokritete dhe kur postet ndahen si ne kohen e xhaxhit duke pasur parasysh degjueshmerine partiake.
Per Kosoven kishte folur mu edhe si ambasadoret e Enverit! Ne e dime se jemi nder vendet me te varfera ne bote, por nuk duhet te jemi nder me injorantet!
VLORA PERLE!
07/01/2008 ne oren 16:37
46U be rreth nje muaj qe e kam pare kete video, por akoma s’me ka kaluar shokimi. Kam kohe qe vras mendjen, se si mund ta kritikoj kete person dhe gjeta vetem nje menyre. T’i dergoj falas disa DVD me pjese te BORAT me shprese mos ndoshta arrin te kuptoje nivelin ku ka rene. Do te gjej linkun e BORAT ku flet per vendin e tij (Kazakistan) dhe te gjite do te shohim se ky sajim gjysem fiction (BORAT) eshte ne fakt shume shume real per ne dhe do te quhej SALLABANDA!!!!
VLORA PERLE!
07/01/2008 ne oren 16:44
47Dhe nje pergjigje per Jhon Stewart:
Ju me pyetjen tuaj sapo keni thene nje fjali me vlere shume te madhe.
Shqiperise nuk i duhen me shume se 100 vete me mend per ta bere e dhene drejtimin e duhur!
Dhe Shqiperia ka me shume se 100 vete te tille, por qe fati i tyre i keq eshte se ndiqen dhe perndiqen nga nje turme e eger barbaresh, te cilet me metoda nga me te paskrupulltat, me slogane nga me te cmendurat, po sundojne e luftojne cdo gje te afte ne ate vend!
Jane pikerisht 100 barbare qe po mbajne fatet e Shqiperise ne duar, por qe pasohen nga disa qindra barbare te tjere!!
Ata 100 qytetaret qe do ta qyteteronin Shqiperine, nuk dine te perdorin as dhune e as paskrupullsira te tilla ndaj kesaj turme, por i pergjigjet ligjit pike per pike, dhe vetem ligjit!
Ketu qendron fati i keq, se barbaret vijne ne pushtet duke shkelur dhe mbi foshnja kurse qytetaret presin te vijne ne pushtet ligjerisht!
Asnej nuk eshte per eliminim fizik, por qe kesaj turme i duhet vene fre jam e sigurt qe me kete jane te gjithe!
Le te urojme te gjithe, se do te vije nje dite kur keta barbare, do te zene vendin qe iu takon ne shoqeri, e do te jene intelektualet dhe patriotet e vertete Shqiptare qe do te vendosin per fatet e ketij vendi!
Agim Demiraj
07/01/2008 ne oren 17:45
48Faleminderit per emailin dhe njekohesisht te lutem pranoni komplimentat e mia te sinqerta per artikullin tuaj te shkelqyeshem!
Une pata rastin ta shikoj videon e shemtuar dhe ndryshe nga sa mendova fillimisht kur lexova artikullin, ju vertet jeni treguar mjaft i matur dhe i kursyer ne kritikat qe I bete prezantimit te Z. Sallabanda, sepse prezantimi ne formen e videos jo vetem qe perben nje vetediskretitim total per prezantuesin, por ne rastin kur ai mban nje pozite kaq te rendesishme si ambasador I Shqiperise ne USA, inkompetenca si lektor, injoranca me te cilen pershkruan faktet dhe perzgjedhja Borateseke e tyre, si p.sh. kur permend Viagren para nje auditori studentesh, gje qe mund te kalonte te pakten si dicka pikante ne nje takim me pensioniste, me shume se nje shije te hidhet, te shkakton nje si revolte qe perse me zyrtare te tille behemi gazi i botes edhe ne nje aktivitet rutine sic eshte prezantimi I parapregatitur ne mes te nje grupi studentesh, diku ne Utah! I vetmi ngushellim eshte se takimi ndodhi aty dhe jo ne New York a Boston, Chicago a Detroit, Washington a New Jersey etj dhe harresa eshte aleati yne I vetem qe ky incident I shemtuar te mbetet mbrapa. Cdo njeri qe jeton brenda a jashte Shqiperise mund te deduktoje vete se c’fare pershtypje mund te krijoje e c’fare rezultati mund te arrihet po t’I besosh Z. Sallabanda te prezantoje ne Amerike, para grupeve te Kongresit apo Senatit amerikan, Sekretariatit te Shtetit, perfaqesive te huaja apo fondacioneve prestigjoze ketu ceshtje te tilla si domosdoshmeria e pranimit te Shqiperise ne EU, NATO, sigurimi mareveshjeve dypaleshe ndermjet Shqiperise dhe USA qe te jene vertet dobi prurese per vete vendin tone ne shkembim te mbeshtetjes se pakufizuar qe Shqiperia I ka ofruar Amerikes gjate viteve te fundit, Afganistan, Irak etj, etj! Nese doni mendimin tim: Good Luck!
Per mua personalisht kjo gje argumenton edhe nje here ate te vertete te hidhur e per mua, te pakundershtueshme se vendi yne mbetet nje nga vendet me te varfera dhe te pazhvilluara ne Europe dhe nuk ishte ne gjendje qe deri me sot t’i bashkohej Komunitetit Europian, e per fat te keq u la mbrapa si nga vendet Balltike ne Veri apo edhe nga fqinjet tane, Rumania e Bullgaria ne Ballkan,edhe kur po behen gati 2 dekada qe nga transformimet demokratike te viteve 90, kurresesi jo se I mungonin kapaciteti intelektual, kultura apo potenciali ekonomik, por vetem nga mungesa e nje administrimi dhe qeverisje efikase qe te ishte ne gjendje te siguronte parametrat ekonomike te kerkuar nga standartet euoropiane dhe tjetra dhe qe lidhet direkt me kete incident, me mungesen e nje grupi diplomatik pragmatist qe te dinte te shtronte e te mbronte me kompetence, kulture dhe elokuence problemet e Shqiperise para organizmave nderkombetare apo perfaqesive te vendeve te huaja.
Incidenti I Z. Sallabanda nuk eshte I vetmi ne kete drejtim, ndonese pa dyshim ai mund te konkuroje denjesisht per nje “Top Ten� por sigurisht gje duhet te jemi te pergatitur se dite te tjera jo me te mira dhe incidente si ky per fat te keq jane te paevitueshme te pakten edhe per ca kohe. Sic thote W. Shakespeare tek Hamleti, - Readiness is all – ose “Gjithe puna eshte te jemi gati� sipas perkthimit te Nolit te Madh, qe bashke me shume te tjere, sic shkruani edhe ju aq bukur ne artikullin tuaj, Z. Sallabanada nuk i konsideroi te denje t’i permendte ne prezantimin e tij famekeq.
Me respekt,
Agim Demiraj, Boca Raton, Florida
dani
07/01/2008 ne oren 21:46
49Eshte per te ardhur keqe se c’po ndothe me ambasadorin tone ne u.s.adhe nuk marojne gafat dhe budalliqet e ambasadoreve tane,nje here nje nga ambasodoret tene ne Amerike nuk me kujtohet se kush ka qene shkuan per per te bere qejf….marin nje prositute e fusin ne makine dhe i ofrojne20doller, por pas pak minutash agjentet e policise ndalojne makinen keta nuk i hapin deren dhe ju japin pashaportat dipllomatike,por vajza nuk ishte prositute por anderkaver polis juerdhi keqe per kata,dhe i lane te lire vajza {andekaver}duke dale nga dera ju thote nuk behet qejfi me 20 dollare…………..
XHELAL FERIZI
08/01/2008 ne oren 1:20
50Nuk duam vetëm shtet dhe pamvarsi
Xhelal ferizi
nuk duam vetëm pamvarsi shtet pushtetarë
deputet parlamente kravata
duam buk e punsime për secilin shqiptarë
nuk duam shum llafe të gjata
duam hise në atdhe
duam të drejtën për pronë
nuk duam të shkelni mbi ne
hajdut satan e demon
duam edhe ne me shiju pak jetë
sado pak barazi
nuk duam jasht atdheut me mbetë
të veshur me lot e mërzi
duam në token e të parve
mbështetje të drejt legjitime
nuk duam perbuzjet e trutharve
nuk duam ma mohime
mjaft ma pa punë
mjaft ma me tradhti
mjaft ma krim e dhunë
mjaft ma në ankth duke u gdhi
duam edhe ne pak dritë
duam te ndjehemi të dikujë
të dijmë ku lindem e ku jemi rritë
perse ne gjithmonë të huaj
q’ësh ky ligj bizarë
llahtare demokraci
që trishton kahdo shqiptarë
i vret me mohim e varfri
ligj ky per krokodila
por jo per njeriun e gjallë
a e shihni o bilbila
po vdesim për punë me malllë
punë nuk na japin
kahdo po na degdisin
shqiptarë ku e ndalni vrapin
e shekujt me ikë po ju nxisin
si ikë njeriu nga atdheu si pa krye
te kujt qenkemi ne
për se kemi lindur me u thye
me u shitë si treg e me u ble
pse mall qenka shqiptari
pse ky qenka ligj i planetit
per ne varfria e litari
per të tjerët kurorat e mbretit
motivi qenka ky në jetë
të vuajm u dashka me ardhë
mbi dhe ku ka ujë e det
ku ditë nuk ka të bardhë
varfri varfri papunsi
gënjeshtra mashtrim e vrap
genjeshtra e paudhsi
lëpirirje servile me llapë
rend na qenka ky mizorë
dikush te lahet ne ari
shqiptari të vuaj i gjorë
mbi dhe qysh se la i pari
i ndrrohen miq e zotri
padron qe e kalirojnë
me zgjedha moderne n’ skllavri
me copa te vogla e mashtrojnë
vrapon i mjerë qytetari
fshatari per buken e gojes
ndermjet ju hyn bizari
me djallzore pafundësinë e lojes
vuan edhe i riu mjeran
nuk din se ku te mbahet
kah krimet joshen mbas padronve pran
mandej ne gjak kafshata ju lahet
nderi nuk ësht askund
as djersa merita e buka
s’ paguhet asnji mund
do të shemben male e suka
duart shtrengohen vrastare
e qorbat perzihen sabotatore
medet do jargë qe shiten n’ pazare
sa lojë e pa fund njerëzore
aman qfar brrylash sa shtyhen
kafshrorë për mbi jetesë
por shpitrta t’ pafajshem po thyhen
e globi po mbetet pa besë
buka buka puna
ëndrra e qytetarit
fabrika bujqsia o quna
o breza të djegur t’ shqiptarit
pse vuajm perse njeriun po e shkatrroni
përse po prishni sa qenje mbi dhe
perse qdo ndjenj nga trupi e largoni
nuk leni kund mshirë as fe
zhgenjim kahdo i brezit zhgënjim
secila moshë ankohet
nuk ësht sistem jo ky ësht krim
demokracia po aktrohet
skllavri quhet kjo
garë instikt krokodilash
ngritu o njeri e dallo
kët garë hajdutsh e kopilash
kjo ësht feudalizem
e rend skllavopronarë
mashtrim kriminalizëm
i mbushur me mercenarë
botë fodulle me prirje
mashtruese e krimogjene
kjo ësht nji jetë nxirje
që kohrat do i bën legene
të shkelë këmba e padronit
femra shitet per buk e kafshore
njeriu si përmbahet zakonit
por turrjeve jo parimore
u vra u vra njerzia
e vrau gjithkah mashtrimi
vrasësja pseudodemokracia
kjo maskë ku mshefet krimi
hajduti e vjedh fabriken
hajduti e vjedh trezorin
hajduti e paraqet etiken
ne ballë e kemë puthadorin
burra nuk ka ma as gra
nuk mbahet ma kund princip
mbas vrapi e kafshate shpernda
vetrvrasjet po bëhen shqip
na vrau pseudo mashtrimi
na vrau pseudosistemi
na vrau pseudo njerzimi
na vrau pseudo kalemi
na vrau psuedoligji
na vrau psuedo rendi
na vrau pseudo imigji
na vrau edhe pseudokuvendi
na vrau pseudo buzqeshja
na vrau pseudo norma
na vrau edhe zgjerdheshja
ne mija lavirosëse forma
na vrau e famshmja kravata
vizlliima e rrejshme e hajdutit
na vranëedhe llafet e gjata
e koka shkurtpamse e hutit
na vranë na vranë na vranë
na shanë na than tradhtorë
me ligje mbi kokë na ranë
grabitsa e puthadorë
kurvarët në anën tjeter
hafijet mbi foristrada me rrota
sa bosa mafioz e lugeter
na vrau i yni e bota
na vrau pseudomiqsia
gjuhët satane rrencare
na vrau premtimo rrencëria
e ftyrat me mallkime bizare
diten të qajnë natën të vrasin
në punë per pesë lek të duan moter e grua
por ankueshem prore me faj bërtasin
qka dreqin paskan a thua
dukush dridhet per pak lek
dikush mbi zare e kazina
disa pran poshtrimit rrijnë jan stermekë
me duart lypsare kah stina
q’ drejtesi bizare ësht kjo
poshtë kjo botë grabitqare
njeri kurr per kend mos voto
vdekshin mashtrimet tradhtare
poshtë bizariteti
poshtë shkolla e mashtrimit
e loti i aktrimit sa deti
poshtë kjo botë e zhgenjimit
poshtë ore dyftyrsia
poshtë edhe gjuha e intriges prej tuli
poshtë ore e gjith pa besia
poshtë se globin na e shkuli
toka po qanë me dhe
mashtrimi gjithkah po mbjellet
na vranë njez duke ble
mbi rrrena ligji po mbshtjellet
duam jetë punë dashuri
besë po duam përkushtim
mjaft me hajdutri
ngrihuni njerzimi im
xhelal ferizi autori shqiptarë nga mitrovica e kosoves
ne mergim shumvjeqarë
Lili
08/01/2008 ne oren 7:09
51E pashe rastesisht kete VIDEO.Eshte me shume se turp per shqipetaret, por jo per qeverine shqipetare (qe eshte turp me vete) qe emeron ne selite diplomatike persona te tille apsolutisht te papergatitur ne fushen e diplomacise.Fjala e tij ngjante me nje bisede mbajtur ne ndonje mejhane te ores 12 pasmesnate.E misheroj z.Sallabanda per misionin qe ka marre persiper.Le te shkoje me mire te punoje ne profesionin e tij si doktor, se aty ku eshte i ka dale boja.Po bravo i qofte Saliut qe arrin te diskretitoje figurat e njohura duke u nderuar profesionin ne prag te pensionit.Po perseris edhe une:
GO HOME AS SOON AS POSSIBLE.
Artan Qose
08/01/2008 ne oren 17:45
52Hej , Albert, zdua te te polemizoj, as mos e merr per ters, kur fole per Iglin , mjeshter i Huqit ne kampionatin Italian, me bere te vere buzen ne gaz, e di pse? Auroni, ka pas dal huq gjithashtu me koshat e tij, kur luante ke Partizani. Po sic i thone nje fjale te urte popullore [ lol] “Qeni , qepe te Haje” por Auroni ktu ka shenuar Tre-pikesh. Une njoh edhe vellain e Max Sallabandes, ish-doktorrin, [kam punuar ne shtepine e tij ne Laprake] , por njoh shume mire edhe Auronin, kam kaluar pushimet bashke me te, ne Voskopoje, ne Pogradec, si edhe ne Patra te Greqise. Roni ka bagazh, edhe lexon shume e studion shume, edhe eshte me te vertet nje tip Alla-Edi Rama, njeri qe sheh para, e se mban koken pas. M vjen cudi me Z. Sallabanda, qe nuk ka shkuar i pergatitur ne nje Auditor Universiteti. Nejse, Pesimi, ti behet mesim.
Me respekt , nga Naples, Florida, usa
Artan Qose
08/01/2008 ne oren 18:06
53Ohh Rono, kam akoma Fotot e tua nga Voskopoja, lol, me co e-mail tek aqose@msn.com… qe te ti postoje de. Hej Ron, ai Velis Haxhajanis, [emer i trilluar keq] kishte te drejte, lmao. edhe ai qe thote se Sandri po folte amerikance, ka prape te drejte. Per ata, o gjithmone ashtu sic thone Ata. Po cne ti Enverist? Ti sa her me thojshe ec e Arratisena ne Pogradec….une rrijsha pa plazh i jave prej teje, lmao.
Ermali
09/01/2008 ne oren 5:19
54Përshëndetje të gjithëve dhe një Vit i Mbarë për gjithë Shqiptarët kudo që ndodhen.
Unë nuk arrij dot të kuptojë se si ka mundësi që një njeri,pak rëndësi ka se kush është, nuk e kupton vetë se sa e ka hapin siç thotë populli. Jam i sigurtë se kushdo që e shikon videon edhe sikur të jetë Krishti vetë nuk mund të mos japi një mendim negativ për këtë personazh.
Do të ishte mirë që kjo video të shfaqej në mënyrë integrale në televisorët e shqiptarëve qe banojnë në Shqipëri ,ndofta me ndihmën a atyre të ” Fiks Fare”, në mënyrë që ta shikojë gjithë Shqipëria se ç’farë Ambasadori kemi në USA.
Edhe një herë më shumë vërtetohet thënia e të Madhit Faik Konica
” Armiqtë më të më mëdhenjë të Shqipërisë janë vetë Shqiptarët”
Keti Spahiu Vata
09/01/2008 ne oren 12:14
55Pershendetje
Mos shkoni larg -shihni gafat e udheheqesve te Shqiperise dhe ashtu do jene dhe perfaqesuesit e saj. Ky mund te jete njeri i mire dhe i specializuar per doktor (sikurse kryeministri yne i dalluar), por kjo nuk do te thote se eshte i afte per te perfaqesuar kombin e tij ne arenen nderkombetare. Une e kundershtova haptazi emerimin e pare te Harxhit, e tani prape doli nje i paafte tjeter. Politikanet tane nuk duan individe te afte per keto pozita sepse dalin qe ata vete jane budallenj.
Une kam fatin te njoh personalisht mbi 20-30 veta qe jane te shkelqyer nga ana akademike (ne fushen politike) ne universitetet me te mira ne Bote, me pervoje 5-10 vjecare ne profesionet perkatese, e me karakter te denje per te udhehequr. I kam pyetur pothuajse te gjithe dhe 90% me kane kthyer pergjigje se nuk duan te kthehen ne Shqiperi t’i futen politikes. Valle, pse ndodh kjo? Politika shqipetare ka nevoje per nje pastrim rrenjesor. Une do te desha te shikoja te emeroheshin individe te moshes 28-36 vjec dhe asnje me te madh ne qeveri. Ndoshta do te ishte qeveria me e re ne Bote por ajo me e pakorruptuar. Vertete politika ka nevoje per politikane ne moshe te pjekur, por ne rastin e Shqiperise jane te gjithe te mykur nga trute e me vizion shume te shkurter per te udhehequr. Te rinjte jane me idealiste e nuk e kane zellin per korruptim te menjehershem. Te pakten kjo eshte natyra humane. Do te ishte me mire te sherbente nje kabinet udheheqesish me vota te barabarta per te gjithe vendimet e Qeverise. Pa kaluar nje brez apo 30-40 vjet te pakten ne nuk mund te drejtojme ne nje Qeveri si ajo e sotmja. Po te vihen ne prove apo ne ndonje lloj konkursi te gjithe udheheqesit e Shqiperise sot me njezet 30-vjecare te shkolluar jashte ne shkenca politike dhe ekonomike, jam 100% e sigurte qe keta te fundit do te jene me te afte ne cdo aspekt.
Gjate 16-17 vjeteve te fundit une kam vezhguar si drejtuesit tane vetem kopjojne (sidomos keta demokratet) me duket se jane kopjacet me te medhenj qe ekzistojne. Kane kopjuar shume nga ligjet e Amerikes qe nuk mund te aplikohen ne territorin shqipetar per arsye te shumta. Kete mund ta krahasoja me OKB-ne duke funksionuar ne Kosove, si mund t’i jape mesim nje nga Bangladeshi nje prindi ne Kosove, kur ai nga Bangladeshi perdor gjuhe banale apo force fizike ndaj femijes ne vende publike. Edhe ligjet e OKB-se nuk mund te njejesohen pasi nuk mund te vihen ne praktike ne cdo vend te botes njesoj.
Ketu me vjen ndermend rasti i fundit mbi projektligjin anti-duhan - kot me kot!!! Ndoshta ndonje nga kusherinjte e Baces Sale ketu ne cepat e kafeneve te Nju Jorkut-Nju Xhersit i tha qe u vendos nje ligj i tille ketu. Dhe Sala si kopjaci me i madh ne Bote (se nuk eshte i zgjuar e te perqendrohet me cfare duhet te merret, mendon qe eshte me mire te kopjoje) i tha atyre kaishave te tjere (se po perdor gjuhe qe nuk me takon) qe duhet te ndalojme pirjen e duhanit ne vende publike. Duhani eshte tema me kritike e kombit shqipetar sot ne fakt. Nuk dua te kaloj nga nje teme ne tjetren se si Sala si ai para tij kane bere gabime me oke ne kurriz te popullit te mjere, qe pret, vetem pret…por as ata vete nuk e dine per cfare…
Keti
p.s. dikush permendi mesiper qe ka njohur dipllomate te tjere jashte shtetit me pare injorante e te kesilloj shkalle, une te them te drejten kam qene ne te njejten pozite vete, por asnjerit nga atyre dipllomateve qe kam takuar me pare i ka munguar llogjika. Po e ndroj pak stacionin ne anglisht :-) This truly applies to its fullest to our beloved leaders “ignorance is bliss”. But our leaders are Godless and this rules ignorance out of the question!
Hajro Çini
09/01/2008 ne oren 13:20
56Tek shikoj nje reagim kaq energjik kundrejt nje ekspozeje qe ambasadori shqiptar ne USA paska bere, dhe qe paska indinjuar edhe shokun Auron Tare, ne nje kohe qe kur Fatos Tarifa u diskutua per vjedhje nuk pat asnje reagim me erdhe ndermend poema satirike e mikut tim Uran Kostreci, sidomos vargjet:
Gjith’ karkalecet
i jepnin dermen
duke cukitur
si korbat kermen!
Karkalecet bejne sikur e luftojne okupatorin skifter
U mbush dynjaja
me karkalece
ka mall njeriu
perdhe te ece.
kercejn’ perpjete
te cajne turinjte
levrijne sheshit
me keq se minjte!
Ca bark jeshile
kok’ kuqalashe
me yll ne balle
me kemb’ si mashe…
Roiten sheshit
Plot zhurme e buje
duke perhapur
panik, rremuje:
Ne karkalecet
me nuk durojme
pushtuesit vete
do ti luftojme!
….kerdi e zeze
ne qiell zhvillohej
kur karkaleci
poshte trimerohej….
Si krimbi fshihej
ne skuta, bira
zvarrisej… gjoja
zinte pusira!
Dhe nje skifter
perdhe sa piqte,
i ngordhur fare
a shpirt tek hiqte…
Gjith’ karkalecet
i jepnin dermen
duke cukitur
si korbat kermen!
Druzhe Tata ( Tito) i heq per hunde karkalecet
Kur karkaleci
manovrat…. nisi
Fill Druzhe Tata
i degedisi
Per tek komshiu
dy zaberhane:
Druzhe Milpocin
dhe shkjah Dushane!
Si “delegacia”
Demek ne mal
por me detyre
mision special….
shkjahet bajloze
Sa prezantuan,
Gjith’ karkalecet
I kritikuan:
“Qysh bet’ ju mbledhje ( konferenca e Mukes)
per bashkepunim
tok me shqiponjat…
C’qe ky gabim!?
nga druzhe Tata
urgjent kerkohet,
qe ajo Mbledhje
te anullohet!”
Marshallah lufta
filloi se “mbari”
Enhaxhuzeja
esht’ kumandari!
Ne gjoks i fryre
e vithe trash….
As femr’ as mashkull
por deledash!
Ky frenat ende
ne dor’ pa marre
i shpalli shkabat
si tradhetare!
“per ne, -tha, - shoke,
esht’ me beteri
Armik -shqiponja-
dhe jo skifteri!
Sqifterat pakez…
do t’i mangasim
qe shkak te kemi
e goj’ te falsem,
se per ta gjoja
i ndezem zjarret
ama shqiponjat….
do qitur faret!”
ne djall shqiponja
e tarikati…
per karkalecin
ka ardh’ sahati!
Karkalecet propagandojne idete e kermanizmit
“Zere me Popla”
jallan gazete
perhapi lajmin
poshte e perpjete:
“ne karkalecet
kemi vendosur
ta vazhdojm’ luften
e armatosur
gjer ne fitoren
perfundimtare:
shporrim pushtuesin
o ngordhim fare!
e kot nuk flasim
te gjith’ ta dine,
ne kemi busull
goxha doktrine:
bash Kermanizmin
nje teori
qe vjen nga….
kerme dhe nga mani!
qe nuk njeh skamje,
fukarallek
por vetem feste
qejf e bollek!
Vet’ Morrkesula ( Karl Marks)
per te ka shkruar
Alamet veprash,
qe jan’ botuar
Nder to m’e madhja
esht’ “KAPISTALLI”
qe s’e mbaroi dot
per se gjalli
Por Englenxheja
e pat bitisur
liber i bukur
per t’engelndisur!
Pra, mbas mesimit
te Englenxhese,
te Morrkesules
dhe Axhuzese
Ejani, shoke
me ne ne cete
Malit te larte
T’i shkojm’ perpjete
dhe permbi Kermat
pastaj te ngreme
Sokakllafizmin ( socializmi)
qe nam te leme!
Sokakllafizmi
ka ca .. adhap
se thot’: bej pune
pa te te jap!
Po Morrkesula
e la me goje
Sokakllafizmi
pak do vazhdoje
Shpejt kermanizmi
pas tija vjen!
Aty parajsen
e tokes gjen
Aher’ mbas mundit
sikush, punon
dhe merr shperblim
sa deshiron!”
Shqiponja demaskon demagogjine e karkaleceve
Jep-merr shqiponja
me pergjerim:
“- o karkalece
jeni gabim!
Sot Axhuzeja,
ju flet ne ere,
por neser syte
ka per t’ju nxjerre!
Sokakllafizmi
esht’ llaf sokaku
dhe kermanizmi
sistem bataku!
E sa per lufte
percar’ sic jemi,
fuqi t’a shporrim
sqifterin, s’kemi!
Ne vete i biem
por kur i gjejme
larg shum’ nga fshatrat!
qe mos i lejme
Pushtuesit rastin
per t’u hakmarre
duke vra gjindje
duke ven, zjarre,
Na dhimbset vendi
e s’na ka hije
te bejm’ si juve
atje n’ Borije, ( Borove)
Vrat’ nje sqifter
e vrap ne prrua
ja mbathet vete
po fshati… u shua,
Ju karkalecet
ne deshironi
vertet pushtuesin
qe ta leftoni,
Bujrum t’i bie
hem ju hem ne
jo perc… ketu!
e perc….. atje!
Po beni lufte
djalli ta haj
Apo spektakel
e berihaj?
Pastaj c’ne juve
me shkjaun mik?
kur si sqifteri dhe
dhe shkjau armik!
Ai druzhe Tata
me Axhuzen
perkundra nesh
po ju ndersen!
Ne bjer’ sqifterit
Bamb! dhe me dhe
ju tok me druzhen
na bini ne!
Karkalecet verbojne popullin me tym rrenash
Po azhuzeja
me grusht kanoset,
nxjerr jarge e shkumbe
e hardalloset:
” vec nga zilia,
rrin’ duke share
po karkalecet
kan’ per t’i pare!
ne do te bejme
cka nuk esht’ bere,
sa do habitet
nje bot’ e tere!
Te gjith’ do marrin
model nga ne…..
sistemi yne
do jet’ muze!
Regjimi yne
do jet’ m’i miri
do han’ te gjithe
me lug floriri!
Zengjin s’do kete,
as varfanjak!
as ti me shume,
as un’ me pak!
Do sjellim qumesht
me rubinete,
sa her’ te pihet,
shko e pi vete!
Sa her’ te hahet
nje gjelle e mire:
byrek a qofte
a embelsire:
Mos luaj vendit!
aty ku je…..
fet ….. shtyp nje suste,
hazer e ke!
Krejt me korent
more jahu!
Xher… bjeri ziles
te vjen ketu!”
Coroditja e miletit nga mashtrimi i karkaleceve
premtime dite,
premtime nate…
miletit mendja
iu be sallate!
Ah, turme zeza
u cakerdise…
mbas karkalecit
u telendise!
Ca plaka tremben,
i ha marazi……
se mos vdesin
me par’ nga gazi!
Thon’: kur do vemi?
po qysh do hame?
esht’ larg akoma?
ja… ja… ku vame!
Mom’ tyryfylja
me vithe t’ gjana
thot’ :”karkalecet
i paste nana!
Nje sy… do nxjerr,
vec sa jam gjalle
te shoh nje syresh
me…. yll ne balle!”
U mbush dynjaja
me karkalece….
ka mall njeriu
perdhe te ece!
Kercejn’ perpjete,
te cajn’ turinjte,
levrijne sheshit
me keq se minjte!
Ca bark jeshile
kok’ kuqalashe
me yll ne balle
me kemb si mashe.
Kush u bashkua me karkalecet
mbas karkalecit
ne mal po vene
milet kam-kum….
derven-dervene
s’di qysh u poqen
ruxhibihane…..
gjith’ malukate,
qen sallehane!
se ndodh qe Zoti….
si te nis qen,
te kthen njeri,
po s’shembellen!
Vec, ama, njerez
jan’dhe ata,
se flasin, qeshin
e bejn’ shaka
Ka midis tyre
ca, qe parate:
Bixhoz i lane
pa turp nje nate,
Ca shoqeria
i pati zbuar,
Ca ne provime
pse qen’ rrezuar;
Nje e la mikja
dhe malit…. krisi,
se fort sevdaja
le leqendisi;
nje e pat bere
lanet i jati,
se…. perdhunoi
nje vajze fshati;
Dike e xhvati
paq…. nje harvalle:
Pa leka mbeti
e mori male;
Nje i grabiti
gjitonit pelen
nje vodhi meshe
ne kish’ te djelen!
Dhe kur ben turpe,
ne vend s’i rrihet:
ndrron shpesh banese
qe te mos njihet!
pat dhe fisnike
te varferuar
qe asnje dite
s’paten punuar!
Apo tregtare
nga trut’ lafitur
qe duall malit
ne tym pa ditur!
qe hanin zhdepshim
dhe buk kerkonin……
florinj me thase
e prape ankonin!
Po e verteta
ama do thene,
se pat dhe njerez
mjaft per te qene:
te rinj te zjarrte
e te shkolluar
nga heroizma
te frymezuar,
qe lane librat
e muar malin
vec per te drejten,
per idealin!
Po kur ta shohin
ata qyqare
ne cfare’ bataku
jan’ duke shkare:
Ca vrasin veten,
ca degedisen,
ca vet’ prej shokve
do dyfeqisen.
Dhe ca damkosur
si tradhetare
da kalben burgjesh
do hiqen zvarre!
po dhe ata
qe ne mal s’vane
per karkalecin
derdhin parane!
Insekt i hurit
e i litarit
u hodh’ te gjithve
trute e gomarit!
djem verdhacuke
te thate cmingo
terma-teposhte
ven’ varavingo
me bluza t’kuqe
e me galloshe
afishe ngjitin
ne shtylla e qoshe…..
bejn’ sikur fshihen,
sikur i ndjekin
e permbi balle
grushtin perpjekin…
ky me sa duket
esht’ ishareti
se shpejt do behet
ne bot’ qameti!
le po dhe vajza
me zhapone
a me citjane
me ferexhe:
perdite mbushin…
breke e poture
me copa buke
sa nje kobure
dhe vene i shpien
andej perpjete:
tek karkalecet
ne mal…. ne cete!
Enhaxhuzeja mashtrues triumfon mbi shqiponjat patriote
po ikin shkabat….
syrgjun, zgenjyer
tamam si Krishti
ne kryq mberthyer
Enhaxhuzeja
qe u meshye
ai fitues
nga “lufta” u kthye!
Me ca pallaska
ky kumandar,
nga vrima doli
si flamurtar!
Milet kam-kum!
me lule fshese
Enhaxhuzene
ka dal’ te prese!
” O trim, te lumte!
E bere forra!”
cirren e ngjiren
turmat e gjora.
Ben Axhuzeja
parakalime
flet per per betejat
dhe mban fjalime.
Tundet e shkundet
me brir’ helmete,
kalon reviste
gjall’ Marsi vete!
Dje maj tribunes
si nje aktor
saluton turmen
ja ben me dor’…..!
Plas brohoria
si fishekzjarre
kur i flet turmes
pa leter fare:
” ju shok’ fituat
lirine e plote
zoter te vendit
jeni ne bote!
E ardhme e lumtur
O shoke ju pret
gjithcka qe shihni
ju u perket!”
hedh valle turma
Oh, c’lumturi!
permjer nga gazi,
ben kakerdhi!
Karkalecet me ne fund i flakin maskat
Ato shqiponja
qe s’u larguan
nga karkaleci
keq e pesuan
Kush aleat
me shkabat qene
ne gjyq i shpien
derven-dervene
Thell’ ne qelira
tok i burgosin
i heqin zvarre,
lemsh i groposin.
Po vjeshta iku
u fryn perrejte
i zbriten tufat
perposh…..cobenjte.
lart neper male
debor’ ka zene….
s’gjen karkaleci
me per te ngrene!
Enhaxhuzeja
urgjent ne cete
u mblodh me trima
si ai vete!
Aty leshoi
komunikate:
“te dorezojne
ushqim te thate
kallaballeku
ngado qe jane
se karkalecet
duan te hane!”
Mbas directives
” reforma” nisin
ku gjejne depo
i boshatisin
mbasi plackiten
mizat e dheut
iu kthyen bletes
e krimbit plehut.
Pa iu versulen
dhe shpenderive
neper qymeze
rreze cative;
neper plevica
neper hambare,
katonj, koceke,
shtepi, qilare;
turmat e gjora
nga kjo “fushate”
u baterdisen
mben’ me te thate!
nga frika fshihet
kudo mileti…
afroi stuhia!
u be qameti!
te zezat turma
s’din ku te shkojne!….
dje, brohorisnin,
sot, vec mallkojne
neper pallatet
e mbetur bosh
ku njerezia
o qiten osh…..
Tash, karkaleca
aty bejn’ palle:
me niper, mbesa,
me teze e halle!
kesmet i tyre
flen’ mbi kariolle,
dyshek me pupla
carcaf te holle!
Ne bulevarde
e neper piaca
sheh karkalece
zene ” allabraca”!
Me rroba vishen
i blejn’ pa leke
me borsalina
bastun qosteke…..
dhe karkaleckat
na mbajn’ myhyre,
bejn’ tualete,
ven’ manikyre!
pra, karkalecet
civilizohen…
tamam si njerez
po prezantohen!
Ja, karkalecja
maj’ penxherese
ne bulevard
perposh se rese,
i leshon ze:
“lulush, me qafsh
me bli “nde mapo”
corap mendafsh!”
nusja me cante
me permanent
qe flet dhe fjalen
“Eveniment”…..
qe porsi stapka
i ka kercinjte
dhe qeska boshe
i varen gjinjte,
si karkalecke
na dridherohet,
shpejt me alltke
paksa freskohet….
pastaj e nxjerr
gjuhet nje kut
dhe i thot’ vjehrres:
” te blej nje mut!”
Prishja me Druzhe Taten, pastaj me car Hasharine
“Zere me popla”
me llafe bloze
e shau sot druzhen
me gjith’ bajloze.
Hy… ne djall vafshin
shkjahet me morra!
S’kemi pun’ fare
me ata horra…..
Kemi mik tjeter
bash Sekelldine,
ariun e stepes:
Car Staplathine ( Stalinin)
Por s’vonoi shume
pllakosi zia
u dha mandatja:
“vdiq Staplajthia!”
c’esht’ ky tersllek!
c’esht’ kjo hata!
qan karkaleci:
mbec pa baba”!
merhumit vendin
ia zu menj’here:
Car Hasharia
larash i ndjere!
Shulak nga shtati
me goxha mulle,
dhe pak si qose
dhe koke tulle,
Por gojembel
e i sajdisur
qe flet… qyfyre
per tu kerdisur!
Car Hasharia
qeros dinak
fshin brenda plehrat
pak e nga pak.
si ia sperndriti
qoshet shtepise
i hodhi syte
pertej avllise!
Udhet e gjata
tha: ” nuk pershkohen
karroces kuajt
po t’mos i nderrohen!”
sheh Axhuzeja
carkun e ngritur
dhe sulmon qosen
si i bubitur….
e quan: “klloun”
devijator
dhe renegat,
dhe tradhetor!”
Qosja ish mikun
qe i dual dore,
E shau: ” Jude”
dhe nevojtore!
Enhaxhuzeja karagjoz kolektivizon miletin e roberuar
Afroi behari,
po shkrin debora,
fillojne e dalin
kafshet e gjora….
kullosin rrotull
cik’ nga nje cike,
sa ndjejne zhurme,
fshihen me frike!
Po ja ku doli
Enhaxhuzeja
prap’ me genjeshtra
e profka t’ reja
me ton te bute,
javash, me qoke
llafosi embel:
” Te dashur shoke!”
” mos kaqe shume,
or te bekuar,
me karkalecin
te zemeruar!
helbete lufta
ka dhe teprime
ne vrull e siper
behen gabime….
vec ne per juve
jemi perpjekur
mjaft karkalece
ne luft’ kan’ vdekur…
pa pastaj neve
nje race jemi,
s’ben me shoshoqin
inat te kemi!
pa shih, armiqte
si na rrethojne?
na futin spica
na ngaterrojne!…..
pse mos punojme
gjith’ bashkarisht
dhe hame e pime
vellazerisht?
do jene depot
plot e perplot
ha sa te duash
vec a ha dot!
s’ka rrezik fare
per abuzime
racion me peshe….
i ndar’ me qime!”
nga keto llafe
mjalt e sheqer,
turma ha tekun
pra’ dhe njeher’!
ca bene ankesa
dhe kundershtuan,
po deshen s’deshen,
u dorezuan!
Nja dy rebele
qe u terhuze,
hengren ca shqelma,
ran, hunde e buze!….
Mes ulerimash….
u ngrit dollia,
u shpall me buje
dhe “bashkesia”!
eja ku dalin
ne pun’ nje dite
kallaballeku
vargan si dhite…..
ca karkaleca
nga pas u shkonin,
u jepnin urdher,
i komandonin!
dhe kur argatet
nga puna kthenin,
cka paten mbledhur….
depos ja lenin!
vet karkalecet
atyre u ndanin,
sa nje sy mize
racion’ qe hanin!
por pun’ e rende
nxorri avaze!
disa argate
dhe benin naze….
andaj e vune
kudo kalece
t’i detyronin
ata mistrece:
te ulnin koken,
te benin pune….
ne mos po ndryshe
t’u vinin drune!
Se karkalecet
jan’ shum’ te mire,
po duan bindje
dhe urtesire!
Enhaxhuzeja sundon me hafije dhe me terror
kur karkalecet
mire u forcuan,
kallaballekun
fort e ngujuan!
sapo llafosnin
pesh-pesh? dy veta
shpejt, karkalecet
me dy-tri ceta:
si re e shiut
aty pllakosnin,
te nxirrnin syte
te handakosnin…..
e si me t’kapur
dyqind shejtane
qsh… te zvarrisnin
per ne hapsane!
Ish me agjenta
nje rrjet i tere
qe s’linte skuta
e s’linte vere
pa futur hundet,
pa spiunuar….
se cfare ish folur,
c’qe biseduar!?
dhe kur hafije
gjekundi s’kishte,
te benin syte…..
se….aty ishte!
U hoq besimi,
u hap paniku:
as miku njihej
me, as armiku!
Per Axhuzene
c’jan’ kundershtare
vriten e varen
neper litare,
ca i syrdisi
oh, vajmedet
me gjith’ femije
per mysybet…….
Dhe kur zu gjaku
(desh Perendia)
u kthye….. hengri
dhe shok’t e tija!
kurban i beri
me ustallek…
nga dy-tre bashke
per kollajllek!….
i leu me pare
me te pegerr….
per qen i mbajti,
i vrau per derr!
Enhaxhuzeja lidh miqesi me Kaf-kuf-Cain
sot karkaleci
qe lart ne koder
dha sihariqin
me dajre e loder:
“ne Filfistun
me miq te ndritur,
me Kale Qyqe
shal shkalafitur
beme aleance
te forte, andaj:
erdh’ prij i tyre,
sot Kaf-Kuf Caj!”
….Ky Kaf-Kuf-Caj
i verdh’ shafran
mbi shal’t e holla
si qime mban
nje trup gjilpere
me kok’ si rruze
qe shtriq e shtydh
porsi meduse
do tentakula
si kambalec
dhe e merr era
ngado qe ec!
Enhaxhuzeja
rreth atij miku
kendon e hidhet
si top llastiku:
“Rroft’ Kaf-Kuf-Caj
mik e baba
qe tri pash emrin
te gjate e ka!
Jo Hashari,
por Kaf-Kuf-Caj….
te mbushed goja
O mik vellaj!
Por Kaf-Kuf-Caj
me zor shqiptohet…
per lehtesi:
Kaf-Kuf do thohet!
Kaf-Kuf! Kaf-Kuf!
i lumi une
per mik qe zura
ne Filifistune!”
Mileti vuan pasojat e kermanizmit te karkaleceve
Nga gazi i mikut
behen re forma:
pun’ vullnetare,
dhe ngrihen norma!
ne vend te lekut
merr medalione,
flamurka, yllka,
emulacione!
dhe karkalecet
me pergjerime
thon’: “besa-besen
keto vendime
Esht’ masa vete
qe i sajon…
Ajo jep urdher
na komandon…..!”
masa mbledh grushtet,
dhembet kercet
punon ter’ diten,
ofshan e s’flet
e fill mbas pune,
mbas gjith’ sikletit
I ben dhe feste
Axhuze mbretit….
Me ca pankarta
duke kuisur:
Urra! Urra!
me byth te grisur!….
T’i besh xhelatit
Hymn, Hosana,
se te nxjerr shpirtin….
me keq a ka!?
Ah, turme e gjore!
te erdhen mente
tash, por c’i do…
s’i hane as qente!
qe karkaleci
ish semundje e bute
ta tha Shqiponja
t’u thafshin trute!
por, ti, si Krishtin
e kryqezove…..
tash haje corben
sic e gatove!
haj fshikuj shpines
e thaj kenete,
bjeri dhe lodres
me barkun pete….
Po thupra s’ndihet,
se bie dajreja….
dajak e feste:
rroft’ Axhuzeja!
Heqja e fese nga karkalecet
goje me goje
perhapet llafi:
do hiqet callma
e kamillafi!
trim karkaleci
qe mban fjalimin
nuk pret nga turma
te marr’ vendimin…
Por pyet: ” Ne ka
ndonje qe thote,
se feja duhet
te jet’ ne bote,
Pse s’del ky gjarper
lubi, lugat?
pse s’del t’ia shohim
ate surrat?
Se me te doren
nuk do ta ndyje
asnje, por masa
le ta peshtyje!”
masa mbledh grushtet
dhembet kercet
ul koken, struket,
ofshan e s’flet!
rrezohen tyrbet
e minarete
Teqe e kisha
me kemb’ perpjete….
s’ka muezine,
s’degjon kumbone,
mevlut a meshe,
predk mbi amvone.
Mom’ Tyryfylja
duke u dridhur…
nga qielli ndjese
lyp duar lidhur:
” Zot, nxirrmi syte!
Zot me shurdho!
as te ndjej dua
e as te shoh!….”
pastaj perlotur
me turmen shan
Te hiqet feja,
se feja s’ban!”
Revolucioni kulturor i karkaleceve
sot, prape lodres
i ra kasneci
dhe lajmeroi
se karkaleci
do te thjeshtoje
program e shkolle
t’i bihet shkurtas,
te pritet holle!
S’na duhen neve
fillosofira,
literature
dhe historira!
na duhen gjera
qe hyjn’ ne pune,
ne jeten tone,
jo ti…. jo une….!
per shembull foshnjes
i do mesuar
qysh Axhuzeja
dje, ka luftuar…..
pastaj shkollari
me pun’ te rritet….
te hap qilizme,
qe te stervitet!
Ne eshte i vogel
packa mesohet,
se, fundja, buka
pa mund s’fitohet:
do derdhur djersa
pa e kursyer
dhe karkalecit
i do shperblyer,
se, dje, ne lufte
ka derdhur gjak
e, sot per neve
ka mjaft merak!
merak se… s’dihet
a do te mundi:
revolucionit
t’i hyj per fundi!
Emancipimi
si do te kryhet?….
Koncepti… krisi,
por a do….. thyhet?
Mir’ veresie
vazhdon aksioni,
po pse s’po futet
ne gjak zakoni,
qe te punohet
vec badjava?
pun’ vullnetare,
krejt…. pa para?
kur do te shkulet
paragjykimi
per te shijuar
nje cast gezimi:
Bajram e pashke
e plot ngatrresa,
gost e saze
neper martesa?
kur do te ngulet
koncepti i ri
se angaria
esht’ nder, lavdi?
kur, pra, shkollari
do te mesoje
per karkalecin
vec te punoje?….
urdher: gra, plaka,
qorra, sakate,
memece, shurdhe
hem dit’,hem nate:
kanal te celin,
te bejne drithe,
te ven’ ne pune,
ne pun’ te gjithe!!!”
Enhaxhuzeja ben “ligje”
Enhaxhuzeja
gjith’ tru e mend….
per te ber’ ligje,
therret kuvend!
Me karkaleca
mbush plot nje salle
E maj’ tribunes
vet’ rri ne balle!
sa po ta shihni
ky- do te thoni:
esht’ ja Likurgu,
ja Napoloni!
I kapardisur
me do gjyslyke,
mes dy anetareve
ulur si pyke…..
bash vete i trete
si perusti:
ai ligjevenes,
Ata zhuri!
ky zhgan juristesh,
kuvend sovran,
kur flet prijsi
vec iso mban…..
fill mbas cdo neni:
Amin! - therret,
Asnje klauzole
gabim se qet!
Enhaxhuzeja prishet edhe me Kaf-Kuf-Cain
Enhaxhuzeja
me gjith’ suite
kudo fjalime
mban dit’ per dite!
E ne cdo rast
pune e pa pune,
mburret me mikun
ne Filifistune:
“Esht’ miku im
aj Kaf-Kuf-Caj
le te me ngase
kush po t’ja mbaj’!
Si kale qyqja
nuk gjen gjekundi…..
S’ka perendi
ate ta mundi……
Po a ra m’sysh
A ogradisi
me kale qyqen
miqesia….. krisi!
Enhaxhuzeja
gjuh’ laperdhar
tha: ” kale qyqja
qenka zuzar!
na permor Tata,
na dhjeu Qerosi,
tash Kaf-Kuf-Caj
na menderosi…
ku vame u mpleksem
djalli ta haj’….
Ne Filifistun
me Kaf-Kuf-Caj!?
qe pa sheqer
pi caj ne vap’
dhe llaporizin
e ha me stap!
Hy…def u befte
N’Filifistun….
shafran milet,
surrat majmun!”
pra, ters u kthye
e fatit rrota,
se karkalecet
filloi gjith’ bota
ne loj’ t’i vere,
t’i telendise,
me turli fjalesh
t’i gomarise!
dhe Axhuzeja
nis me te share…..
soj sorollop
gjith’ boten mbare:
nga themelia
gjer maj’ catise
c’i mbante brenda
….pragu i shtepise!
dhe ne duel
boten e ftoi
po kjo sic duket….
u trem s’pranoi
I mbetur fillikat, Enhaxhuzeja vendos te shpallet fillosof
sot, ra daullja,
u ca zurnaja
shungulloi ajri….
u shkul dynjaja!
” ky karkaleci
prap’ do jet’ mpleksur
me miq - that’ njersit
e pa u feksur
urim per mikun
sikush t’i jape
nxiton sa prishur
me te s’esht’ prape!….
kallaballeku
ne rruge shtohet,
pyesin shoshoqin
nuk u durohet:
“ky esht’ i vjeter
mik, a i vone?
ku djall e gjeti?
emrin c’ja thone?
tash, prap’ do lehur…
do shfaqur gazi
firome s’kemi….
na dhemb gurmazi!
le po na duhet
frym’ per te share
mikun qe patem
nje jav’ me pare!”
por zhurma shuhet
se maj’ ballkoni,
kerceu e hipi
te mikrofoni
nje karkalec
trup shapulisur,
jeshil e buzesh
i jargavisur.
Turma e priti
me brohori:
rroft’ Axhuzeja
dhe miku i ri!”
po karkaleci
me ze te mprehte:
“S’na duhen miqte -
tha, - jemi vete!
nuk na ze malli
per rockodane,
nevoje s’kemi
ne, ata kane!
ne kemi prijes
Enhaxhuzene
nje fillosof
qe ndriti dhene….”
jehon’ e fjales
nuk qe fashitur,
kur turma klithi
si e bubitur
” O lum e lum,
te lumit ne….
per fillosofin
Enhaxhuze!”
Mileti gajaset me taksiratin qe e gjeti
trim karkaleci
lart ne ballkon,
sa merr fund zhurma
me ovacion:
“me tjere libra -
thot’ - mos rropati,
se dija e botes
ketu esht’ gati…..”
dhe fesht….. e nxjerr
qe ndene sqetull
alamet libri
si koqe petull.
me ngjyr’ te kuqe
veshur kapaku,
per qejf i lidhur,
te ze …. meraku!
njerzit e hapin
sic i ka hije,
por sa lexojne,
zalia u bie!
me dysh…. palosen
qeshin, gajasen
e me shoshoqin
si qorr perplasen!
” ky paska rrjedhur…..
pa shih se c’thote:
” si ne nuk paska
me mir’ ne bote!”
qyqja kerthiza! -
gajas nje grua, -
vertet e thote
a qesh me mua?”
“nder ne vec paska -
thot’ barazi!”
lexon e shkrihet
nje djale i ri…..
ca kukurisen
vec gojen hapin!
si peshk pa uje,
shpirt…. ment po japin!….
me uj’ kur ngjallem
nja dy te mekur…
sa pane librin,
top…ran’ te vdekur!
nje u ngjir gazit -
thote “uje amani!”
sa ben te qeshe
leh… si qen stani!
u gajas tjetri,
sa lemza e nget:
“klluq!” kukuriset
“klluq!” si gjeldet….
nje qesh sa barkun
po mban me dor’
dha…. dha…hoq bollkat
se u permor!
lart oratori
jeshil, vramuz….
vazhdon fjalimin
e gjat’ terkuz:
“ky lib’r i madh
ka si qellim
Revolucionin
ne bot’ zbatim!”
“Hi!Hi! - qesh turma -
Ho!Ho!Ha!Ha!
dashka dhe boten
ta bej’ si na….”
e libri madh,
qe dheu s’e nxe….
shkon flete-flete….
drejt ne WC!
Burg Burrel 1971-1981
Populli e qan me qurre Enhaxhuzene e vdekur
midis pranvers
tetdhjet’ e pese,
ju nda firama…
Enhaxhuzese!
“bobo! na vdiq
Axhuze - mbreti….
dre, cfar’ menxyre!
ku-ku…c’na gjeti!
qysh u vidhis,
u shemb e ra…
gjith’ ai div
si katana!
ne arkivol
je xhenaze
i shtrire e dergjesh
o Axhuze!
sa gjate e gjere
je ber’ teslim,
me shami lidhur
buzet o trim!
symbylle, i verdhe,
meit, shafran…..
me kostum veshur
e me kaftan!
e siper lule
qe qejf i kishe
kur t’i dhuronin
i gjall’ sa ishe!
rreth teje shoket
tuj’ angullire,
kur vjen mileti
jep lamtumire…..
sokellin salla,
po dridhen mure
kur disa gra
te qajn’ me qurre!
u bjen zalija,
i kap siniri
per ty qe ishe
bandill m’i miri!
qajn’ dhe ca vajza
me lotet lume….
qe per se gjalli
i deshe shume!
tash kujt t’ia hedhin
cupat e shkreta
lart ne tribune
ato buqeta?
kush pasketaj
do t’i qafoje
t’i jargavise
pllaq-plluq… ne goje:
me ato buze
melci te trasha….
kush do t’i puthe
tash ato vasha?….
per cilin turma
tash, do punoje?
do hedhe valle,
Parakaloje?
kush nder ballkone
podiume, piaca
a mes fshatarve
lart ne taraca:
do ta trajtoje
problemin thelle
se esht’ patatja
hem buk’, hem gjelle?
kush do u thote
se bima, dheu:
“ka dobi shume
nga glasa e plehu?”
kush do u flase
per krunde e hime?
per kokodashin
ber’ me therrime?
kush ne aksione,
tani, rinine
ka per ta nisur
si bagetine:
te cel’ tarraca,
te thaj’ batak
me shami qurresh
ne qaf’ si lak?….
sa i desh njerezit
ai prijs i gjore….
i piqej buza
per punetore!
i mblidhshin lotet
lemsh…. psheretinte
kur per puntorin
dolline e ngrinte!
me fund e kthente,
i dhimbsej masa….
sa i kish hije
kur thosht: “kllasa”!
qan karkaleci:
“te zezte ne,
qysh do jetojme
pa Axhuze!”
o kuje e zeze
ku-ku c’na gjeti!….
pas berihajit,
qan dhe mileti.
qan dhe mileti
veshur me thes
qe luste Zotin
Kur po na vdes!?
tash, qe satrapi
e hodhi shtupen….
po ngasherehet,
na kalli…. krupen!
nje pyet mikun:
“po ti pse qan?
sa qe aj gjalle
S’gjenje derman!”
“nuk po marr vesh,
nuk di se si!
por m’u perzjene
zorre e melci!….
ai merhum
sec kish…. dicka:
ta mbushte syne,
qe shum’ kaba!
pastaj mire une,
por a…. s’me thua:
ti pse po qan
me lotet krua….?”
” e sheh tabutin?-
tha miku i mire -
sa ka… si ky….
si kjo cofire!
e po te ngordhin
nje e nga nje….
s’mbarohen kurre,
o koke gdhe!
qaj… pse njeheresh
nuk po gremisen!….”
dhe te dy miqte
me lot….. kerdisen!
Kurtaj (Peqin)
VLORA PERLE!
09/01/2008 ne oren 14:15
57Nuk i kuptova fare keto kommentet e fundit te Artan Qoses. Ajo qe me habiti me shume ishte se si e quani Aruonin “Enversit” se ka bere nje shkrim kritike ndaj nje pseudo-diplomati qe na ka turperuar te gjitheve? Apo mos jeni nga ata ju Artan Qose, qe sot thone “O me ne (PD-iste) o kundra nesh (PS-iste)” ;-)
Clirohuni nga ky lloj kendveshtrimi te dashur shqipetare, clirohuni sa me pare se eshte pikerisht kjo qe na la dhe mund te na lere ne periudhe tranzicioni edhe per pjesen tjeter te jetes njerezore mbi glob!!
Luan Kola
10/01/2008 ne oren 17:29
58Opinion rreth ceshtjes ambasadorit tone ne USA
Nuk dua te paragjykoj as artikull shkruesin per kritiken e tij te hidhur ne forme denigruese ndaj ambasadorit tone dhe nga ana tjeter, as ambasadorin tone ne USA per paaftesine linguistike dhe tematiken jo te sakte historiko-letrare te shprehur ne ate presantim ne Utah. Por me kete rast do desha te shpreh mendimet e mija personale rreth ketij forumi opinionesh qe fatmiresisht eshte mjaft sensibilizues.
Se pari; Duhet te pranojme se perfaqesite tona diplomatike ne bote e sidomos ne vendet perendimore, ku padyshim SHBA zen vend paresor, duhet jene mjaft te pergatitur duke percjellur mesazhe polike, historike, kulturore e sociale ne nivele sa me te larta dhe reale per Shqiperine dhe Shqiptaret. Per mendimin tim, kjo eshte detyre e Ministrise te Punene te Jashtme te Shqiperise dhe strukturave te tjera shteterore te shtetit Shqiptar. Kjo mendoj se duhet te filloje nga nje koordinim i zgjeruar i dikastereve sic jane ai i Akademise se shkencave, Ministrise se Arsimit e Kultures, Ekonomise-Financave, duke krijuar modele te gateshme me materjale te niveleve te larta propagande te studiuara dhe te miratuara nga grupe ekspertesh te fushave te ndryshme. Keto materjale duhet te perdoren si referenca ne cdo rast takimesh e prezantimesh ne forume nderkombetare.
Se dyti; Mendoj se nuk eshte e domosdoshme qe Ambasadori i vendit tone te jete nje njohes i persosur i gjuhes te vendit ku zhvillon kete veprimtari. Por eshte e domosdoshme qe ne strukturat e ambasadave te kete eksperte linguistik te gjuhes. Pra, struktura e perfaqesuesit kulturor ne ambasade duhet te mbuloje keto aktivite kulturore.
Se treti; Duhet te pranojme qe fatkeqesisht ne Shqiperi nuk kemi ende te krijuar nje tradite ose shkolle diplomatike, me struktura te percaktuara dhe te konsoliduara, pa idelogjizime, pa influenca partiake te udheheqesve politike qe vine ne pushtet.
Se treti; Duhet te pronojme se hapja e sotme e Shqiperise me boten, tranzicioni politik dhe ekonomik qe po perjetojme, zhvillimet politike ne Kosove e ne rajon, krijojne shume oshilacione dhe mungese stabiliteti edhe ne fushen e diplomacise. Pra nuk duhet te paragjykojme me preferenca partiake ose simpatira ose antipatira personale.
Se katerti; Ne presantimin e kombit ose te vetvehtes ne bote, duhet te cfaqemi me identit kulturore dhe historik origjinale, te kordinuara keto me standarte tashme te unifikuara, te percaktuara e te pranuara nga institucione nderkombetare . Bota nuk te vlereson dhe cfaq interes pa nje identitet, por njekohesisht pa nje alternim me keto standarte.
Se pesti; Mendoj se eshte me vlera te jashtezakonshme fakti qe shume shqiptare dhe sidomos brezi i ri, po shkollohen ne Universitete perendimore. Si rrjedhoje, po krijohet nje gjenerate me njerez te kulturuar, arsimuar dhe te formuar ne ambiente shoqerore me emancipim te larte. Por, une mendoj se nuk mjafton vetem kjo.
Konkluzion: Per ju shqiptare qe jetoni ne SHBA ose Europe:
Mos denigroni dhe hidhni poshte vlera te kombit qofte dhe ato perpjekje modeste te ndonje individi, perfshire ketu edhe ndonje ambasador te vendit tuaj. Mos kritikoni me mellefe dhe antipatira personale. Te perpiqemi te gjithe te percjellim mesazhe inkurajuese qe sjellin bashkim dhe unifikim te shqiptareve kudo ne bote dhe atyre qe jetojne ne Atdhe.
Sidomos per ju te rinjte, perfshire ketu dhe femijet e mije. Pas shkollimit, kthehuni ne Atdhe dhe jepni kontributin tuaj atje, punoni dhe merrni pjese aktive ne jeten politike, shoqerore dhe ekonomike. Ndryshoni mentalitetin tuaj dhe te ambientit shqiptar duke e pasuruar ate me vlerat e reja progresive te perfituara nga vendi qe jeni shkolluar. Dhe do te shikoni shume shpejt ndryshime positive jo vetem ne jeten tuaj private por edhe ne fusha te tjera duke pershire kety dhe ate te perfaqesimit diplomatik e kulturor te Shqiperise e Shqiptareve ne bote.
Ne duhet te mesojme edhe nga historia e kombeve e racave te tjera, perse jo, edhe nga Cifutet.
Luani
dinamo
10/01/2008 ne oren 18:30
59te nderuar shqiptare qe jemi ne amerike.Auroni beri dicka por ne duhet te bejme me shume,te behemi rreth Auronit dhe te sensibilizojme kete ngjarje kaq te trishtueshme qe na kushton jeten ne shqiptareve ketu ne amerike.Kuptoni se kush na drejton dhe duhet te na ndihmoje,kuptoni se cfar njerzish kemi ne krye.Historine nuk mund ta shkruaj Sala me disa njerez si ky ambasador,qe per te ka rendesi fakti qe te marre rrogen qe ka ,te shpetoje disa vjet femijet nga shqiperia.Ne te jemi krenar per shqiperine,per historine tone dhe ti tregojme botes se cfar populli i zoti dhe i mencur jemi.Se shqiperia nuk perfaqsohet me nje dalkauk si ky ambasador,prandaj te ngreme zerin qe ky te largohet sa me pare.Po peshku eshte qelbur nga koka.Qe kur eshte bere Luzim Basha ne krye te ketij dikasteri,apo zv ministria qe 23 vjec caktohet keshilltare ne ambasade vaj medet cgjen ne shqiperi.Ne cdo vend te botes ka nje veprimtari dhe nje eksperience diplomatike .Tek ne boll te ferkosh koqet e Sales dhe neser je diku ne ambasade.TURP TURP .Vaj medet ne shqiptaret qe kemi ambasade.
Asisti
10/01/2008 ne oren 19:28
60Skrimi te Ronit,po i shtoj disa fakte te tjera qe kjo eshte e verteta se cnodh ne diplomacine shqiptare.
Ne viziten e pare qe ben Sali Berisha ne Ankara me ftese te Presidentit turk Sulejman Demirel,sapo ben konferencen e pare ne aeroport thekson.”Ne kemi lidhje te forta me turqine se bijte dhe djemte tane kane drejtuar per vite shtetin turk.Nje nga keta eshte dhe Qemal Ataturku”Te nesermen ne gazeten Hurriyet me kryesorja ne turqi ne faqen e pare me germa te medha flet e bija e Qemalit.Babaji im asnjehere nuk ka thene qe jemi shqiptare por turq.”Kjo solli menjhere reagime te forta ne ate kohe
Kam pasur faktin per vite te jetoj ne Turqi,dhe padyshim per raste festash apo te ndryshme te ndryshme jemi lidhur me ambasaden tone.Nje dite shkoj ne ambasade ne Ankara per te marr nje vertetim qe jam shqiptar dhe ne hyrje te deres shikoj nje person ulur prane policit qe “ruante” amnbasaden,te veshur me nje xhakete dhe kollare dhe poshte me bizhama me vija.Mendova qe duhet te jetendonje lupes dhe po qendron atje.Mbasi fola me policin se perse kisha ardhur ai me drejtohet se vertetimin qe doni mund ta merrni nga ky person qe po pi cigare sepse eshte konsulli i ambasades..
Njehere tjeter ne nje bisede te zhvilluar me studente qe jetonin ne Ankara,ishte i ftuar atasheu ushtarak Hajro Lima.Ai ne kulete na mbante foton e Sali Berishes dhe nder te tjera mbasi foli e foli,e nxori nga kuleta kete fotografi dhe tha qe fal zoti qe eshte ky lider sepse ne do te shkojme perpara dhe me teknollogjine ushtarake qe kemi do tja kalojme Turqise dhe vendeve te Natos.
Caktohet ne Stamboll konsull, nip i Sali Berishes zoti Mal Berisha.Aktiviteti i tij diplomatik na paska qene zv.shef i shtepise se kultures ne Mamurras.
Caktohet shofer ambasadori nje shofer qe paska qene ne PD.Mbas nje jave qe kishte ardhur , shkon ne nje takim per letrat kredenciale ne ambasaden hungareze.Mbasi mbaron ambasadori i percjellur nga ambasadori hungarez dalin te dera,por cte shohin ne vend qe shoferi jone te hapi deren,ishte shtrire ne sediljen e prapme duke fjetur.Kulmi eshte se mbasi nje nga punonjesit hungarez i ben ze shoferit,ai i me paturpsine thote pse me ngritet nga gjumi.
Kemi ne krye te diplomacise nje djalosh qe nuk edime se cfar kariere diplomatike ka dhe equan veten minister.Me thoni a ka ne ndonje vend tjeter Minister me kaq eksperience si Lul Basha qe nga rruga Kalimash te vjen e te behet minister i jashtem.
Kjo eshte fatkeqesi qe ne vete shqiptaret e duam,votojme dhe brohorasim per nje Sali qe dhe sot e kesaj dite se kam marrur vesh se ku fillon fjalia dhe per cfar mbaron.
Cfar te ka mor Auron nje Sallabanda qe e kane caktuar ambasador.Ai zavalli tha ato qe i kane thene.Te rroje shqiperia me burravece
Krenare qe jemi shqipetare
10/01/2008 ne oren 21:00
61Intelektuale qe kur ikem nga Shqiperia(si shume shqipetare ne vitet ‘90) menduam se do te ktheheshim pas disa vitesh me ne fund per te jetuar ne vendin tone si njerez. Nuk ishte braktisje, por shprese per jete me te mire, per arsimim dhe siguri per femijet, dhe fatmiresisht i realizuam ne kete vendin e larget qe me pare ndoshta nuk mund ta lokalizonim as ne harte. Por shpresa per tu kthyer eshte si ajo “vija e famshme e horizontit”. Ndonje pyetje per arsyen??? NO (NEED FOR ANY) COMENT!!
Akili
11/01/2008 ne oren 1:03
62Nuk eshte faji i Sallabandes.
Me falni por per mendimin tim,zoti Sallabanda nuk tha gje tjetar se cfare shkruajne historianet,politikanet dhe gjithe propaganda Shqipetare.Ketu ambasadori i Skopjes dhe propaganda qe behet neper shkollat e Skopjes thone jemi krenar per Aleksandrin e Madh,dhe kryeqyteti i Skopjes eshte Selaniku.Do thoni juve kush i shtyn ata prapa skenes, dihet,dhe duan ta fusin dhe ne Nato.Kjo nuk eshte vetem pune emri por kufij prandaj dergojne dhe forca ne Irak.Po ti thone Sallabandes qe edhe Athina eshte Shqipetare pse mos ta thote ne ndonje forum amerikan,sikur eshte hera e pare,sikur nuk e di bota qe ghithe hapesira e Turqise perpare ishte Greke.Kur gjithe perendimi mbeshtet Turqine ne kurriz te Greqise,pse mos te thote Sallabanda qe Gjuha greke eshte Shqipetare e vjedhur nga Greket.Lexojme shpesh nga historiane tane disa shkrime neveritese,historikisht te paverteta,qe nxisin urrejtjen tamam si Maqedonsit, me vellezerit historik Greke,dhe ne vend qe te ndjehen krenar per preardhjen prej nje gjaku cfare nuk vjellin.Une mendoj qe ata bejne gabim te madh se historia per fat te mire apo te keq perseritet,dhe prape do ta paguajne femijte tane,sic po i paguajme tani per ata qe i vuri Turku te vrasin njeri tjetrin.Zoti Sallabanda dhe te tjere si ky,nuk po luajne nje rol pozitive per mardheniet midis fqinjeve sidomos me Greket qe per fat te mire po jetone atje rreth nje milion Shqipetare.Shikoni Maqedonine qe mbyll kufijte dhe diplomacia Shqipetare eshte zero.Zoti Auron per te cilin kam respekt te madh per kete shkrim,thote qe nuk do shkruante kete leter,ne qofte se nuk kishin nje mendim nje pjese e te rinjve me zotin Sallabanda.Kam mendimin me ate propaganda qe ben shtypi dhe politika shqipetare nuk do te dale gjakundi.
velis haxhajanis
11/01/2008 ne oren 1:44
63Me ne fund muarem vesh te verteten per kete shkrim. Zoti Harun apo Aron kishte shkuar kete dite me nje shokun e tij, Edi Rama per te pire ne Sauk. Pasi kishin rekellyer 3-4 Coca-cola kishin ardhur ne qejf dhe kishin filluar te grindeshin. Aroni ishte cuar ne kembe i nxehur, dhe kishte bertitur: Ta shikosh ti Edi Rama, po nuk te publikova ne internet, nudo , por jo ne France, por mes maleve me plehra te Tiranes. Dhe ashtu nxehur, kishte shkuar ne nje net kafe, dhe gabimisht kishte reklamuar ambasadorin shqiptar ne usa. Zoti Tare, ambasadoret kudo ne bote, jane perfaqsues politik te nje shteti dhe jo profesor gjuhe. Persa i perket turperimit, mos u merzit per ne shqiptaret qe jetojme ketu ne Usa. Ne nuk na merziti ambasadori i meparshem qe vodhi sa deshi. e jo nje tjeter qe nuk e flet mire anglishten. Zoteri, megjithate ti i ke hapur pune gjithe botes me kete shkrim qe edhe mund te zgjidh perfundimisht hallet e Shqiperise. Duke u nisur nga ky shkrim gjenial, gjithe shtetet e botes, do te heqin ambasadoret e tyre qe nuk dine gjuhen e vendit ku punojne. E shikon qe vure gjithe boten ne levizje. 4 ore drita i ke mire, c’te duhen me shume apo te shikosh malet me plehra ne mes te Tiranes. Sinqerisht do te falenderoja po te trajtoje vertet nje problem shqetsues per Shqiperine tone e per shqiptaret. por jo per keto gjera. Party is over honey. E zgjatem shume me nje gje qe nuk ja vlen. Megjithate falenderoj gazeten time te preferuar Shekulli qe na mundesoj ne kete debat.
Giovalin Duka
11/01/2008 ne oren 19:38
64Ka tre dite qe e lexoj dhe e rilexoj letrene e Auron Tares,
Ka tre dite qe e degjoj dhe e shoh vidion e ndarkuar ne Internet mbi presentimit te Ambassador sallabandes ne Utah; dhe s’me hiqet nga mendja ironia e “host/pritesit� dhe udheheqsit te aktivitetit. Kushdo e njeh kulturen e ketij vendi e kupton çdo te thote xhesti I tij kur paraqet z. Sander si “good Ambassador� . Nuk me hiqet nga mendja niveli gjuhesor dhe sjellja jo etike e vete Ambasadorit qe ne fillim te presentimit te tij. Jam shokuar dhe nuk e kam pritur qe ai te kishte kete nivel.
Une po komentoj me gjate nivelin gjuhesor, njohurite ne diplomaci dhe te drejte nderkomtare qe duket te kete Ambasadori ne vendit me te fuqishem dhe te rendsishem te botes.
Ç’ fare do te sugjeroja:
1-Vazhdimin e komenteve si nje presion per Institucionet shteterore shqiptare per te ndryshuar kryekeput menyren e emrimit te perfaqesuesve te Shqiperise. Sa per doreheqje te ketij ambasadori as nuk behet fjale. Prirjet e njohura karrieriste jane te mjaftueshme per te refuzuar çdo thirrje per doreheqje. Nuk eshte e rendesishme doreheqja e nje ambasadori sa ndryshimi i sistemit te perzgjedhjes dhe emrimeve.
2- Vende si Amerika ka nje zhvillim dhe jete aq intensive sa qe nje njeriu me inteligjence normale i duhen 4-5 vite te adaptohen per nje jetese normale si qytetar i ketij vendi. Ambasadori nuk eshte qenje mbi njerezore. Si qytetar dhe si qenie njerezore ai ka te nevoje per te njeten kohe adaptimi. Vetem mbas kesaj periudhe ai mund te marre persiper detyrat si perfaqesues i shtetit, ne se aaI i ka cilesite per postet perkatese. Kam 25 vjet qe mesoj dhe flas Anlisht; kam 6 vjet ketu ne Amerike qe jo vetem mesoj dhe flas Anglisht, por kam kontakte intestive me gjuhen, kulturen, dhe boten akademike. Por Anglishtja ime eshte larg anglishtes qe flasin psh. femijte mij. Atehere a mund ta perfaqesojne Shqiperine profesionist si une te ardhur direct nga Shqiperia dhe qe nuk kane marre asnje njohuri ne fushen e diplomacise dhe te maredhenieve nderkombtare? Pergjigjen jepeni vete
3. Ne keto kushte te vetmit qe mund ta perfaqesojne Shqiperine jane diplomatet e karieres qe tashme e kane kaluar kete prove dhe Shqiptare e diaspores qe i plotesojne kushtet dhe kane vulnetein ta bejne kete gje
4. Shqiperia ka nje rezerve te paimagjinueshme intelektualesh sa qe pushtetaret e sotem do te belbezonin si varfanjake po te perballeshim ne ta. Shqiperia mund te gjeje jo 100 njerez te ditur (siç shprehet me te drejte nje lexes) por edhe mijra. Ajo mund te prezantohet denjesisht ne se terhiqen dhe afrohen te rinje Shqiptare qe jane sot ne perendim apo edhe te lindur apo te natyralizuar ne vendet Anlisht folese dhe qe kane aresimin dhe kulturen e duhur per poste te tilla. Fatmiresiht ka me qindra te rinj Shqiptare qe jane shkolluar ne Amerike, Kanada, Europen Perendimore, Austarali dhe gjetke, me tituj dhe grada shkencore te fituara ne perendim qe mund ti sherbejne me devocion Shqiperise dhe te na bejne nder te gjitheve duke i ngritur prestigjin.
Kreshnik Arberi
11/01/2008 ne oren 22:02
65Shum po zgjatet.
Nuk ja vlen te shkruhat me gjate.u kuptue gjithshka.nje me shume e nje me pak te gjith hane njesoj.
A thue amabasodoret e shteteve te tjera e dine gjuhen e huaj Prefekt?????.As nga shqiptaret mos e kerkoni.Ju shikoni kush esht ne Mosk Ambasador.Burr shume i mire i nderuar i Kombit.Por ambasada ka shume punonjes e diplomat te tjere te kualifikuar.
Kur shkoj ne zyrat e ndryshem amerikane gjith dollapet jane me fjalor Anglisht e frazologjik
Kishim bere nje Shpallje anglisht rreth 1 faqe.dy fjale sikur nuk me qenronin,Mesasge e Sympathy.Ndalova nje Mr.qe kishte titullin Ph.D dhe e pyet.Ma fal nje minut.Edhe ai nuk ishte i sigurt ne gjithshka ishte shkruar dhe fill mesyni ne zyre.Hapi fjaloret e mdhenej me 2000-3000- faqe,e pa qe ishet veshtire dhe hyni ne kompjuterDuhet hiqet fjala Beloved tha e te vihet Dear sepse ke te besh me person qe jeton.Provoj disa fjal te tjera dhe tha Gjithshka Korekt,por rrjeshtat e Adrese veni te gjith vertikalisht.Shife pra nje amerikan nuk shet mend se di gjithshka.Ne va na kane dhene mesim Profesor qe nuk e dinin mire shqipen dhe jepnin rusisht qe nuk e dinin mire rusishten por Bullgarishten,me gjith ate mesuam mire.
Urime
New York 10 Janar 08
Julia
12/01/2008 ne oren 2:03
66Me falni, por ju nuk e dini mire Shqipen. Duhet te mesoni me mire gramatiken Shqiptare
peter
12/01/2008 ne oren 7:34
67sapo pash videon e ambasadorit perpara studenteve ne Utah….. gjithcka mund te jete,por diplomat jo……kam pare shpesh raste njerezish te thjeshte qe nuk e pranojne nje detyre sepse e ndiejne se nuk jane per ate pune…..nuk eshte turp por pjekuri…. jam shume curios te di cfare pershtypjesh le zoti ambasador ne bisedimet diplomatike diplomatike me homologet e tij………do what you do best zoti ambasador,po nuk eshte krejt faji yt,por i atyre te qe te kane emeruar aty,i atyre qe nuk kane tjeter perendi vec pareve dhe per pare e shesin edhe vendin e vet……………………………..
Anrea
12/01/2008 ne oren 10:20
68Hajde diskutime hajde!
Qahen e qurraviten “memedhetaret shqiptare”qe jetojne jashte shqiperise
per nivelin gjuhesor te ambasadorit,perdorin lloj lloj fyerjesh pa e njohur fare dhe duan ta digjojne historine e shqiperise tamam si ne kohen e enverit.Zoterin e zonja po te mos ishim si Borat prezanton vendin e vet e me keq ju dhe shkruesi nuk do te ishim larg vendit.Te gjithe e njohim realitetin dhe sduam ta pranojme,e kerkojme qe ambasadori yne te jete
“diplomat”e te beje politike ne nje universitet!?te amerikes…pra duhet te genjeje dhe te thote qe jemi qendra e botes dhe e qyteterimit..qe bile shqiptaret kane qene para majmunit,c”far ironije!E para duhet historianet ti japin pergjigje pyetjeve e pastaj ti themi botes kush kemi qene se c”jemi duket qarte si drita e diellit.
Ja kalofshi mire ne strehat tuaja larg shqiperise.
Gjithe te mirat
auron tare
12/01/2008 ne oren 22:59
69te dashur Miq
lexova disa komente te bera nga dikush i cili me sa duket ka frike te prezantohet me emrin e tij dhe perdor emra te paqena si velis. Nejse nuk po komentoj menyren jo qytetare te ketij personi. Megjithate me terhoqi komenti i fundit i cili pretendonte se artikullshkruesi kritikonte nga jashte shqiperise. per dijeni te zoterise une ndodhem ne tirane dhe mund te me kontaktoje kur te doje.
gjithsesi mendoj se menyra e analiimit te tij eshte i gabuar pasi ne duke e njohur relaitetin mendojme se nje ambasador i emeruar ne USA duhet te jete modeli i nje intelektuali dinjitoz me integritet dhe i mencur. Nuk deshiroj te perdor asnje epitet per ambasadorin tone pasi ai qe ka sy ne balle dhe pak njohuri mund te kuptoje vete nivelin e ambasadorit sallabanda nepermjet filmimit te ekspozuar tashme ne internet.
shikim te mbare i dashur Z Velis dhe Anrea. Shpreso te mos ju skuqet faqja nga ato qe do degjoni.
nga tirana
auron tare
auron tare
13/01/2008 ne oren 9:57
70Te dashur Miq
lexova disa komente te bera nga dikush i cili me sa duket ka frike te prezantohet me emrin e tij dhe perdor emra te paqena si velis. Nejse nuk po komentoj mbi menyren jo qytetare te te shprehurit te ketij personi. Megjithate me terhoqi komenti i fundit ne Blog nga Anrea i cili pretendonte se artikullshkruesi kritikonte nga jashte shqiperise, si dhe te gjithe ata qe jane jashte shqiperise. per dijeni te zoterise une ndodhem ne tirane dhe mund te me kontaktoje kur te doje, por do te thoja se nuk ka asnje rendesi vendi se ku ndodhesh per te te hidheruar fakte se personat qe perfaqesojne vendin tend jane te pa afte. Cfare rendesi ka se ku jotojne te gjithe ate qe jane shprehur ne kete bllog?
gjithsesi mendoj se menyra e analizimit te tij eshte e gabuar pasi une mendoj bazuar ne njohejn e realitetit, se nje ambasador i emeruar ne USA duhet te jete modeli i nje intelektuali dinjitoz me integritet dhe i mencur. Nuk deshiroj te perdor asnje epitet per ambasadorin tone pasi ai qe ka sy ne balle dhe pak njohuri mund te kuptoje vete nivelin e ambasadorit sallabanda nepermjet filmimit te ekspozuar tashme ne internet.
shikim te mbare i dashur Z Velis dhe Anrea. Shpreso te mos ju skuqet faqja nga ato qe do degjoni.
nga tirana
auron tare
tom
14/01/2008 ne oren 20:16
71Auron Tare ka te drejte per perfaqesimin e dobet te amabsadorit tone ne Uashington. Nuk ka rendesi nese je majtas apo djathtas jashte apo brenda Shqiperise. Kryediplomati yne ne Uashington ka nje pozite kyce sa mund te quhet kryeambasadori yne.
Natyrisht qe ai duhet te plotesoje dy kerkesa baze; te kete njohuri shume te mira te anglishtes se folur e te shkruar dhe te pergatitet me seriozitet kur ballafaqohet me publikun dhe vendimmarresit amerikane
Nese vendet e medha dhe te fuqishme imponohen me fuqine e tyre ekonomike/financiare ushtarake dhe politike dhe nuk kane shume nevoje per diplomate brilante vende te vogla e te varfera si vendi yne kane pikerisht nevoje per nje grup diplomatesh te klasit te larte
Problemi eshte se niveli i diplomateve tane refleton nivelin ne pergjithesi te shoqerise shqiptare dhe kryesisht mendesine politike shqiptare qe e sheh diplomacine kryeisht si vend per ndere dhe jo si instrument jetik te mbrojtjes dhe promovimit te interesave kombetare te Shqiperise
Era
14/01/2008 ne oren 21:32
72Sapo pashe videon e Ambasadorit shqiptar ne USA. Per shkak se komentet e bera ne lidhje me fjalimin e ambasadorit i kisha lexuar paraprakisht prisja dicka me te vertete skandaloze e joatdhetare, per te mos thene armiqesore. Nuk dua aspak te hyj ne komente per historine tone apo per faktet qe z.Ambasador zgjodhi te pershtatsme te sillte ne prezantimin e tij. Desha vetem te ve ne dukje se:
1. Ky nuk ishte simpozium shkencor per historine e Shqiperise. Pershtypja ime eshte se qellimi i fjalimit nuk ishte per te bere leksion te detajuar po vetem nje fjale te shkurter prezantuese 30 minuteshe drejtuar studenteve.
2. Ka shume gjasa qe asnjerit prej te pranishmeve(pervec shqipetareve) nuk i ka bere kaq pershtypje per keq fjalimi i ambasadorit. Ju siguroj se per ata qe kane qene te interesuar te dine me shume, fjalimi te pakten iu ka zgjuar kureshtje per te “google” ndonje reference , emer personi apo vendi te permendur nga Ambasadori.
3. Eshte e vertete qe mosnjohja perfekte e anglishtes e kufizon shume Ambasadorin ne ato cka ai do qe te thote. Per shkak te ketij kufizimi ai eshte i detyruar te perdore fjalor jo fort te pasur e te rrjedhshem. Per mua ky eshte dhe problemi me i madh qe ai ka gjate fjales. Megjithate, te huajt ndryshe nga ne e kane te vrare veshin me shqiptime te ndryshme te gjuhes se tyre dhe jane shume tolerante ne kete drejtim. Cdo student ne USA ndeshet perdite me profesore me kombesi te ndryshme qe e flasin anglishten ne nivele te ndryshme. Studentet e Utah ma merr mendja qe nuk bejne ndonje perjashtim.
4. Eshte e pamundur te mos vesh re entuziazmin dhe krenarine me te cilin ambasadori flet per vendin e tij, sic i referohet ai pambarim. E pare ne kete kendveshtrim une personalisht e kam shume te veshtire, qe ne rastin ne fjale, te shoh “turpin” e madh qe z. Ambasador i ben vendit tim.
boss londer
15/01/2008 ne oren 2:38
73ZOTI AURON TE PERSHENDES.KE BERE NJE ARTIKULL SHUME TE PERKRYER.UNE EDHE SE DI SEPSE NUK JETOJ NE USAPO NE ANGLI,POR MA MERR MENDJA TE JETE ASHTU 100% SEPSE VETE NGA FAKTI QE KUSSH ESHTE PRIME MINISTE ,(ZOTI BERISHA)PRA I BIE NJE FJALE POPULLORE,BEME BABA TE TE NGJAJE,DMTH QE QEVERIA JONE JO VETEM ATY PO EDHE NE VENDE TE TJERA KA DERGUAR SHUM PERSONA NE FLJALE TE PA AFTE EDHE TE PA ZHVILLUAR MIRE PER TE DALE NE ARENET NDERKOMTARE,PO QEVERIA I KA PERZGJEDHUR NE BAZE TE MIQESISE EDHE TE BIZNESEVE TE TYRE QE TI KENE TE SIGURTA NE DOREN ,[SH TE AMBASADORIT TONE NE USA, BYE ME RESPEKT BOSSI LONDER
auron
19/01/2008 ne oren 14:53
74Deklarate e Shoqatave Jo-Qeveritare lidhur me Lejen Mjedisore që lejon ngritjen e Impiantit të Prodhimit të Energjisë elektrike nëpërmjet Mullinjve të Erës në Zonën e Mbrojtur të Gadishullit të Karaburunit - Vlore
Shoqatat qeveritare firmëtare të kësaj deklarate njohin nevojën thelbësore për zhvillimin dhe zgjerimin e burimeve të energjisë se rinovueshme në Shqipëri si pjese e përpjekjeve të ndërmarra në shkalle botërore për parandalimin e ngrohjes globale dhe ndryshime klimatike.
Ne njohim faktin që energjia elektrike e prodhuar nga era është një energji e pastër dhe e rinovueshme që se bashku me forma të tjera të energjive të rinovueshme si ajo diellore, gjeotermale dhe biomasa kane nevoje për me tepër mbështetje nga organizmat shtetërore sidomos kur merren në konsiderate kostot mjedisore të prodhimit të energjisë nga karburantet fosile.
Duke pasur parasysh risinë e këtyre investimeve në territorin Shqiptar, ne shprehim shqetësimin për faktin që Shqipëria nuk ka asnjë strategji apo kuadër ligjor ku të përcaktohen qarte normat e ndërtimit te impianteve të prodhimit të energjisë nga era dhe ndikimeve të tyre potenciale në mjedis.
Në mënyrë të veçante, në jemi thellësisht të shqetësuar nga aprovimi së fundmi nga ana e Ministrisë se Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave i një leje mjedisore që lejon ndërtimin e një impianti për prodhimin e energjisë elektrike nga era në zonën e mbrojtur të Gadishullit të Karaburunit – Vlore, fakt se cilit i referohen komentet tona me poshtë:
Qeveria e Shqipërisë është angazhuar në Projektin për Administrimin e Integruar dhe të Pastrimit të Zonës Bregdetare për të siguruar një zhvillim optimal të Bregdetit Jugor duke njohur potencialin e tij të lartë për zhvillimin e turizmit. Ndër organizatat e tjera, Banka Botërore ka dhënë mbështetjen e saj për Qeverinë Shqiptare në funksion të kësaj përpjekje. Gadishulli i Karaburunit është pjese integrale e Zonës Bregdetare Jugore.
Shoqatat qeveritare firmëtare të kësaj deklarate mbështesin plotësisht ketë iniciative dhe shprehin vlerësimin e tyre për përpjekjen intelektuale falë se cilës u be e mundur përgatitja e këtij dokumenti.
Në jemi të mendimit që sfida me e madhe në realizimin e objektivave të përcaktuara në ketë dokument do të jete zbatimi i tij konsekuent në praktikat vendim marrëse të shtetit Shqiptar si dhe pranimi i sinqerte nga ana e shoqërisë Shqiptare në tërësi, të vlerave mbi të cilat ky dokument është ndërtuar.
Si rrjedhim, ne jemi thellësisht të shqetësuar nga fakti që Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, e cila është dhe do të jete një lojtar kyç në zbatimin e Plani të Zhvillimit të Bregdetit Jugor, ka sfiduar që tani idetë, standardet dhe rekomandimet e Projektit për Administrimin e Integruar dhe të Pastrimit të Zonës Bregdetare duke lejuar ndërtimin e një impianti për prodhimin e energjisë elektrike nga era në zonën e mbrojtur të Gadishullit të Karaburunit – Vlore (shiko hartën bashkëngjitur).
Duke lejuar ndërtimin e këtij objekti në ketë zone, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave ka shkelur haptazi pa dhënë asnjë shpjegim detyrimet që Qeveria Shqiptare ka kundrejt qytetareve të saj dhe Institucioneve Ndërkombëtare për mbrojtjen e kësaj zone të njohur botërisht për larmishmërinë biologjike dhe peizazhet e virgjëra e mbresëlënëse.
Për me tepër, në jemi të mendimit që procedura e ndjekur nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave për lëshimin e kësaj leje ka qene e gabuar duke shkelur Ligjet Shqiptare në fuqi si dhe nuk ka marre në konsiderate informacione të qenësishëm dhe publikisht të disponueshëm lidhur me vlerat dhe statusin e zonës ku është dhënë kjo leje.
Procesi i licencimit nuk ka qene transparent dhe ka shkelur Ligjin Nr. 8990, date 23.01.2003 “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis� dhe Direktivën e Komunitetit Evropian 85/337/EEC duke mos përfshirë në procesin e vlerësimit konsultimet me publikun si një element thelbësor të çdo vlerësimi ndikimi në mjedis.
Gadishulli i Karaburunit gëzon për momentin statusin e Rezervës Natyrore e Menaxhuar (Kategoria IV sipas IUCN) ndërkohë kur është i propozuar të shpallet Park Kombëtar nga një sere dokumentesh strategjike dhe zyrtare të Qeverise se Shqipërisë si Projekti GEF MedWetCoast 2006, BIO SAP (Plani Strategjik i Veprimit për Biodiversitetin Detar dhe Bregdetar) 2002, Strategjia Kombëtare për Mbrojtjen e Biodiversitetit dhe Plani i Veprimit 1999, Plani i Administrimit të Zonës Bregdetare UNEP/MAP-CAMP, 1996 dhe Aktiviteti 7.2.4 “Zonat Veçanërisht të Mbrojtura� (SPA/RAC, UNEP/MAP, 1996).
On behalf of:
Birdwatch Albania
Earthwatch Albania
Mountaineering Federation of Albania
Copy sent to:
Ministry of Environment – Albania
Ministry of public works, Transport and Telecommunications
World Bank – Albania
European Union
UNDP - Albania
GEF Regional Office Bratislava
UNEP Regional Office
IUCN Regional Office for Europe
EUROPARK Federation
Protected areas and conservation hotspots in Albania
auron
19/01/2008 ne oren 14:55
75Te dashur Miq
do te doja mendimin Tuaj mbi kerkesen qe nje grupim shoqatash mjedisore i kane drejtuar disa prej organizmave nderkombetare mbi problemin e Wind farm qe qeveria ka nderment te ndertoje ne zonen e mbrojtur te Karaburunit dhe lugines se Orikumit
pershendetje
auroni
Zhaku
19/01/2008 ne oren 23:24
76Nuk dua të polemizoj mbi artikullin e Auron Tares apo vetë autorin (pasi nuk e njoh dhe veç ndonjë fjale nuk di gjë tjetër) por desha të ndalem tek disa aspekte të kritikës ndaj prezantimit të Ambasadorit tonë në SHBA, Zotit Sallabanda.
Së pari, u tha se ai ka bërë një “gafë të madhe” duke deklaruar se në Maqedoni ka 1 milion shqiptarë. Personalisht nuk më duket gafë apo një panjohuri e Zotit Sallabanda por një lapsus i shkaktuar nga sforcimi për të gjetur fjalet e duhura gjatë prezantimit.
Së dyti, u përmend se Ferid Murad nuk qenka shpikësi i Viagrës. Por ja që ai është zbuluesi i bazës së Viagrës : http://www.todayinsci.com/9/9_14.htm . Dhe Zoti Sallabanda e përmend këtë anektodë si të përcjellë nga goja e Zotit Murad me të cilin edhe ka patur takime.
Së treti, shqiponja, të cilën e përmend si një simbol të përbashkët të SHBA dhe të Shqipërisë, është një shpend krenar, përfaqësues i lirisë dhe i demokracisë. Pra me këtë përafrim, Zoti Sallabanda duket se përpiqet të përafrojë dhe aspiratat e të dy popujve. Më tej, duke folur për dy krerët e shqipes shqiptare, Zoti Sallabanda kërkon të simbolizojë unitetin e Shqipërisë. Pra Shqipëria, edhe pse e ndarë në dy dialekte e dy mentalitete, përsëri mbetet e bashkuar. Pra kjo nuk duhet parë si një gabim por si një pëafrim simbolik i shqipes dykrenore me Shqipërinë dykrenore.
Së fundmi, personalisht e njoh Zotin Sallabanda dhe gjithmonë kam patur një opinion të ftohtë ndaj tij. Është njeri i karrierës dhe tepër ambicioz. Është mjek i mirë por nuk mund të them më shumë. Si diplomat, nuk ka kurrfarë eksperience dhe emërimi i tij në SHBA si Ambasador i popullit shqiptar për mua ishte një gabim i MPJ. Mendoj gjithashtu, se së paku ambasadori shqiptar në SHBA duhet të flasë rrjedhshëm anglishten (apo amerikanishten si e tha dikush këtu).
Shkurt, kritikat është mirë të bëhen, por gjithmonë duhet të egzistojë shpirti fisnik në to. Me keqardhje e them se në kritikën e Zotit Auron Tare, një shpirt i tillë duket inegzistent.
Anrea
21/01/2008 ne oren 4:56
77Auron
Po te shkruaj qe ne fillim se eshte pergjigja e fundit qe po te jap sepse nuk ja vlen te merrem me me kete problem. Sa per dijeni po te
citoj se te njohesh Sallabanden eshte kenaqesi packa se ti nuk e duroke dot.Studentje qe prezantohet me emrin Era ta ben shume te qarte qe cka thua ti eshte me teper show jot personale sesa kulmi i pazotesise se ambasadorit.Dhe sa per faqen qe skuqet te jesh i bindur se sa here shoh lajmet e tv shqiptare ne kompjuter uroj mos te jem me “te huaj”se nuk di c”tju perkthej e c’tu them per bemat tona packa se duhet perdorur ajo diplomacia qe sugjeron ti e jo e verteta qe me ben me termend te skuqem nga turpi.
drita
22/01/2008 ne oren 0:34
78E pashe videon dhe te them te drejten nuk mund ta ndiqja deri ne fund. Per mua katastrofike ishte deklarata e zotit ambasador mbi perberjen fetare ne Shqiperi ku sipas tij ka muslimane te sektit suni dhe shia, thua se fliste per Afganistanin. Ne shqiptaret jemi muslimane se ashtu ka mbetur, le te themi. Megjithse thuhet se 70% jane muslimane as 10% nuk ja kane idene sec eshte islamizmi, e jo te dine cfare jane shia e sunit .Neqofte se behet nje studim nga ana e sociologeve me anen e ndonje pyetesori jam e sigurt qe do te kuptuhet qe muslimanizmi i shqiptareve eshte nje lloj “fllucke sapuni”. N e aspektin e fese zoteria ne fjale mund te kishte sqaruar per faktin qe besimi krishter ka renje mijra vjecare ne shqiperi dhe besimi fetar musliman eshte huazuar vetem prej disa shekujsh. Deklarata te tilla te pakujdesshme i krijojne botes idene se ne Shqiperi islamizmi eshte ulur kembekryq. E verteta eshte qe menyra e jetese ne Shqiperi nuk ka asgje te perbashket me islamizmin . Pak kohe me pare kam lexuar artikullin e nje gazetareje te huaj qe kishte viziruar Shqiperine me idene se po vizitonte nje vend islamik. Ajo shprehet pak a shume keshtu ‘… jam shokuar nga shume kontraste qe kam pare ne Shqiperi nje prej te cilave ishte fakti qe Shqiptaret e konsiderijne vendin e tyre islamik por ajo qe pashe une ishin vetem xhami te heshtura dhe gra me minifunde qe eshte e kundetrta e kultures islamike.
auron
23/01/2008 ne oren 11:12
79Anrea
Faleminderit per pergjigjien Tuaj. Me vjen keq qe ju mendoni se letra ime drejtuar Ambasadorit Sallabanda eshte nje show personal nga ana ime. Une nuk kam asnje njohje personale me Z. Sallabanda dhe me vjen keq qe ju mendoni se une nuk e durokam dot Z. Sallabanda. Perse valle une duhet te kem kete problem per nje njeri qe nuk e kam takuar kurre ne jeten time?
Nuk e kontestoj fakti se per Ju eshte kenaqesi te rrini me Qytetarin Sallabanda. Eshte nje konstatim personal dhe nuk e ve ne dyshim pasi qytetari Sallabanda mund te kete shume cilesi pozitive dhe intelektuale.
Une i kam derguar nje leter te hapur ne shtyp Ambasadorit Sallabanda i cili eshte dicka tjeter nga Qytetari Sallabanda.
Ambasadori Sallabanda i cili perfaqeson vendin tone te perbashket nuk eshte ne lartesine e postit qe mban bazuar ne provat filmike qe tashme kushdo mund ti shikoje dhe ti gjykoje pa u ndikuar nga askush. Fakti qe ka edhe nje reagim nga Ministria e jashteme per kete gje tregon se egziston nje problem real.
Reagimi i madh i nje sere njerzish te cilet kane pasur mundesine per ta pare kete prezantim ne linkun e postuar ne website tregon se ajo qe une kam ngritur ne kete debat eshte mbeshtetur nga shumica e shqiptareve te cilet mendojne se prezantimi i Shqiperise ne kete auditor universitar eshte jashte profesionalizmit qe duhet te kete nje ambasador.
Kjo eshte e gjitha dhe une absolutisht nuk kam pasur qellim te denigroj, fyej apo sulmoj dike. Ne se e lexoni letren time te hapur do ta shikoni se une nuk kam perdorur aspak nje ton apo fjale fyese.
Une nuk shkruajta aspak pershembull mbi nje interviste te dhene nga Ambasadori Sallabanda ne The Washigton Diplomatic ku thoshte se ai ka qene nje person i persekutuar ne kohen e regjimit komunist dhe eshte derguar ne Kukes si mjek.
Kushdo qe e njeh ate periudhe e di mjaft mire se te te jepej e drejta e studimit ne mjeksi nuk mund te ishe i persekutuar nga regjimi. Po keshtu sherbimi ne Kukes ishte dicka mjaft normale pasi ju e dini se nje pjese e mire e te rinjve dhe te rejave nga Tirana dergohej ne fshatra me te thella por askush nuk ka pretenduar te jete i persekutuar nga kjo gje.
Prandaj te besh rolin e viktimes qe te ndjellesh simpati ne qarqe dimplomatike besoj se nuk eshte e ndershme. Ky eshte mendimi im bazur ne intervisten e Ambasadorit ne gazeten e cituar me siper.
pershendetje
auron tare
auron
23/01/2008 ne oren 11:19
80E dashur Era
Ambasadori i Republikes se Shqiperise ne Washington Shkelqesia e Tij Z. Sallabanda i shpreh auditorit amerikan se “Shqiperia ka kufinjt shteteror me Greqine, Serbine dhe Malin e Zi” duke haruar Kosoven pikerisht ne momentin qe i gjithe opinioni boteror po shprehet per pavaresine e Kosoves. te vetmit qe po luftojne per te mos pranuar pavaresine jane Rusia dhe Serbia.
Ambasadori yne “haron” qe Shqiperia ka kufinjte me Kosoven. Nuk mund te them se kemi nje “komplot” te Ambasadorit tone mbi kete ceshtje, por ajo qe une ngre eshte se nje profesionist nuk mund te beje gafa te tilla mu ne qender te diplomacise boterore.
Eshte njesoj si mjeku Sallabanda te harroje gersheret ne barkun e pacientit qe operon. A eshte nje mjek profesionist ai qe ben dicka te tille?
me respekt
auron tare
Era
25/01/2008 ne oren 1:43
81I dashur Auron,
Une personalisht nuk jam e denje per vete, per te thene ne se eshte i zoti apo jo Ambasadori per postin qe ka, sepse nuk kam patur rastin te ndeshem me te. Nga ana tjeter, jam shume e bindur qe ju vete si dhe shumica e patrioteve te tjere qe i jane drejtuar ketij forumi jeni sinqerisht te shqetesuar nga video-ja dhe nuk mendoj apak se po e beni per show.
Mendimi im eshte se ne shqiptaret jemi shume kritikues me vetveten dhe me njeri tjetrin nuk bejme as leshimin me te vogel (kjo ne fakt ishte dhe arsyeja qe me beri t’i pergjigjesha artikullit tuaj). Cdo gje e marrim shume seriozisht dhe personalisht. Nje fjale e nje Ambasadori para nje grupi studentesh qe nuk eshte mbajtur sic duam ne, na ka bere me “turp”, “nuk i dalim dot botes perpara”, na ka “skandalizuar”, na ka “skuqur e nxire faqen”, na ka nxjerre ne pah te gjithe historine tone “fatkeqe”. Per ca arsye te cuditshme, secili nga ne mban barren e gjithe budallalleqeve te jo vetem te politikaneve po dhe te gjithe bashkatdhetareve tane anekend botes. Keshtu jemi renduar, kemi ulur koken dhe konfidencen tone duke menduar se te huajt (ashtu si ne) vetem te keqijat na vene re.
Ne nje pike tjeter, nuk jam e sigurte se si t’ju pergjigjem ne lidhje me mospermendjen e kufirit me Kosoven nga Ambasadori. Ndoshta harroi, sic thoni ju per shkak te pakujdesise ndaj Kosoves, ndoshta harroi nga shpejtesia, ndoshta e beri qellimisht per te mos theksuar ndarjen e kombit tone me kufij, ndoshta ne menyre diplomatike po linte jashte nje ceshte te nxehte te Ballkanit per respekt te universitetit mikprites qe i dha podiumin e fjales. Ne nuk e dime arsyen prandaj dhe nuk spekullojme dot.
Pavaresisht nga kjo, nuk besoj se do kishte ndryshuar gje ne gjendjen e Kosoves sikur Ambasadori ta kishte permendur ate. Diplomacine nuk e bejne studentet qe kane ardhur per te degjuar e per te kaluar nje mbremje per qejf, po kokat e shteteve. Keshtu qe mbase eshte me mire qe ceshtje te caktuara te trajtohen atje ku e kane vendin ne menyre qe te mos humbasin as rendesine as respektin qe u takon.
Shpresoj mos ta kem tepruar me kete mesazh.
Me respekt,
Era
kaposhi
25/01/2008 ne oren 5:58
82Nuk dua ti pergjigjem auronit sepse ai pa tjeter duhet te kete lidhje me ish komunistat dhe si i tille. . …por po citoj kete thenje …
“If the Romans had been obliged to learn Latin, they would never have found time to conquer the world.”
Heinrich Heine
Nje argument tjeter eshte shembulli i disa kryetareve te partive politike ne Canada te cilet kane ferngjshten gjuhe te nenes dhe anglishten gjuhe te dyte.Edhe kure kane qene kryeministra anglishtja e tyre ka qene dhe eshte shume here me keqe se e ambasadorit tone te nderuar.Keshtu ti sh. auron do te sygjeronim te kerkosh ne internet disa video te ketyre frako foles liderve dhe pastaj mundohu te japesh perseri mendime…po presim..
farka
26/01/2008 ne oren 1:43
83une qe po shkruaj jam nje punonjese e ambasades se shqiperise ne washington..une jam qytetare amerikane dhe nuk dua tia di per rrogen e dua te them te verteten…ato qe ju te gjithe keni pare jane nje e njemijta e gafave qe Sallabanda ben cdo dite..ne shume takime diplomatet e tjere te ambasades nuk shkojne me te pasi u vjen turp per menyren se si flet e mbi te gjitha per mendimet qe ai shpreh..
por tashme FAJI NUK ESHTE I SALLABANDES POR I ATYRE QE E MBAJNE…kurse TURPI ESHTE I SHQIPERISE DHE SHQIPTAREVE
bearati56
26/01/2008 ne oren 4:14
84ce lodhni veten o njerez
kulici
29/01/2008 ne oren 2:00
85Mire jeni shprehur thuaje se te gjithe,pore me bene pershtypje dicka,mos valle ky eshte Ambasadori i pare Shqipetare ne Amerike, cfare bene ndonje gje te bukur ata te zgjuarit e krahut te juaj Sh.Tare,dhe ti Farka spihuni i Ambasades Shqiptare ne Amerike,Po ky ne Gjermani si nuk u ndryshua fare mendoni se eshte me i zgjuar.Persa i perket asaje qe nuk ka permendur kufi me Kosoven,Shqiptaret kane derdhur gjak,per ta prishur Gardhin te cilin e pati ngritur udheheqsi i juaj i dashur Enver,une si Tropojane nuk njohe kufi me vellezrit Kosovare qyshe ne 90,dhe e quaje si gafe nga ana e juaj qe doni te beni kufi me Shqipetaret,mos harroni se eshte derdhe shume gjak dhe kane himbur jeten shume bije dhe bija, vetem e vetem qe te mose nihen kufi mes vellezerve.
Korcare
29/01/2008 ne oren 22:52
86Era,
Ketu po behet bisedim intelektualesh dhe me duket se ti nuk qenke e atij niveli.
auron tare
01/02/2008 ne oren 0:45
87Raporti kritik i UNESCO-s
Luan Sejdini
31-01-2008
E-mail Print PDF
Komentet Komenti juaj + -
Koke gruaje e kthyer ne Butrint pas grabitjeve ne vitet ‘91-’97
Raporti i ndërkombëtarëve për Butrintin 2007, ka 9 muaj që fle në sirtar. E vlerëson “alarmante” gjendjen në kufijtë e Parkut Kombëtar të Butrintit
Sarandë - Vlerësimin e situatës aktuale si dhe rekomandimet e dhëna nga specialitët ndërkombëtarë të UNESKO-s janë përmbledhur në Raportin e vitit 2007 i cili për çudi nuk është bërë publik nga asnjë prej institucioneve që e kanë në dorë dhe sidomos nga Parku Kombëtar i Butrintit, trashëgimi botërore.
E vërteta është se ky raport i misionit të UNESCO-ICOMOS-ICCROM-it i përgatitur nga Anastasia Tzigounaki (UNESCO/ËHC/EUR) Giora Solar (ICOMOS) dhe Gamini Wijesuriya (ICCROM), ka frymë kritike dhe askush nga Parku nuk dëshiron të flasë për këtë gjë. Përmbledhtas mund të nënvizohen paragrafë që përfshijnë ditët 17-22 prill 2007, kohë e qëndrimit të grupit të ekspertëve të UNESKO-s në Butrint, periudhë që analizon kryerjen e detyrave të lëna gjatë inspektimit në 2005, kur edhe janë ndërruar menaxherët e Parkut. Ja çfarë thotë raporti:
Në hyrje të Parkut sipas projektit të punuar nga vetë Parku, miratuar në Këshillin Shkencor dhe bordin e Butrintit që kryesohet nga Ministri, ishte parashikuar të ndërtohej një kompleks ndërtimesh si parkingu i autobuzave, zyra e informacionit, biletaria. Veç muritrrethues të përfunduar në 2005 dhe një kioske për shitjen e biletave, asnjë element i parashikuar në projekt nuk është realizuar. Gjatë kësaj periudhe është shtruar një sipërfaqe me gurë dhe mendohet që të ndërtohen, nuk dihet se kur, disa banjo në hyrje të mjedisit arkeologjik. Pra, projekti mbetet i parealizuar.”
Më tej raporti thekson:
“Në 2005 Parku ka pasur një ekip prej 7 vetësh të trajnuar nga specialistë ndërkombëtarë dhe të financuar prej grandit të Bankës Botërore, ndërsa sot (2007) ata janë vetëm 4 persona. Në këtë strukturë shikohet një motivim i dobët i këtyre punonjësve, pasi Ministria ka shkurtuar fondin financiar të parashikuar për pagat e këtij personeli.” Rojet e Parkut, sipas raportit, edhe pse të mbetur 4 vetë nuk kishin të qarta detyrat e tyre dhe nuk dinin pse ishin aty. Ata nuk e kuptonin rolin e udhërrëfyesve si dhe përgjegjësitë që duhet të kishin për misionin. Ata lëvizin në Park në mënyrë kaotike e pa detyra konkrete. Në raport UNESC rekomandon që detyrat e kujdestarëve të ruajtjes duhet të jenë të përcaktuara qartë sipas specialiteteve dhe profileve që mbulojnë, duhet që vazhdimisht të raportojnë për detyrën si dhe të bëjnë një pasqyrim të qartë të gjendjes së inventarit arkeologjik e mjedisor të Parkut.
Në 2005 raporti vlerësonte pozitivisht marrëdhëniet institucionale të vendosura mes autoriteteve të Parkut dhe njësive vendore të menaxhimit, të pushtetit lokal. “Megjithëse agresiviteti i ndërtimeve pa leje nga Ksamili drejt Parkut janë në shtim të vazhdueshëm”, theksohet në raport, “nuk ka asnjë ndërtim të këtij lloji në territorin e Parkut. Në atë kohë dhe më vonë qeveria qendrore dhe autoritetet e Parkut kanë dhënë garanci se 50 m jashtë vijës ku kalon kufiri administrativ do të ruhen të paprekura këta kufij. Në 2007 po ky grup shkruan se nuk ka një masterplan për zhvillimet urbanistike në fshatin Ksamil dhe ndërtimet vazhdojnë të ngrihen agresivë e në mënyrë kaotike drejt kufijve të përcaktuar të Parkut Arkeologjik, dhe kanë një impakt vizual që dëmtojnë imazhin në territorin e Parkut. “Për momentin nuk ka asnjë lloj ndalimi, frenimi në distancën e ndërtimit drejt kufijve dhe Brenda Parkut. Nuk ka asnjë kufizim për konstruksionet, lartësitë, pamjen, kopozimin vëllimor etj..” Misioni shprehet se situata është alarmante në kufijtë e përcaktuar me vendim të qeverisë dhe se është çështje urgjente ndërhyrja e autoriteteve të Parkut pranë Agjencive të Zhvillimit me llogjikën e ndalimit të impaktit negativ që sjellin këto ndërtime në këtë trashëgimi botërore.
Ndërsa duke parë mangësitë e vërejtura në marrëdhënie me ekspeditat e kryesuara nga të huajt, raporti rekomandon që cilado ekspeditë mikse që planifikon të punojë në qendrën arkeologjike, duhet të zbatojë me përpikmëri legjislacionin shqiptar dhe rregulloren e Parkut për të pasur në qendër të vemendjes strategjinë afatgjatë të gërmimit.
“Megjithëse kanë ekzistuar programe për zbutjen ose reduktimin e rritjes së nivelit të ujërave nëntokësore, sot këto marrëdhënie të mira të vendosura me Universitetin e Venecias dhe specialistët gjeologë pothujse janë ndërprerë, duke ndërperë edhe programet e zgjidhjes së këtij problemi natyror në Butrint.”
Akoma është e paplotësuar kërkesa e UNESCO-s për plotësimin e një harte të saktë me gërmimet arkeologjike të deritashme, si dhe për planifikimin e ecurisë së gërmimeve në vitet që do të vijnë. Qysh nga 2005 nuk është mbaruar përgjithësuesi mbi identifikimin egjetjeve arkelogjike dhe zonifikimi i rajonit si trashëgimi botërore, ku duhet të kishte mbaruar materiali studimor për të fituar statusin e përcaktuar si zonë e “Peizazhit kulturor” që do të thotë një nivel më i lartë në klasifikimin e trashëgimisë. Dhe më keq, raporti konstaton se Plan Manaxhimi i viteve 2005-2007 nuk është përfunduar dhe procesi i përgatitjes nuk kandjekurasnjë metodologji të pranurdhe nuk pati asnjëherë përfshirje të mendimit të grupeve të interesit dhe komunitetit në të .
I papritur është konstatimi në raport se në zonën e mbrojtur të Parkut nga institucionet qeveritare janë planifikuar ndërtimi i tre fshatrave turistikë . Kjo – thekson raporti – është një shënjë e qartë e papërgjegjshmërisë së autoriteteve dhe që do të ketë pasoja të pariparueshme për atë çka po ndodh Brenda Qendrës Arkeologjike.
Në fund ,edhe pse nuk kanë rëndësi emrat e atyre që nuk e bënë publik raportin , duket qartë qëllimi – Një raport kritik do të ” nxinte ” “arritjet ” e një manaxhimi me korrespondencëtë njeriut të Partisë në Parkun Kombëtar të Butrintit , ndaj edhe u censurua. Sa për UNESKON , kush e pyet atë , Partisë imjaftonmilitantizmi.
auron tare
01/02/2008 ne oren 0:45
88http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=15365
nnnnnn
01/02/2008 ne oren 7:12
89nderroni muhabet o njerez..a ska ndonje gje me interesante per te thene,t e gjitha i thate
sandri
01/02/2008 ne oren 7:13
90ndroni muhabet o njerez a nuk u lodhet ne nje vrime?
astek
01/02/2008 ne oren 7:14
91po me zgjedhjet ne usa si po anojne shqiptaret atje ,per ke do votojne??
suela
02/02/2008 ne oren 4:01
92N.q.s nje amerikan do ta fliste gjuhen shqipe si flet ambasadory yne anglishten do ti dukej se kishte kapur qiellin me dore.Jetoj ne kete vend per me se 9vjet dhe punoj per nje shkencetar ushqimi dhe nuk njoh dike atje qe te kete njohuri te ndonje gjuhe te huaj.Te mos harrojme qe shqiptaret ne pergjithesi njohin te pakten nje gjuhe te huaj .Amerikanet ndihen praud kur thone “Gracias” sepse u duket sikur flasin gjuhe te huaj.Nuk mendoj se te ftuarit ne ate salle e kane marre per keq,sepse kjo eshte ajo qe une adhuroj tek keta njerez.Amerikanet te japin kurajo, te kuptojne situaten ku ndodhesh dhe nuk e vrasin mendjen ashtu sic e vrasim ne shqiptaret.
asti
05/02/2008 ne oren 18:05
93po moj Suela por problemi nuk eshte gjuha e atij zoterise,por ato cka ai thote.
ai deklaron teza shume te renda ne dem te imazhit shqiptar dhe teza qe propogandohen sot se shumti nga propaganda proserbe e antishqiptare,si konflikti ne Balakan qe paraqitet si konflikt fetar mes (turqeve)muslimaneve dhe te (sllaveve)te krishtereve.Zotria e tij thote se ky konflikt ka nisur me pushtimin Turk,(duhej te thoshte te pakten Otoman),dhe vazhdon deri me sot.Kjo nuk eshte asgje vecse teza serbe se ne ballkan por krijohen ,shtete islamike e serbet na qenkan ata qe ne ballkan mbrojne vlerat e qyteterimit perendimor e kristian.
Keto te pohuara nga goja e perfaqesuesit me te larte te shtetit shqipetar ne vendin me te rendesishem te botes eshte nje fallsifikim i historise dhe nje thike pas shpine ndaj ceshtjes se Kosoves dhe asaj kombetare.
Ndaj e dashur Suela mund te lexosh me shume histori para se te nxitosh te mbulosh diellin me shoshe
Anrea
06/02/2008 ne oren 5:47
94Hi Auron!
Lexova pergjigjen tende dhe nuk u cudita…ja po te them une se Sallabanda ka qene ne Kukes dhe fill pas furtunes se fest 11 ku u derguan per ti” sherbyer atdheut “me dhjetra njeres per shijet e tyre liberale. E benin rrugen bashke me Francek Radin Aleksander lalon etj” rebele”e natyrisht ai studioi per mjekesi por biografine nuk e kishte aq te paster si ca e ca!!!!! E duke njohur mjerimin Migjenian ai te cilin ti e quan skandal e ka te veshtire te genjeje kaq hapur.Ndersa si Shqiptar them me bindje se ne e kemi kufirin me Serbine Auron dhe jo me Kosoven. Prandaj disa here flet goja para mendjes Auron.Sa per dijeni une skam asgje me ty sepse nuk te njoh pervec nje shkrimi qe lexova tek Tema por e perseris pa te njohur nuk te gjykoj por te gjykoj per menyren si i hedh benzine flakes e ekzalton njerezit kot.
Kur ne pushtet te vije kolegu yt uroj te te dergoje ty ne Amerike si Ambasador qe te kuptosh sa na e varin amerikanet dhe bota ne pergjithesi ne Shqiptareve.
Shendet Auron
Adrian Kelmendi
06/02/2008 ne oren 23:04
95Kur e pashe videon per here te pare jam kenaqur se qeshuri.
Kjo video eshte ne te njejtin nivel me filmin e te famshmit Borat Sagdiyev nga Kazakistani.
Ky ambasadori Sallabanda eshte aq koketrashe dhe aq qesharak sa qe e ben Boratin te duket njeri krejtesisht normal!
Ata qe nuk dijne anglisht vetem le ta paramendojne dikend qe ne tre fjale anglisht i fut dy shqip :-).
Me forta ishte kur nr vend te Dictatorship thote Diktature ndersa fjalen Democracy e shqipton ne variantin shqip me ‘C’ ne vend se me ‘S’ sikur qe duhet ne anglisht.
Pastaj kur filloi ta kritikonte Enverin …..
Amerikanet do te mendojne tani se te gjithe anti-Enveristet jane te trashe si Sallabanda.
Ky ne realitet i bente nder Enverit!
Kur flet per fete e Shqiperise, Sallabanda thote : Shqiptaret jane sunite, shiite,te krishtere dhe ortodokse !Prej kesaj del se te krishteret qenkan nje fe e vecante ndersa ortodokset nuk jane te krishtere! Sigurisht qe me ‘te krishtere’ i ka menduar katoliket.
Cfare di Sallabanda nese nuk e di se si quhen fete e shqiptareve ?
Sallabanda jo vetem qe nuk di te flase anglisht por edhe logjika e tij,tezat e parashtruara, mosdija e sakte e numrit te shqiptareve ne Ballkan,mosdija e historise shqiptare,mosdija e pergjithshme, paraqitja jo dinjitoze si dhe naiviteti total tregojne se ky njeri eshte shume larg prej te qenit i denje per te perfaqesuar Mamurrasin ne Kuvendin Popullor te Shqiperise se lere me Shqiperine ne SHBA !
Era
07/02/2008 ne oren 18:50
96Me sa c’duket eshte pozicioni qe Korcarja i ka dhene vetes si police e ruajtjes se kufijve intelektual te blogut dhe jo miresjellja e pamjaftueshme qe e shtyn t’i tregoje nje personi tjeter, te cilin nuk e ka takuar kurre, se nuk i permbahet parametrave te nivelit intelektual te bisedes. Te njejten gje do te thoja dhe per Astin kur i jep te drejten vetes te supozoje se Suela nuk ka lexuar mjaftueshem historine.
Qe ta leme sarkazmen menjane–Gjithe ky mllef i hidhur vetem sepse dikush tjeter paraqiti argumentat e tij, dhe pa me te voglin ofendim per askend, dha nje mendim tjeter nga ai i grupit. Me cudit gjithmone arrogance e njerezve, por sidomos zgjedhja qe kane bere per te harxhuar energjite me negativitet deri te pika ku humbasin perspektiven e gjerave. Nje prezantim mes studenteve ne Utah, eshte transformuar ne incident dhe turp “ne qendren e diplomacies boteroreâ€? ne syte e disave. Dhe sa per kuriozitet meqe jemi tek perspektiva, a e vuri re njeri perfaqesuesin amerikan te universitetit i cili prezantoi Ambasadorin t’a shqiptonte emrin e Organizates Boterore te Shendetesise (WHO) si fjalen “whoâ€? = “kush”? Me siguri qe jo sepse jemi shume te proekupuar me baltosjen e vetes tone. Askush nuk eshte I persosur prandaj le ta lehtesojme shpirtin dhe te mundohemi te shikojme elementet positive. Le te ndjekim keshillen e Anreas dhe te mos I hedhim benzine flakes e te ekzaltohemi kot duke fyer njeri tjetrin, Shqiperine dhe njerezit e saj vetem sa per force zakoni.
Era
auron tare
08/02/2008 ne oren 18:37
97Faleminderit Anrea,
le te shpresojme te bejme nje dialog qytetar dhe civil. une sic a kam permendur disa here ne forume te ndryshme nuk kam asgje personale me ambasadorin sallabanda.
Personalisht une shkruajta per fenomenin Sallabanda , pra per specialiste te zote apo te pakten efektive ne ate qe bejne dhe per pozicione politike te tyre per te cilet nuk jane kopetente dhe krijojne probleme te tilla.
ne se jeni anglishtfoles dhe jeni dakort me prezantimin e ambasadorit sallabanda ne utah atehere une nuk kam se cfare debatoj me me Ju. Ne se nuk jeni dakort por keni rezerva personale atehere hajde te debatojme.
Une fola per nje nivel te dobet prezantimi te nje ambasadori dhe per problemet e medha qe hap ky lloj perfaqesimi. Kur them per kete rast konkret qe eshte i publikuar mund te imagjinoni sa shume raste te tjera qe ne nuk i dime ndodhin ne perfaqesite tona diplomatike.
Po theksoj ketu qe edhe ne pushtetin e socialisteve kishte te tilla fenomene dhe shume te turpshme bile. Mendoj se, nese do duam te bejme dicka konkrete per vendin me te cilet na lidh nje histori e perbashket duhet te jemi aktiv qofte edhe ne kritika konstruktive pa mllef dhe pa inate personale. Ambasadori Sallabanda eshte perfaqesuesi im por edhe i yt ne Amerike dhe sado qe ne te dy mund te jemi ne kampe te ndryshme, sociale, politike simpatira etj, te dy sebashku do te donin nje perfaqesim dinjitoz. Une besoj se me kete fryme e kam trajtuar kete debat.
Per ironi te fatit pasi u be ky debat ne familje me thone se daja im dhe xhaxhai i z.sallabanda kane qene nga miqte me te ngushte dhe kane ndare shume peripeci sebashku. sic e shikon per hir te kesaj miqesie mua me duhej te heshtja. Preferova qe ta debatoj kete problem jo per te fyer dike, por per te hedh drite mbi nje problem shume te madh qe shteti yne qe nuk po behet kurre vazhdon ta inkurajoje. Servilizmin dhe besnikerine politike.
shpresoj se edhe kur kolegu dhe miku im i femijerise te vij ne pushtet sic thoni Ju une nuk do te jem kurre as servil dhe as besnik politik. Une kam zgjedhur te kontribuoj me modesti per vendin tim dhe besoj me ate qe kam bere ne butrint apo ne fusha te tjera kam provuar me fakte se kam nje detyrim moral te bej dicka atje ku mundem por pa servilizma dhe besnikeri politike.
prandaj shpresoj se si ju si anetaret e tjere te ketij forumi te kuptojne mire se une kete debat por edhe debatet mbi problemet e medha qe ka trashegimija jone kulturore i kam bere per te kontribuar relaisht ne permiresimin e realitetit tone.
sinqerisht
auroni
Khalif
08/02/2008 ne oren 23:50
98Ore, po me duket se ambasadori Sallabanda eshte shok klase i Saliut.
Kurt Kurti
09/02/2008 ne oren 13:23
99Kisha shume kohe pa iu kthyer “Shekullit” ne internet dhe sot me zuri syri , sapo i hodha nje sy faqes se kesaj fletoreje , se ende nismetaret e gjykimit te aftesive diplomatike z.Sallabanda nxisin ripertypjen e ngeshme te te njejta pergojimeve e perfoljeve . Patjeter qe mjerimi i shume “anglishtfolesve te persosur” ketu ndihmon per te kuptuar gjendjen shpirterore sot te atyre qe nuk e mirepriten mbylljen e “epoka 97′ ” ne vitit 2005 . Por shkaku per t’i shtuar pak rradhe ketij “sheshi” qortuesish eshte thjeshte se e njoh sadopak z.Sallanda si bashkeqytetar dhe , e kam permendur heren e pare , si ish-student i tij . Nuk do te shtoja ndonje gje te re krahasuar me ato pak fjale nga hera e shkuar pervec shpreses se dikush , rastesisht , mund , te pakten edhe per nje cast te vetem , te perftoj pandehmen se , ndoshta , dr Sallabanda , jo thjeshte si i pervecem por edhe pjese e atyre qe ndan te njejtat vlera , menyre jetese e te menduari , nuk mund te shquaje ne mizerine e “mendimtareve virtuale” dobine e vemendjes ndaj fjaleve qe ushqejne kete blog .
Gezofshi nje dite te mbare !
A.H.
09/02/2008 ne oren 16:17
100Po degjoj prezantimin e Ambasadorit Sallabanda. Nuk eshte e pabesueshme qe ne kemi nje ambassador qe nuk e njeh historine. Nuk eshte e pabesueshme qe ambassadori po flet nje anglishte te cale (dhe nuk behet fjale per shqiptimin, por per strukturen sintaksore te fjalive). Nuk eshte e pabesueshme qe ambasadori yne (sa do doja te mos thoja yne) po keqinformon opinionin publik amerikan ne Utah.
NUK ESHTE E PABESUESHME (SEPSE ZYRAT QEVERITARE NE TIRANE DHE JASHTE JANE TE MBUSHURA ME NJERZ TE TILLE); ESHTE E MJERUESHME QE NE PERFAQESOHEMI NGA NJE NJERI QE NUK DALLON NGA NJE NJERI I ZAKONSHEM PERSA I PERKET PERGATITJES POLITIKE DHE KULTURORE.
Adrian Kelmendi
10/02/2008 ne oren 2:24
101Amabasadori Salibanda eshte me te vertete i papare :-)!
Borat Sagdiyev ka qene vetem punonjes i thjeshte i Ministrise se Kultures se Kazakistanit, por Salibanden e kemi alamet diplomati!
Per Inva Mulen thoshte :”She is from my country and she loves my country very much “:-).
Per ata qe nuk dijne anglisht, kjo dmth :”Ajo eshte nga vendi im dhe ajo e don vendin tim shum!” (lol)
Ti kishte thene keto fjale nje pese vjecar sigurisht se do te kishim qeshur me simpati, por Salibanda eshte AMBASADOR e shkuar ambasadori!!!!!
Po ashtu edhe per Nene Terezen thoshte : “Ajo eshte nga vendi im dhe ajo e don vendin tim shume!” Hahahaaaa.
Nga kjo del se te jesh nga Shqiperia dhe “ta duash Shqiperine shume ” qenka gje e papare prandaj duhet te ceket shprehimisht nga Salibanda :-).
Cfare ambasadori (lol) !
Deri ne fund te videos u frikova mos po e nxjerr ndonje foto ne bikini te Eva Pepajt the thote perseri : “Ajo eshte nga vendi im dhe ajo e don vendin tim shume!” (lol)
Kesi ambasadori eshte veshtire te gjendet!
VLORA PERLE!
11/02/2008 ne oren 13:00
102Zoti Kurti Kurti:
Ketu mund te dalin shume te njohur e te aferm te dr.pr.trrr Sallabandes e te perpiqen te na mbushin mendjen qe ai eshte nje njeri me “horizont” e mbi te gjitha i pershtatshem per te qene perfaqesuesi jone ne USA!
Por faktet jane fakte, dhe ato s’mund te mbulohen as transformohen, nga sado shume “vleresime” farefisnore a shoqerore a personale a te mamase e babakes te sillen ketu!
Nje ambasador tjeter me te pakten dinjitet ne vetvete, do te kishte dhene doreheqjen menjehere, pas ketij skandali qe ka muaj qe ka plasur, qe ka muaj qe po skandalizon cdo Shqiptar intelektual, bile edhe student, qe ka domethene nje ngritje dhe nje nivel pak me lart se te nje fshatari te thjeshte qe vetem lope e dhen ka pare gjithe jeten!!
Duke pare vetem qendrimin e tij komplet mos-kokecares, as nuk denjoi te kerkoje nje te falur per kete turp qe i beri Shqiperise, besoj se kuptohen dhe shume shume “cilesi” te tjera te “vyera” sipas jush si njeri????
Come on, i lini dashurite fisnore apo shoqerore, dhe tregohuni te ndershem e kritikojeni dhe ju njeriun tuaj, se eshte edhe ne te miren e tij, po dhe te te gjithe shoqerise ( nese ka arritur te quhet e tille ) Shqiptare!!
Krshnik arberi
11/02/2008 ne oren 20:54
103Boll me ambasadorin >nomeklatura e ambasadorve diskutohet ne Presidenc.ju cfar doni tani e thate fjalen tuaj qe ju e zotron prefekt anglishten??????A thue te jete e vertet.po vete amerikanet i mbajn vokobolaret ne tavolina ne te gjitha zyret.
Ambasadorin e kemi degjuar dhe ne te flas anglishte dhe esht kuptura nga degjueit ne simpozim.nuk pati nevoj per perkthim.
Nje mik
11/02/2008 ne oren 23:36
104Pasi pashe prezantimin qe ambasadori i beri Shqiperise cuditem me 3 fakte:
1. Prezantimi ishte ne nivelin e nje nxenesi ne shkolle te mesme. Nje prezantim si ai i ambasadorit mund ta bente cdo student amerikan qe di te perdore kompjuterin e ka lidhje me internetin.
2. Prezantimi nuk kishte asnje lloj rrjedhe llogjike. Ky ka qene dhe doktor, ai nisi me personalitetet shqiptare (ku u perzje arti, historia, letersia, etj), vazhdoi me gjeografine, doli ne historia duke filluar me 1999 per te kaluar ne pellazget dhe prape ne 1991 me anijet.
3. Prezantimi ishte i mbushur me gafa dhe gabime. Ne fund nje dedikim per ate qe e beri ambasador Sali Berishen.
-Nder gabimet ne prezantim:
1. Kur filloi prezantimin dhe pa sa shume veta e dinin ku ishte Shqiperi tha: Ndoshta juve dini me shume se cfare do t’iu them une. Atehere me mire te theshte ikni tani.
2. Lufta e Skenderbeut ndaj turqve: njehere ishte 30; njehere 40, dhe pastaj ne nje pike tjeter 57.
3. Nga nje ane tha: Nene Tereza ishte shqiptare nga ana tjeter tha: Ajo vizitoi vendin tim. (po qe se ishte shqiptare vizitoi vendin e saj)
4. Une tha isha pjese e njerezve qe iknin dhe nuk dinin se ku vinin. Po tani a nuk ka njerez qe ikin maleve ne Greqi dhe hyne ne Amerike nga Meksika??? Me imazhet e anijeve u tregoi te gjitheve se Shqiperia eshte si ne filmin L’America.
5. Paradoksi i fundit ishte kur tregoi Komunizmin dhe demokracine. Nje foto bardhe e zi dhe nje foto me ngjyra. Po per prostitucionin, korrupsionin, drogen, dhe te mirat e tjera?????
Aleksander Sallabanda = Borat Sagdiyev. Ne momentin kur tregon komunizmin dhe sot tamam si Borati sidomos me te qeshuren.
This was communism - this is today HA HA HA
Toni
12/02/2008 ne oren 4:33
105“Diplomatet” shqiptare nuk kane as trajnimin e as eksperiencen e duhur. Kur ky eshte ambasadur ne USA, imagjinoni se cfare niveli jane ambasadoret tane ne vende te tjera jo kaq te rendesishme si USA.
Sherbimet konsullore ne ambasadat tona lene shume per te deshiruar.
Por ka edhe perjashtime..psh konsulli i ri shqiptar ne New York u tregua shume profesional per nje vertetim qe kerkoja.
julie
12/02/2008 ne oren 19:32
106hahahah lol vetem te qeshesh ia vlen me ate fjalimin e tij s’ke cfare ben keshtu eshte ne shqiperi nuk vendosen kurre professionals
Akilis
29/02/2008 ne oren 1:28
107Ne radhe te pare, kultura e nje populli nuk zhvillohet duke u mbeshtetur ne urrejtjen qe mbillet ne emer te patriotizmit dhe duke mos njohur vetveten apo historine, behet pre e fuqive, duke u sherbyer verberisht interesave te tyre djallezore.Nuk eshte mire qe te mburremi dhe te tregojme se kush jemi dhe cfare historie kemi, se bota e di, por na shfrytezon, deri ne ate kohe sa te na shkateroj identitetin.Kur zoti Sallabanda dhe shume te tjere si ai, lexojne intervista neper faqet e gazetave shqipetare, nga historiane te njohur europiane, qe thone Aleksandri i madh deri ne moshen 12 vjec nuk dinte greqisht, por ja mesoi Aristoteli, apo Pirrua qe shqipetare, por gabimisht bota e njeh per grek, pse nuk pyetet zoti historian cgjuhe fliste dhe pse nuk shkroi nje rrjesht shqip.Me genjeshtra nuk ndertohet nje barange dhe jo nje shoqeri si ajo e zotit Sallabanda.Flasim per bustet e Butrintit, qe u vodhen nga greket, jane pjese e kultures shqipetare, per ate te Apollonit dhe te Artemises atehere dhe athina dhe Zeusi dhe gjithe mithollogjia dhe historia Greke eshte shqipetare, njerez si Zografos, Evangelos Zapas e te tjere ipirote Greke, si Kollokotroni me shoke, heronj greke qe dhane jeten per greqine, atehere sipas nacionalisteve shqipetare, nuk ka asnje grek ne shqiperi, por vetem arvanitas ne greqi.Por cdo te thoshte arvanitas ne greqi?Do te thoshte, qe ishin vellezerit tane te minoritetit grek qe jetonin ne shqiperi d.m.th.ishin greke.Por kur nje popull ndryshon ideologjine, emrat. kulturen, zakonet, gjuhen, atehere kush e ka fajin ata qe u rrezistuan persekutimeve dhe jane krenar, apo ata qe bejne patriotin dhe shiten per nje cope buke, se nuk u ka mbetur asgje dhe perpiqen te mashtrojne boten dhe te servilosen me meritat apo historine e dikujt tjeter, qe eshte edhe e tyre.Duke u bere nje propagande e tille, eshte e lehte qe njerezit te urrejne, te behen lehte nacionaliste te semure, duke mbjellur krimin, grabitjen, xhelozine, korupsionin etj.Kesaj propagande, deri ne nje fare menyre europa ja arrin qellimit avash avash, duke krijuar armiqesi ndermjet shteteve te ballkanit, se e ka me te lehte ta pushtoje apo ta degjeneroje.Politika dhe qeverite duke u mbeshtetur ne keto te paverteta, por gjoja ne interes te vendit te tyre, njerezit gjenden ne dileme, si te sillen, se keta e bejne historine ne baze te politikes dhe ketu zoti Sallabanda nuk ka faj.
asti
02/03/2008 ne oren 18:38
108i dashur akile ,pasi keshtu do jete thirrori i shqiperuar qe ti perdor,.kam pershtypjen qe je nisur te thuash gjera te medha ne mesazhin tend..,i referohesh historise ..por historia miku im nuk mesohet nga gazetat..,ndaj ulu lexo,shume shume ..,e pastaj te na thuash dicka qe ka kuptim ,qe ka lidhje.
Kete radhe nuk na the gje ,shqip IA KE FUT KOT
tani montreal
08/03/2008 ne oren 1:04
109Hi AAAAAAAAAAAAAAAAAkil!
Ore nuk me thua ti c’fare je shqipetar apo…..nuk dua te te ta tregoj une.
Me vjen keq qe nuk di te diskutosh me nje qartesi jo politike do thesha por me nje qartesi historike. Se kush jane arvanitasit ne greqi e dime fare mire por dime edhe me mire se kush jane greket ne shqiperi . Pra thellohu me mire ne mesazhin tend . Pra se fundmi dhe per mua JA KE FUT KOT”
Tani Montreal, Canada
Yolanda
13/03/2008 ne oren 9:58
110I dashur Auron.
Te falenderoj per artikullin tuaj shume serioz. E lexova me vemendje, shikova dhe videon dhe kishe shume te drejt se ashtu si juve edhe mua me erdhi shume keq qe nje ambasador jo i afte i ul vlerat kombit tone.
-Ambasadori shqipetar perfaqeson vendin tone. Ai duhet te jete i afte ta paraqesi Shqiperine sa me mire ,te njoh historine e vendit te tij, ta flase ne menyre te shkelqyer gjuhen e vendit ku do te punoje ose te kete perkthyes te afte. Eshte e vertete ajo qe shkruante Era, amerikanet jane patient por kjo s’do te thote qe nje ambasador si ky yni te behet lolo e te flasi brockulla. KETU (AMERIKE)PO NUK E VLERESOVE VEHTEN MOS PRIT TE TE VLERESOJNE TE TJERET.
-Mqs po flasim per ambasadorin doja te thosha se si eshte ambasadori eshte edhe ambasada jone ketu ne Washington. Me duhej te merrja ambasaden ne telefon per ca ceshtje….
Marre # 411(information) Albania Embassy dhe me japin # (202)588-5750. Provojeni kete numer.., por kurr s’do te merrni pergjigje. Ambasada jone s’ka answer machine. Dhe ky eshte numeri po e kerkuat
by phone. Ti bie shkurt ,shkoje tek Ambasada. Nje ndertese antike por JO e mirembajtur. I bie ziles ……por me kot. As orar ,as ndonje lloje lajmerimi asnje gje. I shkoj nderteses rrotull asgje s’pipetinte. Dera e garazhdit si nje trup i zgjebosur. Boja (qe kush e di se kur ish lyer) e plasaritur dhe e varur ne menyre te peshtirosur.Perdet te palara …. Gjitheshka te jepte pershtypjen e nje (hunted house) ndertese fantazme. Kur i kisha humbur shpresat shoh qe nje zonje del nga dera per te shkuar ndoshta per kafe a pazar ……
I tregoj perse kisha shkuar. Tani me thote: nuk ka njeri ne ambasade por ti prit ketu se besoj “ai” do kthehet. (e hene ora 10.30am )mengjes.
Kam 17 vjet ne Amerike por nje pritje e till s’me ka ndodh asnjehere. Vijme nga nje vend me tradita por qe per fatin tone te keq nuk zbatohen. Aq sa punojne politikanet tane(ne Shqiperi) aq punojne edhe
keta ketu. Eshte me te vertet per te ardhur keq per vendin dhe popullin tone. Kemi njerez te pa afte ne krye. Faleminderit per kohen qe ju morra
Pershendetje vellezer dhe motra
PS: Nqs Ambasada s’ka fonde (se i duan te pasurohen ) let te kerkoj ndihm. Jam e sigurt se shume si une do te ndihmojne.
Yolanda
13/03/2008 ne oren 10:05
111I dashur Auron.
Te falenderoj per artikullin tuaj shume serioz. E lexova me vemendje, shikova dhe videon dhe kishe shume te drejt se ashtu si juve edhe mua me erdhi shume keq qe nje ambasador jo i afte i ul vlerat kombit tone.
-Ambasadori shqipetar perfaqeson vendin tone. Ai duhet te jete i afte ta paraqesi Shqiperine sa me mire ,te njoh historine e vendit te tij, ta flase ne menyre te shkelqyer gjuhen e vendit ku do te punoje ose te kete perkthyes te afte. Eshte e vertete ajo qe shkruante Era, amerikanet jane patient por kjo s’do te thote qe nje ambasador si ky yni te behet lolo e te flasi brockulla. KETU (AMERIKE)PO NUK E VLERESOVE VEHTEN MOS PRIT TE TE VLERESOJNE TE TJERET.
-Mqs po flasim per ambasadorin doja te thosha se si eshte ambasadori eshte edhe ambasada jone ketu ne Washington. Me duhej te merrja ambasaden ne telefon per ca ceshtje….
Marre # 411(information) Albania Embassy dhe me japin # (202)588-5750. Provojeni kete numer.., por kurr s’do te merrni pergjigje. Ambasada jone s’ka answer machine. Dhe ky eshte numeri po e kerkuat
by phone. Ti bie shkurt ,shkoje tek Ambasada. Nje ndertese antike por JO e mirembajtur. I bie ziles ……por me kot. As orar ,as ndonje lloje lajmerimi asnje gje. I shkoj nderteses rrotull asgje s’pipetinte. Dera e garazhdit si nje trup i zgjebosur. Boja (qe kush e di se kur ish lyer) e plasaritur dhe e varur ne menyre te peshtirosur.Perdet te palara …. Gjitheshka te jepte pershtypjen e nje (hunted house) ndertese fantazme. Kur i kisha humbur shpresat shoh qe nje zonje del nga dera per te shkuar ndoshta per kafe a pazar ……
I tregoj perse kisha shkuar. Tani me thote: nuk ka njeri ne ambasade por ti prit ketu se besoj “ai” do kthehet. (e hene ora 10.30am )mengjes.
Kam 17 vjet ne Amerike por nje pritje e till s’me ka ndodh asnjehere. Vijme nga nje vend me tradita por qe per fatin tone te keq nuk zbatohen. Aq sa punojne politikanet tane(ne Shqiperi) aq punojne edhe
keta ketu. Eshte me te vertet per te ardhur keq per vendin dhe popullin tone. Kemi njerez te pa afte ne krye Faleminderit per kohen qe ju morra
Pershendetje vellezer dhe motra
PS: Nqs Ambasada s’ka fonde (se i duan te pasurohen ) let te kerkoj ndihm. Jam e sigurt se shume si une do te ndihmojne.
asti
14/03/2008 ne oren 16:47
112Jolanda ,te pergezoj per pershkrimin poetik te ambasades se shqiperise ne SHBA.
Por a ta ka thene ndokush ,qe ti pastaj tia thuash Auronit,qe nje diplomat i shqiperise te themi ne nivel mesatar,paguhej me me pak se 700 usd ne muaj??
Kjo ambasada e shkaterruar a s eshte ajo qe fondet e reabilitimit i vodhi nje ishambasador qe quhej Fatos Tarifa?? E me vone edhe ylli i diplomacise socialiste Agim Nesho i dha doren e fundit.
Populli thote nese ngacmon plehren duhet tia ndjesh eren deri ne fund,dhe era eshte sh e keqe
Erjoni
14/03/2008 ne oren 20:33
113Cdo njeri qe di te flase Anglisht,e kupton se ai presantim,vetem anglisht nuk qe.
Une nuk e kam degjuar te gjith presantimin,pasi ishte shume i turpshem,nuk mund ta mbaroja.Me gjithmend ata qe kane qene ne ate salle,kane qene te forte qe e kane duruar deri ne fund ate prezantim.Ishte per turp e faqe te zeze.
Nuk di cte them.Jam i mahnitur,kam ngel pa fjale kur kam degjuar se ne cnivel ishte.
Edhe nje njeri qe ka 5 klase shkolle dhe ka banuar nje vit ne Amerike mund ta prezantoje Shqiperine me mire.
Une ndonjeher mendoj se ai prezantim aq i turpshem mund te jete i qellimshem,nuk ka ndonje shpjegim tjeter llogjik.
I larguari
14/03/2008 ne oren 20:38
114Nuk ka Komente qe do te mund t’a pershkruanin prezantimin e ambasadorit tone ne USA.
Gjeni pak kohe dhe shikoni videon vete:
http://www.brightcove.tv/title.jsp?title=284952583&channel=240043692
Zoti Sallabanda, ktheju profsionit tend ku do t’a ndjesh vehten me mire!
Yolanda
15/03/2008 ne oren 0:22
115I dashur Asti .
(komenti 112)
Te uroj gjithe te mirat.
Sikur” rasti” te mos me conte tek Ambasada do ta mendoja qe cdo gje do te ishte rregulluar. Ambasada ka shume kohe qe eshte ne ate gjendje te mjeruar. Mua me dhembi zemra kur e pash qe asnje gje s’kishte ndryshuar. Ambasadori i ri nuk solli ndonje ndryshim te ri.
Asti, Ambasada jone ketu ne Washington perfaqeson vendin tone. Atdheun tend e timin. Sikur rruga te te conte nga ambasada jam shume e sigurt qe do te vinte rende t’i tregoje shokut tend qe kjo eshte ambasada ime (Shqipetare). Ndertesa eshte shume antike dhe mua me pelqen shume ,por nuk eshte fare e mirembajtur. Dera e garazhdit TMERR I VERTET,etj, etj.
Asti, persa i perket bindjeve politike …po te them JAM NACIONALISTE.
Me dhimbset shume vendi im, c’do gje qe ka te bej me Shqiperine,
Femijet e mi (edhe pse s’kan lind ne Shqiperi) jane shume Krenar qe jane Shqipetar. Dhe zgjedhin pikerisht Shqiperine per te kaluar pushimet…..
Edhe nje here te uroj gjithe te mirat
Yolanda
03/14/2008
Roland Gjika
04/04/2008 ne oren 22:40
116Me zuri koka me gjithcka, qe lexova e pashe (video). Dilemes qe a te shkruaj dicka apo vendosa t’i pergjigjem-thuaje mendimin tend. Se vetem keshtu ben sado pak gje. Respektoj dhe vleresoj gjithe shkruesit per pjesemarrjen, pasi ketu eshte zanafilla, ketu fillon gjithcka. Falenderoj z.Auron Tare, qe arrin ta induktoje dhe ta gjeneroje problemin. Eshte nje pergjigje e merituar e pergjegjesise qytetare. Ne shoqerite demokratike nuk eshte, se te gjitha punet shkojne si ne vaj. Por edhe skena te tilla deshperuese e te vajtueshme nuk ka zot nane qe ti kaloje lehte.Nuk mund te mos them se videoja me la nje shije sa te hidhur aq edhe te tharte Nuk mund te le pa thene se perfaqesuesi yne diplomatik ne shtetin nr-1 te botes duhej te ishte i nje tjeter niveli. Meqenese ne vitet 1975-1985 kam studiuar tek Gjuhet e Huaja, e kam njohur shoke klase e shkolle me bagazh te madh, mund te ishin ne vend te te lartpermendurit keta intelektuale dinjitoze:
1-Petrit Karabina
2-Sotiraq Kroni
3-Dragush Kalemi
4-Vasil Ristani
5-Uke Zenel Bucpapaj
6-Besnik Mustafaj
7-Lublin Dilja
etj ….etj te cilet permenda dhe ua di bindjet politike te tyre, qe anojne nga e djathta. Pa le pastaj sa ka nga ata, qe jane te cliruar nga bindjet e verbra politike….Mirepo sekreti eshte diku tjeter: intelektuali me themel e i formuar nuk shkon me servilizmin, me verberine, me korrupsionin, me antivleren. Jo, intelektuali i vertete nuk ben asnje leshim, se pari me veten e pastaj me kedo. Ai eshte rigoroz, korrekt, dinjitoz, kurajoz, nuk i dridhet qerpiku e si te tille nuk e duan neper kembe, sepse u prish pune. Atehere prishur se prishur jane punet, le te mos kemi telashe. Kjo eshte arsyeja pse punet shkojne ne kete menyre…..Edhe nje here pershendes z. Auron per kurajon qytetare. Dhe po ju them nje gje: Sikur kurajo qytetare te ishte nje numer ta zeme 10 (baza e fuqise) e ta ngreme deri ne fuqine e e gjashte per te mos thene ne te pesembedhjete, a keni idene sa eshte rezultati? Nje milion e pakta, deri ne 10 miliarde. Dihet se Truri i Njeriut perbehet nga 20 miliard neurone…
Ju pershendes te gjitheve. R.Gjika, nje ish mesues frengjishte ne nje fshat te Lezhes qe prej 14 vjetesh endem neper ishujt e Greqise per nje jete gjoja me te mire… e cila kurre nuk behet realitet, por mbetet iluzion kur shikon se si katandiset situata…..
ilirantoni
06/04/2008 ne oren 9:03
117sidoqofte z.gjika ne greqi jetohet me mire se ne shqiperine tone Sali-niste,-Nanoiste ,per mendimin tim ju duhet te ishit ne shqiperi te punonit e te studionit dhe te jepnit mesim ne shkolla ,me vjen shume keq kur shoh njerez me bagazh intelektual te punojne lloj lloj punesh per te mbijetuar ,po s’ke ci ben salinizmit +nanoizmit qe…’ si peshqe deti munohen me shkly nonji sen per vedi.gj.f…
NUK KA LUFTE ME TE EGER SE SA TE LUFTOSH TE PA AFTET te cilet jane ne gjendje te bejne cdo gje per te ruajtur pozitat e pa MERITUARA,aq me teper kur behet fjala per tek ne qe sharlatanizmi ka qene gjithmone present gjate gjithe historise te shqiptareve,dhe nuk eshte se po shfaqet tani rastesisht,shqipetaret jetojne shume te lidhur me fisin dhe bejne cdo gje per te ndihmu njerezit e tyre n.q.se u jepet mundesia te kene ndonje cope MINISTRI ne dore si puna e asaj te JOVAN BREGUT..ha ha ju pershendes
Roland Gjika
08/04/2008 ne oren 19:36
118Lexoj me vemendje c’fare thoni z.Ilirantoni dhe e vleresoj.Por nga ky moment ku ndodhemi dhe nga ky pozicion,larg e ngushte ku jemi,te marrim pjese,te diskutojme,ta shfrytezojme kete mrekulli te shekullit,(nuk guxoj ta quaj te mijevjecarit)sepse ndoshta do ndodhe ajo qe llogjika e thote se asgje nuk eshte me ,e ngrire,se ashtu tha kjo apo ajo parti. E kam fjalen per komunikimin elektronik-internet-in.Dikur as qe mund ta mendonim qe shpejtesia e komunikimit te shkoje aq larg sa ti afrohet shpejtesise se drites(300.000km/s.Perimetri i globit eshte 40000km.Pra jemi ne pragun e .Me duket se po vjen ora e Arsyes edhe per ne shqiptaret.Ne nuk na duhet tjeter veqse ta ngreme ate lart ne piedestal,dhe bashke me te verteten te jene binjaket e botes shqiptare.Zarathustra ka thene se ne Persi femijeve u mesonin vetem dy gjera: Te thonin gjithemone te verteten,e te gjuanin mire me shigjeta.Shigjeta e shqiptareve duhet te jete Arsyeja dhe harku e Verteta.Te gjitha te tjerat levizin,sillen,nderrojne vend,bejne rrathe,dalin e vijne ne mode.Si te gjitha te tjerat edhe politika me e saje…. Ndersa ato te dyja te pakten, jo shume por nja 2500-3000 vjet kane zene vend dhe jane rrenjosur mire ne vetedijen e popujve qe e dine se nga lind dhe nga perendon .Nuk na duhet gje tjeter veqse ti mesojme mire e ti ushtrojme fort…Ju pershendes dhe ju uroj shume te mira….
anila mece
27/05/2008 ne oren 7:14
119Pershendetje Auron !
Ne radhe te pare te falenderoj per faktin, qe ishe i kujdesshem dhe ne menyre qytetare reagove per gafat e ketij te famshmit ambasador te Berishes. Nuk desheroj te bej komente se vete video flet me shume se komentet e mia, por desheroj te nenvizoj si me poshte:
Per aq kohe qe ne perfaqesite tona diplomatike, ne pozicionin e ambasadorit apo dhe ne nivele te tjera merren njerez nga rruga qe se kane idene dhe pergjegjesine te kuptojne se cfare do te thote te punosh ne sherbimin e jashtem, keshtu do te jete gjendja. Per mendimin tim njerezit qe emerohen ne perfaqesite diplomatike shqiptare ne bote, duhet te vijne vetem nga sherbimi i jashtem dhe jo nga rruga (politike !!!!!)
Duhet te percaktohet me ligj kjo dhe jo sa here ndryshojne mazhorancat, hopa merr njerezit e rruges dhe futi ne sherbimin e jashtem per tu gjetur nje pune komode apo edhe per te vjedhur (kerkoj ndjese kjo s’ka te beje me rastin konkret). Per aq kohe qe kesaj katrahure dhe ketij fenomeni do ti jepet fund vetem me ligj, atehere koha do te jete treguesja me e mire nese te tilla gafa do te ndodhin apo jo ? Cfare jane keto budallalleqe jo 20 % duhet te vijne nga politika etj, etj…
Dhe tjetra qe per mua eshte shume e rendesishme ne komisionin e jashtem te kuvendit, po flas vetem per periudhen pas 3 Korrikut 2005, kane kaluar shume kandidatura per ambasador qe nuk jane miratuar ne kete komision te kuvendit dhe presidenti Topi qe perfaqeson “shtetin” pa piken e turpit i dekreton edhe pse nuk i miraton komisioni dhe relacioni per kandidatet eshte negativ. Duhet te shkruhet ne ligj qe nqs kandidaturat nuk kalojne ne komisionin e jashtem te kuvendit, presidenti te mos i dekretoje. Dhe te mos na ndodhe pastaj si me kete ambasador, apo me te tjere qe …..
Duke te falenderuar edhe njehere do te doja te dija komentin tuaj per sa me siper. (Komentin mund ta dergoni dhe ne adresen time te e-mail anilamece@yahoo.com)
TonTon
06/06/2008 ne oren 15:45
120Ambasadori yne e paska ftohur ca muhabetin. Po prape prockat tona jashte vendit nuk jane ndonje fatkeqesi per tu vajtuar kushedi se sa, se ne te mbaruar se te mbaruar jemi. Pastaj, rruga e vetme qe i ka mbetur Shqiperise t’i beje publicitet vetes kalon nga brockullat…
Jemi a s’jemi neve “the last secret” per tu zbuluar nga turistet amerikane? Nje ambasador qe ia fut kot, s’eshte gje tjeter vecse nje shfaqje publike qe i sherben terheqjes e turisteve kulturore ne nje vend qe qeveriset nga njerez interesante, dhe qe ka nje opozite akoma me interesante… :)))
Astrit Pepkola
06/06/2008 ne oren 22:47
121Te dashur miq,
i bashkohem mendimit tuaj dhe te iniciuesit te kesaj teme - nje karragjozllek tjeter i tmerrshem i ca shqiptareve, pasojat e te cilit, direkt a indirekt do i vuajne tere shqiptaret.
Megjithate si per “ngushellim” duhet tju them se nuk eshte hera e pare qe z. Sallabanda ben ditiramba te tilla. Mes studentesh apo ish-studentesh te tij, ai eshte i famshem per fjalime filozofiko-fantastike dhe perdorim te gabuar te termave dhe interpretime psychedelike te historise. Thuhet se leksionet e tij ne Tirane kane qene vecanerisht popullore mes studentesh te etur per te thyer monotonine e jetes me pak gallate pa prishur para. Dmth ky person nuk i ka per here te pare keto gjera dhe eshte i njohur ne Tirane per marrezira te tilla. Per kete zoteri thuhet (te pakten thashetheme por qe tingellojne tebesueshme) se abuzon me alkool dhe/ose droga te tjera.
Perse e zgjodhen diplomat ne DC, vetem Zoti e di, por nuk eshte faji i tij nese i kane vene kapele me te madhe se c’ka koken…
tina
07/08/2008 ne oren 17:00
122Po vec duke e pare se ku eshte Shqiperia sot tregon se cfare njerez e kane perfaqsuar, fal atyre jeni aty ku jeni sot, eshte koha ti hapni syte ju qe keni te drejt votimi …
nina
14/10/2008 ne oren 0:54
123E mbeshtes autorin e letres derguar ambasadorit shqiptar ne SHBA. Besoj se i ka te verteta te gjitha ato thenie, se dhe neve ketu ne Danimarke kemi nje ambasador, qe na vjen turp kush e perfaqeson vendin tone! Skane faj, se duhet te jemi koshient ke kemi ne kryesorin ne pefaqesim te Shqiperise si Minister te Jashtem? Sic kemi ate kemi dhe AMBASADORET! PO TI E DI ME TE FORTEN? ME CFARe MERrEN AMBASADORET TANE NEPER SHTETET E BOTES? ME DROGE, ME TREGETI CIGARE, RAKIE E TJERA BIZNESE. KUSH E KA FAJIN? KLANI I SALIUT DHE POPULLI QE DALIN NE VOTIME U JAPIN QENAVE KARRIGET!