04 05
Autori: Brixhida Kokëdhima ne kategorine Politika Blog, Shoqeria Blog
Dje lexova tek Shekulli per aktin e shemtuar te nje djali te ri, i cili kishte qene i burgosur ne nje nga burgjet e Veriut. Prinderit e tij ishin te vrare per gjakmarrje dhe ai ka pasur nje rini te veshtire dhe me probleme personale dhe familjare. Gjate kohes se burgimit kishte pasur zenie te shpeshta dhe debate me gardianin e burgut dhe shpesh djali e kercenonte, se do te hakmerrej kur te dilte nga burgu. Pasi doli nga burgu gjurmoi familjen e gardianit ne Shengjin dhe i rremben djalin 13 vjecar. E shpie ne mal dhe e perdhunon. Tani qe po e shkruaj me rrenqethet trupi dhe me perzihet… Femija i gjore ka vuajtur gjera te pamendueshme. Ky djale, i cili me shume i ngjan nje kafshe te percudnuar eshte “hakmarre” duke i shkaterruar jeten nje femije, qe e fillon jeten i shkelur dhe poshteruar. Kjo qe ka ndodhur eshte shume e rende. Nuk gjej dot fjale ta pershkruaj kete ndodhi. Cfare po ndodh me ne shqiptaret? Si po shkojme kaq larg? Si kemi humbur rrugen dhe vetshkaterrohemi cdo dite? Si mundet qe varferine, qe na ka mbuluar dhe mungesen e drites e respektimit te ligjit ta derdhim me zemerim, kafsheri e harbuteri mbi femijet,fqinjet, bashkombasit, bashkeqytetaret, mbi vetveten?
35 Komente
NikVLORA
04/05/2008 ne oren 21:44
1Eshte produkete i familjes shoqerise qe ne jetojme. Ndodhin per faktin, se dhe ekonomia le per te deshiruar, rezultatet i shikojme dhe lexojme plot tragjedi . Helmime, vetevrasje, depresione e greku kerkon Himaren e Gerdeci nga ana tjeter. Ketu duhen Infrastruktura , hekurudhat, te shtoheshin linjat e te shikohet gjendja shume kritike sociale, perse nuk shtojne dhe Psikologet me kete situate. I duhen patjeter dhe Qeverise. Ku ka varferi, krimi eshte me i forte dhe i rrezikshem. Puna eshte jeta te jep gjithçka, te mirat materiale e kulturore.
Klaudio.S
04/05/2008 ne oren 23:04
2E nderuar Zonja Brixhida, me shume te drejte ju keni prekur ate ngjarje te shemtuar “hakmarrje” e atij djali te porsaliruar nga burgu, ne psikologjine e te cilit lumturine e shihte cuditerisht ke ai veprin anormal hakmarrjeje!
Tragjedite njerezore ne Shqiperi, fale Marrezise orientuar nga njerez si Berisha ne pushtet do jene mjerisht te pranishme ne ate vend per aq kohe sa ky popull te ndjehet “Mire” brenda asaj hapsire absurde jete, larg cdo principi human, larg cdo imagjinate te civilizimit, qe si shpesh here i kalon ketij kombi TAGENT!
Pershendetje
Golik Kokojka
05/05/2008 ne oren 0:52
3Bashkohem me shqetesimin dhe keqardhjen e znj. Kokdhima per sa shkruan per ate ngjarjen e shemtuar per femijen e gardianit te burgut te Shengjinit. Eshte sa e denueshme dhe qe duhet vene ne plan te pare te cdo njeriu per tiu kundervene rasteve te kesaj natyre, mbi te gjitha; hakmarja nuk mund te behet mbi femijet. Akt beresi ne fakt ka denuar e ri denuar per jete veten e tij. Ajo e burgut seshte gje me cka bere. Une do te thosha qe opinioni shqiptar kudo te veproje ne kesi rastesh qe prekin dinjitetin e njeriut e aq me keq te femijeve. Rastet nuk jane te pakta e na shqetesojne, po masat qe merren per kesi rastesh jane fatkeqesisht te pakta. Baze eshte edukimi ne teresi sa dhe masat shtrenguese, konform ligjeve qe dhe kur nuk jane ne nivelin e duhur duhet te persosen.
Natyrisht qe eshte ashtu sic shprehet z. Br. Kokedhima, nuk gjenden fjale te shprehet urrejtja per ndodhi te tilla. Pra riparja e ligjeve dhe zbatimi i tyre deri ne maksimum se vertet ul dinjitetin e kombit tone. Perfitoj nga rasti te shpreh dhe dicka lidhur me ruajtjen e dinjitetit te kombit tone dhe nga shkrues te ndryshem permes shtypit shkruar apo viziv, pasi ka ca shprehje te palejueshme e pergjithesuese; sharje, ofendime deri prekja e kombit, shtetit , ushterise, shkolles , rinise ne pergjithesi e tj kategori te tilla te pergjitheshme. Nuk duhen te futen te gjitha ne nje thes. Nuk jane karakteristika te kombit tpne e tj si teresi ato shembuj qe ngrihen. Kjo eshte ngritur nga shume shkrime deri dhe specialiste te sferave te ndryshme po akoma ne vend qe te pakesohen deri ne zhdukje te ketyre pergjithesimeve, shtohen.
Nuk eshte vendi, se do nje trajtim te vecante dhe jo nga une po nga njerez me kompetente, po po ju sjell nje shembull:
Ne kete rubrike firmosur nga etrusk@hotmail.com te 4 majit , qe ne pergjithesi cdo te trajtoje e ka mire, po pergjitheson, do te thosha pa vend: Ne Shqiperi…nje jete qe s’vlen ne Shqiperi as sa qeni i rruges” apo kur shpreh si shembull nje “thenie sipas tij te Fishtes”, qe edhe sikur te jete e vertete, te pakten ai vete qe e thote, nuk duhet t’ia lejoje vetes. Kam pershtypjen se ai do te thote dicka po nuk e ka “goditur” dot mendimin per ta shfaqur. Sidoqofte, e paca une gabim. Mos e bej rinine tone pa SHPRESA djale i mire, shpresa e mban njeriun, aqe me teper RININE. Po humbi shpresa, s’ka qe pas saj. Mos djalo!(i tille me dukesh)
ilirantoni
05/05/2008 ne oren 5:54
4Nje ndodhi si kjo nuk mund te gjendet as ne hakmarjet e mafias,o z. kokojka. Kjo gje e ben rinine tone pa shpresa sepse nuk ka ligje ,si p.sh. vrasesit e biznesmenit, qe jane kriminela te njohur nga shqiptaret mbahen ne arest shtepie se jane te gjithe me IMUNITET DHE NUK MUND TI HYJE GJEMB NE KEMBE,
Po per masakren tek shkolla V.SHANTO PERSE NUK SHPREHEN ME? Kaq shpejt u harruan kater te rinj 20 vjecare te vrare nga nje moshatar i tyre me imunitet? Perse zvarriten seancat gjyqesore nderkohe qe gjithe “TIRONA E RE ” i njeh vrasesit qe me siguri do jene largu jashte shtetit? Nga imuniteti qe kane?
KETO NGJARJE E BEJNE RININE TONE PA SHPRESE O Z. KOKOjKA, Sa per ate KRIMINELIN -PEDOFIL, qe ben fjale shkrimi i Brixhides me lart,
TI FUTEN KOMET NE ACID DERI SA TI DALE SHPIRTI qe te veje men katunaria dhe qytetaria ka thone Q. MULLETI dora vete ,ligji i ben njerezit te ndihen te sigurte dhe krenar per vendin e tyre o Z.KOKOJKA!
ilirantoni
05/05/2008 ne oren 9:01
5KU ESHTE DENIMI ME VDEKJE? VENDI ME DEMOKRATIK I BOTES, USA VAZHDON TA KETE DENIMIN ME VDEKJE PROKURORET E DINE SE KUR DUHET DHENE ,
POR SHTETI SHQIPTAR NUK I MBRON PROKURORET.
bujar Tetovë
05/05/2008 ne oren 9:33
6Eshte vertet nje ngjarje shume e rende. Mirepo shumica e Gardianeve, qe punojne neper burgje ne te gjithe boten, ne shumicen e rasteve i dhunojne te burgosurit edhe pse jane meshkuj. Edhe pse ky akt per ne shqiptaret eshte i papranueshem dhe shume i shemtuar, une mendoj se duhet te shikohet pak edhe historia e atij gardianit, se ndoshta edhe ai e ka perdhunuar kete djalin qe tani po hakmeret.(mendimi im)
lali livorno
05/05/2008 ne oren 13:31
7Ne vitet 70 ne Itali ishin ne kulmin e tyre brigatat e kuqe(BR) ishin brezi luftarak dhe pjesa me ekstreme e komunizmit. Keta kur shihnin nje politikan, qe sipas tyre punonte kunder interesave te klases punetore merrnin nje pistolete dhe gambizonin (thyenin kembet) ata, qe ata mendonin tradhetare. Une mendoj, qe kjo gje u duhet bere te gjithe atyre, qe me forcen e pushtetit, qe u eshte dhene nga populli keta zoterinj e shperdorojne. Femijte te rriten,sepse femijet nuk kane asnje faj per ate cka jane prinderit, vec ne kohe te Enverit denoheshin te gjithe pa perjashtim, gra, femije, pleq pa dallim. Ky paliacio duhej ta kapte me te jatin e ketij femise e jo me nje femije. Te kisha qene ne vend te te jatit nuk e denoncoja ne polici e gjeja vete………
Golik Kokojka
05/05/2008 ne oren 14:12
8Vogelushi Ilirantoni: Lexoi shkrimet mire pastaj fole kesaj radhe je nxituar, apo e ke perdor si nxemje …per sa thua per shkrimin tim qe jemi ne nje unison me duket…
Mirmengjes ; G.K
zamira
05/05/2008 ne oren 15:30
9E kam lexuar dje kete artikull dhe te them te drejten ndihem shume e shqetesuar per djaloshin 13 vjecar, qe u trajtua barbarisht nga nji i ri i sapo dale nga burgu,ne shenje hakmarrje ne sjelljen e te atit te femijes qe ishte gardian burgu ne Shengjin. Femija ishte i pa fajshem dhe si pasoje nuk meritonte kete qe i ndodhi, por tashme ne Shqiperine tone te dashur c’fare nuk po degjojme. Kjo eshte nji mungese totale e shtetit tone ,qe e mbrojme me kaq zjarr. I riu i sapo dale nga burgu, me prinder te vrare per gjakmarrje, ne trurin e tij jane ngulitur keto fenomone qe jane te shumta ne Shqiperi. Gjakmarrje, hakmarrje, pengmarrje etj etj . Une do isha dakort qe ju Znj. Brixhida si gruaja e nji milioneri me forcat tuaja dhe ndihmen e shtetit te ngrinit nje qender rehabilitimi per keta femije mjerane, qe nuk kane asnje mbeshtetje, por vetem perbuzje. Aspak nuk dua ti dal ketij te riu ne mbrojtje pasi jeta e tij do kaloje burgjeve dhe ne keshtu po i shkaterrojme te rinjte, qe kane pak mundesi te rehabilitohen. Po ju kujtoj dhe dicka Znj.Kokedhima, se dhe sjelljet e policeve ndonjehere i ngjajne atyre te ushtareve te Hitlerit. Nuik dua aspak te aludoj mbi figuren e babait te 13 vjecarit, po te kjo gazete qe une lexoj cdo dite, kam lexuar ngjarje nga me te ndryshmet dhe rrefime nga me skandalozet Dua te permend nje vajze nga Shijaku, ku kalvari i saj neper rajone policie ishte vetem perdhunimi nga punonjes policie. Personalisht mendoj qe eshte faji total i nje shteti, qe eshte ndertuar dhe punon me njerez aspak dashamires, njeres te korruptuar, injorante dhe plot te tjera qe ju i dini me mire se une, e nderuara znj.kokedhima. Me burgje asnje nuk rregullohet dhe te rinjte dhe rinia jone do perfundoje keq; Gjithmone flas per keta djem pa familje, pa nje qindarke ne xhep dhe te mbushur me zemerim. Atehere shteti le ti vrasi me mire se i perbuz. Te gjithe nga pak e kemi ndjere se si sillet nje polic? Perse behet i mire ai polic kur i jep nji 200 lekshe? Po cfare do behet me keta njerez? A nuk mendoni qe rrezikshmeria e tyre do shtohet. Pra eshte shteti jone, qe nuk ben asnje gje per kete shtrese dhe per asnje perse duhet ta cilesojme. Ai njeri i dale nga burgu ka pase nevoje per nje dore te ngrote, te harronte fyerjet dhe tortutrat nqs ka pasur. Do ti sygjeroja dhe z.gardjan, qe pas burgut, ne qofte se i kishte bere dicka ti kerkonte nje falje. Ka ardhur koha te falim , jo te urrejme, jo tu tregojme burgjet, jo torturat dhe jo diskriminimin. Mendoj, qe dhe psikologet vete te meren me keta njerez, qe jane pa familje dhe pa mbrojtje , se per shtetin nuk behet fjale. Kontribuoni me shume Znj. Kokedhima dhe jo vetem urrejtje.
eldi
05/05/2008 ne oren 17:37
10Keto tipa, per mendimin tim duhet ti plasesh ne burg dhe mos ta shikojne driten, me plerat e kombit. Gjykata duhet ti tregoj vendin!
NikVLORA
05/05/2008 ne oren 19:45
11Nuk deshiroj te behem Avokate i Znj. Kokedhima, por dhe Znj. Zamira e permende 2-3 here per parate. E para, eshte nje lloje ofendimi nga ana juaj ose nje lapsus. Ndoshta nga ngjarja ndiheshit shume e revoltuar. Znj. Kokedhima shkruajti artikullin dhe PIKE. Ju jeni ne dijeni se Znj. Kokedhima nuk ka kontribuar per keto probleme? Te kemi kujdes e maturi kur shkembejme mendime. Nje person mund te dhuroje me Mijra Euro e Leke per bamiresi dhe kerkon te jete anonime dhe ka shume, qe e kryejne me ndergjegje e besime per te ardhmen. Faleminderit Internetit dhe pak harruam te shkruanim shqip.
Mimoza-Ana
05/05/2008 ne oren 19:57
12E nderuar zonja Kokedhima ashtu si ju dhe une kur lexova kete artikull jam rrenqethur. Ate femije dhe ate baba kush i mendon…
C’faj i kishte djali aman…Problemin qe kish ta zgjidhte me babane.
Te varet ne mes te qytetit. Me respekt
Mimoza-Ana Kodhima
Astrit Hoxha
06/05/2008 ne oren 0:11
13E lexova shkrimin e zonjes Kokedhima me vemendje, ishte vertet i qelluar dhe menjehere mendova, se a eshte kanun kjo, sigurisht jo, kete nuk mund ta besh me kanun. Mendova se duhet te vej dore shteti, po dhe shteti nuk ve dore se nuk ka shtet per Shqiptaret e thjeshte, te cilen jane kthyer refugjate ne vendin e tyre, atehere c’duhet bere lind pytja? A do behet ndonjehere kjo Shqiperi? Ndjehem me fat qe jetoj jashte. Flm
albina
06/05/2008 ne oren 2:54
14pa diskutim kur je i burgosur nuk ke asnje lloj lirie. Ku i dihet, mbase te njejten gje ka bere edhe polici me te burgosurin , keto gjera ndodhin kudo neper bote, por ne jemi shum te pamesuar me keto lloj historiash. Vertet eshte tmerr, vertet eshte dicka shume e papergjegjshm,e po kjo s’eshte historia e pare i ketij lloji ne Shqiperi, ne burgjet pak qe vuan denimin aty trajtohesh si kafshe sigurisht qe do behesh perbindesh. Histori shume e hidhur, po ja qe e jetojme. Ai per mendimin tim duhet vrare, qe ti japesh buke kot, po s’ka ligje ne Shqiperi, ligjin e hengri maliqi…
virion graci
06/05/2008 ne oren 9:50
15Me cinizem nje gazetar i njohur per sulme pa kriter dhe teori konspiracioni, shkruante muaj me pare, se drejtesia te ne do te filloje te funksionoje kur te vritet gjykatesi i pare. Kuptimi ishte i sakte, shprehja ilustruese duket cnjerezore. Pra, drejtesi do te thote rezistence dhe papajtueshmeri hermetike me shkelesit e ligjit, dhe une bashkohem me gazetarin e teorive konspirative ne kete pike. Kjo qe ka ndodhur verteton sa i pambrojtur eshte nepunesi “i vogel” perballe kontigjenteve kriminale; tregon se sa i mjere eshte punonjesi “i vogel” perballe banditeve te medhej, te pandeshkuar kurre tamam-tamam per gjynahet e tyre. Por eshte edhe nje faqe tjeter e realitetit: edhe policet rrugoret sidomos sillen ne menyre te neneshtruar ndaj horrave dhe ne menyre harbute ndaj njerezve paqesore. Personalisht me ka ndodhur qe ne qytete te tjera larg qytetit “tim” me kane trajtuar me arrogance si njeri mjaft te dyshimte. Pra, kemi nje fragmentarizim mesjetar te teresise tone teritoriale: ne Kavaje te beje ligjin (Nenkupto-ta shkele ligjin) kavajasi, ne Tirane-tiransi e keshtu me radhe. Dhe vijme ne piken kur perbindeshve te botes se krimit u lejohet de facto te gjymtojne familjet e punonjesve “te vegjel” qe iu prishin sadopak humorin, sikurse edhe mjaft punonjes e nepunes te shtetit i lejojne vetes te drejten te na dhunojne e neperkembin kur kemi “gabuar” rende e pafalshem duke qene krejtesisht ne rregull, krejtesisht paqesore, kryekeput te edukuar.
Klaudio.S
06/05/2008 ne oren 10:27
16Ne Fund te Shpreses…
Prej Jetes rruges saj_ zhgenjyer…
prej atij Malli qe djeg jo rrespektuar,
Kerkoj ngushellim diku…brenda asaj zgavre Jete _mallemgjyer…
gjej vetem Dhimbjen gjith qenien time pushtuar !
Ehhh..ti Jeta ime qe mbi rryma t’Ferrit_ lundron…
drejt asaj sfide…qe bregut ti afrohet s’guxon …!
Te pyes e shtrenjta ime…Diellin a e dallon ?!
a mos vall je lindur Qorre e …Boten ..nuk shikon !!!
Brenda atij shpirti ..(i atij Loti te pa rrjedhe)..qe aq dhimshem_djeg..
nen Flaket absurde…q’asnji dyshim/ e Shprese lene te ket…!
I ndodhur perball kufirit tim te Jetes/ ..apo mosjetes..
Ne Fund te (Endres tone) te Shpreses .
(Nji realitet qe dhemb…./…nji Marrezi qe jeten tremb !!!) .
ermal
06/05/2008 ne oren 10:32
17Me vjen keq qe shume nuk kane nxjerre konkluzione se perse ndodhin fenomene te tilla cnjerezore .Ju siguroj qe do ndodhin vazhdimisht, sepse eshte sistemi qe i prodhon fenomene te tilla. Ndoshta nga borgjezia e krijuar ka ndonje qe eshte dhe human, por prape se prape moto kane etjen per fitim duke shfrytezuar te tjeret dhe ne aparence thuhet demokraci. Mungon sistemi qe eleminon gradualisht diferencat ne pasuri, mentalitet, menyre sjellje e se fundi edukim. Nuk e di ne e keni marre vesh qe nje baba per 24 vjet ka perdhunuar vajzen me te cilen ka bere dhe 6 femije, pastaj droga, prostitucioni, shitja e armeve menefregizmi e cdo pisllek tjeter. Me thoni nese nje vend, qe nuk prodhon me se mbahet, ja me ato qe thashe me siper. Atehere mos rrini gjithe diten kafeneve e pastaj ankoheni per Gerdecin(me vjen keq per familjaret qe humben te afermit), por Cerdece te tjere ne forma te ndryshme do te vijne. Nuk ecet perpara si ato bucet me dashurite me te huajt sipas interesave te kapitalisteve se harxhet i paguan populli. Gjithe politikanet, gazetaret e bizneset jane te lidhur ne klane e sejcili klan ka jashte mbeshtetje (kjo dhe sipas interesave te shteteve perrreth ndaj vendit tone). Pra, perderi sa ne do ja veme fajin te shkuares keshtu do do ecim, jo se gjerat do ndryshojne, por se paku te minimizohen sadopak. E ka marre ferra uraten thuhet popullorce. O te varur e mender te …. o te pamvarur e me sakrifica. Zgjidhni e merrni se paku me mendje, se ne praktike po shihet edhe ne arenen nderkombetare, qe per momentin po qesh borgjezia e tallet me ndjenjat e te varferve sic ndodh edhe tek ne. Do te ishte mire qe kungullin ta ruanim perpara se te thyhej sic bente Nastradini, qe sa here dergonte cunin per ti mbushur uje i jepte nje shpulle qe te mos ja thyente kungullin, se nuk kishte vlere edhe ta vrriste fare kur ta thyente. Thuhet dite te mira pasketaj do te vijne , jo per popullin edhe pse bertasin disa atje lart e luten gjithmone dite te zeza do te vijne. Edhe pse them hajt nga syte kembet per te ikur ne emigracion mos harroni se poetet e shquar gjithmone vaje i kane kenduar kurbetit. Zgjidhni e merrni, por pasi te keni degjuar edhe predikimet e gjithfare kastash e cdo lloj predikatori perfshi dhe ata fetare se ne ate boten tjeter do jeni te qete e ne parajse, lumsi ju se une qysh tani kam shkuar ne ferr me keto qe shkrova. Shpresoj qe heren tjeter te mos kem argumente ndaj mendimeve tuaja, pra gjerat te ndryshojne dhe do tju lutesha mos perdorni fjale te pista ne shkrime se pastaj do kem te drejte une qe jam i te shkuares(diktatures) dhe jo ju te tanishmes(Demokracise)Mire u s pershendetshim ne te ardhmen.Ermali
Mark
06/05/2008 ne oren 15:01
18Nuk eshte per tu cuditur.Keto veprime po ekzistojne per gjate rruges se demokracise. Ju vete ankoni me te drejte: Si kemi humbur rrugen!? Ja pra kjo eshte rruga e Demokracise. Kjo lloje demokracie alla berishiane do te evolojne gjithnje ne kete drejtim deri ne finish, kur shteti do te behet shtet. Po ecim ne rrugen e udhehequr nga qeveria e vdekjes. Qeveria krimit, vjedhjeve, prostitucionit, grabitjeve, qeveria qe nuk dime gje. Vetem po te elminohen keto fenomene teper negative do te me cuditeshin si u eleminuan gjithe kjo katrahure.
astrit,elbasan
06/05/2008 ne oren 18:04
19Ky lajm me beri te ndihem shum keq. Nje shqiptar nuk ben gjera te tilla per tu hakmarre. Ne kete kohe, qe ka ardhur sot po na ikin veset e mira dhe marrim nga jasht nga ato me banale. Po sic thot populli ,SI SHTRON ASHTU DO FLESH. Ajo plehre qe beri ate xhest do ta shohe atje ku do te shkoje.
Irimab x
07/05/2008 ne oren 4:04
20Ermali sjell vertet “ERE MALI” ne sa shkruan me siper per lexuesit dhe te lumte per sinqeritetin, qe sot shumekujt i mungon. Kush te doje le ti degjoje, cdo njei qe vertet e quan veten te tille keshtu duhet te flase pa asnje rezerve, se me shume se c’kemi humbur nuk besoj se do te humbasim. “gavroshet” i duhet kohes sone. Vetem besimin ne te ardhmen nuk duhet ta humbasim, sa dhe pranine ne atdhe, me te mirat dhe te keqiat qe jane aktualist. Kush do ta shpetoje ate po qe se do marim nga syte kembet. Sot i duhemi atdheut, sidomos emigrantet qe e kane njohur boten me te tera. Hekuri skuqet ne “furra celiku” qe ska shqiptar emigrant qe si ka pare…Sa me shume kete behar ne atdheun tone qe natyra na e ka dhuruar te begate, po ka mbetur si ajo kopeja pa cpban e ujqit e cakejte hedhin valle…. Ndaj te gjithe ne kembe ne kuptimin e mire te kesaj fjale e tu presim rugen keqberesve moderne… (
marigleta
07/05/2008 ne oren 9:40
21Une jam shume dakort me ate cfare ka shkruajtur Zamira. Te jemi realiste, policet dhe burgjet mbjellin perbuzjen dhe urrejtjen. Dhe perderisa per ata femije “kriminele” nuk egzistojne qendra rehabilituese te posacme per moshen e tyre, ata do dalin prej burgjeve me shume kriminele se c’jane futur atje.
Imagjinojeni ate te ri qe doli nga burgu dhe u be perdhunues, nuk mendoni qe mbase ka pesuar te njejtin fat aty brenda, nga “kriminelet” adulte te regjur?
Te behemi realiste dhe mos te shenjojme nje person te vetem ne urrejtjen tone..ai eshte thjesht nje tregues te nje problemi social shume kompleks.
Zonja dhe Zoti Kokedhima, meqenese kane ne dispozicion media, dmth kane mjetet informuese, mbase do ti benin nje nder te madh kesaj shoqerie te lodhur dhe qe lengon pa fund, po te ndermerrnin nje hap si krijimi i nje Qendre Rehabilituese.
Ju kujtohet ai krimineli i Beratit qe e nxorren nga burgu pasi nuk kishte asnje qender te pershtatshme per moshen e tij? Ai vazhdon te mbetet tmerri i qytetit….
gerdjan xhanari
07/05/2008 ne oren 10:55
22Sa shume inate dhe sa shume urrejtje. Te gjithe perpiqemi qe si te denojme kete akt, me te drejte, por sa pak mudohemi qe te gjejme nje shkak real dhe nje rruge per te arritur qetesine dhe stabilitetin. Synojme shume te deklarojme se mungon kontrolli nga administrata e burgjeve, se mungon punonjesi social apo psikiatri, qe mungon zbatimi i ligjit, dhe keto te gjitha te verteta.Por harroje te theksojme qe shoqeria e re shqiptare duhet te kete ne bazen e saj, tolerancen, respektin dhe dinjitetin. Urrejtja eshte akt i cili te çon ne humbjen e vlerave te individit, dhe çon ne vdekjen e edukates qytetare te nje kombi. Ta ngreme dinjitetin tone mbi bazen e respektit per çdo gje dhe ne radhe te pare te ligjit. ta ngreme mbi bazen e tolerances dhe jo te hakmarrjes dhe urrejtjes. Ta ngreme ne radhe te pare nga vetje jone, duke perdorur nje gjuhe tolerante dhe me kulture. Ne ne radhe te pare, ne qe kerkojme te shkruajme dhete japim mendimet tona. Te japim gjithçka mundim nga vetja jone , pastaj te kerkojme nga te tjeret. Kur gjithe secili nga ne te beje kete gje, do ta shohim se te tilla probleme do te zhduken.
FRAZADA
07/05/2008 ne oren 15:02
23Eshte nje lajm, qe te qeteson sa dhe te iriton lajmi per pensionet e posacme. Kete te dyten thenie te irriton nuk e kam per personat qe e kane marre, por per pasjen parasysh te kategorive nga te gjitha fushat e jetes se njerezve te perkushtuar e sidomos nga ato me te veshtirat, qe nje nga shkruesit i ka permendur. verejtja e tij eshte e drejte. Me kapi syri nje fraze qe thoshte, se mos duhet dhene ky pensin dhe “hekurthyesve” e tj te kesaj kategorie, me duket se e koncepton gabim ai shkruesi. Atje mes punetoreve, inxhiniereve, doktoreve pse jo dhe mesuesve apo bujqve te nderuar ka njerez me merita te vecanta. Kjo ben qe njerezit qe merren me kete pune te mendohet shtate here e te presin nje here… Midis atyre, qe e marrin kete shperblim (ne fakt eshte merite e tyre) duhet te jene me te miret. Ne te ardhmen te kihet parasysh jo me perkatesi partiake, po merite per kombin. Merite per ta eshte, qe dhe 1 Maji te festohet se eshte dita e tyre….
ermal
07/05/2008 ne oren 18:07
24Irimab X
Te falenderoj per vleresimin ne adresen time dhe do te isha i nderuar nese ju do te pranonit te shkembenim edhe me tej mendimet.Email im eshte er_mir@hotmail.it
Ju faleminderit per mirekuptimin cilado qe do te jete pergjigja juaj.Kerkoj ndjese blogut se ndoshta kam shkelur ndonje rregull.
ilirantoni
09/05/2008 ne oren 7:49
25z.Kokoshka, nuk eshte faji i im qe nuk ti botojne “librat “, te pakten mundohu te kuptosh ato, qe ke shkruar vete ose rilexoi shkrimet e tua dhe do tu lutesha te mos zgjateni shume me komentet, kur nuk i mbani mend ato.
Golik Kokojka
09/05/2008 ne oren 21:05
26Zoti Ilirantoni, mos u nxitoni kur shkruani ju thashe une dhe ta dish jam gjysh ‘dyhere” . nese te hahen “Kokoshkat” haji dhe te befshim mire djale, nese je i tille. Me gjakftohte se s’ta ka borxh njeri. Ketu fal kesaj gazete vertet per “te gjithe’” kemi mundesi te shkembejme mendime, po jo te ofendojme njeri tjetrin. megjithate secili tregon veten .
G.K
ilirantoni
11/05/2008 ne oren 6:53
27z……. ja kush e ben rinine tone pa shpresa:
para disa javesh MJEKET shqipetar nderpresin punen ne shenje proteste per nje incident qe mund ti ndodhe cdo njeriu bile edhe presidentit ,sic i ndodhi sales qe i hodhen bomben kokes por qe nuk plasi, POR SALA NUK E LA PUNEN ASNJE DITE KETIJ I THEM …RRE pra dua te them a i ka mbetur ndonje fije ndjenje njerezore ketyre mjekeve qe ;
…….KU E GJEJNE TE DREJTEN KETA MJEKE TE NDERPRESIN PUNEN?
DHE TE VENE NE RREZIK JETEN E NJEREZVE TE TJERE TE PAFAJSHEM????
KUSH JANE KETA MJEKE??
KUSH KUJTOJNE SE JANE?
?KAPINI RRASINI BRENDA,OSE VINI LIGJIN PER KETA BASTARDE QE NUK TE ZENE ME DORE PO NUK I FUTE NDONJE LEK NE ZARF,KUSH KA LEKE DIHET QE DO PAGUAJE PO AI QE SKA SI I BEHET???
VINI LIGJIN NJESOJ SI KUR DEZERTON NGA USHTRIA, PER KETA MJEKE BASTARDE ,O MJEKE PASURINE QE NUK E VUTE PER 50 VJET NE KOHEN E DULLES NUK MUND TA VINI TANI KAQ SHPEJTE DUKE MARRE ME QAFE NJEREZIT E VARFER QE MEZI KALOJNE MUAJIN ME BUKEnuk dua te zgjatm me me fusha te tjera,por dua tju them cila gje ka me vlere se sa shendeti i njeriut???
kaq vlen jeta e njeriut ne shqiperi,mjeket kercenojne pacientet e tyre duke e lene punen,
radhat e gjata neper ambasada e tregojne me se miri se sa shprese kane ata njerez qe jetojne ne shqiperi,te gjithe te rinjte e talentuar perpiqen per te mare bursa jashte e per mos tu kthyer me kurre..
Pirro i Epirit
11/05/2008 ne oren 11:24
28Exziston nji Fakt Universal mbi ndryshimin ..i vertetar tashme ne gjithe historine e njerezimit …ai quhet Rrevolucion !
silvana
12/05/2008 ne oren 13:31
29Si ka mundesi qe nje djali i ri qe ka pare vetem vuajtje nga jeta, rezultat ky i gabimeve te tij, te shkoje ne nje tjeter veprim monstruoz?! a ka ndjenja njerezor dhe ndegjegje?!
Eltoni
13/05/2008 ne oren 17:08
30Kjo qe ka ndodhur eshte tamam nje kafsheri… Cdo medalje ka dy ane…
1. Femijet jane te pafajshem por ata bien pre e ketyre kafsherive sepse “i ligu” e di qe prindi tek femija nuk duron dot.
2. Ana tjeter edhe kjo eshte e vertete - Gardianet sillen sikur jane “faraonet e sklleverve” edhe harrojne, qe jane aty ne nje detyre shume delikate edhe duhet te bejne detyren me nje kujdes te jashtezakonshem.
Dua te theksoj, i bashkohem vendimit qe ky njeri nuk duhet te dale kurre nga burgu pasi denimi me vdekje eshte hequr ne Shqiperi. Gjithashtu jam i mendimit qe te bejme dy gjerash njeheresh.
Te mundohemi te bejme aq sa kemi mundesi, qe keto ghera te mos perseriten, dikush me shume edhe dikush me pak por te levizim dicka.
Se dyti, le te shprehim mendime te pjekura, jo vetem ketu por ne cdo vend qe na jepet e drejta ose duam te komentojme. Ti permbahemi temes edhe te mbajme pergjegjesi per ato qe themi.
Ju falenderoj per mirekuptimin
LEDION LALA
13/05/2008 ne oren 20:56
31Dileme e tmerrshme ke munde te fajqesojme moralin e ketij kanibali apo mos valle shoqerine tone e ndertuar me plote mangesite e saja dhe mjerishte jo dinjitoze. Le ketu dilemen e prezences e asaj te ashtequajtur Qeveri. Mos u prishni endrrat femijeve, mundohuni edhe te falni ndonjehere.
astrit,elbasan
13/05/2008 ne oren 22:42
32Duhet te kemi kujdes, se te gjithe mund te ngatarrohemi me ligjin e kushtetutes Shqiptare me dashje apo pa dashje. Por problemi nuk eshte te kryhet denimi deri ne nje, por mbas kryerjes te denimit cfare pasojash ka i ish i denuari per personin e tij dhe shoqerine. Dua te them, se cfare ndihme i jep sistemi qe ka sot shteti brenda denimit dhe jashte tij. Duhet ti shohim gjerat dhe nga ana tjeter.
eni
14/05/2008 ne oren 18:12
33o ti zoti astrit hoxha mirmengjes ore, ne bisedojme per kete teme ti na tregon fatin, qe ke e ku jeton, po kujt i behet vone qe je ti jasht, apo harrova maloket po su hapen nuk rrin dot,
INA
15/05/2008 ne oren 1:43
34Hakmarrje ne formen me te ulet, qe mund te egzistoje. Personalisht, nuk e kam idene se si sillen rojat e burgut ne Shqiperi, por nga komentet tuaja ketu eshte vertet per te ardhur keq, qe njerez qe supozohet te mbajne rregull, krijojne kaos.
Ne shkrimin e mesiperm thuhet;
1. Se ky i riu ka pasur histori te dhimbshme familjare dhe personale. Qysh ketu ky i ri duhej t’i nenshtrohej nje vezhgimi te vazhdueshem psikologjik. Mendoj se jeta ne burg, qe nje shkendije per te ndezur tek ky i ri ate, qe prej shume kohesh digjej ne heshtje, aftesine per te perdhunuar.
2. Ai shpesh e kish kercenuar rojen e burgut, se nje dite do te hakmerrej. Si ka mundesi, qe roja nuk shkoi ta denonconte? Te kercenosh nje njeri, sipas ligjit, ushtrohet e drejta te merren masa kunder kercenuesit (me falni, nuk e di ligjin ne Shqiperi, shpresoj te jete keshtu). Fakti qe roja nuk e morri seriozisht dhe nuk e denoncoi, tregon qe ka qene i implikuar ne nje fare menyre ne torturimin fizik dhe psikologjik te ketij te riu.
Femija 13-vjecar eshte viktima dhe duhet menduar per te ne rradhe te pare dhe me pas per denimin, qe do t’i jepet agresorit dhe ne fund rojes se burgut, qe une mendoj se ka pjesen e vet ne tragjedine qe ndodhi (n.q.se ai e ka trajtuar te burgosurin si kafshe).
Lart
15/05/2008 ne oren 21:42
35Zonjush INA,
Koment juaj me pelqeu po doja te te thoja qe ne kete shkrim nuk jepen te gjitha detajet e njgjarjes dhe se cfare ka ndodhur ne te vertet.
komenti juaj esht tipik reagim shqiptari qe e shikon ngjrjen vetem nga jasht.
Mund te kete disa mundes qe mund te jene te verteta ose jo, por nuk perjashtohen nga ngjarja perderisa nuk ka informacion.
Ne burgjet e shqiperis cfare nuk ndodh. Ekziston mundesia qe ky i burgosur mund te jete dhunuar nga gardiani, edhe duke pasur gardjani autoritetin e tij ne burg ka qene e pa mundur per kete te burgosur qe ta kundershotj. kur them dhunim dua te me kuptosh se i refereohem dhunes fizike emocionale dhe seksuale. Kjo eshte nje mundesi qe nuk perjashtohet. Qe ky gardjan i ka bere nje gje ketij njeriu eshte e sigurt se nuk del tjetri nga burgu e te perdhunoj femij ku ne shqiperi femrat jane sheshit.
ZONJA BRIXHIDA KOKEDHIMA
jam dakort qe kjo ngjarje eshte per tu ardhur keq, por nuk duhet te gjeneralizojm gjithe shqiptaret dhe te pohojme pse jemi katandisur keshtu. kjo eshte thjesh nje histori ngjarje per te ardhur keq, kaq nuk eshte portreti i shqiptareve ne bote.
ngjarjet me te fundit ne Australi ku babai 72 vjec kishte 25 vjet qe mbante ne bodrumin e shtepis vajzen e tij dhe perdhunonte dite per dite dhe madja kishte bere 3 a 4 femije me te prej te cileve me i madhi ishte 15 vjece, kjo ngjarje e paimagjinushme nuk do te thote qe gjithe poulli austriak eshte monster, apo jo? prandaj te bejm pak me kujde kur i referehome kombit tone.
per me shum ne ngjarien e Amstetten Australi visitoni web:
http://www.guardian.co.uk/world/2008/apr/29/austria.internationalcrime
Lidhja RSS per komentet
Jepni komentin tuaj
Komentet e fundit
Shkrimet e fundit
Shkrimet me te komentuara
Autoret e blogut
Kategorite
Arkivi
Link
Lidhjet
Shkrimet e fundit
Komentet e fundit
Shkrimet me te komentuara
- Shekulli Online - Shekulli Blog