Te gjithe te martuarit kane deshire per te pasur femije! Te gjitha ciftet e mbajne mend shtazanine e gruas, lindjen e femijes se pare dhe gezimin e madh te familjes per beben e sapolindur. Castet e lindjes se femijeve jane kujtime te paharruara, ngjarjet me te rendesishme te familjes. Femijet jane mrekullite e cifteve, gezimi i jetes se tyre. Por ne ditet e sotme, jo gjithmone nje shtazani eshte e mirepritur. Ndodh shpesh, qe pothuaj te gjitha ciftet te ndodhen perballe nje shtazanie te papritur e te padeshiruar! Ato shpesh perfundojne ne aborte, te cilat kane shpesh pasoja per jeten e grave. Cmendojne grate per shtazanite e padeshiruara? Nga intervistat qe ne kemi bere ne disa zona te ndryshme te vendit rezulton, qe shumica e grave “fajesojne” burrat per shtazanite e padeshiruara. Femrat mendojne ne shumice, se” mashkulli duhet te jete i kujdeshem dhe i vetekontrolluar”.

Ne pyetem dhe meshkujt dhe ata mendojne, se ” përgjegjëse për shtatzënitë e padeshiruara janë të dyja palët njësoj”. Disa nga ata mendonin madje, se jane femrat pergjegjese! Kur ciftet ndodhen para nje shtazanie te padeshiruar, te detyruar nga rrethana te ndryshme por sidomos nga rrethana te pamundura ekonomike, vendosin qe gruaja ta abortoje femijen. Numri i aborteve ne Shqiperi sidomos ne zonat rurale, por jo vetem eshte teper i larte. Burrat e konsiderojne abortin mekat. Kurse grate tremben dhe e bejne abortin nga halli dhe vuajne fizikisht e psikologjikisht.

A jane te ndergjegjshem grate e burrat e tyre per te keqijat e abortit? Duket se jo!
Aborti mund të rrezikojë seriozisht jetën e gruas, demton fizikun e gruas dhe gjendjen psikologjike të saj, ndikon në mosngeljen shtatzënë herë tjetër, mund të shkaktojnë infeksione të ndryshme dhe probleme me mitrën, është një eksperiencë traumatike dhe sjell vuajtje të madhe shpirtërore, sjell edhe lodhje fizike dhe mendore për femrën.

Shkrimet e fundit nga Eglantina Bardhi