11 06
Autori: Lindita Cela ne kategorine Politika Blog, Shoqeria Blog, Komente Blog
Canabis sativa ka gjelberuar Lazaratin. Kultivimi I kësaj bime narkotike në fshatin rreth 2 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës duket, se nuk shqetëson më jo vetëm vëndasit, por as krerët e Ministrisë së Brëndëshme, ku duket se lufta e tyre kundër kultivimit të lëndëve narkotike në këtë fshat është e humbur. Efektivat e policisë së shtetit I janë qepur maleve për të korrur bimët narkotike në çdo cep të humbur të Shqipërisë dhe Ministria e Brëndëshme nuk ka ngurruar aspak të bëjë publike operacionet e suksesshme, por në Lazarat nuk guxon të shkelë këmba e një qytetari të thjeshtë, jo më forcat e policisë së shetit. Nje helikopter per te cilin thuhet se kishte qellime turistike u ndodh nen bresherite e automatikut. Per minuta te tera qyteti eshte mbajtur peng nga te shtenat e lazaratesve. Kaq ka mjaftuar, qe edhe per kete tre mujor efektivat e policise te mos guxojne te hartojne plane operacionale, jo me te korrin sukses.
Rasti më i fundit i prezencës së policisë në shtetin e Lazarat ishte më 7 shator te vitit te kaluar. Për shak të vrasjes së Sabri Shurthit, ish person në kërkim, lazaratësit morën peng Komisariatin e Gjirokastrës. Në kohën që të gjithë prisnin ndëshkimin e autorëve që dhunuan insitucionin, ish drejtori e Policisë së Gjirokastrës, Shpëtim Baçi, deklaroi se ngjarja nuk ishte një sulm ndaj komisariatit por thjeshtë një incident, si pasojë e të cilit u dogjën disa makina. Shteti tregoi se nuk ka ndërmënd të kapërcejë ato dy kilometra rrugë, që ndan Gjirokastrën me Lazaratin, jo vetëm për të kërkuar autorët e sulmit të komisariatit, por edhe për të vazhduar luftën e tij kundër bimëve narkotike, që edhe këtë vit kanë gjelberuar fshatin e Lazaratit. Nëse nuk gjen një të njohur dhe nuk betohesh se në fshat do të bësh veshët shurdh dhe sytë qorr, askush nuk të garanton jetën, nëse të shkel këmba në fshatin rrëzë Sopotit.
Prej vitesh Lazarati është kthyer në tokën e bekuar të kultivuesve të bimëve narkotike. Megjithëse policia e shtetit prej vitesh ka deklaruar luftë pa kompromis ndaj kultivuesve të bimëve narkotike, ky objektiv nuk përfshin aspak fshatin e Lazaratit. Banorët e këtij fshati kanë kultivuar dhe vazhdojnë të kultivojnë hashash pa pyetur për objektivat e policisë së shtetit. Në fshat të tregohet me mburrje koha e artë kur shteti drejtohej nga Fatos Nano. “Ishte si ishte Nano por ne na la të qetë�-të thonë në kafenene në qëndër të fshati. I konsideruar si fshat bastion I Partisë Demokratike për vite me radhë lazaratasit kishin siguruar paprekshmërinë territoriale. Rebelimi jo vetëm I burrave por edhe I grave dhe fëmijëve bëri, që Lazarati të sigurojë autonominë e duhur për kultivimin e lëndëve narkotike. Në Lazart kultivimi i lëndëve narkotike konsiderohet si një e drejtë e padiskutueshme e vendasve. Duket, se edhe këtë vitit lazaratasit do ti korrin të qetë parcelat e tyre me Cannabis Sativa.
38 Komente
ada
11/06/2008 ne oren 23:22
1Lerini te qete lazaratisit me mire, ate beni ju edhe te tjeret, seLlazarati po mban gjithe Shqiperine me buke. Kaq kisha, te tjerat kuptoni vete.
Lazaratas
12/06/2008 ne oren 6:06
2Canabisi i Lazaratit duket se ka dehur edhe nje shumice gazetaresh apo reporteresh, qe shkruajne qe nga skutat e kafeneve te Tiranes kronika, te cilat nuk i kane pare me syte e tyre. Kronika me larte flet per nje fshat qe kultivon Canabis, c’ka eshte e vertete dhe une si banor i atij fshati nuk e mohoj dot, por kronika flet edhe per nje helikopter qe eshte qelluar me arme ( cka nuk eshte e vertete). A eshte ne gjendje reporterja te na vertetetoje ate qe thote, sepse une si deshmimtar okular mund te vertetoj se helikopteri nuk eshte qelluar me arme, te shtenat kane ardhur shume ore me pas.
Nuk e di, por me ka cuditur fakti se sa here qe flitet per Canabisin e Lazaratit ne fotografi shfaqen pamja nga parcelat e mbjella nga Bregu i Lumit Vlores. E vetmja foto reale nga Lazarati eshte ajo e bere ne vitin 2005, ku shfaqen disa bime te larta Canabisi dhe ato pamje Gazeta Shqiptare i serviri si foto reale te 2008. Nese do te ishin aq mire te informuar duhet ta dine se bima e Canabisit tani eshte akoma ne fazat e para dhe nuk e kalon 25-30 cm lartesi dhe jo ne fazen e pjekjes sic deklarohet. Nese reporteret kerkojne me cdo kusht qe artikujt e tyre te zene faqet e para te gazetave duhet te reagojne me sakte dhe jo te manipulojne sikunder po behet cdo dite e me teper. Fabrikimi i fakteve, duke u mjaftuar te thone, se eshte e pamundur te hysh ne Lazarat nuk eshte rruga e sakte per te raportuar lajme. Mbase gazetarja do te bente mire ti hynte me ne thellesi fenomenit te mbjelljes se lendeve narkotike ne te gjithe Shqiperine dhe ne Lazarat. Mbase gazetaria do te bente mire te kuptonte se edhe neve nuk na vjen hic mire, kur tregohemi si delja e zeze me gisht ne kete katrahure alla shqiptarce, qe po gelon qe nga viti 91. Duhet te dije, se nuk na vjen mire kur hidhet djersa dhe puna jone poshte ( sidomos ata qe jane emigrante apo punojne me tregeti te ndershme) duke u mjaftuar se kultivojme Canabis.
Si perfundim them, se edhe sivjet Canabisi i Lazaratit do te korret, por na mbetet si barre per ta luftuar kete fenomen qe ne embrion dhe jo te identifikojme vetem nje fshat si delja e zeze, por te gjenden edhe bleresit e Canabisit, qe e shesin me fitime maramendese ne Greqi, Itali apo Hollande. Le te nise puna nga peshqit e medhenj, pastaj te meremi me cironkat.
ilirantoni
12/06/2008 ne oren 8:10
3A mund te futet Shqiperia ne Nato?
gjeni dicituren….
Irimab x
12/06/2008 ne oren 19:29
4Ato bime po kultivohen ne mbare vendin me apo pa ligj. Mendoj te legalizohen e tu vihet taksa perkatese. Derisa ajo ka treg shitje do te thote se kerkohet me mase, pra eshte e veteligjesuar. Pastaj gjithe vendet qe kultivojne kete bime a jane nen kontrollin e organeve, qe kane te drejta nderkombetare te mbikqyrin. Ato ta thone fjalene tyre. Po te ishte kjo e ndaluar do ta ndalonin te gjithe. Eshte apo nuk eshte kanabis sativa bime e ndaluar?! Ketu ka nje prapaskene ndaj duhet pare. boterisht…
Enkeleda
13/06/2008 ne oren 13:32
5Nuk i kuptoj bashkebiseduesit per kete teme qe po flitet ne artikullin mbi Lazaratin. e ndersa gazetarja kerkon perse nuk vepron ligji dhe shteti shoh se te gjithe qenkan te kenaqur me kete fakt. Ada thote se hashashi, qe te sjelle vdekjen per qindra te rinje mban shqiptaret me buke. Po keshtu edhe Lazaratasi te cilit me shume se sa fakti qe fshati i tij eshte kthyer si nje ishull i gjelberuar ne mes te qytetit te gurte shqetesohet, se kur kane bere vizitat gazetaret. Mua nuk me shqeteson ky fakt, por ajo qe eshte me shqetesuese qendrojne keto komente, te cilat perpiqen te ligjerojne krimet. Nuk ka nuse pak me barre. Te kultivosh lende narkotike do te thote se sapo ke perfunduar te korrurat do te jene minoret perdoruesit e pare. Mos valle do te duhet te presim qe ne bulevardet tona te vdesin cdo dite te rinje, qe te kujtohemi dhe te kerkojme, qe shteti te nderhyje qofte edhe ne Lazarat?
emiljano
14/06/2008 ne oren 19:13
6esht shum mir kesht se te paketen lazot jan vet punsuar se ne te kunder ata se mbahen neper gjirokaster vazhdoni keshtu se e kini mir se ka vdek shteti ne shqiperi.
Enkeleda kerkon 'mbasditen' kohe te gezimesh
15/06/2008 ne oren 15:17
7mos u mundo kot Enkeleda, masdite te gjithe kerkojne te qetesohen nga dita e gjate e punes. pa mendo se jane shtrire dhe mbyllin syte per endrrat e tyre, e kush do tu a prishi kete enderr atyre. duan te bejne c’te duan dhe si duan e mos i pengoj njeri qofte dhe ‘kritika’ jote e hapur. ne koken e tyre ka plot kritika dhe jane ngaterruar dhe sdihen te kujt jane dhe kujt i drejtohen kritikat? por nje gje ne sejcilin nga ata qe kerkon te beje keto korrupsione e te keqia ne jeten tone eshte fshehur dhe nje karakter i mire i cili hyn ne jeten e cilido qe jeton, dhe e gezon e
trajton si e meriton.jo vetm ne lazarat por ne tere boten.
Ledion
16/06/2008 ne oren 1:40
8Z.Enkeledadhe shume te tjere si kejo zonje kaq e moderuar,qe moralizon me kaqe finese dhe dhimbje per gjeneraten e re .Zonje dhe shume te tjere si ne pse duhet ta shohim realitetin e jetes qe jetojne shqiptaret,ku uria te behet gangren e vdekjes te ngadalte.Apo le te marim ndimesen qe u ka dhene shteti apo qeveria e Berishes,le te jemi pak me trasparent.
Enkeleda
16/06/2008 ne oren 16:01
9Ledion, nuk po arrij te kuptoj se cfare trasparance e ke fjalen? Mos valle te jeshe “i mbytur” ne hashash do te thote se i je shmanguar realitetit? I vetmi realitet qe vjen pas cigareve me hashah eshte vdekja e ngadalte.
Mos valle te qenurit dru te shpeton nga ky mjerim?
Sa te rinje kane humbur enderre e jetes vetem per faktin, se ne pranojme te vetepunesohemi duke kthyer zona te tera me paracela Canabis. Mendoj se duhet ta fillojme nga Lazarati, qofte dhe duke kerkuar nderhyerjen e shtetit……
Ledion
17/06/2008 ne oren 10:35
10Z.Enkeleda ndoshta ose kame pershtypjen se me keni keqkuptuar,vete deshiroje qe mos te jete ne kultivim e aq me teper ne perdorim,por e theksoj perseri,gjithmone duhet te kemi parasyshe problemet qe shqetesojne shoqerin tone,ne krahasim me ato qe jane me teper te rendesishme per tu kapur dhe trajtuar nga te gjithe.Le ti kujtojme ketu se nuke duhet te jete me pake te prekshme,si papunsia qe ka kllapitur forte mjerantet e rrugve qe nuk i shpetojne dote vdekjes se ngadalt ,gjakmarjeve dhe krimeve te renda,arsimit e shume te tjera.Nuk duhet te behet Lazarati pike referimi.Nuk ma mere mendja se ju eshte imponuar ndonjehere qe te viheni nen perdorimin e kesaj bime.Dhe sa per tolerancen Zonje ka shume profile,mos e ngateroni me sentimentalizmin.Nuk do ta deshiroja si per juve ashtu dhe per te gjithe te provoni urine vuajtjen e saja kejo eshte tolerance te ndjeshe dhimbje .Per ndihmes lexo komentin larte dhe nese ke ndonje sygjerim do te me ndihmonte edhe mua.Shpresoje te me keni kuptuar kete rradhe dhe ju faleminderit juve Zonje ,prese argumentin tuaj.
Eri
17/06/2008 ne oren 14:33
11atyre qe e lidhin kanabisin me vdekjen e te rinjve… mos ekzagjeroni ju lutem se nuk ka kuptim. nuk te vdes kanabisi. me shume te shkaterron trupin perdorimi i alkolit sesa perdorimi i kanabisit. ka shume vende ne bote ku kanabisi perdoret si relaksues, si bime me vlera kurative, etj, etj. problemi nuk eshte tek kanabisi, por tek mungesa e mundesive ne keto zona per t’u zhvilluar ekonomikisht nga burime dhe aktivitete te tjera. shteti duhet te nderhyje per te krijuar situata te favorshme per nxitjen e bizneseve, kinemave, festivaleve kulturore, turizmit, agrikultures, prodhimit vendas, etj, etj….vetem keshtu luftohet vertet kultivimi i kanabisit
zamira
18/06/2008 ne oren 12:45
12Me shume do jene parcelat e mafies sesa te LAZARATIT. Sj’a mban kujt te shkoje aty. Kane tesere te Gerdecit. Jane Talebane te vertete.TE RROJE SALIU ME LAZARATIN
zamira
18/06/2008 ne oren 12:58
13Lazaratas mos u justifikoni kot . Ju sulmuat komisariatin e Gjirokastres dhe s’ju hyri nji gjemb ne kembe. Kush jeni ju, qe shkelni ligjet dhe beni sipas kokes tuaj. Kanabis eshte vdekjeprures per shume te rinj e te reja. Po luftojne miliona vete qe te sjellin femijet ne gjendjen e mepareshme, por tashme pa shprese. Ju Lazaratas ndillni vdekjen e te rinjve. Po zoti do ua shperbleje te femijet tuaj. Turp edhe njehere hiqni dore nga kjo bime vdekjeprurese. Kujtoni se kini femije. Nuk eshte arsye se nuk kini se ku pyunoni ,se te gjithe me vila luksi jeni. E me se fundi shteti nuk ka fuqi tju tregoje dhembet ju. Ate dini ju. Ju dini dhe parcela qeveritaresh dhe mafiozash ndoshta. Te me falni se ka dhe njeres qe nuk e bejne kete pune. Po justifikoheni me brrockulla alla Berishiane.Tung
Irimab x
18/06/2008 ne oren 14:39
14Ledioni, Zamira dhe Enkelejda, qe nje qellim keni me sa kuptoj, po te verteten e thote Zamira. Talebanet e vertete jane ne veprim atje dhe ata jane te Saliut se po te ishte e kunderta Sala kishte bere gjemen. Rezikshmeria me pasoja prapavepruese eshte me i keqa e te keqijave. Ajo paralajmeron te keqen e priteshme per te ardhmen e femijeve te Lazaratasve e te tjetre “lazaratas ne gjithe Shqiperine….
Duhet pare kush eshte pas “lazaratasve” se trima kane qene po jo per keto pune… kjo duhet pare.
Ledion
18/06/2008 ne oren 15:11
15Zj. Zamira, perdorimi i bimes Canabis nuk eshte i detyrueshem, cdo gje eshte e vullnetshme, ashtu si dhe vullneti i nje femre per te ndryshuar karakterin e saj. Per perdorimin nga femijet, eshte nje gyikym disi vulgar, me shume perdorues i gjejme ne klasat e pasura, si ne Hollivud nga artistet, ashtu dhe nga kengetare te medhenj dhe shume te degjuar. Mundohuni qe juve mos t’ju kap kjo lloj semundje dhe te mposhteni nga vesi. Lutem sa me pak moral.
Ledion
18/06/2008 ne oren 15:59
16Zj. Zamira shpesh here me ka terhequr mendimi trasparent i juaj, por ne konsiderate doja t’ju pyesja per shpeshperdorimin e fjales Taliban, keni ndonje njgjarje te dhimbshme apo keni qene aty per ndonje kronik TV, mundet qe ne vend te saj te perdorje nje fjale me me finese, nuk besoj se gjuha jone te jete kaq e varfer.
Dhe e fundit, nese keni deshiren e mire te jeni trasparente, kush nga partite eshte me afer natyres dhe endrrave te tua, nje e djathte ndryshe, apo nje e majte tjeter. Diku duhet te mbroheni dhe te emancipoheni ne idete tuaja. Mirpres mendimin tuaj te vullnetshem.J u faleminderit per mirkuptimin.
eri -vlore -treviso
18/06/2008 ne oren 19:36
17Qe eshte ndonje qeveritar, kete e di dhe bufi. Sa banore ka Lazarati, Vlora i kishte skafe e gomone dhe qeveria arriti ti sekuestronte, kurse ne Lazarat nuk arrin dot te shkaterroj ato 5 (pese)parcela…
ilirantoni
19/06/2008 ne oren 2:41
18terhiqeni njady here ate barin e LAZARATITdhe ka per tju duk vetja si kryeminister,nuk eshte cudi qe kerkohet ne tregun evropian
NikVLORA
19/06/2008 ne oren 5:00
19Forca Sali Kolombiani. Kur u be Lazarati, si Bollanua. Ka shtet me nder nderhyn dhe me ligje ne dore te kendon Abetaren, sa bukur arreston djemte e Vlores per Aleancen kunder Petroliferes dhe i mbyll ne burg te Rrogozhines, ky me kujton Xhafer Ypin e Tiranes ne kohen e Zogut. Eshte nje vetvrasje per rinine tone te qarkulloj droga ne kete menyre. Ne Vlore i thone, mos luaj me detin dhe shtetin. Jepi Sali Gerdeci, hashashi dhe Himara, se do te vij fundi dhe ty. Shqiperia nuk ka ngelur ne dore te te korruptuarve, ka plot Rini e ne fund te dergojne o brenda ose ne pension.
Lazaratas
20/06/2008 ne oren 4:40
20Fort e nderuar Zamira! Mbase para te shkruash duhet te dallosh tregetuesin nga kultivuesi. Hashashi eshte nje e keqe, qe duhet zhdukur si nga Lazarati, por edhe nga Tepelena, Vlora e Shkodra dhe Berati, qe jane vatra ku kultivohet kjo bime. Por duhet te dallosh ata fatkeqe, qe e kultivojne per te mbajtur frymen gjalle nga balozet, qe e tregetojne dhe behen milionera. Cmimi i hashashit tek nje kultivues varion nga 200 euro deri ne 300 euro, ndersa trafikantet e hashashit e shesin neper europe me 3000 euro minimuni. Beje vete dallimin …
Sa per diegien e Komisariatit, duhet te dish, se nese u dogjen disa makina policie neGjirokaster, ne Lazarat jane lare rruget me gjak nga nderhyrjet e forcave speciale. Duhet te dish mire se dhuna sjell vecse dhune.
Pazari i Ri
20/06/2008 ne oren 12:30
21nuk eshte justifikim ai qe na ben ti ketu :
“mbjellim droge per te mbajtur frymen gjalle”
ka shume fshatra te shqiperise qe e mabjne frymen gjalle edhe pa mbledhur droge dhe per kete jane shume krenare se pse nuk na nxjerrin namin e keq si drogista.
nje nam per tecilin greke e sllave po japin miliona qe te na vene neper bote
mendoni dhe per brezin qe do te vije cfare kulrure do ti lini ate te droges dhe vrasjes …..
medoni se ka rini qe vuan nga ajo droge qe mbillni ju atje fenomen qe dhe tani po vjen ne shqiperi kushe di sa te rinjve dhe femijve u helmohet gjaku dhe u prishen fijet e nervave nga ajo droga qe mbillni ju atje … mua ne vendin tend nuk do me zinte gjumi per kete “vrasje” qe ju kultivoni dhe exportoni …
Enkeleda
20/06/2008 ne oren 15:34
22Z. Lazaratas do te doja qe komentet tuaja te jene krejtesisht tevertate persa i perket asaj qe ndodh ne fshatin tende. Ti je i sakte persa i perket cmimeve te tregtimit te nje bime, ndoshta edhe per trafikantet por jo per varferine qe ka plakosur fshati juaj. Asnje fshat tjeter ne teritorin e republikes se shqiperise nuk jane dhene aq shume fonde sa ne Lazarat. Tek ju jane shtruar edhe rrugicat e shtepive jo me rruget kryesore, dhe kjo si te thuash nuk ka ndodhur edhe ne nje fshat si gerdeci dhe pse eshte rreth 14 kilometra larg kryeqytetit. Po keshtu persa i perket varferise se banoreve ti me mire se une e di se pas kultivimit te kanabis te gjithe jane me benca te tipit te fundit dhe makina me te bukura si ne lazarat qarkollojne vetem ne blllokun e Tiranes ku njerez nga Lazarati jot kane edhe biznese ketu. Persa i perket pergjakjes perveçse nje personi i shpallur ne kerkim dhe i akuzuar dhe nga ju vete Lazaratesit, duhet te pyesesh sa denoncime ka per te) une di qe viktima me se shumti kane qene punonjes te shtetit qe as 200 euro nuk marrin rroge mujore dhe jo me te ardhura nga nje bime e veteme canabis. Persa i perket dhunes qe ti pretendon eshte i vetmi fshat jo vetem qe eshte krejtesisht i lire por edhe abuzon me lirin per hir te paaftesise se shtetit. Ndaj i dashur Lazaratas te lutem mos bej me propagante te tille se vertete ju nuk lejoni te kaloje asnje kembe njeriu i paftuar ne fshatin tende apo ka njerez qe kane shkelur dhe rrefejne keto qe une sapo thashe me larte. Te pakten ne kete forum flit ca te verteta nga fshati jot, ndoshta mund tia nisesh me kyetarin e komunes e madje tek ata “trima” qe e kane kthyer fshatin tend ne nje burg te lire maje malit
Kjo qe thoni ju eshte pjeserisht e vertete.
zamira
23/06/2008 ne oren 12:45
23Ledion ,nuk eshte nji problem qe ne te dy te debatojme. Eshte nji problem mbare kombetar. te gjithe duhet te shqetesohemi per vendin tone,per Shqiperine. Tashme dhe Lazarati e di te verteten . Mos ki merak se une nuk do behem kurre preh e kesa bime? Perse flisni me kaq mllef? NQS ju nuk ju pelqen fjala Taleban atehere ju nuk e kuptoni. nuk dua te te fyej sic me fyeni ju ne cdo rrjesht. te falenderoj nga ana ime per ironne e perdorur nga ju. do ishte me mire te flisje per ate cka behet fjale Lazaratin . Aty jane vellezerit dhe motrat tane. mjafton vetem era e asaj bime dhe boll. Te uroj shendet Z .LEDION dhe leri mllefet me njeres qe nuk i njef fare flm.
memaljoti.londer
23/06/2008 ne oren 17:31
24ore ju qeveritare po neve me ca do ta kalojm jeten, tek ajo ham buk sic han ca e ca qeveritar, ja ore ju them una ska njeri te futet ne lazarat se iken per lesh kshu mos mi gacmoni tokat e dajove te mi me canabis sativa se aty ushqehemi he derman pastaj ku han gjth kjo rini kaq kisha ajde pacim:)))
memaljoti.londer
23/06/2008 ne oren 17:48
25o eri-vlore o babale po avash ore mos krahaso derman sesht ashashi njesoj me gomonet se ashashin e blen dhe e pi dhe te sjell ne qef kurse gomonet te sillnin belan sishe i sigurt per jeten kshu qe domosdo qe do ti sekuestronin gomonet apo skafet se mirnin jeta njerzish he derman mos fol kot kshu qe shteti nuk ka mundesi te futet ne lazart derman se e ha ujku,
ika unaaaaa
alba
25/06/2008 ne oren 4:46
26Mire ja bejne ata qe e mbjellin, mire ata qe e shesin, por te mjeret ata qe e pine. Sigurisht diku do te mbeshtetet fukaraja, pune sapo hap qeveria e hapim vet nje te mbjell aty te parcela dhe ashtu e siguro bereqetin, kush e pi ate te mallkuar? Ata qe kane para si te ulet Saliu me Fatosin t’ja mbeshtjellin cigareve apo ata te parlamentit si do ti qajne hallet e popullit, atyre tymi i hashashit po u shpelan trute dhe duar shqiten aty te karrigja prej lekure e do presin te behen me mire neser e neser vjen koha per nje tjeter cigare dhe ashtu eshte populli qe paguan, pa minimum jetese. Kush mund ta mbjelli e shesi merr nje dor para, se si dihet hallit mundesisht shite te policet se ta marrin me pak para hashah. Polici e dergo te parlamenti po nuk e mbolli fshatari s’ka cte pij ai i madhi, pastaj a ka polici.
eri-vlore-treviso
25/06/2008 ne oren 20:22
2725. po te ishte aq i mire sa e mendoni ju do ishte ne shitje te lire, persa i perket gomoneve mos harro se shumica e shqiptareve jane larguar nga ai vend fale atyre gomone, sipas mendimit tend ky i (mallkuar hashash) nuk merr dhe shkaterron jete te rinjsh, dialektin e Vlores e qake fare.
astrit,elbasan
25/06/2008 ne oren 22:21
28Me vjen cudi me disa shkrus qe shkruajne nga me te padegjuara. Gomonen i shpiken vlonjatet, qe te cojne shqiptaret ne Itali, lazarjotet mbjellin hashash se eshte e vetmja menyre, qe u sjell fitim dhe u pershtatet se jane trima te medhej dhe i ka frike policia.Tjetri thote qe me trima jane vlonjatet dhe te gjithe policat po te ishin vjonjate dhe miser do kishin frike te mbillnin ne lazarat etj. Mesa di une qe me trima nga laberia jane dallandyshet dhe me shume qef te sjel kur degjon femijen qe ka marre note te mire ne shkolle se sa ajo cigarja e mirfillte e lazaratit.
Irimab x
29/06/2008 ne oren 14:20
29Ju kutem ju te redaksise: a ka mundesi te mos beni me shkrime me titujt LAZARATI…. se u semurem duke pare mes tyre paaftesine e shtetit tone per te drejtuar ate vend. Kjo puna e lazaratit eshte si ajo e thena : “per nje plesht digjet jorgani”. Na duket si nje loje kukafshahti e qeverise qe ne fakt mbron vetveten, duke mbrojtur “kultivuesit e bimeve narkotike” (qe duhet me teper tregetaret e se prodhuesit se ata nxjerin fitime, prodhuesit mundimet deri burgime…
Mos! se kur thoni Gerdec e Lazarat, mendja na shkon…atje lart te kreret qe duan ti bejne ndodhi normale keto dukuri anormale…
V.o. Mos na e vini re se shkruajme sikur thurim bejte, po na ka ardhur atje ku stregohet-ekeqia per nje popull te tere qe se meriton kete!
eltoni
07/07/2008 ne oren 15:46
30Mos ekzistenca e shtetit ne Lazarat une e shikoj si Paprekshmerine e Qeveritareve tane qe ne te gjithe u kemi dhene titullin perandor te perjetshem. Jam plotesisht dakort me cfare komenton Zamira me problemin qe krijon cannabis dhe eshte e vertete, por problemi do shikuar me ne thellesi. Kush e mban situaten te tille? Une do te thoja se canabisi ne Lazarat perkthehet thjesht 2000 vota PD-iste, ose me skate mandati i deputetit te djathte. Brockullat qe s’kane pune dhe mbjellin cannabis si ha njeri kush do te punonte dosido kur perfiton rreth 30-40 mije euro ne sezon minimumi, dhe Lazaratasi e di fare mire kete.
POr e keqja e madhe eshte problemi qe krijon ne shoqeri kjo. Te gjithe Shqiptaret e shohin Lazaratasin dhe kane frike ta prekin te flasin kunder kesaj sepse jemi popull pa ndergjegje qe s’dime per veten tone dhe kemi frike nga qeveria jone….s’ka bere vaki askund qe populli te kete frike nga qeveria qe ai vete e voton…
Gent
03/09/2008 ne oren 16:09
31Hapni Google Earth dhe do ta kuptoni qe i tere fshati ka mbjelle vetem “sallate” jeshile. Eshte nje biznes “i toleruar” dhe i bekuar nga shteti demokrat..
artan Shkurti
04/09/2008 ne oren 13:59
32Lazarjotet kane te drejte se kane ne qender te fshatit bustin e “heroit te demokracise”.
ilirantoni
04/09/2008 ne oren 17:02
33Une propozoj qe ne vend te shqiponjes ne flamurin tone te vendoset gjethja e canabis, sic ka Kanadaja gjethen e rrapit, o mbjellesa te canabis perderisa nuk ka shtet mos ja ndani gazin dhe mos degjoni Nano e Berisha apo buce si Ilir Meta qe e kane pjestuar Shqiperine me” tresh”
U trashte dega e canabis e u befte si ai rrapi i mashkullores, ka thone Sala ne Levan(eshte e vertete gjate nje fushate te pd)
uendi
05/09/2008 ne oren 17:58
34Nuk kuptoj pse ju shqeteson kaq shum Lazarati, tek e fundit nuk i ben keq njeriut dhe nuk esht faji i lazove qe njerezit e pine kanabisin si qeni. Kurre nuk ju luajn pse i luani njerezit?
lazua
03/02/2009 ne oren 22:58
35rofte lazarati!!!!!!!
lazua
09/07/2009 ne oren 23:43
36OO vellezer kur siu luajme ju pse na luani,po deshet lenani rehat ne punen ton se filloi sezoni tani!!forever lazo
mrlazarat
27/08/2009 ne oren 11:27
37c’jane keta qafira, keta derdimene qe ligjin e shikojne ne zhdukjen e ashashit nga Lazarati( e me gjere).
perse nuk e shikojne nje here qe siguri jete do te thote mbrojtje nga ligji ,nga shteti.
a nuk e dine keta te cmendur qe nje djale 29 vjec (rahmet te kete) u ekzekutua nga shtetime gjakftohtesine me te madhe dhe kufoma e te ndjerit u trajtua si mos me keq nga shteti.nga ata zagare.
c’jeni ju te semure psiqike qe ngrini zerin per ashashin edhe e harroni kete fakt.
ju te rrjedhur nga trute,te c’ekuilibruar qe flisni keshtu edhe u duket vetja kushedi se c’fare.tuuuuuuuuuurrrrrrrrrrrrrrrrrpppppppppppppp!!!
vetvendosja
23/09/2009 ne oren 0:53
38mos flisni pa iperjetuar gjerat, pa pare “kalecet” e nanos apo berishes duke vrare, share e ofenduar djemte e lazaratit.
Lidhja RSS per komentet
Jepni komentin tuaj
Komentet e fundit
Shkrimet e fundit
Shkrimet me te komentuara
Autoret e blogut
Kategorite
Arkivi
Link
Lidhjet
Shkrimet e fundit
Komentet e fundit
Shkrimet me te komentuara
- Shekulli Online - Shekulli Blog