Tmerr i madh me këto urbanët. Unë vetë preferoj më shumë të eci në këmbë se të gjezdis me makinë. Megjithate me punën që kam më duhet të marr jo pak herë edhe urbanin. Por po ju them që nuk ka më torturë se të udhëtosh në metropolin shqiptar me urban, e sidomos me atë të lagjes sime. Ja për shembull dje: Isha më vonë se kurrë për të mbërritur i përpiktë në punë. Bëra shyqyr që pashë në fillim të rrugës urbanin që afrohej drejt stacionit. E po thashë që do fitoj kohën e humbur, por jo. Shoferi e kishte me aq nge, sa më shumë se në urban, po më dukej vetja si në një udhëtim turistik. Nuk mund ta llogaris dot se me sa kilometra po udhëtonim, por për një gjë jam i sigurt, se nëse do zbrisnin dy burra ta shtynin, me siguri që autobusi do ecte me shpejt. Kur thonë lacat e lagjeve, po më bëheshin nervat kaçurrel nga stresi që po më krijonte ajo shpejtësi.

E dini edhe më të bukurën. Duke qenë se përgjithësisht, rruga që të çon në bllokun e lagjes sime, karakterizohet nga malore, zotëria, pra shoferi, duke qenë se urbani ishte drejt kthimit në qendër, vendosi ta lëshojë urbanin me motor të fikur. Tani me të vërtetë, nafta ka shkuar aty ku nuk mban më, por kjo nuk hahej fare. U bëra xhind. “Më falni,- iu drejtova fatorinos,- mos kam hipur gjë gabim në autobusin e shërbimit funeral�. “Jo, në rregull je, nuk shef t’i kur hypën në autobus�, ma ktheu, zotëria me brezore në bark, gjithë teklif duke më kërkuar të mos bëja shumë llafe, por të paguaja biletën. “Hajd tund 300 lekëshin, se nuk ta kam shumë qejfin�. E me që ra llafi e dini, që është bërë 300 lek bileta. Unë e dija, po kisha, menduar që rritja e biletës do ishte në proporcion të drejtë edhe me rritjen e cilësisë së shërbimit në urban. Ky është mëngjesi, pasi orët e mbrëmjes janë histori më vete.

Duhet të presësh të paktën 20 minuta në stacion. T’iu tregoj edhe një ndodhi tjetër. Një ditë po udhëtoja sërish, por tani jo me urbanin e linjës sime, por në një tjetër arterie. Autobusi ishte mbushur plot. Nuk kishe më ku të hidhje farën e lulediellit, e jo më kokrrën e mollës. Aq plot ishte. Unë po qëndroja në mesin e urbanit, kur dëgjoj një mituran aty ke të dymbëdhjetat, që u bërtiste me sa kishte në kokë qytetarëve: “Ej ju atje. Shtyhu se ju erdha aty�. Një rrugaç i vërtetë, me pak fjalë. Kureshtar, duke qenë se e kisha përballë, vendosa të interesohem se ç’është ky buzëqumësht, 1 e 30 i gjatë në këmbë, që u bërtet njerëzve. “Pse bërtet�- i thashë. A e dini si ma ktheu. Pa më parë fare në sy, m’u hakërrye duke më bërë të ditur se është çuni i pronarit të autobusit, dhe bënte ça të donte me njerëzit. Ma mbylli gojën. Nuk kisha çfarë t’i thosha. “Mirë e ke -i rraha krahët. Në fakt ai nuk ka faj. Ashtu i kanë thënë, por kanë harruar t’i thonë se ai urbani, me pronar babin, është shërbim publik, dhe si i tillë është kryekëput në shërbim të qytetarëve. Respekti per qytetarin eshte ajo qe duhet te gjeja ne autobuz, jo thjesht nje sedilje per te bere nje cope rruge.

Shkrimet e fundit nga Dritan Laci