Flamur VEZAJ

Vetëm pak ditë më parë u mbyll mes dritave dhe vezullimit spektakli televiziv “Big Brother?. Një sukses i Formës pa dyshim, por a mund të themi të njëjtën gjë për Përmbajtjen?
Para se të ngre pyetjet që do dëshiroja ti diskutonim bashkë, them se jemi të gjithë në një mendje, që masiviteti i këtyre lloj programeve, ngre disa detyrime për organizatorët dhe për të gjithë ne që nuk mund të jemi thjesht në rolin e konsumatorit pasiv.
E para, për një pjesë të madhe të shoqërisë shqiptare (për fat të keq!) personat e ekspozuar në shfaqje kaq masive, shërbejnë si modele shoqërore.
Në atë “shtëpinë televizive? jetuan për disa muaj në sytë e të gjithëve, një grup të rinjsh që dashur padashur janë ndikues në konjukturën e vlerave të shoqërisë shqiptare.
Një prej tyre p.sh. ishte një vajzë me emrin Mardjola, e cila nga përzgjedhësit, organizatorët dhe nga moderatorët e programit, “përfaqësonte? kategorinë e “mamasë? aty.. Së paku kështu na u prezantua.
Tani, e njëjta vajzë, është në qendër të një hetimi të prokurorisë shqiptare për trafik prostitucioni. (lajmi për këtë mund të lexohet në http://www.shekulli.com.al, shoqëruar me fotot përkatëse)
A mendoni, se përzgjedhja e jurisë së “Big Brotherit? ishte e duhur për rastin e kësaj mamaje? Ky është modeli, që shoqëria duhet të “përtyp? si mamaja tipike shqiptare?
Edhe nëse jo si mama, a është ky një model për të rinjtë? Deri kur këto modele, këto nivele serviren në shtëpinë e cdo shqiptari, kudo që ndodhet, për t’i dëgjuar, shikuar dhe bërë tifo për ta? Mendoni se massmedia duhet ti servirë opinionit të gjerë individë të tillë si personazhe VIP? Cfare mendojne femijet dhe te rinjte tane qe fill pas ketij “vezullimi” te nje personazhi anonim por qe u be “VIP” e shohin te thirret nga Prokuroria per perfshirje ne histori prostitucioni?

Shkrimet e fundit nga Flamur Vezaj