Kur 6 vjet më parë Shekulli nisi të editonte një rubrikë të letrave nga lexuesit, ishin shumë ata që mendonin se kjo ishte e kotë, madje ishte një atavizëm i shtypit komunist, një lloj kthimi prapa, etj.
Historia e gazetës këto vite dëshmoi të kundërtën. Shpesh ato që arrijmë kanë ecuri të përkundërt nga pritshmëritë, sidomos kur këto janë të kushtëzuara nga paragjykimet.
“Shekulli” është përpjekur vazhdimisht të bëj ndryshime dhe të modulojë rubrika të reja. Paralelisht me këtë, besoj keni vënë re, që gazeta ka ruajtur “me kokëfortësi” tendencën për të qenë në lidhje me lexuesin e vet. Ja p.sh, ky Blog na jep një tjetër mundësi komunikimi. Shpesh këtu qajmë hallet e gjithë botës, dhe mirë bëjmë. Po le të meremi njëherë edhe me veten tonë..
Si një nga drejtuesit e kësaj gazete, ndjej shpesh nevojën që të di si priten këto ndryshime, çfarë duan dhe çfarë mendojnë lexuesit e gazetes.
Ndaj sot kam disa pyetje direkte, për të cilat shpresoj të gjeni kohë të flasim:
Si e vlerësoni cilësinë e lajmit te Shekulli? Po nivelin e analizes? Cilën nga rubrikat vlerësoni më shumë? Cila ju duket më e dobët? A keni ndonjë gazetar të preferuar? A ju pelqen kalimi i Shekullit Online nga formati i pasqyrimit statik të Shekullit Print, në një version agjensie lajmesh live?
Përmbledhtas: Çfarë bëjmë mirë, çfarë bëjmë keq dhe çfarë mund të përmirësojmë në punën tonë?
Mund të jepni sigurisht mendime rreth Shekullit edhe jashtë fokusit të këtyre pyetjeve. Në të gjitha rastet, përgjigjet tuaja do të jenë një ndihmë e madhe për redaksine tonë. Shpresoj që në debat të përfshihen si lexuesit tanë online, ashtu edhe ata të versionit print.
Faleminderit për kohën tuaj!
42 Komente
Mire e keni po e mira s'ka fund z.Thano
25/06/2008 ne oren 3:32
1Me terhoqi vemendjen shkrimi i z. Ardian Thano “Si ju duket “Shekulli” qe me modesti si nje nga zedhenesit e kesaj gazete na drejtohet ne lexuesve. Do te thosha vetem kjo pyetje kaqe e drejperdrejte nga ju sa dhe e sinqerte, i thote te tera. Thote ate kryesoren, se ju jeni te interesuar qe faqet e hapura te shekullit doni ti ndertoni dhe me mendimin e lexuesve, me sa kuptoj une dhe beni shume mire. Hapesira qe keni hapur juve na jep mundesi ne lexuesve te komunikojme me ju pse jo dhe me njeri tjetrin, permes polemikave gjithnje miqesore dhe konform kerkesave te kultures ne komunikim. Natyrisht qe mes leter shkruesve mund te kete dhe nonje te papranushem si jashte etikes ne maredheniesh njerzore, te cieve mendoj se nuk duhet ti hapet ruge ne faqet e gazetes suaj, se cdo fjale qe shkruhet nuk shkruhet per x- a- y nin, po per gjithe lexuesit e kjo ndikon negativisht. Gazeta lexohet ne mbare boten dhe eshte dokument qe ruhet deri ne arkiva ne vazhdimesi si trashegimi brezash. Pra keto shkrime banale apo deri me gabime te theksuara ortografike,nuk pranuar? Kjo duhet pare nga ju si redaksi. Shkrime te kesaj natyre te mos botohen.
Ato pyetjet qe shroni ju per ne lexuesit, jane horizont hapese dhe per ne si lexues dhe shkrues per ju. Kam pershtypjen qe ne shkrimet e kesaj rubrike, te mos dominojne vetem shembujt negative, se u lodhem, u torturuam me to, sidomos ne ne emigracion, po na paraqisni dhe shembuj pozitive nga jeta ne vendin tone. Ne keto letra shume shkruajne nga emigracioni, po pake flasin per veten e tyre dhe komunitetin qe i rethon, e nuk jane pake po mijera.
Kam mendimin qe per pasqyrimin e gjithckaje per emigrantet ne vende te ndryshme, duhet te keni korespodentin tuaj te autorizuar, per informacione te regullta, pervec letrave spontane. Kjo sidomos per shtetet kryesore ku ka shume emigrante nga trojet shqiptare. Kjo rrit dhe autoritetin e gazetes suaj, sa dhe eshte efektive. Kuptohet me baza vullnetare, po duhet . Une jam ne Toronto te Kanadase dhe me stazh te gjate si bashkepuntor i shtypit dhe mediave dhe has veshtiresi kur vjen puna per te shkruar ne ato pozita. Duhet bere kjo nga ana jua si gazete, pa tjeter me miatimin tuaj.Nje fare zyrtarizimi duhet per tu prezantuar me kontaktuesit si vendas dhe te huaj…
Mire e keni filuar me ate rubriken Shekulli Online.
Qe te komunikojme me mire me juve faqete internetit ti keni te hapura per ne, jo vetem per rubrikar “Blog” pasi shpesh konfrontohemi permes kompjuterit(ne pleqte) Dhe se fundi me shpesh hapni rubrika te reja, keshtu hapni horizont dhe sipas kerkesave tuaja dhe per ne qe jemi larg vendit.
Me shume konsiderate dhe vazhdoni se e keni mire, kete e tregon dhe kerkesat ndaj jush si gazete e pavarur.
Nga Toronto Frazada
perlat.......
25/06/2008 ne oren 9:28
2Urime z.Thano per temen qe keni zgjedhur. Shekulli ka qene gjithmone gazeta, qe me ka terhequr me shume nga shtypi shqiptar dhe eshte e vetmja, qe lexoj per vete se mendoj se nuk perkrah politikat e asnje krahu politik…thjesht ju korrespodoni informacionet dhe lajmet ne komform te informacionit te publikut dhe kjo eshte kryesorja qe Shekulli eshte nje nga gazetat me te preferuara. Per mua eshte shume e vecante te marr informacion dhe ne te njejten kohe te di reagimet e lexuesve te tjere dhe mendimet e tyre mbi temat e ndryshme.
Per mendimin tim ne gazeten tuaj do te ishte mire, qe pervec temave te larmishme te kishte dhe pak vend per te shkruajtur dhe analizuar disa analiste. Keta analiste do te analizojne tema te ndryshme qe kane te bejne me: analiza te vendimeve te qeverise dhe se ku eshte qellimi i ketij vendimi, analiza juridike, analiza ekonomike vendore dhe boterore, analiza te politikes se jashtme, analizime biznesesh, analiza te gjendjes se diaspores shqiptare ne mbare boten dhe shume te tjera.
Do te me pelqente, qe ne kronikat per vrasje, per grabitje, per gjykime dhe per vetvrasje te jepet pak vend per nje psikolog, i cili te shkruaj per gjendjen psiqike te njeriut ne reportazhet e ndryshme dhe te jap disa keshilla dhe disa si tip rrugezgjidhje, se si mund te veproj nje njeri psiqikisht i tronditur, ose dhe nje njeri i thjesht te ruaj gjakftohtesin e tij.
Me pak fjale te tregoj, se jeta e njeriut ka vlera dhe nuk mund te t’ja heqim te drejten e te jetuarit nje personi, sepse na ofendoi apo na zuri rrugen me makine. Te gjithe e dime se ne rradhet tona ka njerez qe s’te llogarisin fare, keshtu qe ne menyre njerezore eshte mire qe te jepen keshilla nepermjet gazetes.
Halil Xani
25/06/2008 ne oren 10:53
3Nuk kalon asnjë ditë pa lexuar shkrime të ndryshme në “Shekulli”.
kosta
25/06/2008 ne oren 11:18
4po shekulli ka krijuar emer dhe vazhdon te mbetet gazete prestigjoze… personalisht lexoj shpesh temat e blogut, rubriken ekonomike dhe kronikat e faqeve shtese suplement, ndonje reportazh eshte interesant, po qe ju i keni shume te ralla, mendoj se tani gjate veres duhet te keni me shpesh reportazhe nga zona te ndryshme te shqiperise, se ne kemi dhe shume vende te bukura, do thoni ju qe jane botuar reportazhe shpesh here, po prape nuk eshte keq qe here pas here te kete dicka te re.
Suksese te metejshme redaksise
agimi,usa
25/06/2008 ne oren 19:02
5Zoti Thano,
Me qe vete kerkoni mendimin e lexuesve te “Shekullit” atehere me lejoni t’ju them se jeni ende larg nga ajo qe pretendoni,
1. Jeni te ngarkuar shume me energji negative, kurre nuk gjeni nje gje pozitive per vendin nga shkruani, a thua valle jetoni ne ferr?!
2. Nuk jeni serioz, cili mjet i informimit publik lejon te botohet nje konstatim si ne blogun tuaj, lexo komentin e njefare Astrit Hoxhes per kosovaret ne nje artikull qe ka te bej vetem me sportin! Edhe me keq, qe reagimet nuk lejoni te botohen!
Keda
25/06/2008 ne oren 23:12
6JU NOTONI NË UJËRA TË TURBULLTA!
Në bisedat e përditshme rreth problemeve që hasim e dëgjojmë, normal që fjala bie rreth ngjarjes së Gërdecit. Më habit mënyra se si disa i gjykojnë gjërat, fare thjeshtë, duke përjashtuar vetëm familjet e atyre personave që kanë humbur njerëzit e dashur, për të tjerët “no problem”, sepse sipas tyre “Sala i ka ngopur me lekë”! Në situatën e sotme ekonomike, lakmia për para deri diku mund të kuptohet, por të arrish deri këtu, është paradoksale. Tashmë ka ardhur koha që shoqëria të ndërgjegjësohet e jo të heshtë! Nuk duhen harruar ata njerëz që u përcëlluan për së gjalli, sepse të gjithë e dimë: ishin duke punuar e jo duke shëtitur. Ndonjëri mund të thotë: “Po pse shkuan të punonin atje?”, por fëmijët nuk duan të dinë se si i fiton lekët ti apo unë; fëmijët duan të hanë, të vishen e të jetojnë ashtu siq ëndërrojnë. Nuk duhen harruar ato qindra e qindra shtëpi të rrënuara, sepse nuk ishin kotecë, po kulme ku njerëzit kishin ndërtuar jetesën e tyre. S`duhen harruar njerëzit e gjymtuar, ashtu siq s`duhet harruar turpi që ndjemë përballë vetes për paaftësinë e qeverisë sonë. Si ka mundësi që të mos dini se çfarë bëhej në fabrikën e Gërdecit?!… Faktet ju implikojnë deri në grykë! Ju s`doni të dini, sepse notoni në ujëra të turbullta, ju keni harruar që këtyre njerëzve iu ndryshuat jetët, u prishët ëndrrat e i kthyet prapa në kohë! Ju s`mund të fshihni nga kujtesa e tyre dhe e jona atë ç`ka atje ndodhi!
Keda, Rrëshen
Hajro LIMAJ
26/06/2008 ne oren 8:34
7I nderuari Zoti Thano,
Gazeta “Shekulli ” perpara se te vinte tek juve Z.Bashkim Muca ishte nje gazete me vlera kombetare dhe shume transparente.Ardhja e ketij gazetari, i cili e ka kthyer ne biznes personal me te “dashurit” e tij qe botojne ne kete gazete ja ka ulur vlerat e cmuara.Zoti Bashkim gazetan Shekulli e ka vendosur ne censuren e tij personale me mungese te theksuar etike.Do te ishte ne interes te gazetes qe gazetar te tille te mos mbaj.
Me respekte
Hajro LIMAJ
Vuka
26/06/2008 ne oren 19:44
8Dua tju bej komplimentet e mia per gazeten Shekulli. Eshte nje nder gazetat qe lexoj dhe gjej te kjo gazete perveç lajmit te shpejte e te paster edhe nje arritje profesionale, qe çdo dit ben hapa perpara. Nga nje gazete 10 vjeçare dihet se nuk mund te mendosh se nuk ka te metat e veta, por sipas meje edhe opinionet rubrikat e ndritshme i japin kesaj gazete vlera dhe e bejne me te lexuar. Komplimentet edhe per Shekulli blog, gje qe e lexoj me kenaqesi. Por nuk mundem te rri pa cilesuar, se ka edhe shkrime qe me bezdisin. Shkrimet e zotit Klosi me duken te vjetra….Shkrimi i z. Janina mbi intervisten e kryministrit ne Corriere Della Sera nuk ishte i sakte dhe shprehja e perdorur prej tij, se kushedi,,se çfare kane vendosur ne fshehtesi per te bere ne Shqiperi nuk i perket nje gazetari.
Ju falenderoj per durimin qe tregoni kundrejt komenteve tona e ju uroj pune te mbare.
Qiriu
26/06/2008 ne oren 23:50
91. Mbi ate artikullin e Bankes Boterore:
Ky artikulli nuk eshte as per ndonje tabloid ditor, se ndryshe nuk do ti kishte kaluar 10 rrjeshta dhe stili do te ishte me emocionies dhe i thjeshte: Shqiperia akoma ne mocalin e korrupsiont (rrjeshti i pare), Banka Boterore shan Shqiperine (rrjeshti i dyte). Karroca e qeverise ka ngecur ne balte dhe do te tjere t’ja nxjerrin gomarin nga balta (rrjeshti i trete dhe i katert, mbi eficiencen) dhe me rradhe.
Por as per nje gazete serioze nuk eshte: cdo te thote ajo tregues eficience 50%, cfare mase eshte? Indeks? Nga se perbehet ky index, cfare variablesh jane? A ka ndonje krahasim me vendet e tjera? Apo keput nje numer keshtu 50% (qe nenkupton gjysem) dhe me aq ja hodhi lumit.
2. Mbi ate artikullin e Elsa Demos, Akademiku ne Pension, Dt. 25.6
Ja nje shembull tjeter i nje artikulli te dhene pergjysem! Perralla me gjysma-gjele! Ku eshte perspektiva e institucionit? (ka nje pozicion te dikasterit ne lidhje me kete? Ishin te gatshem per te dhene informacion?)
Padrejtesi e madhe? Sa studime relevante (artikuj revistash shkencore, libra) ne lemin e tij te kerkimit ka publikuar ky zoteria i nderuar, le te themi per keto 3-vjetet e fundit, qe per nje profesor eshte nje kohe e gjate, se nje studenti i kerkohen detyra kursi ne cdo 6-muaj?
Jemi ne ekonomi tregu: nuk ka produktivitet? Nuk ka eficience ne institucionin qe drejton?! Ec babe! Tjetri! Por nese keto kritere jane permbushur, zoteria ne fjale ka botuar dhe ka bere studime qe nuk kane ricikliuar dijen , porse e kane cuar perpara shkencen e albanologjise, atehere mund te perflitet per shkaqe te tjera. Por per fat ky informacion na mungon nga ai gjysma-tellalli gazetar.
Shkurt - Eshte mire qe artikujt te mos i lene shume hapesire lexuesit per te spekuluar mbi informacionin, por te nxisin gjykimin e tij mbi ceshtjen ne fjale.
ari
27/06/2008 ne oren 12:10
10Interesante, duhet te japi me shume informacione nga Albania dhe te japi lajmet e fundit dhe jo te 2 diteve me pare…suksese!!
erjoni
27/06/2008 ne oren 15:58
11Per mendimin tim, fakti qe Shekulli eshte gazeta me e madhe ne Shqiperi tregon shprese, sepse me te vertet eshte media me profesioniste ne nje vend ku profesionalizmi i medias le shume per te deshiruar.
Klaudio.S
27/06/2008 ne oren 16:58
12Suksese z.Thano ne punen tuaj dhe gazetes Shekulli. Payshim meritoni respekt e komplimentet e shumta per informimin, qe na mundesoni nepermjet gazetes suaj .
Porse nqs do ti referoheshim shprehjes “gjithmone, ne cdo pune ka vend per kritike e permiresim, une do te thoja se persa i perket postimeve bere nga pjesmarres te ndryshem ne kete Web-Site le mjaft per te deshiruar!
Te krijohet pershtypja, se shpesh here ndodhemi nen SYRIN -CENSUR , i cili aplikohet jo pak here edhe ne raste ku nuk dalin jashte asaj etike te pranushme civile .
Sidoqofte meritoni cdo respekt, suksese ne punen tuaj .
Kudusiu
27/06/2008 ne oren 17:07
13Shiko, meqe kerkoni nje vleresim te gazetes, po ju them edhe une dy gjera te sinqerta, pa dashur te merzis asnje nga GAZETARET tuaj. Gazeta SHEKULLI ka qene dhe vazhdon te mbetet gazete ELITE…por nje gje do ju lutesha qe shkrimet e znj. L.Celes te kontrollohen, pasi ka aludime….shkrimet e z.E.Janines jane te sakta, por ne disa raste edhe paragjykon…shkrimet e znj.E.Demo kane shume komente brenda, qe nje gazetareje si ajo nuk i lejohet….shkrimet e znj. A.Miles jane mbreslenese….shkrimet e znj. E.Demollari jane pak te dal mode…..shkrimet e z. F.Braushi jane te sakta dhe te prera, nuk e zevendesojne gazetaret e mediave tjera….shkrimet e z. F.Vezaj me lene te kujtoj rinine time, kur punoja me energji dhe pasion ne USHTRI. Ky djale zbulon dhe sjell per ne lajme shume interesante….shkrimet e znj. E.Bardhi duken pak te ashpra dhe jo edhe shume te sakta ne disa shkrime….shkrimet e znj. K.Kotorri duken pak te turbullta dhe shume zyrtare, sikur kopjon diku….shkrimet e znj. N.Perndoj jane te qarta, urime…..shkrimet e znj. A.Bogdani…te qata urime…..
jeni gazeta me e mire…gjithsesi
me respket KUDUSI
NikVLORA
27/06/2008 ne oren 21:30
14Jeni nje gazet serioze dhe me Kokedhimen, Klosin, Thanon dhe shume gazetare te tjere me artikuj jeni nje gazete serioze.
Me Kokedhimen, Klosin, Thanon dhe shume gazetare te tjere u shpetua Tirana nga plehrat, Klosi me Petroliferen e Vlores e shume e e shume probleme jetike qe jane ngritur nga Shekulli. Pra urime dhe pune te mbare .
lili
27/06/2008 ne oren 22:51
15Dua te lexoj ma shume arritje positive ne Shqiperise ka njereze qe punojne e nuk vjedhin!
Dua te lexoj me shume reportazh per kuriozitetet e vendit tone, per ringjalljen e disa tradita qe jane ato ç’ka publiku jo shqiptar do te dije nga Shqiperia
Dua ma pak hapesire per politikanet e me shume hapesire per efektet e politikes se tyre per qytetarin shqiptar.
Dua te lexoj me shume tema mbi ekonomine e Shqiperise: ku jane punet e minieres, sa fitim sjell per Shqiperine, cilet firma jane aty
idem per ndertimtarine, per naften per cigaret, per turizmin etj etj. Si u krijuan disa bossa, te kemi nje pasqyre per ç’ka behet jashte Tiranes e jashte treshes parlament-president-kryeminiter e jashte PSse e PDse…
Dua ma shume vemendje per iniciativat e organizatave rinore, çka bejne ato ne Shqiperi, a rrijne vetem neper pub-e apo punojne dicka, ku i kemi studentet, çfare lidhje ka shteti me keto studente jashte atdheut, si ju ndihmon …
Shkurt, ku jane idete e reja, ku ka aktivitet e imagjinate te vertete e ku ka vetem copy nga njeshi ne jeten shqiptare…
Ndoshta rubrika jo çdo dite, po njehere ne jave ku e dime se te henen eshte reportazhi nga ekonomia, te marten nga bujqesia, te merkuren diaspora, te dielen letersia etc.
Ligor Luarasi
28/06/2008 ne oren 14:41
16SHEKULLI,MUND TE BEJE ME SHUME NE TE ARTHMEN.
Pyetja edhe pse eshte e thjeshte:SI JU DUKET SHEKULLI? te mundeson
te japesh idete e tua per kete gazete.Konkretisht me shume kam shkrojtur tek ky organ i medias se sa tek te tjeret.E bej kete jo se nisem
nga kendveshtrimi qe SHEKULLI eshte i majte o i djethte,apo se ju sherben PS-se dhe jo PD-se,kjo pak me intreson.Shkruaj ketu se gazeta eshte me e perhapura nga te tjerat.Si e qysh e ka fituar kete
perhapje,ajo e di polotesisht,ne e dime pjeserisht. Shekulli eshte si jane dallget e detit, here ai ngrihet per nivelin e permbajtjes here ulet.
Sa here qe ai vertetesisht e ve pikem mbi i, aq here i sherben popullit,
sa here e shmang kete pike mbi germen i ,aq here ai eshte i infektuar
me menyra te ndryshme dhe nen rogos. Por eshte fakt qe 18 vite tranzicion, nga 100 probleme te kombit,deri me sot sa jane cuar deri ne fund, sa jane zgjidhur? kete shifer ne perqindje nuk e kemi.Mendoj se po te jepej, pakica eshte tek problemet e zgjidhura deri me sot per popullin.Shumica e tyre vazhdojne me metoden e shtryrje,rishtyrjes
dhe te stershtyrjes, te kalojne ne gropen e hareses.Liria e shtypit,demokracia ku po ecim, ftesa per ne NATO,ndihma e SHBA-se dhe BE-se, o jane sot me prane medias Shqiptare sa s’kane qene kure
ndonjehere ne mbrojtje te fjales se lire te popullit tone fatkeq.Ketu eshte shkaku qe SHEKULLI, DUHET ME SAKTE,ME MIRE,NE KOHE TA VERE ME KURAJO PIKEN MBI GERMEN i. Vetem me MEDIAN nuk mund te abuzojne te infektuarit,te koruptuarit.Media ka fuqi atomike,i shpartallon te pa aftet,provincialet, tarafxhinjte,te pa ngopurit, ju kethen besimin,punen,begatine,popullit per nje jete te ndershme,jo per nje jete me ajduterira. Shqiperia sot eshte ne nje kethese HISTORIKE
per te braktisur njehere e mire gjitha mekatet e se kaluares.Mbi gjithecka ajo ka nevoje JETIKE, PER NJE DREJTESI KU MOS FUTE TURINJTE ME VIRUSE, POLITIKA E SKADUAR NGA KOHA. DREJTESIA JONE KA SUPERNEVOJE PER BURRA TE NDERSHEM.Kjo ndershmeri duket kur PARA LIGJIT,TE GJITHE JANE NJESOJ. Jo vetem SHEKULLI,por te gjitha gazetat plotesojne se bashku realitetin Shqiptar. Edhe SHEKULLI, eshte nje lloj aizbergu, qe ne i shohim vetem majen,nen uje
se c’behet me te,AI I DI ME SAKTE. Desherojme neser kjo gazete ME SHUME,ME SAKTE TE NDRICOJE TE VERTETAT E POPULLIT TONE.
Ligor Luarasi,SHBA.
Lianarjodhi
28/06/2008 ne oren 16:15
17Komenti 15 nga lili me duket teper orientues dhe i drejte per sa shkruan per rubriken. Duhet pkthyer pra ne program pune se hap hapesira .
Pashe mbrame e premte ne TV. Top Cen emisjonin me Valbana Nallbanin dhe Kastriot Tushen, nje spektakel i vertete qe na beri ne ketu ne toronto tu biem telefonave te shokeve si te ishte shenje alarmi: “Shikoni shqiperine permes atij spetakli”sa athetar dhe ne kohe.
Ishte me te vertet shpalosje e kultures dhe artit shqiptar ne breza duke perfshire gjithe trtevat shqipatre. Me te perjetuam Tiranen, Shkodren, Korcen apo Vloren me te miart krijime te folkut shqiptar. Me te rifreskuam memorjen e Tropojes se Fatime Sokolit, Permetin e te famshmit Mentor Xhemali, deri ato perlat e trashegimise nga Cameria dhe deri me diasporen tej adriatikut qe ne shekuj ruan ate trashegimi atdhetare. Pame dhe degjuam si te ishim ne atdhe kenget e bukura te Tiranes sone e jetuam me kohet e veteraneve Fitnete Rexha, Hafsa Zyberi e ate qe po inertpreton dhe ne ditet tona te miren Prodani.
Valbona dhe Kastrioti me ate detyre te veshtire po me profesionalizem dhe pasion atdhetar, perballuan ate program te kaqe joshesh deri me krijimet arbereshe ku nuk duhet harruar pa permendur yjet e skenes se baletit shqiptar L. Cingu e R. Celiku qe na sjell para te mbedhejte parardhes si ne kulmin e tyre.
Faleminderit juve per rubriken e hapur dhe ju lutemi qe ketej nga emigracioni te na paraqisni sa me shume arritje te vendit tone se dhe ne keto dite te keqia te politikes sone, ato nuk na mungojne se eshte gurra popullore qe i mban gjalle. jepin rjedhjet te vazhdueshme ati burimi te pa shtershem. Faleminderit mediave shqiptare. Faleminderi si gjithnje ju si gazete dhe simotrave per sa na afroni. Le te behet ajo qe tha ne mbyllje te atij spektakli e madhja Manjolla Nallbani: “…Pa ju artdashesit e shumte qe na ndiqni..”ne artistet nuk mund te kishim sukses” qe une do ti shtoja ” dhe medja e shkruar a e folur, thembren e akilit e ka tek mbeshtetja ne tabanin popull”.
Ju faleminderit te gjitheve ju perfaqesuesve te Artit dhe kultures qe po ruani traditat dhe i persosni ato. Gurra populore mbetet burim i pa shtershem, ruajeni ate, “si syte e ballit”; amanet qe se tret dheu…
Nga Toronto gjithnje jo vetem mendimi im FRAZADA
Lianarjodhi
28/06/2008 ne oren 16:52
18Cka nenvizon ne shkrimin e mesiperm (i 15-ti)lili neneshkruar eshtenje program i vertete i detajuar, duhet mare parasysh e vepruar. Me te jam duhet te ringjallim traditat e mira te vendit e popullit tone nga natyra e pashoqe dhe nga trashegimia ne te gjitha fushat e jetes se kemi boll shembelltyra per tia paraqitur brezit te ri dhe botes se sotme qe eshte e etur per te njohur e lidhur me vendin tone sa perle te natyres dhe me njerez qe e duan jeten dhe zhvillimin e saj.
teksa hedh keto mendime per rubriken tuaj, akoma kam parasysh ate emisjonin e djeshem (e premte) te Valbona Memes e Kastriot Tushes me ajken e folklorit shiptar qe na e sollen permes ektani te Top Cennell deri ketu tej Oqeanit. Na sollen lahuten e malsise, Gerneten e “Laver bariut”, Melodite e Tiranes si te degjonim Fitnete Rexhen, Afsa Zyberin apo deri Anita Taken qe si ne rinine e saj me pasardhesit u jep jehone kengeve dhe melodive puro shqiptare. Sme hiqet nga syte Liljana Cingu me Rexhep Celikun, keta heronj te skenes se baletit shqiptar, ritur e plakur me ta me te famshmin Besim Zekthi; emblema e valles Shqiptare…Ne ato dy ore ne skene jetuam me shqiperine permes valleve dhe kengeve Shkodrane, Tropojane, Permatare apo Korcare e deri na shpuri ne me te dhimbeshmet treva te Camerise e ma tej ne diasporen shqiptare te tej detit qe me aqe “fanatizem” e atdhetarizen ruajne genet arberore ne shekuj. Na ngriti peshe trupa e amatoreve te shqiptareve te Ulqinit a Tivarit me ate vallen e kenduar dhe ato kostume popullore per ti patur zili. Po mbi te gjitha ne ate spektakel, ju lutem ta nenvizoni eshte merita e sipermaresve Manjola Nalbani e Kastriot Tusha, te cilet si ne kulmin e rinise tyre artistike, realizuan ate spektakel te shkelqyer qe si the Valbona ne mbyllje: “Nuk do te ishte e mundur, pa kete pjesmarje dhe perkrahje te publikut te pashoq shqiptar.”( sa mora une nga TV.)…
Rubrika e hapur eshte si te zbuloje nje miniere ari, dhe kjo miniere eshte e hapur , mes burimit te pastershem popull. Me te dhe per te.
Faleminderit Ardian Thano dhe stafit te asaj gazete “dalendyshe per ne emigrantet”.
Nga Toronto Lianarjodhi
Adrian Thano
28/06/2008 ne oren 17:12
19Pershendetje te gjitheve. Jam duke i ndjekur “me laps ne dore” :) te gjitha verejtjet.
Shume interesante jane komentet ku behen kritika konkrete dhe hidhen ide racionale.
Falenderim per kohen. Perqafime te gjitheve, Thano
Vladimir
28/06/2008 ne oren 18:01
20Përshëndetje i dashur Shekulli. Jam bashkëpunëtor i vjetër i shtypit dhe lexues i rregullt gazetash dhe sinqerisht më vjen keq për nivelin e disa pseudo-gazetave, imazhi negativ i të cilave dëmton edhe Ju, si dhe ato pak media që bëjnë vërtet punë të mirë…
Në krye të listës së negativiteteve, për mua janë gazetat e partive politike, një shembull i qartë mediokriteti, ligësie dhe parazitizmi. Por edhe disa gazeta të tjera të cilat kanë braktisur qëllimet e informimit serioz, duke na bombarduar me imazhe VIP-sh të rremë, cupërlina e djelmosha, që flasin shumë por nuk thonë kurrë asgjë… Ju lutem botojeni këto vargje të Fishtës, sepse janë për ta..
Edhe kshtu po qep e shkep..
Me nji shqipe per gazep..
E si t’ishin ne kllapi..
Pa kqyr cak, pa mbajt’ hulli,
Pa pas shkrimi as kambe as krye
N’ mereqep kartat kane zhye..
E t’ kane pjelle-me nder me thanë -
Nj’ata artikuj që ty t’dhanë…
S’ t asht der sot, me u vu me i kndue..
Se ata besa - m’ndigjo mue -
Nuk i kane shkrimet zanat..
S’ jane per pende, por jane per shat…
Kshtu asht mor t’u ngjate jeta..!
Per me shkrue, zotni, n’gazeta..
Duhet shkruesi t’ jetë ma parë..
Njeri i ndershem e atdhetar..
T’ jete fisnik, zemer-bujar..
Jo intrigant e ngatrrestar..
Edhe ken mos t’ket hafije
Mandej duhet qe t’ kete dije-
Dije t’hapet n’ekonomi,
N’politike e ne drejtsi;
T’dije shk’ asht shkolla e msimi
Shk’ asht lirija e qytetnimi..
T’ jete shqiptar ne shkrim e n’goje,
Fjala n’pende mos t’i ngurroje:
Mar e mbar’ puntë t’i kallzojë…
Tashti, pra nji sallahan,
Vagabond e shakllaban,
Shka mund t’ shkruej, po t’pyes une ty
Ky q’as byk nuk ka ne kry,
Jo ma tru?…
Golik Kokojka
29/06/2008 ne oren 5:04
21Teksa sheh, se vetem brenda tre ditesh eshte hapur kjo rubrike e gazetes suaj dhe tones “Shekulli” me ate shkrimin e z. Ardian Thano, qe fton dhe me “akullin” ne kontakin me shtypin, nuk mund te mos entuziazmohesh. Flitet mbare e prape, gjithnje brenda regullave dhe etikes gazetareske sa dhe njerezore, s’ka asnje problem, mes kontraditave. Po se anojme nga evidentimi i shembullit pozitiv, nuk behet keq, perkundrazi. Kjo dhe per faktin se po jetojme dite te veshtira, qe fatkeqesisht i quajme te “rritjes” kur po plakemi me to. Ne te vertete jo ne po qeveritaret tane, qe e kuptojne karrigen e tyre si me tapi e shkojne pas “atij qe s’di ti zbresi kalit” , dhe me e keqia eshte se “izoti i kalit” qe ne kete rast eshte populli, nuk po i del vetes zot.
Ju lutem shtoni dhe keto fjale te miat per ate manifestimin per Camerine qe per dite te tera beri dhe te zieje vallja dhe kenga dhe vallja nga gjithe trevat shqiptare krah vellezerve Came, qe kane nje shekull qe durojne ate masakrimin e padegjuar e entinjerzor te shtetit grek te asaj kohe me tre kulmet masaker 1913, 1926 dhe ai i 1944 qe i largoi perfundimisht nga trojet shekullor ate popullsi autoktone Came; muslimane e te krishtere.
E lexova kroniken e festes ne Sarande sa dhe ne Qafbote, duke perjetuar ato caste kaluar nje vit me pare mes tyre, si shkruhet ne ate informacion mare dhe nga TV. To Cenell. Faleminderit organizatoreve dhe pjesmaresve dhe si e kane thene dhe vellezerit Kosovare: pas kosoves i vjenradhe dhe Camerise te kthet ne gen nga ka pire sise…
Me lejon te theksoj do vargje dale teks hedhe keto radhe:
Cameri motra e vogel/ mos kujto se te harojme/ Kosove dhe cameri jane nji/ Me nenen Shqiperi. Sorkadhia (Kosova)rilindur moter/shpine per shpine ne mes nenen/ Atdheut i hapet zemren/Me paqe ne krah nje bote.
Urime, urime te gjitheve dhe mbi te gjitha unitet e bashkim mbi partiak. Atdheu mbi te gjitha.
Toronto .
Lianarjodhi
29/06/2008 ne oren 13:53
22Me falni se kam shkruar gabim emrin e Valbona Memes(sdi si u be kjo, per Maonjola Nalbanin qe me poshte e kam vene te sakte. Lapsus plaku, qe punon direkt ne kompjuter..
Nga Toronto Lianarjodhi.
Perparim Hysi
29/06/2008 ne oren 16:09
23Pershendetje “Shekulli”!Pershendetje z.A.Thano!
E dua gazeten tuaj dhe dikur kam bashkepunuar me ju. Ruaj po te njejten konsiderate per gazetarin qe citon z.Hajro Lima. Dikur edhe artikujt e mi i”masakronte” dhe shkoi deri atje sa dhe mbi artikullin tim vinte nje emer tjeter. Ju shkruajta duke u ankuar dhe me thate se ai (B.Muca) nuk punonte me aty.
Verej se qenka rikthyer. Me kembe te mbare atij edhe “Shekullit”, por per vete nuk me pelqen censura se boll e vuajtem ate ne diktature. Dhe ne se nuk shkruaj me per “Shekullin” po e ritheksoj:nuk me pelqen nderhyrja mbi ate qe shkruaj.Pergjegjesine e asaj teme qe trajtoj,e marre mbi vete.Dhe kurre nuk fyej me fjasle te pista qe shpesh, kur perdoren nga “VIp” nuk censurohen. Ne nje shtyp demokratik nuk ka dy kute matese, qe per fat te keq perdoren rendom ne shtypin e shkruar.
Edhe tek”Shekulli”. Koha e “tutoreve”mbi ate qe shkruan,duhet te quhet e tejkaluar.
E di qe pavaresisht mendimit tim “Shekulli”nuk do ndjeje zbraztesire, por une them qe censura apo venia dore mbi nje shkrim, quhet perdhunim.
Edhe nje fakt tjeter: kurre, ne asnje rast nuk shkruaj me emer te fshehte apo si nje anonim. Por ballas duke pritur cdo mendim per ate qe shkruaj.
Pa m’u dridhur qerpiku.Atehere,pse censurohem?Pse nuk ndodh kjo,ta zeme.me nje firme “Vipi”qe thote,mes tjerash,i nervozuar”…,po ku more qen e bir qeni… e paskam thene” etjera,e tjera.
Shkrova pak gjate,se jam pak si i stresuar,nga menyra se si i trajtoni ata qe ju shkruajne,dhe i trajtoni me kasta.
29 qershor 2008
Elio
29/06/2008 ne oren 16:54
24Per mendimin tim, gazetaret e politikes e mbajne ne kembe ate gazete. Shkrimet e z. Braushi jane koncize, njekohesisht me pelqejne edhe shkrimet e znj. Demollari.
Mimoza-Ana
29/06/2008 ne oren 20:48
25Suksese zoti Thano!Deshira ime eshte me shume informacin rreth emigranteve kudo qe ndodhen.Ju uroj nga zemra suksese te metejshme.
ledion
29/06/2008 ne oren 23:25
26Z.Kokojka me vjen shume mire se si ju vini me kete komentin tuaj shume modest dhe racinale,dhe per me kryesoren eshte pesha qe i bie sovranit (popullit) per te zgjedhur rrugen me optimale dhe dinjitoze ku dhe te behet pjese e familjes Evropiane,gjithmon duke u bere me racional per fatin e vete dhe i vetedijshem kur shkon per te votuar. Qeverit ose qeveria e sotme nuk do ta linin asnjeher kariken e tyre,si do qe te vinin rrethanat,e kjo me teper se tek ata nuk ka ardhur koha e emancipimit te tyre per tu vete larguar dhe me pak ajo e kultures se tyre teper e cunguar qe mbartin me vete keta zoterinje disa nga keta kane dhe fatin te quhen dhe padrone te fuqishem duke abuzuar gjithmone dhe me shume me fatin e shqiptarve. Evolucioni i bindjeve dhe ndergjegjsimit politike duhet te ngrihet dhe te shpertheje per nje te ardhme ndryshe dhe me te mire per shqiptaret.Dhe vendi te jetoj me dinjitet,nuk ka me kohe per te shpresuar dhe as ti shtojme akoma fajet vetes tone.
Zamira
30/06/2008 ne oren 16:07
27Me pelqen gazetaSHEKULLI, po me pelqen shume dhe stafi i kesaj gazete,pamvaresisht se ndonjihere me dashje apo pa dashje ,neve QE SHKRUAJME ?NA BEJNE TE NDIHEMI KEQ; PERSONALISHT KETE GAZETE NUK KA DITE QE NUKE LEXOJ ; nERVOZOHEM DHE NDIHEM KEQ KUR ATY RRINE DISA ARTIKUJ ME DITE TE TERA ?DHE FIKEN KOMENTET TONA; nE QOFTE SE DONI TE DINI SE SA VLEJNE SHKRIMET E GJITHEKUJT?MOS I FIKNI ATO KOMENTET ENDE PA U ERRESUAR; mE PELQEN KJO GAZETE SERIOZEE KENDESHME DHE SEPSE DIKUSH NDONJIHERE DO TA NJOLLOSI ME DISA SHKRIME ASPAK DASHAMIRESE; PERSE I HIQNI SHPEJT SHKRIMET QE FLASIN PER POLITIKANET TANE, KETO GJERA DHE DISA TE TJERA ?QE UNE E NDJEJ VETEN SHUME KEQ MBASINUK KAM MBAJTUR SHENIME?PO KOMENTE NUK ESHTE VENE FARE OSE ESHTE FIKUR ARTIKULLI; dO DOJA TJU THOJA SE KJO GAZETE ESHTE SULMUAR DHE PERFOLUR SHUME ?POR FALE K:RED KOCO KOKEDHIMA AJO PO VAZHDON RRUGEN E SAJ TE SUKSESESHME ?¨PO ASHTU DHE STAFIT TE SAJ TE GAZETES; ISHTE GAZETA E PARE QE TRASMETOJ ME KORREKTESI LAJMIN E ASAJ CKA NDODHI NE SHQIPER?QOFTE GERDECI APO AKSIDENTI I TE NDJERIT DRITAN.; PER MUA ESHTE SOT GAZRTA ME NR 1 NE SHQIPERI ; NUK DUA TE LEXOJ ASNJI GAZETE PERVEC KESAJ?DOKE MOS E LENE MBRAPA DHE GAZETEN SHQIPTARE. FLM DHE URIME PER TE MIREN E SHQIPERISE SIGURISHT DHE TE SHQIPTAREVE QE JANE NE MERGIM ?KU MEZI PO PRESIM 1 RREZE DRITE;
besim
30/06/2008 ne oren 17:49
28Mua nuk me behet vone fort per gazeten, por qe me pelqejne shkrimet qe behen ketu, sidomos nga femrat shqiptare. E them kete se femrat shqiptare po qe se i takon diku nuk te flasin fare ose mund te them se nuk flasin hapur si flasin ketu. Shpesh ndodh qe kane edhe turp te flasin, por ja qe ketu flasin shume hapur dhe japin mendimet e tyre.
trandafili
01/07/2008 ne oren 12:48
29Kejda te pershendes per shkrimin dhe te jap adresen email jdjdjd007@hotmail.com
Golik Kokojka
02/07/2008 ne oren 3:49
30Falwminerit mbese me nderove: Ana Kalos gjinastia Tiranase mes Torontos shkelqen
Ishin keto fjalet e pensionistes mesuese Natasha, teksa me lot ne sy perqafon e uron mbesen e saj Ana Kalo, pas atij suksesi ne cfaqien si gjimnaste ne tribunen qendrore te festes Kombetare te 1 Korrikut ketu ne Toronto; titulluar “Dita e Kanadase”.
Po kush eshte Ana Kalo do te pyesi lexyaesi me te drejte: Nje vajze pot 13 vjecare qe pikerisht qershiorin e ka muajin e saj te ditlindjes, e plot 12 vjet, pas prinderve emigrante te viteve 90te(Greqi -Kanada). Qe ne vitet e kopshtit femijnor ate ne Qerasini te Pireut nisi Aerobine artistike, krahas shkolles e ja plot 7 vjet ketu ne Toronto te Kanadase, radhitet ne gjimnastet me te mira te krejt rajonit te Ontarios. 7 vjet ketu krahas nderimeve si nxenese (sa mbaroi klasen e VIIte) te shkolles Terraview -Wilofield” ne Skalbor, ka aritur te behet gjimnaste klasi ne klubin sportiv te aerobise, me emer ne Toronto ” KALEV”. Sot ne festen Kombetare te Kanadase zgjedhur mes 20 me te mirave vajaza ku ajo me kater shoqert e saj: Sandrine, Jasmine, Glen, dhe Mia zune vendin kryesor ne koncertin areobik 30 minuta ne skene, me tre ushtrime shoqeruar me nje muzike nga kompozitor me emer europiane, me ato kostume te bukura ne cdo numer si flutrua shumengjyreshe me ate shkathtesine e tyre tashme artiste te verteta, krijonin figuara nga me artistiket me Kordonet shumengjyresh, rathet areobike, erashka e tj.
Ajo qe ra ne sy e na gezoi dyfish ishte se ana shoqwerohej nga shoqet e saj shiptare qe e priten duke e uruar ne ate shqipen e bukur ” Te lumte ana , te lumte Ana dhe nuk haruan te benin fotografi mes tyre, ku Ana s’ harroi te perqafinte Joana Kiten sa dhe Nikon dhe Ergest Balla,(keta ne klase te trete fillore)qe ne cdo aktivitet e shoqerojne familiarist .
Suksese kesaj vajze qe mund te themi pa medyshje do jete nje Klodeta Gjini (kampione ne Tenie ketu ne kanada) me sunimet vene vetes. Suksese dhe te vellait Jorgo, maturant dhe njehresh pianist, filluar ne Athine sot e 12 vjet para, me ate koncertin e pare ne seline e Ambasades shqiptare ne festen e vitit te ri 2000, qe i dhe dhe lamtumiren Athines drejt Torontos ku shkelqen jo vetem si nxewnes ne gjimnazin : Sir John A. Macdonald si pianiste dhe deri Klarinetist, si gjak permetari dhe gjirikastrit familja e tij.Suksese ketyre dy femijve te kesaj familje dhe gjithe femijeve te emigranteve ketu ne Torinto, na nderojne me aritjet e tyre, me kryesoren: ruajtej e gjuhes amtare, megjithe haresen e organeve perkatese te shtetit ame per kete problem.
Pushime te mbara ju urojme me kete rast gjith femijeve ketu ne Kanada qe si jemi informuar po dynden aeroporteve per te bere pushimet ne atdheun e deshiruar ; perla e perlave mesdhetare.
Faleminderit Ana . Faleminderit te gjith femijve ketu dhe ne atdhe.
Toronto 1 korrik 2008 Golik Kokojka
suela
02/07/2008 ne oren 4:44
31Kam degjuar qe tek Shekulli punon ish-mesuesi im i gjuhe -letersise Z. Agim Xhelili dhe me eshte bere shume qejfi.Ai ka qene nje nder mesuesit me te pregatitur, shume i edukuar dhe mbi te gjitha shume njeri i mire.Kurre nuk do e harroj se sa te dashur na e bente ai nje ore mesimi.
E megjithate nuk e di te sakte nese ai punon aty apo jo Z.Thano.
Qerim
02/07/2008 ne oren 14:01
32Shume pak shkruani per Viset tjera shqiptare,qe jane jashta kufive te Shtetit Meme.Pastaj,edhe kur bashkpunoni me ndonje analist te Kosoves,per çudi,si bashkpunoni me ata analist politike qe kane qene ose femije te ish bashkpuntoreve te serbit,ose personalitete,qe akoma vazhdojne te punojne per Sherbimin sekret te Beogradit.Te jet kjo vetem nje rastesi?
Te shpresojme!
Emigrant
02/07/2008 ne oren 15:33
33Forumet e Bogjet Shqiptare jane nga me ordineret , per faktin se e para Moderatoret nuk kane kulturen e pergjegjesine e duhur per te qen korrekt me pjesmarresin . Tjeter ne te shumten e rasteve ka Moderatore si ata te Forumit ne Top-Channel qe nuk jane aspak Shqiptare , qe nuk kane asgje te perbashket me mentalitetin Shqiptare, pamvaresisht se kan mesuar te flasin e shkruajn Shqip, qe degjenerojne cdo teme per rrjedhoje mbarevajtjen e debatit ne Forume.
Niveli i moderatorve ne Blog e Forume nuk kan me te voglin koncept se cdo te thote “Moderator”, jan pikerisht ata te paret qe shkelin rregullat ne Blogje e Forume, ( pasoje e origjines ose paaaftesise e mungeses kulturore)= UFO .
Shpesh here kemi pasur te bejme me Moderatore ordiner , qe postojne ate qe vetem atyre dhe llogjikes se tyre i duket e arsyshme , cfar sensi interesant ! Jam skeptik per keto ndodhi ne Blogje e Forume, ku censura esht “Capo” ose injoranca eshte Zot .
SE di nese vertet nji dit ky komb do mesoj te shof me sy ate qe Bota tashme e ka Moto !
Thano
02/07/2008 ne oren 17:06
34Suela pershendetje. Nuk kemi ne staf z.Xhelili. Ndoshta e ngaterroni me dike tjeter. Lexohemi, adrian
Albano
02/07/2008 ne oren 18:24
35Teme interesante kjo e lancuar nga z.Thano si gjithmone, te falemnderit qe merrni mundimin te na drejtoheni ne pjesmarresve, duke treguar nje sens qytetar (qe na degjoni), duke marr ne konsiderate dhe mendimet tona.
Eshte nje iniciative mjaft pozitive ne drejtim te zhvillimit te komunikimit te ndrsjellte mes ne shqiptareve. Interneti mendoj konsiston ne konkurimin e mendimit intelektual, vjeljes se tij dhe aplikimit ne zhvillimin e mentalitetit e shoqerise se vendit, nepermjet debateve dhe diskutimeve nga pjesmarresit , gjithmone larg censures absurde .
E c’eshte me ironike ne kete “Histori shqiptare” duke pare qe keto shkrime pothuajse mbizoterojne ne shume Forume dhe Bloge ( pra shkrime primitive, mesjetaresh) te krijohet pershtypja se keto stimulohen nga vet te ashtuquajturit “Moderatore”, te cilet kane paturpesine karakteristike te shoqeruar me arrogancen shqiptare aty te Stopojne shkrime, qe vertet kane te bejne me nje zhvillim mendimi, ose vertet me interesante per shoqerine shqiptare.
Nuk jam i bindur se si do reagohet, a jeni ju te nje mendimi me ne. Megjithate ju falemnderit per interesin tuaj .
xxx
02/07/2008 ne oren 20:44
36Suela nga Vlora je ti mi. Ke nje emer shume te bukur . Ne fakt doja te te thoja qe me pelqene shume menyra se si shkruan. Te uroj fat ne jete dhe kudo. Shpresoj te te njoh me shume (te takohemi). SUKSESE
Ermal
04/07/2008 ne oren 10:58
37Me lejoni se pari tju shpreh pergezimet e mia te sinqerta per punen e deritanishme. Per sa u perket permiresimeve po jap shkurtimisht disa sugjerime.
1. Do te ishte shume i dobishem nje version ne anglisht sic eshte p.sh. serbja B92. Kjo do tu mundesonte edhe te huajve te njiheshin me shume me Shqiperine, me hallet dhe problemet e saj. Gjithashtu do te na mundesonte edhe ne Shqiptareve te hynim ne kontakt me te tjeret.
2. Nevojitet nje perditesim me i shpeshte, te pakten dite per dite sic e thote edhe vete fjala.
3. Dua nje gazete me shume patriotike. Mbaj mend qe ne nje interviste qe iu be nje pushtetari te lart grek ceshtja Came as qe nuk permendej fare. Pastaj, sic thote edhe Qerimi, viseve te tjera Shqiptare jashte kufijve te 1913-es u kushtohet shume pak hapesire. Duhet te perpiqemi te ndertojme opinionin publik mbarekombetar. Tani ka ardhur koha te zhdukim nje here e pergjithmone pasojat e historise tone tragjike.
alba
05/07/2008 ne oren 15:12
38pergezime shekulli sigurisht qe qdo emigrant ,,kudo ku ndodhet e lexon gazeten tuaj dhe ,,,shtypi esht i gjithanshem ,,,keni gazetare shum te mire ,,,,,ju uroi mbaresi dhe publikoni sa me shum ndodhira mos te mbahen te fshehura si ne kohen e xhaxhit ,,,,jetoi ne usa dhe shekulli esht mengjes per mengjes me mua bashke me kafene ,,,,,,, duke u pershendetur te gjitheve gazetareve,ju uroi dit te mbare dhe suksese ne pune
Guri i Bjeshit me freskine e Bovilles
05/07/2008 ne oren 18:11
39Duhet degjuar Ermali, per sa shkruan ne shkrimin e 37te. Jane sygjerime shume me vend jo vetem nga redaksia por gjithe sa angazhohen ne keto shkrime pe te gjithe. “Gure gure behet muri” keshtu e ka dhe kjo hapesira e hapur ne “Shekulli”,qe si gjithnje e falenderojme. Une desha te shtoja : Me shume diskutime per arsimimin e femijve emigrante ne gjyhen amtare duhet diskutuar e shkruar per te gjetur “melhemin” se qeveria na ka haruar.
Guri i Bjeshit me freskine e Bovilles..
vjosa
07/07/2008 ne oren 15:39
40Zt. Thano,
e lexoj gazeten tuaj per mbulimin qe i beni artit dhe kultures dhe shpresoj qe ne te ardhmen ta merrni me seriozisht kete rol. Mungon kritika e mirefillt per artin edhe pse kam respekt te madh per Elsa Demon.
vjosa k.
landi
07/07/2008 ne oren 21:31
41I dashur z.Thano
Është me të vërtetë admiruese puna e stafit të Shekulli-t deri tani. Duke pasur parasysh që gazeta është e re dhe hyrjen e saj naive ne tregun e „çmendur“ të medias në Shqipëri (ashtu sikurse dhe në shumë vende me demokraci te re në Evropën Lindore, tregu i mediave, print the jo/print, është shumë konkurues dhe shpesh i paparashikueshëm), gazeta juaj ka bërë përparime të mëdha. Per shembull, cilësia dhe pasuria e informacionit është e nivelit të lartë, struktura e Shekulli-t On Line është me të vërtetë impresuese: informacioni është i ndarë në kategori shumë të qarta, niveli i analizës në disa raste është i lartë, blogu është tërheqës dhe tërheq shumë lexues. Por unë, si lexues i rregullt on-line, doja të përmendja dhe ca mangësira:
1. Teknike: shpeshherë kur klikon për të lexuar në një lajm, paragrafi i parë përsëritet dy herë, madje edhe tre. Diçka e ripaureshme që lë gjurmë joprofesionale në punën tuaj.
2. Profesionalizem: shumë herë ndodh që gazetarët përdorin thonjëzat me vend e pa vend. Kur në një artikull përmendet, se filani tha ashtu apo kështu ka raste që nuk dihet se kush e thotë një fjali apo fjalë gazetari apo i intervistuari. Gjithashtu, ka raste që emrat e gazetarëve apo të burimeve nuk përmeden në krye, ose në fund, të artikullit, sidomos në rastin e lajmeve të fundit; s’ka mundësi që gazeta Shekulli ti di e shkruaj të gjitha dhe e para! Në qoftë se gazeta preferron, për çështje sigurie, ti mbajë emrat e gazetarëve të fshehtë atëherë duhet që të përdorë inicialet. Përse emrat e analistëve, madje dhe fotografitë e tyre, janë me se të dukshme?!
3. Liri Informacioni? Gazeta zakonisht printon emrat e fituesve të vizave Amerikane apo fitues të shkollës jashtë shtetit etj. Mbase për shumë njerëz është një lajm i madh që emri dhe adresa e tyre doli në gazetë dhe ata do të mundohen të realizojnë deshirat dhe ëndrrat e tyre. Por ka dhe ca njerëz të tjerë që janë gjithashtu të lumtur për këtë: hajdutët e identitetit! Se me çfarë të drejte morale e legale gazeta printon në internet, hapur për çdo njeri, identitetet e shumë njerëzve është me të vërtetë për tu habitur. Shpresoj që ju sa më shpejt ta kuptoni se kjo gjë është e padrejtë dhe mund të ketë pasoja fatale për shumë individ shqiptarë.
4. Njëanëshmëri: Si në shumë vende të botës gazetat kryesore kanë një farë orientimi, zakonisht nga e majta ose e djathta. Është e natyrshme që dhe Shekulli „mban krahun“ e diçkaje. Por është e pamundur që, për shembull, në këtë gazetë të kritikohet Edi Rama. Unë si përkas as një partie po nganjëherë shkrimet e Shekullit për liderin socialist dhe anëtarë të tjerë të partisë janë pothujse njësoj me ato të Zërit të Popullit! Kjo e fundit boton shkrime të njëanëshme se është publikisht e njëanëshme, d.m.th. partiake, por për një gazetë të „pavarur“ orientimet partiate duhet të jenë pak më „mbuluara“ ose, në të kundërt, më të ndershme. Kulti i personalitetit, e kaluara komuniste na ka mësuar, nuk i shërben mirë shoqërisë por ideologjisë.
5. Emigracioni: Pothuajse një e treta e shqiptarëve jetojnë jashtë atdheut. Emigracioni i njërëzve nuk është i ri por ky lloj emigracioni shqiptar është i veçantë dhe kompleks, me pasoja të mëdha dhe të ndjeshme për dhe në shoqërisë shqiptare. Qoftë për emigrantët ashtu edhe për ata që nuk emigrojnë, emigracioni është si „korent“ për Shpipërinë: e ushqen atë por gjithashtu e „dredh“ atë. Unë e di që gazeta juaj shkruan për emigracionin dhe për emigrantët, dhe nuk sugjeroj që një e treta e gazetës ti kushtohet emigracionit, por sugjeroj që gazeta të hapi një kategori të veçantë që ti dedikohet vetëm Emigracionit, sikurse dhe Politika, Edukimi, Kultura etj. etj.
Shpresoj që këto reflektime të sipërpërmendura ti japin një farë përgjigje pyetjes tuaj “Si ju duket Shekulli”?. Gjithsesi , ju uroj suksese në punën tuaj.
lili
08/07/2008 ne oren 21:54
42nuk kemi ne shtypin shqiptar pasqyre kritike paralajmeruese per programet qe japin televisionet.A ka mundesi te kemi nje seleksionim per çka eshte interesant,ne çfare tv ,bile edhe nje reflektim mbi nje emision nga keto TV , qofte nevoja!
Lidhja RSS per komentet
Jepni komentin tuaj
Komentet e fundit
Shkrimet e fundit
Shkrimet me te komentuara
Autoret e blogut
Kategorite
Arkivi
Link
Lidhjet
Shkrimet e fundit
Komentet e fundit
Shkrimet me te komentuara
- Shekulli Online - Shekulli Blog