01 07
Autori: Klodiana Kotorri ne kategorine Shoqeria Blog, Komente Blog
“Gjaku nuk bëhet ujë, por edhe nëse bëhet nuk pihet”. Por në fakt paraja po tenton të kthejë gjakun në ujë duke përçarë kështu vëllanë nga motra, prindërit nga fëmijët apo burrin nga gruaja. Pasuritë e patundshme kryesisht, tokat që njerëzit i kanë trashëgimi nga të parët e tyre janë një nga shkaqet kryesore që çojnë në zënka madje dhe vrasje mes vëllazërisë.
Shumë prej këtyre familjeve as nuk e dinë si quhet stërgjyshi i tyre nga i cili kanë tokën, ndërsa varrin e tyre as e mendojnë ndonjëherë se ku bie, por kur vjen puna për pjesën e pasurisë, dinë mirë edhe pëllëmbën e fundit të tokës që u takon. Nuk janë vetëm zonat rurale që kanë probleme familjare për ndarjen e pronës, por përçarje të tilla kanë pasur edhe burrat shtetit.
Por në fakt paraja jo vetëm që ka përçarë shumë familje duke shkaktuar dhe gjakderdhje në radhët e tyre, por shumë burra i ka ç’burrëruar. “Kur njeriut i shtohet salltaneti, i largohet burrëria” thotë një fjalë e urtë popullore, e cila duket se u shkon për shtat burrave të sotëm, të cilët për para të bëjnë “shok të ngushtë”, por nëse interesi u vjen në krahun tjetër, as nuk e kanë problem fare të të kthejnë kurrizin, se vlen më shumë paraja sesa fjala e burrit.
E kujt burrë i hyn në punë “fjala e burrit”, më shumë se paratë, me të cilat mendon se me to mund të ketë makinë luksoze, të dashura sa të dojë, si dhe apartament në qendër të Tiranës, në fund të fundit kjo është edhe moda e punë e madhe, se nuk flet më me shokët se i doli i pabesë. “Shqiptari kur e jep fjalën e mban edhe i vdekur të jetë”, kjo shprehje të kujton vetëm legjenda, pasi pas viteve 90’ janë të pakët burrat, ndërsa ka shumë meshkuj.
19 Komente
ledion
01/07/2008 ne oren 15:54
1Pershendetje Zj.Kotorri, vjen kaq bukur dhe natyrshem me shkrimin tuaj saqe do te thoshja ose do te pranoja se ne nje fare menyre me keni terhequr dhe lexuar mendimin tim. Per te gjitha keto mund te vi ne kete komente me shume raste te ilustruara, por nuk gjykoj sa kane vlera rastet, por raportet qe njerezit krijojne me parane, gje qe shpesh here i ka bere, sidomos burrat me dy- rr- jo te humbasin njeren nga te dyja, por shpesh here ti humbasin te dya dhe per te mos i gjetur me kurre.
Ka ndodhur nje lloje evolucioni ne raporte me parane, dikur, kur burreria ishte e patjetersueshme dhe vitale, paraja kishte ose merrte vlera minimale me ardhjen e shoqerise prokomuniste. Paraja mori vlera me te medha duke krijuar raporte te barabarta e duke harruar ne nje fare menyre te kaluaren, u barazua cdo gje.
Sot njerezit ose burrat kane humbur cdo lloje mardhenie njerezore duke humbur dinjitetin e tyre duke i barazuar vlerat e tyre me- 0- .
Kjo burreri njerezve me shume po u humbet ne emigracin, me shpejt te hedh ne rruge bashkatdhetari jote se sa ai i huaji, kjo e provuar dhe po e vuaj akoma edhe sot.
desart
01/07/2008 ne oren 18:20
2pershendetje znj. kotorri,shum te sakta fialet tua por ja qe puna e nderit ne ditet e sotme smund ta shohin me njerzit si medalja e xhaxhit enver;-))) ,deri sa te mbijetoj kapitalizmi .korrupsioni.fukarralliku.shrytezimi pa mas. njerzit fillojn e lodhen nga kjo situat e perdicme dhe ngadal ngadal do marri fun dhe fiala e burrit .ej se mos i dukem ndonjerit nga ju si komunist se nuk jam :-)) megjithate familja esht gjeja me e shtrejt qe ka njeriu dhe kjo fial nuk duhet hudhur posht edhe kur te jepet mundesia per ta ber.kaq kisha per te then bukuroshe kotorri
SHQIPTAR
01/07/2008 ne oren 18:23
3Moj zj.Kotori,po ku ka si paraja moj,paraja thone hape vrime ne uje,dhe jo me te mos i thyej njerzit, ja p.sh paraja po cmend gjithe ate debil kryemin…gomar dhe jo me tjeter, kuptohe vete se c’bene paraja,e bene njeriun te harroje te gjitha dhe familjen,shoqerin,dinjitetin,nderin,etj.Pra paraja eshte e embel dhe ti merr ment,dhe nuk di se c’fare te beshe……Por mes i veço dhe femrat se dhe ato trullosen me shume se meshkujt… Megjithe ate paraja eshte para dhe te ha jo vetem ty por te gjithe. Ok zj.Kotorri
Anxhela Cela
01/07/2008 ne oren 19:54
4Hahahhahah.Shume thumbuese kjo teme por kujt i flisni.Ata “burra” sot per nje lek te lajne ,te lyejne,e te peshtyjne.Cdo gje nis nga lart aty ku leku ben kerdine dhe fenomeni perhapet dhe tek te varferit.Eh po duhet par se pas cdo burri qendron dhe nje grua.Dhe ndoshta per “ne”ata jane te gatshem te shesin dhe burrerine…hahhahaaha
antero
02/07/2008 ne oren 14:22
5Zonj-sha e nis bukur komentin e saj dhe pastaj e perfundon si nje aktiviste e dalluar e levizjeve feministe. Megjithate qendrojne problematikat por thelbi eshte jo tek mardhenia para-mashkull ose para-burre por tek mbivleresimi i kultit te parase prej shoqerise ne pergjithesi.
Ne Bibel thuhet (afersisht), qe pasuesit e Aronit te cilet ju falen demit te bere prej floriri shkuan e humben ne shkretetire. Ndersa pasuesit e Moisiut te drejtuar prej normave ( dhjete normave baze te moralit) arriten ne ate qe quhej atdhe.
Pra e dashur Mm. Kotorri eshte shoqeria jone e cila vjen prej nje shkaterrimi dhe corjentimi moral si dhe varferie ekstreme prej gjysem shekulli qe ka sjelle humbje ekujlibri. Kjo nuk eshte fenomen burri ose gruaje, por fenomen socjal. Ekujlibra te tille ne shoqerite moderne jane nje nderthurje e moralit fetar me ligjet e rrepta te kodeve mbi pronen.
Gjithashtu grupe shoqerore te cilat propagandojne vlerat konservatore te familjes tradicionale kane fonde te pa llogariteshme te cilat i investojne dhe i ruajne deri edhe me fanatizem ekstrem. Dua te jap si shembull rastin e familjes mbreterore engleze te cilen e akuzojne per humbjen e Ledi Dianes, e cila u dashurua dhe priste nje femije me miliarderin arab. Gjithashtu edhe Kisha ben nje lufte te papare per ruajtjen e asaj qe quhet “familja kristiane”. Shiko sa konservatore jane amerikanet e veriut (te pakten per ate qe propagandojne). Moraliteti, ajo qe eshte shpirterore, si dhe sensi i normes nuk kane te bejne me parane si materje.
Gjithashtu ajo qe shkruani me lart, eshte ne pergjithesi fenomen ne elemente te pasuruar me shpejtesi, dhe jo ne individe qe vijne prej familjeve te cilat jane njohur me pronen dhe parane ne trashegim.
Ligor Luarasi
02/07/2008 ne oren 18:55
6NJERIU DHE PARAJA.
Ky problem qe hapen Znj.K.Kotori eshte gati i pa fund,per debate,diskutime,per te vertetat qe lidhen me te.Paraja ka qene eshte dhe do te jete pike nevralgjike jo vetem per shqiptaret,por per te gjithe njerezimin.Shume poete,politikane,ekonomiste, diplomate,kane shkruajtur dhe do shkruajne per parane dhe njeriun.Hasan Zyko Kamberi me kohe na la shkrimin PARAJA. Historia e parase deshmon se eshte nje mjet sa i nevojshem,aq edhe delikat,o kompromentonjes.
Fuqia magjike e parase,ka mashtruar edhe burra o gra qe, nuk te shkonte mendja se ata ishin te njollosur prej parase se zeze,jo te ndershme. Ne fund te jetes,biles edhe pas saj, njeriu kur analizohet del qe ndaj parase ka qene o jo i ndershem. Natyrisht nuk jane te gjithe njerzit te perlyer me parate e zeza,ndaj edhe per ta populli thote dy fjale pas vdekjes:ISHTE NJERI I NDERSHEM. Thelbi i pislleqeve me parane,buron nga karakteri i njeriut,gjenetika e tij,edukata familjare,
vecan nga DREJTESIA E SAKTE OSE JO E SHTETIT KU AI NJERI JETON. Nuk eshte kot ketu ne SHBA, DREJTESIA,GJYKATAT,PROK-
URORIA INSTITUCIONI ME I SHENJTE NGA TE GJITHE TE TJERET.
Drejtesia e semure e Shqiperise ka bere,ben dhe do te beje qe shqiptaret me parane, te jene te kompromentuar. Kur kjo drejtesi te jete me shume se e sakte, do pakesohen edhe shqiptaret me duar te qelbura nga paraja e zeze. Tek ne ende ajdutet,thresin:KAPENI AJDUTIN.
Kjo eshte tragji-komedia me e shemtuar qe po jeton,sot atdheu.
Kur lexoj histori nga Amerika,me kane bere pershtypje disa piktura o foto te cilat jane fakt qe deshmojne se ky shtet,dikur ka perdorur trekendeshat me litare per te varur,ne rruget e qytetit,ajdutet qe kapeshin me” presh” ne dore.Pas gjyqit ata i varnin ne cast. Ne ende
diskutojme,vonojme,sterzgjatim procese te qelbura te vjedhjeve tona
me permasa te pa besushme,sikunder eshte VJEDHJA E THESARIT TE SHTETIT, E FLORIRIT TE POPULLIT. Nje proces qe eshte hedhur ne gropen e hareses, qellimisht.Sikur te vidhej nje fije kashte. Me tej kur
xhenerali vjeth nje molle, ushtaret i vjedhin ato me gjithe renjet.
Shikon rushi,rushin dhe piqen thote populli. Ja c’thone urtesite popullore
per kete problem:1-Ai ha nje ka dhe fshin buzet,ti ha nje koker fiku dhe te zene.Kurveleshi.2-Ai qe di te vjedhe,di te fsheje dhe gjurmet.Vlore.
3-Ai qe vjeth nje veze,vjeth edhe nje buall.Vlore.4-Ai qe ka mizen ne kapuc,e ka edhe bleten.Kosove.4-Aty ku asht drejtesia,asht harmonia.Teove.5.Beni si them une,mos beni si bej une.Korce.6.Bije molla qe ka krimbin.Jug.7.Buka ne krahet e te tjereve te ze syte.Skrapar. 9-Buke e kripe por me nder.Vlore.10.Dicka e cpon,qe hidhet perjete.Kurvelesh. Shkurt,populli i ka te gjitha rastet e puneve te zeza,qe lidhen me parane e zeze.Lexo:FJALE TE URTA TE POPULLIT SHQIPTAR, nga Jorgo Panajoti dhe Agron xhagolli. Me kohe e kam vlersuar kete liber, aq sa e mora me vete nga vatani si nje thesar te vertete.Urimet e mia autoreve,me kete rast.
Sa do qe ta trajtoj temen, kyci i saj per nje SHQIPERI SI E DUAM TE GJITHE, ESHTE DREJTESIA E BARABARTE PER TE GJITHE.
Boll ne shqiptaret kemi vuajtur nga nje drejtesi fallco,e reme,e shtrember, me praktiken ca te nenes ca te njerkes.
Ligor Luarasi SHBA.
Zamira
02/07/2008 ne oren 19:47
7Shume e sakte dhe e perpikte Zj. Kotorri. Te them te drejten ne shume tema, se qe nuk kane pas fare lidhje me kete fenomen tek tuk kam thumbuar paraja prishi njerezimin, shkaterroi familje te tera, veshi gra me te zeza, la femije jetime dhe se beri burra pa moral. Personalisht do admiroja nje burre jo te pasur, por te ndershem dhe te trgonte respekt ndaj familjes dhe shoqerise. Bota po ndryshon. Neper oqeane po notojne peshkaqene, dikur zvarranike muresh. Ku eshte burreria e Shqiptarit valle? Ku jane burrat e sistemit te Enver Hoxhes? Aha, su ka mbetur me as nder dhe as karakter. Kam degjuar nje burre qe shkonte me gruan e tij si dy miq ,si dy shoke ,si dy bashkeshorte te shkelqyer. Alo, i flet dikush ne telefon, nje zemer femre, qe as dua ta mendoj se cfare monstre mund te ishte? Aty e ke ate psikopaten (i thote per gruan e vet). Si per cudi gruaja kishte hapur tel tjeter, me te drejt e pyet, cfare te tha ajo femer per mua? Po me tha qe po zonja ne shtepi eshte dhe se ky burre i mire i kishte thene po. Ky ish komunist i PPSH ,qe ka arritur te beje moral dhe Klintonit, arrin te leri gruan pa asnje shkak. Vetem per faktin sepse u be pak i pasur dhe tani i mungonte nje femer, e cila para nje viti e humbi dhe burrin nga Veremi. Ky ishte 1 shembull . Po a e dini valle se cfare behet ne Shqiperi? Burrat me barqe te fryre dhe me adoleshente kalojne sherbimet jashte shtetit, apo shtepi te blera enkas per kete pune. Harrojne qe jane ne fundin e jetes se tyre dhe harrojne qe po humbin burrerine, po behen manjake seksuale me paret e tyre te ndyra qe mbajne ere korrupsion, kurveri dhe droge. Femijeve po ju lene nje emer te keq, ose po i pregatisin per tutore rrugesh ne te nesermen. Dhe keta burra nuk jane pak; Jane shume, jane aq shume sa po ti llogaritesh, vetem 20% e burrave jane te ndershem. A thua te jete me te vertete paraja? Po ,makinat, dhuratat dhe 1 seks ndryshe nga grate e tyre qe rriten femijet me mundime dhe qe sot nuk drejtojne dot kockat. Harram o burra, po kurre mos harroni, se dhe grate dime, po ne dhe perse ndahemi nga ju, ju ruajme ende fytyren tuaj per hir te femijeve. Ka plot gra, qe burrat i marin ne tel dhe ju thone: a eshte dreka gati se do vije me nje shoqe! Turp nuk ka me turp, tashme ju ka plasur turpi dhe te gjitha. Uroj qe vetem sida te hakmerret ndaj jush, qenie cnjerezore.
Mark
03/07/2008 ne oren 2:47
8Kur doli shkrimi ne leter, humbi besa (burrnia). Kur nep burri fjalen, ther djalin. Kau lidhet prej brinash dhe burri prej fjalet. Sot te gjitha keto virtyte te karakterit te shqiptarit, qe nga gjeneza e deri ne ditet e sodit kane ba ate, qe ne jemi te pa asimilueshem ne shekuj. Paraja po tregohet nje virus i jshtezakonshem ne cburrnimin e karakterit te shqiptarit, ndoshta me kalimin e shekujve edhe te asimilimit si komb. Kjo loje ka filluar me emigrimin (qe sjell paraja). Te pakten 80 - 90 % e krimeve vjen si rrezultat i gllaberimit te pasurise me te drejte e pa te drejt per ti pervetesuar. Kjo shihet, qe nga aktiviteti i deputeteve, qeveritarve, politikanve e deri tek njerezit me ordiner, qe kane qellim te vetem mbijetesen, bile dhe nga ai nivel qe kerkon instinkti per te marr fryme per deri ne diten e neserme. Pra paraja duke shuar burrat, shuan edhe kombin. Ne kete sinteze ka kritikuar edhe Fishta i madh nepermjet humorit shume theres me personazhet si Pal Cuca, qe duke vene ne loje keto lloj tregetaresh, qe e nderrojne kombesin ne saje te pares ka deklaruar, se mbas sodit Gjergj Fishta nuk jam ma shqiptar. Kjo gjendet ne vepren humoristike “Gomari i Babatasit”
Vuka
03/07/2008 ne oren 18:54
9Komplimenti Zj. Kotorri eshte nje teme shqetsuese per shoqerine ne tere boten dhe shume e egzagjeruar ne shoqerine shqiptare. Tranzicioni qe po kalon Shqiperia ka ndikuar shume edhe ne maredheniet sociale, kultura e dobet dhe ndryshimi menjehere i gjendjes ekonomike ka bere, qe shume njerez te humbin personalitetin ndershmerine e burrerine. Per mendimin tim ky fenoment nuk duhet ndare burrat nga femrat se eshte nje fenoment, qe ka prekur te dyja palet. Jane shume te renda ofendimet Zj Zamira karshi burrave dhe te paarsyshme, PARAJA KA SHUAR BURRA, PO BURRA KA E BURRAT SHQIPTAR NUK SHUHEN!
diaspora
04/07/2008 ne oren 2:32
10O Klodiana, degjo, se si gabime e ke ber kete analizen ti. S’jane vetem burrat qe jane prishur nga paraja. Mund ta marim qe nga pleqte te burrat, grate, adoleshentet deri te me e dhimbsura, te femijet e vegjel, qe femijet jane e ardhshmja e vendit tone. Po a mund ta imagjinojme ca njerezish do behen ata kur te riten. Kur gati cdo njeri ne Shqiperi mendon qe te gjithe e kane me te futur edhe kush tja hedhi njeri tjetrit me para. Une rri jashte Shqiperise dhe me merr malli shume dhe vete shpesh. Po kam pare nje ndryshim te pabesushem te njerezit. Po iken kultura e njerezimit fare, ka arritur sa edhe njerezve me arsim te lart si doktora e profesora po i iken kultura. Po i iken karakteri, nderi, dinjiteti, edukata,turpi e po te vazhdoje keshtu e ardhmja e Shqiperise do jete ne nivelin me te ulet te njerzimit. Nuk e di a po ndodh kjo nga lirija qe na eshte dhene apo nga varferia, nuk jam shume i sigurte, po une e di sikur populli jone ka qene me i varfer para 50 vjetesh edhe kjo gjendje qe po shikojme tani s’ka ndodhur. Mbase ligji na ka lene keshtu, po su zbatua ligji SHqiperija jone e dashure do na kthehet ne nje njolle te zez. Cohu moj Shqiperi, se politikanet po ju trajtojne si bageti.
Marsel
05/07/2008 ne oren 11:13
11Ne radhe te pare urime per kete teme Klodiana, eshte me te vertete nje problem i shoqerise sone.
Mendoj se ky problemi i parase apo interesave perfshin gjithe boten, pastaj eshte dhe ajo shprehja “i papari vec mos pafte”
Keto vijne si pasoje e se kaluares (varferi totale) dhe e mos mire administrimit te problemeve aktuale qe kalon shoqeria jone (edukimi nje nga pikat kryesore).
Pastaj cfare eshte njeriu ? Kompjuter, programin qe do te instalosh, do te instaloje, ne ishim ne komunizem, ne jemi ne demokraci, dhe ne do te jemi, pra ndryshon vetem drejtimi dhe idete. Ne vendet e pasura femijet mesohen te mos prekin asgje qe nuk i takon atyre dhe keta femije rriten me kete ide.
Kam pershtypjen se ne Shqiperi femijet rriten me nje ide te kundert dhe keta femije rriten dhe mesojne femijet e tyre. Prandaj shtetet e pasura i ndajne femijet nga familjet dhe i futin ne tru edukaten shkollore, qytetare duke i drejtuar ne drejtimin per te cilin ata kane erdhur ne kete bote.
Por megjithate mendoj se ne shqiptaret e kemi pasur nje fare ideje te tille bres pas brezi qysh ne kohet e para , ne nuk na beri dot zap as Turqia , as Gjermani , as Italiani , as Greku dhe as ma do mendja qe te na beje zap kush :)
Dhe me kete punen e parase apo interesave do te mesohemi , duhet te kuptojme njehere e pergjithmone qe interesat jane reciproke , pastaj traditat apo zakonet duhet te ndryshojne sipas kohes qe vjen , sipas kushteve qe krijohen . Duhet te kuptojme qe paraja nuk eshte gjithcka ,por e dobishme per ti krijuar vetes kushte sa me te mira jetese.
Mbi te gjitha duhet drejtesi dhe zgjidhje sa me korrekte e konflikteve ne menyre qe te mos perseritet me i njejti konflikt .
Edhe njehere urimet e mija Klodiana dhe mendoj se tema te tilla do te ishin te dobishme per shoqerine tone .
eri
06/07/2008 ne oren 14:04
12eshte e vertete se paraja po shkaterron moralin eshoqerise shqiptare.kjo duket sheshit e s ka nevoje per koment.tashme ne shqiperi eshte krijuar nje sistem i ndyre jetese qe lidhet vec me korrupsionin e parane.hidhni syte kudo qe shkoni dhe nuk eshte kaq e veshtire per tu vene re.korrupsionin e gjeni ,te mjeku te polici te zyrtaret nga me i vogli te me i madhi dhe deri te nje roje i thjeshte qe te kerkon 5000 lekeshin per tu futur ne spital psh.askush nuk e pranon por eshte kshu qe funksionon.eshte e vertete qe jane te pakte ato burra qe nuk e shesin burrerine e tyre po a keni menduar sa gra e vajza jane qe nuk i jepen parase.bejni llogarite dhe do ta shihni qe gjendja eshte me te vertete e mjerueshme.mjafton te jetoni per 3 -4 muaj jashte shqiperise e pastaj te ktheheni dhe do ta kuptoni se ne car llumi jetojme ne dhe njerezit tane te dashur.eri(bruxel)
lorenci
06/07/2008 ne oren 17:33
13Ju pershendes Zj Kotorri,une do te thosha se pjeserisht e keni kapur temen,kjo eshte e vertet qe paraja ka nje fuqi dhe potence mbi kedo,por kjo vjene sepse eshte nje domosdoshmeri per jeten dhe pa te nuk munde te jetohet.Kurse problemi burerise sipas meje eshte dicka tjeter,kjo kohe sot tregoj se burrat e vertete jane te ralle dhe vazhdojne te qendrojne te till dhe kur ndodhen perball tentacioneve si para,prona,e kutadi une,diferenca me 20 vjete me pare eshte kjo,qe atehere nuk kishe interese te kesaj natyre, te gjithe punonin ne pune te shtetit, ktheheshin mbas pune e dilnin xhiro tek reklamat, te gjithe thoshin llafe te bukura dhe ne teori mernin10ta,dhe benin te tere burrin sepse ne fund te fundit kush i vinte ne prove.ciao
glen
06/07/2008 ne oren 19:01
14klodiana,une nuk e njoh veten ne fjalet u tua.jane fjale te renda,ne shume raste mund te jene dhe fjale te verteta,por qe te gjeneralizosh,nuk eshte korrekt.une mendoj qe njerezimi ecen perpara sepse njerezit qe sillen korrekt per fat te mire jane shume me teper sesa njerezit qe ju merni si shembull.dhe fjala popullore qe ju citoni,me duket shume pa sens,megjithate une respektoj mendimin tuaj, dhe ju uroj qe jeta tju sjelli kontakte me njerez qe tju bejne te nderroni ide.
Ilmi
07/07/2008 ne oren 19:20
15Chapeau .
Shkrim i pastert edhe sidomos shume i vertet .
Nje here edhe nje kohe mund te ishe krenar te thoshe , un jame burre shquipetar , sote kjo gje nuk eshte me e vertete , perkundrasi .
turisti
08/07/2008 ne oren 3:14
16o Klodiana sa me vend dhe pa vend eshte ky pershkrimi juaj sjam ne gjendje te analizoj ( sme duket se ka dicka konkrete per te analizuar perderisa paraja eshte fenomeni i korrupsionit ane e mbane globit) mendoj qe shumica e analisteve dhe kolegeve qe kane komentuar me siper kane te drejte ashtu si dhe vete Klodiana ne disa pika por me c’ kuptoj une shumica prej nesh jetojne jashte shqiperise dhe e kane shume lehte te dalin ne perfundimin qe po humb kultura ska burreri nuk ndalen rryshfetet po per ate popull te mjere qe vuajti me shekuj per buken e gojes ngelet popull krenar por pa leka e breka c’deshem qe e lame atdheun e dolem ne emigrim prap lind pyetja? per leka kshu qe shba-te europa e mbare bota kapitaliste njohin demokracine njohin rregullat kopetencat ligjore e shteterore artin kulturen korrektesine e ku di une se ca permban demokracia e sotme e vertet ….kshu qe kemi dal nga nje izolim total para 18 vitesh s’duhet ta harrojme dhe 97-en qe vajti shqiperia mos them ne zero por minus nga ana financiare dhe ekonomike po pse? dihet skemat piramidale po prap lekat cna ben kto paret na hengren koken kshu zj Kotorri eshte fenomen i gjith botes jo vetem i yni cdo lufte cdo nderrim qeverie cdo krize qofte politike financiare apo ekonomike vjen ose veteperdoret per te kapur parane ne cdo cep te globit besoj se ky eshte dhe mendimi yt ne brendesine teorike pavaresisht se ne praktike ndryshojn pak vetem pikat delikate te nje individi ne baze te interesit perseri te njejtin perfundim kane pas me shekuj edhe njerezimi …..vuanin per uje e buke sot vuajne per para paramendohet qe ne shekujt e ardhshem (behet fjale per nje kohe jo te gjate max. shekullore njerezit do vuajne perseri per buke e uje ) do kthehemi ku ishim .. kshu qe mos u merzit eshte thjeshte fenomen qe ka si angazhim lindjen riprodhimin dhe shuarjen totale eshte vetem ceshtje kohe ne praktike se teorine e ka parasysh vet populli!
besim
08/07/2008 ne oren 17:28
17vecse grate po i shuan me shume sidomos keto qe po dalin ne perendim. edhe xhepat ti lajne.
NikVLORA
19/07/2008 ne oren 19:49
18Pantallona pa Zinxhir. Keta duket sikur kane pantallonat hapur dhe pa zinxhir dhe çelik te kishin do te ishte ndryshkur nga 91 e 2008. Nuk jam moralisti i radhes, por e djathta dhe e majta duhen te marin seriozisht situaten ne dore dhe te krijonin me Ministrine e Kultures mesazhe reklama informacjoni, kurse per te edukuar rinine qe e kalon kohen ne bilardo e bare. Sepse jane ata qe neser do te marrin fatet e atdheut ne duar. Kulturen e lekut e mesuam me demokracine e shemtuar qe dhuruan PS ,PD. U beme turpi i botes me korruptim, imoralitet, vjedhes, genjeshtare, mashtrues. Ku jan Shqiptaret qe i binin gjoksit per dinjitet?
ilirantoni
20/07/2008 ne oren 6:40
19Diskutimet jane shume interesante dhe teper te “larmishme”, une nuk dua ta pergjithesoj, por po juthem se ;
Nje mashkull, po pati te haje e te pije dhe xhepin plot , mendjen do ta kete vetem per femra ose …………e njejta gje ndodh dhe me grate e pasura, p.sh. po ju kujtoj filmin :
“UNFAITHFUL;”richard gere & diane lane,
ku ;”desire becomes obsession:”.
Tani po ju tregoje nje ndodhi te vertete;” xhaxhai nga Australia i la nipit te tij tere pasurine qe kishte ,me testament para se te vdiste , pasi nuk kishte pasur femije, dhe a e dini se cfare tha i nipi per te”:!? O sa budalla ka qene xhaxhai i im, ka pas gjithe keto para dhe nuk ka ditur se ku ti shpenzoje…..hahahahaha ju pershendes te gjitheve dhe mos harroni se te pasur e te varfer ne nje vend shkojne,.
LAVDI LENINIT TE MADH.
Lidhja RSS per komentet
Jepni komentin tuaj
Komentet e fundit
Shkrimet e fundit
Shkrimet me te komentuara
Autoret e blogut
Kategorite
Arkivi
Link
Lidhjet
Shkrimet e fundit
Komentet e fundit
Shkrimet me te komentuara
- Shekulli Online - Shekulli Blog