02 07
Autori: Lindita Cela ne kategorine Politika Blog, Shoqeria Blog, Komente Blog
Jo më shumë se një vit më parë rruga drejtë Gjirit të Lalzit përngjante me rrugëtimin e ferrit. Në autostradën Tiranë-Durrës nuk kishte as edhe një tabelë që të bënte me dijë vendodhjen e një prej gjireve më të bukura të Adriatikut. Ndërsa 7 kilometrat që duhet të përshkuash nga rruga nacionale në gjirinë me kurora pishash edhe ujë të kristalt të largonin çdo dëshirë për të jetuar qoftë edhe një ditë në paqe. Por vetëm një vit më parë Gjiri I Lalzit ishte I qarkuar nga ferri. Murati, banor I fshatit të Maminasit thotë se pikërisht ky gji ka lehtësuar dhe jetën e afro 7 mijë banorëve të komunës së Maminasit. “Që kur në këtë gji ka blerë shtëpi Argita Berisha na u shtrua dhe rruga, tani nuk ka si fshati ynë”-të thotë 70-të vjeçari. Në fakt sapo hyn në Komunën e Maminasit një tabelë të bën me dije projketin e Drejtorisë së Rrugëve me një vlerë 870.993.000 lekë për sistemimin dhe asfalitimin e rrugës Mamina-Gjiri I Lalzit, që ka nisur një vit më parë. Vëndasit të thonë, se rruga përfundon pikërisht në fshatin turistik “Lura”, aty ku edhe disponon vilën e saj vajza e kryeministrit si dhe një sërë politikanë të tjerë të njohur. Këtë e di I madh dhe I vogël në 7 fshatrat e kësaj komunës, por duket se asnjërin prej tyre nuk e shqetëson ky fakt. Jo vetëm për Maratin, por për të gjithë e rëndësishme është që tashmë kanë një rrugë, që dikur ishte ferri I jetës së tyre. Ndërsa plaku 70-të vjeçarë më tregon se si rruga e shtruar ka ndikuar që gjindja aty të mos jetë më në zgrip të mjerimit, sjellë ndërmënd se ky projekt është tashmë një marifet I njohur. Pushtetarëve tanë mjafton të zgjedhin zonën, kun në të shumtën e rasteve preferohet e virgjër, dhe rruga nis e të ndërtohet si me magji. Kështu nuk prishin as makinat e tyre në rrugëtimet drejtë oazeve të qetësisë, por sigurojnë edhe votat e fshatrave përrreth. Këtë punë bëri dhe kryeministri një muaj më parë. Në turin e tij në Jug të vendit jugut inauguroi një sërë projektesh pikërisht në një zonë menaxhimin e së cilës e ka marrë përsipër dhëndri I tij. Në Srandë përuroi nisjen e rrugëve, në Himarë ujësjellësa, në një gji tjetër shkolla dhe të gjitha këto nën siglën e “qeverisë me duar të pastra”. Ndërkohë që para do kohësh himarjotët flisnin edhe për toka të blera nga dhëndri I kryeministrit, I cili ka hartuar edhe projektin e menaxhimit të bregdetit të jugut. Por 70-të vjeçari as që I di këto punë. Përveç fshatit të tij nuk I ka shkelur këmba gjëkundi. Madje as gjirin e famshëm nuk I kanë parë sytë. Por di fortë mirë nëse vajza e kryeministrit nuk do të preferonte pikërisht këtë gji, katundi I tij sot e kësaj dite do të kishte atë rrugë në fundin së cilës Parajsa nis nga Ferri.
31 Komente
Bashkim Bajraktari
02/07/2008 ne oren 19:48
1Ne Shqiperi eshte fakt, qe rruget po e transformojne ate vend qe ka patur nje infrastrukture primitive per te kaluar nje numer i vogel automjetesh.
Te shikosh ritmet qe ato ndertohen jane te avashta. Shqiperia duhet te kishte me shume rruge pas 17 vjetesh. Por edhe ndryshimi eshte kolosal.
Te udhetosh ne aksin e veriut Tirane - Lezhe per nje ore eshte kollajllek duke e krahasuar me ore te tera qe ishte me pare. Te shkosh nga Tirana ne Dhermi per pak ore eshte e njejta gje. Ne kete rruge shikon e dhe vazhdimin e segmentit Dhermi- Sarande ku punohet me ritme te larta fale kompanive private te cilat kane futur mjete moderne te kohes per ndertime rrugesh.
Rendesi ka qe punohet edhe kjo do te jete e ardhmja e Shqiperise me turizem edhe me bujqesi ne funksion te kesaj industrije shume fitimprurese.
Nese rruget shkojne prane vilave te Argitave ose te tjereve kjo ka pak rendesi.
ledion
03/07/2008 ne oren 13:07
2Zj.Cela, nuk e di dhe e kame shume te veshtire qe te kuptoj nese kejo eshte nje xhelozi e jotja, apo mos valle nuk e njihni luksin e te jetuarit.
Nese shqetsimi ose shkrimi juaj do te kishte nje tjeter stil dmth te nje karakter masiv dhe vertet per te reflektuar nga te gjithe do te ishte mire, por kam idene se ju keni humbur indentitetin tuaj.
Por per te qene me i sigurte them, se do te keni humbur dhe ju luksin e te kaluares.
Dhe ketu do tju lutem per te mos me paragjukuar,sepse nuk dua te dale ne perkrahje te asaj zonje te vetmes se kryeministrit me argumentin e vetem, qe nuk na bashkojne as bindjet as humanizmi dhe asgje te perbashket nuk kam me te.
Juve te tregoheni mundesishte me racionale dhe me dinjitoze.
Andrea
03/07/2008 ne oren 14:44
3Sipas shkrimit tuaj nenkuptohet nje e vertete, qe vete Argita apo Argitat dhe Argitet ndihen vertet keq, pasi konkludon qe keto rruge kryesisht jane transformuar me deshira e vendime personale dhe jo si detyrim shteteror, per rritjen e mireqenies dhe infrastruktures. Njekohesisht mesojme nje fakt tjeter “mbreselenes”, qe “keto” e “keta” kane vene pasuri, qe do t’jua kishin zili edhe pinjollet e Bushit apo Putinit.
Pra del konkluzioni se aspiratat e atyre qe u burgosen nga “diktatura” ne emer te “lirise dhe demokracise”, u bene realitet. Per kete ata u flijuan burgjeve dhe u internuan fshatrave. Sa keq qe kaq me vonese u permbushen deshirat e tyre, por ne te njejten kohe ndjehen te lumturuar se atyre ju permbushen ne kohen e duhur deshirat qe fati t’i binte zj.Argita t’jua bente realitet keto.
Ata gezojne se bashku me plakun 70 vjecar dhe gjithe fshatin e bekuar nga natyra.
Sikur ndonje Argite te vinte dhe t’i hidhte nje sy Fshatit tone, qe per nga bukuria krahasohet me Luren, ishalla e lexon dhe po ja bejme vete VILEN ne piken me te bukur te fshatit vetem te na bej rrugen e deshiruar ne keto 18 vjete.
Ishallah, Andrea
Lianarjodhi.
03/07/2008 ne oren 14:50
4Dy fjale per z.Lindita Cela si gazetare!
Se pari, faleminderit per temen e kapur se ia vlen dhe eshte e kohes.
Se dyti, do te ishte mire te mos e filloje ate shkrim me ate titull qe na eshte veleritur, kur do te tregosh se rruge te reja po asfaltohen ne gjirin e Lalzit, te cilit bukurine, vleren ia ka dhene natyra ne shekuj .
Nes ajo zj.Argita ka investuar per ate, hallall e paste po i ka parate e saj, po i ka harram ne tjeter vend duhet bere denoncimi. Fjalen e kam qe mos ta kishe filluar kete shkrim ashtu se na semuret…
Veprat qe ndertohen nuk jane “tradhetaret apo Hajdutet”, veprat na duhen gjithnje, kur jane me leje ndertimi, konforme ligjeve se kush i ben e dine pushtetaret qe i lejojne e ata duhet te pergjigjen.
Me falni per sygjerimin tim, “sipas vendit dhe kuvendi”jepi gjithkujt ate qe i takon!?
NikVLORA
03/07/2008 ne oren 15:26
5Forca Argita.Si u katandisem ne!
Perpara 17 vjeteve ky emer nuk egzistonte ne qarkullim, por vetem ne gjendjen civile. Del Berisha ne skene, rrofte demokracia e ashtuquajtur shqiptare dhe dalin femijet dhe baballaret qe komandojne vendin, na shtojne dhe rruget. RRugen Vlore Tirane 140 km behet per 4 ore, ne vende te tjera kete distance e pershkon per 50 minuta. Perse nuk i falim Argites gjithe Shqiperine?
Keshtu na shtrohen rruget pa bere kerkese qytetaret nga veriu ne juge. Nese nuk ka trasparence dhe ligje kunder korruptimit, ne do te vazhdojme se shkruajturi te njejtat probleme, lene dhe mbas 20 ose 30 vjetesh.
Pra forca gjithe Argitet qe kane baballaret ne politike, te bashkohen dhe te rrjepin popullin e shume vuajtur. Duhet te ishim vendi me i lumtur ne bote, jemi vendi me i korruptuar ne klasifikimin Boteror. Rrofte demokracia, qe pasuroi te majte e te djathte me gjakun e popullit.Turp
bamiri(jo Topi)
03/07/2008 ne oren 15:29
6O Bashkim e Bajraktar,
C’fare thote artikulli e ca’fare thua ti-Tamam si ne parnalamentin e shqiptareve - njeri i bie gozhdes e tjetri patkoit.
Lexoje artikullin dhe njehere e pastaj na thuaj pak eshte e korruptuar Argita e qeveria e babait te saj apo jo.
Enkeleda
03/07/2008 ne oren 16:25
7Nga ajo sa lexova per Gjirin e Lalzit mu shtua me shume keqardhja qe vazhdoj te jetoj ne kete vend. Vec pershkrimit qe ben gazetarja dhe fakti qe ajo thote eshte komenti i z. Bashkim ai qe me kujtoi me se shumti arsyen, se perse ne kemi keto qeveritare qe na kane drejtuar deri me sot. Ndjeva keqardhje sepse si Bashkimi jane te gjithe ato votues, te cilet na zgjedhin kete klase politike qe me parate tona te taksave krijojne keto oaze qefbersese.
Do ti thoja Bashkimit, qe para se te kenaqet me rruget qe shtrohen, te pyes veten ne radhe te pare, sa rruge mund te ishin shtruar me ato para qe jane akorduar?
Se dyti, te pyes veten ndersa ne “po vazhdojme te punojme me ritme” sic beson Bashkimi çfare eshte bere ne vendet e tjera?
Gjithesesi pergezoj Linditen, qe ka aq kurajo te thote ca te verteta, qe ne ndoshta i komentojme vetem kur gelltisim kafene, pa marre guximin te themi dhe me shume dhe pse jane te shumte ata qe kane informacione per miliona e miliona dollare, qe perftojne keta pushtatere, qe ne i japim voten.
Ndersa njerezve si Bashkimi do tu lutesha qe te pakten te shohin pertej interesit te tyre personal ose diskutimet te tilla ti bejne neper forumet e partise dhe jo ne nje media kaq te respektuar ku nuk perfiton as edhe ndodnje post.
Lazaratas
04/07/2008 ne oren 0:59
8Une do i bashkohesha mendimit te Ledionit ne lidhje me cka lexova. Komenteve te znj Cela u mungon racionaliteti dhe qartesia e mendimit. Gjithashtu aludimet e saj nuk mund te meren si te verteta.
Nese eshte e vertete se Argita ka blere nje truall tek “gjiri” i famshem, cfare te keqe ka ketu? Pse duhet te penalizohet e bija e kryeministrit per nje truall qe ka blere apo nje vile, qe do ngrere ku ti doje ajo apo pjestare te tjere te familjes Kryeministrit. A mos valle znj Cela ka bere nje investigim per te gjitha pronat qe kane blere pushtetaret e sotem dhe ata te djeshmit ne bregdetin Shqiptar? Nese po, le ti beje publike se me cfare te ardhurash jane blere keto toka qe nga 96 e me vone. Mendoj se e bija e kryeministrit nuk duhet ta vuaje faktin dhe te penalizohet, se babai i saj eshte kryeminister. Por edhe ata banoret, qe kishin disa vjet pa rruge nuk duhet te penalizohen se krah tyre ka blere truall e bija e kryeministrit. Nese do te vazhdojme me kete logjike, atehere Shqiperia nuk do te dale kurre nga ngerci ku eshte futur.
antero
04/07/2008 ne oren 12:54
9Mendoj se shkrimi ka vlere, persa i perket egos se individit te veshur me pushtet, i cili shfrytezon kreditet e tij ose te familjes ne drejtim te komfortit. Mgjithate, duhet trajtuar ne forme te tille; perderisa krijon zhvillim te zones, mendoj se ka vlere investimi, sepse ka edhe efekte sociale. Deri ketu jemi tek ideja e gazetares.
Ajo qe duhej shikuar nese ka elemente korruptive eshte tjeter gje. Ajo duhet investiguar nga gazetarja, nese mundet, dhe te publikohet.
Investimet ne Shqiperi kane qene, ne keto vjet te demokracise, ose per efekte elektorale (per mendimin tim ky eshte i abuzim i paster me zgjedhesin e pa kultivuar), ose per rregullimin e ambjenteve qe do tu jepnin komforte grupit, klanit ose zones se tij( bajrakut). Nje televizjon kombetar transmetoi keto dite mbi tre here nje kronike per nje rruge te pashtruar, ku nje grup elitar ( i majte dhe i djathte) ka vilat ne breg te detit. Dhe ajo po shtrohet.
Ne keto vitet e fundit ka nje supervizion edhe nga nderkombetaret, (fondi i 420 miljon euro per rruget rurale i B.B. nuk eshte pak), por per vepra qe jane edhe ne interes te planeve TE TYRE afatmesme. Megjithate, ku nuk ka perfitim individi direkt dhe horrllek, eshte edhe per shoqerine.
Le te garojne edhe qeveria edhe bashkia, ne do te perfitojme. Problemi i madh eshte tek kontrolli i fondeve dhe sa efektiv eshte, dhe me pas………? E kuptoni?… Sa kapen e denohen?!
Shperndarja e fondeve nuk eshte asgje ne raport me vjedhjen e tyre.
Arben Balshaj
04/07/2008 ne oren 15:41
10Une kam punuar per rreth pese vjet me Argita Malltezin dhe bashkeshortin e saj ne misionin e Kombeve te Bashkuara (UNMIK) ne Kosove (ku vazhdoj te punoj). Kater vjet me pare, pra, kur ne pushtet ishin socialistet, tre kolege tanet, bashke me ciftin Malltezi, vendosen te blejne jo vila, por secili nga nje pjese vile ne Gjirin e Lalzit. Pra, atje ishte e mundur ose te blije nje vile te tere personale, ose gjysmen e nje vile te perbere nga dy apartamente, ose nje te katerten, ne varesi nga tipi dhe madhesia e viles. Dhe Argita me Jamarberin, plus tre koleget e tjere blene secili nga nje apartament ne dy vila, nisur nga ideja se zona jo vetem ishte me perspektive, por edhe nga me te pastrat e gjithe bregdetit shqiptar. Kur ra fjala per mungesen e nje rruge per te qene, me thane se ishin interesuar dhe se aty do te shtrohej rruga. Kjo ka ndodhur, e perseris, kater vjet me pare.
Tani, kjo Lindita duhet ta kete mesuar, se kur e ka blere kete apartament cifti Malltezi. Dhe nese ka ende ndonje qe vret mendjen se ku i gjeten ata parate, heren tjeter do t’ju informoj me hollesi per rrogat e atyre te dyve ne UNMIK, rroga qe i kane pasur te njejta me rrogen qe vazhdoj te marre une.
koco
04/07/2008 ne oren 16:25
11Investimi me i madh ne Shqiperi po behet per rrugen e Kosoves, e besoj se Lindita do na sugjeroje se po behet per pronat e Thacit apo te Berishes.
Rruge po behen nga kjo qeveri ne te gjitha zonat turistike (bregdet: Velipoje, Kune-vain, Fushekuqe, Shen-Pjeter, Mali robit-Golem, Divjake, Vuno-himare, Himare-Sarande, Sarande-Butrint, Xare-Delvine, etj. mal: Razem-Boge, Dardhe, Voskopje, Valbone, etj.) dhe kjo eshte nje nga arritjet madhore te qeverise.
Dea, London
04/07/2008 ne oren 18:43
12Pershendetje Lindita!
Bashkepunim i ngushte i “Studio-Maltezi” me Kompanine fantazme “Best Property Albania” , me qender ne Gjilbradar.
Te ashtuquajturit pronare, z. Richard Bannister dhe David Hentsell.
Registered Office:
Portland House
Glacis Road
PO Box 475
Gibraltar
zamira
04/07/2008 ne oren 18:59
13Keshtu do presi Shqiperia, do numeroje dite, muaj dhe jave, deri sa tashme ndoshta mbesa e Berishes do ndertoje nje vile gjekundi. Me siguri do rregullohet zona perrreth e do kete uje, drita e perse jo ndoshta dhe pishine. Dikush ketu flet, sepse nuk di se cfare do te thote te jetosh ne modernizem. Po kush jeton ne Shqiperi pervec Saliut dhe kompanise se tij ne luks? A ka dhe plot sahanlepiresa qe thurin dhe c’thuren plane me mafien shteterore apo ate ekonomike. Argita ka shume qe po permendet dhe me milionat qe tregoi sot duhet te ishte para drejtesise. Po me thoni, kush eshte minister i drejtesise? Saliu. E lereni te ngreje dhe katedrale se cdo gje nje dite ka nje shpagim. Une e pershendes Linditen, qe ka guxim dhe nuk pyet per kerkend. Ajo flet hapur dhe bravo i qofte. E dini perse jemi katandisur keshtu? Nga minjte e ferrave, nga servile e sahanlepires si puna e ndonjerit qe flet dhe e quan veten burre. Te lumte penda Lindita. Ju lutem ju gazetare mos na fikni komentet, dicka dime qe shkruajme. nqs do fiket edhe ky koment atehere lamtumire Shekulli Online.
Guri i Bjeshit me freskine e Bovilles
05/07/2008 ne oren 0:45
14Se pari me fal: Zonja Argita bija e “mbetit te kohes moderne shqiptare!”
Do te te lutesha te beje nje vile diku aty ne brigjet e liqenit atrificial te Bovilles, Mundesisht reth e rotull malit te Bjeshit (pyet vendasit ceshte ky mal) se do ishte nje mbrekulli e vertete. Nje mjek i nderuar, lindur ne France, nga nje familje emigrante e para luftes, familje nderuar Permetare, ka nderuar nje shtepi dykatshe atje maje malit te Vilzes, pasi shkoi ne Frace, pas ..90tes…e i lumte se sa di dimrat e kalon atje (diku afer Lionit mos gaboj) dhe verat aty krah “Qafshtambes qe i nderuar i Mbreti Zog, na la trashegimi kulturore ate cezmen e Zinjes Mbretnese”. Sa te jete jeta do ta kujtojne shqiptaret me te mirat dhe te keqiat e tij.
Mundesisht gjeni dhe Ju Zinja Argita, te tjere te seres suaj, se nuk mungojne, te beje nje vile ne fshatin Dajt( pas antenave nga ana veriore, lene pergjysem nga ata te monizmit (gjeneral Balluku me Petrit Dumen me shoke) e pas jush qeveria do bente investime per infrastrukturen….Do ishte nje monument per JU investuesit (indirekt se paret jane djersa e popullit, kete e dime, po baballaret, burrat apo dajllaret bose te llojit tuaj, i kane ne dore). Po bete kete i keni bere vetes nje monument te perjetshem. E keshtu me radhe shi rushi rushin dhe piqet, i themi ne andej nga ana jone, ne cdo rreth nga kemi tashme jo pake qeveritare dhe bizesmene te koruptuar, te pakten kur investojne per ruge, qe jane publike, gjysem e te keqes. Pra ne bej te mundur sa me siper sa pa lene karigen …me gjithse dihet: Nje bije -qindera ngrihen!
Vertet, ne keto investime per ruge te lumte, jane per te gjithe.. e vazhdo.
V.O Lexues me falni nese nuk me miratoni…une shkruaj per Xha Hamdiut! ndjese paste nga Zallmneri, qe ne ato vitet 66-67, keto fjale ua thoshte :Abdyl Kellezit me shoke, kur fliste me ta gju me gju…ku e mendonte Ai se ajo “myzeqe” e malsise Tiranes, do behej “Trinitrina” e kryeqytetit tone…uje jetedhenes, qe po perdoret me pikatore nga aktualet qeveritare e klanii tyre…
Nga Cikagua po jua shkruaj, teksa kuvendoj me kolegun, atehere mesues ne ato bjeshke, sot pensionist me;”koken aty ,ne atdhe dhe trupin ketu”( emigrant i detryruar), qe te ngrehni vilat rehat, rehat ,ju “bejleret moderne”.
O zot! mos i kujtohet “1928″ ta e na e shpall “dinastine e dyte mbreterore” (po e la trashegimtari aktual) kesaj radhe jo nga Mati…Po si do veje puna me pasardhesit e te parit mbret?!
Po Ju te seres se “cupes mbretit te ri” se beni investime te tilla, hallall i paci, po jua perseris. Shkofte zeri jo ne vesh te shurdhet dhe ma kuptofte cdua te shpreh. Rofte liria e shprehjes , te vetmen liri te fituar nga ajo permbysje e shumepritur, po me halle shume.. xxx
Mark
05/07/2008 ne oren 2:48
15O po te lumet moj gazetare Lindita. Shkrimi me pelqeu dhe me frymezoi te shkruaj mbi cka kuptova. Do te ishte mire qe Berisha te kishte shume femije o po te pakten te kishte aq femije qe te na rregullohesh vendi. Si deshire nga nje femije per cdo rreth. Ne monizmin e shkuar, e bija e Enverit ndertoi me nje krijimtari fantastike Krujen e Gjergj Kastriotit qe ti perkas kombit dhe jo interesit personal. Sot vazhdon te quhet Muzeu i Krujes. Demokracia e Berishes udheheqesit e monizmit i denoi per kafe e raki. Ky ishte korrupsioni i monizmit, qe duhesh shkallmuar per te bindur popullin se Une Berisha Jame i ndershem. Po te ishte Berisha Sek.I pare i Kom.Qendrore ne vend te Enverit, me kete karakter qe vazhdon te tregoj, Enveri me bemat e tije do na dukesh nje pike uji ne oqean. Gazetarja e ka mendimin se si familja zhvat fondet qeveritare duke shperdoruar detyren vete Kryeministri. Ose ekziston dhe korrupsioni i larjes se parave te trashegimtarve te familjes kryeministore Z.Gazetare te uroj qe penda e juaja te behet Uragan.
ilirantoni
05/07/2008 ne oren 17:39
16z.Lindita :”Kali i mire shton tagjine e vet ka thone Q.Mulleti dora vete:”
Adi
05/07/2008 ne oren 17:50
17Une qe po shkruaj jam nje pronar toke ne Gjirin e Lalezit, e trasheguar nga gjyshi, qe nuk me eshte kthyer ende. Pse? Sepse tokat ne bregded nuk po i kthehen pronareve te ligjshem! Ato po vidhen nga politikanet dhe kelyeshet e tyre!!!
Kur lexoni shkrimin e mesiperm kini kete gje parsysh. Si eshte e mundur qe Argita Malltezi ble nje vile (ose nej cerek vile) ne nje fshat turistik qe se pakti eshte ndertuar pa leje? Mos valle pronari e ka marre te drejten e ndertimit te fshtit/ ose legalizimit te tij duke futur Argiten brenda? Kujtoni pak historine e blerjes se apartamentit nga Fatos Nano, qe pagoi 35 000$(22 000 euro) per 350m2 ne qender te Tiranes.
Une dhe shoke ti mij qe punojme prej me shume se 10 vitesh larg Shqipersie jemi perpjekur shume here te blejme ndonej cope toke ne bregdetin e jugut por pa sukses. Kjo sepse asnje prej tokave ne shitje nuk jane te ligjshme. Pronaret e vertete nuk i kane marre ne zoterim. Ata qe shesin toka jane njerez qe kane perfituar nga ligji 7501 per token ose i kane marre ne perdorim dhe ata tituj pronesie jane te paligjshem.
Une nuk mund te ble dicka qe eshte e paligjeshme, por per Argiten duhet te jete ndryshe. Dhe nuk ka faj, e ka ne gjak,se i ati i saj eshte ai qe e futi vendin ne kete batak pronesie. Ai eshte krye-komunisti Berisha qe beri ligjin 7501 per vjedhje e tokes. Eshte ai qe shperblen hajdutet me legalizime dhe denon pronaret e vertete te mos e gezojne kurre ate qe e kane trasheguar nga te paret.
Por me kete politike te Berishes…as femijet e Argites nuk do ta gezojne pronen e trasheguar nga prinderit!
Lindita
05/07/2008 ne oren 18:28
18Se pari ju falimenderit te gjitheve per kohen tuaj dhe vemendjen qe i kushtoni gazetes “Shekulli”. Po ashtu falenderit edhe per sugjerimet tuaj te cilat padyshim vlejne ne punen tone te perditshme. Por do ti lutesha z. Arben qe ofronte ndihmen e tij ne lidhje me kete çeshtje. Ajo qe une di eshte se deri me tani te gjitha ndertimet jane pa leje, po keshtu qe eshte ne kundershtim edhe me masterplanin e miratuar te parkut turistik “Lura”. Ndaj z. Arben do te doja qe ju te me shkruanit ne adresn time personale, nese nuk preferoni te vazhdoni komunikimin on line pikerisht per parate e fituara nga znj. Argita per te cilat ka siguruar edhe pastertine nga Inspektoriati i larte te Deklarimit te pasurive. Z. Arben adresa ime eshte linda_cela@hotmail.com. Po keshtu do te ftoja çdo kend te bashkepunonte ne lidhje me abuzimet e pushtetareve tane. Mos te harrojme se e gjithe kjo kaste paguehet nga taksat tona per te mireqeverisur dhe jo per te shtuar sarajet e tyre. Ju faleminderit te gjithe.
Frroku
06/07/2008 ne oren 20:15
19Sipas njoftimeve te fundit ministrat e qeverise se Salihit, pra te qeverise ne diete, kane filluar te kene shenja shqetesuese nga sistemi i tretjes. Vete Kryeministri nga qe e ka racionuar shume te ngrenin per arsye se mendon qe te ushqehet sa me mire populli, ka shtate dite qe eshte bere kaps.
Ka ministra e ish ministra qe kane patur edhe shenja diareje etj. Psh ministri i jashtem detyrohet prej force, qe kur eshte jashte shtetit per arsye diplomatike ta shkele dieten qe i ka caktuar Saliu dhe detyrohet te konsumoje nga nje here edhe haviar. Por sa kthehet ne memedhe vete Kryeministri e kthen me koke posht dhe ja nxjerr te gjitha ç’ka ka henger per arsye diplomatike. Keshtu thone qe ne kryeministri eshte vendosur peshore dhe nje kazan me uje ku perpara mbledhjeve peshohen ministrat dhe ndonjeri qe e ka tepruar me patriotizmin e tij dhe ka rene shume nga pesha e kompenson ate me nja dy litra uje. Une mendoj se gazetaret e tjere mund te bejne nje panorame me te plote per gjendjen e mjerueshme shendetesore te ministrave dhe nepunesve te qeverise ne diete te Salihit. Do te ishte mire te behej edhe nje referendum popullor qe ti detyronte qeverine tua shtonte pak racionin se keshtu skelete siç jane bere ata po na trembin edhe Europen..
zihni
06/07/2008 ne oren 22:48
20Pyes: A eshte kthyer Shqiperia ne prone te Sali Berishes dhe familjes se tij dhe çfare duhet bere? A ka zgjidhje ky probleme?
Pergjigje: Shqiperia eshte prone e Sali Berishes dhe atyre qe e rrethojne.
Shqiptaret nuk ndihen me se e provuan nje here ne 1997 dhe ai i vrau . Te lumtur jane ata qe kane ikur nga Shqiperia, ndersa ata qe jane atje luftojne te rrojne. U duket sikur do te kene dy jete: nje per Saliun dhe nje lumturine qe do tu sjelle ai pas vdekjes, prandaj po kthehen ne jehovar se “do te ngjallen peseri”. E themi se shqiptaret e duan kombin e broçkulla te tjera. Te gjithe po na kthen ne bastard Argita e Bollano…
dritan lazemetaj
08/07/2008 ne oren 1:07
21degjova nga njeri qe rexhep mejdani ka 8.000.000$.ju do pyesni ;eshte e vertete? sigurisht qe jo sepse ska fakte
andrea
08/07/2008 ne oren 2:38
22Nuk dua te zgjatem shume per te komentuar shkrimet e parardhesve. Gazetarja e ka kapur ne menyre perfekte kete teme. Si ka mundesi qe kjo qeveri qe u perbetua aq shume gjate fushates elektorale ne 2005 do i ndryshonte jeten shqiptareve, qe do luftonte me force korrupsionin etj., jo vetem qe nuk ndryshoi gje por e zhyti kete popull ne nje varferi me te madhe. Persa i perket rrugeve une nuk e kuptoj se kush eshte me e rendesishme, nje rruge fshati qe eshte e lidhur me interesat 4-5 familjeve(te korruptuara) apo nje rruge nacionale. Zoterinj, udhetoni nga Lushnja per ne Kakavije dhe do shikoni se cfare tmerri i vertete eshte. Rruge te tilla ne Evropen e sotme nuk ekzistojn. Dua te them edhe nje fakt qe ndoshta nuk e dini. Argita Berisha ne shtepine e saj, prane RTV vetem per banjon ka blere 1 pllake 130 euro, llogarite bejini vete. Familja Berisha po ja kalon edhe F.Nanos. Pra ky shkrim nuk ka te beje me nje rruge te thjeshte, por te tregoje se kush eshte me e rendesishme, nje rruge fshati apo nje rruge tjeter e nje rendesie shume here me te madhe(opinioni im personal). Ne Evrope nuk shkohet ne kete menyre. Ka ardhur koha qe shqiptaret te zgjohen per here te dyte(mbas 1991). Shqiptaret nuk e meritojne kete standart qe kemi sot. Ka ardhur koha per ndryshimin total.
Athine me 8/7/2008
agron hoti
08/07/2008 ne oren 12:21
23mos doni qe gjiri lalezit tua ndajme malesoreve te mi nga lura apo malesoreve te skraparit e fusharakeve te lushnjes,dhe nje dite te bukur te perballemi me mullare bari e karroca me kuaj.ne gjith boten te pasurit jane pjelle e politikes mafioze .por eshte gjysma e te keqes kur keta hajdute politikane investojne ne shqiperi,dhe jo ne zvicer.e harruat fatos nanon .ai hapi agjensi turistike dhe ca lek te vogla i luan ne kazino,dhe ben mire .te gjitha keto pejne pjese sic thashe me pare ne zhvillimin e vendit tone mafioz.
Ekleva
08/07/2008 ne oren 23:52
24Të bëhen publikë, apo jo?!
Kjo është çështja… Dosje pa fund e jo pak, por plot 27 000.
Deklarata, prononcime, pseudonime, përqindje spiunësh ndër vetë deputetët, shifra të bëra publike, por deri më sot asgjë, përveç faktit të asaj që kuptohet mjaft qartë: Mungesës së vullnetit politik, për t`i shkuar deri në fund çështjes. Sa keq! Me gjithë vitet që kanë kaluar, njerëzit nuk mund të harrojnë pasojat e atij sistemi, paçka se spiunë, ca u bën‰ nga zori, e shumë nga zelli. Por së paku sot, zoti Sali Berisha duhet të kuptojë që atë që nuk e bëri dot në `92 - `93, duhet ta bëjë sot, me apo pa dëshirën e ministrave, zv/ministrave e qeveritarëve të tij. Puna e çuar në fund do të hedhë poshtë dyshimet tona se kjo zhurmë po bëhet për të larguar vëmendjen e opinionit publik nga çështjet e ditës, si: Gërdeci, grevat e minatorëve, etj. Rikthimi i kësaj çështjej lë shteg për këto hamendësime. Një qeveri e pastër, një polici korrekte, një administratë e civilizuar, do të ishin rrjedhojat e këtij pastrimi nga këta individë, edhe pse konfliktet sociale natyrshëm do të ishin evidente. Pastërtia e figurave politike dhe e sidomos e atyre individëve që kanë të drejtë vendimarrjeje në mosdetyrë është më së paku obligim moral për ata të përndjekur politikë që u vranë, u internuan e u borgosën anë e kënd Shqipërisë, siç është detyrim ndaj nesh që besojmë në egzistencën e dëshirës për demokraci.
ariana
09/07/2008 ne oren 8:26
25O SHqiptare ca keni me Argiten,ajo nuk ben ndonje gje te madhe po vjedh si gjithe te tjeret,ktu ndryshimi eshte se te tjeret vjedhin vetem e Argita vjedh familjarisht,pastaj ajo ka dhe nje zanat tjeter bile ate di ta beje me mire une nuk po flas me mire do flisnin ata te huaj qe kane punuar ne kosove ne umnik.Argita dhe Soni malaj kane qene figura ne Kosove.Ne fund po them dhe dicka te gjithe shkruajme ktu po nuk ndryshon asgje eshte me mire te mundohemi te vjedhim te gjithe kshu eshte me mire e pastaj do jemi vipa dhe ndoshta na merr dhe Saliu ne qeveri.Flm
APOKALYPSIS
09/07/2008 ne oren 9:52
26Per te gjithe keta qe jane kunder dhenies se tokes, pronareve apo trashegimtareve te ligjshem:
Ju besoni se po ta marrin keta token, do te mbushet me mullare etj.etj.!?!??!?
Kjo eshte nje propagande neverie, qe percmon ne radhe te pare vlerat e vete popullit shqiptar, dhe aftesite e kerkesat e tij per t’u zhvilluar!!!
Sipas jush nuk do te mund te mesonte ai fshatari apo kushdo qe e ka te trasheguar nga te paret e tij token, te investonte ne te e te hidheshin bazat e nje turizmi tradicional e jo industrial??
Mallkuar qofte familja Berisha, qe po e trajton Shqiperine njesoj si Ahmet Zogu, si prone te tij!!
Me vjen keq po me kete logjike, ju vete shqiptaret do ta ktheni ate vend ne nje Sri Lanka ku ju vete do te punoni skllever te industralisteve te medhenj qe perdorin token tuaj falas!!
Kam degjuar dhe shume shqiptare te tjere, qe thone “me mire te vijne keta te ndertojne nje fshat turistik, se ai fshatari…”
Turp turp turp per te ju shqiptare, qe dhe pas 18 vjetesh e keni akoma shtellungen e leshit nje pellembe mbi sy!! Akoma jetoni me mentalitetin “ja te vijne te na zhvillojne ata nga jashte..apo qe qeveritaret i shikoni si perendite e Olimpit!”
Kjo tregon qe vertete e meritoni ate qeveri qe keni mbi koke, dhe ate te “ardhme” qe po iu lini pasardhesve tuaj!!
Me eshte dukur e tmerrshme,sesi shqitpare me gjysher nga Jala, jane dakort me nje syleshesi te papare, qe aty te ndertoje s’Jamarbri dhe jo te investojne vete vendasit!!! Vendasit te kthehen ne skllever, te pastrojne neper hotelet e ketyre!!!
Me eshte dukur e tmerrshme, qe trashegimetare te Kakomese, votuan Berishen, dhe i besuan se do iu jepte token qe iu takon!! Dhe Berisha u dha nje pace mu ne fytyre, e iu uli Club Med e po iu pregatit uniformat e skllaverise!!! Jane dakort tani te shohin nenat motrat e vellezerit e tyre si sklleverit e Dubait apo te Sri Lankes!!
Turp turp turp turp .. qe rane kaq poshte Shqiptaret e vertete, e po i tall nje ish sekretar i devotshem PPSH-je, qe zbriti nga Tropoja e siguroi Tiranen duke spiunuar te gjithe koleget petagoge te mjekesise, e duke perjashtuar studente per “shfaqe te huaja” !!!
Mjere ata shqitpare qe jane ftilluar, e po detyrohen ta fshijne nga kujtesa Shqiperine, pikerisht per ate drejtim qe po i japin lukunia qe e ka pushtuar!!
Eda
09/07/2008 ne oren 10:21
27Ka ra leku ne dore te horit. Ka pa historia me u ba drejtor gjithkush.
Ela
09/07/2008 ne oren 11:36
28Bravo Lindita. Nuk e kuptoj se si disa njerez si Ledion shprehen ne kete menyre. Sipas tij ne Shqiptaret duhet ti lutemi zotit qe dikush nga femijet e politikaneve te bleje nje shtepi apo toke ne zonen ku ne banojme qe kjo zone te behet me rruge te kalueshme per njerez dhe jo per kafshe? Kjo nuk quhet xhelozi Z.Ledion, kjo quhet jetese normale.
ledion
09/07/2008 ne oren 11:39
29Natyrishte qe hapja perseri e kesaj rubrike ose e ketyre komenteve eshte nje lloje angazhimi dhe nje debat i pranushem, mbase ose pjeserishte per te krijuar ate imazhin e vendit tone nepermjet problemeve qe prekin shoqerin tone.
E nderuar gazeta SHEKULLI dhe kaq dhe prestigjioze, kam ardhur ne komentet e blogut tuaj jo me cilesine e te konkuruarit dhe as ne cilesine e te akuzuarit keshtu sic ndodh shpesh here dhe ketu ne komentet tona. Por dua te beje te pranueshme ekzistencen time ku mund te shprehem me shqetesim dhe keqardhje per problemet qe perballemi ne ne jeten tone.
Duke komentuar, shpesh here ndeshemi edhe me disa fenomene qe ndoshta edhe dalin pak nga realiteti ose nga etika e te shkruajturit, duke perdorur ate cinizmin profesional sa ne dukje na i sjellin ose na i serviren si nje problem te dimensineve te medha. Une vete, duke mos i pranuar disa shqetesime ku mbartin pak xhelozi premtoj, se nuk do te censuroj mendimin e tjetrit, por njekohesisht nuk do te behem nje disk gramafoni dhe as karbon i mendimit fiks. Nga ana tjeter dua, qe ne konsiderate te mos me keqkuptoni se mos ndoshta tjetersohem dhe si padashur pa qene behem avokati i te vetmes vajze se kryeminstrit te vendit tone, gje qe nuk do ta realizoja per asnje cast mbrojtjen e saj ne cfardo situate qe te ndodhej, sepse eshte ajo distanca qe na ndane, nga e kaluara e jetes time me jeten qe shijon sot kejo zonje, qe erdhi ne jeten e shqiptarve jo si nje nevoje, por si nje marveshje trinomi ALIA, NANO E BERISHA.
Ne funde dua tju beje nje sugjerim konfidencial atyre qe shpesh here iritohen duhet te jemi te kujdesshem edhe me ata qe nuk mendojne njesoj si ju. Dhe ti minimizojne etiketimet e tyre njekohesisht mos ti aktivizojne kaq shume emocionet e tyre, mos i shtoni me shume fajet vetes. Ne raste se ne Shqiperi nuk do te kete nje evolucion te bindjeve politike ne do te ngelemi nje paradoks per te tjeret.
kosta
09/07/2008 ne oren 11:59
30urime per temen ne blog g. Cela. Jam kurioz te di dicka me teper per projektin qe po pergatit dhenderushi i Sales ne bregdetin e jonit, ca zonash perfshin dhe kur pritet te filloje kjo ‘masterpiece” tjeter e qeverise Berisha?? na mbyten ‘mrekullite’ e Sales, vallai nuk i perballojme dot me gjithe keto ‘mrekulli’, jemi popull zemerdobet….
APOKALYPSIS
09/07/2008 ne oren 13:59
31Familja Berisha po qeveris Shqiperine dhe po e trajton ate si nje torte, te cilen e pret dhe e ndan sipas deshirave dhe interesave te veta. Keto krime “shteterore” te kesaj kategorie vetem ne Zimbabve besoj se ndodhin! Jo me kot Shqiperia, ne te gjitha klasifikimet dhe te gjitha sontazhet te llojit “sa te lumtur jeni” apo “sa korrupsion ka” renditet dore per dore bashke me Zimbabve!!!
Lexoni neper lajme, familja Berisha i ka premtuar Leces reren e plazhit te Vlores! Po Vlora dhe te gjitha pjeset me te shijshme te tortes Shqiperi jane ne tavolinen e familjes Berisha dhe ofrohen per zhvatje te te tjere pa i pyetur autoktonet fare fare!
Pasaj keni syleshesine te thoni qe Vlonjatet bene rremujen e’97! Nuk e bene vlonjatet ate, por e provokoi familja dhe klani me i rrezikshem i pare ndonjehere ne Shqiperi, klani kanunor BERISHA! Eshte shume e rende, qe shqiptaret, pasi i besuan njehere atij, se do iu ndertonte demokracine me 92, dhe ua tregoi ate me terrorin e ‘97, i besuan prape atij me 2005!
Eshte shume e rende qe shqiptaret, pas atyre viteve te arta te ‘90, te hapjes se kufijve dhe te endrrave te arta per te ardhmen, tani qe eshte rritur nje brez tjeter gjate ketyre viteve ( eshte fjala per 18 vjecaret e sotem ) iu ofron atyre nje Shqiperi ne duart e te njejtit ish-sekretar PPSH-je, nje Shqiperi qe Argiterat e s’Jamarberat e ndajne ate si femijet e kopshtit plastelinen!
Jo vetem kaq!!!
Por fatkeqesia e fatkeqesive qe i dhate dhurate ketij brezi te “demokracise ala-Berishiane” eshte mentaliteti dhe niveli tmerresisht i ulet i kerkesave te qytetarise, niveli tmerresisht i ulet i pjekurise sociale per te mos folur fare ate arsimore!! Jane pikerisht te rinj te ketij brezi, qe thone fjali te tmerrshme si me siper “..me mire ta marre Argita e te behet nje rruge..” !!
Sa keq ndihen sot ata shqiptare qe e lane Shqiperine me ‘90, me lot ne sy e premtimin se do ktheheshin ta ndertonin ate per femijet e tyre!!!
Sa e tmerrshme eshte qe sot pas 18 vitesh “liri” te rinjte flasin per “jashte shtetit..” me te njejten nostalgji qe flisnin dikur prinderit apo te rinjte e viteve ‘87!!!
Me pak fjale nomenklatura kanunore Berishiane, arriti te rrezoje prestigjin dhe nivelin e kerkeses se shqiptareve, ne nivel po aq te ulet sa ajo e disa vendeve qe shkencerisht jane shekuj mbrapa!! Berishianet arriten ta bejne shqiptarin te lumturohet me faktin qe “..eshte gjalle..” dhe ja rrofte Argita qe ka nje vile, se na nderton dhe ne nje cope rruge!!! Berishianet arriten te percundojne konceptin e shtetit, dhe te sistemit fiskal e taksor te shqiptaret!! Shteti per shqiptaret ka ngelur po ai feudal qe vinte iu merrte te treten per llogari te familjes mbreteBerishore, dhe vete shqiptaret te gjithe te katandisur te kenaqen qe po i lene gjalle!!!!
Me gjeni nje shqiptar qe te dije, se detyra e shtetit eshte te ruaje ekuilibret ne te gjithe vendin, qe buxhetin e mbledhur nga taksat, ta investoje ate ne te mire te atij vendi, duke hapur rruge e ndertime e sherbime publike, e jo te shkojne ne kasafortat e familjes mbreto-pleherore te klanit kanunor e gjakatar Berishian!!
Dje Berisha doli me paturpesine me te madhe dhe me te njejtin fjalor qe perdorte si sekretar i PPSH-se cirrej per bumin ekonomik te Shqiperise!!!
Mire ai e ka kete paturpesi se babezia rritet me moshen, thone, po si kane paturpesine shqiptaret e rrine e degjojne!!!????
Se c’bum ekonomik ka Shqiperia e dime mire ne qe jemi jashte saj, qe tani nuk derojme me para ne Shqiperi se ato s’kane vlere me ato cmime marramendese, po e kemi kthyer e dergojme ushqime supermarketi!!!! Iu dergojme prinderve oriz makarona, vaj buke lares etj.etj. se po t’iu dergojme euro nuk do iu mjaftonte nje rroge europiane!!
Ja ky eshte bumi i Berishes!! Pas bumit te Gerdecit ka pafytyresine te flase dhe per bum ekonomik tani ky plak i rrjedhur dhe paranoiak!!!
Ishte fatkeqesi qe Shqiperia ngeli ne kampin socialist, po te pakten ai ishte nje kamp, nje ideologji e re, nje sistem i ri, qe asnje nga shtetet e kampit nuk e dinin si do degradonte!!! Te jesh antear i nje grupi fatkeq eshte me e lehte se te jesh sic eshte sot Shqiperia, nje dru i vetem i shtrember ne te gjithe Europen!!! Ja kete beri Berisha dhe klani i tij, e beri dhe e la Shqiperine nje dru te shtrember!! E distancoi ate negativisht nga ish kampi socialist, dhe ne na vjen turp tani qe nuk ditem te pakten te ishim mbajtur ne te njejtin grup, te largoheshim me hapin e tyre nga e kaluara!!
Jo perkundrazi, ne Shqiptaret, jemi qeniet me te cuditshme ne bote, se morrem ish sekretaret e PPSH-se, iu nderruam vetem ngjyren e kapistres, nga e kuqe e beme blu apo roze, dhe ua lame freret po ne dore sic i kishin kur dilnin e pershendesnin me dore nga e njejta tribune me shokun Enver!!
Eshte e kote te zgjatem!
Bota eshte e mbushur me mafioze hajdute e mashtrues, por eshte vete populli qe vendos t’i coje ata ne vendin e vet, apo t’i beje m..ut mbi koken e vete, sic kane bere shqiptaret!!!
Lidhja RSS per komentet
Jepni komentin tuaj
Komentet e fundit
Shkrimet e fundit
Shkrimet me te komentuara
Autoret e blogut
Kategorite
Arkivi
Link
Lidhjet
Shkrimet e fundit
Komentet e fundit
Shkrimet me te komentuara
- Shekulli Online - Shekulli Blog