19 07
Autori: Flamur Vezaj ne kategorine Politika Blog, Shoqeria Blog, Komente Blog
Ky është ligji ifundit që Kuvendi Shqiptar miratoi me vrap për të mbushur normën e punës në 6 mujorin e parë të këtij viti, pa u konsultuar me organizatat për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe pa u konsultuar mirë me opozitën, individë të së cilës ishin kategorik kundra këtij ligji. Ata kërkuan që në këtë ligj, të ketë diferencime për shtetasit shqiptarë të lindur pa dëshirën e tyre jashtë Shqipërisë, që për fat të keq mbetën nën juridiksionin e shteteve fqinje.
Kështu ligji u miratua të enjten e kaluar dhe shtetasit SHQIPTAR të lindur në Kosovë, Maqedoni, Mal tëZi, Çamëri dhe në Preshevë, Medvegjë e Bujanofcë janë shtetas të huaj në Shqipëri, të cilët po gabuan dhe nuk morën leje pas qëndrimit të tyre mbi tre muaj në territorin shqiptar do t’i marr lumi e t’i hedh matanë kufirit. Mos mendoni se unë jam kundër ligjeve dhe zbatueshmërisë së tyre, se mund të thoni se çdo shtet ka ligjet e veta, po mire more vëllezër e motra, çdo shtet ka ligjet e veta po ç’po bëjnë shtetet tjera për shtetasit e tyre të “lindur” jashtë trojeve të tyre?
Merrni rastet në Shqipëri dhe analizoni se çfarë po ndodh, autoritete Greke nën ombrellën e shoqatës “Omonia” lëshojnë certifikata dhe pasaporta për shqiptarët e Jugut dhe atyre që duan të greqizohen. Autoritetet e Maqedonisë, para ca kohesh shpërndanë pasaporta dhe nënshtetësi për shtetasit e tyre në Shqipëri.
Po ashtu, edhe malazezët janë pajisur me pasaporta pa ndonjë buje të madhe në media. Këtu nuk po harroj të përmend edhe boshnjakët që janë në Shqipëri, apo izraelitët, ku ky shteti i fundit edhe shtetasve shqiptarë që i mbrojtën e i strehuan izraelitet në luftën e dytë botërore pjesëtarëve të këtyre familjeve i dhanë dokumente.
Këto, dhe të tjerat qëndodhin në Shqipëri besoj që i dine të gjithë parlamentarët tanë, por bëjnë sikur nuk dëgjojnë. Dëgjova z. P.Zogaj, që thoshte “ky ligj tregon se Shqipëria nuk është për Shqipëri të madhe”. Po pse more z. Zogaj Shqipëria nuk është?
Apo pse kështu do Serbia? Pse, me favorizimin e shqiptarëve që kanë lindur jashtë trojeve qenka bashkim i Shqipërisë së Madhe?
Kur do punojmë ne shqiptarët me njëri-tjetrin dhe të forcohemi e të bëhemi fuqi në Ballkan?
Si mendoni, është i drejt ky ligj, që çdo shqiptar që nuk ka lindur në Shqipëri nuk mund të qëndroj në vend më shumë se tre muaj pa u pajisur me vizë?
14 Komente
Eltoni
19/07/2008 ne oren 19:32
1Koment interesant dhe per mendimin tim, kjo eshte qeveria qe ka deklauar qe pale edhe PATRIOTE…….turp per per mua qe kam keto udheheqes ne qeverine tone….me mire behen shqiptaret e trojeve SHQIPTARE se jane me patriota se ne….neva na ka marre lumi qe ne kohen e ENVERIT, edhe greket po na sundojne….turp
Zamira
19/07/2008 ne oren 21:25
2Per vete do ta quaja nje cmenduri te qeveritareve dhe parlamentareve Shqiptare. Nuk e di se si do ja beje Sali Berisha se ka dy femije, qe kane lindur ne Suedi? Ky eshte nje turp ne vazhden e turpeve te tjera. Cfare eshte zgjidhur aty, qe do zgjidhet kjo puna jone? Asgje, aty zgjidhen problemet kur luajne miliarda euro ose dollare; Atehere Shqiptaret kane te drejte qe nuk duan t’ja dine nga vine, po thjesht thone jemi grek, italian, gjerman, amerikan etj. Mos u merzisni se ne na perbuzin qe kur shkelim ne atdhe. Ne Itali, France kalojme shume mire, ndersa aty na bie nje sinjal; Me justifikimin se kane aparatura te forta . Ndersa Vipat si gjithmone me vonese kalojne pa kthyer as koken? Ej moj Shqypni e mjera Shqypni.
Kush te qit me krye ne hi ? Ti ke pas kene ,nji zoje e rende,burrat e dheut te thirrshin NANE
Po sot Shqypni pa me thuaj si je? Porsi nje lis i rrezuem perdhe. Shkon bota siper e me kembe te shklet e nje fjale te embel vec BUSHIT kurkush s’ta flet? Si mal me bore,si fushe me lule, ti ke pas kene, po sot je me marule; SHQIPERIA ESHTE E SHQIPTAREVE. HARRAM E PACI SHQIPERINE JU QE E MORET NE QAFE?JU PANGOPESIRA;
mento
21/07/2008 ne oren 19:00
3Eshte turp per kete qeveri qe shtiret si patriote….kjo do et thote qe keta jane te gjithe serb dhe grek….turp
toni
21/07/2008 ne oren 23:04
4more po keta deputetet tane mbyllin syte dhe votojne apo si ?apo duan ti heqin qafe keta shqiptare qe linden jashte shtetit te tyre. mor qener te shitur .
guri
22/07/2008 ne oren 17:48
5Ehhhhh shumica e shqiptareve kane vdekur ne lufte se ketu ne parklamentin e Shqiperise vetem njerez dhe respekt nuk ka per shqiptaret, po po te ishte per grek do te votonin te gjithe…turp shoku SALI turp
IC
22/07/2008 ne oren 18:27
6Une jetoj prej vitesh ne Amerike dhe te dyja vajzat me kane lidur aty. Do te thote kjo qe vajzave te mia u duhet leje per te qendruar me shume se 3 muaj ne Shqiperi?
NikVLORA
22/07/2008 ne oren 22:42
7Zoti Vezaj: Keni prekur problemin ne thelb, me shmb e Greqise, Maqedonise, Mali zi si funksjonon diplomacia e ketyre shteteve per qytetaret e tyre dhe vendosim ketu dhe Italine per pasaporta per dishendentet italjane ne Argjentine. Mire Berisha qe u çmend bashke me parlamentaret e PD, po opozicioni me PS perse nuk kryen nje akte ose demostrim brenda dhe jashte parlamentit me gjithe popullin, per te zgjuar ndergjegjen e njerzve, kunder ketij ligji qe ne shqiptareve na detyron te mohojme token meme. Aty eshte kalbur sistemi qe drejton bashke me opozicionin. Keni nje fije dinjiteti dhe patriotizmi, demostrojeni lepuj.
guri
23/07/2008 ne oren 16:52
8Ore, e kam lexuar edhe une kete ligjin, ne faqen zyrtare te keshillilt te ministrave, eshte nje turp i radhes i qeverise dhe ketyre pushtetarve qe ii thone bukes buk e ujit uje….turp
Mark
25/07/2008 ne oren 3:56
9Armiku i shqiptarve jane vete shqiptaret. F.Konica. Ky Zogaj i ciftelise si gjithmone dan per keq, sidomos tashti qe eshte nen hyqmin e Berishoviqit.
O politikane te degjeneruar, ne tue kujtue se kush jeni, terbohemi, se jeni bash llumi i vendit ne nivel intelektual me diploma universiteti. Po cfare kuptimit ka dhenja e dy shtetesise qe u propagandue ne fillimet e viteve 90 nga Berisha. Bile une u tremba ne ate kohe se si u propogandue, sa mendova: Tashti Serbet do te na asimilojne ne rruge demokratike me idena berishoviqeshe. O plitikane te degjeneruar, gjendja aktuale sot ne administrimet shteteror ballkanik tregon se Serbia eshte e madhe, Greqia eshte e madhe, Mali i Zi eshte i madh si dhe Maqedonia eshte e madhe per faktin, se keto shtete koloniale demokratike i kane rritur teritoret e tyne me trojet tona, qe i mbrojne per te vetat me shume guxim, sa ne kemi frike ti permendim edhe ne enderr per te tona.
Nese akuzoni E.Hoxhen qe shiti Kosoven qe koha sot verteton te kunderten. Ju po e shitni ne menyren me te paskrupullt, duke ia mohuar kerkesen me imponim kombit per nje te drejte natyrore legjitime. Faktet Historike flasin per nje Shqiperi te vertete, qe e njeh edhe Evropa dhe kjo eshte Shqiperia etnike, qe nuk eshte as e madhe dhe as e vogel, por Shqiperia e trasheguar me gjak e rrenje shqiptari , qe diten qe e krijoj Perendia qe i madh Fishte e vargezoi, Perendia Shqiperine e fali per shqiptare.
Grup studentash oxford
26/07/2008 ne oren 0:59
10Shqiptaret ne udhkryq, pse ne udhkryq. Varferi, papunsi. Sepse jan qeverisur per 18 vjetesh prej atyre qe nuk ju vjen era SHQIPTAR, qe kane vene pasuri perrallore me fondet qe ka dhene Europa dhe Amerika. Shqiperia duhet te ishte si Honkongu. Tani duan te cungjnee dhe kombin, Amerika miku yn me i vjeter na e hoqi qafe serbin qe na pati cunguar nje pjese te mire te trojeve tona, tani na dalin ca serb me te moderuar se serbet qe ne menyra metadodike duan te na cungojne me shume. Turp, shume turp . SHQIPTARET JANE NE TROJET E VETA DHE NUK KANE PSE TE MARRIN LEJE PER TE QENDRUA ATY. Sali Berisha zgjohu, UDBja te ka hyre ne seli.
agimi us
26/07/2008 ne oren 16:25
11Sali Ram Berisha eshte e keqja e kombit tone, duhet vizituar se ka metur i infektuar nga ky vitusi nga Ahmedin Nexhat.
Si te duash!
28/07/2008 ne oren 3:24
12Parlamenti pas oresh 24 ne Stacion Poronografik!
E nese po ndiqja gjithe vemendje ecurine e nje buxheti shtese te qeverise Berisha 3, ku isha dhe vazhdoj te jem i bindur se mbi 80% e votuesve nuk e kuptuan se cfarë ishte ky buxhet, ku njera palë i tregonte tjetrës per arritje dhe tjetra e reklamonte si vjedhje.
Shpeshherë bëhej aq i bezidisur sa ndërroja stacionin dhe e coja të stacionet erotike të Digitalb, gjumi s’po më zinte ndërsa shtypja pultin herë pas here. Me sytë gjysëm të mbyllur nga gjumi gati në dremitje po dëgjoja “motra jote prostitutë qe bredh moteleve, shkërdhat..” një zë femre qe thoshte “kape për zhelesh” në një moment mendova se kisha lënë televizorin te Channel X dhe ashtu duke dremitur po mendoja se paskan filluar të bëjnë Filma Porno dhe në Shqipëri ose paskan filluar ti dublojnë.
U dëgjua një ulërimë e cila me zgjoi plotësisht, ishte Kryetarja e Parlamentit qe u therriste punonjesve të gardës për të nxjerrë jashtë një djalë!
Kriministri – Kooperativisti – Joli.
Një ish kryetar kooperative “Minister”, nje tip që i thërrasin “Zhozi”, që luan pjesën e moderatores, por qe ne fakt duket se është strumbullari i sherrit, pasi eshte si Joli ne duart e nje “Doktori” që ka 18 vjet, qe do të bëhet politikan, por është lehtësisht e dukshme që më mirë dhe më lehtë mund të bëhej Astronaut ose Fizikan i NASA-s.
Kryetari i Kooperativës dhe Partia
Nga të thënat se ne moshë jam paksa i ri për të ditur se cfarë bëhej ne atë kohë ne kooperativat bujqësore gjeja paralelizma nga buxheti shtesë i Kryetarit te Kooperativës së dikurshme dhe Ministrit te Surprizave Finaciare te quajtur Ridvan Bode.
Dikur në kohët qe mos ardhshin më, por që me nje farë frike më duket sikur po i jetojmë serish “Partia” caktonte plane. Cuditerisht në atë kohë planet që caktonte Partia duhet te arriheshin nga kooperativa, cuditërisht planet realizoheshin si këto të qeverisë aktuale. Me 99.9% deri ne 130%, por populli gjithesesi ishte i njejti popull qe merrte buken me rracion dhe frutat, bylmetin, mishin me “Tollon”.
Është e dukshme që këtu nuk kemi një qeveri e cila bën plane, por një parti!
Nësë kryetari i Partisë thotë qe do bëjmë buxhet shtesë, kryetari i kooperatives duhet te përmbush detyrat ose…..
Po ky kryetari i kooperativës është aq i zellshëm ne punën qe bën sa për të arritur prodhimin e kerkuar nga Partia, punonjesit e kooperatives qe drejton ai i nxjerrin produktet nga toka 3 herë, e korr grurin 2 herë në vit etj..
Nëse do ti shikonim pak me qartë gjërat, buxheti i shtetit nuk është gjë tjetër vecse të hyra në shtet nga Tatim – Taksa – Dogana . Nëse i bejmë llogaritë në fillim të vitit me laps, do të ishte e thjeshtë që një financier të bëntë një parashikimi + - 5 milion.
Partia ka marrë angazhime për ta bërë Shqipërinë shembullin, i cili duhet të ndiqet nga të gjitha vendet e Botës.
Ndërsa Amerika, Gjermania, Italia, Franca dhe të gjithë vendet e botës kanë një rënie Ekonomike vendi ynë me në krye Doktorr Berishën familjarisht dhe me Ministër Financash një talent ish kryetarin e kooperativës Ridvan Bode e bëjnë shqipërinë vendin me rritjen ekonomike të madhe dhe të qëndrueshme.
Kooperativisti ynë tashmë Ministër i Financave i di ca hile të vjetra nga zanati i mëparshëm.
Në rastet kur ai nuk realizon planin qe i ka caktuar partia, ai e di se ku duhet të drejtohet. Kulaket ato e kanë fajin! Pasanikët! Tregtarët! Ato ja kanë marrë lekët qeverisë!. I fusin dhe një dorë tjetër për të mbedhur lekët qe i duhen partisë, për të bërë një buxhet ku gjysmën t’j kalojnë atyre që nuk kanë dhe pjesa tjetër i duhet për fushatën e ardhshme elektorale e cila po afron.
Kulakët, Biznesmenët dhe Pasanikët i bien në qafë popullit, ngrejnë cmimet se të shkretët duhet të punojnë dhe për vete dhe për qeverinë e popullit dhe për Partinë e Doktorit Familjarisht.
Muli i PD-s, nxenesi i Doktorit qe bene Magjira!
- Nuk ka njerez qe bejne magjira dhe mrekullira sot, sa do te paguash!
- Ore eshte njeri qe ka qene nxenes i Saliut, he mo i Doktorit atij qe mund te behej 10 here astronoaut, por nuk mund te behej Politikan.
- Ik morw lwri ato brrockulla..
Po po është një Muli, kështu i thonë! Thonë se të bënë Doganier, Mesues, Polic, Doktor….. cfarë të duash.
- Po cfarë pune bën ky Muli!, po cfarë rroge ka?
Eh c’pyesni kot!
Po ti mund të bësh 30 vjet shkollë dhe s’behesh Doganier, por ky Muli është si magjistar dhe me 8-vjecare të bën Doganier, Polic, Oficer te Tatimet, Specialist në Ministrit etj… etj..
Rroga e një njeriu te mirë me aftësi të tilla dihet se sa shkon dhe sigurisht qe varet dhe se cfare do të bëhesh.
Shkopi magjik…..ting… ting… tin…
- Doganier 100 mije Euro!
Shkopi magjik…..ting… ting… tin…
- Officer te Tatimet 20 mije Euro!
Shkopi magjik…..ting… ting… tin…
- Drejtor dhe te kategorive me sipër është i diskutueshem mbi 200 mijë…
Të qelbur e lanë ata qe ishin, po e dhjesin këta që janë…
Është ndotur Shqipëria me njerëz të cilët qelben erë korrupsion, vjedhje, grabitje dhe mashtrime!
Duke pare rrezikshmerine e Kryeministrit i cili ne menyre te padiskutueshme suportohet nga kriminele te rrezikshem, pasi ai nuk e kishte problem te kercenonte nje deputet me jete para kamerave dhe te gjithe popullit. Kjo e perseritur dhe pas ngjarjes se Tropojes ku familja me te cilen u konfliktua atehere President, sot kryeminister eshte ne zhdukje e siper jeni te lutur ta botoni si leter Anonime.
Ju Faleminderit!
Anonime nga Populli
ledion
29/07/2008 ne oren 12:30
13Per ne shqiptaret qe aq shume e duam Shqiperine ngelen pak shanse jo per pesimizem real por per mundesite dhe shancet ku zoterinjte mundet te flijojne dhe veten e vet, kushedi edhe femijte e tyre ku munde te pranojne dhe dekompozimin e tyre per hire te mirqenies se shkrua. Si mund te hapin mundesine e parakalimit te atyre qe mision te tyre mundet te kene permirsimin e gjendjes fatale qe ka kllapitur Shqiperine dhe shqiptaret kush u civilizua nga keta te etheshmit te dije te largohet per disa arsye e motive dinjitoze. Per kedo dhe kurdohere ka nje fund ne nje kohe qe pushtetaret tane te djathte ose te majte jetojne ethet e tyre per pasuri nepermjet pushtetit, pa i lene mundesine njeriu te ri dhe ideator. Eshte provuar disa here nepermjet bashkebisedimeve apo dhe nepermjet disa rrugeve te tjera per tu provuar edhe nje here nacinalistet shqiptare per nje pushtet te ri dhe mbase me dinjitoz nga keta qe po jetojme dhe kemi kaluar, jo per nje eksperiment, por per nje ndryshim ne rrugen qe enderrojne shqiptaret e mjere. Dikush ka kthyer xhaketen ne te kundert dhe bertet liri-demokraci . Cfare ndodh m me ne!
SOLARE
04/08/2008 ne oren 17:58
14MORE PSE NUK DEL NJE GRUP TI HEQI QAFESH KETA PLEHRA POLITIKANE QE KEMI SE NE SHQIPTARET NGELEM VETEM DUKE NGRENE BAR FLASIM FLASIM POR ASNJE NUK SAKRIFIKON PER KETE POPULL. I BEJ THIRRJE ATYRE CUBAVE APO TRIMAVE QE KA SHQIPERIA QE VRITEN PER NJE TE SHARE, BEJI NJE FAVOR-SEVAP KETIJ POPULLI QE TE SHPETOJE NJEHERE E MIRE TA HEDHIN NJE BOMBE NE PARLAMENT PASI TI KENE MBLEDHUR TE GJITHE ATJE PA PERJASHTIM ….JU LUTEM
Lidhja RSS per komentet
Jepni komentin tuaj
Komentet e fundit
Shkrimet e fundit
Shkrimet me te komentuara
Autoret e blogut
Kategorite
Arkivi
Link
Lidhjet
Shkrimet e fundit
Komentet e fundit
Shkrimet me te komentuara
- Shekulli Online - Shekulli Blog