Sot Botimet MAX po leshojne nje faqe te re WEB-i. Eshte faqe e bukur dhe funksionale. Ne do te kujdesemi cdo dite qe faqja te freskoje permbajtjen dhe ju te gjeni: lajme per libra e autore te MAX, te njihni se cfare permbajtje kane librat, te lexoni kapitullin e pare te cdo libri per te vleresuar e shijuar stilin e te shkruarit dhe perkthimin qe kemi bere, te gjeni oferta te reja per te blere libra ne versionin print dhe elektronik. Botimet MAX kane shitur libra ne versionin elektronik ebook, por risia e ketij web siti eshte se per here te pare ne do te shesim nepermjet kesaj faqe libra per cdo shqiptar, qe do te porosisi nga kjo faqe. Cmimit te librit i shtohet transporti me cmimet qe ofron posta shqiptare, qe jane cmimet me te mira per transport jashte Shqiperise.
Shqiptaret do te blejne libra MAX , sic mund te blejne libra tek AMAZON.COM apo tek EXCELERATE.COM. Gjithashtu ajo qe eshte e re ne kete faqe eshte se ju do te keni shume informacion paraprak per nje liber dhe autorin perkates, perpara se te vendosni ta blini. Tek Maxblogu do te diskutojne lexuesit per shume tema specifike qe kane te bjene me letersine e jo letersine, librin si shoqerues i njeriut ne cdo moment, por dhe si nje keshillues i heshtur, qe te ve ne mendime e jo rralle te ndryshon jeten. Gjithashtu ju mund te komentoni poshte sinopsit te cdo libri. Libri CESHTE LIRIA do ta gjeni ne versionin ebook falas, kurse librin PAS DYERVE TE MBYLLURA do ta gjeni falas si audiobook (e degjoni te lexuar).
Ju urojme nje mireseardhje si miq dhe ju ftojme qe ne faqen e botimeve MAX te gjeni nje faqe interesante.m
Vizitoni www.botimemax.com

Shkrimet e fundit nga Brixhida Kokëdhima