15 08
Autori: Lindita Cela ne kategorine Shoqeria Blog, Komente Blog
Jane rreth 110 milion $ qe shqiptaret i futen ne firmat piramidale dhe vetëm 7 milionë $ jane rikthyer ne xhepat e tyre, te tjerat jane zhdukur pa lene gjurme.
Dje u lajmerua se u rikthye në Shqipëri me pranga në duar Lefter Cenaj, ish-bosi i firmës piramidale “Cenaj & CO?. Fill pas dështimit të kompanisë “Cenaj & CO?, presidenti i saj Lefter Cenaj zhduket nga Shqipëria. Mësohet se ai gjeti strehim në Greqi, ku tërhoqi dhe paratë e publikut duke i mbyllur në llogaritë bankare në shtetin helen. Pas tri viteve liri në Greqi, 61-vjeçari arrestohet nga policia Greke, ndërsa në vitin 2003 emri i tij i shtohet listës së personave të shumëkërkuar nga policia Shqiptare. Kërkesa për ekstradimin e Cenaj u aprovua nga pala greke, gjë e cila u realizua ditën e djeshme. Pak muaj më parë, shteti shqiptar i kërkoi Greqisë t’i rikthejë paratë që Lefter Cenaj, ish-bosi i firmës piramidale “Cenaj & Co? ka transferuar në llogaritë bankare atje.
Firma “Cenaj? kishte transferuar në Greqi 9 milionë $.
Firmat e tjera grabiten parate e shqiptareve te fituara me aq mundim dhe i transferuan ne vende te tjera:
“VEFA? ka transferuar në Zvicër dhe në Luksemburg 17 milionë dollarë
“Silva? rreth 12 milione dollare
“Leka? që në tetor të 96-tës kishte gjendje 7.6 milion dollare etj.
Por këto para nuk janë gjetur më, pasi bankat kanë ruajtur konfidencialitetin e poseduesve të llogarive bankare.
“Unë kam bindjen se pavarësisht nga vështirësitë që ka gjurmimi për të marrë informacionin nëpërmjet bankave private për shkak të respektimit të konfidencialitetit, mendoj se elementët e zbulimit se ku kanë përfunduar këto para janë të plota për të hetuar?,- tha Arapi, administratori i firmave piramidale.
Po perse zoti Arapi dhe qeverite qe kane kaluar ne gjithe keto vite nuk i kane gjurmuar keto para dhe nuk i kane treguar publikut se ku kane vajtur parate e tyre?
18 Komente
Finanzier
15/08/2008 ne oren 14:44
1Te gjitha aktivitetet priamidale i kishin ose me mire te them i kane rrenjet shume thelle ne politiken shqiptare. Pra ishin te mbrojtura dhe te suportuara nga politikane qe ishin dje ( ne kohen e piramidave ) jane sot dhe sic duken bathet do te jene dhe mot. Per sa kohe ne Shqiperi do te jete kjo materie politiko-sociale ( e them me kujdes..! ) leket e shqiptareve qe humben ne piramida nuk do te gjenden me kurre.
Kush e di se cfare pazaresh kane bere avokatet e ketij me politiken shqiptare …te presim njehere se cdo na dale shume shpresa nuk kam.
shpetim
15/08/2008 ne oren 18:37
2Sa milione dollare jane humbur ne firmat piramidale? 110 milione? Eshte nje shifer totalisht e gabuar, pasi behe fjale per shume me shume para.
Zamira
16/08/2008 ne oren 20:50
3Akoma ju me firmat Shqiptare??? Ju e dini mire tashme se kur dhe ku iken parate e Shqiptareve. Troc i moren pushtetaret dhe i vendosen neper bankat e Europes Amerikes e pse jo dhe ne Kine.Cudia me e madhe ka zgjatur disa vite, po kjo eshte groposur perfundimisht.Kjo tashme perben nji krim, ne emer te Shqiptareve dhe te implikuarit jane qeveritaret. Kush do flasi i pari????????? ndshta Bollano
NikVLORA
16/08/2008 ne oren 21:16
4E pergezoj zj Lindita per problemin aktual,dhe te pa zgjidhur.Shifra ishte 90% me e madhe nga sa eshte shkruajtur.Dhe Pd eshte pergjegjese numer NJE ,dhe bashke me te dhe PS qe disa nga keta jane deputet ne fuqi dhe sote,u majmen me parat e popullit.Kur nuk ka prokuror dhe gjykates me …keta do te vazhdojne me Berishen te pasurohen me korruptime dhe mashtrime.DHe sot paguajm demet qe i solli atdheut Berisha me falimentimin e piramidave,sepse veçe lekeve humbi shqiperia faqen ne bote,dhe shkaterimin ekonomik te vendit.berisha eshte kryeminister ne vendin ku eshte e ligjeshme te vendosesh popullin ne lufte civile ,dhe me vone te votojne perseri,pra kjo ndodhe vetem ne vende te korruptuara dhe pa moral,nga ana e politikes,sepse popuòlli shqiptar eshte viktim e lojrave te ketyre sahanlepirseve.
luan
16/08/2008 ne oren 22:07
5Piramidat ne shqiperi ishin frut i turpshem i qeverise se drejtuar nga shpellaret te cilet u tallen dhe vazhdojne te tallen me popullin shqipetar ne emer te demokracise. Tallje te cilen populli yne nuk e meriton aspak. Une qe po ju shkruaj jam viktime e ketij mashtrimi pasojat e te cilit po i ndjejme edhe sot. Kapitalizmi shqiptar eshte nje mashtrim.drejtesia shqiptare po ashtu.Demokracia e vertete nje iluzion!!! Kush rron me shprese vdes i uritur!!!
ardian
23/08/2008 ne oren 12:16
6Te mashtrosh popullin tend kaq hapur eshte krim i dyfishte i sali berishes me shoke.Kujtoni pak vetem shpenzimet e ketyre firmave per sponsorizimet e fushatave elektorale te berishes me banditet e harbutet e tij.Riktheni nga kujtesa juaj fjalet e shpellarit qe pa drite;Parate tuaja jane te sigurta sepse ato jane te pastra si uji i valbones.Me falni por ne zgjedhim lidera per te na udhehequr e drejtuar kete popull e jo per ta mashtruar kaq harbuteshe.Me falni por per cfare na duhen keta mashtruesa te pa fe,me mire pa ta.FAJI eshte i pushtetareve(kooperativiste) te asaj kohe dhe harram cdo qindarke e imja dhe e shqiptareve te vuajtur.Ka ardhur koha qe keta shpellare te futen prape neper shpella nga kane lere.
ilirantoni
24/08/2008 ne oren 3:08
7kur firmat piramidale u mbyllen filluan rremujat dhe kaosi perfshiu shqiperine ,3000 vete u vrane dhe shume pesuan fatkeqesi duke u larguar nga shqiperia,NE KET KOHE SALA VETEZGJIDHEJ PRESIDENT NE PARLAMENTIN BOSH dhe kendonte himnin kombetar neper dhembe se jam shume i sigurte qe nuk ja di FJALET..,
sala arriti deri aty sa te mobilizonte forcat ajrore per te mbajtur me patjeter pushtetin,
dhe sic e dime te gjithe ai dha doreheqjen vetem atehere kur nuk ngeli me FIJE BARI NE TOKE ,hahahahahah(sigurisht qe nuk eshte per te qesh)
dhe si per cudine me te madhe ai vazhdon te jete ne pushtet dhe sigurisht te gjithe e dijme qe sala eshte vete :’ALI E VETE KADI :’d.m.th.ne nuk e pyet as presidentin ,ate djalin e nershem ate “tironcin”qe ka fillue me i randue kollarja,dhe ka fillue me e dhane pergjigjen me dialektin E SALES ,…pas gjithe kesaj “karrtraure ‘AI d.m.thne saliu vazhdon te drejtoje .;KY POPULL JEMI ,KETA QEVERITARE MERITOJME,(nuk e di kush e ka thene me pare ne nje koment)pupupu sa rrob te trashe qe paskemi qene ka thone QAZIM MULLETI DORA VETE.
….rrnofte lenini shoku i ngushte i vebi alimuces,SHOKE LUFTE ME SALI –NIN DHE VELLA ME SUDEN ,XHAFERRIN ,=POPULLIN DHE NE FUND TE KETIJ KLLONIMI TE GJATE u shfaq sali rame berisha nip i stalinit dhe vella me BERLUSKONIN sigurisht sipas ADNse.,hahahahahahaha
nardlushnja
27/08/2008 ne oren 15:08
8une personalisht mendoj se parate e vjedhura te popullit shqiptare egzistojne brenda Shqiperise. Nje pakice e vogel eshte depozituar ne bankat e huaja.
Problemi eshte se kush i ka ato para.
Perseri mendoj se nje pakice fare e vogel e tyre ndodhet ne duart e personave qe drejtonin keto firma piramidale. Shumica e parave ndodhet ne duart e politikaneve shqiptare. Kur them politikaneve shqiptare nuk bej dallim partish, sepse te dyja partite kryesore te vendit nuk bejne dallim ngjyrash kur bie fjala per para.
Verifikoni pasurine e tyre te dukshme dhe ate te padukshme(te afermit e tyre, farefisnine e tyre) dhe do te shikoni qe ata jane shume me te pasur se biznesmene te fuqishem te tregjeve evropiane.
Ne kemi nje jete te tere ne emigracion dhe nuk jemi ne gjendje qe te blejme nje shtepi te vogel, megjithese punojme dita dites dhe neper dy tre punera. Kurse ata (politikanet) i kane bere shtepite e tyre vila marramendese shume here me te mira se homologet e tyre te shteteve te tjere.
Besoj se parate e vjedhura te shqiptareve ndodhen ne Shqiperi.Mos kerkoni larg…
ledion
28/08/2008 ne oren 21:01
9Z.Nardlushnja personalishte do tju perkrahja per argumenti se parat me te shumta jane ne shqiperi,por me nje ndrishim ato ne rradhe te pare jane konsumuar dhe asgje nuk ka per te dale ne siperfaqe.Cdo gje eshte groposur per te mos u hapur me kurre,ato argumentet se jane ne greqi (transportuar nga Mavili) jane te gjitha ilusrime e skenare te te dyave partive te djathta e te majta.Vazhdo si dhe une mjerimin e pa kufizuar te emigracionit te perhershem e pa shprese.
ilirantoni
29/08/2008 ne oren 1:41
10lerini ato pare qe iken por shikoni e hapni syte me ato qe fusni tani ,asgje nuk ka garanci perderisa sali-ni vazhdon te jete ne fuqi (e kam seriozisht )
jo me kot historikisht shqipetaret i mbanin paret poshte jastikut OSE I GROPOSNIN DHE KUR VDISNIN ASKUSH NUK E DINTE KJO tregon ;’
pabesi,mashtrim, dhe mos besim tek askush qofte dhe pjestar i familjes primitive ………………etj
Nino Veleshica
29/08/2008 ne oren 8:42
11Me te drejte behet pyetja perse nuk gjenden parate e shqiptareve qe u rrembyen nga piramidat rentjere.Vertet populli i ngrit ne protesta per humbjen e parave por e vetmja gje qe beri ndeshkoi me voten e tij pushtetaret e asaj kohe.Shpresuan sepse politikanet e rinj qe zune pushtetin premtuan se do tua kthenin.Por kjo gje edhe pse nuk u be realitet populli vendosi te qendroje me gisht ne goje ne nje kohe qe duhej te ngrihej edhe njeher ne protesta per te mare parate e tij.E keqja e popullit tone eshte se ai harron shpejt.U harua Berisha dhe per cudine shqiptare ky njeri vjen ne pushtet ne vitin 2OO5.Mire te na i beje,se nje popull qe haron eshte i destinuar te vuaje.Ata qe humben djersen e femijeve ne emigarcion tashme nuk duan te dine se sa vjet denohet Vebi Alimuca,Rrapush Xhaferi,misteriozja Sude Kademi e kompani por duan te rikthejne parate ne duart e tyre.Po ku shkuan valle ato para.Dikush thote se ato ndodhen brenda vendit.Jo more vellezer se mafiozet e rinj shqiptare kishin vite qe parate e pista i depozitonin ne banka te huaja.Vertet ka ligje nderkombetare qe shtetin shqiptar e pengojne per te nderhyre ne to por te pakten fillimisht te vertetohej se ne cilat banka ishin depozituar.Po marim si shembull “Gjallicen” me filialin e saj me te fuqishen ne qytetin e Vlores.Ku shkuan parate e saj?Para se te falimentonin firmat piramidale shteti i Berishes bente tregeti armesh me vendet te ndryshme ne bote.Nje anije e ngarkuar me arme e municion ju shit shtetit te Izraelit.Parate pala shqiptare i mori te gjitha kesh.Por kjo anije u kap ne ujrat e nje shteti tjeter gjate udhetimit dhe u konfiskua.Shteti i Izraelit i kerkoi Berishes shumen e dollareve qe i kishte paguar per blerjen e armeve.Berisha se bashku me te ndjerin Zhulali ja u kishin gjetur vendin atyre .Meqe kercenimi i Izraelit ishte i fuqishem Berisha vendosi tu ktheje ato miliona dollare duke i grabitur nga depozitat e “Gjallices”.Mercenare te tipit Agim Shehu mbushen furgonat e policise te cilet u shkarkuan ne portin e Vlores e me pas nepermjet nje mjeti lundrues pasi kaluan ne ujrat neutrale,ju dorezuan te derguarve te Arafatit.Perse organet hetimore pas ardhjes se te majteve ne pushtet nuk hetuan per kete ngjarje qe nuk i mungojne deshmitaret police qe ngarkuan dhe transportuan thaset me dollare per tek mjeti lundrues?Perse nuk hetohet krimineli Agim Shehu per kete ngjarje?Prandaj me u udhes do te ishte qe ata protestues qe kerkonin ne vitin 1997 parate e humbura ne firmat rentiere,te organizohen edhe sot dhe te kerkojne ne menyre demokratike ato para te gjitha qeverive qe vijne ne pushtet ne menyre qe te mos lejojne ish drejtuesit e piramidave qe pas viteve te burgut demokratik te shijonte parate e kreditoreve te mbledhura e gjak dhe djerse te ndershme.
Ulvi Stambolliu
29/08/2008 ne oren 8:49
12E nderuar z. Lindita.
Te lutem me trego ku i ka transferuar 12 miljon dollare firma “Silva” dhe une ti ktheje ato mbrapsht.
Ose me mire ku e gjete kete informacion?
Po doni te me shkruani mund ta gjeni adresen nepermjet gazetes.
Ju uroj shendet
Ulviu
Klaudio.S
29/08/2008 ne oren 11:03
13Ndoshta ne Turqi !!!
NikVLORA
31/08/2008 ne oren 10:56
14Per komentin 11
Nino Veleshica na ndihmon me fakte dhe shpresojm se eshte e vertet, per GJallicen. Lind pyetja, ç’bejne organet hetimore? Bashk me prokurorin, sepse besimi ka mbetur vetem tek keto institucione. Dhe thjesht zoti Nino pyet, ç’beri PS per te verifikuar leket e humbura dhe kontrabanda e armeve nga ana e Berishes. Eshte e thjesht nqse organet kompetente te ndjekin penalisht Berishen.Perse Parmalat ne Parma ishte per falimentim, por shteti vendosi persona kompetent dhe po u jepen leket njerezve qe investuan dhe ne mos gaboj shuma e lekeve qe Parmalat eshte e njejte me gjithe firmat piamidale te Shqiperise. Pra, populli pret drejtesi dhe kthimin e lekeve.
pershendetje nga nyc ,usa
01/09/2008 ne oren 20:38
15Gjasht muaj para se te shemben “piramidat” pata vizituar shqiperine,nuk me paten befasuar as bunkeret as pamjet tjera qe ne at kohe ishin per tu befasuar nga nje vizitor,ajo qe me pat befasuar ishte se shumica e burrave silleshin si thon atje verdalle dhe mbanin kalkulator ne dore.
Ne pyetjen qe i bera mikut tim per ket fenomen mora pergjigje te cuditshme dhe te pa besueshme per mua,”logaritin fitmin ditor nga kamatat”!!!!………vazdimin e dini te gjith……..
Guri i Bjeshit- mal
05/09/2008 ne oren 0:13
16Jam nje nga ata fatkeq sa dhe te paekuilibruer pasi te besh ate qe u be me firmat “Piramidale” ne gjendje normale eshte anormale. Me gjithate patem nje njeri me fuqi magjike si kryeministri Brerisha qe na siguroi te ishim te qete per sigurine e parave nga firmat piramidale. Tani ajo histori famekeqe dihet, po do ti thosha kryeministrit aktual si atehere, qe te pakten per te mos mbetur per shqiptaret si Kapobanda i kapobandve qe dhe zoti jua ka caktuar riskun asgje sdo te gezojne, mjere populli qe vuan. Sali, te pakten si kryeminister para se te marre “uraten”te pakten te ler emrin duke iu kthyer parate e mara nga njerezit e meshtruar nga piramidat se ato para jane jo qind fishuar po mijefishuar qe atehere deri me sot ne aktivitet, pra pare ne qarkullim. Sikur fitimin e mundeshem po ti kishin ne arka kursimi tju kthehen do te jete me shume se vlera e mare. Te identifikuar jane ata qe bene ate katraure, te detyrohen qe permes shtetit, te lajne “borxhin” hallexhinjve te genjyer si “pula me therimet”. Si e qysh e di vete ai dhe “keshilltaret” qe i nderron sipas henes… Te tera i ka ne dore le ta beje dhe kete si krye kapua i tyre.
Me e mira do te ishte te shpallej nje “reforme sekuestrimi prarave te personave te atij rangu, kudo qofshin ata, permes banges boterore a si ta gjykojne specialistet , ne ka mbetur nonje qe mendon per kete popull te sakatuar. Jane ato firmat me paret e vjedhura qe na bene emigrante te perhershem, ne emer te popullit beni cduhet bere per ti kthyer ato para e per me teper te denohen ato qe shpetuan pa ju hyre nje gjemb ne kembe . Gerdeci e te tejrat bema, veper e tyre eshte.
Guri bjeshit
Elda Kokoneshi
16/11/2008 ne oren 19:38
17Firmat Piiramidale
shkruar nga Elda Kokoneshi
albelanko@gmail.com
Te nderuar miq, me vjen keq qe po ju njoftoj per viktimat e TURPIT te Gjirokastres, e theksoj edhe me teper sepse me shembjen e nje pjese te pallatit te vjeter ne Gjirokaster, viktimat e pafajshme, viktimat e turpit te politikave shqiptare, vazhdojne ende te vuajne jo vetem paaftesine por edhe korrupsionin politik. Nuk me pelqen te merrem me politike, por ndersa degjoja nga kanalet greke, qe pala shqiptare s’i kishte lejuar te kerkonin apo te “shpetonin ” viktimat nga rrenojat e shembjes, u mbusha me indinjate te thelle, e shtrengova grushtin fort “t’i BIE malit qe s’flet”, por do te flas per ndertimet pa leje ne Shqiperi qe nga koha e N…….s dhe ne vazhdim,.. edhe sikur do te me duhet te me keqkuptoje dikush. Do te flas per dike ne Elbasan qe ka ndertuar nje “vile trekateshe” aq sa nje pallat 5 katesh me tre hyrje dhe i ka zene jo vetem driten por edhe frymen, banoreve te pallatit ne lagjen Beqir Dardha, kam qene per nje vizite kohet e fundit ne ate pallat dhe e kam fotografuar bile per ta patur ne ekspoziten private me “relike”. Kam intervistuar disa nga banoret e pallatit, disa thane qe e ka marre lejen nga bashkiaku i dikurshem, E. Dakli, te tjere ….. dhe …… te tjerat po ia leme SHTETIT SHQIPTAR t’i zgjidhe. Por ne te gjithe Shqiperine eshte e njejta formule, ndertime pa leje, shtesa pa leje, jane bere qytetet tona si te arnuara, por nuk arnohet rroba e vjeter me arna te reja. Dua te di sa nga politikanet tane e shohin kete me syrin tim, c’bejne per ndryshimin e gjendjes? Besoj se shume shqiptare ne bote jane te nje mendimi me mua, por ajo qe do te doja t’ju thoja eshte edhe dicka tjeter: C’behet nga shteti shqiptar per shkollimin e femijeve te ngujuar, ne zonat e Veriut? A thua do te kthejme rroten e historise mbrapsht? Firmat Piramidale - plaga e hapur e Shqiperise e vulosi krejtesisht damken e korrupsionit qeveritar ne zverkun e popullit… Gazetat e atehershme shkruanin …. nese i keni ruajtur rilexojini…. Firmat Piramidale Erae vetjmja deshmitare per fjalet e thena per firmat Piramidale,gazetatpo ato qe shkruani edhe dje,,,nguliten ne mendjet e njerezvefjalet qe sillte Era. Me pas radhe, radhe, radhe…Disa paguanin per te mos hyre ne radhe,te tjere “pa turp” hynin pa radhe,ndersafatkeqte e tjere paguaninme shtyrje, sharje, pickata. Disa paguheshin se LEHNIN,po, po lehnin,eshte me mire te lehesh , sesa te punoshe aq me teper te mendosh. E pse te mendonin, kish menduar QEVERIA. Disa thonin: S’ka mundesi te na hedhe hi mbi sy. Dhe radhet e gjata vazhdonin, veten deformonin, si gjarperinj ne tere vendin. Ne skenen e jetes shqiptare luante populli AKTOR, por s’dihej kush ishte REGJIZOR, disa thonin Qeveria, te tjere Anarkia. Por dikur nje “TERMET” shpertheu dhe radhet e gjata i “shqeu”, tundi e shkundi njerezit, ne radhe e pa radhe. Ata filluan te dridheshin, por cfare te benin, ku te shkonin, si te mbroheshin? Ne skenen shqiptare mbeti perseri populli i gjore, pa REGJIZOR. Gazetat filluan te nxinin me te zezafjalet e TURPIT,disa shkruanin per SHIFRA, te tjera per GJYQE, grate rrinin si QYQE… Tani nuk po e vazhdoj me se te gjithe ju e dini,skenarin e deshtuar,por desha per t’ju rikujtuarjuve qe ndenjet ne radhadhe juve qe hyte pa radhe,juve qe shitet shtepiat,juve gazetaruqe qe shkruanit radhet e gjatate JOSHJEVE qe sillteERA neper gazeta,juve politikane qe flinit ne heshtjen e gjate. Ndoshta jeni penduar tashmeqe e shkaterruat tashme Shqiperineme ZJARRET, PLUMBAT,qe ia vrate DJALERINE, ia shtuat SHAMIZEZAT. Ah! Sikur ato radhe, zjarre, plumba te mos ekzistonin,e shqiptaret nga QIELLI te veshtronin e te BESONINse do te fitonin dhe se do ta shtypnin me kembeKORRUPSIONIN. By Elanko mars 1997 shkruar me lotet e shpirtit, pas shume e shume debateve politike dhe shoqerore dhe pas shikimeve percmuese qe me hidhnin sikur te isha LYPESE, me shume shqiptare, qe intervistoja ne radha, ne pallatin ku banoja, ne firmen ku punoja, ne rruge e kudo. Qysh ngajo kohe ndodhem ne emigrim si shume e shume emigrante te tjere…. E ardhmja i perket atyre qe e pergatisin ate - ElankoGjuha nderton Kombine Kombi nderton te Ardhmen Ju ftoj te lexoni tregimin humoristik me titull;U vodh ora e Bill Clinton-it ne Shqiperi?Nese e dini ma thoni edhe mua.
Lexim te mbare!http://www.freewebs.com/poezi-/blogu.htm
Elda Kokoneshi
17/11/2008 ne oren 16:13
18Te nderuar lexues,
falenderoj Zotin qe m’u dha mundesia te botoj dicka nga shume shkrime te miat te ngujuara ne xhepat e kohes, por jo te pluhurosura, pasi i kam ruajtur me kujdes, por ate qe doja te theksoja ne kete shkrim eshte qe eshte mire qe kur flitet per dicka te flitet me fakte, dhe faktet te jene te bazuara, fotografuara etj. Dhe mund t’ju them qe kam prej fillimit te historise se FIRMAVE PIRAMIDALE e deri pas shperthimit te LUFTES SE PASHPALLUR qe kam grumbulluar ne arkiven time personale, por te ruajtur me kujdes edhe tek noterja ime personale, pervec krijimtarise sime, te plan - projekteve, apo te projekt - ideve personale me tematike te ndryshme dhe disa prej te cilave me QELLIME HUMANITARE, edhe shume deshmi, histori, intervista, te bera jo vetem nga une por edhe nga te huaj, dashamires te Shqiperise, apo te huaj shqipfoles.
Do te thosha me plot gojen:
* TURP per ata politikane qe e perdhosen emrin e tyre, per disa kate pallatesh apo per udhetime luksoze ne VILLAT e tyre jashte shtetit shqiptar (te mos kujtojne se POPULLI FLE, populli i shkruan ne kujtesen e TIJ te gjitha, edhe majen e gjilperes.
GABIM per ata qe shiten shtepite (nuk e di ku i shpinte “mushka”)
Lidhja RSS per komentet
Jepni komentin tuaj
Komentet e fundit
Shkrimet e fundit
Shkrimet me te komentuara
Autoret e blogut
Kategorite
Arkivi
Link
Lidhjet
Shkrimet e fundit
Komentet e fundit
Shkrimet me te komentuara
- Shekulli Online - Shekulli Blog