15 08
Autori: Fjodor Zotaj ne kategorine Kultura Blog, Shoqeria Blog, Komente Blog
Eshte ora 1 e nates, dite e merkure dhe eshte e pamundur te fleme se tinguj te larte muzike vershojne nga dritaret dhe dyert e shtepise dhe nuk te lene rehat. Mbyllim grilat dhe dyert e dritaret por e kote. Tinguj qe vine nga shume lokale e drejtime qe mbajne muzike live ne kupe te qiellit te sulmojne pa meshire.
Te zotet e lokaleve as qe duhet tja dine se eshte nate, eshte vone, eshte ne qender te Tiranes, eshte mes jave, eshte ne bllok banimi, eshte …Shume lokale ne qender te Tiranes e sidomos tek Blloku mbajne muzike te larte sa tunden xhamat e shtepive dhe e ke te pamundur te rrish i qete.
E gjithe kjo eshte nje maskarade e paparanueshme dhe e padurueshme. A duhet te kete lokale nate ne qender te Tiranes? A duhet te kete Pube e Diskoteka apo klube nate ne qender?
A ka rregulla e ligje per keto aktivitete? A duhet te jene ne periferi ne zona te pabanuara dhe me kushte te mirepercaktuara per te mos trazuar asnje qytetar ne jeten e vet private? A duhet ti gezojne qytetaret shtepite e tyre apo te fusin koken poshte jastikut per tu fshehur nga zhurmat pa mbarim?
A duhet te pushojme naten apo duhet te jetojme me njerezit e cmendur, qe cdo nate e kane aheng dhe qe e kalojne jeten ne klub?
Ku eshte pare e degjuar qe te kete zhurma te tilla si ne Tirane deri ne mengjes?
Ne cdo vend ka pube, klube dhe disko, por kurre nuk degjon muzike te larte apo zhurma jashte dyerve te tyre dhe ato nuk shqetesojne askend. Cfare duhet te bejme ne qytetaret qe te jetojme jeten qe kemi normalisht e pa stres te tille te padurueshme? A duhet te perballemi te vetem me keta pronare arrogant lokalesh apo duhet te veproje bashkia, policia, shteti e ligji?
7 Komente
Ligor Luarasi
15/08/2008 ne oren 16:57
1JO VETEM TIRANA,KA ZHURMA POR I GJITHE KOMBI.
Nuk dua te perserit shqetesimet e Z. F.ZOTAJ, lidhur me zhurmat ne Tirane,ato s’jane hera e pare qe perbejne shqetesim. Tirana sot nuk ka vetem zhurmat problem, biles keto po te renditen ne nje liste sipas kriterit kush i sjell Tiranes shqetesimet me te medha? zhurmat zene
nje vend nga mezi i listes, dhe jo ne vend te pare,si desheron ti shprehe Z. ZOTAJ. P.sh. vetevrasjet jane me problem per Tiranen o
zhurmat e klubeve per haengje o qefra? por ne shqipot duke qene te ngushte ne kulture ngreme zerin vetem per nje shqetesimin tone personal, edhe pse ky eshte mikroskopik ne krahasim me momentin kur
shqiptari ne Tirane o kudo, zbaton vetevrasjen. Pa mohuar ate pozitiven
qe ka aritur Shqiperia mjerane sot, me aq stermundime dhe gjakosje,
ne shqiptaret duhet te shetesohemi te gjithe,jo vetem per zhurmat muzikore tek blloku o ne qender te Tiranes, por per te gjitha shetesimet qe ka kombi ne c’do qoshe te tij. A nuk jane zhurmat muzikore rota e peste e qeres,ne krahasim me korupsionin qe heth vallen ne mbare
Shqiperine? me gjithe ate autori pyet: C’DUHET TE BEJME NE QYTETARET PER NJE JETE PA STRESE? pyetja peresri nuk me pelqen
sepse del sikur fshataret s’paskerkan strese. JO, edhe ne emigrantet
te larguar nga atdheu per djallezite e lidereve tane, pa aftesite e tyre,kemi dhe jetojme me streset e Shqiperise,sepse kudo qe jemi ajo, per njollat e saj na streson,turperon, ca me shume se ju qe jetoni ne vatan, sepse ne ne kurbet takohemi me popuj qe atdheu i tyre nuk i turperon, si dhe sa na turperon ne shqiptareve. Pa mohuar pikat ku ne nderohemi prej shqiperise, per te zezat qe ka kombi sot, edhe ne na shohin me sy tjeter,ata qe dijne realitetin shqiptar. Zhurmat o shqetesimet e Tiranes dhe te Shqiperise jane unikale. Nuk jemi kot, te fundit ne Europe dhe nga fundi ne bote. Eshte ralitet qe Shqiperia per shkaqe qe dihen, i ngjet thesit te cpuar nga te kater anet, eshte nje lemsh i math, brenda se cilit ka shume kotka te nderthurura me keq sa me afer qendres se leshmit.
Ky lemsh unikal, kerkon per ta zgidhur,gjetjen e fillit te tij.Pasi ti gjejme fillin, ai pa e keputur duhet me durim,urtesi, drejtesi,ndershmeri te C’BESHTILLET. Kete pune NUK E BEJNE DOT KOKAT E VJETRA TE POLITIKES TONE. Keto koka, s’mund te shkeputen dot nga ndryshku i se kaluares tone shkateronjese.Ketu futen te gjitha te keqiat qe i dijme te gjithe:neopotizmi, provincialiteti, tarafi i miqve ne pushtet,fjalet e bukura dhe gur ne torbe, qe mos vazhdoj me, keto te keqia, qelbin edhe PESHKUN NGA KOKA. Nga nje koke e tille, do kemi jo vetem zhurmat kur duam te fleme, por eshte fakt qe s’kemi uje,drite, shtreter
per ata qe lengojne,etj,etj,etj. C’ti thuash nje inteligjenti fallco, qe mohon shqiptarin me UNIVERSITETIN E HARVARDIT si nje kerkese te kohes, per ta pasur ate njeri te shquar, ne kokat e politikes se Tiranes? Ne jemi ende, si ne kohen kur NOLIT TE MATH, injorancia e kombit i vuri bryllat dhe e degedisi jashte atdheut, dhe ne fron o ne koke te shtetit u ulen profanet, injorantet ne krahasim me gjeniun e math FAN STILIAN NOLIN. Ai e thosh me mburje te merituar: KULMI I VEPRES SIME DO TE MBETET PUNA,LUFTA QE BERA PER FUTJEN E SHQIPERISE NE OKB.
Dhe dita me e hidhur, largimi prej atdheut,sepse nuk i sherbeja dot me nga afer.Ne Shqiperi, gallofi,bufi,dhe tukani, perbejne komisionin qe vlereson BILBILIN, SE SI AI KENDON. Qe mos e zgjat dhe mos ju merzit, shqetesimet,pra edhe zhurmat e Tiranes, do shkojne drejt zeros,
kur POLITOLOGET TE BEJNE POLITIKEN E SHQIPERISE dhe jo nje nallban ta veme para pianos te na dhuroje MUZIKE. Ligor Luarasi,SHBA.
ledion
16/08/2008 ne oren 9:34
2Z.Fjodor, keni renditur disa nga ata qe duhet te nderhyne ne Shqiperi i dashur perballe heshtjes se ligjit nderhyrjes se pushtetit lokal, policise etj qendrojne krenar bosat e pathyshem qe ne cdo raste ushqejne lakenjte e cdo instucioni qofshin ata. Nuk e di nese do te beja nje pyetje te tille, a ndodhe qe ne afersi te shtepive te qeveritareve te behet zhurme, pavarsisht se kane kapur periferite. Dhe mundesia e fundit eshte ose te largohen nga ky vend pa motive ose te mundin te izolojne pallatet me afro ose shkuma kunder zhurmave. Mos prit per ndonje zgjidhje te mundshme ne Shqiperi, deri sa te jene ne perdorim llapushkat. Prano dhe nje shaka konfidenciale, mund te flini me tapa veshi, ka ne perdorim. Cfare mund te them me teper, ngelem i habitur.
BENJAMIN
25/08/2008 ne oren 16:29
3MIREDITA SHQIPTARE
PER FATE KEQ JANE SHQIPERI FLAS KOT DHE NUK KA RREGULLT KANE SHUME RREMUJE DMTH VJEDH LLAVE KOT GENJEN VRAS ETJ SHUME MADHE PROBLEME QEVERIA AS ME DOT KETO ,,
SEPSE SHQIPERI JANE PAPUNE SHUME MADHE TI EDI PSE PAPUNE PS DHE PD ETJ ZAGAR ORE BITCH ,
UNE URREJ WORLD
I WANT PRAY FOR GOD FIRST WITH GOD JESUS AMEN,
Kastriot Habazaj nga VLORA ose shkurt Kastriot Abazi
25/08/2008 ne oren 17:09
4Ej Bollano! Mjaft me lojen tende; Ti e di mire qe kufite nuk ndryshohen,aq me teper tani qe NATO….. .Leri HIMARIOTET rehat;mos i mer per injorante se jane me te zgjuar se ty.
antero
26/08/2008 ne oren 13:38
5Kontemporane ne Qender te Tiranes.
Me thoshte nje kusherira time nje dite - si tja bejme atij te X lokali, se na cmendi gjith naten e nuk po fleme dot. - Po thuaj nje here zonjes se prokurorit qe ke ne pallat se mbase gjeni ndonje zgjidhje ligjore - i them.
Mbas tre ditesh e takoj dhe e pyes ne se e zgjidhi hallin. Me thote - e di si me tha zonja; - ver dy kokrra lajthie ne vesh e fli gjume se nuk behet gje, eshtre shum i forte, i ka lidhjet ne te dy krahet, ate se hoqen dot kur ishin pa u mpleksur e jo tani qe i lidhen gjerat. - A ha, e kuptova, kisha frike se mos me ngelej ndonje lajthizes ne vesh e shkova bleva dy tampone fluturimesh, te pakten sa te kaloje vera e me pas te mbyllim dritaret.
ilirantoni
27/08/2008 ne oren 5:06
6Kur nje lagje e tere me me shume se 15.000 banore nuk eshte ne gjendje te bej zap kater a pese lokale nate, une nuk e di si tu ve emrin’ ,shqiptaret duhet ti drejtohen organizmave nderkombetare qe merren me eleminimin e Zhurmave, ashtu sic kane bere dhe ne shume raste te tjera, per te shmangur kete fenomen, dhe per ta bere gjumin rehat, se gjumi eshte nje dhurate teper e cmuar per shqiptaret, sidomos kur shoqerohet me endrra te tipit :”Inatcinj deri ne vdekje, medioker dhe mendjmdhenj:’ose sic thote dhe shkrimi i z.Zotaj.. ta fusin koken poshte jastekut ose ti drejtohen farmacive per te blere tapa veshesh, qe sigurisht per banoret e prekur nga semundja e zhurmes cmimi eshte me i larte, pra kjo tregon edhe njehere se tere keta banore nuk jane ne gjendje te mblidhen ne nje proteste kunder ketyre lokaleve, kjo tregon dobesine e shqiptareve per te kerkuar te drejtat e tyre dhe prandaj SALA BEN SI TI DOJE QEJFI SE E DI QE DY SHQIPETARE KURRE NUK PUQEN BASHKE ,
MOS JA NDAJ GAZIT O Z.SALI se nuk ka njeri qe te te pengoje ne detyren ‘TUAJ TE SHENJTE .COM ..ZA SHQIPETARI MA NUK BAN …..uroj qe ket vit te hapen nja dhjete lokale te tjere dhe te lulezoje me shume tregetia e :”TAPAVE TE VESHEVE:..
Zamira
02/09/2008 ne oren 23:17
7Zhurme eshte e gjithe bota. Kudo dhe ne bote trotuaret gumezhojne nga zhurma ,sepse ai qe ka lokalin perdor dhe rrugen. te them te drejten ndonjihere revoltohem shume . Po a nuk ju ngjan kjo pak me sistemin komunist ,e po te shkonte ora 8 duhet te ishe ne shtepi. Ka njeres qe festojne ,pervjetore,fejesa,gezime te ndryshme familjare,studente turiste. Per mua eshte e rendesishme te mos kete krisma. Mos u beni kaq zevzeke o njeres. Me te vertet mosha ben te veten ,po dhe me pak pambuk mund ta kalosh . nqs ai ka pas token e vet dhe ka bere lokal ,cfare te keqe ka? Saliu ka boll per te mbajtur ,po ai i jep nji te shkundur si mushka dhe zdo tja dije fare. ai e ka mendjen se a ka ndonji magazine tjeter per demontim dhe shitje armesh . Sa per tamponat mos i perdorni sepse nuk jane higjenike . Une vdes te degjoj muzike dasmash ,dhe kur jam aty rri ne ballkon . Ah dreqin ketu nuk behen dasma si ne shqiperi. Eshte dhe nji fenomen tjeter ne Tirane dalin mbas ores 10 rinia psh . Ben vape dhe shfrytezojne naten . mire e bejne ,po duhet te mbajne dhe pak rregull,sepse ka dhe njeres te semure ,po per mendimin tim duhet te caktohet nji orar . Te jete i mire per te dy palet. Shpresojme se do rregullohet edhe ky problem si te gjitha ,tani vetem zhurma na mundon.. Une personalish nuk jam me burite e makinave qe te cmendin. nqs kerkon dike buria e tij degjohet deri ne vore pa pushim ,dhe pa pare oran 3 te nates . Kjo eshte shume shqetesuse. Po kjo eshte ne dore te policise.
Lidhja RSS per komentet
Jepni komentin tuaj
Komentet e fundit
Shkrimet e fundit
Shkrimet me te komentuara
Autoret e blogut
Kategorite
Arkivi
Link
Lidhjet
Shkrimet e fundit
Komentet e fundit
Shkrimet me te komentuara
- Shekulli Online - Shekulli Blog