28 08
Autori: Lindita Cela ne kategorine Politika Blog, Shoqeria Blog, Komente Blog
Arrestimi i shoferit të ambasadës shqiptar në Romë me 1 kilogram kokainë rikthen në skenë skandalin e trafikut të armëve dhe tragjedinë e Gërdecit. Personi që ka ndikur në emërimin e Arsen Selmanllarit në ambasadën e Romës ka qene Rahman Selmanllari i njohur si “Rafi�, i cili ka qene prezent në diskutimet e Efraim Diverolit, Ylli Pinarin dhe Mihal Delijorgjit, pronarit te firmës “Përparimi�, që çmontonte municionet në Gërdec.
Emrave të njohur për trafikun e armëve i shtohet jo krejt papritur edhe emri i Rahman Selmanllarit, një mik i ngushtë ky i djalit të kryeministrit Berisha, Shkëlzenit.
Biznesmeni Selmanllari është dhe personi që ka marrë pjesë në takimin e përgjuar të trafikut të armëve. Në atë takim, transkriptimin e të cilit media e botoi të plotë, flitej për trafikun e municioneve që do të kalonin nga Gërdeci për në Afganistan.
Një nga fjalitë më domethënëse të këtij përgjimi është ajo e Diverolit në lidhje me përfshirjen e mundshme të djalit të Bërishës në këtë aferë.
“Ka shkuar shumë lart, tek kryeministri dhe djali i tij. Unë nuk mund të luftoj këtë mafia. Është bërë shumë e madhe. Kafshët sapo dolën jashtë kontrollit�,- ka thënë Diveroli në atë kohë.
Rahman Selmanllarit, i njohur edhe për lidhjet me familjen kryeministrore, ka qene prezent në takimin e zhvilluar ndërmjet 5 personave në aferën e trafikut të armëve. Misioni i Selmanllarit në këtë takim duket se ka qënë garantimi i marrëveshjes së tregtimit të armëve. Diveroli është këcënuar prej Rafit duke deklaruar se kishte lidhje të ngushta me djalin e kryeministrit, Shkëlzen Berishën.
Efraim Diveroli dhe Alex Podrizki mund të identifikojnë biznesmenin edhe nga tatuazhi në krahun e tij edhe pse gjatë bisedës është prezantuar vetëm si mik i Shkëlzenit apo edhe me emrin Rafi. Ai e ka kërcënuar Diverolin në atë takim që të mos ndryshonte mendje.
Vërtetimi i pranisë së Rahman Selmanllarit në atë takim, do të hidhte jo pak dritë mbi hetimet e çështjes dhe përfshirjes në të djalit të kryeministrit. Ky i fundit nga ana e tij ka mohur çdo lidhje të të birit me ngjarjen.
Por Berisha nuk mund të mohojë në asnjë rast miqësinë e Shkëlzenit me Rafin (Rahman Selmanllarin).
Si eshte e mundur qe qeveria jone, qe mbahet me taksat dhe voten tone, te vihet ne sherbim te djalit te kryeministrit? Si eshte e mundur qe te percudnohet ne kete fare feje sherbimi yne diplomatik, qe ne vend ti sherbeje qytetareve shqiptare neper bote kthehet ne cerdhe te krimit e trafiqeve?
21 Komente
Artur Podgorani
28/08/2008 ne oren 22:21
1Tungjattjeta lexues te Shekullit!
Shqiperia per fat te keq po krijon bastionet e droges ne terren dhe ne institucionet e shtetit.Kjo ndodhi nuk eshte e rastesishme.
Eshte per te ardhur keq ,madje shume here me keq kur degjon lajme te tilla. Por per veshet e syte e shqiptareve punesimi ne shtet per ta patur me te lehte biznesin e trafikimit te droges e te klandestineve eshte bere tradite.
Njerez me pushtet shetisnin Ledia Cestarin nga Porto Palermo ne Durres e ne Rinas per mundesite infrastrukturore qe ka Shqiperia per ankorimin e mjeteve detare nenujore per transportin e droges prej Amerikes se Jugut .Cudi ajo nuk paraqiti as dokumentet e identifikimit ne sportelin e aoerioportit te Rinasit. Shtetari Sokol Kociu kujdesej per cdo gje.Patjeter qe eproret e Kociut dinin dicka dhe merrnin dicka.
Nen petkun diplomatik dhe shteteror eshte bere kontrabande me cte mundet pse shtetaret kane shfrytezuar imunitetin duke shmangur kontrollin doganor.
Hidhni nje sy cndodh ne doganat shqiptare .Kush ka fije ne shtet kalon pa nje gjemb ne kembe se ndryshe kush do ta mbaje gjalle kontrabanden ? Fshatari qe mezxi leron token me nje ka e me nje gomar ne parmende?
Ideja e pasurimit te shpejte te shqiptareve i ka marrosur edhe financieret me ne ze te Perendimit dhe vete ekspertet e Bankes Boterore. Hidhin nje sy Shqiperise 2008. Kulla moderne,vila luksoze pa fund,hotele klasi ,biznese me kapitale marramendese.Me se u bene keto?
Me parete e felliqura te droges,trafikimit te prostitucionit,zhvatjes se shtate lekureve te parave te shtetit qe jane parate e taksapaguesve shqiptare,me kredite qe jepen nga donatoret e huaj por qe vidhen nga shtetaret,me tenderat qe ben shteti per blerjen e energjise elektrike,me tenderat qe ben shteti per shitjen e aseteve te ekonomise shqiptare,me tenderat qe ben shteti per cmilitarizimin e Shqiperise, me blerjen e objekteve me letra me vlere qe populli i emertoi letrat me VERRE e shume rruge te tjera.
Po kjo nuk eshte pamja reale e Shqiperise. Shqiperise i kanoset varferia,errresira,etja per uje te pijshem,shkollimi modern,papunesia,krimi familjar dhe dhuna shteterore.
Pra trafiku i droges gjen terren ne kete kaos pse shteti eshte i kapur nga vete shtetaret qe mezi priten diten e pare te rotacionit me 2005!
Shteti eshte i pafuqishem te pastroje vetveten nga militantet sepse eshte zor ti besosh nje pune zyrtare nje te shkolluari qe kerkon rregull,ligj dhe siguri dhe ardhmeri per shoqerine ne teresi. Po ndodhi keshtu s’ka fitime,s’ka vila,s’ka qejfe ne klubet e nates a ne lagjet roze.
Te ardhurit ne pushtet shihet si baze,si trampoline per tu punesuar ne sektoret me fitimprures te ekonomise a te vete drejtimit te shtetit.
Per fat te keq ne kemi ambasadore qe shfrytezojne postin si ai i ish-ambasadorit te Shqiperise Fatos Tarifa ne Shtetet e Bashkuara apo edhe gjetke qe kane pajisur shtetasit shqiptare me dokumentet e identifikimit duke marre ryshfet apo edhe kane vjedhur nga buxheti i shtetit shqiptar ,pra nga leket e shqiptareve.
Nen petkun diplomatik ndodhin shume gjera te pista .Vetem nje gje eshte veshtire te konceptohet:perkushtimi ne pune per prezantimin me dinjitet te Shqiperise ne bote.
Prandaj Shqiperia ,populli shqiptar i kerkon ambasadoret e vertete tek frontet e luftes kunder terrorizmit ne Irak,Afganistan,tek paqeruajtesit ne Gjeorgji e Ballkan,tek yjet ne Hollivud,tek artistet emigrante ne Itali dhe tek komunitetet e emigranteve kudo ne bote.
Prandaj dhe shteti shqiptar ka frike nga vota e emigranteve,nga zgjidhja e tyre demokratike pse ata perfaqesojne demokracine e vertete,paqen,sigurine dhe ardhmerine e Shqiperise.
Ndryshe shteti do tu dilte ne krah edhe kur jane ne hall si rasti i fundit cnjerezor i keqtrajtimit te emigranteve shqiptare ne Greqi si te ishin kafshe e shkuar kafshes.Shteti yne ben qorin e shurdhin.
Po shteti nuk di ku eshte vete e jo te merakoset per shtetasit e vet.
Prandaj shoqeria shqiptare duhet te zgjohet,te ngrihet,te degjohet te vere ne vend nderin e saj e te shtetit demokratik qe i mungon.Ndryshe nen petkun diplomatik dhe shtetetor jeta e shqiptareve do te jete e pasigurte.
Gjergji Kajana
30/08/2008 ne oren 0:57
2Fytyra e ambasadave tona dhe e njerezve qe punojne ne to jane fytyra e shtetit tone neper bote. Vetem nje shtet antishqiptar mund te emeroje shqiptare te “botes tjeter” (asaj, qe nen mbrojtjen e ligjit diplomatik shkel ligjin) ne nje ambasade; skandali eshte skandal i dyfishte, sepse ne Rome eshte hera e dyte qe njerez me imunitet bien ne syrin e drejtesise penale italiane dhe nuk eshte e veshtire te imagjinohet, se ambasada jone ne Itali, fytyra e “shtetit” tone ne nje nga vendet me te cilin kemi me teper marredhenie, tashme vezhgohet nga drejtesia italiane.
Eshte kultura jone nepotike, qe çon ne emerime skandaloze njerezish me imunitet diplomatik. Si mund te presim te lobojme per çeshtje paresore-si psh. integrimi i shtetasve tane ne Itali, kur fytyra e vendit tone jane te ketille njerez?
2008-a -viti i fteses se NATO-s -po nis te ngjaje keq per imazhin nderkombetar te vendit tone, prishja e te cilit imazh ndikon menjehere ne trajtimin prej autoriteteve vendase (ne rastin konkret atyre italiane) te shqiptareve jashte.
Ne nuk e kemi fare adresen e kultures meritokratike ne administrate e diplomaci dhe me ngjarje te ketilla tregojme hapur, se ne rastet e emerimeve nuk kemi as filtra identiteti ne ministri (skandal brenda skandalit eshte fallsifikimi i moshes: si valle kaloi kaq lehte kjo ne organet “zyrtare” ,qe merren me atashimin e personave prane trupit diplomatik?!).
Konstatimi im i thjeshte pajtohet me ate te Arturit: si brenda si edhe jashte(per te qeshur apo per te qare?) jemi vertet ne duar diletantesh e nuk eshte çudi (ne kete rast eshte vetem per te qare), qe ndonje tjeter skandal “diplomatik” te pasoje.
Faleminderit.
gjovi
30/08/2008 ne oren 8:14
3SHOFERI I DROGES…………PER KE ?
INA RAMA KUSH ESHTE, CFARE BEN.
Klaudio.S
30/08/2008 ne oren 12:27
4Kur shefhse si ne Ambasadat e Shqiperise ushtrohet trafik kokaine, kur shifet qarte se si nga familja e ktij kryeministri emerohen tipa mafioze, njerez ordinere ,”militante”-droge te klaneve Berisha dhe Ministria e Jashtme nuk jep asnje shpjegim mbi kete skandal, me tone nga me injoruese per Shqiperine, atehere ketu nuk kemi te bejme me shtet, qeveria e Berishes, (qe vertet eshte e tija) si ai vet e quan eshte thjesht nje ndermarrje Mafioze e ne asnje menyre Shtet.
Ky fenomen kaq poshterues per Shqiptaret kudo ne bote, ky perkeqesim i Imazhit te Shqiperise ne Bote do te kete nje impakt mjaft negativ per seriozitetin e shtetit shqiptare dhe vet shqiptareve te thjeshte, pra popullit. Vec te tjerash kjo qeveri ka dhe nji obligim Moral te dale e jape shpjegime mbi skandalin e kokaines, per te treguar sado pak “pergjegjshmeri” perpara popullit te vet!
Ajo qe te ben pershtypje eshte, se per cudi te ketij mega-skandali te kesaj qeverrie, qe duhet te denohet me tonet nga me te ashprat nga cdo parti e organizate civile nga cdo shqiptare, shohim vetem nji shkrim, ky i mesipermi, i cili eshte mjaft korrekt ne reagim e sensibilizues, per ironi te “reagimeve ” te Heshtura mbi kete teme!
Eshte paradokssale, kur mendon se ky popull kerkon te permiresoje jeten e tij, imazhin e shqiptareve, ti bashkohet Europes, por nuk ka guximin te reagoj kunder cdo padrejtesie, qe shmangin rrugen drejt mireqenies dhe e degjenerojne ate ne drejtim te frikshem. A mendon vall ky popull., se ato te mira qe jane arritur sot ne boten e civilizuar jane arritur duke ndenjur e pare si (guake) njerez te habitur ose nga fryma e shenjte, duke mos reaguar fare? Une mendoj se jo, te dashur bashkatdhetare e kete e besoni dhe ju ne heshtje, se kurre ky vend nuk do te veje kemben ne rrugen e permiresimit te kesaj jete, nqs ju te gjithe ne shqiptaret nuk reagojme mbi fenomene te cilat demtojne jo vetem imazhin tone si shtet, por demtojne direkt ecjen perpara drejt perparimit nje popull e politikanet te shfrytezojne pozicionet qeveritare ne menyren me ordinere e shtazarake te mundshme .
Te cudit fakti qe ne Tema te cilat nuk kane te bejne me ndonji interes te vecante per te ardhmen shqiptare gjen komente pa fund, se kuptoj cdo te thote kjo ! Cpo ndodh me trurin e ketij populli !
Perse nuk reagohet ketu, kane frike ndoshta? Nga kush? Nga gangsteret e mafiozet ne Pushtet? Pse vertet jane kaq trima? Kaq te rrezikshem te jene keta klanore?
Nqs ka frike e represion nga klani Berisha, atehere cduhet bere? Duhet nenshtruar kesaj injorance, te dashur bashkatdhetare? Ku do na coj kjo rruge? Ku jane analistet e inteligjenca “Elita” e ketij kombi? Ku jan keta burracake “Patriote”, qe kercejne perpjete per shkrime mbi I.Qemalin ose Skenderbene, s’jane keta njerez fallso!
Jo pra, kurre nuk ka per te arritur ky kombte perparoje me kete mentalitet (ja pra perse te huajt Greku etj nuk tregojne rrespekt kundrejt shqiptareve, sepse shofin se kush jane shqiptaret, c’mentalitet kane) te ndryshoj ose permiresoj Jeten e tij, sepse Ai nuk tregon interes e nuk preokupohet mbi shtremberimet qe i behen jetes te tij. Sot eshte klani Berisha ne pushtet, neser vjen tjetri e shqiptaret do mbeten po ata qe ishin, sepse nuk jane te zote, sepse nuk i shqeteson asgje, asnji sjellje e veper e pushtetareve te saj. Per nji jete me dinjitoze duhet protestuar e reaguar ndryshe, mqs ky popull vertet eshte i interesuar per nje te tille. Bota rreth nesh do ndryshoj, atehere kur te ndryshojme ne vete. Nje thenie filozofike thote “Ndryshimi fillon nga vetja ” !
antero
30/08/2008 ne oren 12:38
5Podgorani e ke shkruajtur shume bukur dhe me realizem. Qendrojne te gjitha dhe po ta kishe zgjatur do te isha i sigurte qe do te kishe edhe plot “elemente” te tjere bollshem per ta konkretizuar.
Ne kete republike autokrato-mafjoze, ku shefat e politikes tregojne me gisht njeri tjetrin per bemat e tyre korruptive dhe ku me pas bashkohen te gjithe bashke per te cvleftesuar dhe nenshtruar drejtesine, per berje kompromise te castit te perfitimit financiar e cvatjes publike, as mos prit te kete ndergjegje socjale per ndreqje nga poshte. Ajo eshte utopi komuniste.
Nese masa pranon qe partia ose partite te marrin financa te dyshimta, te cilat vijne nga kartelet e droges, korrupsionit e kontrabandes, si do ta kerkonin ndryshimin? Ato nuk quhen me parti por banda. Nuk ka mundesi qe “trimat” te mos kerkojne me pas haracin. I shikon ne dogana, ne drejtori te dikasterve si “specialiste”, edhe ne ambasada, etj. I shikon ne mes te dites me makina super luksoze te vijne verdalle pa te voglin “hyrje gjembi”. Vila qe ngrihen e lulezojne pa te voglin kontroll financjar, llokma tokash te cvatura ne hipoteka qe “pastrohen” e presin zhvillim prej shoqerive te huaja.
Nje miljon shqiptare u larguan me eksodin e madh, e lane vendin prej tmerrit te varferise, hiken si kur te kishte rene murtaja ne kete vend te zise. E me ta plot njerez te kultivuar. Po sot mbas 18 vjetesh nuk flet askush per depresjonin e madh. Prandaj gjithashtu eshte i vetmi popull qe nuk proteston per levizjen e aferme te lire. Dikur dhuna e diktatorit ne emer te popullit sot dhuna e mafjes ne emer te parase.
Zamira
30/08/2008 ne oren 19:22
6Tashme eshte e padiskutueshme, se perse njerezit lakmojne nji vend pune ne nje ambasade apo diku tjeter. Rendesi ka qe te jete i veshur me imunitet. Me siguri qe i kini vene re padronet e lokaleve neTirane? Durres? Elbasan? Vlore? Gjirokaster apo dhe Lazarat, qe jane djem te rinj, qe nuk i kane thene kurre as punes dhe as shkolles marshalla. Po keta te thyejne koken me leke, keta shesin votat tona, keta bejne ligjin, keta flasim me celular me ministra deputete dhe pse jo me kryeminister dhe president. Pra keta jane djem te rinj, qe ai dekani dhe profesori me sekretaren i ka pajisur me diploma fallco. Hapni ju nji teme dhe une e para do ju them se kush ka dipllome fallco? Ky eshte nje turp i madh per Shqiperine dhe per qarkqet dipllomatike ku bejme pjese dhe ne. I doli era me ne fund, po pak me vonese. Jam kunder Besnik Mustafajit, se e di mire qe iku per kete pune, po meqe vete nuk eshte i paster se ka blere mijra ha toke me 1 euro, nuk ja mban nga SALI GERDECI. E drejta vonon po nuk harron. Kush qenka ky shofer qe beka sikur eshte zoti, kontrabande heroine? Kush e komandon kete person? Kur ne kontrollohemi ne Rinas me shume se ne France dhe Itali, ju zoterinj beni pazaret ne mes te dites. Ne nuk na lejohet as nje shishe uje, ju na kontrolloni dhe kepucet dhe personat te veshur me imunitet ecin me hap ushtarak, tamam si ushtaret e Duces, me makina dipllomatike Shqiptare. Perse nuk del asnje person te prononcohet per kete super skandal? Jam dhe kunder kesaj gazete qe ka nxjerre nje plake 92 vjece se na u marrka me droge. ITALIA DHE BOTA po u tregon UJKUN? Ju thoni ja gjurmet dhe lini nje plake te gjore si foto te dites ne shenje ofeze per moshen e kaluar. Gruaja e shoferit qe bente kontrabande me dashnoren rumune punoka ne Ministrine e Jashtme. Lulezim Basha duhet te dorehiqet. Po e tepron shume dhe ti vije zor, po ai as nuk skuqet dhe as nuk zverdhet. Ja o popull perse e votojne Saline dhe banden e tij. Po e votojne SALINE, se perfitojne ne te 4 anet e botes. Te gjithe jane VERIORE. Personalisht nuk kam gje me ta, po jane te gatshem per te kontribuar per mafian. Ja, rastesia eshte qe njoh shume dhe te gjithe hajdute. Cfare u be me Vili Minarollin? Asgje. Te lumte SALI RAM BERISHA, je burre jo shaka. Sle injorant Tropoje qe kane ikur per cfare kane bere andej dhe i ke ngritur ne pergjegjesi; Vete injorante me gra shume te zgjuara.
shkupi
30/08/2008 ne oren 23:58
7Sa i perket kesaj dukurie, eshte normale kur institucionet shtetrore mbajne keto lidhje mes klaneve te ndryshme, para dy vjeteve ne Shkup, ambasada e Shqiperise kishte organizuar mbremje gazmore,festa e dites se flamurit.
Ne kry te kesaj mbremje, televizioni i shtetit kishte bere nje incizim: aty shihen dy Narko bose te Shkupit dhe njeri nga rrethit te Shkupit.
Konstatova, qe me te vertete shqiptaret e paskan industri biznesin me narkotike, pra u befasova qe aty gjendej edhe kryetari i shtetit te Maqedonise Cervenkovski, po ashtu me nje kohe te caktuar me te vertet Cervenkovski kishte qene miku i dy Narko bosave te Shkupit me perkatsi shqiptare, qe keshtu sivjet kryetari i shtetit kishte qene ne Durres per te bere nje lidhje qe biznismenet nga Maqedonia te punojne ne hapjen e lidhjes se mallrave mes rruges Durres-Shkup dhe anasjelltas.
Mos eshte kjo nje cudi? Dy shteterore qe mbajne ne dore Ballkanin disa kryetare te shtetit biznesin.
A per kete qingji qe eshte zene me nji kilo, kjo eshte hakmarrje mes grupeve klaneve, qe te punonte me kete mjet ky djalosh do te punonte me shume kilogram e jo me nje kilogram, pra dikush ka venduar kete gje per te hapur rrjetin apo per te shkatrruar rrjetin mes rrugeve te ndryshme te atyre qe jane afer shtetit.
Une them qe ai djali nuk eshte fajtor, pra dikush ja ka kurdis kete.
Zamira
31/08/2008 ne oren 12:28
8SHKUPI——Je shume i drejte ,apo pak naiv. Ai djaloshi kete pune e bente ne bashkepunim . Nuk besoj qe ka klan ,po thjesht per perfitim ;Ju thoni me mire nji rruge me 20kg ,apo 20 rruge me 1 kg? Ky eshte treguar i zgjuar. Dhe duket qe eshte dhe ka qene i pregatitrur per ate pune. Pastaj per 1kg denohesh me pak ,per 2O kg do kalbej ne burg. Djaloshi i ri ben mire te tregoje rrjetin ku fillon dhe ku mbaron . Ska kocka njeri te perdore makinen diplomatike per keshtu gjerash . Policia Italiane eshte korrekte,ne vezhgim te ketyre fenomeneve. Keshtu i ndodhi dhe Liliana Kondakci ;e moren ne makine dhe e perdoren per te kaluar drogen etj etj qe nuk kam nder mend te zgjatem . Apo humoristi Koco Devole qe ne ato momente ju duk vetja pasha. Sa per politikanet historite e te gjitha shteteve tregojne qe kane lidhje me drogen . Prandaj nuk eshte çudi fare çfare shkruani ju per ate te Shkupit. Besoj e di qe Andreoti eshte akoma i akuzuar per lidhje me drogen dhe trafikantet. E ndryshe nuk do kishte miliardere dhe milionere ,po do kishte njeres te thjeshte si ti dhe une . Pershendetje Shkupi. Djalit le ti behet mesim,se shume heret ka dashur te pasurohet. Pasuria eshte puna e ndershme. Kishte mundesi ta nderote shtetin aq me teper qe aty ka shume Shqiptare dhe ju e merrni me mend vete se si do reagojne qarqet Italiane apo miku i Shqiperise(se ne te gjithe miq i kemi)Berluskoni.
Gjergji Kajana
31/08/2008 ne oren 19:27
9Te lumte Zamira.
antero
01/09/2008 ne oren 17:37
10Ju mund te merrni shembuj nga bota dhe kjo pa i paragjykuar njerzit, ju mund te thoni qe B. Kraksi shkoi e vdiq ne Tunizi, pasi u ndoq me gure nga Italia pasi u gjykua per korrupsion, mund te thoni qe kancelari H. Kohl, megjithe punen e politikanit te madh, u shkarkua e per pak u denua per aresye te marrjes se parave te pa deklaruara per partine e tij. Por kurresesi nuk mund t`i njehesoni me politikanet ballkanas te tranzicionit te zhytur ne korrupsion, trafik armesh, duhani e droge.
Edhe artistet me emer ne bote kurresesi nuk jane permendur per trafik (por per perdorim). Sepse emri dhe karriera jane me shume se pasuria prej asaj qe te con ne O.
Djaloshi 20 vjec me moshe te fallcifikuar ne zyrat e M.J. jo vetem ka qene adoleshent pa themel familjar por edhe mund te jete perdorur, ashtu sic perdoren “ushtaret”. Per mendimin tim prokuroria duhet te hetonte me kujdes xhaxhain e tij me klubin e degjuar ne Tirane si dhe shefen e auditit ne ministri. Ata ne ambasada e konsullata duhet te kuptojne se jane pasqyra e shtetit si edhe e kombit aty ku i ka derguar, ata jane perfaqesia e asaj qe duhet te ngreje opnionin e mire mbi te keqin.
Vjen nje gazetare e Rai 3 dhe ben nje emision turistik e ne ngrefemi per 60 min. per vendin e njerzit tone. Me pas nuk kalojne as dy muaj e nuk ka stacion televiziv e jep lajmin e zi, e me pas shembet cdo gje.
Te rrofshin 300 mije eurot qe ke paguar ne CNN per reklame turistike!!!
Miljonere e miljardere nuk do te thote qe jane marre me pune te pista. Revolucioni industrial dhe teknologjik ka 300 vjet qe po lulezon ato vende ku njerzit e njohin mire edukaten e punes dhe ku mbisundon kulti i te aftit. Ti ke shkruajtur diku se jeton ne France po nuk paske marre vesh fare prej historise te atij populli. Kur stergjyshi yt ruante dhite ne shkrepat e luginat e perrenjve ata dhe perandori i tyre merreshin me legjislacionin modern te cilin po mundohen tua fusin me zor ne tru sharlataneve tane sot. (Ka qene viti 1805). Dhe prap nuk po e thithin dot se akoma ka qe po zbresin nga mali e ka perzjerje te renda nga ajo “aroma e dhise me te parfumit firmato”.
Me fal se nuk e kam me ty personale por me idene e njehesimit te korrupsionit qe ngjason me ate asaj te ish presidentit tone; “bashkevuajtes-bashkefajtore”.
Zamira
02/09/2008 ne oren 9:22
11Tema e ketij komenti eshte”TRAFIKU I DROGES NEN PETKUN DPLOMATIK” shume e thjeshte . Nuk ka te beje kjo teme me vitin 1805 ,Kjo ka te beje thjesht me vitin 2008. Kur pretendohet qe ka nji demokraci te paster,kur po mundohemi te futemi ne NATO e pse jo dhe ne BE. E te ndodhin keto gjera ne nji perfaqesi diplomatike eshte e turpeshme. Gjithmone flas per vete ,nuk mendoj se kujt i ther apo kujt i djeg. Nuk e njof xhaxhain e djalit po njofa ne gazete nipin e tij . Kjo mjafton per te nxjere dhe rrenjet dhe deget. Sa per mua eshte e vertete qe jam rritur me dhi ,dele,lope,Kale,Pula,Gjela etj . Po kam jetuar me ndershmeri po dhe parfumet nuk me kane munguar kurre . Gjyshi im punonte ne Amerike dhe aty vdiq . Eshte mare me ndertimin e Kishave me vlere . “SHENKOLLI dhe SHEMERIA” Kam lexuar shume dhe Vazhdoj te lexoj . NQS dikush do te dije per historine e Frances ,le te lexoje me mire” BEL AMI ” kryevepren e GI DE MOPASANIT. Ne qs nuk ka qene droga ka qene prostitucioni. Nuk dua te flas shume per kete pune se pastaj kam frike nga nji trumcak se cfare mund te me quaj ? Sa per parfume Franca ka me shumice . Po ne radhe te pare ka kulturen ,ka edukaten. FRANCA MBETET FRANCE. punet e veta di ti zgjidhi per bukuri. PO tema jone eshte Shqiperia. Ku ishim , ku shkuam,dhe ku po vemi?????? Me shume se çdo gje ,me pelqen Shqiperia? pse jo vendi ku u rrita u bera 15 vjece. ERSEKA eshte qyteti ku jam arsimuar ,dhe fshati im shtrihet me se miri perballe gramozit si nji ikone e mbrekullueshme,ndoshta sot i braktisur nga rinia dhe te rinjte ,per nji jete me te mire ne GREQI;Po prape vilat po lulezojne. PRSH
antero
02/09/2008 ne oren 13:36
12Megjithese redaksia mi boton me shkurtime, perseri ne teme do te qendroj duke te riperseritur idene qe mundohu ta njohesh ate vend mire, dhe ne thellesi. Aty ka lindur iluminizmi me ZH. ZH Rusone etj. e desha me kete te te trgoja se ato libra te romantikeve qe permend kane pa diskutim vlere,( une i kam lexuar fshehurazi qe ne 72, dikur, sepse edhe ne biblioteken kombetare regjimi i kishte vene me germen “R”). Po te me permendje Hygoin do te isha me i qete per sa i perket asaj qe quhet trashegimi historike letrare dhe edukative, dhe do te ishim ne teme. Me vitin dhe Napoleonin, qe permend, dua te them qe popuj dhe individe me zgjuarsi dhe kulture kane ditur ti japin drejtim qe dy shekuj perpara kombeve dhe shteteve te tyre. Dhe ti e shikon (nese shikon) qe ata iluminojne ( rrezatojne) atdhetarizem, kulture dhe edukacion edhe sot. Ata popuj dhe shtete, si ai qe jetoni ju dhe qe ne nje prej tyre kam jetuar edhe une plot vjet, po mundohen te na fusin ne tru qe duhet te leme jeten e “bariut te dhive” ( kete e kam simbolikisht, dmth - te lirise pa ligje dhe rregulla, sepse ndryshe quhet Anarki) dhe te behemi pjese e tyre sepse vendi ose “cepi me plehra qelb gjithe zonen”.
Dhe veprimi i djaloshit 20 vjec ne ambasade eshte nje pjese prej atyre plehrave qe i ke plot ne rruget e atij vendi prej te cilit je larguar qe 15. Te pakten rrezatoni ju pak nga ajo qe eshte patriotike, edukative dhe e tradites se mire se ketejmi, ne menyre qe sadopak te beni ate qe nuk bejne leshkot e ambasadave si pasqyre e horrave te politikes prej se ciles jane emeruar. Pasqyres se tyre jo tones. Ketu, ose per ketu eshte edhe ajo ideja qe nuk duhet te perziehen aroma e dhise me parfumin firmato, jo per atje, sepse ata perzierjen e ererave e kane lene me Luigjin e 14, ne 1700 ( sa per kuriozitet- Luigji IVX, nuk lahej por parfumosej qe te mbyste eren).
Zamira
02/09/2008 ne oren 14:51
13Z ANTERO. ju kuptoj shume drejt .Kuptoj qe ju kini patur dhe mundesi te kini lexuar shume ,ose ini mare me keto pune . Eshte puna juaj . une te falenderoj qofte dhe per kritikat qe me ben . Po te meresh me nji femer eshte nji lloj si ai djaloshi 20 vjecar ,qe transportonte droge. Shume mire ben redaksia qe ne i fshin disa gjera , sepse ne ndryshe jemi gati ti shpallim lufte njeri tjetrit. Nuk pretendoj qe jam historiane ,as qe kam punuar ne Akademi . Nga Hygoi i madh kam shume ,dhe nqs deshiron mund te ta shkruaj nji poeme qe e mbaj mend qe femi .
.” TE MjERET ” titullohet . Ne nek bejme konkurs ,nqs pranon te te them mik ,po ne debatojme ,per tema te ndryshme dhe mua me duket me se normale . Nuk po kerkojme as pune ,dhe kush ka qejf ndonji vend ,mund te shkoje te konkuroje,se kushedi e cojne ne ndonji Ambasade. Nejse ju nuk kini perdoror fyerje ,po ate punen e parfumit e kini merak ,si puna e tantellave me duket. “kjo ishte shaka” prandaj dhe po ti kishe perdorur dhe redaksia ti fshiu ,per mua ska asnji vlere . Se cili mendon si te doje,aq me keq qe jemi shqiptare,kete duhet ta pranojme. Pershendetje
antero
02/09/2008 ne oren 18:16
14Kur shkruaj ose te debatoj nuk kam parasysh askend femer ose mashkull, por thjesht cliroj nje mendim timin te cilin dua ta hedh ne ate qe quhet oqeani i pafund i ideve dhe mendimeve. Te ndikoj ose te cliroj nga ngerci (nese ka mundesi) ata gazetare edhe lexues te kesaj gazete online, ose edhe jo te kesaj, te kapin elementet e debatit dhe te zgjerojne atakun ndaj asaj qe quhet E KEQE. Fenomenit.
Duke mos qene as profesor a gazetar me vjen keq qe niveli i goditjes se te keqes eshte shume i ceket dhe i perqendruar jo ne masivitet. Une tashme kam dale ne pension (ne pension nuk do te thote qe nuk punoj fulltime), dhe nuk kam me friken e te ngelurit pa te ardhura materiale.
Ato vlera qe njeriu e ka fituar ne jete nuk quhen vlere, nese nuk i transmeton tek te tjeret. Por jo urrejtjen, as edhe nenshtrimin e tjetrit. Kultura nuk fitohet per te ulur tjetrin por per ti dhene tjetrit. Vetem per nje gje ndjej keqardhje; tek ajo qe leterthithsja nuk thith mire.
Gent
03/09/2008 ne oren 15:55
15Shqiperia ashtu sic e njhin qytetaret dmth “Zonje e Rande” ka vdekur. Ne vend te saj ka ngelur nje kufome e copetuar. Fale Enverit apo ketij provinciali qe kemi per kryeminister ky vend i ngjan me shume nje republike afrikane buze Europes, sesa nje shteti te vertete. Hapini syte. Shtet qe vdes ne thundren e nje kulture te ndyre rurale. E vodhen Berishianet, Hoxhistet, Metistet, Nanoistet, Rucistet. E grabiten dhe vrane ne mes te dites, Ne mes te drites, buze civilizimit. Tjetersuan pronen. Lane pa pune te aftin dhe i ngriten monument paaftesise. U zune policite per bustin e Azem Hajdarit dhe askujt nuk i shkoi nder mend pyetja: “More, po a kemi ndonje inxhinier apo mjek apo NJERI TE VERTETE qe ti bejme nje bust te vockel? Por te vertete ama?” Kemi zotrote, kemi po nuk i duam. Nuk i duam sepse nuk na pelqen te lodhim trute. Jemi pertace e mendjemedhenj, sherrxhinj dhe frikacake. Edhe bustin atyre do t’ua bejme. Sherrxhinjve, frikacakeve dhe trafikanteve. Pse? Sepse NE FUNDERRINAT JEMI SHUMICA. JU, NJE..R..EZIT JENI PAKICA. Ndaj, hajt mos mi ca kryt. Kom me t’vjedh, me t’vra, me t’shtyp me makin po mujta kur t’jem tap sepse ky jom un. Ti a m’vret dot? JO. Je pakice o qytetar. Po s’durove hik n’emigracion.
Bente poezi i mjeri Fan Nol. Donte tu falte pak civilizim te mallkuarve. Natyrisht. Te mallkuarit e lane te vdiste ne emigracion. I bene edhe nje bust me varak cigaresh te parlamenti dhe i shkruan pas: “Ene shum e ke”. Hajt, nosh..
Cfare te besh o i madhi Fan Nol. Ka dy shqiptarizma. Nje shqiptarizem qytetare te vockel qe mban vlera te medha, dhe nje te ndyre, nga ajo e kanaleve te ujerave te zeza, gjigande ne numer qe bart nje nevojtore te ne krahe dhe nga shkon helmon dynjane. Kjo eshte Shqiptarizma e fshataresise shqiptare. Helmi i helmeve.
Fale ketij raporti te mallkuar ajo e vogla nuk eci kurre. U peshty, gris, vodh apo u vra nga kjo e madhja. Cfare ti besh. Ligji i jetes. Te bie te jesh pjese e nje populli ..uti.
antero
04/09/2008 ne oren 18:14
16E ke qare shkrimin Gent. Sa per buste shiko ate te Nene Terzes sa te vogel e kane bere e ku e kane vendosur. Aty ku urinojne studentet. Emrin ja duan, dhe te huajt ta shohin, ne ja kemi vene edhe aerodromit.
Zamira prifti
05/09/2008 ne oren 14:20
17Z Gent ,mendoj se po flisni per kohen e demokracise (te ashtuquajtur). Sa per dijeni dhe me aq sa kam pare ,bustet kane egzistuar. Nji dore e rende i goditi dhe i rrezoj perdhe, qofte dhe per pak material hekuri qe permbanin ato. Ne kohen e komunizmit nuk guxoi kush te prishi monomentet. Madje ishin madheshtore kudo dhe ne çdo vend. E dine mire se kush i prishi dhe shkaterroj ,po i nisen ne emigracion. Sepse ne prisnim nji cek te bardhe ,qe me sa di une erdhi? Dhe ndoshta te ky çek do ndertoheshin dhe shume figura te rendesishme, pse jo dhe nga ata qe luftuan, duke shitur arme per demokraci. I bukur shkrimi juaj, po jo plotesisisht i qarte. Nuk e vodhen ata qe thoni ju, po e vodhen duart e ndyra te krimineleve. Me keto materiale çfare nuk eshte ndertuar ne Shqiperi? Nuk i interesojne Nanoisteve pusetat, as rucisteve, as metisteve, po kerkoni pak me tutje.
Emigranti.
06/09/2008 ne oren 6:37
18Ne pergjithesi jame dakort me komentuesit. Po kush pyet per shkrimet dhe komentet tona? Vetem te marrish pergjigjet e kryeministrit shqiptar, para intervistueses se Londres, i cili u beri bisht te gjithave dhe Gerdecit te sapondodhur. Edhe aty ku kapeshe mat pergjigjej se vete populli mi ka dhene votat.
A jeni ju komentuesit bije dhe bija te atij populli, qe kur ketheheni ne Atdhe vete ju dhe familjet tuaja i keshilloni te votojne per ato lidere?
Drejtuesi zgjedh shtabin e drejtimit si eshte ai do te jene dhe antaret e shtabit. Une nuk e dua dhe mos ardhte me ajo kohe qe ne shtepine e shqiptarit te thyej koken miu mbas darke! Por deri me sot nuk kam pare asnje anetar qeverie dhe drejtues institucioni, te dale ne publik dhe te thote; a duhet te vazhdoj me kete pasterti qe kam? Dhe testin tja beje publiku; nese e meriton mire, ne te kunderten ti kalojne prokurorise si denoncim.
Baza e demokracise ne Shqiperi jane te gjitha trafiqet dhe pislleqet qe e kane mbuluar ate vend! Pyetja behet ne rast se nuk do te ishin keto,me cfare do te jetonin shqipetaret? Kjo eshte rrjeta e infrastruktures e vendosur sot per sot.
Kjo eshte industria e lehte dhe e rende, e instaluar nga te huajt per punesimin e shqiptarve, qe tash 18 vjet i ka vrare, plagosur, humbur me mijera prej tyre.
Po kush pyet per ta? Ky eshte ligji i pastrimit ne kapitalizem. Tomas Maltuesi, jo vetem prift por edhe nje justifikues i antinjerzimit, nder 100 njerzit me te medhenj te shekullit eshte udherrefyesi i kapitalizmit shqiptar. A na cudit fakti, se perse nuk i thot ndal kesaje gjendje, nacionalizmi i vertete shqiptar?
A ishte per nje regjim demokratik apo merr rreckat dhe ik, se bashku edhe me ata qe dolen te zhgenjyer? Kalimi nga diktatura ne demokraci ishte rastesi apo domosdoshmeri zoterinje nacionalist, dikur balli i kombit?
Perse nuk e shpjegoni kete pytje, vetem ne raste sporadike kur i preket ndonjerit ineresi i ngushte personal? Perse tani jeni rrjeshtuar me me te humburit e shoqerise shqipetare?Do te vazhdoni tua jepni voten atyre qe deri tani ju kane mashtruar?A ka ardhur koha qe ju ta merrni pushtetin pa trafikant dhe te korruptuar? Pyesni te gjithe dhe beni vete si te jete me e mira; mos degjoni cdo keshille te vendeve kapitaliste, vecanarisht kur kane interesat e tyre.
Si eshte e mundur qe ne Shqiperi vjen nje emisar i nje feje te kote dhe bene ligjin; ne vend te tyre nuk ua var njeri. Mos u etuziazmoni me pallate e hotele shumekateshe! Ju zoterinje nacionalist keni Partine Demokratike ne krye qe udheheq me qeverine e saje te gjitha ato trafiqe. Ne rast se nuk i thoni STOP edhe ju me dashje beni ortakllek me te dhe jeni dakort qe per Shqiperine te degjojme keq dhe ne vendet e para per keto semundje.Ka 20 vjet pothuajse perserisim qe njerezimi ka kaluar deri tani vetem ne 4-r sisteme ekonomike shoqerore. Pyes, i 5-ti, komunizmi ishte rastesi apo domosdoshmeri?
A mos valle shqiptaret kane nevoje per tutele, diktature? Pse shqiptari, edhe ne nje vend te zhvilluar kapitalist, ne rruge, kur e sheh se nuk ka police, kamera, kalon me makine edhe ne sinjalin e kuq? Me ndergjegje e kokefortesi e shkel ligjin duke u mburrur se ja hodha rregullit! Nga informacionet e medias, ndonse nuk ndalohet njeri, shqiptaret e ardhur nga Atdheu Meme (me regjim diktature), jane me te edukuar, me te mbledhur, familjare se shqiptaret e komunizmit liberal, ne Mal te zi, Kosove, Maqedoni, qe sot kane krimet me te renda, vecanarisht krimin e vrasjes qe kane ata te Maqedonise. A e shikoni qe shqiptare edhe ne burg vriten njeri me tjerin? A mos eshte hequr para kohe ligji per denimin me vdekje?
A duhet degjuar Papa ne kete rast, qe 45 hektare shtet i ruan me nje gardian? Te gjitha shkrimet i ka bere njriu ne toke, pra edhe biblen e ka shkruar njeriu. A duhet te vihet ne kushtetute, qe njeriu ka ardhur nga qielli dhe liria e tij ka ardhur nga dikushi i paprovuar deri me sot, ai tja marre jeten dikujt,ndersa shteti ta mbylle per majmeri kete lloje specje, biles ti siguroje jeten. Po keto ligjet e Zotit perse nuk veprojne ne shtete te tjera edhe ato e kendojne biblen?
Po keto shtete jane ne diktature?
Por asgje nuk dime dhe per asgje nuk konkurojme! Per traditat shekullore dhe me te mirat bota habitet kur ua tregojme, keto jane ne te vertete, apo bejne si budallenj! Ne e hodhem poshte dhe e denuam demokracine e proletareve dhe po ecim ne shinat e demokracise se borgjezeve, a duhet te hapim gojen dhe te ankohemi per keto trafiqe (droge, arme, prostitucion, homoseksualizem, pornografi dhe nje rrjet i tere degjenerimi te kesaje shoqerie), qe e kane te tera shtetet kapitaliste dhe qe e pranojne, se shoqeria moderne po shkon drejt shperberjes se saj?
Atehere, zoterinje komentues, edhe une me ju duhet te heshtim, te mos ankohemi, tavolinen e kemi me te mbushur sot, le ta hame kete lloje ushqimi, me mire derra te kenaqur se sa sokrate te vuajtur. Traditat tona nuk jane me te shkelqyera, por te shkelmuara nga nga ne Shoqeri demokratike, qe kur eshte krijuar me keto pislleqe ka bashkjetuar dhe kurre nuk do ti hiqen. Ndonse nuk e dua diktatin, vetem diktaturat i pastrojne. Ma mire me pak dhe pa keto apo me shume dhe me keto semundje te pasherueshme. Populli eshte si turme peshqish ne oqeanin e jetes, qe peshkaqenet, per tu ngopur i skarcojne grupe grupe; pjesa e mbetur duket sikur reagon, ne fakt eshte mase e madhe, por pa tru. Ligji i gjallesave ne dete, xhungel dhe ne shoqeri eshte i njellojte.
Gjon
06/09/2008 ne oren 10:22
19Mendoj se dihet nga te gjithe, se pasuria ose trashegohet, ose vihet me vjedhje, trafikim e korrupsion. Pasuri ne Shqiperi vune te fortet e ato qe u lidhen me qeveritare. Askujt nuk i mjafton nje rroge sa do e majme te jet per tu pasuruar. Mua personalisht nuk me shqeteson fakti i pasurise, qe kane vene, por jam shume i shqetesuar e i pashprese per perparimin qe po ben Shqiperia dhe jam i sigurt, se me kete korrupsion, qe ka ne Shqiperi, do mbetemi sic jemoi. Mua nuk me shqetson fakti se ambasadoret e stafi i tyre shesin droge e merren me prostuticjon, sepse ata jane njerez te ardhur ne ato poste per tu marr me ato lloj punesh, por jam i ofenduar e i lodhur me pritjen dhe punen qe na bejne ne qe kemi nevoj per to. Patjeter emigrantet i kane provuar kulturen e dobet te ambasadorve e stafit te tyre, paaftesin e arrogancen e tyre. Por, perveç qe te shkruajme ne kete blog nuk kemi mundesi te bejme gje.
Jam i sigurt, se ju si gazetar po punoni me penen tuaj kunder korrupsionit e te keqes ne Shqiperi, ju uroj pune te mbare e guxim ne punen tuaj te veshtire e fisnike.
levi
06/09/2008 ne oren 11:16
20Te tere atyre qe rreshton u interesojne “PUSetat”. Sepse me fillimin e asaj qe e quajme demokraci ka filluar me vjedhjen e pus-etave.
Ti rreshtojme;
Ne fillim u denua ish- kryeministri sepse “vodhi” pusetat- ndihmat.
Me pas u “vodhen” pusetat-armet me konsensus.
Me pas ai qe ishte denuar doli nga burgu dher u be kryeminister e “vodhi” pusetat-energjine prej hidrocenraleve, orizin dhe kepucet e ushtareve, arme sa te duash, e asete te shumllojshme.
Erdhi tjetri e “vodhi” floririn e trasheguar ne vite,
erdhi tjetri e “vodhi” celikun e armatimeve te vjetra, e shkembyen me hekur per beton, u vrane e u prene per te,
erdhi perseri i pari e cfare nuk “vodhi”, tokat e pronat i beri corap, e vuri dhe flake e beri tym sepse donte para prej barutit, e ndihmon edhe tjetri se nuk di ku ti coje letrat e dokumentat qe ka “vjedhur” me parate publike.
E pastaj vijne jevgjit me karroca qe mbledhin kanoce e vjedhin pusetat kur ska mjaftueshem kanoce.
E pse i vjedhin pusetat? Sepse i dashur vjedhin ate qe eshte themeli i shtepise, ate copen e letres qe ti e hedh me gezim, dhe me pas veprojne me te si ajo qe tha kryetari tim dhe tendi, per NY-Times.
Gjergji Kajana
08/09/2008 ne oren 22:47
21Ka te drejte Emigranti kur thote se askush nga ata me imunitet nuk interesohet per komentet tona;por te pakten ne jemi aktive dhe revoltohemi perballe gjerave te peshtira qe ndodhin ne mes te dites me diell nen petkun e imunitetit diplomatik te perfaqesise sone diplomatike dhe eshte detyra jone si qytetare te jemi te revoltuar:”i kapuri” paguhet me leket e taksapaguesve te shtetit tone dhe tek te ardhurat e ketij shteti te ardhurat nga heronjte emigrante jane zeri kryesor ekonomik.Kjo eshte nje nga arsyet qe kemi te drejten te revoltohemi.
Arsyeja e dyte eshte se “i mberthyeri” levizte nen imunitetin e ambasades sone dhe,duke qene se kjo ambasade perfaqeson shtetin tone ne Itali,bie ne syte e autoriteteve “mike” italiane çdo konsiderate te pakten njerezore mbi aktet e kesaj ambasade.Kush jeton ne Itali e di se italianet jane jashtezakonisht difidente e fodulle para jokomunitareve sepse mbartin ne mase te madhe kujtimin e nje te shkuare jo shume te hershme kur ishin vete emigrante urie neper bote;i paragjykojne dhe nuk duan t’i kuptojne te huajt,te cilet kane nevoje per mbrojtje nga shteti i tyre dhe ambasada e shtetit te tyre.
Ne ambasaden shqiptare ne Rome eshte hera e dyte ne pak vite qe shperthen nje skandal kriminal me protagoniste shqiptare nen imunitet diplomatik ose te aferm punonjesish me imunitet.Kjo ambasade ka per detyre te zgjedhe njerez te denje per te perfaqesuar interesat e shqiptareve ne Itali dhe nuk mund te toleroje te mbaje,duke qene perfaqesues ligjor i nje “shteti te se drejtes”(ironia eshte e detyruar),njerez qe shkelin ligjin!Ne varesi te ketyre skandaleve,diskretitimi i saj diskretiton shtetin qe ajo perfaqeson dhe,pa asnje faj te drejtperdrejte,shtetasit e ketij shteti.
Nuk kam ç’te them me,vetem uroj qe ndonje tjeter skandal pusetash te mos pasoje.
Ju faleminderit.
Lidhja RSS per komentet
Jepni komentin tuaj
Komentet e fundit
Shkrimet e fundit
Shkrimet me te komentuara
Autoret e blogut
Kategorite
Arkivi
Link
Lidhjet
Shkrimet e fundit
Komentet e fundit
Shkrimet me te komentuara
- Shekulli Online - Shekulli Blog