31 08
Autori: Elona Demollari ne kategorine Kultura Blog, Shoqeria Blog, Komente Blog
Sondazhin e kësaj jave tek SH2 (Shekulli Fundjava) e ndertuam me temen e mungesën se gatishmërisë për të qenë të sjellshëm me tjetrin madje me mungesen ne fjalorin tone te fjaleve “të lutem�, “më fal� apo “faleminderit�etj. Pyetem 100 persona.
Sa herë në ditë thoni faleminderit? 52 persona ju pergjigjen :”Nuk them asnjehere”.
Sa herë dëgjoni t’u thonë faleminderit? 48 persona ju pergjigjen :” Nuk degjoj asnjëherë”.
Ndjeni vështirësi për të thënë faleminderit? 79 persona ju pergjigjen : “e kam te veshtire te them falemnderit”.
Kush i përdor më shumë fjalët “magjike�? Ne na rezulton të jenë të moshuarit dhe vajzat studente sidomos ne në vitet e fundit të studimeve të larta.
Ku përdoren më shumë këto fjalë? Mirela thotë se e quan të panevojshme të përdorë fjalë të tilla si “të lutem” apo “faleminderit” me shoqet e saj apo rrethin familjar. “Por do t’i përdorja nëse do shkoja në ndonjë zyrë”
Dhe në fakt, ambientet e bizneseve, veçanërisht ato private, kanë ndërtuar një etikë komunikimi, që stonon dukshëm me pjesën tjetër. Thuajse të gjithë ata qe përdorin fjalë te mirësjelljes janë në kushte pune e sidomos ne ambiente zyrash.
Por e kemi të vështirë të themi “të lutem� dhe “faleminderit� sepse konceptojmë gabimisht që këto fjalë thuhen zakonisht kur je ne pozita “inferiore�.
Psikologu Edmond Dragoti e shpjegon keshtu arsyen e mungeses se fjaleve te tilla ne fjalorin e shqiptareve:
” Përdorimi i paktë i fjalëve të mirësjelljes, është problem që lidhet drejtpërdrejt me kulturën dhe etikën e komunikimit në kulturën shqiptare. Kultura kolektiviste ose ajo patriarkale ka pasur një komunikim të centralizuar dhe hierarkik nga lart-poshtë, që do të thotë i pari i familjes kishte autoritetin dhe atë duhet ta respektonin të gjithë. Ishte e panatyrshme që i pari i familjes të përdorte fjalët e mirësjelljes, siç është “më fal“për shembull me nënën dhe fëmijët. Për shembull gjyshi, i cili ishte i pari i familjes duhej të respektohej nga të gjithë dhe atij i drejtoheshin me fjalë mirësjelljeje, vartësi i drejtohej me fjalë të tilla drejtuesit, bujku i drejtohej pronarit e kështu më radhë. Komunikimi pa fjalë të ndërmjetme, siç është “më fal“ thuhej zakonisht për një çështje shumë të madhe siç ishte: jeta, prona etj.
Ndërsa sot kanë ndryshuar raportet në shoqëri dhe në familje, ka ndryshuar personaliteti i njeriut në shoqëri, ka ndryshuar pozicioni profesional. Respekti, ndryshe nga kultura kolektiviste, apo ajo patriarkale është reciprok, madje respekti reciprok është kusht për shoqërinë moderne të ditëve të sotme”.
Te nderuar diskutues te blogut te Shekullit, po e mbyll shtrimin e ketij problemi me vleresimin qe Budistet kane per kete ceshtje:
Të falënderosh do të thotë të eliminosh distancën që më ndan mua nga ty.
Kur me një buzëqeshje dhe një shtrëngim dore të afrohem dhe të falënderoj për gjestin tënd, për një fjalë të thënë nga ti, unë nënkuptoj të rrëzoj distancën e akullt që na ndan.
Ky zakon i të falenderuarit dhe mirënjohja nuk janë vetëm një fakt sjelljeje, por edhe komunikim i pazëvendësueshëm shpirtëror.
Nëse falënderimi dhe mirënjohja ngroh zemrat e ngurta dhe eliminon distancën, duke u përgatitur më vonë për përqafime, kjo mënyrë jetese është diçka shumë më e thellë se kaq; ajo ka forcën të na mbushë me jetë dhe të përhapet në çdo qelizë tonën.
Falënderimi nuk është më një raport mes meje dhe teje, por është një raport mes meje dhe botës që më rrethon.
Të nderosh, të falenderosh dhe të falësh; këto tre ndjenja duhet të ushqejnë mendjen tonë.
Te bukura keto fjale… A duhet ta zbukurojme jeten tone cdo dite? Fillojme nga keto fjale te bukura, e quaj mungese te madhe qe mua, ty, ne na mungojne keto fjale te arta!
18 Komente
gzimi rama
31/08/2008 ne oren 19:22
1Pej kohesh tashme eshte humbur tradita e mire e shqiptarit per te salutuar te tjeret,nje zakon i nderuar qe ne te kaluaren ka pasur rendesine e vecante,praktikisht nuk salutohej vetem hasmi, ndersa per te tjeret pershendetja ishte ne radhe te pare kur dy persona takoheshin ose shiheshin, urimi midis tyre ishte, tu njgjate jeta,gje qe eshte urimi me imadh per ti dhuruar tjetrit.Per fate te keq keto virtu te larta sa vijne dhe po zhduken qofte per kohen se njerezit po behen gjithmone me te ftohte per kushtet e jetes qe po vijne gjithmone dhe me te veshtira,ku shume njerez hecin drejte pa shikuar se cilin kane per balle dhe me cilin duhet te flasin.I Takon ne radhe te pare te medhejve,adulteve, te tregojne nje shembull te pare kudo qe jane , ne familje ,ne pune, ne ambiente te ndryshme, ne rruge, ne treg dhe mbi te gjitha neper shtepite e tyre, keshtu qe dhe brezi i ri te edukohet ne menyre qyteteruar qe ne feminije.Fjala e emgel nuk don veshtiresi,ajo rrebullon dhe zbukuron njeriun e sotem.Me fjale te mire dhe me pershendetje te edukuara dialogu i cdo njeriu eshte me i komunikuar dhe me i sinqerte,ne erresire ndizet nje drite dhe kjo drite duhet mbajtur ndezur sidomos tek personat adult.
Komplimenti Elona per temen e shtruar.
Zamira
31/08/2008 ne oren 21:16
2Ketu do te ndalemi pak. Me te vertet qe duhet te diskutohet dhe gazetarja ka bere 1 pune te perkryer. Personalish jetoj ne France dhe te them te drejten ,keto i degjon gjithe diten dhe kudo ku shkon . Te betohem ndonjihere ndihem keq sepse harroj te pershendes. Sa per moshen e re ata jane akoma me te respektushem ,po se besojne e ebejne me zemer. Sa per ne Shqiperi e kam vene re qe ky fenomen eshte po thuaj se ne zhdukje. Askush nuk te thote flm edhe kur shkon ble shume gjera ne nji dyqan . Shkova ne Banke 1 dite dhe ajo vajza lyhej me buze kuq ne mes te klienteve. Asnji nuk po fliste . Atehere ju drejtova me fjale jo fyese po ajo te kuptonte qe ne nuk ishim qente e saj ,ajo ishte aty per te na sherbyer. Po je i semure mos hyp kurre ne autobus sepse askush nuk ta leshon vendin ,askush ste jep doren . Fjala “me fal “nuk degjohet dhe kur ecen dhe ta fut me shqelme pa dashje. “Te lutem” besoj eshte harruar fare . Kjo vjen nga qe dhe njerezit e zgjuar intelektuale apo cfare do lloj qofshin ,nuk i njohin keto falenderime. Doktori fut leket ne xhep dhe mendon se nuk i ke dhene aq sa donte ai . Perse te thote flm? perse te thote te lutem shko bli kete ilac ? jo ik gjeje ku te duash . Me hapjen e shqiperise ne bote ,keto gjera duhet te ishin shtuar ,po siduket kane sjelle vetem edukaten e rruges. Ka familje qe ne pallat jane bosa . Po nqs ndodh gje te komshite nuk e hapin deren . Ose largohen fare. Gjasme si te huajt . Po as anash nuk ju vine te huajve sepse me komshite ke marredhenie te mira . po s’ke perse te shkosh pa te ftuar . E veshtire do jete per femijet
sepse femijet nuk po i meson me njeri te dine te pershendesin te moshuarit. Kjo eshte e dhimbeshme per ne Shqiptaret . Kete e ndjen qe ne aeroport
ej o plake i thoshte dikush ,nji polic me rroba xhindi nji gruaje ? ti pse ke pas pashaporte kjo pse eshte
po kam bere te dyten i tha e gjora . prit rri ne fund ta sqarojme. Qe te pashaporta duhet te te thote flm ,te tregoje qe je njeri qe je i rregullt me pashaporte dhe ke mberritur ne aeroport . E sa here do vendosen injorante ne vende pune injoranca do egzistoje ne Shqiperi. dhe e fundit kur kryetari i shtetit perdor fjalor prej dialli çfare pret ?apo juzefina.flm
Ligor Luarasi
31/08/2008 ne oren 22:37
3CILET POPUJ KAPEN VERTETESISHT DUKATEN FETARE,JANE ME TE
EDUKUARIT.
Kur vijme ne problemet dukative, me te cilat me shkoi jeta, kam krijuar
bindjen se me te fuqishme se EDUKATA FETARE, S’KA. Nuk po ngas
problemin egziston ZOTI, o jo.Por aq sa lexoj,studjoj,degjoj,kuptoj qe
ne popujt qe besuan zotin dhe mesimet e tij, edhe fjalet:ME FALNI,JU LUTEM, FALEMINDERIT perdoren me shume dhe me korektesi.Shikoj popullin cifut, jane nga popujt qe kapen me kohe edukaten e ZOTIT,
edukaten fetare. Ne shqipot,asnjehere nuk u beme besimtare te vertete,pavaresisht asaj pakice qe meriton keto fjale.Ne kete pike shikoj dobesine me te madhe edukative qe kemi ne shqiptaret, ne pergjithesi. Pas edukates fetare vjen ajo familjare.Ketu femija qe ka lindur, ndesh per here te pare fjalet e gjuhes se nenes se tij.Ai ritet ne familje paralel me qumshin e nenes dhe me edukaten qe rezaton familja, qe ne problemet me elementare te edukates deri ne ato themeloret.
Veshet e femijes,syte e saj,dhe gjithe shqisat e kane mare me kohe edukaten familjare,para se dikush nga familja te filloje te meret me kete edukate.Ai fikson ne trurin e tij te paster,c’do gje qe ndjejne shqisat e tij.
Po i degjovi ne kete kohe,kur truri i tij, eshte tabula rasa(Drase e bardhe),fjalet ME FALNI,JU LUTEM,FALEMINDERIT, ai gjithe jeten i ka ngulitur keto fjale ne koren e kuiteses se trurit. Ne se pas feminise
ai perseri i degjon te zbatuara keto fjale,ai i kristalizon ne tru per gjithe jeten. Tani del pyetja sa familje shqiptare jane vertet fetare dhe sa jo?
kete besoj se statistikat tona as e kane fare.Po keshtu sa familje shqiptare,perdorin qe kur indin femijet ne mjedisin e tyre tre fjalet e shenta? edhe kjo shifer eshte abstrakte.Me tej femija ritet ne nje mjedis te caktuar, ne se ky mjedis tre fjalet e shenjta nuk i perdor krejt,edhe femija fillon gradualisht ato tre fjale te mos i perdore derisa ne perspektive edhe i shuan nga kuitesa.Sepse femija si gjallse i pershtatet
mjedisit. Tani duhen analizuar te gjitha mjedistet shqiptare,qe te shohim cili ishte ai mjedis qe i perdorte tre fjalet e shenjta dhe cili jo.Kuptohet qe shumica e mjediseve shqiptare, nuk i perdorin keto fjale.Biles kemi mjedise qe i kane shojtur nga perdorimi te tre fjalet.Mjedisi i begate,i ndershem,me njeres te ndershem,qe jetojne me nder dhe djerse te paster, ka probabilitet ti perdore te tre fjalet me shume dhe me korektesi se mjedisi i varfer,mjeran,ku jetohet me djallezira,vjedhje,
me njeres hidhja tja hedhim.Ne kete mjedis s’ke perse te falinderosh o s’ke ke te falindrosh, sepse te tre fjalet lidhen me konceptin NDER dhe NDERSHMERI. C’fare s’ben Amerika per edukaten dhe per te tre fjalet e shenjta dhe perseri Z.Obama, kerkon te beje shume dhe me shume per EDUKATEN,sepse eshte GUR THEMELI PER C’DO KOMB. Shqiptaret jane pushtuar nga ethet e parave,vilave,veturave,
seksit,ahengjeve,turizmeve neper bote, nderkohe fmijet i kane: vrima e fundit e kavallit.Tre fjalet e shenjta qe ne nuk i perdorim,edhe si te ritur qe jemi,tregojne majen e aizbergut, qe te ndryshoje kjo maje,duhet ndryshuar 3/4 tertat e aizbergut nen uje. Ndaj problemi duket i thjeshte,
por nuk shte keshtu. Ligor Luarasi,SHBA.
Mark
01/09/2008 ne oren 2:55
4Te perdoresh keto shprehje ne jeten njerezore eshte edukate dhe kenaqesi ne ndjenjat rreciproke te sinqerta ne mes perdoruesve. Kete shprehje e kam degjuar po sa kam hyre ne Amerike. Nuk ka njeri qe ka mesuar me fole e deri sa vdes i moshur qe te mos e perdori shprehjen Thank you. Kjo ben qe te mos ekzistoje kurrfare diskutimi mes perdoruesve. Po qe ka dhe kuptimin e edukates te miresjelljes. Pra kaq shume e perdorin sa mua me duket me shume hipokrizi se miresjellje. P.sh. Pergjegjesi ne pune te ngarkon me nji pune tjeter qe i takon nji tjetrit dhe e quan te perfundueme kryerjen e kesaj pune me shprehjen Thank you, pa kundershtime apo diskutim nga punetori. Keshtu dhe une i rrinja gati kesaj loje dhe me te me marre urdherin, i thoshe une i pari Thank you. Mbas disa rasteve te perseritura pergjegjesi filloi ta kuptonte duke e shprehur me te qeshura. Ti thuash tjetrit, pa krye kurrfare pune apo miresjellje Thank you eshte hipokrizi.
Ndaj dhe shqiptaret e kane te veshtire te urojne faleminderit, pa nje domethenie, pa dicka konkrete.
Ndersa shprehjet, me fal dhe te lutem perdoren ma me sinqeritet. Ne Shqiperi keto perdoren me shume per t’ia imponuar tjetrit se (une perdoruesi) po tregohem i matun, i durueshem dhe me edukat, po qe ka hijen e hipokrizise. Kerkon me cdo kusht te perfitojne nga shprehjet, me fal dhe te lutem, per te realizuar idete e veta qe veshtire se te bindin.
Klaudio.S
01/09/2008 ne oren 11:02
5Shkrimi eshte i goditur ,jane tema shoqerore te miresjelljes per te cilat kjo shoqeri ka aq shume nevoj ,ti marre per diskutim !
Mendoj se cdo forme e te shprehurit me miresjellje “Te lutem” “Falemnderit” qe jane Tabu per shoqerine sot tregojne nivelin e kultures se vet shoqerise aktuale , nji shoqeri e cila eshte gjithmon e me shume e orientuar nga paraja mbijetesa e diktuar nga klasa politike ne fuqi kto 18-vjete. Ne nji vend ky paraja e rruga qe te con drejt saj nuk njef asnji lloj morali /principi njerezor , atje nuk mundet te exzistoje kulture !
Natyrishte qe duhen bere perpjekje per te permbysur kte kaos shoqeror e kulturor ,duke tentuar te shihet drejt civilizimit qytetarise drejt nji orientimi te ri te shoqerise shqiptare nqs mendojme ti rezistojme sfidave te kohes ,Globalizimi etj , ne vetvehte kerkojne edhe pershtatje e cila do te thote mbijetese per nji kombe te vogel si joni per kohet qe na presin .
Gjithashtu do te theksoja se kto forma miresjellje nuk kane te bejne aspak me Hipokrizi , si dikush aty larte i quan sipas tij , ato pervec se tregojne afrimitet e largim te dhunes ne shprehje ne aspektin psikologjik , midis njerezve , tentojne te tregojne se njerzit duhet te sillen e komunikojne si njerez ,duke treguar me shume rrespekt e miresjellje per njeri tjetrin ,gje e cila ka te beje edhe me ndryshimin e epokave te zhvillimit njerezor mendoj une.
Natyrishte qe Bota kte e ka arritur me stradegji ,investime ,duke filluar qysh ne shkolla fillore e ne vazhdim , pra shkurt mendoj se kjo ka te beje konkretishte me interesin e politikat qe nji shtet ndjek ,psh ne shqiperi ka nji orientim ndryshe ,ku i jepet prirjoritet dhunes ,ne te shprehur ,te menduar ,ne zgjidhje te problemeve te ndryshme , ku llogjika dhe komunikimi njerezor thjesht injorohet per arsye te pakuptushme !!!
A duhet te ket ky shtet nji orientim ndryshe nji orientim te ri larg pasioninit te qarqeve te caktuara per ty kthyer nji kulture mesjetare komunikimi ?! Kjo mendoj eshte dhe detyre e vet shoqerise civile .
Shpresojme qe te pakten kjo menyre miresjellje te rrespektohet nder ata qe jan shkolluar e ne poste administrative ,kto forma miresjellje duhen shprehur nder njerez ne komunikim e siper sado te se dikujt mund ti ngjalle ndjenje habie ,duke hap syte , sepse ashtu fjala e shprehur do filloj te degjohet e te ndikoj ne trurin e cdokujt .
Falemderit stafit per mirekuptimin.
antero
01/09/2008 ne oren 11:32
6Mos valle popujt me gjeresi gjuhe e kane zgjidhur me mire kete problem?
Ne anglisht ndryshon ” excuse me” me “I`m sorry” sic edhe ne italisht “perdonami” me “scusatemi”. Ndersa dy variantet e para si ne anglisht edhe ne italisht jane me thellesore dhe bejene clirimin nga faji, te dytat japin elementin e tolerances dhe te mirekuptimin nder mardhenje.
Nuk desha te tregoj shtjellim gjuhesor pasi te gjithe shkruesit ketu, i njohin keto, por kisha idene se perdorimi i shprehjes “me fal” eshte ai qe perdorej ne objektet fetare ose te kultit dhe jo si fjale e perdorimit masiv nder bashkebisedues ose edhe shkembyes malli. Merrem me “me fal” sepse prej asaj edhe rrjedhin me pas Faleminderit dhe Te Lutem.
Jam dakort qe bota perendimore ka elementin kristjan qe trashegon dhe i jep gjeresi ketyre shprehjeve. Por po ashtu eshte shpesh edhe e perdorimit te rendomte, aq sa eshte edhe besimi kristjan sot, atje.
Edhe historia e dhe mardhenjet ndrmjet mases(vulgut) dhe klasave aristokrate dhe feudale ka ushtruar nevojen e perdorimit masivisht te ketyre shprehjeve. Tek ne qendron ajo qe thote pr.Dragoti per familjen patriarkale. Une do te shtoja edhe bajraktarizmin dhe jeten ne bashkesi te vecuara te cilat jetonin nendermjet luginave te te lumenjve te ndare prej maleve te larta.
Kryelartesia bente qe tjetrin ta nderoje duke ulur koken, por jo ti thoje fjale te cilat perdoreshin ne kishe dhe xhami.
Duke qene qe keto shprehje qene neologjizma nuk arriten te zene vend mire, nder ne ne Shqiperi, sepse nderkohe, erdhi edhe trubillira e madhe te cilen une e kam thene edhe ne raste te tjera “Epoka e Depresionit te madh” ku: krimineli u be manipulatori i gjykates, genjeshtari dhe mashtruesi me i mire u be deputet ose kryetar qeverie, vjedhesi i pasurise publike njeriu me i zote, kontrabandisti dhe shperndaresi i droges u be pasaniku me jete komfortejbell, ai qe ben emisjon televiziv “Ajzberg”per korrupsionin, nderton vete ajsberg korrupsioni.
DHE JU PRISNI TE DEGJONI SHPREHJET ; “me fal”, “te lutem”, “faleminderit”.
Klaudio.S
01/09/2008 ne oren 19:40
7Natyrisht qe …antero….me shume te drejte tregon shkaqet qe pengojne kte qasje ke ne ,sjellje ,megjithate un jam i mendimit se ne presim te degjojme nji kulture te tille komunikimi ne Shqiperi , duke menduar se duhet te ndryshojme ne interese te vet neve Shqiptareve te zhvillimit ,qe te huajt mos ti shofim e mos te na shofim si UFO !
Qe ne mos te “trembemi” ose ta marim per dobesi nga te huajt kur degjojme kto forma miresjellje qe afrojne njeriun ,mirekuptimin , e bejne me te thjeshte komunikimin midis tyre, qe te imponojne ne nji fare menyre ti largohesh Dhunes verbale , te zbusin ne sjellje ,etj etj efekte pozitive, efektet psikologjike te se ciles e kane bere kte Bote sigurisht me te mire .
Kjo teme shoqerore ka aq shume per te folur, Autorja e shkrimit meriton sinqerishte te pergezohet ,per kte preokupim kaq te madhe qe duhet te shqetesoje kete shoqeri Shqiptare sot e cila do ti “kushtoje” mjaft vet exzistences se brezave te ardhshem . Shqiptaret nuk duhen te mbeten perjetesisht nji Ishull exzotik ne Europe ,ndryshe dallget e fuqishme te Oqeanit qe paralajmeron vet zhvillimi njerezor… (qe ne shqiptaret do bejme mire ti njohim dhe kuptojme ne kohe duke reaguar ne menyre inteligjente) …do te na veshtirsojne shume e me shume mbijetesen , tashme historikishte te provuara !
Pra..mendoj se eshte mjaft e rendesishme te ndtyshojme kur tashme dijme fare mire …qe PERSHTATJA me Boten eshte MBIJETESE .
bekim
03/09/2008 ne oren 20:29
8kjo eshte nje teme e goditure dhe te shpresojme se ndoshta ndryshon ndonje gje
Mua personalisht kur jame kthyer ne shqiperi pas nje kohe te gjate dhe po perdorja fjalet ME FAL FALEMINDERIT E TE LUTEM jo se jame ndonje i shkolluare por kur i them ketij te huajit perse jo shqipetarit ,por e keqja ishte se te shikonte kamarieri apo shitsja me inate sikure i shaja
kur hipja ne autobus mbaja bileten dhe kur ma kerkonte bileten ne statcionin tjeter i tregoja bileten dhe fatorinoja me shikonte shtrember personi qe sa hipte dhe nuk kish paguare isha i thoshte dhe fatorinoja vazhdonte pa e pare shtrember
prandaj me sa pashe ne shqiperi po perdore fjale te tilla te moren neper kembe
Klaudio.S
04/09/2008 ne oren 13:56
9Bekimi, perfekt e ke spjeguar, eshte pikerishte ky reagiim “fenomeni Ufo”!
ED
04/09/2008 ne oren 21:13
10Faleminderit te gjithe komentuesve dhe njekohesisht bashkebiseduesve te kesaj teme. te shpresojme qe mendimet e dhena te kene qene te vlefshme per lexuesit. me mire te flasim dhe pse fjalet tona mund te bien ne vesh te shurdhert. heshtja, per problemet qe na rrethojne cdo dite do te na shpallte fajtore!
miqesisht elona!
Me dhimbje emigranti: "LAMTUMIRE" Bledar Dedi
10/09/2008 ne oren 4:57
11Mes dhimbjes dhe deshperimit, u mblodhen perfaqesuesit e shoqates “Shqiptaro- Kanadeze”dhe perfaqesuesit e artit e te kultures ketu ne e migracion, shoke dhe kolege,per ti derguar ngushellime per humbjen e djalit te tyre, familjes Bledar Bledit, ndare keto dite nga nje semundje e pa pritur ne Tiranen e tij, shkuar muaj me pare per te gezuar nenen dhe vellain e tij, sa dhe ngushelluar me homazhet qe ti bente te jatit te cilin e percolli me lot emigranti nga Kanadaja. Pse jo dhe te realizonte enderrat e tij rinore mes atij qyteti qe e lindi dhe e riti, deri si artist te rangjeve me te mira kryeqytetase.
Muar pjese ne kete aktivitet jo te zakonte, ajka e emigranteve artiste ketu ne Toronto te Kanadase, Petagoge e kuadro te sferae te ndryshme qe me Bledin ndanin gezimet dhe hidherimet si vellai me vellane. Mes Te pranishmeve; Pr . Kristian Bukuroshi, Kryetari shoqates inxh Petraq Peci, Veterani dhe ish kryetari shoqates Muharrem Xhaferi, botuesi i Gazetes “JON” Kliton Verli, Kineasti Ilir Lena, Veterania e persekutuar Meshane Cini, Violinisti Resmi Pojani dhe Mirela e shoqia fizikante me Aida Sulejmanin e Dejada Dhrimaj . Fjale zemre nxoren me dhimbje koleget: Shkelqim Tafaj, Marjana Dhima, Granit Kamberi, Denada Dhrimaj,Ilir Cela, Oltion Shaba, Guri Kapollari, Aldo Gjonci, Hajdar Lila e tj.
Ne emer te tyre dhe gjithe antareve te shoqates sekretari i saj Z. Roland Lelaj, i dergoi kete leter Ngushellimi familjes se te ndierit Brlerim:
Te shikuar nga lajmi i hidhur qe morem keto dite nga ndarja e parakoheshme dhe e papritur nga jeta e shokut dhe vellait tone Bledar Dedi, Ne shoket dhe miqte etij antare te shoqates “Shqiptaro-Kanadeze, akoma nuk mund ta besojme si Ai djale, nuk eshte me midis nesh.
Ne keto momente tronditese, jo vetem Ju si prinder, vella e te afermit e tij, gjendemi prane jush me mendje dhe zemer, qe vetem kushtet e emigracionit na pengojne te jemi aty midi jush dhe fizikisht.
Bledari ishte nje nga aktivistet e palodhur te shoqates sone ketu ne Toronto te kanadase e per cdo gezim apo feste, tingujt e fizarmonikes dhe argenos se tij, ngrinin ne kembe bashkekombesit emigrante nga Shqiperia Kosova ,Cameria e deri shqipatret e Malit zi dhe Maqedonise emigrante ketu.
Ai ishte nje mjeshter muzikant , nje artist i shkelqyer qe me gjithe veshtiresite qe ka emigracioni, gjente kohe dhe per artin e tij dhe per shoqerine.
Keshtu e njifnim Bledarin ne shoket dhe shoqet e tij dhe shpresonim qe atij ti shkonin punet sa me mbare, kue mori rugen per tu kthuer ne atdhe pake muaj me pare ku e priste nena e moshuar dhe vellai i vetem.
Kjo semundje e pa cfaqur, do ta rrembente Bledin nga familja dhe ne, qe kemi mbetur pa goje dhe nuk gjejme fjale ngushellimi ne keto momente per te .
I paharuar do te mbetet kujtimi i tij per gjithe shqiptaret e Kanadase e sidomos Torontos, i atij djali te perkushtuar per shioqerine dhe “haruar”veten.”
Pas ketyre fjaleve ne shenje respekti dhe ne kujtim te vepres se tij gjithe pjesmaresit lane e mrat e tyre ne mbeshtetje te ketij aktivite sa dhe nje ndihme modeste monetare.
Toronto 8 shtator 2008 Dhimiter Xhoga
Zamira
10/09/2008 ne oren 22:05
12E çfare mund te thuash per kete ngjarje tragjike. U prehte ne paqe dhe qetesi, zoti e deshi ne token e tij. Ndihem shume keq, ashtu siç ndihem per te gjithe bashkatdhetaret e mi, kudo ku jane. Mua me duket, qe me shpesh ikin te miret. Zoti e bekofte. Ju lumte ju shqiptareve te bashkuar, qe jini mbledhur dhe kujtoni te paharruarin Bledarin. Nuk e di, po perse nuk i jeni drejtuar gazetes me nji foto te tijen. Do ishte ndoshta sherbimi i fundit qe do i benit. Ngushullime familjes, shokeve te tij te paharruar, te afermeve, miqve etj. I paharruar qofte kujtimi i tij!
albina
11/09/2008 ne oren 14:46
13Eshte nje teme vertet e perkryer, sidomos per familjet shqiptare, sbesoj se ne shqiptaret, kur dikush na vjen vizite te mos e perdorin fjalen tungjatjeta apo naten e mire para gjumit, miremengjes etj, por ajo kryesorja eshte kjo fjala me fal, spara perdoret aq shume, te flasesh me edukate tregon ate prejardhjen tende, ku je rritur, kujt i perket si njeri. Me ka bere pershtypje ne Amerike, mblidhemi ne pune ne mengjes dhe amerikanet se perdorin fare mirmengjes, jane tamam njerez te ftofte, nganjehere tallesha me ta duke u thene: mos valle jetoni me kafshe ne shtepi, qe sflisni kur shiheni me njeri tjetrin.
Fjala e pare eshte am sorry.
Isha i menduar apo harrova, di dicka, ne shqiptaret e kemi bujarine fjalen e mire, pershendetjet qe jetojne bashke me momentin, pavaresisht mund te kete edhe familje qe nuk dine te thone mireserdhe apo pershendetjet me elementare. Kur isha femije isha e turpshme, kur na vinin ne shtepi vizite njerez qe si njihja, babi me thoshte :trokit ne dere dhe pershendete njeriun! Megjithate, duke falenderuar familjen time per edukaten dhe sjelljet qe kam marr prej tyre ky seshte aspak problemi im, njeriu lind per te jetuar si njeri, prandaj zoti su ka dhene mundesi kafsheve te flasin, se do te behej cudia me e madhe.
Lexim te kendshem dhe nje pershendetje nga larg. Bina
Dhimiter Xhoga
17/09/2008 ne oren 3:54
14E nderuara z. Elona Demollari, do te me falni po dua te bej nje urim publik ne rubriken tuaj nje veterani te nderuar ne virgjiliae te 90 vjetorit te tij dhe le te jete njeheresh nje “autokritike per te bere ate qe thoni ju ne rubriken tuaj teper njerzore.
Veterani Ahmet Hasan Mehmeti eshte ne prag te 90 vjetorit te lindjes vite keto te persosjes se traditave atdhetare te asaj familje atdhetare te tij, atje ne Tolar te Kelcures, tradita qe Ahmeti i ngriti ne piedestral si amanet qe nga gjyshi i tij qe e ka perjetesuar me emrin dhe deri vepren e tij ; Ahmet, luftetar i perhapjes se idealeve te rilindasve, nje nder te paret shqiptare emigruar ne Rumani, qe solli ilegalisht Abetaret e para shqipe ne krahinat jugore te Shqiperise , ashtu si i ati i tij i nderuar Hasani, ish emigrant ne Amerike ne vitin 1920 e le ate dhe kthehet ne atdhe per tu beri nje nga luftetaret e Luftes se Vlores 1020 e me vone.
Pas clirimit te vendit mbaroi shkollen e “Bashkuar te oficereve” ne Tirane me rezultate te shkelqyera, duke mare direkt graden e N/togerit . Pas disa vjete pune te perkushtuar ne repartet e ushtrise si oficer i perkushtuar mbaroj Akademine 2 vjecare te artilerise tokesore bregdetaredhe Akademine 4 vjecare gjitharmeshe, po me rezultate te shkelqyera, qe dhe i hapen rugen e nje oficeri te suksesshem.
Mbi 40 vjet rrjesht ka punuar me perkushtim per realizimin e detyres se pregatitjes se trupes ushtarake, stervitjen e komandave e te shtabeve te ushtrise e sidomos vitet e fundit me studentet, per forcimin e pergatitjes ushtarake dhe gadishmerise per mbrojtjen e vendit ne cdo situatete paraqitur. Ate e udhehiqte mendimi ushtarak “sa me i pergatitur ne kohe paqe, aqe me i suksesshem je ne lufte”, ne se ajo na detyrohej”.
Ahmeti deri sa doli ne pension, ka qene nje nga oficeret e shtabit nga me krijues e metodist i talentuar ne dhenies e dijeve perkatese ne ushteri. Dallohej vecanerisht ne punimin e planeve ne hartat ushtarake he planizimin e veprimeve luftarake te imagjinuara.
Per gjithe arritjet e tij ai gezonte respektin e shokeve sa dhe te ushtareve dhe kursanteve te thjeshte me te cilet qendronte gju me gju.
Kush nuk ia njeh keto cilesi atij njeriu te mire, qe keto vite pleqerie, me kushtet e krijuara te ketij emigracionit te pas 90tes, po e kalon pleqerine mes shokeve e shoqeve veterane atje ne Tiran, ku ska njeri qe nuk i thote “mirmengjesi KOMANDANT” se te tille e njohin.
Ne shenje respekti per ate njeri te mire qe kam plot 9 muaj pa ia degjuar zerin dhe ate fizionomi si e therrasin shoket “Sander Prosi” per ta respektuar si Ai , artist i vertete, I uroj pleqeri te mbare o “luftetari te te gjitha koherave”.
Mirupafshim o njeriu i mire mbi te gjitha.
Faleminderit gazetes “Shekulli”, permes se ciles po kaloj keto dite pleqerie ne emigracion..
issa
17/09/2008 ne oren 18:35
15Te thuash me fal dhe falemenderit tregon kush je, ku je rritur dhe si je rritur, kush te ka mesuar, cka te ka mesuar….
-Punet tona a jemi me humor a nuk jemi, mirepo ashtu se do miresjellja.
Ne cdo vend kerkohet sjellje e vecante, pavaresisht ku je, me ke je, jo pune mediokriteti po pune miresjellje, sic e kerkon “vendi dhe kuvendi”. E sa u perket personave ne detyre pune, qofshin te zgjuar me siklet e me ters puna e do sjelljen e vet, qofte polic, doganier, shites, sherbyes e cfardo qofte te nderojme njeri tjetrin per hater te vetes dhe detyres qe bejme dhe kemi marre te bejme.
behar
14/12/2008 ne oren 22:25
16shum interesant :D
dadushi
23/04/2009 ne oren 15:53
17ESHTE NJE TEME VERTETE SHUME E PERFOLUR.NUK ESHTE NEVOJA QE TA PERDORIM FJALEN FALEMINDERIT,ME FAL,TE LUTEM VETEM NE PUNE E NE SHOQERI POR DHE ATY KU JETOJME PRANE FEMIJEVE.NE QOFTE SE NE PRINDERIT DO PERDORIM KETO FJALE MAGJIKE QE VERTETE JANE SHUME TE BUKURA DHE TA RRISIN VLEREN EDHE FEMIJET TANE DO TE RRITEN ME KETE EDUKATE SEPSE FEMIJA ESHTE SHUME I ZGJUAR.PRA FEMIJA E MERR EDUKATEN NE FILLIM NE SHTEPI,PASTAJ NE SHKOLLE E PASTAJ DI TE SILLET NE JETEN E PERDITESHME SI ME BURRIN QE ESHTE KRYESORJA SEPSE ME TE DO KALOJE JETEN (QE TE MOS I DUKET JETA SKETERRE) ASHTU DHE ME TE TERE NJEREZIT QE NA RRETHOJNE.PERSE KUR NUSJA(APO BURRI OSE VJEHRRA) BEN NJE DREKE TE MIRE TE MOS I THOHET TE LUMSHIN DUART E KISHE BERE KETE DREKE SHUME TE MIRE(PANVARESISHTE QE MUND TI KETE PELQYER APO JO)?.UNE THEM QE KETO NJEREZ JANE DHE DO VDESIN PA EDUKATE SADO TE MIRA TI BESH.ME KETO LLOJ NJEREZ NUK KALOHET JETA SIKUR DO RROJNE 200 VJET DREQI TA HAJE BEUNI ME TE SJELLSHEM SEPSE NUK TA SHEH NJERI ZEMREN QE E KE SKETERRE POR THUAJE NJE FJALE TE MIRE.UNE DI QE SADO E SHEMTUAR TE JESHE SJELLJA TE ZBUKURON.TE FALESH ESHTE HYJNORE.ME NDERIME E RESPEKTE KUSH TA LEXHOJE.
myvela dervishaj
02/07/2009 ne oren 23:00
18nuk do te thote jo vetem kur te japin ndonje bakshish te mire te thuash falemindert.faleminderit duhet te jete ne maje te gjuhes edhe per nje pyetje te thjeshte apo kur kerkon ndonje adrese rruge, apo kur te liron vendin dikush ne autobuz.
me fal ne shqiptaret e kemi pak te veshtire ta perdorim jemi kryenec.
mbeshtes ISSEN me shkrimin e saj, keto dukuri te bukura per njeriun e merr qe ne femijeri nga familja. femijet ecin ne gjurmet e prindeve.varet dhe nga krahinat p.sh vlonjati i thot te dashures ”te dua moj qene’['per humor]
Lidhja RSS per komentet
Jepni komentin tuaj
Komentet e fundit
Shkrimet e fundit
Shkrimet me te komentuara
Autoret e blogut
Kategorite
Arkivi
Link
Lidhjet
Shkrimet e fundit
Komentet e fundit
Shkrimet me te komentuara
- Shekulli Online - Shekulli Blog