Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, për të disatën herë, me anë të vizitave të saj jashtë vendit është bërë shkak për bllokimin e punës së Kuvendit në seancat parlamentare. Erion Braçe, duke marrë shkas nga pezullimi i punimeve të Kuvendit në seancë plenare, ka evidentuar faktin shqetësues se Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, me udhëtimet e saj jashtë shtetit jo vetëm po shpërdoron paratë e buxhetit të shtetit, por njëkohësisht po pengon dhe institucionin ligjvënës që të kryejë veprimtarinë e tij. Me paratë e taksave të shqiptarëve, kryetarja e bukur Jozefina nuk ndodhet në Shqipëri, por ne nje vizite turistike në Zvicër. E sigurt, qe zonja ka vendosur qe te vizitoje e te shijoje bukurite e cdo vendi te planetit, sa te jete Kryetare e Kuvendit, ca here me leket e taksapaguesve e ca here me ’sponsorizimet” e biznesmeneve ” te djathte”.

Kjo është e disata herë, që Kryetarja e Kuvendit mbyll Kuvendin për të ikur jashtë shtetit. Zonja Jozefina Çobaj apo Topalli ka kryer prej tre vjetësh mbi 700 mijë km udhëtime në Europë, në Azi, në Afrikë, në Arabi, në Amerikë. Vetëm bileta e saj e udhëtimit të sotëm në Zvicër kushton 700 Euro ose sa 7 pensione pleqërie në qytet, ose sa 14 pensione pleqërie në fshat, ose sa 15 pensione minatorësh, që rrinë përjashta dhe presin të mbarojë udhëtimin turistik Jozefina Topalli.

Si eshte e mundur, qe keta pushtetare jane kaq te verber, abuzues, larg realitetit dhe nuk mendojne se per cdo hap e per cdo gje qe bejne jane te detyruar te japin lloogari, sepse jane duke perdorur fondet publike, parate e taksapaguesve dhe nuk jane te lire te bejne si te duan, kur te duan e cfare te duan. Kujtojme se para pak kohesh nje ministre daneze dha doreheqjen sepse kishte pranuar 2 shishe vere nga kryeministri francez ne nje vizite pune, kurse nje ministre ne Suedi dha doreheqjen se kishte paguar taksine me karten e kreditit qe i qe dhene per ta perdorur per shpenzime per arsye te punes (taksia kushtoi rreth 15 Euro).

Zonja e nderuar mendon, se eshte e zgjedhura e popullit dhe e zotit dhe se meriton te shijoje te gjitha te mirat e kesaj bote me parate tona!

Shkrimet e fundit nga Tedi Carcani