Fituesi i çmimit Nobel për letërsinë në vitin 2007, përpara se të merrte çmimin shfaqi shqetësimin e tij në një fjalim në lidhje me librat “Përdorimi i internetit po zëvendëson librat!”. A është e vërtete, që bota virtuale po zëvendëson librat klasik prej letre?Akoma nuk dihet me saktësi, se pas sa brezash librat prej letre do të zëvendësohen nga versionet elektronike të tyre, por prezenca e librave elektronike po zbeh gjithmonë e më tepër imazhin e librave klasik prej letre.
Specialistët e kësaj fushe janë të mendimit, se akoma nuk ka ardhur koha e krizës së industrise së shtypjes dhe shitjes së librave prej letre. Studimet tregojnë, se 20 vitet e fundit, numri i të rinjve që blejnë libra është përgjysmuar. Shumicën e kohës ata e kalojnë duke naviguar në internet për të parë site të ndryshme. Në të vërtete adoleshentët preferojnë më tepër të përdorin librat elektronike, sesa të blejnë libra prej letre. Ata besojnë, se duke u lidhur me internetin mund të përfitojnë njohuri në fusha të ndryshme si arti, letersia, politika, ekonomia dhe të tjera, duke paguar një çmim fare të vogël. Përdorimi i shumtë i internetit nga njerezit mund të jetë edhe në favorin e librave ose saktësisht të leximit të librave, sepse u krijohet mundësia të njihen me librat dhe informacionet në lidhje me ta. Interneti është tepër tërheqës dhe efiçent. Pyetja, se a mundet qe nternetit të zëvendësoje përdorimin e librit klasik prej letre, ka nevoje per një analizë më të mire. Sot, këto dy forma te trasmetimit te infomacionit ndodhen më tepër plotësuese dhe ndihmuese të njera-tjetres, të cilat pasurojnë dhe thellojnë informacionet dhe mendimet e përdoruesve, sesa përball një konflikti me lexues e perdorues krejt te ndare.
Statistikat tregojnë, se përdoruesit e internetit që lexojnë libra online janë të shumtë. Sipas tyre 23% e përdoruesve të internetit në Amerikë i lexojnë librat e tyre të preferuar online. Të gjithë e pranojnë faktin, se shfletimi i librit klasik prej letre, leximi i tij përpara se të fleme, në udhëtim, në qendrat ku punojmë ose leximi i tyre sa herë që kemi kohë të lirë nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër. Dhurimi i librit dhe marrja si dhurat një libër, koleksionimi i tyre në bibliotekat personale nuk mund të bëhen dot sot me versionet e tyre elektronike online. Njerëzit kënaqen me një libër klasik prej letre në dorë, ata mund ta shfletojnë dhe lexojnë disa herë atë, mund të mbajnë shënime në fletët e tij apo thjesht të nëvizojn diçka.
Këto janë disa arsye te forta, të cilat na bejne te mendojme se libri leter eshte e do te mbetet po kaq i dashur dhe i pelqyer nga njerezit, pavaresisht penetrimit te internetit ne cdo familje. Duke pasur parasysh, se librat klasik prej letre janë element të pandashëm nga kulturat e shoqërive dhe individëve të ndryshem, interneti mundet që shpërndarjen e informacioneve në krahasim me librat ta kryej me një cilësi të re dhe në një kohë më të shkurtër, duke i hapur kështu rrugë të reja njerëzimit.
Në këtë kontekst, libri dhe interneti, mbi bazen e karakteristkave të veçanta, që secili ka mund të luajnë rol plotësues dhe ndihmues në lidhje me njëri-tjetrin në rritjen e informacionin dhe dijeve të secilit prej nesh. Interneti e ka rritur dhe do te rrisi lexueshmerine e librave, kurse librat dhe industria e librit do te kerkoje nje bashkeveprim dhe bashkepunim me efikas me internetin dhe njerezit e orientuar drejt tij.
Sa nga ju lexojne libra on line? Sa nga ju blejne liber ne versionin elektronik? Sa nga ju ndjekin web sitin e nje shtepie botuese, te nje autori apo librat qe shiten ne faqet gjigande si amazon.com, exelerate.com apo ebay.com, per te blere libra? A ju pelqen ende nje liber print per ta lexuar apo dhuruar apo ta lexoni ate on line? cilat jane eksp[eriencat tuaja qe do donit ti ndanit me ne?