19 11
Autori: Kozeta Zylo ne kategorine Politika Blog, Shoqeria Blog, Komente Blog
Populli amerikan dhe gjithë bota kishte kohe që gjithë vëmendjen e saj e kishte përqëndruar në zgjedhjet presidenciale të Amerikës, kjo për vetë faktin se dihet roli i Amerikës në politikën botërore. Pas një kohe të gjatë gare midis kandidatit republikan, heroit amerikan, John McCain dhe senatorit Barack Hussein Obama, votuesit amerikanë në rrugën më demokratike në botë zgjodhën për president të tyre, z.Barak Obama.
Nga Këze (Kozeta) Zylo
Presidenti Obama, vajzat e tij, Sasha 6, Malia 9 dhe zonja e parë, Mishel
Me shumicë votash ai u pranua si zgjidhja më e mirë për popullin amerikan dhe për botën. Fjalimet e tij tepër elekuente, të qarta, të thjeshta, rrëmbyen zemrat e miliona të rinjve, të popullit me ngjyrë dhe të bardhëve si asnjëherë tjetër. Edhe pse njerëzit me ngjyrë të zezë kanë qenë skllevër, shërbëtorë pa asnjë të drejtë civile, dhe jo shumë larg, por në shekullin e kaluar, me fitimin e të drejtave të tyre, nën udhëheqjen e Martin Luter King ata kanë ecur shumë.
Por Mr. President nuk vjen nga familje skllevërish, por nga një baba afrikan që mori edukimin në universitetin e Amerikës dhe nga një nënë e bardhë, ish profesore po në universitetin amerikan. Nëna e tij e divorcuar e rriti të birin e saj me dashurinë për shkollën, për Amerikën, botën, ku vlen për të theksuar se një rol të vecantë në rritjen e tij kanë gjyshërit amerikanë, që e ndoqën presidentin e ardhshëm hap pas hapi.
Ai i ngjiti shumë shpejt shkallët e karierës, duke u bërë nje nga senatorët më popullorë të Amerikës.
Zgjedhja e tij është ëndrra amerikane e M.L.King
Por unë në këtë shkrim nuk dua të ndalem për jetën dhe veprën e Presidentit, pasi këto dihen në shumicën e njerëzve, ajo që dua të theksoj më shumë është, se si e pritën shumica e kolegëve të mi amerikanë, zgjedhjen e presidentit të ri!
Pas zgjedhjes së Presidentit të ri, të nesërmen në klasë u shkruan paragrafe dhe ese kushtuar presidentit që bëri histori në Shtëpinë e Bardhë, pasi është i pari president afrikano-amerikan që ulet në kolltukun e Presidentit në Shtëpinë e Bardhë.
Shumica e nxënësve ishin tepër të gëzuar për Presidentin e ri, pasi ai gjatë fushatës elektorale premtoi shumë për edukimin e brezit të ri dhe siguracionet për shëndetin.
Ndërsa shikoja mjaft profesorë burra dhe gra që përqafoheshin me njëri-tjetrin, për zgjedhjen e Obamës, pasi në shkollat publike të Amerikës ka një domethënie ky gezim i madh për Obamën, sepse Unioni i Mesuesve, kishte kohe qe kishte pranuar dhe mbeshtetur Obamen, për një të ardhme më të mirë për mësuesit, studentët, Amerikën, Botën etj…
Duke jetuar në Amerikë dhe punuar mes kolegësh me kombësi të ndryshme, raca të ndryshme, kultura të ndryshme, ajo që do të më bëjë përshtypje tek shumica e njerëzve është se janë duke e ngushtuar dallimin e egër racial, përbuzës, regres, cka e vërtetoi më së miri vota e dhënë për Obamën.
Shumë studjues pohojnë se ai është realizimi i ëndrrës amerikane, realizimi i ëndrrës së Martin Luter King, i cili në fjalimin e tij historik tha:
“Unë kam një ëndërr se një ditë ky komb do të ngrihet dhe do të tregojë kuptimin e vërtetë të bindjeve të tij: ‘Ne kemi në dorë të vërtetën e dukshme, se të gjithe njerëzit lindin të barabartë’… Unë kam një ëndërr se një ditë katër fëmijët e mij të vegjël do të jetojnë në nje komb ku nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës së tyre, por nga karakteri”.
Unë si shqiptare në origjinë dhe kombësi, e përshëndeta Obamën, si President, e përshëndeta si shumë miq të mij, pasi gjaku i tij i përket gjithë gjakut në botë, i përket të bardhëve dhe popullit me ngjyrë, prindërit e tij janë raca të ndryshme, me ngjyrë të ndryshme, prandaj Zoti e solli këtë djalë që bota më së fundi të eleminojë urrejtjet, racizmin, luftërat e padrejta!
Ajo cka do të më interesonte më shumë si shqiptare, është se Presidenti Obama dhe për cështjen e Kosovës do të ndjekë të njëjtën politikë dhe nuk do të ketë asnje ndryshim nga politika e mëparshme e Amerikës.
Ai ka në krah një nga miqtë më të fuqishëm të shqiptarëve, zv/Presidentin John Biden.
Ai u mbështet pa rezerva dhe nga cifti Klinton, që do të ishte e tepërt të përmendja në këtë shkrim se c’është cifti Klinton për Shqipërinë dhe Kosovën.
Kombi im është një nga kombet që ka ndjerë përbuzjen, shtypjen, dhe luftën e perandorive më të fuqishme për të na zhdukur si Komb dhe sot këto racizma, përbuzje, urrejtje feshe, vazhdojnë me të njëjtin ritëm, por në forma me të sofistikuara, dhe të nëndheshme.
dish ta drejtosh më mirë vendin tënd, më mirë botën, do të udhëheqësh i mbështetur me këmbë në tokë, jo nga maja e Olimpit.
Barak dhe Mishel Obama, me një edukim shumë të lartë, mbaruar që të dy Harvardin, përbëjnë një cift të përkryer për të jetuar dhe punuar në Shtëpinë e Bardhë.
Cilësitë e tyre dhe fjalimet premtuese elektorale, më bëjnë që ta uroj Presidentin afrikano-amerikan z.Barak Hussein Obama: Punë të mbarë Mr.President!
Nga Këze (Kozeta) Zylo
Nentor, 2008
New York
14 Komente
ARDI
19/11/2008 ne oren 13:27
1Pershendetje Keze (Kozeta) Zylo
Vertet shume shkrim i bukur, te pergezoj shume.
Te them te drejten zgjedhja e Z. Barak Hussein Obama me ka pelqyer shume dhe shoh se edhe ju shqiptaret e Amerikes e keni perjetuar shume mire.
Lexova me shume kenaqesi shkrimin tend dhe kuriozitet.
Nje pyetja kisha relisht qe me shqeteson me te vertete.
Sot bota po perballet me nje nga problemet me te medha, qe besoj se ti e kupton me mire se une qe jetoj ketu ne Shqiperine tone te zymte dhe nje nga detyrat e Presidentit te sapo zgjedhur tashme dihen ose me mire te themi disa nga detyrat. Dhe pyetja ime ishte:
A mos valle entuziazmi jone si shqiptare eshte pak i tepruar, se z. President i sapo zgjedhur do ti “hedhi” syte nga Shqiperia jone e vockel, megjithe problemet qe ai ka perpara?
Kam frike se do te zhgenjehemi te gjithe.
Te uroj shendet
Zhaneta Hoxha
19/11/2008 ne oren 18:36
2Pershendetje Kozeta ! Shkrimi ishte shume i bukur me pelqeu shume. Te them te drejten gjate periudhes se zgjedhjeve nuk kisha ndonje preference te vecant per asnje nga kanidatet, por mendova te fitoj kush eshte me i zoti. Zgjedhja e Obames si President i Amerikes tregoi edhe nje here botes mbare se Amerika eshte vendi me demokratik ne bote ku njerezit jane te gjithe te barabarte pa dallim ngjyre , feje, besimi dhe fiton ai qe e meriton me i miri. Urime Presidentit Obama ne kete emision shume te veshtire qe ka mare , Zoti e ndihmofte dhe qofte me te. (them te veshtire per shkak te krizes ekonomike qe po kalon Amerika). Te falenderoj per mundesin qe na jep te japim opinionet tona dhe te pergezoj per shkrimet e bukura te tua. Te uroj suksese te metejshme.
Agathia
19/11/2008 ne oren 20:46
3Mirdita Kozeta,
Shkrimi eshte i mire, por desha te theksoja vetem kete mendim:
Nuk eshte koha akoma te mendojme cdo beje ky president per Shqiperine, jane shume gjera qe duhet te beje per Ameriken ne fillim dhe me sa kuptoj une ska dhene ndonje prove.
Suksese
Olay
20/11/2008 ne oren 1:18
4Me terhoqi “refleksioni” ndaj nje nga lajmet me kryesore ne boten sonte. Zonja me siper e ka kapur shume mire ndjenjen qe shumica e popullit amerikan ndjen ndaj presidentit te ardhshem.
Shpresoj, gjithashtu, qe Zoti Obama ti mbaj shumicen e premtimeve qe i ka bere popullit amerikan dhe te gjithe ata qe e mbeshteten kanditaturen e tij. Eshte interesant fakti qe shumica e kabinnetit qe po eshte duke u krijuar per presidentin e ardhshem ka shume emra te degjuar, te cilet kane punuar nen administraten e Bill Clinton-it. Presidenca e Obames do te jete nje nga kapitujt me kryesore per SHBA.
Endri Hoxha
21/11/2008 ne oren 17:55
5Artikulli esht euforik me fort ego per tu dukur,nuk esht mesazh por biografi e autobiografi kush esht Mr.Obama ,familja dhe parball nje mesuse….
Mitozohet artje ku thuhet Zoti e solli??,pse Mr.Bushin nuk e dergoj zoti a thue???qe amerka ra ne nje Kriz te pa degjua gjysem shekullore
disa i leshojn fjalet para kohe??Po sikur Mr.Obama te hesht ose mos te merret me Kosoven e te kalojn edhe 4 vjet pa u zgjidhur ceshtja delikate e NEUTRALITETIT.???
Cfa po ndodh me Kosoven??
Pse nuk flet Mr.Obama///
ANGLIA PO MERRET,nATOJA PO.
pSE ???SEPSE ME NDODH GJE NE kOSOV GJITH BALLKANI tRONDITET.SE BASHKU ME eUROPEN.
eSHT GABIM QE JU DHA hAGES kOSOVA.pSE??
aSNJE SHTET NUK JU KA DHEN DERI ME SOT.
SERBIA KA FITUAR NE HAG DY GJYGJE ME BOSNJEN E KROACIN.
SKA SHKELJE ME TE MADHE FLAGRANTE NDERKOMBETRE.
PO CFAR TRAGJEDIJE BERI NE BOSNJE E KROACI DHE FITON XHELATI
KY ESHT NJE REALITET
PO SIKUR TE FITOJN ME KOSOVE??
DO THONE SKA FUQI.
pOR AKUSH SPO E NEJF,ASKUSH NUK E NDIHMON.
BILE EDHE ATA QE E KAN NJOHUR PO HESHTIN…….
PO AJO SERBI E RUSI PENGOJN 100 SHTET TE BOTES PER TA NJOHUR.
LE TA BIND DIKUSH RUSIN TA NJOF KOSOVEN SHIFE SA SHTETET DO TA NJFIN.
PRA GJELLES KRIP POR KRIPA ME KARAR.
KETU KA DIPLOMAT TE SHQUAR SHQIPTAR QE MUND TE JAPIN MENDIME POR ATA JANE ME TE MATUR JO MANJAK,DELIRANT.
Mbrem nje bashkatdhetar me telefonoj dhe me tha “thuaj Presidentit shqiptar ndihmoje kosove o sot o kur .??
Amerika e ka perkrah Shqiperin e ne vecanti Kosoven.
Presiednti i ri fjalen e pare ka thene” Serbet kan vuajtur”???
Vertet politika teorikisht nuk ndryshon.
por Presideti dihet cfare beri Mr.Bushi,
Qendrimet e Amerikes per rusin kan qene te drejta.por nuk futet ne nje orbit gjith bota muslimane???
Me gjith ate esejcili ka te drejten e fjales.
Por dikush ka dhe favore ose mjete monetare.
Mesazhi esht mesazh ka 1 faqe maksimumi.
Nga nje here duke lavdruar tjetrin vret veten.????Jan 4 vite perpara.
nuk ka nevoj te thuhet qendrimi i zv.presidentit.Sepse ja mbyll gojen.
Duhet diplomaci.
maturi.Psikologjia esht gje e madhe.
Kosova tani ka nevoj.
C po bene DIASPORA>??????
Ne fakt duhesh bere nje mbledhje e fondacineve,shoqatave,dhe te behesh nje mesazh pershendetje qoft edh gjysem faqe.Presidentit e zv.presidentit.ku te mos pemnedej fare Albenia ase kosove.ne fune mund te thuhehej ne emer te …..ose edh ne fillim ne mer te pjesmarrsve nga shqiperia e kosova …..
Kete pune duhet ta bejne dikushi???
Asgje me e rendesishme Kombetare nuk esht ne kete situat sa ceshtja e KOSOVES.
nuk esht se Camria nuk esht problem por te mbyllesh kapitulli i kosoves dhe me te gjitha baterit ti ktheheshim camrise martire. Kosova e shqiptar nga te gjitha trevat .
Keto jane mendime qe diskutohen kudo ne familje,ne rrug ne takime.
Dr.Endri
Endri Hoxha
22/11/2008 ne oren 18:45
6Flamurin e Arberit e ka ngritur Gjergj Kastrioti me 28 nentor 1443 dhe pavarsine e ka shpallur ismail Qemali me 28 nentor 1912 e Kosova me 17 shkutr 2008 ne Parlament Mr.Thaci.
Perkujtimet jane te mira dhe lavderuese. Sa me shume te behen aq me mire eshte.
Diaspora do kritikohet nga Brezat qe nuk perkujtohet fitorja mbar boterore mbi Nazifashizmin.
Shqiperia me 7 Prill 1939 u pushtua nga Italia aleate e Gjermanise e Japonise.
Pavarsisht nga cu be pas clirimit, lufta dhe Gjaku i atyre, qe rane per clirimin e e atdheut nuk duhet te shkojne kot.
Shqiperia ju bashkangjit Aleateve LONDER, WASHINTON, MOSKE.
Po te mos ishte me aleatet Konferencat e Pas luftes do ta coptonin dhe sdo kishte Shiperi as Kosove.
Historine nuk e bejne Partite ase blloqe, shoqatat. Ajo behet nga HISORIANET, Akademiket. Koha do te vertetojn.
Flamuri i Gjergj Kastriotit e Ismail Qemalit jan pa PARTI. i Kosoves ndryshon Puna.
Ne ceremonit Perkujtimore ska pse ingranohet lektori ose Kryetari i Fondacionit Shoqates apo Kshillit me Partit.
Cermonite jane per mbare Popullin.
Ne kete situate, qe eshte KOSOVA gjithe tehu i Shqiptareve ne Kosove, Mal te zi, Serbi, Bosnje, Kroaci, Maqedoni e Diaspore duhet drejtohet tek vendimi i pa drejti i Sekretarit Organizates Kombeve te Bashkuar per 6 pikat e EULEXI-it qe thote te jete NEUTRAL.
Fjala NEUTRALITET. Ka kuptim ndarje, shkelje, Prishje te Sovranitetit e te Integritetit territorial. Aq me keq shkelje te Kushtetutes Kosoves.
Me mire le te behet nje REFERENDUM POPULLOR OSE TI PARAQITET PARLAMENTIT OSE ME KEQ ARDHJE E SDUHET TE NDODHE NE ASNJE MENYRE SIC THONE SERBET, TE ABROGOHET KUSHTETUTA.
ME MIRE ESHTE TE ABROGOHET MARRVESHJA OKB -SERBI. Tani duhet nje Pashko Vas, Cajupi e At.Fan Nol , Fishta, qe tu bejne Thirrje Shqiptareve.
Sa per Kujtes.
ENDRI
Nino Veleshica
23/11/2008 ne oren 10:03
7Do te deshiroja qe artikulli i zonjes Keze te ishte vertet i sinqerte, pra ato qe shkruan ti burojne nga shpirti. Shpesh ndodh qe kur shkruajme per nje problem nuk themi vertet ate qe egziston brenda nesh dhe kjo kam mendimin se ndodh per shkak te faktoreve te ndryshem. Une jetoj ketu prane zonjes Keze dhe kam degjuar edhe opinione te shqiptareve te tjere, se gjate fushates elektorale shprehnin mendimin e tyre pro Obames.
Ndoshta jam i gabuar, por krijova mendimin se shumica e kesaj kategorie njerezish, sic thote populli shqiptar shkonin pas “Berihajt”. Mjafton te mesosh mendimin pro Obames te disa prej yjeve te Hollivudit dhe per tu dukur i kohes, o burra.
Kur votova kundra Obames e bera kete thjesht nisur nga bindja ime, duke u ndjere jo thjesht si shtetas amerikan, por si nje shtetas i cfaredo lloji ne bote.
Gjykova, se neqoftese te dy kadidaturat mund te vleresoheshin si eksperimente, Obamen e vleresoja si te tille me doza me te medha. Une nuk jam racist prandaj dhe kur shkela ne kete vend ngushellohesha me ate qe thuhej se ishte vendi simbol i drejtesise, i barazise etj,etj.
Por a e kane ndjere vertet kete shqiptaret? Kam frike se jo. Eshte me te vertete madheshtore qe u realizua endrra e Luterkingut, por une kam ndjere se nga popullsia me ngjyre ka shpesh fenomene te shprehjes se racizmit ndaj rraces se bardhe. Ky ndryshim apo kapercim raporti me shqeteson tashme si shtetas amerikan. Cdo njeri kete e ve re ne rruge, ne tren, ne autobuz qe me sjelljet e tyre fodulle sikur thone: Jemi ne, pastaj jeni ju. Po pas zgjedhjes se Obames ku do shkoje kjo prishje raportesh. Shpesh mbivleresojme gjykimin e popullit amerikan, por une do te thosha se ishte po ky popull qe lejoi zgjedhjen e mandatit te dyte te Bushit edhe pse po e ndjente se po e conte ekonomine amerikane drejt gremines. Eshte e pafalshme per politikanet dhe ekspertet e ekonomise te ketij vendi qe nuk parandaluan thellimin e krizes se thelle, qe ka perfshire te ashtuquajturin vendin me te fuqishem te botes. A do te kete ate fuqi cudiberese Obama qe te zbuse ne nje kohe sa me te shkurter kete krize, kur pervoja e tij eshte vecse e nje senatari tre-kater vjecar? Me duken fare qesharake deklarimet se zgjedhja e Obames si president do te ndikoje dhe ne permiresimin e treguesve ekonomike ne Shqiperi.
Por jo mor bashkekombas, nje njeri pa rregulluar punet brenda shtepise se tij nuk ka mundesi te mendoje per rregullimin e halleve te mehalles se botes.
Dhe se fundi do te thosha, se ne kot jemi mare me partite shqiptare duke thene se e majta vepron si e djadhte dhe anasjelltas, kur kete gje e vume re edhe gjate premtimeve elektorale gjate fushates si te kandidatit republikan dhe te atij demokrat.
Adelina Lacaj
26/11/2008 ne oren 4:37
8Zonja Kozeta,
Artikulli yt eshte mjaft interesant dhe informativ. Zgjedhjet e Nentorit treguan edhe njehere unitetin e mendimit te shtetasve amerikan pa dallim racial. Kam besim te plote se kabineti i Zotit Obama do te dije te justifikoje besimin e popullit amerikan. Ai do te punoje gjithashtu ne drejtim te permiresimit te maredhenieve midis shteteve ne teresi per te miren e mbare njerezimit.
Pa asnje ngurim besoj se Zoti Obama dhe qeveria e zgjedhur e tij, do te mbeshtese ecurite e vendit tone dhe reformat e tij demokratike.
Te lumte per mendimet pozitive dhe inkurajuese ne lidhje me politiken Shqiptaro-Americane.
Nazmir Muco
26/11/2008 ne oren 23:20
9Ne shqiptaret jemi pak hipokrite, tani qe Obama fitoi te gjithe marrin penen e shkruajne.
Shume prej nesh, sidomos politologe shqiptare (lexo polito-llogje beres), si Dritan Prifti, Blendi Salaj etj. dyshonin shume ne fitoren e Obames. Vetem Ardian Vehbiu e ndonje tjeter per mendimin tim eshte per t’u pershendetur nga opinionistet shqiptar (Shqiperise tone i duhen shume si ai). Shume shqiptaro-amerikane ketu ne Amerike nuk votuan per Obamen, turp kur degjoj ata duke thene “sec jemi pak raciste ne shqiptaret”. Nuk eshte faj te dyshosh ne aftesine e kandidatit (Obames), nuk eshte faj qe per hir te bindjeve te mos votosh per te (Obamen), por eshte keq te mos votosh kur racizmi behet shkak. Nuk kam pare gje me te bukur ketu ne Amerike, se Kuvendi I Partise Demokratike Amerikane dhe mitingu i 4 Nendorit ne Central Park ne Cikago.
Shkodra
28/11/2008 ne oren 16:31
10Jam shume dakort me analizen qe ben Z.Endri Hoxha.Sot kesaj qeshtje i mungon i Zoti i punes.Ai do ja numuronte deri ne palce te ashtit dredhit dhe hipokrizit e Serbeve apo dhe Evropianve,per qeshtjen kombetare dhe ne veqanti,Kosovare.Deri sa te lindin nje i telle do kalojne shume kohe.Per si po duken punet:Bene Zot enderr.Fundi dalte hajer.
Atlantic,nyc usa
30/11/2008 ne oren 7:52
11Kozeta, u beft si thua ti e jo si me tha goca ime 9 vjece Era diten qe po shkoja te votoja.
-Babi, ke do te votosh?
- Obamen, natyrisht- i thashe.
- Perse Obamen? Ai premton se do ti ndryshoj gjerat per te mire,
- Premton?! Babi, premtimi nuk do te thote asgje!
Personalisht mendoj, se Obama ate qe premton e deshiron te bej, por mundesite reale per realizimin e premtimeve jane shume te vogla.
Kriza ekonomike, qe ka kapluar Ameriken eshte veshtire te tejkalohet, sepse Amerika nga nje ekonomi exportuese eshte shenderruar ne ekonomi importuese, kemi mbyllur vende pune ketu dhe kemi hapur ne Kine e gjetiu.
Pa nje ekonomi te forte, premtimet e Obames per programe sociale, edukative e shendetsore vetem do mbesin premtime, sepse edhe ne kohet kur ekonomia shkonte mire keto ceshtje nuk kane qene ideale.
Sa i perket politikes se jashtme, edhe aty Obama do te kete veshtiresi, sepse nuk shoh gje te re, dergimi i forcave nga Iraku ne Afganistan do te jete nje gabim i madh sikurse ne Irak. Menyra me e lire e me mire e luftimit te terrorizmit do te jete qe te behet nje zgjidhje e pranueshme ne Lindjen e Mesme ne mes arabeve dhe Izraelit, kurse ndjekjen e teroristeve tia leme CIA-s.
Sidoqofte, Obamen e konsideroj shume me te mecur, se veten prandaj i deshiroj sukses, ZOTI I NDIHMOFT!
ericsson
30/11/2008 ne oren 11:51
12Z.Obama nuk vjen nga familje sklleverish, por eshte ca me i fisem, sepse ka nje nene te bardhe. Ligji amerikan (ai i USA)denon ne menyren me te rrepte cdo insinuate raciste per kedo qofte. D.m.th.nese Z.Obama do te vinte nga nje “familje sklleverish” nuk ben per President!
Eliana El'Po
09/12/2008 ne oren 20:40
13Znj. Keze deshmon, se jetojme ne nje terren te lire informativ edhe pse te keqbere. Te shkruash per nje president, ose per nje shkrimtar, apo profesionist…njeri, duke theksuar me shume se njehere se ky na qenka “me ngjyre” madje duke na ndihmuar te kuptojme edhe historine, siç eshte shprehur ne artikullin me lart: “…Edhe pse njerëzit me ngjyrë të zezë kanë qenë skllevër…” pra duke rene pa dashje edhe vete ajo pre e rracizmit dhe jo vetem duke shkruar nje gjuhe shqipe qe le per te deshiruar, ngaqe fjalite jane te ndertuara ne menyre shume “amatoriale” si te qene shkruar nga dora e nje nxenesi dhe jo te nje Petagogeje, siç me rezulton nga faqet dhe nenshkrimet e zonjes ne fjale, qe nuk kam per qellim as ta kritikoj dhe as ta demtoj edhe pse me rezulton shume e pamundur, meqe kemi fituar lirine e fjales. Ama me vjen keq te pohoj edhe pse, me duhet te pohoj, se femijet tone do qeshin duke qare dhe anasjelltas, kur te lexojne faqet qe nenshkruajme NE.
Hyllin
13/12/2008 ne oren 19:43
14Obama tregoi, se demokracia amerikane varet jo pak nga turmokracia zezake qe perben 13% te popullsise e qe votoi 95% per te.
Pa elementin turmokrat demokracia amerikane do ishte udhehequr nga Mekejni.
Elementi turmokrat shihet jo vetem tek te zinjte po tek sa e sa te rinj e femra qe rane pre e frikes dhe urrejtjes per Bushin, pak a shume sa turmokratet shqiptare qe i dhane PS-se 52 % ne 1997 nga frika e urrejtja per Salen, perqindje qe ra drastikisht 4 vjet me vone kur frika dhe urrejtja ndaj Sales u zbuten nga shperdorimet e se majtes dhe futen elementin racional ne pune.
Lidhja RSS per komentet
Jepni komentin tuaj
Komentet e fundit
Shkrimet e fundit
Shkrimet me te komentuara
Autoret e blogut
Kategorite
Arkivi
Link
Lidhjet
Shkrimet e fundit
Komentet e fundit
Shkrimet me te komentuara
- Shekulli Online - Shekulli Blog