Nga Keze (Kozeta) Zylo
Lorka dhe pse pa varr, ka fituar pavdekesine
Poeti Federico Garcia Lorka qe mitizoi peisashin e tokes se Spanjes dhe i kendoi me aq dashuri duke u mbeshtetur dhe ne traditen popullore, u vra barbarisht nga Diktatura frankiste, pa asnje vendim gjyqesor.
Federico Garcia Lorka
Megjithese per vrasjen e tij akuzohet ish deputeti i se djathtes, Ruiz Alonso, i cili nga ligesia dhe xhelozia e krijimtarise se tij, firmosi arrestimin e poetit Lorka, shkrimtari Lorka cilesohet si nje nga poetet me te mire te Spanjes ne shekullin e XX te!
Vendi i Spanjes gjithmone ka qene nje vend gladiatoresh, ku per rrjedhoje nuk mund te shpetonte dhe poeti Lorka.
Ne menyre te mistershme u be ekzekutimi i shkrimtarit, qe edhe sot e kesaj dite nuk i dihet varri.
Gjate diktatures se Frankos, veprat e tij u zhduken, u dogjen ne sheshin Carmen te Granates, por ndergjegja njerezore nuk do t’i harroje kurre poezite, dramat dhe shkrimet e ndryshme!
Lorka ne Shqiperi u njoh qysh ne vitet 30, me dramat, poezite, por me shume se kushdo ai u frymezua nga ciganet dhe shkruajti per ta, per levizjet, veshjet dhe jeten e tyre, qe bejne dashuri nen perkedheljet lozonjare te henes.
Ja si i shkruan ciganes se bukur dhe me ngjyre:
O mjellme e zeshket qe noton ne nje liqen
Me lotuse te rritura, me vale te portokallta,
Me karafila te kuq, ku shkulma kundermon
Folete e roitura qe ti mban nen flatra,
Martire andaluze, grua e mbetur beronje,
C’jane puthjet e perflakura ti s’e di,
Puthjet e perziera me heshtje te thelle nate
Dhe me zhurmen e turbullt te ujit qe rri.
Ai shkruan se nje vend qe s’ka cigane s’ka liri!
Lorken e sollen midis lexuesve shqiptare, disa perkthyes, midis tyre dhe shkrimtari disident Petro Marko, i cili e vleresonte si nje nga penat e medha boterore.
Poeti Lorka u ekzekutua ne Granada, ne vendlindjen e tij nga nje skuader pushkataresh.
Mesues qe kane banuar afer fshatit deshmojne per kete ngjarje makaber se ka ndodhur ne vitet 1936.
Keto kohe i eshte paraqitur nje peticion gjykates se larte nga viktimat e familjareve, ku mijera njerez te pafajshem u pushkatuan dhe u hodhen ne nje grope te madhe sikur te ishin kafshe te egra.
Gjykata ju ka bere thirrje kishave, organizatave dhe hierarkive per te sjelle prane gjykates emrat e viktimave qe jane 114, 266.
Ne kete ngjarje rrenqethese, besohet dhe per Federico Garcia Lorka, qe te jete midis kufomave te hedhur barbarisht nga skuadra e pushkatareve, te udhehequr nga deputete cinike, xheloze, dhe qe ne deje kane zhdukjen e rivaleve te tyre me mjetet me monstruoze, me barbare.
Ky vend sot eshte bere si pelegrinazh, ku e vizitojne vazhdimisht simpatizanet e tij dhe vecanerisht studentet e Historise dhe te Letersise.
Viti 1998 qe perkon me 100 vjetorin e lindjes se Lorkes, Mbreti i Spanjes e quajti si viti i Lorkes, ku dhe u organizuan qindra aktivitete ne shume vende te botes, por si per ironi te fatit, ai eshte poeti qe jetoi vdekjen makabre fizike, por njekohesisht dhe pavdekesine!
Ne poezite e tij midis te tjerash shkruhet:
Peisazhi ka,
Cerge shekujsh,
Arkiv muzgu,
E netesh!…
Duke lexuar dhe ndjekur me vemendje gazeten “NY Times”, e cila pasqyronte dhe nje foto per keto tmerre, vrasje, brutalizmin e sistemeve diktatoriale, qe pjellin vetem monstra per te ekzekutuar vendimet e tyre, medoemos mendja te shkon tek qindra intelektuale shqipare, qe u zhduken nga faqja e dheut, e sidomos diktatoret helmonin ne radhe te pare shkrimtaret…poetet, gjeneralet patriote…sepse ata ishin frymezim per Lirine, humanizmin dhe mbrojtjen e Demokracise se vertete.
Edhe pse kane kaluar 72 vjet nga ekzekutimi i Lorkes, raprezaljet, krimet, qe u bene nuk mund te mbulohen me gropa te medha kufomash, pasi ndergjegja njerezore nuk eshte e qete perballe krimeve monstruoze te diktaturave.
Por ne rast se popujt nuk jane te mbrojtur nga kushtetuta, nga ligjet mbi mbrojtjen e te drejtave civile, dhe persekutoret nuk vendosen perpara ligjit, krimet perseriten duke tronditur gjer ne palce qeniet njerezore.
Le te kujtojme poetet Vilson Blloshmi dhe Genci Leka, qe u pushkatuan nga barbaret te cilet shfaqen ethshem instiktet shtazarake te tyre, duke i lene te vrare ne mes te dites se “zeze”, ose Hevzat Nelen qe u var ne mes te qytetit, ne vitin 1989, pa gjyq, pa avokate, por vetem nga nje skuadrile pushkataresh, dhe askush prej ketyre ish Prokuroreve, ish gjykatesve nuk kane kerkuar falje, por perkundrazi jane organizuar shume me teper qe t’u mbyllin gojen perseri te afermeve te viktimave, duke dhene intervista e karshilleqe te tjera, se gjoja ishte koha, ishte sistemi i tille!
Heshtjen qe mbajne shume organizata, intelektuale, sidomos historiane, nuk krijojne gje tjeter, vecse i mbushin me shume me mekate, dhe ju zgjasin me teper jeten krimeve dhe barbarizmave qe pakuptuar mund te riciklohen…
New York
Tetor, 2008
5 Komente
Dhimiter Xhoga
22/11/2008 ne oren 17:33
1C’u be ai “Djali shqiptar qe pushtoi skenat e Athines”?!
Se pari faleminderit Kozeta Zylos, qe me penen e saj nga New Yorku, na rikujtoi ate Pavdekesine e Poetit te Madh LORKA, qe ka frymezuar boten e shumevuajtur me vepren sa dhe fundin e tij qe i dha pavdekesine e dyfishte.
E lexova me kersherine e ketij mengjezi Torontian veshur me vellon e bardhe te ketij dimri te sivjetshem qe po na vjen sa embelshem dhe me renkime atje tej ne vendin ku na prehen te paret tane ne shekuj; Atdheut tone SHQIPERI>
Ashtu rastesisht sute me shkuan te libri im i vetem ne proze “Kur flasin Zemrat” , Ne kujtim te atij migrimi te pas 90tes, dhe dora me hapi faqen 40-te me titullin “Djali shqiptar qe pushtoi skenat e Athines” (Edmond Bame) dhe me pushtoi nje ndjenje me pyetjen : C’u be ai djale?!
Ja ckam shkruar ne te pikerisht e vitin 2000 e pikerisht me 22 janar.
“Nje rubrike e qelluar dhe terheqese per masen e rinise dhe me gjere, eshte hapur kete muajin e pare te mijevjecarit te trete, nga RT presticioz “ANTENA” ne Athine. Teme kjo e zgjedhur me intuite profesionale, pse jo dhe fitimprurese..
Teza e hapur eshte: Kush ta shikoje veten te afte, te paraqitet ne nje konkurs mbarerinor,ne keto kushte:
-Te vallzoje ne ballon e organizuar, - Te kendoje solo kenge te muzikes se lehte; T’u pergjigjet pyetjeve te drejtuara nga vajzat “Juri masive”; Te beje per te qeshur me me te mirin rol te fjalorit humoristik vajzen drejtuese te emisjonit; -Te imitonte shkathesi te levizjeve trupare te profesionistit te njohur te skenes humorit grek, Apostol Subllakos(aktivizuar ne ate spektakel) sa dhe atyre europiane e me gjere.”
…. Si shume te rinj dhe Olger Edmond Bame, emigrant nga Berati, pas shume ngurimesh, mori pjese ne te, ku si thote vete; merita i takon se motres vogel Viola, qe “me ka detyruar”me thenien:
“I ke te gjitha te dhenat , provoje! fitoren e ke ne xhep.”
E vertet ashtu ndodhi…Pas aktivitetit qe zgjati plot 15 ore deri ne cfaqjen televizive si ngadhnjyes, ku si thote gjithnje ai, i dukej se ishte para “provimit te matematikes, erdhi casti i shumepritur.
Drejtuesi i jurise deklaroi fitues te cmimit te pare ne garen :”Burrat gati per te gjitha”, te riun shqiptar Edmond Bame.
Salla e elektrizuar sa dhe shqiptaret e shumete dhe familja e tij, ngriten ne kembe ate mori spektatoresh qe miratuan me ovacione vendimin e jurise.
Djali shqiptar Olger Edmond Bame, nje beratas-Vlonjat , per te respektuar te dy prindit, fitoi ate sfilate ne Athine e pikerisht ne nje nga Televizionet me emer te saj “ANTENA” te atij pragu viti te ri 2000-je.
Ja cme ka thene ne ato castet pas cfaqies qe mezi e takova nga turmat e reja rethuese:
” Nuk me besohet cka ndodhi. Une i vetmio shqiptar qe mora pjese ne kete aktivitet Sfilate, mes shume grekeve vendali , dola fitues. Ndjeva krenari e mu fiksua besimi ne vetvete e mendja me shkoi tek fitoret e konkruenteve ne aktivitete nderkombetare qe zene vende te tilla e ngadhnjohen me ngritjen e FLAMURIT KOMBETAR. Ja ate mendoja ne ate cast; te isha une nje protagonist i tille. Te gezoja aritjen me ngritjen e flamurit Kombetar. Konkurava ne nje televizion grek e shpresoj ne te ardhmen do te doja ta shihje veten te konkuroja mes atdheut dhe vellezerve te mij shqiptare. Nuk me harroet vargu ” ku kemi lere e na bejne nderre?! apo jo me pyet teksa une regjistroje ne kasetofon fjalet e tij mese atdhetare .
-”Me beso xhaxha, me thote teksa ndahemi mes atij gezimi:
Me vjen keq per djersen qe po jap ne vend te huaj dhe e di detyrimet qe kemi ne, bijte e Shqipes, se vendi i punes dhe i jetes sone eshte Shqiperia , atdheu yne. Po cti besh?! Jetojme ne vite te veshtira. Poe nje dite atje do te na shihni patjeter. Gjaku uje nuk behet, thoni ju te vjetrit
dhe ne kemi bindje . Lere c’thone ata qe sna duan… Me dhane nje shperblim deri 1 milion dhrahmi vec dhuratave te tjera qe ia dhurova motres, se ciles i dedikohet fitorja. Enderra ime te fitoj e ngre flamurin shqiptar.”
Ai ishte i lumtur qe kishte hapur nje dritare ne jeten e tij, i vendosur tani ti perkushtohej sfidavave te reja me sfiden me te madhe: Tia perkushtoje cdo aritje vendit te tij; SHQWIPERISE MEME.”
Dhe e mbyll kete shkrim ditar me urimin : Suksese te metejeshme djalit te Rivieres sone te bukur e rezearte Shqiptare”.
Me kete urim kthyer ne pyetje, po i drejtohem permes ketij shkrimi , per te mesuar so pas 8 vitesh qe do te deshiroja te ndigjoja deshira te realizuara.
Gezuar festat e nentorit vellezer emigrante te kudondodhur me zemer dhe mendje ne atdheun tone te deshiruar , ani se lehone.
Toronto 22 nentor 2008 Dhimiter Xhoga.
Indifierenti
22/11/2008 ne oren 17:46
2se si eshte mundur qe nje shqiptare, qe duhet ta dije shume mire politiken spanjolle perkundrejt shqiptareve ne pergjithesi dhe atyre ne Kosove ne vecanti, te sjelle nga bota e te vdekurve ne boten tone te paster shqiptare nuk e kuptoj dot.
Ligor Luarasi
23/11/2008 ne oren 16:49
3VJEN ORA DHE TE GJITHE BIEN, SA ME LART TE JENE AQ ME KEQ. Plato.
Renies natyrale me largim nga kjo jete, s’ka njeri ti shmanget. Edhe kjo eshte nje lloj renie nga ato qe thote PLATO. Kurse renia nga posti per shkaqe nga me te ndryshmet, korrupsion, mashtrim, shfrytezim posti, shkelje te ligjit,etj. nuk eshte njesoj si per njeriun e thjeshte dhe per pseudosundimtarin. Shqiperia ka ngjasimet e saj me Spanjen, ka Frankon e saj, ka Lorkat e saj, mekataret e saj.
Rruga qe eshte zgjedhur sot me heshtje, me shtyrje e te vertetave, deri sa te nderrojne jete te gjithe qe u perlyen nga eksperimenti komunist, nuk e sheron plagen. Nje mekat metastaze pa kimioterapi, perseri jep metastaza te reja. Pranimi i fajit, purifikimi, nuk ka lindur kot ne shoqerine njerezore.
Atje ku ai zhvillohet me pasterti, shpeton te semurin, pacientin, qe ne rastin konkret eshte vete atdheu yne.
Te besh sikur harron mekatet, te shtiresh sikur ato s’kane egzistuar, do te thote ti mbrosh, do te thote Shqiperia ne infinit te mos pastrohet. Nuk besoj te thote dikush e duam Shqiperine me plehra,te ndotur si e kemi sot. Nderkohe populli thote: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti. Mekatet, qe rendojne shpirtin e
mekatarit te imponuar nga eksperimenti i Marksit, Leninit, Stalinit, i nxjerr me mire se askush, vete ai qe i ka permes fjaleve te shenjta.
ME FALNI. G.GRAS-it Nobelist dhe mekatar nazist, vete komisioni Nobel nuk ja hoqi cmimin e nderit, SEPSE AI U TREGUA I NDERSHEM EDHE KUR PRANOI MEKATET E TIJ, SI PASOJE E E ZHYTJES NE EKSPERIMENTIN E HITLERIT EGOIST.
Nga ky moment gjaku i tij nuk vazhdoi te vetehelmohej, ashtu si pranon mjeksia me fakte, kur X njeri gdhihet dhe ngryset me mekate te pa deklaruara para njerezve te ndershem ose para mjekut. Kjo, bote e ka edhe vetegjyqin qe ben njeriu nga qe S’KA NJERI QE MOS KETE PJESEN E TIJ TE PASTER DHE TE NDERSHME, SADO MEKATAR TE JETE. Por kjo bote e ka dhe gjyqin ne heshtje, qe BEN PPULLI, SOVRANI, mekatarit.
C’DO POPULL, ME GJENERATATA E REJA JETON NE PERJETESI. Jane keto gjenerata qe trasmetojne bres pas brezi GJITHECKA QE NDODH ME BREZAT E ME PARSHEM. Prej ketu buron ideja: ASGJE NUK MUND TE HARROJ POPULLI, SADO TA SHTYSH E TA SHMANGESH NJE NDODHI TE ZEZE. ZOTERINJTE VANGJUSH TUSHI DHE KRISTAQ VENETIKU, POPULLI KORCAR S’I HARRON NE PERJETESI, nga qe, ata ishin FAJTORE PA FAJ. SA ME PARE TE PASTROJME MEKATET QE KEMI, ME TE VLLAZERUAR DO JETOJME. Te pranosh fajin eshte kulture, urtesi, miqesi, te mos e pranosh do te thote perseri te jetojme me ska ndaj njeri tjetrit, te MBETEMI HALA KE URA. Ligor Luarasi,SHBA.
ledion
23/11/2008 ne oren 21:07
4Kultura nuk ka permasa dhe as kufij te percaktuara, mjerani gjithmone kerkon arsyen. Le te sjellim meshirimin tone per keta gjeni ne format e tyre, per veprat e kesaj elite, te ketyre intelektualve qe mbushin dhe pasurojne shpirtin tone. Pervec vlerave poetike te perbashkta apo shpirtin e tyre te pavdeksise,midis LORKES dhe VILSON BLLOSHMIT e GENCI LEKES ka dhe shume te tjere, qe i perpiu emeruesi i perbashket DINASTIA E PAMORALSHME e mjere per kultur dhe e etur per gjak, psh dhe nuk ishin pak qe dore e zeze u mori jeten, le te kujtojme VICENT PRENUSHI, ET”HEM HAXHIADEMI, AT ANTON ARAPI, DOM LAZER SHANTOJA etj plote 146 te pushkatuar e te masakruar me litarin ne gryke dhe jo vetem poet e shkrimtar, por edhe perkthyesa, linguista, muzikologe ,studiuesa folkloriste etj. qe historia, ne dhe gjithkush duhet ti kujtoj plot respekt e nderim, por dhe me shume keqardhje.
Dje ne heshtje pyesnim kush i vrau, kush i masakroi, kush ua preu fjalen ne mes, gjithe keto pyetje qe edhe sot nuk po u jep askush pergjigje.
Por nuk duhet te mjaftohemi me kaq, keta martira akoma mbeten ne harrese, akoma nuk po fitojne indentitetin e tyre kulturor, pse historianet heshtin, perse elita e shkrimtareve ben pauzen e vete, ata kane shume vlera, aq sa vete pavdekshmeria e tyre.
Sa duhet heshtur akoma?.
Bisha e eger ndertoi fizonomine e vet u ben tmerre dhe ndertuan ferrin e shfarosjes, xhelatet dhe gjakpirsat nuk dine te kerkojne falje kurre.
Keto talenta te lindur, lindin per tu shuar dhunshem nga ideologjia kombetare. Epidemia e murtajes pse nuk kerkoni falje, ashtu sic kerkuan SPANJOLLET per LORKEN, o vampira te fateve te vecanta, qe prisni riciklimin e asaj qe kurr nuk ka per tu rykthyer me kurre.
Le te bejme te munduren pavdekshmerine e tyre duke lexuar veprat, le te behemi meshirimi i tyre per ty mos i harruar kurre. E MERITOJNE.
levi
25/11/2008 ne oren 15:08
5Para disa netesh po shikoja nje film interesant ( “Perpjeka e Fry-it”), per heroin, gazetarin amerikan Varian Fry, qe shpetoi prej duarve te pergjakeshme te nazizmit mbi 2000 ebre ose jo, artiste, shkencetare, piktore, letrare etj, te cilet i deportoi nga Franca ne SHBA. Mes Tyre, te fameshmit Mark Chagall, vellezrit Man, etj.
Kur shikoje gazetarin si arrinte me qetesine dhe me riskun te marre nen sqetull, me shkonte ne mendje pyetja - a do te arrinte te ekzistonte nje “angelo salvatore” e te shpetonte prej kthetres enveriste tere ata inelektuale, qe u zhduken ne vitet 44- 47, ose 52-61, apo ne 67-75? Pergjigje e thjeshte sot - destin i percaktuar…. pa shprese!
Mbase, destini i percaktuar prej gjeostrategjise ose edhe ashpersise ekstreme te diktatures se pakrahasueshme, mbase te ngjashme me ate te Pol Potit, nuk mundi ti jepte shansin e mbijeteses se tyre e jo me te veprimtarise. Qofte kjo edhe ne mesheftesi.
Etja per te ruajtur investimin ne mendjet e arta te shkences dhe kultures, edhe si pasuri boterore, bene ate qe nje grup njerezish te hidhnin para ose te mblidhnin donacione, edhe te gjenin njerezit heronj per te realizuar ate veper sublime.
Nese i madhi Lorka, qe viktime e asj perplasje vellavrasese, por ne kohe lufte, sic qene edhe me mijra intelektuale te tjere ne Luften e II qe pasoi ne vitet me pas, demonizimi i intelektit ne Shqiperi u be me qetesine kriminale dhe duke u mpire trurin per afro gjysem shekulli.
Ate qe nazistet e kuptuan me vonese, ndersa po u largoheshin prej influences se tyre, ketu ne Shqiperi nuk arriten ose me mire diktatori, dhe me pas pasuesit nuk arriten ta kuptonin tere jeten. I “dhane dermen” ne themel. Dhe pasoja……. trashegimi e varfer intelektuale, hemoragji e vazhdueshme e saj, mbisundim mediokrit ose i pseudoshkencetarit, pseudoletrarit, pseudohistorianit.
Lidhja RSS per komentet
Jepni komentin tuaj
Komentet e fundit
Shkrimet e fundit
Shkrimet me te komentuara
Autoret e blogut
Kategorite
Arkivi
Link
Lidhjet
Shkrimet e fundit
Komentet e fundit
Shkrimet me te komentuara
- Shekulli Online - Shekulli Blog