28 Nentori i ketij viti do te mbahet mend nga komuniteti i shqiptareve te Worcesterit te shtetit Massachusetts si dita me e shenjte e vitit.Per here ta pare u be i mundur perkujtimi zyrtar i Dites se Pavaresise se Shqiperise. Ne saj te bashkepunimit te Bashkise se Qytetit te Worcesterit dhe Shoqates “Kombi” ngritja e flamurit kombetar do festohet cdo vit ne ndertesen e bashkise se qytetit te Worcesterit.
Eshte kuptimplote fakti qe shqiptaret ndjejne ngrohtesi e dashuri me shume pasi kryetarja e bashkise se qytetit Kostantina Lukes eshte me origjine shqiptare.Keshtu fjala pershendetese e saj me 28 Nentor 2008 eshte nje ze me i ngrohte e me dashamires per integrimin, pasurimin dhe trashegimin e traditave dhe kultures shqiptare.Shqiptare nga vise te ndryshme nga Shqiperia e Kosova erdhen nga qyteti e nga rrethinat per te festuar kete dite te paharruar per jeten e tyre mergimtare.Qyteti u skuq nga flamujt kuq e zi.
Nuk eshte pak te mendosh qe flamuri shqiptar valevitet i lire ne token amerikane.Shqiptaret e meritojne kete edhe ketu ne Worcester ku jane nje nga komunitetet me aktive qe i japin gjalleri jetes se qytetit.Qyteti i vetem i Amerikes qe te pret me pershendetjet “Mire se vini” perjetoi nje dite te vecante.Nje dite shqiptare e vertete.
Ajo qe ishte enderr per shume dekada u be realitet,-thote Dhimiter Dishnica,kryetar i shoqates ‘KOMBI”.Eshte nje eveniment qe ne nuk duam ta shohim te shkeputur me nga jeta e komunitetit te qytetit pse shqiptaret kane bere jo pak per qytetin e 178 mije banoreve.Shqiptaret jane permbi 10 mije.Kane shtepite e tyre,pronat dhe bizneset e tyre. Jane te shquar per shkollimin e femijeve ne kolegjet dhe universitetet e Worcesterit.Jane integruar me se miri me jeten amerikane.E kane merituar vetem me pune,me dije,me sakrifica.
Kur bie fjala per festat e nentorit dhe Vitin e Ri eshte veshtire te gjesh lokale qindra vendeshe pasi ka shume organizime veprimtarish dhe duhet te prenotosh tre -kater muaj me perpara.
Shqiptaret i gjen bashke por me afer se kurre do ti sjelle festimi zyrtar i pervitshem i Dites se Pavaresise ne sheshin ,kryesor te qytetit.
Ja perse Nentori do hyje ne jeten e mergimtareve me kujtime te pashlyera per kujtesen e tyre.
Artur VREKAJ
Worcester,Massachusetts,SHBA
6 Komente
Ligor Luarasi
03/12/2008 ne oren 14:07
1U FESTUA DITA E FLAMURIT
*******************************
Ne Filadelfia,SHBA, egzistojne dy organizata shqiptare,te cilat mbledhin shqiptaret emigrante te flukseve te fundit,pas hapjes se Shqiperise hermetike nga diktatura.Me e vjetra nga to,eshte ORANIZATA HUMANITARE SHQIPTARO-AMERIKANE. Kur njihesh me historikun e kesaj organizate meson se Z. MARK TRESHI nga Lezha, ka qene nismetari i pare per themelimin e saj. Me 1985 Z.A.Zeka me kryesine e organizates festuan per here te pare diten e flamurit me shqiptaret emigrante te Filadelfias.Stafi me i hershem i organizates njeh ne kryesi zoterinjte:M.Treshi,L.Gena,XH.Ziu, A.Zeka. Ne c’do kater vjet organizata ben zgjedhjet e reja te saj. Rganizata e dyte ne Filadelfia eshte ajo qe quhet BIJTE E SHQIPES.Sot kjo organizate mbush 5 vjet jete, eshte shume me re se organiz-ata qe gjeti keu ne Filadelfia, e quajtur : ORGANIZATA HUMANITARE SHQIPTA- RO-AMERIKANE. Kur punuam me antaret e kesaj organizate,per te lajmeruar festen e flamurit,nje djalosh nga Elbasani me sugjeron idene: Pse mos festojne se bashku shqiptaret,por copezohen ne organizata te ndryshme
edhe ketu ne kurbet? Dialogu yne ishte i gjate sepse gjithekush e do,pranon rendesine e harmonise dhe lidhjes se shqiptareve te percare si dikur dhe sot. Kur lindi pyetja derisa egzistonte ne Filadelfia nje organizate me tradita dhe e vjeter,pse duhej krijuar organizata Bijte e shqipes,dhe pse nismetaret e saj mos i bashkoheshin organizates egzistuese,per te qene me unike?. Djaloshi Elbasanas,nuk u pergjigj,por tha se do ta bisedoj kete pike me kryesine e organizates Bijte e shqipes dhe do vazhdojme biseden.Ketu u mbyll edhe dialogu yne me kete djalosh shqiptar. Tani kryesia e organizates me te hershme te Filadelfias me Kryetar Z.Ahmet Zeka, sekretare Znj.Meri Barboni, zv.Kryetar Z.Astrit Ahmeti, dhe me treqind Antaret e oganizates festuan se bashku DITEN E FLAMURIT,ne Bensalem ne nje restorant te ndodhur ne rrugen Street Road, te filadelfias.Festa e ketij viti,organizuar me dt 22 nendor 2008,pati dicka te vecante nga vitet e tjere. Organizmi i nje nate festive me shqiptaret emigrante nuk eshte nje pune e thjeshte,perkundrazi hapen shume probleme qe duhen zgjidhur.Kur vjen si pjesetar i thjeshte i kesaj feste,(pra kur pret bileten dhe ulesh ne karige per te festuar.) nuk intresohesh per labirinthet qe dalin per te realizuar nje nate te kenaqeshme per te gjithe qe vijne ne feste. Kurse antaret qe organizojne mbremjen,eshte realitet, kane shume telashe, deri sa te mbyllet festa.Nuk ka mundesi te pershkruajme gjithe problemet qe zgjidhen keta antare. Por ne se jemi realiste,per c’do gje,egziston e keqia dhe e mira e saj,te pa ndara midis tyre.Ky eshte ligji i se vertetes. Po te shkelet ky ligj, si per te mirat dhe per te keqiat, ketu fillon mashtrimi,genjeshtra.Diet qe njerzit urejne mashtrimet, ata duan shume te ecin ne rrugen e se vertetes. Realiteti i mbremjes se Flamurit organizuar ne BENSALEM, eshte se kjo mbremje kishte te mirat dhe dobesite e saj. Miresia Nr1 ishte pjesemarja shume me e madhe se heret e tjera.E keqia Nr1 ishte sepse s’kishte vende aq sa kishte njeres.Kjo solli ne fillim te saj, remujen dhe pa kenaqesine.Kur pyetem Z.Amet Zeka,kryetarin e kesaj shoqeate,ku ishte gabimi.Ai na tha se menazheri i restorantit, e theu fjalen duke na shitur ne te tjeret, nje salle shtese qe na takonte ne dhe mungesa e saj, dendesoi tavolinat e medha rumbullake, te cilat nuk plotesuan numurin e pjesemaresve ne feste. Menazheri kete mekat e plotesoi me shtese te veres
se bardhe, pa e paguar kete lloj pije nga festonjesit. Po te mos ishte ky
lloj gabimi, festa do arinte nje alegri dhe harmoni me te madhe midis emi-granteve shqiptare. Te vecante kjo feste pati edhe harmonine qe u arit midis verioreve dhe jugoreve,sepse te jemi realiste keto dy ndarje gjeofizike kane edhe gusto te ndryshme muzike,kenge,valleje, krahas ngjashmerive me to. Kete mjeshteri, e realizoi kengetarja e talentuar Znj.ERMIRA BABALIU me filozofine: TOSKE DHE GEGE, PEME NGA NJE DEGE. Ajo e filloi melodine e kenges dhe orkestrimit nga muzika e verioreve te cilet si me suste u hodhen te gjithe ne vallen e tyre te zjarte dhe tipike te veriut dhe melodise Shkodrane. Jugoret tolerante,priten radhen e tyre, e cila i hodhi ne vallzim permes embelsise dhe ndjenjave te tangos se serenatave Korcare. Gjithecka filloi me hymnet tradicionale te AMERIKES dhe SHQIPRISE duke u ngritur ne kembe te gjithe pa perjashtim.Znj.Meri Barboni,uroj pjesemaresit,te ftuarit, nga atdheu dhe Amerika, duke prezantuar edhe programin e mbremjes. Me tej e mori fjalen Z. HYS HASA, pensionist ushtarak, i cili me oratorine e tij, rikuitoj nje historik kuptimplote te te pareve tane, qe dhane jeten per flamurin KUQ E ZI te kombit tone.Ne tavilinat kishte nje buletin te posacem ku festonjesit njiheshin me fjalet e hymnit Amerikan dhe Shqiptar,si dhe me poezine klasike te imzot FAN STLIAN NOLIT, dedikuar FLAMURIT SHQIPTAR. Femijeve Organizata ju dhuroi falas nje bluze me stampen e shoqeates,dhe te gjithe femijet u shkeputen nga salla e te riturve,per tu argetuar ne sallen e tyre,prej se ciles nuk ndaheshin dot,sepse u miqesuan dhe lodruan nga nje edukatore e specializuar per argetim te tyre,kjo punoi se bashku me Z. XHUZEPE BARBONI, permes lodrash te shumta.Festen e pershendeti nga te ftuarit Dr.NOIS(Amerikan),dhe miqte nga Tirana,Dr Shaqir Shehu me Dr Arben Beqirin. Kurse nga Shoqeata e mjekeve shqiptare te Amerikes, Pershendeti Znj. LINDITA COKU. Kirurge e talentuar qe punon ne Boston per ceshtjet e zemres. Kjo nate festive mbeti e pa haruar per gjithe ata shqiptare,te cilet vetem tani ne demokraci,mundesohen te gezojne DITEN E FLAMURIT, sepse ne Shqiperi,nen diktature keto gezime ne shqiptaret e zakonte, i kalonim ne gjume si nje nate narkoze, si gjithe netet
monotone te 45 viteve letargji. Grupi ALBA me dirigjenten soliste, ERMIRA BABALIU dhe orkestrantet EDMOND XHANI, ILIR DANGELLIA, SOKOL ASLLANI, ARTAN KUSHI, ishin vertet shperthyes,melodioze, dhe me temperament te paster shqiptari ne muziken e tyre,e cila mbeti e pa haruar ne kuitesen e te gjithe pjesemaresve.
SPONSORET E KESAJ NATE ISHIN: RESTORANTI BELLINI GRILL, me pronar Z. XHIMI DAKU, Klinika dentare e Znj: SILVANA CUMANI, zyra mjekesore CASTOR CHIROPRACTIC, ndihmes avukatia
Znj.PATTI RALICK,Piceria: ADRIATIC PIZZA, Avukati MARC C.
BENDO, restoranti LA VIOLA, me pronar Ramazan & Xh. HIMA.
Agjensia BALKAN Travel, kordinatoria per blerje shitje shtepish,pronash,
perkethime dokumentash,Znj.MERI BARBONI, Ndertonjesi i shtepive,
Z. HAKI COLLAKU, Agjensia ALBA TRAVEL me menazher Z. ASTRIT AHMETI, Kisha e shqiptareve te Filadelfias me Z. RIK ROBERT, restoranti SHATRIVANI I QYTETIT me pronar Z.BUJAR DAKU dhe GANI DAKU, floketoria MARIALANA, huadhenesi
Z.BURT BURCHET, restoranti GARDEN OF EATIN, me pronar Z. AHMET ZEKA. Ne naten e kesaj feste, ushqimi dhe gatimi ishte cilesor,dhe sasijor, aq sa dikush e teperoi duke lakmuar sasine.Ne shitje ishin kaseta te mizikes shqiptare,gravata me ngjyra te flamurit,dhe librat Me tituj: SKENDER SALLAKU,LEJLEKET S’VIJNE ME,VDEKJA E ENVER HOXHES,RREFENJA NGA AMERIKA, me autor PELLUMB KULLA dhe libri FLLAD AMERIKAN me autor LIGOR LUARASI.Midis emigranteve u lidhen dhe forcuan miqesi te reja,
per te cilat ketu ne kurbet seicili i ka aq te desheruara, sepse kerkon te plotesoje vakunim e miqve te tij,qe ka pasur ne vatan.Ja vlen te theksojme veshjet e reja elegante te femrave tona,te cilat kane qene aq te shtypura ne diktature, dhe qe nuk lekjoheshin te vishnin,te kercenin dhe te kendonin, si ju desheronin shpirti dhe ndjenjat e tyre te dlira. Znj. Meri Barboni e sugjeruan gjithe ata emigrante me fjalet:PO, JA KESHTU TE NA MBLITHNI HERE PAS HERE,SEPSE KEMI NEVOJE PER HARMONI. Te gjithe pjesemaresit u larguan nga kjo nate me fjalet MOT ME MIRE DHE ME TE BEGATE. Eshte realitet qe shume emigrante shqiptare sot jane ne Filadelfia me shtepite e tyre si pronare , duke punuar per me shume komoditet dhe begati ne qytetin metropolititan te FILADELFIAS. Pershendesim te gjithe komisionin e kesaj mbremjeje i cili mundesoi kete argetim te nje dite kaq te shenuar si dhe te gjithe antaret e organizates HUMANITARO SHQIPTARO-AMERIKANE ketu ne Filadelfia.
KOMISIONI I MBREMJES perbehej nga Zoterinjte: AHMET ZEKA,
ASTRIT AHMETI, LIGOR LUARASI, REDIN REKA,HAKI COLLAKU, HYS HASA, dhe Znj. MERI BARBONI. Le ta mbyllim kete shkrim modest me NOLIN E MATH,permes vargjeve klasike te poezise HYMNI I FLAMURIT:
O FLAMUR GJAK,O FLAMUR SHKABE,
O VEND E VATER O NENE E BABE,
LAGUR ME LOT, DJEGUR ME FLAGE,
FLAMUR I KUQ, FLAMUR I ZI.
Per Emigrantin Shqiptar, Ligor Luarasi,SHBA.
Nazmir Muco
04/12/2008 ne oren 21:11
2Nje feste ne behar do t’i kenaqte me shume shqiptaro-amerikanet
Kreret e shoqatave shqiptaro-amerikane ketu ne Amerike duhet te mendojne per te gjetur mundesine e nje aktiviteti me te gjere, jo vetem sic bejne me Diten e Flamurit, por te mendojne dhe te bejne ashtu si dhe komunitetet e tjera ketu ne Amerike, italianet, greket, libanezet, etj. qe festojne ne mes te beharit te mbledhur ne nje lendine, pjesmarrja do te ishte me e madhe, pjesmarresit ne kete feste do te binin ushqimet e tyre bere ne shtepi, (kostoja per pjesmarresit do te ishte me e ulet), do te argetoheshin me shume duke pasur mundesi per te folur me njerit-tjetrin, kenduar e kercyer. Le te mendojne e te gjejne nje emer kesaj feste ne behar. Le t’a quajne Festivali Shqiptar ashtu sic e quajne dhe kombesite e tjera ketu ne Amerike.
Nazmir Muco
Filadelfia, ShBA
Ligor Luarasi
11/12/2008 ne oren 15:25
3SHQIPTARET E KUDONDODHUR I BASHKON VETEM NJE KOD I RI.
************************************************************
Qe te bashkohen shqiptaret jashte rezes se shoqeatave te tyre ne SHBA
ose edhe ne bote, KJO MUND TE ARIHET VETEM NE SAJE TE MIRATIMIT TE KODIT TE RI, p.sh. ta quajme KODI I BASHKIMIT TE SHQIPTAREVE. Shoqeatat duke kenaqur fantazite e nje o tre miqve,
nuk kane reze te madhe te bashkojne shqiptaret, faktet e mos bashkimit te shoqeatave midis tyre, deshmojne se KA NJE SHKAK QE E CALON KETE PUNE.Ky shkak eshte sepse na MUNGON KODI I BASHKIMIT.Tani per shqiptaret kane ndryshuar shume faktore, qe me menyrat e vjetra te bashkimit, bashkimi qe kerkohet edhe nga z.N.Muco, nuk mund te arihet PA NJE KOD TE RI BASHKIMI. Ky lloj kodi te plotesoje TE DREJTAT E C’DO SHQIPTARI dhe jo vetem te disave,kryesisht te kokave.Ka perenduar koha me metodat e vjetra te bashkimit te shqiptareve,keto metoda nuk i kenaqen TE GJITHE SHQIPTARET,KENAQEN VETEM NJE PJESE TE TYRE. Kjo eshte arsyeja qe shume shqiptare edhe sot,rijne me vete,te pa lidhur.Kemi edhe specifikat tona qe nuk jemi si te tjeret
(Greket,Franceze,Gjermane,Italiane,etj,)qe
qendrojne te bashkuar. Ne shqipot e thote Z.FAIK KONICA sa te veshtire
jemi, per bashkim. Seicili nga ne kerkon te jete kaposh,kur dihet qe
nje i tille duhet.Faktet deshmojne se kaposhet tane,deri me sot,NUK KANE QENE ATA QE DUHET TE JENE,KA SHUME ME TE MIRE SE TA DHE
I SPOSTOJME NE HIJE. Kodi i ri,duhet te harmonizoje shume mekate qe kemi ne shqipot PER NJE BASHKIM TE VERTETE. Kete kod e plotsojne mendimet e TE GJITHE SHQIPTAREVE TE KUDONDODHUR DHE JO VEEM TE DISAVE. Ndryshe ne do mbetemi nje turme neper bote, pa koke
drejtuse,si jemi sot qe tretemi gjitheandej si gjethet e vjeshtes.Kjo pune kerkon KULTURE,MODESTI,DURIM,SAKRIFICA,SOLIDARITET,
MUNGESE XHELOZIJE etj. Ligor Luarasi,SHBA.
Vladimir Dema
25/12/2008 ne oren 3:44
4Me sollet kenaqesi me shkrimet tuaja.Faleminderit.
Nga Chicago
Vladimir Dema
Zamira
26/12/2008 ne oren 14:09
5Zoti Liogor . Se pari te uroj festat e fund vitit . Traditen tone qe e trashegojme dhe e ruajme me aq fanatizem. Sa per shkrimet tuaja nuk ju heq asnji presje ,po do te uroja te mos reshtnit duke shkruar ,shpesh here na hapni syte per gjera qe i dime pak turbull . Ju uroj shendet juve dhe familjes tuaj te mbrekullushme ; Urime nga Franca. Zamira
cecilia gjeci
26/12/2008 ne oren 18:01
6Ardian Klosi
me cta mbushi ka gjet
Skenderbeun per tu bere i famshem povera gente
Lidhja RSS per komentet
Jepni komentin tuaj
Komentet e fundit
Shkrimet e fundit
Shkrimet me te komentuara
Autoret e blogut
Kategorite
Arkivi
Link
Lidhjet
Shkrimet e fundit
Komentet e fundit
Shkrimet me te komentuara
- Shekulli Online - Shekulli Blog