09 01
Autori: Adrian Thano ne kategorine Shoqeria Blog
2008 ka qenë padyshim një vit ngjarjesh me përmasa botërore: Shpallja e pavarësisë së Kosovës, kriza financiare, zgjedhja e Barack Obamas president i SHBA-ve, lufta Gjeorgji – Rusi.. etj
Po për Shqipërinë? Ka qenë një vit më i mirë apo më i keq? Një mënyrë për të gjykuar janë sondazhet. Në Shekulli online (shekulli.com.al) prej tri javësh ka një sondazh pikërisht me këtë pyetje: “Ka qenë 2008 një vit i mirë apo i keq për Shqipërinë?” (enkas është përdorur kufizimi “për Shqipërinë” për të mos ndikuar gjykimin me ngjarjen e madhe të pavarësisë së Kosovës). Deri mbrëmë rreth orës 21.00 kur u rishkruajt ky shenim i shkurter, numri i votuesve ishte 5256 dhe gjykimet “më i mirë” ishin 49.3 perqind, “më i keq” 44 perqind, “nuk kam mendim” 6.7 perqind.
Por edhe sondazhet online kanë dobësitë e tyre. Mundësia e manipulimit është e lartë. Në këto raste ka shpeshherë mobilizime militante. Pra politika mund ti fusë hundët edhe aty.
Më mirë apo më keq ?
Tregojnë se dikur në një fshat shumë të varfër jetonte dikush në skamje të pazakontë. Përfytyroni: Më i varfëri, i një fshati të varfër.
I mblidheshin mbrëmjeve fqinjët dhe i thoshin: “Mjeri ti o njeri, mjeri ti. Sa i varfër je, çfarë fat i keq…”
Dhe përgjigja e të skamurit ishte: “Ashtu eshte, po nuk i dihet, për mirë a për keq…”.
Një ditë prej ditësh kalon në atë fshat, një karvan të kamurish. Kreu i karvanit, ndalet dhe bën habi me mizerjen që sheh përreth. E pyet kalimtarin e parë: Cili është më i varfëri i këtij fshati? Dhe kalimtari i përgjigjet pa hezitim: “Oh, është filani..”
E thërret i kamuri të skamurin. I fal kalin e tij të bardhë. Një kal i bardhë i fuqishëm në mes të asaj varfërie.. Një pasuri e vërtetë. Dhe fqinjët u rimblodhën mbrëmjes: “Lum e lum ti o njeri. U bëre nga më i varfëri, më i pasuri i fshatit, çfarë fati paske patur…”.
Dhe përgjigja e të skamurit ishte serish: “Ashtu eshte, po nuk i dihet, për mirë a për keq…”
Ca ditë më pas, djali i vetëm i fukarait, i hipën kalit të bardhë. Niset revan në pyll. Nuk i njihte shtigjet kali i falur. Shkon pa kontroll buzë humnerës dhe hidhet. Kali vdes, djali i fukarait, mbetet sakat.
Dhe fqinjët u rimblodhën mbrëmjes: “Sa i mjerë paske qenë… Edhe njëherë që të ndriti fati, të mbeti djali sakat…”
Dhe përgjigja e të skamurit ishte po ajo: “Ashtu eshte, po nuk i dihet, për mirë a për keq…”.
Një javë m◄ pas, plas lufta. Vijnë e i mbledhin ushtarë gjithë djemtë e fshatit (askush nuk u kthye gjallë). Djalin e fukarait nuk e nganë.. Atë ditë ishte në shtrat… Dhe përralla vazhdon pa fund.
Mësimi? Diçka që na duket e keqe sot, mund të jetë fillimi i diçkaje të mirë që ndodh nesër. Dhe diçka që na duket e mirë sot, mund të jetë veçse fillimi i së keqes që po vjen. Ne kurrë nuk mund ta dimë të ardhmen apo jo?
12 Komente
Ligor Luarasi
09/01/2009 ne oren 5:37
1NJE GJE ESHTE ABSOLUTE,QE C’DO GJE ESHTE RELATIVE .
**************************************************
Pyetja:PER SHQIPERINE, VITI 2008 KA QENE ME I MIRE O ME I KEQ?ka nje gabim,nga qe nuk jep mundesi krahasimi me vitet e shkuara o me atje ku shqiperia duhej te ishte.Ne se flasim per vitin 2008 ne krahasim me vitet e kaluara, s’ka dyshim qe eshte vit me i mire.Kjo per mjaft fakte:ritja e kultures demokratike te popullit,debatet e lira ne TV-i midis politikaneve me ze,shtimi i librave te rinj me ekspoziten e librit ne Tirane, fuqizimi i artit te kenges ne skenen e Tiranes,celja e ekspozitave te larmishme te artit figuratif, larmi e muzikes klasike,operistike,orkestrale,ne Tirane, festimi i vitit te ri ne nivel me te larte, liria e kulteve fetare ne gjithe shqiperine,vleresimi material i artisteve gati te haruar dhe me talent qe ka atdheu, ne vecanti me ka prekur nderi qe ju be ZOTIT MAKS VELO, sa njeri i vojtur pa faj,aq edhe i sinqerte,me orizont te cilin Znj.Vera Grabocka,pati meriten e saj personale ta lartesoje, nje artist aq te vojtur nga diktatura e eger alla
shqiptarce. Organizmi i kenges nga Znj Vera Grabocka,nga Z.Ardit Gjebrea, organizmi i TRADITAVE TE FAMILJEVE SHQIPTARE,nje forme gati e varosur nga pa dija,qe u ringjall nga Z.Gjebrea.Po keshtu Z.Blendi Fevziu ka meriten te duroje dhe organizoje debatet aq te veshtira me politikane qe nderpresin tjetrin si te jene ne pazar te peshkut.Fitoret historike te PAVARESISE SE KOSOVES DHE UNIFIKIMI I FLAMURIT SHQIPTAR KUQ E ZI,ME SHQIPONJEN DY KRENARE ESHTE VERTET FITORE E MADHE.Kjo sepse ketu ne Kurbet pata rastin te shoh nje flamur tjeter qe mund te kish Kosova dhe as vete nuk e di si me shkane lotet,nga fakti :pse duhej tjeter flamur, kur AI JONI, ESHTE AQ I BUKUR
DHE HISTORIK. FTESA PER NE NATO,FITORET E DJALERISE SHQIPTARE TE USHTAREVE DHE OFICEREVE TANE,NEN FLAMURIN E NATO-s, I NGRITEN SHUME VLERAT E KOMBIT TONE GJATE vitit 2008-te.Keto dhe mjaft fitore te tjera te cilat s’ke mundesi ti thuash te gjitha, kane bere qe edhe shumica e shqiptareve ashtu si dhe une,te pranojme se viti 2008 ka qene me i mire se vitet e me parshem.
Por,ka dhe nje krahasim tjeter qe pyetja nuk e precizon,si eshte viti 2008
ne krahasim me atje ku duhej te ishim gjate ketij viti? ketu futen mjaft mekate, mbi te gjitha ky vit ENDE NUK KA KRISTALIZUAR SHQIPERINE ME NJE DREJTESI SI DESHERON KOHA,SI DESHEROJNE EUROPA,SHBA, drejt se ciles i gjithe populli yne ka thirur ne menyre te pa pare:E DUAM SHQIPERINE SI GJITHE EUROPA. Dihet nga te gjithe qe DREJTESIA
ESHTE SHTYLLA Nr1 E KOMBIT, E SHOH KETU NE SHBA
Ligor Luarasi,SHBA.
Zamira
09/01/2009 ne oren 11:36
2Vitet ikin dhe shkojne . Cdo vit le dicka pa shije nga mprapa. ; Por dua ta theksoj me germa te medha ,dhe me gojen plot ,se viti 2008 ka qene viti me i mbrapshte per Shqiperine. Per neve qe jetojme jashte nuk eshte shume e lehte per ta kuptuar. Keto srtatistika duhet ti thote qeveria vete dhe jo ne . E vetmja gje e mire qe u be u njof Kosova si shtet,po jo se e beme ne.
Kujtoni Farken e harruar , kujtoni Gerdecin qe s’po e ze kush ne goje ,lulezoi korrupsioni aq shume sa dhe femijet e vegjel e dine; Po eshte 3 fishuar nr i makinave te shtrenjta nga hashashi i shitur . Shqiperine ua kemi lene ne dore Grekerve; Bollano dhe Ksera bejne ligjin. Varferia eshte ne kulmet e saj . Madje do te thoja me dhimbje i pershtatet kohes se Migjenit
Neper rrethe nuk ka mjeke ,pa le pastaj qe fshatrat skane fare fare ,po dhe nga nji mami qe shkon ne pune 1 here ne jave. Nuk i thua dot asgje se burri shte militant i PD . Ta heq koken ;
Me vjen shume keq qe z LUARASI me gjithe respektin qe kam per kete njeri rri permend xhepat e VERA GRABOCKES. Po te gjithe ata qe nuk i perfill kush vine japn dicka ne Shqiperi . A dini sa eshte nji bilete ? 1OOO lek te reja . Kush i shikon keto emisione ? Kasta e re dhe borgjezia. Ne NATO ende nuk kemi hyre me te drejta te plota .
Une nuk di perse i gezoheni esaj NATOs . Ka te mirat po dhe te keqiat e veta. Kane 5vjet qe mzeren me drejtesine ? çfare po bejne. E percollen Sallakun se ishte i keq , tani shajne tjetren.
He miq te dashur ç’fare u be ? Fazlliçi si nje njeri ordiner doli fare i pa fajshem kur eshte njeri me precedent penal . Lulezimi perse nuk denohet? Mediu perse nuk denohet? Po nene ferideja perse denohet? Po dy djemte qe mbeshtollen trupin me flamurin shqiptar perse po denohen? Kush e vrau tTrebicken ? po Tanin e topit kush e vrau? po disa biznesmene kush i vrau ? Sa çudi kjo qeveri nuk di asgje.
Per mua VITI ME I KEQ VITI 2008.
r.l.
09/01/2009 ne oren 16:36
3e bukur kjo pjesa e perralles.
ndaj njeriu nuk duhet te hidherohet ose gezohet asnjehere pa mase.
sepse gezimi dhe hidherimi shkojne bashke
mira
09/01/2009 ne oren 16:39
4pablo coelho ka nje pjese shume te bukur qe i shkon per shtat kesaj.
shkon nje person qe kerkonte te dinte fatin e tij nese do ishte i mire apo i keq tek nje fallxhore.
donte medoemos ta dinte fatin, ndaj kishte zgjedhur fallxhoren me te mire.
kjo pasi e sheh mire e mire i thote:
pse do ta dish fatin o njeri?
dhe ky:
dua ta di. me patjeter.
atehere fallxhorja i thote:
ok, fati yt i ardhshem do jete i mire ose i keq
dhe fat0kerkuesi habitet:
c’esht kjo pergjigje. kete une e di.
fallxhorja thote:
pikrisht. nese do jete i mire, do jete nje surprize e kendshme, nese do jete i keq, pse te fillosh te vuash qe tani??
Zotaj
09/01/2009 ne oren 17:01
5per mua ka qene vit regresi.
vit ku hipokrizia jone si popull ka pesuar rritje te metejshme.
merite te vecante per kete ka profesor doktor sali berisha
admin
09/01/2009 ne oren 17:11
6rezultatet e sondazhit ne shekulli online, date 9 janar ora 16.06
2008 ka qene vit me i mire apo me i keq per Shqiperine?
Me i mire: 49.6 perqind
Me i keq: 43.9 perqind
Nuk kam mendim: 6.6 perqind
Nr. votuesve: 5388
fabio
09/01/2009 ne oren 18:37
7Me rastin e sondazhit dhe temes po shkruaj nje opinion te shkurter per vitin 2008.
Per mendimin tim duhen vleresuar gjerat ne fushat perkatese: ekonomike, politike e shoqerore…pastaj bejme karasimin ndermjet viteve te shkuara dhe sa mund te behej realisht ne vitin 2008.
Persa i perket shpalljes se pavarsise se Kosoves, te gjithe e dime qe nuk eshte merite e Shqiperise por e Amerikes dhe Europes. Po ashtu eshe ftesa per ne NATO…jane me shume strategjite e tyre per te perfshire vendet e ballkanit perendimor sa me shpejt ne organizate pe te siguruar stabilitet afatgjate ne kete zone. Te njejten gje bene dhe me Ukarainen dhe Gjeorgjine por presioni e Rusise beri disa nga vendet perendimore te ndryshojne mendje.
Sa per viziten e Bush-it ne Shqiperi, te cilen Berisha e quan historike dhe vendos emer rrugesh(une do isha me i lumtur nese do quhej Adem Jashari apo te behej dicka per emrin e Universiteit te Vlores, Ismail Qemali), nuk erdhi me ftesen e Berishes por per motive te tij.
Keto jane “arritjet” e Qeverise Berisha per te gjithe mandatin e jo vetem te 2008, ku te gjithe e dime sa merite ka.
Te kalojme ne fushen ekonomike.
Shqiperia eshte vend me nje ekonomi akoma te brishte…arsye kjo qe e mban larg “infeksionit” direkt te krizes financiare…qe po shoqerohet me renie ekonomike dhe ku te gjithe vendet po marrin masa per te ndihmuar vendet te dalin nga kriza…kjo krize do te preki edhe Shqiperine…dhe qeveria jone e dashur nuk ka asnje plan apo fond te gatshem per te nderhyre…te ardhurat nga emigrantet per 2008 u ulen me 30%…sipas parashikimeve 2009 do me negative…kjo do te thote qe do te ulen akoma…Berisha thote qe do te privatizoje te gjitha zoterimet e shteti ne menyre qe te siguroje te ardhura ne ndihme te krizes…pyetja ime eshte: nese privatizon gjithcka qe ke, c’fare fuqie ke ti si shtet per te nderhyre ne te ardhmen? Absolutisht zero. Atehere jemi ne dore te privateve (kasta dhe te huajt) ku si objektiv kane fitimin( fazllic eshte shembulli)…dhe shqiperia e shqiptare do behen objekt fitimi…qe Qeverise nuk i intereson fare ke e dime. Keshtu qe shqiptare ne kete situate ndodhen me te varfer (flas per mbi 80% te populssise).
Nga ana politike mund te quhet i “suksesshem” duke patur parasysh nryshimet me konsensus te madh te Kushtetutes me 21 prill. (Jemi e vtemja Republike ne bote pa te drejte referundumi, nuk mund te bejne gje as Presidenti as Gjykata Kushtetuese). Pas ketyre ndryshimeve vijme ne hartimin e Kodit Zgjedhor dhe e dime sa y frutshem do te jete, (me ndryshimet e 21 prillit, Rama e Berisha bene hapin e pare drejt pushteti absolut dhe me kodin zgjedhor sigurojne nje shumice te madhe ne Parlament), pastaj reforma e drejtesise dhe e dosjeve…keto jane reforma te votuara nga pozita e opozita…( qe te arrijne ne pushtetin absolut kane nevoje te kontrollonje Prokurorine, kete e pame qarte tentimet e min.Alibeaj kur po hetonin Fazllic) dhe ligji i dosjeve ..e dime shume mire qe nuk perfshin te gjithe ato me pozita te dyshimta ne kohen e komunizmit(Gjinushi, Ruci e Nano jane motivet e konsensusit).
Persa i perket LSI-se dhe shokut tone Ilir Meta ( me rafte pika se u dobesua nga greva 8-ditoreshe e urise), nuk mendoj se e ka ne zemer te madhe Demokracine e Kushtetuten(jane te vetmit gure qe ka per te bere zhurme, sa per ekseperience e kemi ne politike per me shume se 10 vjet dhe dime sa ne zemer i ka problemet e shiptareve), por eshte i interesuar te behet kryeminister…kjo eshte arsyeja per te cilen nuk bashkohet me PS-ne.
Le te kalojme te VITI SUPER KORRUPSION…nese qeverisja e PS akuzohej per korrupsion dhe Berishes i iku zeri duke bertitur “me duar te pastra”….kete e shikojme tani sa te pastra e ka patur fjalen…Gerdeci e Mediu(ketu bejne pjese edhe Bumci e Alibeaj se “arkitektet” ligjore dhe djali ne telefonatat me Devirolin), Rreshen-Kalimash dhe Basha, Fazllic e goca me studiot e saj legale….keto mblidhem ne : dy min. pa imunitet dhe nje lufte te hapur me Silvia Kontin e Shqiperise per te mbrojtur “mikun” e tij Fazllic.
Nese do ti shtojme trgjedine e Farkes, shembjen e Pallatin ne Gjirokaster , Gerdecin …keto jane pasoja te qeverisjes madheshtore te Berishes…sharjet ne parlament nga motra e nena ndaj deputetit Balla…(ne nje vend tjeter te botes kryeministri do te dorehiqej menjehere)..nese do ti shtonim abuzimet e zyrtareve qe raporton KLD ne miliarda leke…ktyre nuk u jepet rendesi…parsa i perket lirise se mediave…e pame se c’beri ndaj News 24 e e shikojme se c’po ben me gazeten TEMA…te gjitha keto nuk jane arritje por fundosje…(Berisha lidear e Demokracise tone eshte komunist…kete e shpjegon fakti qe te gjithe ato qe nuk e mendojne si ai duhet ti mbyllet goja)…prandaj tranzicioni jone do te vazhdoje per dekada me radhe deri kur te zhduken keto breza nga politika jone…
JU UROJ NJE VIT SA ME PAK STRESUES.
ledion
10/01/2009 ne oren 16:15
8>>Zotëri, unë nuk i ndaj mendimet me ju, por unë do ta rrezikoj jetën time për të drejtën tënde që t’i shprehësh ato.
Erion Shkembi
11/01/2009 ne oren 8:40
9Jam dakort me Zamiren dhe fabion. Jane shume PSE per vitin 2008 qe nuk kane marre akoma pergjigje. Kontrolli i larte i shtetit konstatoi miliona dollare abuzime me buxhetin e shtetit. A u arrestua ndonje nenpunes i thjeshte a drejtor per keto abuzime,pale me minister qe s’behet fjale? Krimi dhe korrupsioni nuk ishin ne renie,perkundrazi ishin ne rritje. Niveli i varferise ishte ne rritje ne base te statistikave. Papunesia po ashtu. Akoma vazhdojne largimet nga puna per bindje politike.Tragjedite ne Gerdec,Gjirokaster,Farke, presionet kundra prokurorise e perkeqesojne situaten akoma. Situata ne sistemin shendetsor akoma e mjerueshme.Kur ti ke kryeministrin qe shan nje deputet ne parlament nga nena,gruaja e motra, cfare sigurie krijon per jeten e nje qytetari te thjeshte ky veprim. Edhe nje veper e madhe sic eshte rruga Durres-Kukes qe mund ta renditim ne gjerat pozitive, u perfol dhe u hodhen akuza per abuzime shume te medha. Etj etj etj etj etj dhe lista vazhdon pa fund. Personalisht une nuk pashe asnje perpjekje serioze apo strategji te reja qe qeveria te ndermerrte per permirsimin e situates ne shume aspekte,qofte ekonomik,politik, socialo-kulturor etj Uroj me gjithe zemer qe viti 2009 te jete viti i ndryshimeve per Shqiperine. Do te doja shume dhe do te lutesha qe autoret e blogut te hapin nje teme ku mund te diskutojme dhe te japim idete tona mbase dhe ministrategji se cfare do te ndryshonim ne ne qeverisje,sistemin arsimor,shendetsor,kulturor,ekonomik,rend e qetesi,ambjent etj ne pak fjale ne cdo aspekt apo hallke qeverisjeje. Dhe mbase idete me te mira te botoheshin ne gazete ne faqen ku botohen letrat e lexuesve,duke shpresuar qe disa nga politikanet tane gazetelexues ti pelqejne e ti vene ne jete sado pak. Me sa shoh une shumica e komentuesve ketu ne shekullin blog jane te formuar e te shkolluar dhe me siguri qe nje pjese e tyre jane dhe specialiste ne nje fushe te caktuar. Dhe jam i bindur qe nje pjese kane ide dhe mendime shume te mira qe mund te ndihmojne sado pak ne ndryshimin e situates ne pergjithesi ne vendin tone. Lexova diku nje lajm para disa ditesh qe kabineti i Obames u beri thirrje qytetareve te thjeshte amerikane te dergonin idete e tyre, se cfare do te ndryshonin ata per nje qeverisje me te mire ne qeverine e ardhshme te Obames. Vetem brenda nje nate u derguan me shume se 5000 e-mail me ide dhe mendime nga me te ndryshmet. Ne nuk na i kerkojne keto ide qeveritaret tane sepse jane shume te zgjuar vete, dhe nuk kane nevoje per idete tona, por te pakten mund ti diskutojme midis nesh ketu ne shekullin blog. Shpresoj qe kerkesa ime te merret parasysh.
Faleminderit
Zamira
12/01/2009 ne oren 17:52
10Lerini sontazhet e gazetzs sepse jane kot. Viti 2008 ka qene viti me i mbraopshte nga te gjitha anet. Korrupsion ,ne permasa te medha ,te imblikuar kupola shteterore. Mafja ,lulezoi qsi kurre me pare,Fazllici kush ishte? Vrasje me pasoja te medha Gerdeci ,kush e organizoi? Perse heshtni apo ndodhi Ne vitin 1968. Njeres te vrare ,sa te duash Tani,Trebicka,biznesmene Kosovarietj plot. E cfare doni me ju ? Vrime ne uje? ate vetem Saliu e ben . Tani ju rekomandoj te blini nga 1 dryn Kinez.
nikolin
13/01/2009 ne oren 20:04
11Një kryeministër i një vendi që do të hyjë në prill në NATO, është thjesht një i sëmurë psikik që flet përçart për shifra për shitje-blerje, rishitje, riblerje, tenderë, ankande dhe një sërë togfjalëshash pa kuptim që burojnë nga ndërgjegjja e njeriut të kapur në krim. Më shumë fajtor ndjehem unë që rasti im po i prish punë Shqipërisë dhe imazhit të saj në botë sesa kryeministri që e prodhon këtë imazh.
safeleme
06/05/2009 ne oren 14:08
12mm.. bookmarked..
Lidhja RSS per komentet
Jepni komentin tuaj
Komentet e fundit
Shkrimet e fundit
Shkrimet me te komentuara
Autoret e blogut
Kategorite
Arkivi
Link
Lidhjet
Shkrimet e fundit
Komentet e fundit
Shkrimet me te komentuara
- Shekulli Online - Shekulli Blog