Ardian Vehbiu ka të drejtë: Pavarësisht nga buzëqeshjet kilometrike dhe entuziazmi i shtirur, publiku esëll, gjithnjë e ka të lehtë të dallojë se prapa këtyre photo-ops fshihen tri komplekse relativisht banale, mes të cilëve ai i inferioritetit.
Publiku, pra, nuk e ha më sapunin për djathë. Ky është lajmi i mirë.
Lajmi i keq është se ne kemi politikanë karagjozë. Lolo në kuptimin e plotë të fjalës, që prej takimeve të tyre me kolegë nëpër botë, na dërgojnë… fotografi me pamje idioti të lumtur.
Kjo historia e fotove, sigurisht që nuk ka nisur me Sali Berishën. Tek ky, qasja bëhet thjesht më e theksuar, për shkak të figurës publike, përgjithësisht komike, që ka ndërtuar vetë këto vite. Si të thuash, e ka të pamundur të veprojë ndryshe. Për një si ai, është një tundim shumë i fortë për ta lënë anash. Shpresa është që kjo sjellje të marrë fund me të, por historia e fotove apo filmimeve politike “shikomëni me kë jam”, është e hershme në Shqipëri. Dhe nuk është sepse jemi vend i vogël. Vende të vogla ka shumë në planet, por nuk sillen burrat e shtetit si palaço.
Me Miqtë e “Shekulli”-t folëm në Forumin e kësaj të marte pikërisht rreth kësaj. Pse kjo nevojë e “liderëve” të këtij vendi për të bërë lolon? Përgjigja është e qartë: Janë dështakë. Dy herë dështakë. Kanë dështuar si individë(e) dhe kanë dështuar si politikanë(e). Si individë, sepse asnjë njeri me personalitet të qëndrueshëm nuk ka nevojë të vetëkonfirmohet me dalldi të tilla; dhe si politikanë, sepse asnjë politikan që është i dashur dhe i suksesshëm për popullin e vet, nuk ka nevojë për këto foto.
Sidoqoftë, kjo sjellje fyçkash, ka edhe një pjesë irrituese. Dhe ndoshta është këtu që duhet të përqendrohemi. Fotot e fundit nga SHBA janë blerë kundrejt premtimesh që fshihen me po atë zell që është përdorur për t’i shpërndarë ato. “Shekulli” po bën ndërkohë detyrën. Publiku shqiptar do ta mësojë me se s’bën çfarë tjetër, veç kapsllëkut në personalitet, fshihet pas këtyre fotove, sado e gjerë dhe e gjatë të jetë zgërdhimja e “liderëve” në to. Dhe meqë jemi këtu, a mund ta pyesim kryeministrin se me çfarë statusi është ish-ministri i Mbrojtjes në delegacionin zyrtar shqiptar në SHBA? Nuk ka ndonjë pozicion në qeveri dhe po hetohet për 26 vdekje, qindra plagosje, shokime psikologjike dhe për miliarda lekë dëme. Është e drejtë që të vazhdojnë të paguajnë qytetarët shqiptarë biletat dhe dietat e tij?
E qartë që kryeministri nuk do përgjigjet për këtë. Edhe ish-ministri do vazhdojë të na dhurojë buzëqeshje fotomodelesh, sa herë t’i drejtohen kamerat, njësoj siç bëri, në oborr të prokurorisë pak orë pas Gërdecit. Është e qartë që edhe të tjerë rrotull lolo-liderëve, nuk do ndikohen nga një pyetje apo një forum në gazetë, sado qesharake të jetë sjellja e “udhëheqësit” dhe sado jotransparente të jenë premtimet pas fotove të tij.
Dhe kjo është dhe një pasojë tjetër e ndotjes së ambientit këtu. Kritikat përcillen si sulme politike, përmbajtja e ka humbur vlerën, “lideri” dhe “çeta” përkatëse, e kanë të pamundur të gjejnë kurajë për të marrë diçka racionale tek kritika, e kanë humbur aftësinë për të përfituar prej saj, mosozot për të korrigjuar diçka.. Për këtë ambient publik të molepsur, çdo kritikë është një sulm politik që meriton të shuhet me zjarr e me hekur. Ja, nesër, me siguri do dalë prapë që me mëngjes, i freskët si trëndafil, zëdhënësi Bogdani dhe do na thotë: “Po na sulmoni, sepse ne kemi dalë në fotografi me atë dhe me atë, dhe ju jo.. Keni inat, keni inat, na-nac, na-nac…”.
7 Komente
lepuri
10/02/2009 ne oren 15:42
1me ke flisni mor aman? ata per ato foto jane gati te japin dhe menderen.
sokol
10/02/2009 ne oren 15:42
2fotot jane presion i fatmir mediut ndaj prokurorise. u thote me prekni po te doni, shihni ke kam miq une
lilo labe
10/02/2009 ne oren 15:44
3ka te drejte sokoli, berisha keshtu beri edhe kur nisi hetimi ndaj djalit te tij shkelzenit. e mori me vete ne dajt dhe la disa qe ta fotografonin.
foto u botuan ne gazeta.
presion per prokurorine ishte dhe ky veprim, dmth: mos guxoni te ma prekni djalin
Donika
11/02/2009 ne oren 7:59
4Mediu eshte thirur ne prokurori .Ndoshta mediu dhe Saliu dicka kane pranuar te bejne per Ameriken keshtu qe me tu kthyer Berisha e mMediu tek e tek i thiri prokuroria PO a besoni ju se do ti denojne Jo More Jo do ti gudulisi pak Ina sa ti beje per te qeshur e do ti shpetoje me ndonje kritike .Keshtu eshte dhene urdheri keshtu ka thene Partia
Donika
11/02/2009 ne oren 8:04
5Withers sa shpejt u prenoncove per atentatin e Nunit ?? Po dale more i urruar ne fillim gjej vrasjen e Trebickes qe e mbulove !!! Uaa si ben ky sikur ne se kuptojme qe e mbulove!!! O O… sa do te mbuloni ju Ju lumte kur gjeni
xoni
13/02/2009 ne oren 15:19
6po daleni njehere more njerez shikojini gjerat mire ne analize perpara se te beni komente pasionante. Une nuk mbroj asnje njeri por pa mendoni sikur te ishit vete minister i mbrojtjes apo me tej. dmth tju benin minister pa e patur idene fare se cduhet bere. Ju mesiguri per te ruajtur pozicionet politike dhe per te marre rrogen pse jo edhe ndonje thele tjeter do te benit ctju thonshte i madhi.Por nuk eshte vetem ky problemi. Mua per vete me shqeteson me shume dicka tjeter.
Ne Shqiperi nuk eshte hequr akoma ideja e persekutimit politik. mendoni gjyqet e kohes se komunizmit, kur deshira ose nevoja e dikujt me pushtet per te persekutuar tjetrin bente qe ne unanimitet dhe koherence te plote me te gjitha nivelet ai njeri te varej, pushkatohet apo te burgosej.
Prandaj nuk duhet bere kryqezimi i Mediut apo te tjereve. Duhet me pare te kompensohen deri ne nje te gjithe te demtuarit dhe tu kerkohet falje publike pasuar kjo me largimin nga posti te te gjithe te implikuarve ne kete ceshtje pike. As burgosja e Mediut apo te tjereve nuk i sherben askujt vec qe hedh tym dhe mbulon ceshtjen.
Zotaj
16/02/2009 ne oren 19:20
7ka nje shprehje ne bibel:
mos u hidh derrave margaritare
Lidhja RSS per komentet
Jepni komentin tuaj
Komentet e fundit
Shkrimet e fundit
Shkrimet me te komentuara
Autoret e blogut
Kategorite
Arkivi
Link
Lidhjet
Shkrimet e fundit
Komentet e fundit
Shkrimet me te komentuara
- Shekulli Online - Shekulli Blog