Mustafa Nano*
Nuk është e zorshme të vësh re një zemërim të madh të ca shqiptarëve, që derdhet pa pushim mbi komentatorët e shtypit shqiptar; apo me fjalë të tjera, mbi ata gazetarë që rreken të krijojnë opinion në këtë shoqërinë tonë; apo me fjalë të tjera akoma, mbi ata që prej kohësh ushtrojnë profesionin e “analistit”. Madje, ky term i fundit është bërë objekt përqeshjesh e vetpërqeshjesh. Më kujtohet që vite më parë, në një shkrim të vetin, Ardian Klosi zbrazte gjithë cinizmin dhe ironinë e tij djegëse mbi këtë profesion të ri, dhe e bënte këtë gjë pavarësisht nga fakti - ose ndoshta pikërisht nga fakti - që për shumë të tjerë ai ishte dhe është gjithashtu një analist (duhet thënë se Klosi e kish me emërtimin, e jo me ushtruesit e zejes së opinion-bërjes). Po kështu, nuk kanë munguar të tallen me zejen e tyre edhe analistë të tjerë, një pjesë e të cilëve e kanë bërë këtë ose për të distancuar vetveten nga skota e analistëve namzinj, ose për të denoncuar përmasën diletanteske të dhjetëra të tjerëve, që marrin poza analisti nga lartësia e të përditshmeve me ndikim periferik.
Por vreri masiv kundër analistëve nuk ka të bëjë me aradhën e amatorëve, të cilët - të rrimë shtrembër e të flasim drejt - nuk bëjnë gjë tjetër, veçse përmbushin nevojën e gazetave të reja për të pasur gardën e tyre të opinionistëve. Vreri më i madh derdhet në radhë të parë mbi “kuajt e racës”, mbi ata që kanë pushtuar skenat e foltoret po aq sa dhe - në mos, më shumë se sa - politikanët e rëndësishëm të këtij vendi, mbi ata që, jo vetëm kanë pushtet “spiritual” mbi zgjedhësit, por dhe akses të jashtëzakonshëm te pushteti “temporal”, mbi ata që përgojohen e përfliten me po atë pasion, me të cilin përfliten e përgojohen të zgjedhurit nga populli.
Ç‘është ky vrer? Si shpjegohet? Ku e ka burimin? Në radhë të parë duhet thënë se, ky goxhá vrer vjen për të balancuar e rivalizuar popullaritetin e këtyre analistëve, që u bë evident në harkun e një periudhe disavjeçare; dhe e gjithë kjo ndodhi në një masë të madhe, për shkak të zhvillimit të vrullshëm të televizioneve. Të gjithë duhet t‘i paguajnë një taksë suksesit, popullaritetit, vizibilitetit, pushtetit. Gati-gati, analistët u bënë një autoritet shtypës e bezdisës, gjë që në fakt ndodh gjithmonë me autoritetet, qofshin këto të fundit edhe të virgjëra apo të shenjta. Sigurisht, në të shumtën e kohës, analistët kanë kryer edhe funksionin e “watch-dog”-ut, dhe ky shërbim u është njohur kohë pas kohe prej opinionit publik; por kjo nuk i ka penguar segmente të këtij opinioni të shfryjnë kundër përmasës okupatore të këtij autoriteti. Madje, nuk kanë nguruar që këtë qasje okupatore ta shohin edhe si një qasje uzurpatore, e në këtë pikë duhet thënë se e kanë gabim gjithë ditën e ditës.
Gazetarët, intelektualët, artistët, e në përgjithësi të gjithë ushtruesit e profesioneve të lira, nuk janë kurrsesi uzurpatorë; suksesi i tyre individual dhe ndikimi e autoriteti i tyre publik janë produkt i forcës së tyre në një botë të iniciativës së lirë e të garës me rregulla. Po, është e vërtetë që gara në Shqipëri bëhet pa rregulla të qarta, por edhe në këto rrethana nuk mund të ndodhë që ndonjë çetë analistësh të ketë fuqi për të uzurpuar foltoret televizive apo kolonat e gazetave. Kush është në treg nuk i ka zënë vendin askujt tjetër. Kush nuk është, duhet të bëjë përpjekje të jetë. E nëse s‘ia del dot, duhet ta kërkojë fajin te vetja, e jo te ndonjë bandë uzurpatorësh të hamendësuar.
Por le t‘i lëmë qaramanët e le të vijojmë të merremi me dukurinë e fillimit, d.m.th. me mllefin kundër analistëve. E gjen këtë mllef në rrugë, nëpër faqe gazetash, nëpër web-site, nëpër blog-je; e gjen te denigrimet en bloc, por e gjen dhe te “kryqëzimet” individuale që u bëhen analistëve. Ndonjëherë të krijohet përshtypja se ca e ca, më shumë se sa ata që administrojnë punët e paratë tona publike për qëllime private, kanë zët sojin e analistëve. E teprojnë? Sigurisht që e teprojnë, dhe në këtë mes mund të jenë të motivuar në mënyrat më të ndryshme. Por pasi të heqim teprimin, aty me siguri do të mbetet diçka. Dhe kjo diçka ka nevojë të shpjegohet.
Nami i mirë i analistëve është lënduar më së pari e më së shumti nga spërdredhjet politike të një numri syresh. Kjo ka ardhur, ngaqë qëndrimet e tyre i ngrenë mbi marrëdhëniet sezonale me udhëheqës të caktuar apo me qendra të caktuara pushteti, prej të cilave vjelin dhe frytet, por nga ana tjetër ka ardhur edhe prej një qasjeje amorale në gjithë jetën e tyre, aq sa mund t‘u jenë bërë barrë edhe vetë padronëve të tyre politikë (gjithashtu amoralë).
Së dyti, një numër analistësh zënë bajagi vend në skenën publike. Sigurisht, nuk ka një matës të vendit që duhet të zërë secili në këtë skenë, por merret vesh se shfaqja e përditshme në ekranet e TV-ve dhe ligjërimi prej kompetenti për të gjitha çështjet e kësaj bote janë një teprim. Kemi rënë të gjithë në grackën e tundimit për të folur çdo ditë e - sidomos - për të folur për gjithçka, por janë ca që nuk arrijnë fare të shquajnë se në këtë mes ka një grackë të ngritur.
Së treti, është sjellja prepotente. Kjo vjen natyrshëm edhe prej reagimit të fortë ndaj një politike gjithë ditën prepotente, por me sa duket, publiku nuk ta fal një sjellje të tillë, gjë që e kam provuar mbi shpinën time. Kur ka qëlluar që të demonstroj arrogancë në punën që bëj nuk është se jam gjendur vetëm nën sulmet e pamëshirshme të atyre që më shohin me antipati; përkundrazi, më kanë shprehur mosmiratimin e tyre edhe miq të mi, apo njerëz që janë afër (me mua) në ide e qëndrime.
Së katërti, ngaqë janë pjesë e një sistemi që funksionon keq, apo që nuk funksionon fare. Mendimi që ekziston për analistët është pak a shumë ky: “Ata e kritikojnë establishment-in drejtues (në fakt, sundues), por e bëjnë këtë duke dhënë e duke marrë me këtë establishment. Ata e denoncojnë këtë rend gjërash, por janë aty, jo vetëm pjesë e rendit në fjalë, por edhe gjeneratorë e parzmore të tij. Ata kritikojnë tyccon-ët mass-media-tikë, por marrin rroga të majme prej tyre; ata kritikojnë botën e biznesit informal, por janë të lidhur me këtë biznes me dhjetëra fije e për dhjetëra qëllime; ata kritikojnë një numër politikanësh, por u shërbejnë ca politikanëve të tjerë; e kështu me radhë. Kritika që ata bëjnë është thjesht maska e mëkateve të tyre, të cilat janë po ato të establishment-it në komandë të gjërave, d.m.th. korrupsioni, arroganca, mentalitetet hëm tribale, hëm bolshevike etj., etj”.
Së pesti, soji i analistëve është i komprometuar nga nënsoji i shkarrashkruesve vulgarë, të cilët nuk heqin fare për të gjetur hapësirë në shtypin e përditshëm shqiptar. Një pjesë syresh ia dalin mbanë të zënë herë pas here ndonjë qoshe në studiot e sallonet televizive, e për rrjedhojë qëllon që ky nënsoj zë e përfaqëson në një mënyrë a në një masë të caktuar edhe vetë sojin.
Duhet të pajtohemi me këto xanxa lexuesish? Pjesërisht po, por duke mos ua vënë veshin atyre lexuesve talebanë, të cilët i bashkohen korit të mësipërm veç për një arsye: ata nuk e kanë me analistët; ata e kanë me mendjet e pavarura e me shpirtrat e lirë. Ky soj lexuesish urren pjesën e mirë të botës së analistëve.
Ndërsa pjesa tjetër e lexuesve, edhe pse ka të drejtë në një numër “objections”, bën mirë të mos harrojë - sipas meje - dy gjëra: Së pari, nëse e besojnë atë shprehjen që thotë se “çdo popull ka atë qeveri që meriton”, nuk kanë arsye të presin që gazetarët të mundin xanxat e shoqërisë së tyre e të dalin mbi këtë shoqëri. Së dyti, sëmundjet e opinionistëve shqiptarë janë identike - në një shkallë të ndryshme, kuptohet - me ato të opinionistëve të vendeve të tjera, të cilët po ashtu demonstrojnë arrogancë, pranà kabá në skenën publike, qasje kongjeniale ndaj establishment-it drejtues, qëndrime servile ndaj politikës e politikanëve etj., etj
*Gazeta “Shqip”
55 Komente
albani
12/02/2009 ne oren 4:45
1Z. Mustafa, pse gjithe ky vrer pyesni ju, pergjigja eshte shume e thjeshte se me opinionet tuaja vrer mbillni ne popull prandaj.Ca te mbjellesh do te korresh thote populli. Prandaj filloje nga vetja, clirohu nga vreri qe ke brenda dhe mos i shiko gjerat bardh e zi.Keto ishin sugjerime pa ju ofenduar, megjithese e di qe as nuk do ti lexosh. Edhe nje gje kisha ju lutem perdorni sa me pak fjale te huaja te huazuara, se po i tregoja nje dite nje mikeshes time qe eshte e huaj dhe u habit se sa shume fjale anglishte gjeti ne gazetat tona dhe pastaj na duket gjuha jone si gjuhe palocosh nje fjale shqip nje italisht 2 anglisht, frengjisht etj sikur jemi ne gare qe ta percudnojme sa me shume.(Une jetoj jashte)
Ju uroj gjithe te mirat.
Zotaj
12/02/2009 ne oren 11:08
2o mustafa, po te rrish ne nje studio me fahri balliun, mos prit te te pelqejne njerezit o zoteri.
nuk kemi degjuar ne vend tjeter te urrehen analistet, perkundrazi jane nga shtresa me e dashur e shoqerive. ja vetem ju po ju degjojme qe ju urrejne njerezit. e keni pyetur ndonjehere veten pse? apo sepse shqiptaret jane katundare nuk marrin vesh. Se kete fajesim keni ne maje te gjuhes ju dhe politikanet. Njeriu e kerkon fajin te vetja mustafa
ARDI
12/02/2009 ne oren 12:47
3Ma ka bere shume pershtypje menyra e ikjes se Z. M. Nano nga emisoni i Arjan Canit.
Me te vertet shume brutal!
Z. Nano me te vertete shume shkrim i bukur por, duket q e e keni bere fiks per vete.
mondi
12/02/2009 ne oren 14:07
4muci je njesh ore te lumt vazhdo se je me i miri leri keto cte thon kaloni mir
mondi
12/02/2009 ne oren 14:12
5o bani po pse flet keq per mucin mo po ne ket e kemi ma te mirin po pse jasht jeton ti po ne ku jetojm mrenda????????
arsen
12/02/2009 ne oren 14:59
6Pershendetje Z. Nano!
Vleresoj maksimalisht opinin tuaj dhe ndejk (aq here sa me jepet rast) komentet e juaja.
Une do doja ta analizoj shkrimin tuaj thjesht nga pikpamja e interesit.
Pra cfare interesi patet ju, qe u ulet dhe hodhet ne leter keto mendime.
Une kam edhe mendimin se ju 4-5 analistet qe shifeni ne TV (sepse ne radio ska kohe tju degjoje njeri) jeni bere monopolista.
Artur Zheji shef nga kamera sikur te jete artist kinematografie. Ai na e ndot ekranin me pamjen e tij, packa se shume fjale i thote me vend.
Ju personalisht e keni filluar si militant i PD dhe tani e keni kollaj te komentoni bemat post factum te politikes.
Fatos Lubonja eshte bere poliaanalist dhe i fut hundet ne cdo fushe.
Alfred Peza ushtarak, pastaj gazetar, shkoi tek Ora News dhe na ben sondazhe brenda 2 oresh trasmetim, duke nxjere edhe rezultate??!!
Blendi Fevziu eshte kthyer ne show rapresentativ. Vetem gazetarin dhe analistin nuk ben.
Andi Bejtja ka frike ta thote mendmin e tij origjinal deri ne fund.Pajtohet lehte me ate qe ka pushtet.
Cfare presim ne nga analizat e juja?
Asgje, pervecse asaj qe njerzit duhet te presin. Demaskimin e fenomenit!
Parashikimin se ku te con ai fenomen! Prospektiven qe e pret shikueso-ndegjuesin tuaj.
Donika
12/02/2009 ne oren 18:15
7Mustafa nuk te njoh por si flet ti per analistet eshte kurr nuk te pelqejne informacionet e tyre ose kurr prekin politiken qe ti pelqen ose perkrah .Analisti ben nje pune te nderuar. Ai i hap popullit dritaren per te pare e veshtruar si po zhvillohet ose po ecen mbrapsht vendi yne Analistet ne te tera fushat jane te domosdoshem .Shumica e te varferve kerkojne prehje por nuk e gjejne ,keshtu qe perhja e tyre qetesimi shpirteror gjendet tek analistet .Jo se ata e ndihmojne por ne nje far menyre i japin njohje se cfar ndodh .per shembull :Analistet dhane njohje se cfar pislliku bente Berisha Mediu dhe Topi ne gerdec Ndryshe populli do te ishte i verber dhe kal karoce ashtu sic na la Enveri .Me siguri ti je i kuq si Berisha i cili nuk i do analistet dhe i bllokon se japin informacion mbi poshtersite mafjen krimet korrupsionin e tij Per kete une them RRofshin Analistet qe na hapin syte dhe na sugjerojne balancen .Si dhe cka eshte me e rrendesishmja rrofte gjuha shqipe .Mos perdorni gjuhe te huaj cila do qofte ajo ju jetoni ne shqiperi dhe jo ne…….
Gjini
12/02/2009 ne oren 20:25
8SEPSE SHUMICA JENI SAHANLEPIRES TE PRONAREVE NE MEDIAT KU PUNONI DHE BENI “ANALIZEN” E PADRONEVE QE U PAGUAJNE.
SHIKOHUNI PERRRETH VETES E ME GJERE.EDHE NJERREZIT E THJESHTE E DIN SE KUSH POLITIKEN E KUJT BEN.
ENDE JENI NE TRANZICION (SI GJITHE SHOQERIA) PRANDAJ NUK DUHET BESUAR JUVE (JO TE GJITHEVE SIGURISHT) SE JENI TE PAANSHEM DHE TE SAKTE.
DHE ME KONKRETISHT:
UNE I BESOJ Z.BALLIUT SEPSE TE PAKTEN ESHTE KORREKT ME PUBLIKUN QE ESHTE I DEKLARUAR PER I DJATHTE .
POR CFARE BESIMI DUHET PATUR ME M.NANON QE MBAHET PER “I PAVARUR” DHE VARET NGA TE DON “VARESI”?
Arberi
12/02/2009 ne oren 20:42
9SEPSE SHUMICA JENI SAHANLEPIRES TE PRONAREVE NE MEDIAT KU PUNONI DHE BENI “ANALIZEN” E PADRONEVE QE U PAGUAJNE.
SHIKOHUNI PERRRETH VETES E ME GJERE.EDHE NJERREZIT E THJESHTE E DIN SE KUSH POLITIKEN E KUJT BEN.
ENDE JENI NE TRANZICION (SI GJITHE SHOQERIA) PRANDAJ NUK DUHET BESUAR JUVE (JO TE GJITHEVE SIGURISHT) SE JENI TE PAANSHEM DHE TE SAKTE.
DHE ME KONKRETISHT:
UNE I BESOJ Z.BALLIUT SEPSE TE PAKTEN ESHTE KORREKT ME PUBLIKUN QE ESHTE I DEKLARUAR PER I DJATHTE .
POR CFARE BESIMI DUHET PATUR ME M.NANON QE MBAHET PER “I PAVARUR” DHE VARET NGA TE DON “VARESI”?
Sokol Halili, NUY
13/02/2009 ne oren 3:23
10Z. Mustafa! A e keni pyetur veten ndonjehere se kujt i sherben ky shkrim kur keni botuar ne shtypin e perditshem? Do te sygjeroja qe ti a besh kete pyetje vetes ne cdo rast qe pergatitesh per te botuar dicka. Besome, opinioni do te shoh me nje sy tjeter.
Mendimi im eshte se ata qe ju i quani analiste nuk jane gje tjeter vecse telallci te dy partive politike. Asnjeri nuk eshte opinist i vertete qe mendon per te miren e opinionit, por NGUSHTESISHT per xhepin e vet. E theksoj fjalen ngushtesisht, pasi per xhepin e vet duhet te mendoj cdo njeri, por jo te shes flibol per aranxhata sic bejne analistet e markes Made in Albania.
ardit
13/02/2009 ne oren 18:03
11qysh e ka titullin ajo
xoni
13/02/2009 ne oren 20:12
12PO ME UREN CPATEN XHANEM? Si ata pleqte te filmi jane kthyer ANALISTET shqiptare. Kur nuk ta varin eshte me keq se kur ta varin. Besoj se z.Mustafa e di shume mire kete gje. por ajo qe e shqeteson eshte se nuk po ja varin shume se ne fund te fundit keta analistet nuk kane gje te re per te thene pasi te gjtha praktikat politike ne shqiperi jane te kopjuara e sa per ato nderkombetare nuk ka nevoje per Mustafa Nanon apo te tjere ti analizoje pasi ose dihen ose implementohen direkt.
prandaj analistet jane kthyer thjesht ne ca letrare te rendomte qe shyqyr qe zhgarravisin me elokuence disa shkrime per te marre ndonje honorar duke mbushur gazetat. Megjithate shkruani te nderuar ANALISTE se te pakten e zoteroni gjuhen letrare shqipe qe po humbet nga dita ne dite. Por mos i ndani lexuesit ne dy fronte si ne lufte.
Toni
13/02/2009 ne oren 20:20
13Mbaj mend qe ne kohen e gjimnazit disa nga shkrimet tuaja tek shekulli i lexoja me kenaqesi. Sot sigurisht i shoh me sy tjeter megjithate jam me se i sigurte se shoqeria shqiptare ka nevoje per analiste si ju. Suksese ne punen tuaj dhe shpresoj qe te vazhdoni te shkruani dhe te ndikoni ne opinionin publik.
Me respekt.
E.J
lili
14/02/2009 ne oren 6:04
14Pse?
pse kane harruar te jene gazetar,kane harruar te shohin shqiperine jashte 2 boulevardet kryesore te Tiranes e jashte studiove televisive…
lili
14/02/2009 ne oren 6:09
15po ja marr vangjush Saros fundin e textit per illustrim,edhe po ju shtoj aty….
“Nëpër studiot e shumë televizioneve, të ngjyrosura e të stolisura si gomarë arixhinjsh, asnjëherë nuk bie shi e nuk ka përmbytje. Ka vetëm festa.
Aty ftohen, argëtohen dhe promovohen pareshtur lloj-lloj politikanësh e vajzash me hiret të zbuluara, nganjëherë edhe psikopatë. Kështu që nuk ka kohë dhe as preokupim për t’ua qarë nga pak hallin atyre që mbeten pa shtëpi; pothuaj mungon solidariteti me ata që përmbyten, me tokë e me gjë të gjallë; dhe asnjë lloj “vizatimi” për shkatërrimin e rrugëve dhe për vithisjen e dherave. Por, edhe tokat e përmbytura dhe njerëzit hallexhinj vetëm heshtin, ndërkohë që “fanfara” e reformave dhe e zhvillimit, bëhet nganjëherë më shumë se e mërzitshme. Veçmas, në ditët me shi e përmbytje. Por ne prapë shkojmë me shpresa; sepse e thotë edhe Fishta: “Edhe kështu, moti tue ardhë/ Dikur dita ka me zbardhë/ Që shqyptarët të bijn m’hulli…” (Shqyptarija e qytetnueme)”
Vlashi
14/02/2009 ne oren 15:24
16“Vreri” per analistet pergjithesisht eshte nga militantet e semure pavaresisht nga niveli i militanteve dhe kjo lidhet me analizat ne fushen politike dhe ketu Mustafai ka te drejte dhe eshte nje nga analistet qe e dredh me pak, d.m.th. nuk del nga vetja, sic bejne shume te tjere. Problemi kryesor per analistet qendron ne faktin se ata behen analiste eksperte ne te gjitha fushat e jetes, perfshire dhe analizat ekonomike ku i genjen mendja se i dine te gjitha gjerat. Mencuria e njeriut fillon atje kur ai e merr vesh sa di! Prandaj analistet ne kete rast nuk ngrihen dot mbi nivelin e deputeteve apo drejtuesve te partive qe flasin me me kompetence atje ku dine me pak,perfshire dhe kryeministra mjek e ministra juriste?! Vet analistet kur permendin emrin e nje kryetari partie kryesore i vene gjithmone perpara emrit titullin dhe graden shkencore Prof.Dr. kur flet per “efektivitetin ekonomik” te investimeve packa se ai e ka kete titull ne mjekesi, letersi, etj. Kini degjuar ju analiste ndonjehere qe ministri i arsimit (qe quhet edhe e SHKENCES!) te flase ndonjehere per shkencen, problematiken e saj kryesore per zhvillimin e vendit, se si po funksionon struktura organizative dhe organigrama e sistemit shkencor (as ne kohen kur u be ristrukturimi nuk nxiri ze ministri i arsimit dhe ata Prof.Dr. qe kuvendi i ka me lopata). Si ka mundesi qe ne gjithe kete zhurme qe behet per investimet e medha me pare e sidomos tani, mos te degjosh asnje here qe per cdo euro apo dollar qe investojme sa te tille do perfitojme - gjeja elementare per fizibilitetin e investimeve ne kapitalizem. Zoti na ruajte!
tonny
14/02/2009 ne oren 22:31
17Ne fakt jo se urrehen analistet e shtypit shqiptar, por per te ardhur keq eshte se analistet , shpesh ,ashtu si militantet e partive, rreshtohen ne krah te dikujt(partise qe preferojne) dhe nuk ka perendi qe ti shkul nga fronti!!! Te tille ka shume dhe me i spikaturi eshte nje fare komunisti me emrin Fahri Balliu, por ajo qe te cudit eshte se edhe Andrea Stefani (te cilin e kam respektuar si te paanshem) i eshte bashkngjitur partise LSI te Ilir Metes dhe te gjitha shkrimet e tij kane ne qender te vemendjes kritikat, shpesh pa vend e te tepruara, ndaj Sali Berishes dhe Edi Rames!!! Aq posht ka ren ky opinionist sa te habit kur silmon Berishen dhe Ramen si dy bashkepuntor qe i jene “kunderven” Ilir Metes dhe partis me te” madhe “ne Shqiperi me demek LSI.!!!!
XIXELLONJA
15/02/2009 ne oren 0:44
18Une mendoj se ky vrer nuk eshte me analistet por vetem me …ANAListet….
nani
16/02/2009 ne oren 15:06
19aresyeja pse ju urrejne shqiptaret eshte se keni humbur identitetitin e te qenit Analiste te pavarur, por jeni shitur….Ca te berisha dhe ca te Rama…
nikë palkola
16/02/2009 ne oren 18:43
20Është vështirë të njohësh /nga shkrimet e tyre/ ndonjë analist të ndershëm që i shërben të vërtetës dhe popullit.
Kemi oportunistë, hipokritë dhe me njëqind fytyra. Pothuaj të gjithë shkruajn sipas pagesës /korruptimit/ që u japin. Njëjtë si vrasësit me pagesë. Vjedhin helm, gënjejnë, shpifin, etj. kundër të ndershëmve, ndersa të pandershmit i bëjnë të ndershëm
Personalisht nuk i urrej, por i përbuzi. Analistët kanë përgjegjësinë më të madhe përveç politikanëve dhe gazetarëve për sorollatjen e popullit shqiptarë /si patat në mjegull/ në tranzicionin e tejzgjatur, pas rënies së simboleve të diktaturës.
Në vend që të japin vizione për të ardhmen e ndritur të popullit dhe të Shtetit, ata jo vetëm që e mbyllin vizionin pozitiv, por vjellin vrer kundër tij, duke dhënë si vizion “pozitiv” qëndrimet antipopullore dhe antishtetërore.
Ilirjan
16/02/2009 ne oren 19:52
21Muci Pershendetje!Mos U merzit kur te shajne.Ti e di qe Sali Berisha eshte personi qe shahet me shume dhe ja ku eshte kryeminister. Vazhdo keshtu se do ecesh shume …
Me ato pantallonat e kuqe e qan fare .. je shume trendi…. sidomos me ato corapet “pa corape” pa le kur fut dhe ca “English” Brenda.. Ata qe nuk te honepsin ashtu do “vdesin” : talebane , pa kulture , pa leke , pa dashnore ..
Arben
16/02/2009 ne oren 22:28
22Une personalisht pak analist do quaja te pavarur dhe objektiv.Do vecoja ju, Minxhozin, Lorenc Vangjelin e ndonje tjeter,por kursesi nje i quajturi Cocoli,Preza,Fevziu qe e ka shit shpirtin Saliut,Cili qe nuk meret vesh cfar thote dhe cfare kerkon vec reklames per masterat e universitetit ku punon. Nuk permenda Zhejin dhe Stefanin se ata perfundimisht jane bashkuar me Meten per te lepire ndonje kocke po qe se atij do i teproj per ata,mbasi mendoj se ai nuk ka per vete.Mustafa mendoj se kur njeriu eshte i pavarur eshte dhe i besushem,ju jeni i tille prandaj ju shpreh konsideraten time.Tek shkrimet tuaja une gjej mendimet e mija. Ashtu si dhe ju une nuk kam qene asnjehere socialist perkundrazi ne fillimet e demokracise ishja si dhe ju na krahun e PD,por koha tregoj se PD ngeli nje repart ushtarak me nje komandant shume te rrezikshem dhe te pa pergjegjshem per shqipetaret.Pra une mendoj ashtu si dhe ju qe kjo e keqe do larguar nje ore e me pare prandaj bashkohem me ju qe deklaruat hapur voten tuaj ne favor te PS.Me konsideraten me te larte
never-....
16/02/2009 ne oren 23:44
23Ja ju analiste vete e deshet mendimin tone.Jeni bere tellall i zoterinjve,pasi populli me kohe ju ka v…teneqene.Megjithate rroni me se miri se ju paguajne deri sa tu shtrydhin.Mjere ne qe kemi rene ne meshiren tuaj,dhe nje gje kuptojeni sa shpejt dolet boje me ideollogjine qe mbrojtet dhe shembet ate qe ishte gradualisht ne te mire te popullit.Per kete e di qe s’kini vrarje ndergjegjeje e as per klithmat rrenqethese te njerezve ane e mbane vendit e neper bote.
Pse nuk i jepni pergjigje pyetjes se ku do vene parate e investuara nga emigrantet ne ndertim.E dini sa gjak ka derdhur nje i ri per shembull per 50 mije euro dhe ka pronotuar nje apartament per investim.Cmimet po bien te qerave(Perjashto ca aty ne qender tek kasta juaj),kjo jo se une jam per ate qe te mos bien (per ata qe kane nevoje),por them nese nuk i del investimi atij emigranti dhe nese i ndodh nje dicka e ngelet pa pune ku te veje te mbytet? E di qe ju sa per sy e faqe do thoni ndonje gje ‘mallenjyese’ kur i japim fund jetes po athere ska vlere.Firmat qe ju u sherbeni parate i kane marre biles dhe dyfish te vleres dhe as duan t’ja dine me pas.Nuk mund te mbrohet ajo qe eshte e deshtuar me sllogane shterpe.Ne kontekstin historik duhet te reflektoni dhe ti jepni hakun pak a shume me peshen e ballances te gjitha evenimenteve te vendit tone ashtu sic kane ndodhur ne kohen e vet e me rrethanat po te asaj kohe.Mjaft me luften kunder komunizmit dhe justifikoni c’fardo lloj menyre si e si te dukeni me ‘modernizimin’.Kete bejeni,por jo ne kurrizin e popullit i cili punon e prodhon.Me thoni c’fare prodhoni ju?Shume dhe nga ustallaret tuaj,kuptohet qe ju jeni ne mbrojtje te bisneseve tuaja dhe te tyre.U pa se c’fare sollet tani ate qe mbollet do te korrni ju dhe politika(kuptohet percmimin se xhepat i kini plot).Faleminderit e reflektoni ja per keto gjera qe nuk gjejme pergjigje sic keni premtuar.Mos u perdridhni ,shoqeri e hapur,demokraci,inisiative e lire etj,por thoni Kapitalizem dhe shfrytezim te njeriut nga njeriu.Pra shoqeri e kujt?Democraci e kujt?Liri e kujt? Imja jo se s’kam te ha ,pasuri jo,pune edhe varr jo.Po jam i lire se llap sa te dua megjithese edhe ne kete forme ka dikush qe perfiton.Urime e ne u rrezofshi rruges neve mos na u drejtoni me se nuk do te jemi.
Donika kastrati
17/02/2009 ne oren 10:48
24O muci po pse te djeg ty mo xhan? vreri eshte per ty dhe mucoistet e tjere injorante por jo per persona me integritet (si lubonja) te cilet e quajne veten komentatore (DHE JO ANAListe si ty).
hajt tani shko pirdhu e lepi sahanet bosh qe te japin se me ty smerret robi me shume se 2.34 minuta.
daku
17/02/2009 ne oren 20:17
25donika!
muci ka ato qe ka, por me sa e kam degjuar une nuk e ka quajtur veten analist. ai e ka kundershtuar emrin analist. “une mund te quhem komemntator jo analist” ka thon muci. mos ja shto robit ate qe nuk e ka
luli
18/02/2009 ne oren 17:03
26Thua pse urehen analistet, sepse disa nga ju per mos then shumica nuk jeni analista. Sepse nuk beni analize, po beni politike, dhe ate qe thoni sot e pergenjeshtroni neser. Sot thoni eshte e zeze dhe neser jo nuk eshte e zeze por eshte e bardhe,ashtu si ja do puna te parit tuaj. Dhe kjo nuk eshte analize, por eshte servilizem. Nji shembull: Ju digjova me te ftuarin Nazarko.Dhe ne nje debat per shoqerin civile juve per tu bere analist i besushem nder te tjerat that, qe organizata qe drejtohet nga Veliaj eshte nje organizate qe deri diku beri emer. Por edhe kjo shoqate ashtu si dhe juve e varur nga politika ishte prandaj u be e pa besushme. E fidhoi me simpatizantet e Berishes dhe e perfundoi me ju analistet…
Shkodra
20/02/2009 ne oren 18:12
27Analistet punojne ma shume per vete se per te skjaruar popullin.
Po te marrin guximin per te skjaruar popullin mbesin pa pune,pa te ardhura.Barku don te mbushet se nuk e duron zbraztesinen.
I vetmi qe duhet nderuar asht,Ardian Klosi.Ardiani e quan fyerje nese dikush e quan analist.Cka don me than.Se Ardiani nuk ka mend per te parashikuar per te ardhmen.Kjo u argumentue edhe me nivelin historik ku jo pak kritika iu versulen para pak kohesh ne lidhje me emailat e Schmidit Austriak.
Erjoni
22/02/2009 ne oren 3:32
28Keto fjalet e huaja qe perdor ti more Z.Nano ne shkrimin tend ma shpifin ne maksimum.Vertet e ndjen kaq te nevojshme te shkruash *objection*,apo e ben kete per tu dukur qe di te shkruash Anglisht.Ore zoteri je shqipetar ti apo je anglez qe ke mesuar shqip dhe ngece per nje moment zotrote dhe nuk dije se cfare fjale te perdorje ne shqip ne vend te *objection*.Turp te kesh,ti dhe te gjith ata pseudo-analiste apo pseudo-intelektuale qe dine vec tu shesin pordhe Shqipetareve.Ja kjo eshte e keqja juaj,sepse nuk analizoni,por shisni pordhe,mbi te gjitha jeni ju figurat publike,analiste dhe politikane qe keni mbjelle nje ndjenje inferioriteti tek Shqipetaret.Turp tju vij.
Troc muhabeti na keni care menderen duke bere si te ditur,duke cituar autore europian,duke dhene leksione mbi qytetarizmat,duke futur fjale te huaja pa qene nevoja vetem te shisni pordhe,etj si keto.
Nga nje patriot.
Me neveri.
E.D
Ali Lybeshari
22/02/2009 ne oren 11:02
29Me vjen mire z. Nano qe me ne fund e keni kuptuar se ju urreheni mes “sojit” tuaj. Mendoj se do te jete edhe me mire ne se arrini te kuptoni se sa urreheni ne publik.
Shumicen e arsyeve i ke permendur vete ne shkrim dhe per kete te pershendes.
Personalisht nuk urrej ndonje “analist” por me fal qe po ju them që e perbuz kete “specie” me emrin analist qe gjallon ne vendin tonë. As ju nuk beni perjashtim. Sepse misioni i opiniondhenesit, komentatorit, analistit te shtypit apo televizionit eshte i shenjte. Me opinionet, analizat e replikat e tyre keta njerez informojne shoqerine per sfidat e se ardhmes. E per pasoje ata duhet te jene perveçse oratore elokuentë e levronjes te talentuar te gjuhes Shqipe, edhe profesionalisht teper kompetente ne fushen per te cilen opinionojne. Po kur publiku lexon analiza te perditshme nga “analistet” qe shprehen per te gjitha fushat, nuk ka asnje mundesi reale qe ata te jene te besueshem. Per pasoje, te pabesueshmit genjejne. Dhe genjeshtaret ashtu si edhe “dallkauket, kopuket, e turmet pa tru” vetem urrehen.
Brixhida Kokedhima
24/02/2009 ne oren 0:06
30Pershendetje Muci,
Vleresoj shume qe nuk je i perdorshem nga askush dhe ne cdo rast thua ate qe mendon. Te falenderoj shume per shkrimet e mira, analiza politike sidomos dhe guximin per te thene te verteta qe pak i thone. Por “mekatet” e analisteve qe vete ke renditur ne shkrimin tend dhe kritikat krejt origjinale dhe ne kende krejt te ndryshme shikimi te lexuesve me lart e plotesojne pergjigjen e pyetjes, qe vete ke ngritur me shqetesim: Perse urrehen analistet?
Une, te gjitha atyre qe ti dhe lexuesit nenvizojne do ti shtoja: Ju nuk jeni te ndershem me popullin tuaj dhe nuk i sherbeni interesave te tij. Ne fakt une mendoj se ju, te gjithe, jetoni nje jete larg njerezve dhe nuk i njihni njerezit. Ju nuk punoni, nuk kerkoni te zbuloni te vertetat ku ato jane, por nga kronikat e lajmeve.
Puna juaj fillon dhe mbaron brenda studios tv apo ndonje holli hoteli.
E fundit, mos paragjykoni ne asnje rast lexuesit dhe shikuesit. E sigurt qe jane shume me te mencur se sa i mendoni,
Me respekt
Brixhida Kokedhima
ZAmira
25/02/2009 ne oren 13:06
31Nuk mund te urrehet kurre nji analist i mire. po ju te nderuar Analiste nuk eshte puna se jeni gjithmone te urryer. Ka dhe shkrime qe ju i beni shume te mira dhe te verteta ,po e keqja juaj eshte qe ne TV e shtemberoni realitetin . Cfare mund te thuash per BlENDIN psh qe eshte njeri shume i lidhur me PD dhe asnjihere ate nuk e degjon ti thote kurre dicka te keqe per ta ,kur ka raste qe dhe vete i pranojne ata te PD ; Ky eshte nji servil mund te thelm me plot gojen dhe interesaxhi . Ai i ra botes mbare. Mos harroni se ne bote ka Shqiptare qe mund tu sjellin dhe lajme shume te fresketa. Mucit i pelqej moden prej kabojsi, Stefani deri diku cka . ndersa ai qe ka qene ne burg ,me pelqen si analist ,po se degjon kush . po asnjihere nuk kane per tu bere analistet njeres te drejte ,sepse varet per ke punojne dhe si shperblehen ; pra ne lexojme dhe degjojme genjeshtra pa fund ,dhe perralla me 7 xhuxha.
sinan hibro
25/02/2009 ne oren 20:40
32I nderuar z. M.Nano !
Jam dakort me analizen tuaj per rolin e analisteve, perfshi edhe ate qe quhet vrer kunder tyre.
Ne fakt edhe une qe e mbaj veten pak analist, sepse shkruaj ndonje here tek rubrika ” Letra ” e SHEKULLIT-t, ndjehem i lodhur prej tyre, aq sa tani , pervec gazetes SHEKULLI nuk me pelqen te lexoj asnje gazete tjeter. Jane disa analiste qe me pelqejne, ju jeni i pari, me pelqen shume edhe Artan Lame…
Jam disi dakort me cka thote me siper zj. B.Kokedhima, qe analistet ne pergjithesi jetojne larg njerezve ( permend nje rast te kundert, kur Ju me disa analiste te tjere, u ndodhet prane nesh rreth nje vit me pare, ne Vlore, kur drejtuesit e ALEANCES SE VLORES u burgosen… ).
Ndoshta kjo mungon ne punen e analisteve…kontakti i drejtperdrejt me jeten e njerezve qe kane vertete shume halle.
Kam pershtypjen qe tek te gjithe analistet ndjehet pak ose mungon shqetesimi per thellimin e varferise dhe hendekut social….Kjo ndoshta shkakton lodhjen qe permenda me siper ; eshte vertete trishtuese deri ne deshperim kur sheh qe hendeku social thellohet dite pas dite….
Gjithsesi, analizat tuaja dhe te tjereve si F. Lubonja, A.Lame, S.Minxhozi, E.Ypi , (me vjen keq qe nga kjo liste une kam hequr A.Stefanin apo A.Zhejin ) jane me produktive , se sa ato te A.Fuges, R.Mejdanit, G.Tushi etj. keta dy te fundit mbushin vertet kot, shume here, faqet e SHEKULLI-t.
Te uroj gjithe te mirat, dhe personalisht ndjehem keq, qe ne disa komente te mesiperme perdoret gjuhe vulgare ndaj jush, apo akuza qesharake se ndikoheni politikisht.
Emigranti Mecaj NJ USA
26/02/2009 ne oren 11:51
33Ata qe ekane mizen nen kesule detyrimishte e shajne shtypin.
vlora
26/02/2009 ne oren 13:42
34Zoti M Nano
Tregoni per jeten tuaj nga vini.
Qenjen tuaj si ambasador ne kroaci.
Dhe qendrimin tuaj prej kameleoni?
bert
26/02/2009 ne oren 17:06
35sepse sjeni analiste por militante partrish dhe kurre sdo beheni terheqes per shqiptaret
ZAmira
26/02/2009 ne oren 21:40
36Nuk mund te qyueni Analiste po llafazane te zhurshem . Ju kam pare dhe kur ini bashke 3_ose 4 analiste ne studio televizive . Kini qene gati per tu rraf . Ka Analiste te mire Shqiperia po dyert e TV jane te mbyllutr per ta . Na lejoni R.ALINE te flasi ne TV ; Te na tregoje dhe bemat e te pa berit . Po nji pershendetje speciale per LUBONJEN ,por duhet te dini se nuk e ndihmon kush ,nuk ka miq si sala me comp.
Ligor Luarasi
27/02/2009 ne oren 1:48
37NE TE NJEJTEN SEKONDE, NUK FLASIN DY O ME SHUME NJERES.
Znj.Zamira dhe te tjeret, qe nuk pajtohen me menyren,metoden si debatohet ne studjot televizive kur jane mbi tre persona, kane me shume se te drejte. Debatet si ajo e drejtuar nga Z.Blendi Fevziu per
urbanistiken e Shqiperise o te Tiranes vertet nuk duhet te lejohen me,
ne ate metode zhvillimi. Nuk dua te shes mendje,por kur ke punuar reth 40 vite mesonjes ndaj nxenesve te shkollave te mesme, gjate punes,
eksperiences, meson shume sekrete te artit te te folurit. Ky art jo vetem egziston,por ka renje te thella qe ne lashtesi. Greket e lashte e persosen mjaft kete art,per kohen e tyre. Sot lidere te vecante sigurojne reputacion edhe ne saje te oratorise se tyre me popullin.A nuk ishte i tille Z.OBAMA?. Ja vlen ta analizosh oratorine e tij.P.Sh. me kane bere pershtypje shprehjet e tij aq te thjeshta,dhe ne kohen e duhur.Nje shprehje e ndelikuar nuk thithet shpejt,sa thithet dhe kuptohet fjalia e thjeshte,por me buke. Ja nje nga to,qe perdor Z.OBAMA: TAKSA TE PASURVE,PER TE SHERUAR TE VARFRIT. Nje papagallo qe e di veten orator,mund te derdellite tre ore dhe kete fjali nuk e nxjer dot nga goja, se egoja e tij, prej frikamani o karieristi ja mbyll gryken,ja bukos gjuhen. Pashe ne TV-i polilogun me 6 persona qe drejtonte Z.B.Fevziu per urbanistiken.
Nje teme nga ato qe mund te quhet: PATATE E NXEHTE E KOMBIT. Me vinte shume keq, qe ky polilog zhvillohej aq keq midis personash me reputacion dhe pergjegjesi sociale ndaj shqiptareve. Z.Blendi duhet te
miratoje nje lloj kodi para se dialogistet te fillojne debatin. Ky lloj kodi
pasi te hartohet,te miratohet ne nje takim te vecante me te gjithe ata qe vijne dhe do te vijne ne te arthmen ne studjot e TV-ve. Duket nje dicka e thjeshte,duket sikur grupi jone i dialogisteve, s’ka nevoje per nje kod te tille.Kjo eshte fodullek, sepse ne realitet deri sa kemi pare edhe ofendime,inate,merira ne te tilla debate,kjo deshmon qe debatonjesit
kane nevoje per nje kod te tille.Mendoj se ligji Nr1,ligji absolut i polilogut duhet te jete : NE TE NJEJTEN SEKONDE,NUK FLASIN DY O ME SHUME PJESEMARES NE STUDJOT TELEVIZIVE. Askush s’ka te drejte ta nderprese tjetrin, kur ai flet. Polilogu ka nje drejtonjes, p.sh.Z.B.Fevziu.
Ne se ai nuk respektohet, per dirizhimin e polilogut, perse e kini pranuar tu drejtoje?
Gjate fjales se nje personi,dikujt i kuitohet dicka,ndoshta qe mos e haroje, e nderpret. Jo, eshte gabim, le te mbaje shenim per ate c’ka do flase,por jo te nxite kaosin e dialogut dhe ta nderprese. Ndoshta duhet ndare e gjithe seanca ne aq minuta sa i takon seicilit te flase. Qe te flase dikush 50 minuta dhe tjetri 5 muinuta edhe kjo s’eshte e drejte.Dihet qe debatonjesit kane temperamentin e tyre tipik.Kane vecorite e tyre emocionale,kulturen e ndryshme,sasine e informacionit jo te njejte,poziten politike sociale jo te njejte, sensibilitetin jo te njejte,
sistemin nxites dhe frenonjes jo te njejte, anatomine dhe fiziologjine e kane specifike te gjitha keto dhe shume faktore te tjere bejne qe c’do
diskutant,ka vecorite e tij,kur flet dhe kur degjon. Ajo qe ne te tilla raste
duhet respektur eshte fakti se polilogu kerkon nje lloj harmonizmi gjate debatit. Kjo harmoni krijohet vetem duke respektur lilgjin Nr 1 te polilogut. Sigurisht drejtonjesi i polilogut,ka rol te math.Z.B.Fevziu
ka meritat e tij ne kete dirizhim,por ne se e sheh veten se ka aritur perfeksion,kjo eshte gabim. Nuk me vjen mire qe per c’do pjesemares
te reshtoja ketu te mirat dhe te keqiat e tij,kur dialogon. Eshte fakt qe
shqiptaret e kudondodhur midis tyre e debatojne edhe faktin si diskuton X-i dhe si Y-ku. Shqiptaret shohin edhe skenat negative gjate seancave
te Kuvendit te Popullit,pra eshte fakt qe mjaft nga inteligjenca e popullit shqiptar, kane se c’duhet te bejne per te deshmuar gjate oratorise se tyre,kulture bashkekohore. Debatet hyrja-byrja ose allashqiptarce, tani
vetem se na turperojne para syve te botes, nga qe elektronika e ka zvogeluar shume globin e tokes. Me familjen tone dolem te merzitur pas
polilogut ne TV-i,per urbanistiken e Tiranes dhe Shqiperise. Mendoj se edhe pjesemaresit nuk duhet te kene qene te kenaqur per menyren,metoden si u zhvillua ky debat.Ligor Luarasi,SHBA.
xoni
27/02/2009 ne oren 17:48
38Cna bere o Muçi. Po ctu desh qe na e hape kete muhabet? Asnje nga blogu pervec njerit qe do pare kulture dhe dashnore nuk te doli ne krah.
Ti je dhe burre i mire xhanem. Pjesetare te nderuar te blogut kam nje propozim: te shkruajme vetem per gafat konkrete Te Muçove me shoke dhe me pas ja u nisim me e-mail te koncentruara. Le ta marrin po te duan si kryqezim te mendimit Intelektual por ne te vertete do tju sherbeje per te rregulluar raportet me publikun
skerdiani
27/02/2009 ne oren 20:35
39analisteve gazetarve edhe drejtuesve te emisioneve te ndryshme ne tel ose gazete doja tu thoshja vetem dicka, flisni gjuhen letrare shqipe (nqs nuk mundeni ) flisni ne dialekt por dreqin mos na fusni lloj e lloj fjalesh italiane angleze apo greke se e keni bere balte fare , tashi ka njerez qe flasin 4-5 gjuhe te huaja edhe prape e flasin shqipen me mire se ju
Luani
27/02/2009 ne oren 21:58
40Me vjen mire qe me ne fund te vetequajturit analiste e kane kuptuar qe nuk i ka qef njeri. Por per kete nuk duhet tja hedhin fajin popullit por
vetes se tyre.
Se pari nuk pelqehen sepse duan te tregojne se dine shume ghuhe te
huaja dhe gjysmat e atyre qe thone i thone ne gjuhe te huaj. Kjo gje ka
bere qe te mos meret mesh se cfare duan te thone.
Se dyti te ashtuquajturit analiste diskutojne dhe japin mendim per cdo gje per jeten e shqiptareve edhe per fusha ku nuk dine asnje gje. Kjo
per faktin se u jepet mundesia mbasi punojne pet TV te caktuara.
Me e keqja eshte se keta pseudoanaliste e dine qe shumica e popullit nuk i do dhe prape vazhdojne metoden e tyre.
Sugjerimi im per ta eshte qe te pakten te mos bastardojne shqipen sic
kane bere deri tani sepse kjo po behet nje semundje shume e keqe dhe
do te thosha se TV me i keq ne perdorimin e gjuhes shqipe eshte Top Chanel.
Maksi
28/02/2009 ne oren 11:53
41I nderuari, analist.
Lutem merrni gjithe opinionet qe kane dhene lexuesit rreth shkrimit tuaj dhe botoheni.Besoj se kjo do te ishte pergjigja me e mire rreth shqetesimit tuaj.
ardian
28/02/2009 ne oren 18:36
42Vleresoj kontributin tuaj z.Muci ne thenien e gjerave troc dhe thjeshte(qe te kuptohen nga te gjithe).Juve keni ringjallur disa fjale kuptimeplote shqipe qe i bejne komentet tuaja me interesante.Dikush thote qe MUCI po e bastardon shqipen me fjale te huaja.Po keto fjale more tutkune,harbut(berisha),truthare,erzeli,capken,babaxhan,surratpalare karrabush,merhum,batakxhi etj(qe muci i perdor)jane fjale shipe dhe jo anglisht.Nje TUNG PER MUCI NANON.
skerdiani
28/02/2009 ne oren 21:16
43shume dakort me maksin
Skerdiani
28/02/2009 ne oren 21:58
44per mua smund te jete analist ai qe nuk di te flasi gjuhen e tij amtare, per mendimin tim media duhet te jete e para qe te ruaje gjuhen jo ta keq perdori , te vjen inat kur degjon ne media fjale si survejim,investigim,investigatore e fjale te tjera qe sme vijne ne mendje mua tani
Bexhet Ristani
01/03/2009 ne oren 11:35
45E keqja e analisteve shqiptare per mendimin tim eshte se jane larg konceptit te mirefillte te “analizes” e para kjo dhe e dyta, kur flitet per analiste ne Shqiperi, njerezit jane imponuar te njohin si analiste vetem analistin politik. Po e nis nga e dyta. Edhe ne rastin kur ndeshesh me analiste qe tentojne te analizojne nje problem a fenomen shoqeror qe nuk ka lidhje me politiken, nxitojne qe te bejne te njohur anesine e tyre politike. Kjo sigurisht kushtezohet me faktin se ne Shqiperi te gjithe meren me politiken, qe nga njerezit gjysem analfabete e deri tek akademiket. Njoh njerez te thjeshte e pa kapacitete intelektuale qe jane te pa pune, me nje varferi deri ne ekstrem, por qe e kalojne tere diten me debate te zjarrta politike duke perseritur mendime analistesh a komentatoresh politike qe ne fakt jane thjeshte zanatcij te rendomte opinioniste ne sherbim te nje politike te caktuar.
Lidhur me konceptin e fjales “analist” mendoj se shume te ralle jane ata qe bejne me te vertete analizen e vertete te nje problemi. Une e konceptoj analistin si nje njeri qe duhet te trajtoje nje problem a fenomen ( per te gjitha fushat e jo vetem per politiken) si nje raport i shqyrtimit te pasojave dhe hulumtimit te shkaqeve. Bie fjala nese flet per nje ngjarje te tille tragjike si Gerdeci, shoqerise i sherbehet duke i bere nje analize e hollesishme shkaqeve qe e sollen ate e jo te meresh me pasojat te cilat jane te njohura per te gjithe.
pirro
01/03/2009 ne oren 22:07
46Z. Mustafa , duke folur ne kendveshtrimin tim , me ke pelqyer me analizat e tua , shpeshhere kame qene i entuziazmuar , e jo vetem me analizat a tua por edhe te Lubonjes e ndonje tjetri, por problemi eshte ketu qe tani bie shume ere qe te gjithe duke perfshire edhe ju sherbeni dhe paguheni, keq te vjen qe nuk ka asnje ze te pavarur por eshte fatkeqesia e popullit tone.Ne jemi nje populli i tradhtuar, kemi ne krye nje qeveri, qe punon nate e dite te shkaterroje cdo gje , duke e futur vendin ne nje rreth vicioz …………..dhe nje media, te shkruar dhe elektronike , qe ben propaganden dhe mundohet te perpunoje, te genjeje, opinionin publik.Nje media qe paguhet me leket e krimit ketu perfshihen edhe analistet. Faleminderit per kohen qe harxhuat duke lexuar kete koment.
ZAmira
01/03/2009 ne oren 23:59
47Me ne fund njofa 1 person shume te zgjuar dhe inteligjent . Ju mund ta kini vene re po une sot se si me shkuan syte . Ky XANI me te vertete eshte Budalla apo ben vete. Ketu ne blog askush deri tani s’ka kerkuar dashnore ,po ky me sa duket e paska zakon kete pune .
Arben Dulo
02/03/2009 ne oren 11:42
48Dikur botova ne Shekulli nje shkrim me titullin, “More Analysts, Wanted!” Mendimi qe me shqetesonte personalisht ne ate kohe ishte se megjithese analistet shqiptare kane dhene kontribute te medha ne analizat e tyre kishte ardhur koha qe ata t’ia linin vendin profesionalisteve, njerezve qe jane specialiste te fushave te caktuara.
Ndoshta specialistet jane shume te zene me punet e tyre te perditshme, ndoshta me te mire paguar. Per pasoje ndoshta ata mendojne se nuk ia vlen barra qirane per t’u marre me artikuj cingerima.
N.q.s do te jepja nje keshille do te ishte qe pronaret e mediave duhet te ndiqnin pak a shume shembullin e kolosit WALT DISNEY e te afronin ne mediat e tyre personalitetet me te spikatura te fushave te caktuara, te cilen megjithese i zene me detyrimet e perditshme kam vene re se Shekulli e ben me mire se pjesa tjeter e medias se shkruar Ne kushtet e nje klime boterore te zhvillimit ku specialitetet po behen gjithnje e me te ngushta, dhe detyrimet per ekselence gjithnje e me te medha, eshte e pamundur te jesh specialisti me i mire per gjithcka dhe kurdohere, ashtu si pretendojne analistet aktuale ne hapesiren mediatike shqiptare
Shkodra
03/03/2009 ne oren 15:04
49Analist qe nuk i del falli nuk jane analist po fallxhor.
Aida USA
03/03/2009 ne oren 19:27
50Pershendetje
Me vjen mire qe problemi i analisteve eshte parashtruar ne kete artikull. Sigurisht tregon nje fare ndergjegjesimi per rolin e analisteve ne formimin e mentalitetit te shikuesve a lexuesve, problemet qe ata po hasin si dhe nje fare deshire per ta analizuar kete fenomen me ne thellesi.
Personalisht, pranoj rolin e rendesishem te analisteve ne parim, mbasi e shikoj si te rendesishem e te domosdoshem per te mesuar mbi te gjitha politikanet e shqiperise me frymen kritike, duke e pare ate si nje element rritjeje profesionale e mendore e jo si nje hapesire per te shprehur urrejtje.
Por, ne praktike, perpiqem te mos e bazoj mendimin tim ne mendimin e nje analisti per disa arsye: ne te shumten e rasteve analistet nuk jane te pavarur, gje qe perben kushtin kryesor per te garantuar nje informacion te paanshem e ne sherbim te te drejtave njerezore. —Se dyti, besoj se mendimet e nje analisti mund te jene, ne te shumten e rasteve, te zevendesueshme me mendimet e personaliteteve (mbi te gjitha profesoreve, shkencetareve a hulumtuesve) qe operojne ne fushat per te cilat kerkohet nje mendim i specializuar. Ne Shqiperi duket sikur kushdo mund te jape mendim per cilendo fushe. — Se treti, sa here kthehem ne Shqiperi duket se analistet, gazetat ne te cilat publikojne e TV-te jane shume larg problemeve te jetes se perditshme. Ndonjehere me duket se edhe tv-te shqipfolese jane kthyer tashme ne tv zbavitese, te njejta me ato italiane. — Se fundi do te shtoja edhe faktin se - me perjshtim te disa rasteve kur behet fjale per artikuj te shkruar ne disa nga antaret e blogut te shekullit - opinionistet ose analistet duket sikuj jane shume mbrapa botes, qofte ne te menduar e qofte ne te shprehur. Ndonjehere flasin me nje shqipe te varfer e te mbushur me fjale te huaja, pa e kuptuar se, duke u sjelle ne kete menyre, arrijne te trasmetojne tek degjuesi a lexuesi nje mesazh gjysmak e te paqarte.
Shpresoj qe ne te ardhmen te kete permiresime ne kete fushe dhe mbi te gjitha te mbizoteroje mendimi i PAANSHEM E I PAVARUR. Populli shqiptar eshte shume me i urte se sa politikanet a analistet mendojne.
Skerdiani
03/03/2009 ne oren 19:49
51pse ky vrer, sepse ju me shume ngjani si sahalepirsa sesa analista, ja pse
Arbën OSMANI
30/03/2009 ne oren 10:50
52Analizë –
Kategoria gramatikore: Folje,
1: Konsideron në detaje apo është subjekt i një zbërthimi në mënyrë që të zbulojë elementët esencial-krucial apo kuptimin e fundmë të dikujt apo diçkaje; p.sh “analiza e një soneti të Shekspirit”; “analizë e evidencave në një akt-gjykim kriminal”; etj
[sinonime: {analizë}, {studim}, {ekzaminim}, {anketim-shqyrtim}]
2: Zbërthen apo komenton pjesë-pjesë hollësi dhe veçori esenciale të problemit për të cilin diskutohet; p.sh “analiza e tregut të sotëm financiar” si problemi kryesor global me efekt mbarë botëror;
3: Analizimi matematikor, kimik, dhe/ose gramatikë, zbërthimi dhe komentimi i një problemi në pjesë, hollësi dhe veçori të ndara për ta bërë komentimin më të besueshëm dhe më bindës, p.sh “analiza e një specie (gjedhit)”, “analiza e një fjalie”; “analiza e një llogarie kimike”;
Duke parë se çka në fakt është analiza, apo zbërthimi në pjesë, për të shqyrtuar një problematikë (problem-çështje) partikulare, përfundojmë se justifikohet vreri dhe zemërimi i opinionit për JU, sepse ne fakt, në shumicën e rasteve, petrifikon mendjen dhe shpirtin e shqiptarëve; Ky element mua personalisht më çmend, “ju” që quani veten tuaj analistë, në pjesën më të madhe të “ÄNALIZAVE” tuaja nuk keni njohuritë e duhura, nuk keni informacion standard ose nivel akademik për problemin që komentoni, dhe akoma me keq nuk arrini të mbani lidhje logjike në zbërthimin dhe shqyrtimin e çështjeve për të cilat flisni;
Shtrohet pyetja se pse ky dështim në zbërthim ose shqyrtim, duke marrë parasysh numrin kaq të madh të “Analistëve” (në raste të caktuara goxha mirë të trajnuar-shkolluar), (disa edhe mjaft inteligjent p.sh Fatos Lubonja, konsideratë e imja kjo)? A është sepse këta individë kanë tepri vetëbesimi, duke ditur që idetë e tyre nuk ekzaminohen më tutje në forume më ekzakte akademike, a nuk kujdesen fare për të mbledhur më shumë informacion ose thirrja u bëhet vetëm në moment të fundit dhe nuk arrijnë të mbledhin mendjen bashkë për të mos humbur fijen e idesë gjatë kohës së një show-emisioni etj? A mos ndoshta dikush qëllimshëm u imponon informacione të gabuara?! Apo ndoshta këta “tipa” qëllimshëm, me vetëdije, japin sinjal të gabueshëm ose fokusohen së tepërmi për të dhënë opinion të gabueshëm për qëllime të po atyre të cilët i komentojnë?! Unë mendoj së të gjitha këto pyetje meritojnë një ekzaminim më të gjerë, por ma thotë mendja se themeli-baza e analizimeve/shqyrtimeve të dobëta flenë ose mund të gjendet (kështu dua të besoj unë), ndoshta në pyetjen e fundit?
Është shumë më mirë që analiza shqiptare te jetë qëllimshëm e gabuar, se sa te mos jetë kompetente, të jetë e pamatur, jo-inteligjente dhe shumë herë diletante.
Bexhet Ristani
13/04/2009 ne oren 23:10
53Z.Nano pak a shume e pranon vete se analistin e konsideron si nje “zeje” sic thote ai, pra si nje zanat. Pikerisht ketu e ka burimin edhe “armiqesia” e publikut per analistet. Per faktin e thjeshte pra se ata jane zanatcij dhe jo specialiste akademike. Nga shkrimet qe kam lexuar ne gazeten Shekulli vecoj si analist te mirefillte vetem nje firme me emrin Vehbiu. Ndonese disa mendime qe ndesh ne shkrimet e tij nuk i aprovoj, e respektoj per tendencen e tij per ti analizuar problemet ne menyre shkencore dhe te pa aneshme. Pseudo analistet qe ju futen “analizave” me inkompetencen me te plote dhe tendenciozitetin e theksuar politik, nuk jane vecse zanatcij opinioniste qe i ndryshojne mendimet e “opinionet” e tyre vetem nga sasia e parave qe fusin ne xhep.
xoni
15/04/2009 ne oren 17:36
54Z.Osmani Nga ana e sugjestionimit akut problemi eshte teper konçiz dhe keni plotesisht te drejte per nje qasje purgarotive te tij, por ama ka disa ceshtje sublimitive te cilat denigrojne ne ambiente konjukturale. sot te gjithe ne jemi dhe bejme ate qe na pershtatet me xhepin dhe honoraret. Fluksi dhe velja me sensacione te perditeshme ju krijon te gjithe sharlataneve dhe mashtruesave se bashku me servilet te perfitojne
myvela dervishaj
02/07/2009 ne oren 23:20
55analisti duhet te shkruaj te verteten dhe jo si i intereson .
Lidhja RSS per komentet
Jepni komentin tuaj
Komentet e fundit
Shkrimet e fundit
Shkrimet me te komentuara
Autoret e blogut
Kategorite
Arkivi
Link
Lidhjet
Shkrimet e fundit
Komentet e fundit
Shkrimet me te komentuara
- Shekulli Online - Shekulli Blog