Në një intervistë botuar dje në revistën “MAPO”, Koço Kokëdhima flet për raportet me Berishën, Ramën, Metën.
Akuzat e PD-së ndaj tij pas konfliktit për buxhetin e Tiranës, analizon marrëdhëniet PS-LSI dhe shpall qëndrimet e mediave ku investon, gjatë fushatës së zgjedhjeve të qershorit
Marrë nga revista “MAPO”
Z. Kokëdhima, e nisim me një pyetje mbi situatën politike të para pak ditëve, kur PD-ja dhe LSI-ja rrëzuan buxhetin e Bashkisë së Tiranës në Këshillin Bashkiak dhe PD-ja e motivoi këtë me deklaratën se ai ishte buxheti i Kokëdhimës, buxheti Rama-Kokëdhima, etj. Kanë ndonjë bazë të vërtetë këto deklarata, sipas jush?
A kanë ndonjë bazë? Kanë sytë që t’u pëlcasin karagjozëve në PD. Më kanë informuar bile, edhe se një komunikatë shtypi ishte printuar e shpërndarë nga zv/ministri i Brendshëm në zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme!
Shkaqet pse Meta dhe Berisha e kanë kundërvotuar buxhetin, duhet t’i thonë publikisht, qofshin këto teknike, qofshin politike. PD-ja nuk e ka garën me biznesmenët, e aq më pak me mua. Unë jam privat, punoj për biznesin tim, përpiqem si të bëj fitime, mendoj për njerëzit, klientët e furnitorët e mi.
Është e paprecedentë në historinë e demokracive kushtetuese, që një parti në pushtet dhe një Kryeministër, të sulmojë e anatemojë një qytetar të republikës së vet. Një qytetar përgjigjet para institucioneve të shtetit e, sipas ligjit, përgjigjet para gjykatës. Asnjë qeveritar, parti politike apo shoqatë, nuk mund të organizojë sulme morale, psikologjike e fizike, mbi ndonjë shtetas të republikës. Shkurt, Berisha dhe shërbëtorët e tij, nuk duhet ta zënë me gojë emrin tim, pa autorizimin dhe lejen time! Sa i përket buxhetit të bashkisë, nuk e njoh, nuk e kam lexuar, dhe nuk e kam këshilluar.
Atëherë, pse ky sulm nga PD-ja, sipas jush?
Sulmi i selisë së PD-së synon të deformojë qëndrimet e shtypit tonë. Me këtë rast, po jua them edhe një herë: Asnjë politikan a grupim politik i ndonjë krahu, nuk mund ta rrudhë lirinë edituese të gazetarëve dhe redaktorëve tanë. Asnjë formë presioni mbi interesat e mia të biznesit, nuk do të ndikojë mbi shtypin tonë. Mediat që unë drejtoj në përgjithësi dhe “Shekulli”, në veçanti, kurrë nuk do t’i shërbejnë ndonjë Kryeministri në dëm të interesave publike. Përkundrazi, ato do t’u shërbejnë besnikërisht qytetarëve të thjeshtë e të pambrojtur të këtij vendi, në përpjekjet e tyre të mundimshme për të kontrolluar qeveritarë të mallkuar! Po ta dojë “Shekulli”-n Berisha, të vijë e ta blejë. Ia shes unë dhe le ta bëjë edhe “Shekulli”-n si “RD”-në pastaj!
Ndofta, në këto qëndrime, PD-ja ka dashur të spekulojë me miqësinë tuaj të njohur me zotin Rama?
Unë kam bërë miqësi edhe me zotin Berisha, edhe me zotin Meta, edhe me zotin Nano. Megjithatë, jeta më ka ndihmuar t’i shoh gjërat gjithnjë më qartë. Politikanët e karrierave të suksesit nuk bëjnë miqësi. Ata bëjnë marrëveshje e aleanca të përkohshme, por jo miqësi. Kjo nuk është diçka e keqe apo e mirë. Thjesht është kështu. Historia nuk dëshmon ndryshe. Kjo nuk ua heq të drejtën figurave të tilla të bëjnë miq dhe miqësi.
Atëherë, si botues, pra si person afër informacionit politik, po ju pyesim, si e komentoni bashkimin e votës së LSI-së me PD-në për rrëzimin e buxhetit të bashkisë?
Për sa shoh e kuptoj unë, LSI-ja ka bërë shumë bashkime vote me PD-në, jo për vendime e ligje të rëndësisë për jetën e në të mirë të komunitetit. Ajo ka bërë shumicë me PD-në për të ndarë e marrë pushtet, poste e përfitime.
Kujtojmë bashkimin e votës së LSI-së me PD-në në Vlorë, Fier, Berat, Tiranë, etj. Nuk po ndalem në aspektin se sa etikë politike ka këtu. As nuk do të përpiqem të fajësoj dikë. Bashkëpunimi i LSI-së me PD-në, sot tingëllon më natyral e më i pranueshëm se sa një marrëveshje e mundshme e saj me të majtën. Është punë e Metës si i gjykon çështjet. Këto aksione të përbashkëta të tij me PD-në, vërtet mund t’i kenë dhënë ndonjë kryetar qarku, kryetar këshilli apo drejtor ujësjellësi, por kanë krijuar gjithnjë e më shumë një perceptim se, Meta dhe partia e tij, janë arratisur nga spektri i majtë opozitar. N.q.s. kjo nuk është një strategji e menduar për ta marketuar LSI-në si një aleate në hije e PD-së, Meta duhet të reflektojë.
Largimi i tij nga PS-ja kohë më parë, i bëri vërtet shërbim të çmuar PS-së, sepse kjo ndihmoi në reformimin e saj dhe në çlirimin e udhëheqjes së PS-së nga avujt e alkoolit, qejfi i kumarit dhe nga betejat e paprincipta të gladiatorëve me brekë të shkurtra, me ngjyrë të kuqe, që prodhuan absurditete të paimagjinueshme. Sidoqoftë, në analizë të fundit, kjo i dha Metës dhe partisë së tij një vend të nderuar brenda së majtës.
Ndërsa largimi përfundimtar i LSI-së nga koalicioni i majtë, siç po kuptohet nga aleanca e saj me PD-në në Këshillin Bashkiak të Tiranës, besoj se në terma afatgjatë, është diçka e dëmshme për vetë LSI-në në radhë të parë. Në LSI janë bashkuar kryesisht një pjesë e emërtesës së qeverive socialiste, kontestuesit e dikurshëm të Nanos, nanoistët, që deri tani nuk gjetën ndonjë shpresë a begenisje për riformulim të karrierës së ndërprerë politike nga rënia e Nanos brenda PS-së dhe rioshët që promovoi Meta në drejtimin e agjencive qeveritare, apo në kabinetin e tij, kur bëri Kryeministrin e Shqipërisë.
Kjo përbërje e LSI-së nuk do mundësonte marketimin e saj të suksesshëm në ndonjë pozicion tjetër jashtë spektrit të majtë. Nuk ka për të pirë ujë demagogjia e Metës: Unë jam i majtë, për taktikë, po ha djathtas!
Në LSI ka patriotë të mirë, intelektualë e njerëz të ndershëm, burra solidarë, mirënjohës e të devotshëm. Këto asete nuk do t’i mbulojnë dot frakturat e politikave dritëshkurtra. Meta është një politikan i ri, me potenciale shumë të mira. E majta ka akoma nevojë për Metën. Por, Meta duhet ta kuptojë se ka gjithmonë e më shumë nevojë për të majtën. Të mos harrojmë se në LSI ka edhe shumë persona që nuk i lidh asgjë me të majtën. Në këtë grup bëjnë pjesë, kryesisht, njerëzit anonimë, që u ngritën në poste të rëndësishme për asnjë meritë, por vetëm sepse deshi Kryeministri i atëhershëm.
Këto prurje të rastësishme, që u pasuruan nga korrupsioni dhe shpërdorimi i pushtetit në kohën e qeverisë së Metës, janë edhe pjesa më malinje që e bëjnë shumë më të keqe klimën e marrëdhënieve të LSI-së me spektrin e majtë.
Meta e justifikon armiqësinë ndaj PS-së me ndryshimet e kodit elektoral që realizuan dy forcat e mëdha politike, PS-ja dhe PD-ja…
Absurde. Unë bashkohem me ata që mendojnë se ndryshimet në kodin elektoral ishin të domosdoshme. Ato ndryshime përmirësojnë integritetin e përfaqësuesve të popullit, realizojnë kohezionin e formacioneve politike, zgjidhin problemet që lidhen me autoritetin e lidershipit të mazhorancës dhe opozitës, nxisin reformimin pozitiv të partive të mëdha dhe shmangin gjithë këto deformime e shfaqje të turpshme në fushatat elektorale dhe gjatë ushtrimit të pushtetit. Komisionet zgjedhore duhet të ishin edhe më të ngushta.
Çdo parti duhet të kontribuojë me burime njerëzore e ekspertizë brenda aleancave politike, ose në kontrollin e procesit zgjedhor. Partitë duhet të punojnë për një proces zgjedhor të pastër e korrekt në raport me zgjedhësit dhe jo me veten e tyre. Kam bindjen se ndryshimet në kodin elektoral nuk e zgjidhin situatën plotësisht, vetëm e përmirësojnë atë.
Fushata e Metës kundër Ramës dhe PS-së, dëshmon në mënyrë të qartë mungesën e ofertës politike. Ai, përveç të shajë opozitën, nuk ka ofertë politike, nuk u ofron asgjë shqiptarëve. Meta bën opozitë me opozitën! Ai, me një mungesë të qartë të etikës politike, promovoi me daulle dhjetëra suksese të politikës kanibaleske për kafshimin e PS-së.
Kujtoni se sa kryetarë komunash, kryepleq a kryetarë fisesh i ka marrë Meta PS-së! Ai pa tek PS-ja mundësinë kryesore për zgjerimin e radhëve të partisë së tij. Sigurisht, edhe disa drejtues të PS-së nuk u kanë rezistuar gjithmonë këtyre provokimeve, por edhe kur janë përfshirë në akte të ngjashme, ata kanë vepruar sipas parimit: hidh gurin e fshih dorën!
Në vlerësimin tuaj, mosmarrëveshjet e PS-së me LSI-në, mund të ndikojnë negativisht në rezultatin e zgjedhjeve të qershorit?
Inteligjenca kolektive e shqiptarëve ka prodhuar vendime të drejta në çdo fushatë elektorale. Unë nuk dyshoj aspak se PS-ja do t’i fitojë zgjedhjet, me ose pa Metën. Ne do të mbështesim pa asnjë mëdyshje këtë fitore jo vetëm se PS-ja, pavarësisht nga problemet, mbetet kapitali më i çmuar politik i elektoratit shqiptar, mbetet partia më civile e më e përgjegjshme për qeverisjen e vendit. Partitë e tjera politike janë si sh.p.k, janë si ndërmarrje të familjeve të kryetarëve. Vetëm PS-në nuk mundi ta zotëroje si të tille asnjë i ashtuquajtur lider.
Rama pritet të sjellë një zhvillim sinjifikativ në politikën e vendit. Rama është njeri i punës. Rama, Kryetari historik i Bashkisë së Tiranës, është i pari lider politik që vjen në pushtet me besimin tek puna, dijet dhe kapitalet e shqiptarëve, pa ambicie negative e urrejtje për sipërmarrësit, me aftësinë e mirë të të dëgjuarit të njerëzve, me dëshirën e madhe për të bërë një sistem edukimi të arrirë dhe një zhvillim entuziast të ekonomisë.
Në zgjedhjet e kaluara ne përkrahëm PD-në dhe zotin Berisha. Zhgënjimi që prodhoi qeverisja e tyre i tejkaloi të gjitha parashikimet. Ai i gëlltiti e harroi shumë premtime elektorale që javën e parë në pushtet dhe ia kaloi edhe vetë shokut Nano në shumë sjellje e veprime, që u kishin ardhur në grykë shqiptarëve. Jam i lumtur që do ta kundërvotoj zotin Berisha në qershor!
Të bindur se kjo kulturë qeverisjeje duhet të marrë fund në Shqipëri, ne e përkrahim zgjerimin e koalicionit të majtë me LSI-në dhe me çdo parti të vërtetë opozitare. Ky do ishte një zgjerim natyral, pavarësisht se interferencat e ambicieve dhe interesave personale të politikanëve, e deformojnë këtë ndjesi. Gjithsesi, elektorati shqiptar do t’i tejkalojë aritmetikat e liderëve dhe do t’i hapë rrugë procesit historik të ndërrimit të pushteteve në Shqipëri, në qershor të vitit 2009.
Por, qeveria raporton projekte shumëmiliardëshe, zhvillim të madh, rritje ekonomike, etj. Si e vlerësoni ju këtë lloj promovimi?
Çdo qeveri bën të njëjtën gjë, promovon ato që i konsideron arritjet e veta. Ndofta kështu do të vepronte kushdo. Por duhet të kujtojmë që kemi 10-12 vjet (kam parasysh këto 12 vitet e fundit) që përjetojmë të njëjtat sjellje nga qeveritë, e, megjithatë, ekonomia e Shqipërisë mbetet në një krizë të rëndë e të përhershme. Është koha të pyesim: Pse? Pse vendi ynë është i mbuluar nga papunësia, injoranca, paaftësia, sëmundjet, padrejtësitë, krimi, shkatërrimi i mjedisit dhe cilësisë së jetës. Kryeministri këndon sukseset e mëdha, por plagët e rënda, të cilat përmenda më lart, nuk janë rregulluar pothuajse aspak në qeverisjen e tij.
Për historinë e shteteve, 20-30 vjet ndofta s’janë asgjë. Për një qytetar, 20-30 vite është vetë jeta. Në këtë kontekst, kryeministrat e Shqipërisë më duken si predikuesit e jetës së përtejme. Pavarësisht gabimeve e të metave të qeverive në formulimin dhe zbatimin e programeve, pavarësisht diferencave të kryeministrave në të gjitha kuptimet, është e qartë se diçka nuk shkon, diçka që i bën të gjitha qeveritë të pasuksesshme.
Ajo gjëja që nuk shkon është politika që ndjekin qeveritë për zhvillimin e vendit dhe mungesa tronditëse e një vizioni të qartë e të pranueshëm për Shqipërinë. Pyetini shqiptarët nëse e dinë se kush është vizioni i Kryeministrit tonë për Shqipërinë e pas 10 apo 30 viteve. Pyeteni vetë Kryeministrin tonë t’ua thotë se ç’do të jetë Shqipëria e pas 20 vjetëve, vendi që rrit deve, vendi që prodhon centrale e bomba atomike, vendi i përpunimit të plehrave të Italisë, apo çfarë?
Pra, ju mendoni se qeveria e zotit Berisha ka ndjekur politika të gabuara për zhvillimin e vendit?
Padyshim.
Edhe qeveritë e majta..?
Po. Programet ekonomike të PD-së dhe PS-së, në këto 12 vjet, janë pa diferenca të rëndësishme. Situata është e qartë. Ajo që arrihet është e papërfillshme në raport me nevojat dhe pritshmëritë e qytetarëve. Vetëm klientelat e ministrave dhe kryeministrave dhe një grusht sipërmarrësish, që pasurohen janë të lumtur. Populli masivisht është i mërzitur. Kudo që shkon takon njerëz të zymtë. Nëse politika që ndjekim është e duhura, pse nuk po ndërtojmë dot një sistem të besueshëm edukimi, por po e katandisim vendin pa specialistë, zanatçinj e njerëz të ditur, të ndershëm e të devotshëm për punë. Kush do të punojë në këtë vend?
Pse nuk prodhojmë dot ushqimin tonë, pa le më që, edhe duhet të eksportojmë? Pse nuk i punësojmë dot njerëzit në një nivel të pranueshëm dhe pse nuk e reduktojmë dot informalitetin, pabarazinë para ligjit dhe mungesën e konkurrencës së lirë e të ndershme? Sepse rruga e ndjekur është e gabuar. Tanimë, kjo është testuar. Vetëm qorrat s’duan ta shohin. Rruga antiinflacioniste na ofron një zhvillim mjeran, por të qëndrueshëm!
Përpjekjet për të bërë një shtet të mirë, të drejtë e me rol të madh në ekonomi, duken joeficentë. Është shumë më realiste dhe e dobishme të dobësosh rolin dhe ndërhyrjen e shtetit në ekonomi. Shteti duhet të ketë kontroll rigoroz mbi edukimin, mjedisin dhe zhvillimin e territorit. Shqipëria duhet të jetë një vend pa taksa, të ketë dogana dhe jo marrëveshje të tregtisë së lirë, sidomos për prodhimet bujqësore, blegtorale, peshkimin dhe industritë përpunuese të tyre. Nëse ne nuk adaptojmë një politikë inflacioniste në një vend pa taksa dhe me dogana, të paktën për ushqimet që mund të prodhohen këtu, ekonomia jonë kurrë nuk do ketë investime të kënaqshme dhe shoqëria e shanseve të barabarta do të mbetet një premtim pa asnjë përmbajtje reale. Inflacioni mbetet një skemë zhvillimi objektive, pa kosto dhe e drejtë në një shoqëri klanore, të pakulturuar e të varfër si kjo e jona.
Meqë jemi te ekonomia, në këto momente, kriza globale financiare është në kulm. A mendoni se ajo ka ndikuar në ekonominë e vendit tonë?
Sigurisht. Ne jemi një vend i hapur, që mbahemi me importe, pa dogana dhe me një emigracion të lartë. Tregu ynë financiar është një zgjatim i tregut financiar global. Pothuajse të gjitha bankat e Shqipërisë apo shoqëritë e sigurimeve, janë degë të bankave austriake, greke, italiane, franceze, turke, etj. Besoj se është e qartë për këdo se ne bashkëjetojmë me të gjitha problemet e tregjeve globale.
Dhe në fund, një pyetje personale, nëse na lejohet. Për ju personalisht, si ka nisur viti 2009? Kemi dëgjuar që keni patur probleme shëndetësore…
2009-a ka nisur shkëlqyeshëm. Faleminderit që më pyesni. Për më shumë se një vit kam luftuar me një sëmundje të vështirë dhe, falë ndihmës së mjekëve, e kam fituar plotësisht këtë betejë.
Ndihem entuziast e i lumtur që tani do të mund t’i rikthehem jetës normale me të dashurit e mi, me kolegët e bashkëpunëtorët. Munda t’ia dal me mbështetjen dhe kurajën e jashtëzakonshme të mikes së pazëvendësueshme të jetës sime, Brixhidës. Tani do të rigjej edhe miqtë e mi të vjetër të sportit, profesor Pavllon dhe Guçen. Këtë vit po e nis duke rimarrë të plota përgjegjësitë e mia familjare, shoqërore e të biznesit.
42 Komente
admin
17/02/2009 ne oren 11:36
1Te dashur miq te Blogut dhe lexues te Shekullit Online.
Nga drejtuesit e redaksise jemi njoftuar se ne komentet e ketij artikulli, jeni te lire ti beni pyetje botuesit te Shekullit, rreth gjithckaje, e cila ju duket se ka interes publik.
Z.Kokedhima do tu pergjigjet pyetjeve tuaja ne nje edicion pyetje-pergjigje ne gazeten Shekulli.
Jane te mirepritura pyetjet rreth raporteve te tij me politiken, qendrimeve ne fushatat elektorale te medias ku ai investon, qendrimet ne kete fushate te pritshme, pyetje rreth qendrimeve te gazetes Shekulli, marredheniet mes politikes dhe biznesit, mendime rreth ekonomise etj.
Ju falenderojme per pjesemarrjen dhe etiken ne komente
Perqafime, administratori
Shkodra
17/02/2009 ne oren 15:51
2I nderuari Z.K.Kokedhima,me keq ardhje komentoj vetem me dy fjale.Jeni i Majte, ashtu si une, dhe 70-80% e shqiperise.
Keni bere gabim fatal qe keni mbeshtetur Berishen ne fushaten Elektorale te 2005-ses.
Paskeni harruar postulatin e te nderuemit Namik Hoti:
1-Malcori nuk bahet qytetar pa kaluar 5-6 breza jete ne qytet.
2-Berisha nuk ulet prej kalit pa i ra plumb ballit.
Keni mbeshtetur perbindshin qe zhgaterroj ushtrin,dogji shqiperin (si Neroni Rromen),ngriti veriun kundra jugut mbrenda Vlores Heroike.Te pakten te kishit marre mendim nga dy aviatoret qe desertuane drejt Italise per te mos vetelyer duart me gjak shqiptarit.Per analogji:Perkrahet Presidentin e ushtrise se vdekur.Presidentin e shqiperis se shkrumbuar.Komandantin e Forca te Armatosura pa forca,pa ushtri.
Pyetjeve drejtuar Berishes ,se si do te jete shqiperia mbas 20-30 vjetesh.Duhet te gjeni shishen ne maje te Dajtit.
Nese mendohet per shqiperine.Berisha duhet te largohet me 28 Qershor 2009.Te harrohen interresat taktike te pertive.Te veprohet me Strategji.Uniteti i te gjithe te Majtes ne largimin e Berishes.Ku zhelanat e Topalles te fitojne pushtetin.
Te gjithe pershkrimet e tjera jane te pelqyeshme.
Te uroj jete te shendetshme e sa ma gjate.
loli
17/02/2009 ne oren 20:35
3zoti koco, une kisha dy pyetje nese me lejoni:
e para, pse u prishet me fatos nanon?
dhe e dyta
pse lideret e se majtes, nuk e gjejne dot gjuhen e perbahsket sipas jush, megjithese e dine fare mire qe bashkimi i tyre e rrezon berishen nga pushteti? Cfare eshte pra ajo gje qe i ndan kaq shume me njeri tjetrin sa te mos marrin parasysh dshiren e madhe per bashkim te popullit te majte?
maloku
17/02/2009 ne oren 20:37
4pershendetje
se pari ju uroj per gazeten shekulli, eshte njesh dhe mbetet njesh sidomos per ne emigrantet.
une nuk kam ndonje gje te madhe per te thene, por nese ju mund ta postoni mendimin tim, po pyes:
mendoni se shqiperia do shpetoje ndonjehere nga sali berisha dhe fatos nano (sa kohe keta jane ne kete dynja e kam fjalen)?
faleminderit
vesa
17/02/2009 ne oren 20:40
5o malok po pse ia fut kot o zoteri?
po ku te iken berisha nga politika o i uruar
po sa te jene ne kete shqiperi zaptuesit e tokave me fiset e tyre pa fund, berisha do kete vota qe te rrihje ne politike edhe sikur ti veje bomben atomike tiranes o zoteri.
ku dine ata injorante se cfare eshte apo si eshte sali berisha. ata dine vetem qe ai u lejoi te grabisnin tona dhe pastaj ua legalizoi ato.
dhe per kete do ta votojne sa te ejte jeta.
tjeter pune nese votat e tyre mjaftojne apo jo per mazhorance, por ne politike, berishen do ta kesh derisa ti varen qurrat dhe ta marrin perdore andej kendej
besnik doko
17/02/2009 ne oren 20:41
6z.koco, mendoni se do kete te denuar per Gerdecin? apo gjithcka eshte nje farse dhe nje teater i peshtire
lirim
17/02/2009 ne oren 20:54
7eshte e vertete qe ju u keni thene gazetareve tuaj qe “une edi ramen e kam mik, dhe i jap gjithcka timen qe me kerkon, por Shekullin nuk eshte imi”?
lirim
17/02/2009 ne oren 20:56
8i nderuar botues i gazetes shekulli
sa jane fondet qe keni marre nga bashkia e tiranes dhe sa perqind perbejne keto fonde krahasuar me bizneset e tjera? pra a jeni ju i privilegjuari i kesja bashkie, sic kemi degjuar?
e dyta
nje replike me komentin 4 qe thote kur do ik berisha. jam dakord me vesen. berisha dhe te tjeret si ai jane aty ku jane sepse ne kete nivel eshte sot pergjegjesia qytetare. pra eshte e vertet shprehja cdo popull meriton qeverine qe ka.
kolani
17/02/2009 ne oren 20:59
9mirembrema.
pyeja ime eshte kjo:
ju thoni ne interviste qe deklarata e PD per buxhetin ku ju akuzonin juve eshte hartuar ne zyrat e ministrit te brendshem. cfare do te thote kjo, si eshte kjo ngjarje?
dhe tjetra, keni ju ndonje projekt qe do financonit ne kete buxhet kaq te debatuar? konkretisht dmth
orgen hasanbega
17/02/2009 ne oren 21:02
10Jam Orgen Hasanbega, nje nga djemte e fshatit Toc, Tepelenë qe u gjykuam per ngjarjen me protesten kunder Kseras dhe Bollanos.
Ka cenues te Kushtetutes dhe identitetit shqiptar, që per habi nuk cenohen nga askush. Ata jane disa, por me i dalluar nder ta eshte nje farë kryetar i bashkise se Himares, i cili paguhet nga taksapaguesit shqiptarë, por e shkel bukën sa herë del si antishqiptar i thekur.
Ne gjendjen civile ai kerkon qe emrat e shqiptareve te kene nje S ne fund. Adresa e Himares ne internet shkruhet greqisht. Tabelat e rrugeve te Himares i ndërroi. Kulmin e arriti me kerkesen bere parlamentit grek per mosratifikimin e MSA-se (!)
Nje tjeter i tillë eshte dhe prefekti i Gjirokastres. Dhe ky paguhet me taksat e shqiptareve. Si mirenjohje merr pjese ne nje takim antishqiptar ne Konicen tone, qe tashme eshte jashte kufirit. Gjate ketij takimi deklaron se une jam prefekt i Epirit te veriut. Dua ta pyes kete prefekt, po jugun ku e ka Epiri?
Ishte kjo pjesemarrje që ka irrituar banoret patriote te fshatit Toc te Tepelenes dhe te fshatrave perreth. Keta banore nuk mundën të kaperdinin lehte veprimin e prefektit dhe me date 02.06.08 u mblodhen ne fshatin Toc ne nje tubim paqesor. Duke marre dhe miratimin nga policia, kerkuan shkarkimin dhe ndjekjen penale te bukeshkelurve.
Cudia me e madhe qe ndodh eshte se ne vend te shkarkohen dhe ndiqen penalisht keta dy, u ndoqa penalisht une qe po ju shkruaj bashke me banoret protestues. U akuzova per organizim te tubimeve te paligjshme, (me leje nga policia!), sepse u mbeshtolla me flamurin shqiptar. Ndersa bukeshkelurit qe ngrene flamurin grek ne Shqiperi, livadhisin lirshem.
nouriel
17/02/2009 ne oren 21:05
11mendoni se qeveria ne tirane po ben aq sa duhet per krizen?
e kemi kaluar me te keqen apo ajo eshte duke ardhur akoma?
kam degjuar se shume nga bankat kane probleme te medha qe nuk pasqyrohen nga mediat p.sh shkrutime ne mas ete stafit, nderrime drejtoresh etj. pse nuk pasqyrohen ne media?
po qeveria po ben ate qe duhe?
Qeveritë në mbarë botën duket se kanë ndërmarrë të njëjtin qëndrim, ata po hedhin shuma të mëdha në sistemin bankar për të inkurajuar kredidhënien. A është kjo rruga e drejtë? Është rruga e drejtë, sepse bankave duhet t’u mundësohet kapital dhe likuiditet dhe kjo do të thotë që bankat apo sistemi financiar do të jetë pjesërisht dhe përkohësisht i shtetëzuar.
Por për momentin nuk ka alternativë tjetër pasi bankat janë gati të paafta për të paguar. A shihet ndonjë shenjë që kjo gjë po funskionon? Ende jo. Bankat po e mbajnë të fshehur likuiditetin, ato janë të shqetësuar për partnerët, për dhënien e kredive.
Humbjet tani po kalojnë nga kredive e këqija, tek kreditë e mira, tek kartat e kreditit, tek huatë studentore, tek huatë komerciale. Pra ato kanë nevojë për kapital shtesë për të përballuar humbjet që presin vitin e ardhshëm. Mekanizmi i dhënies së kredive është tërësist i ngrirë.
Kjo krizë do të marrë kohë. Reçesioni në shkallë globale nuk mund të shmanget. Përfitimet nga lehtësimi i politikave financiare dhe monetare do të mund të shihen në 2010 ndoshta, por 2009 do të jetë një vit shumë i vështirë dhe i dhembshëm për ekonominë globale. Reçesioni më i rëndë që kemi parë prej 60 vjetësh.
ZAmira
17/02/2009 ne oren 21:05
12Pershendetje te perzemerta Z Kokedhima . E lexova me vemendje shkrimin tuaj dhe te them te drejten ,pak a shume te njejtin mendim kam edhe une . 1 _kjo pyetje eshte bere,A eshte Fatos Nano me ne politike dhe ne cfare krahu anon. 2_Dhe Z. Kokedhima kur do e shikojme shqiperine pa keta fare trima,si Berisha dhe Juzefina. Sa per Ilir meten nuk ja vlen T’ju pyes;
t.i.
17/02/2009 ne oren 21:08
13pyetja ime eshte kjo: A është opinioni ynë publik i uzurpuar?
Opinioni publik mbetet arma e vetme e qytetarit (ne demokraci) ne periudhen midis dy momentesh elektorale. Opinioni publik formësohet, në përgjithësi nga një bashkëpunim media + shoqeria civile. Kuptohet përveç pjesës se politikes e cila ne vendet me demokraci te pazhvilluar ze pjesen e luanit. Ne ate pak sa mbetet bosh, eshte shoqeria civile ajo qe sikurse thoshte Hegeli, me pas Habermans dhe tash se fundi Domenique Russeau, merr dhe filtron mesazhet qe vijne nga hapsira civile (qytetari) dhe i shnderron ne opinion publik.
Në këtë moment të fundit, rolin maksimal dhe të pazëvendesueshëm e luan media. Kur axhenda e shoqerise dhe ajo e mediave përputhen - marshimi eshte i pandalshem. Ne Shqiperi, opinioni politik eshte ne pergjithesi i uzurpuar nga politika, pushtet + opozite.
Ajo pjese qe mbetet dhe qe do te duhej te perdorej per qellimin qe thame, media e permbush jo me mesazhe te shoqerise civile (kjo edhe per faj te kesaj te fundit-pak aktive) por me mesazhe, kryesisht eseistesh. Keta te fundit, shpesh ne mungese informacioni ( jane te pakte ata qe mund te azhornohen) dhe jo rralle te bindur e te sigurte per ate çka dinë, (e cila në mungesë të konsultimit më të rejat më të fundit apo më të vjetrat me te para), besojne se mund te flasin per cdo gje pra edhe per gjera teknike.
Po qe se jane edhe “miq” te mass-mediave, “mendimi” i tyre jo rralle shnderrohet ne opinion publik i veshtirë për t’u kundershtuar. Po ti vesh perballe dhe nivelin e shoqerise, mendimi i miqve tane shnderrohet ne nje “bombe” te vertete e te rrezikshme per shoqerine duke e orientuar ate ne shtigje, qe ne rastin me te mire jane eksploruar, ne biseda miqsh. Per fat te keq, Shqiperia eshte nje rast tipik. Ka edhe më.
ekleva
17/02/2009 ne oren 21:10
14Z.kokedhima shume shpesh shohim ne Shekulli qe sulmohet rruga durers kukes.
Tw rrugwtosh nwpwr rruget e Shqiperise e sidomos ne ato te veriut eshte stres me vete. E kjo jo veç per faktin e relievit qe ta mundeson veshtiresine por edhe per gjendjen e tyre qe le aq shume per te deshiruar. Rruga nacionale qe lidh keto zona me Kukesin eshte katastrofe e gjalle.
Kjo rruge qe i lidh njerezit jo vetem ekonomikisht, por mbi te gjitha shpirterisht, kjo rruge qe mbart mbi vete historira, vuajtje dhe eksod, sot lengon ne ditet e saj te fundit.
Nje rruge tjeter e re po lind. Kjo rruge na mbush me shpresa jo vetem per gjallerimin e zonave ku ajo do kaloje, jo vetem per zhvillim ekonomik qe do i jape vendit, por edhe per ate qe deri tani na ka munguar: kryerjen e nje rrugetimi te shkurter ne kohe e te plotesuar per nga ana e standarteve.
Kushdo qe i ka pare nga afer punimet ka mbetur i mahnitur per nga madheshtia e projektit, nga puna dhe profesionalizmi e pse jo nga perkushtimi i njerezve qe aty punojne. Kjo veper qe po plotesohet, e cila e pare me syrin e vendasve (nga ku kalon kjo rruge) merr vlera edhe me te medha do t`i sherbeje jo vetem zones, por gjithe Shqiperise.
Pwr mua si banore e kwsaj zonet tw vendit, llafollogjite e disa politikaneve te cilet muajt e fundit s`kane bere asgje tjeter perpos shpalosjes se zilisw mbuluar nwn petkun e merakut pwr koston e madhe qe po merr kjo rrugw.
U vodh apo nuk u vodh gjerat le t`i verifikojne organet perkatese te percaktuara per kete detyre. Neve na duhet rruga aq shume e munguar. S`duhet harruar qe njerezit brenda dhe jashte kufirit po e masin me sy zgjatimin e saj. Mos harrojmw: vepra do ngelet ne te mire te njerezve te ketij vendi.
ekleva reci
kol vreto
17/02/2009 ne oren 21:14
15ju mbaj mend qe kundershtuat ashper projektin per diegien e plehrave. ju kam pergezuar atehere dhe ju kam nmbeshtetur. dua te di, ju per cfare energjie jeni, cfare rruge duhet te ndjek shqiperia, sepse tani here fliotet per centrale berthamore, here per mullinj me ere, e nderkohe vazhdojne te na ikin dritat ne shpi. cila do ishte rruga em e mire per shqi[perine sipas jush?
une per vete mendoj se energjia eolike (me mullinj ere) eshte mese pozitive, por ne asnje vend te botes nuk do te shkaterronin nje natyre aq te bukur sic eshte Karaburuni, Llogaraja, Tragjasi per te vendosur mullinjte e italianeve.
Do ishte mire qe ne nje blog te publikoheshin fotot e kesaj zone qe duan te shkaterrojne ne Vlore, ne menyre qe ata qe nuk kane kaluar asnjehere te kene nje ide perpara se sa te flasin per avantazhet e ketij projekti. Nuk them qe jam kunder impianteve eolike, por kjo qe kane nder mend te bejne eshte vertet pertej cdo limiti.
Lubonja ka tw drejtw kur thotw qw “në katrahurën shqiptare të postkomunizmit Perëndimi ka qenë një shpresë e madhe ndihme dhe emancipimi. Shqiptarët i janë lutur Perëndimit të ndërhynte deri edhe me ushtri për t’i shpëtuar nga politikanët e vet.
Përpara një klase politike jo vetëm të papërgjegjëshme, por edhe të babëzitur, por edhe injorante e pa aftësi për të dëgjuar zërat kritikë brenda vendit, perëndimorët kanë qenë shpresa së do të ndikonin për të na treguar rrugën e mirë. Kjo edhe përsa i përket masakrave ekologjike që kjo klasë politike po i shkakton vendit. Por kur sheh se edhe perëndimorët, në bashkëpunim me këtë klasë politike, vijnë e na e përdorin vendin si koshin plehërave të tyre apo për të bërë atë që nuk e bëjnë në shtëpinë e tyre atëhere ku mbetet shpresa?
Nëse shtron pyetjen se pse këta italianët nuk i ndërtojnë këto fabrika çimentoje në vendin e tyre po shpenzojnë kaq shumë për transportin nëpër Adriatik e më the të thashë përgjigja që të thonë është se ata vetëm për këtë punë mund të vijnë këtu sepse është e lirë krahu i punës.
“Përse tjetër do të vinin në këtë plehër vend? – të duket sikur duan të thonë me përçmim për vendin e tyre vetë politikanët tanë. Sepse ata, me formimin estetik të peisazheve industriale të socrealizmit që kanë, nuk janë në gjendje ta shohin se Shqipëria është e bukur, shumë e bukur; fatkeqësish vetëm atje ku nuk kanë vënë dorë e këmbë shqiptarët si ata”.
fatmir shehu
17/02/2009 ne oren 21:16
16z.kokedhima kush duhet ti marre en dore fatet e shqiperise?
Është një mendim se z.Obama është një produkt i interesave të lobit të capitalistëve amerikanë, pse jo edhe më gjerë. Mendoj se nuk ka asnjë dyshim për këtë, sepse capitalistët dhe vetëm ata duhet të menaxhojnë kapitalizmin. Politika nuk është qëllim në vetvete, por përfaqëson interesa materiale komplekse që ruajnë (mbrojnë) dhe zhvillojnë ekonominë kapitaliste të çdo vendi, jo më të një shteti lider si SHBA-të.
Faza më e lartë dhe më e kualifikuar e një shoqërie demokratike mendojmë se është kur në shërbim (themi: realisht në shërbim) të vendit, vendosen njerëzit më të sprovuar dhe me rezultativë, pikërisht ata që ne rëndom i quajmë milionerë apo miliardierë.
Megjithëse këto miliona dhe miliarda konsiderohen “pronë” e tyre, shpesh dhe me smirë, këto duhen konsideruar (dhe të tilla janë): “depo karburanti” për gjithë ekonominë; me to mbahet tërë ekonomia e vendit dhe jo vetëm ata që i disponojnë. Ashtu si në një ndërmarrje kapitaliste, ku drejtori ekzekutiv zgjidhet me shumë kujdes dhe vendoset nga pronari (pronarët), edhe në shtetin kapitalist drejtuesi i tij duhet të zgjidhet dhe vendoset nga ata që kanë interesa më pikante.
Unë mendoj që edhe ajo klasë kapitaliste që është në Shqipëri (e cila ka zotësinë dhe eksperiencën që ka krijuar kapitalin që ka, disponon mjetet e propagandaës financiare, etj) duhet të ndjejë përgjegjësinë e saj që në krye të vendit të caktohet një menaxher i denjë, duke bindur edhe votuesin që të votojë për atë që është më interesant edhe për ta. Menaxheri ekzekutiv nuk ka rëndësi që të jetë apo jo capitalist, siç nuk është me sa dimë edhe z. Obama etj., por ai duhet të jetë ” i ditur dhe shërbëtor i mirë dhe i devotshëm për vendin e tij” .
Në kohën e socializmit thuhej një sentenceë: “Socializmin e ndërtojnë masat, Partia i bën të ndërgjegjshëm”, por edhe kapitalizmi duhet të ketë një formulë të tillë. Mendoj se një rol të rëndësishëm drejtues dhe përgjegjës duhet ta mbajnë capitalistët e vendit dhe të mos e hedhin barrën e përgjegjësisë vetëm te zgjedhësit. Nuk është keq që edhe në Shqiperi kapitalistët të menaxhojnë kapitalizmin.
Letër e nënshkruar:
Fatmir Shehu
Shkodra
18/02/2009 ne oren 15:42
17CIA dhe CIVI-a e Berishes.
Doreshkrim i botuar ne Gazeten Shekulli sot dt. 18 shkurt 2009.Me titull.
“Merr ne mbrojtje ate qe nuk e mbrojne me as vete amerikanet”.
Mbanje mend se udheheqesi ma idiot ne te gjitha kohnat e historise se Shqipenise apo te shqiptarve mbetet Sali Ram Berisha.”Kemi nje bashkepunim te shkelqyeshem me CIA-an(!).Jo me Ameriken,po me CIA-an.
Asht kaq idiot sa jo vetem kryen veprime shtetrore ne drite te Diellit, ne favor te Serbeve por tashti na del edhe ne sherbim te CIA Amerikane.
Kjo m’ka lene te dyshoje se sherbimi ndaj CIA-as,apo Amerikes eshte shkaku qe Berisha qendron ne politike.
Shkurt:Berisha asht nji poliagjent i pa skrupull,kundra vete shqipenise dhe shqiptarve.
Duro o popull se kurrizi i yt mban shume.
etmond guri
18/02/2009 ne oren 16:23
18Zoti Kokedhima peshendetie.
Kisha deshire te beja vetem nje pyetje.
Kur ju mendoni se shqiptaret mund ta ndjejne shqiperin te tyren pa ndjenjen etyre te brendeshme e cila momentalishte eshte e vetmja gje qe i mbane te lidhur me atdheun?
Arben Lezha
19/02/2009 ne oren 1:37
19Pse jeni kaq i bindur qe PS do i fitoj zgjedhjet me apo pa Meten?
Mos niseni nga sondazhi i fundit qe e nxirte PS 7 pik para PD dhe 2 pik para PD e LSI se bashku?
Reshat Ago
20/02/2009 ne oren 2:53
20Pershendetje Koco,
Jetoj prej vitesh me familjen ne Kanada.
Prej intervistes tuaj mesova qe keni patur probleme shendetsore,por ato tashme jane kaluar.Gezohem qe jeni mire dhe ju uroj suksese.
Me respekt,
Reshat Ago,
Brantford,ON,Kanada
edison
24/02/2009 ne oren 5:32
21pershendetje. a keni mundesi te beni transparent se sa tendera keni fituar nga bashkia e tiranes dhe ish qeveria socialiste? dhe a mendoni qe ka konflikt interesi bashkpunimi juaj me ps dhe kryetarin e saj?
ervin
24/02/2009 ne oren 20:52
22o edison, amon mor burre se na vdiqet me kete histori.
po pse ore pyetje qe i behet nje biznesmeni esht kjo?
sa tendera ke fituar?
po fitimi i tenderave nuk eshte krim o ti shoku edison. biznesmenet me kete pune merren me tendera e me ndertime.
e ka thene njehere blendi fevziu me duket qe ky ka fituar 10 milione euro nga tenderat e bashkise.
ty mbase te duken shume 10 milion euro o edison, por per biznesmenet nuk jane kushedi cfare. Nje gjysem pallati ne Tirane ben 10 milion euro. ose shkoni i kerkoni llogari ketij pse ka blere 2 milion leke nje ndertese-frigorifer.
po pse ti po te doje ta blije, do te doje ta blije shtrenjte apo lire o shoku?
nese ka shkelje, shkoni merruni me shitesin pra me shtetin, jo me bleresin o shoku, se bleresi ate pune ka: te bleje lire.
kerkojuni llogari shtetareve o miq, jo biznesmeneve. shtetaret paguhen me taksat tona, jo biznesmenet
Erjoni
24/02/2009 ne oren 20:53
23Zoteri i nderuar, mendoni se shekulli eshte media e udhehequr nga gazetare profesionist, me qellim informacionin? Mund te hyni ju aty dhe te jepni direktiva per hesap te pushtetit apo biznesit tuaj personal?
A egziston ne Shqiperi liria e shtypit?
Nese po, perse ne Shqiperi nuk ka gazetare investigativ?
Cfare garancie kam si konsumator qe ju jeni me te ndershem apo me te besueshem se politikanet e votuar?
fitore
24/02/2009 ne oren 20:54
24pershendetje koco.
ka kuptim qe rama flet per “politike te re” kur ne krah ka skender gjinushin, gramoz rucin, arta daden, valentina leskajn e ku di une, ca parazite te tjere qe ma shpifin me keq se stani me lepuj i berishes??
faleminderit
arold
24/02/2009 ne oren 20:57
25edison, ka te drejte ai replikuesi.
shpesh ne gabojme ne gjykime.
biznesmenet jane njerez te respektuar kudo ne bpte. sjellin zhvillim dhe vende pune.
dhe te jesh i sigurt qe ata kane shume me teper interesa se politikanet qe shqiperia te behet .
fundja politikani i ka te gjitha llogarite bankare te fshehta, ben nje thes me leke dhe kur i ngec sharra ne gozhde, thjesht ia mbath.
kurse biznesmeni ka pasurite e veta ne shqiperi dhe i dhimbset ky vend me shume se nje te korruptuari qe mund te arratiset vetem me nej psaporte diplomatike dhe nje libreza llogarie bankare ne xhep
never-....
24/02/2009 ne oren 23:21
26Z.Koco,nga ana humane me vjen mire qe problemet e shendetit i keni kaperxyer dhe jeni ne forme te na degjoni edhe neve.
Jy jeni kapitalist tashme dhe se si keni arritur te beheni i suksesshem,kjo nuk me perket qe ta diskutoj.
Po pyes se gjithe keto vite po te njejtat gjera per politikanet e politikat,shau e grihu(kuptohet ne loje jane vec strategjive e taktikave edhe mjetet e masat organizative te sejciles pale kundershtare)behen se nuk dine c’eshte kapitalizmi apo akuzojne njeri tjetrin per perfitime ekonomike pasi te merret pushteti?
C’fare zgjidhje mendoni ju pasi mos ka ardhur koha per ju kapitalistet te merrni ne duar dhe frenat e pushtetit (thua se kush eshte nuk ka pasuri)?Apo dhe ne kete menyre do kriheni me njeri tjetrin?
Meqenese kapitalizmi eshte shfrytezim i njeriut nga njeriu(po them sipas meje)dhe fitimet dalin nga mbi vlera ,pra krahu i punes pse deri me sot nuk jane zgjidhur problemet ekonomike per ata qe punojne e prodhojne te mira materiale,ndersa per njefare ‘kaste’si punonjes televizionesh,tundes menderesh neper keto tele-,klube nate,tregetare ne c’do qoshe qe mezi presin te ta hedhin,agjenci te ndryshme(seksere)
etj paguhen ose marrin gozha ne krahasim me nje qe punon ne pune prodhuese?
Mos valle ka ardhur koha perseri ti kthehemi kolektivitetit,pasi vetem borgjezia (si kudo ne Evrope)gezon te drejtat e qejfit ndersa puntoret edhe pse punojne nuk arrijne te perballojne jetesen e jo me te bejne edhe qejf,pushime normale e te kenaqeshme.Betohen qeverite njera pas tjetres dhe asgje.Kur themi borgjezi dmth dhe i pasur,nga kjo del se duhet te kete te kunderten e vet varferine,pra a eshte humane kjo gje?Nese nuk eshte humane atehere pse duhet te ecim perseri ne kete rruge?Do te thoni ju qe une e kam krijuar pasurine me djerse(dakort une nuk dyshoj)po pse atehere akuzoni njeri tjetrin kur c’do gje eshte bere me ndershmeri?Po per fenomenet nga me c’njerezoret qe po ndodhin tani ne Shoqerine Shqiptare c’fare mendoni eshte si rezultat i te kaluares pak a shume i barazise per te gjithe apo produkt i pabarazise ,pra i ideollogjise qe kjo pabarazi prodhon dhe si reflektim kemi moden e te menduarit e te vepruarit keshtu?Faleminderit dhe me falni nese ju mora kohen e ‘VLEFSHME’per te cilen Ju keni nevoje ta harxhoni ne punet tuaja e jo te merreni edhe me ne.Perseri faleminderit nese do kete pergjigje dhe ju uroj suksese te metejshme.
mondi
25/02/2009 ne oren 14:56
27po pse mo quna ja futni kot po ma mir berisha se sa komunistat nuk durohen dot o burra bravo sal vazhdo keshtu leri se cflasim ne je ne rrug te drejt po kuptohet se do te ket vjedhje aty ketu po fundi fundit jemi mesuar ne shqiptaret nje jet te till
Mark
25/02/2009 ne oren 15:19
28Deshirat e medha mundesit e vogla,ekam fjalen per disa komentusa qe duken shwshit se jan te majt.Ket e vendos populli me voten e tyre.Do kisha pyetyr nje komentues qe nga emri nuk kuptohet a eshte femer apo mashkulL [ LOLI] i cili i quan verioret malok qe nuk behen qytetar per 5-6 breza .Te jesh i bindur se malsori nuk behet ashtu si mund te jeni ju peqinas kavajas apo elbasanas[ besoj e kupton se cfar ju themi] apo komentuesi me mbiemer GURI,qe e quan udheheqesin e popullit te vet IDIOT,cfar i thua vehtes qe pranon te udhehiqesh nga nje i till.
arbeni
26/02/2009 ne oren 10:28
29Analiste? Gazetare? E ku di une se cfare…kur do vije ajo dite qe ju do ta kuptoni qe 99% nga ju injorante dhe te papergatitur jane? Te vjen per te vjelle kur shikon ne emisione televizive, lexon ne artikuj etj se ku ka perfunduar shoqeria shqiptare.Por nuk u ve edhe aq shume faj, gjejne vend dhe bejne kuvend.Sa per popullin tone te vuajtur, duhet te dime se cdo popull e meriton qeverine qe ka.Keta qeveritare qe kemi pasur,kemi dhe do kemi nga kjo shoqeri kane dale.Nuk i ka votuar Franca, Kina apo India, por ne vete.Nuk mund te le pa shtuar edhe pse me duhet te bie ne nivelin e Markut ketu siper, qe kane ikur kohet ku njeriu duhej ti fshihte bindjet e tij politike (te pakten ketu ne internet) keshtu qe mos e lodh trurin me hetime se kush eshte i majte apo i djathte apo me titullimin e kavajsve, elbasanllinjve (besoj e kupton se cfare ke menduar).Mbase neser do te dilte dikush dhe do te thoshte qe “fenomeni” i incestit, i sodomise etj eshte tipar i malesoreve tane “heroike”.
Shkodra
26/02/2009 ne oren 16:52
30Arben! Malcori i veriut trashegon nji kultur primitive.Po qe, asht shume me e larte se e cfaredo kulture njerezore mbi toke,ne lidhje me INCESTIN.Fshatrat apo katundet ne maleci jane te organizuara ne menyre te atill rregulli,qe nuk ia lejojne jo mbrenda familjes nji veprim te tille incesti sic asht krijuar jashte vullnetit ne kulturen qytetare,po as ne te gjithe krahinen si psh.Nikaj,Mertur.Qysh se asht krijue njerezimi,flasin trashigimtaret e ketyre krahinave,e deri me sot nuk asht kryer asnji martes brenda fshatrave te Nikajve apo te Merturit.Te gjithe gezojne nji pasterti dashnije familjare qe asht per tu patur zili nga e gjithe bota.Une,psh.kam lindur ne Shkoder.Ne moshen 18 vjec shkova per here te pare ne fshatin Salce te Merturit(ne fshatin e Prel Tulit).Ne diten e pare qe ndodha prezent me moshataret e mije(Cika dhe djem)Vajzat me rrinin larg per vete natyren e tyne si cdo femen.Kur ato e moren dijenin se jam i Mertures,Solcnjor.Krijune krejt sjellje tjeter.Me trajtuene sikur isha bash vellau i tyne.Edhe ne krahina te tjera ekziston ky rregull dhe mentalitet.Kjo e ka ba ma shume te ruhet tradita te pastra ne trashigimin njerezore.Me njerez te shendeteshem,te zgjuar,pa anomali fizike etj etj vlera pozitive ne trashigimin e nji rrace te paster.
Efektin e kundert e konstatova ne trashigimin mbretnore te Frances.Ku shifje njerez me plot difekte nga pasardhesi tek pasardhesi.E kjo ishte nga shkaku se, familja mbretenore donte te ruante trashigimin e mbretnimit brenda familjes duke krijuar martesa qe shume mire do ti quajm inceste te vullnetshme.
Duhet ta keni te qarte se qytetnimi sjell zhvillim.Kjo asht e pa diskutueshme.Por krahas qytetnimit gjallohen edhe anomali nga ma te quditeshmet.Si incesti apo ta zanatit te kavajasve,elbasanasve dhe peqinasve.Po qe bota i ka me shumice.Dhe kushtetuta e shume vendeve i lejon me te drejten e licenses se marteses.Cka Adami ishte prezantuar vetem me paranicen e Eves.
Mentari
26/02/2009 ne oren 18:50
31Edhe pse kjo Gazete ka disa shkrime te drejta ne pergjithesi eshte e komprementuar nga politika e majte dhe e ben jo shum serjoze kete Gazete.qe nje gazete te behet me prestigj si gazeta New York Times ajo duhet te jet e ballancuar me fakte dhe dhe pa komprementim politik apo interesash te tjera qe mund tja e diktojne forcat e erreta.
admin
26/02/2009 ne oren 20:37
32o mentar po ca jane keto “forca te erreta” mor aman.
po shekulli i ka sahanet pa kapake o lumemadh, nuk e ka fshehur ndonjehere politiken e vet editoriale.
dhe kjo eshte vlere. jane te tjere ata qe i fshehin kembet o mentar shoku.
edhe kokedhima o mentar djali nuk e ka fshehur ndonjehere qe e ka mik edi ramen.
te tjeret i fshehin duart dhe kembet o mentar, ndaj nuk merreni me ta ju, se aq sy keni, po merreni me kocon qe ua thote gjerat hapur.
eh mor mentar mor mentar.
shko merru me aleksander frangajn o mentar qe ka bere aq para me Berishen sa i godet njerezit me celular jo me gur o mentar.
shko mentar shko
ZAmira
26/02/2009 ne oren 20:57
33Admir….. Lere MENTARIN se me siguri ka pare ndonji film ne amerike me forca te errta . Ata japin gjithmone te tilla ,po qe nuk jane te verteta . Ose mire e ke ka ngrene ndonji darke me Aleksander Frangajn mire e ke . Dhe hajde te flasim nji here per Shekullin me siguri . Dhe si mentar qe eshte hedh ment poshte e larte
Te paca trute MENTAR. nji gabim kane keta qe na fshine ndonjihere komentet po ua falim
Pershendetje .
Astrit Elbasan
26/02/2009 ne oren 21:22
34Z. SHKODRA .ti je qe flet per veten tende dhe tregon se kur ishe 18 vjec isha ketu dhe isha atje dhe mburr veten tende dhe shan te tjeret .Qyterimi ndertohet midis njerzve dhe jo dhive kultura midis qytetrimeve dhe jo midis Nikajve e Merkurave Ato krahinat e tuaja qe kur kan zbrit ne Tirane e kan qyteteruar aq shume sa qe Rama vuri shigjeta se si te dilni prej saj.Shyqyr zoti qe shigjetat nuk u vune drejtim te Elbasanit ,Kavajes ,dhe Peqinit.
Emigranti Mecaj NJ USA
26/02/2009 ne oren 23:42
35Ata qe merren me politik por nuk dine te bejne politike dhe levizin sa nga nje pol ne tjaterin,jane si ai guri ne doren e ustajt qe ngre murin,perpiqet igjori ta vendos ne mur,por guri me formen etij te keqe ne cfardo pozicjoni qe ai e vendos ai ja shemton murin,ustaj merzitet ijep nje cekan e ben cop cop……..!
sinan hibro
27/02/2009 ne oren 20:52
36Realist gjykimi i z. K.Kokedhima per situaten aktuale, vecanerisht pjesa qe i takon LSI dhe Metes.
Diku nga fundi nuk me bindi nje opinion i tij se ……Shqiperia duhet te jete nje vend pa taksa, te kete dogana, por jo marreveshje te tregetise se lire, sidomos per prodhimet bujqesore …etj……edhe me poshte perdoret termi inflacionist per ekonomine…qe perseri nuk me bind…
Kam pershtypjen se pa respektuar GATT apo kriteret e tij , edhe ne BE nuk futemi dot…Mbase e kam gabim….
skerdiani
28/02/2009 ne oren 16:16
37pershendetje, doja te beja nje verejtje te voge,shoh qe shumica e komentuesve i bejne pyetje zotit kokedhima sikur te kishte ndonje pergjegjesi te larte ne politike, kur ne fund te fundit ai eshte nje biznesmen qe sheh interesin e tij, edhe pergjithesisht jam dakort me opinion e zotit kokedhima sidomos persa i perket skrapaliut metes
antero
28/02/2009 ne oren 19:08
38Adm. ti qe i versulesh mendimit te “Mentarit”. Pa e mbeshtetur ate;Ti e di shume mire se kush jane”forcat”, e ben sikur s`e di e me pas nuk ben adm. por komentarin.
edison
04/03/2009 ne oren 4:26
39njashtu asht mor mentar. por do ta shofin me 28 qershor se kush asht realiteti. e realiteti asht krejt tjeter. me shume gjasa nuk do te ma postojne as kete opinion si shume te tjere por nejse, gjithsesi
antero
04/03/2009 ne oren 11:37
40Pa shkurtuar mor burre. Duhet ta kuptosh, qe plaga dhemb po ta mjekosh, por nuk ka rruge sherimi tjeter. Dhe ti e une jemi pjese e infeksionit. Sherim duam. Nje plak i mocem me thoshte qe ” …..qetesia qendron tek ajo qe, kur ti bien portes, ta hapesh pa frike se …….”
Flutura
11/03/2009 ne oren 20:00
41Pershendetje!
Faleminderit Zoti Kokedhima qe na krijon mundesine te themi mendimin tone (edhe pse ne shume raste abuzojme me kete hapesire duke shkruar gjera qe nuk i perkasin temes).
Une mendoj se jeni model per shume te rinj shqiptare qe zgjedhin te jetojne ne Shqiperi (ose qe shkojne jashte per tu formuar) dhe rasti juaj i ben te kene me shume shpresa se mund t’ia dalin mbane ne menyre te shendetshme.
Pyetja ime eshte: Ne ç’menyre duhet te ndihmoj une te rinjte Shqiptare qe te kene me shume besim ne politike, vetvete, dhe ne rregulla me te drejta dhe te shendetshme ne vendin tone?
Si mund te behen ata pjese e kesaj pune kaq te ngaterruar per t’ia gjetur pak fillin?
Ju Faleminderit dhe ju uroj pune te mbare dhe shendet te plote!
xoni
27/03/2009 ne oren 17:23
42Ne ket bote une e di
me leke dhe seks s’u ngop njeri
mbaji ca para menjane
qe te paguash fukarane
punojn dhe nuk jane kopuke
me pune mbajne shpirtin me buke
flas per ata qe per ty punojn
se per te tjeret c’te semes kerkojn
politika dhe tregetia
qenkan si e ema dhe e bija
respekte
Lidhja RSS per komentet
Jepni komentin tuaj
Komentet e fundit
Shkrimet e fundit
Shkrimet me te komentuara
Autoret e blogut
Kategorite
Arkivi
Link
Lidhjet
Shkrimet e fundit
Komentet e fundit
Shkrimet me te komentuara
- Shekulli Online - Shekulli Blog