Nuk jemi mesuar me lajme te tilla. Por ato ndodhin. Dhe kane ndodhur edhe gjetiu, jo vetem ne Shqiperi. Kemi nevoje per qartesi ndaj kerkojme mendimet tuaja. Si duhet ti trajtoje media çeshtjet e incestit? Si duhet ti perballojme si shoqeri keto fenomene? Jane keto fenomene te zonave te izoluara rurale apo jemi te ekspozuar te gjithe?
Le te debatojme.
Me poshte eshte historia e inçestit ne Elbasan e ketyre diteve shkruar nga korrespodentja e Shekullit në Elbasan, nje lajm qe ka bere goxha bujë.
**********
Një histori incesti ka tronditur sërish një fshat të largët në kufijtë e qarkut të Elbasanit. Një 18-vjeçare ka zbuluar dje se ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë, ndërsa u mësua se shtatë muaj më parë ajo ishte përdhunuar nga dy kushërinjtë e saj. Historia është zbuluar nga mjeku që e vizitoi vajzën dje duke konfirmuar edhe shtatzëninë e saj. Prindërit, të tronditur nga lajmi kanë rendur të pyesin fëmijën e tyre, së cilës nuk ia kishin vënë re ndryshimet në trup se si kishte ndodhur, ndërsa kanë mësuar se rreth shtatë muaj më parë , teksa ishte duke kullotur bagëtitë në fshatin Plangaricë, ajo është përdhunuar nga dy kushërinjtë. Vajza e kërcënuar nuk ka treguar gjë në shtëpi, por dy ditë më parë do të zbulohej gjithçka.
***
18-vjeçarja kishte filluar të ankohej për dhimbje dhe një gjendje jo të mirë dhe këtë herë prindërit janë nisur drejt Elbasanit, edhe pse rruga nga ky fshat është e vështirë dhe e largët. Teksa e kanë çuar në urgjencë për dhimbjet që kishte, ata kanë marrë si përgjigje se vajza ishte shtatzënë. I ndodhur përballë kësaj situate, babai ka marrë të bijën dhe ka bërë kallëzimin në polici. Menjëherë për këtë ngjarje është komunikuar me Prokurorinë për të miturit në Durrës. Pas hetimeve paraprake dhe konfirmimeve të marra agjentët e policisë kanë përcjellë prova e dëshmi prokurorit të çështjes në Durrës për autorësinë. Ky i fundit nisur nga dëshmitë e të dhënat në dispozicion ka vendosur shpalljen në kërkim policor të shtetasit të lindur në vitin 1990 me banim në Plangaricë dhe ndjekjen në gjendje të lirë për vëllanë e tij i vitlindjes 1993. Policia konfirmoi se vajza ka deklaruar se është përdhunuar nga dy kushërinjtë, të cilët e kanë detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
***
Ndaj dy të rinjve, njëri prej të cilëve ende i mitur ka filluar procedimi penal për “ kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur 14-18 vjeç në bashkëpunim”, si dhe “kryerje të marrëdhënie seksuale me persona në gjini”. Mësohet se pas shoqërimit, vëllai i vogël do të duhet të paraqitet herë pas here pranë prokurorisë, ndërsa për vëllanë më të madh u bë shpallja në kërkim. Mësohet se 19-vjeçari është larguar për në Greqi.
***
Me gjithëse mjekët nuk kanë dashur të shprehen lidhur me gjendjen e vajzës dhe të fëmijës, sipas të dhënave të para nga një kontroll i bërë, situata paraqitet e mirë. Gjithsesi, sipas mjekëve, vajza ndodhet edhe nën një stres të madh psikologjik dhe gjithçka mund ta pësojë fëmija. Mësohet se prindërit e vajzës kanë kërkuar informacion edhe në lidhje me një abort të mundshëm, por shtatzënia e vajzës është e madhe dhe kjo gjë është përjashtuar nga mjekët. Mësohet se pasi të lindë fëmija do të vendoset se ç’do të bëhet me të. Familjarët, duke qenë se kanë edhe një lidhje të afërt gjaku me dhunuesit, janë ndodhur përballë një situate shumë të rëndë. Në Plangaricë pjesa më e madhe e banorëve janë me një mbiemër dhe lidhje gjaku, dhe si rrjedhojë ngjarja ka tronditur të gjithë fshatin. Mësohet se dy familjet me 9 dhe 8 fëmijë janë në gjendje mjaft të vështirë ekonomike. Komunikimi i kësaj zone me qytetin është mjaft i vështirë dhe lëvizja bëhet kryesisht me kafshë, për një pjesë të fshatit deri në rrugën kryesore nacionale.
33 Komente
ZAmira
20/02/2009 ne oren 15:17
1INCESTET jane fenomene te rralla ,po ja qe ndodhin . Bota ndoshta eshte mesuar me kete fenomen ,po jo se nuk ju ben pershtypje. Me se fundi ata jane me liberale se sa neve po dhimbja eshte e njejte . Personalisht mendoj qe keta 2 djem ,qe kane perdhunuar vajzen e xhaxhait apo kushuriren ,nuk duhet te ndalet ketu. Familja e vajzes nuk mund te hakmerret ,po shteti te nxjeri dhembet ,dhe ti denoje me burgim te perjetshem. Keshtu sic po ndodh, ben vaki kap dhe vellai motren . Burgu do jete vendi me i mire per ta . Femija ti kaloje shtepise se femijes se eshte krijese e pa fajshme ,dhe vajza mendoj une te largohet me familje nga ai fshat . Cfare behet keshtu? ku po jetojme? Ja keto jane emisionet e TV privat qe kane mbushur tere Shqiperine me kaseta porno dhe filma felliqesira. Keto po i mesojne brezit te ri . Mbyllini keto kanale o TV kriminale ,qe pasuroheni me bordello ,kuplare dhe prostitucion. A kini femije ? Me vjen shume keq per kete vajze qe ka heshtur dhe ndjen dhimbje deri ne krijesen e saj nga kushurinjte gangstere. Nuk di me te flas ,A mos erdhi fundi i botes? Sido qe te jete vini doren ne zemer per kete vajze viktime e krokodileve vellezer. O zot larg nga keto te keqia. Kujdes femijet dhe ju qe punoni per nji cope buke. Vdekshi o krokodile.
Fotaq Cici
21/02/2009 ne oren 11:45
2Kudo ne shoqeri ka plage, por plaga me e madhe qe populli vuan sot nuk eshte incesit (raste te rralla) por mjerimi, kete si t’a perballojme?
Legalizojeni! Ne gjithe boten martesat me kusherinjte e pare lejohen dhe nuk quhet incest. Incest quhen marredheniet ne familje dhe jo jashte saj. Djali i Xhajes apo i Dajes nuk jane pjesetar te familjes por te aferm.
Edi
21/02/2009 ne oren 16:01
3Incesti perballohet duke amenduar ligjin aktual mbi perdhunimin. Perdhunimi duhet te denohet me ashper, mundesisht me burgim perjete ose me kastrim dhe jo ne ligjin aktual ku nese vret perdhunuesin perfundon ne burg. Viktima duhet te jete e pafajshme dhe jo ajo qe mban barren e krimit.
Gjergji
22/02/2009 ne oren 7:05
4Per perdhunuesin duhet te kete vetem KARRIGE ELEKTRIKE…………..
ana
22/02/2009 ne oren 11:19
5po si te legalizohe more kafshe se vec kafshe se nuk di si te therras tjeter.po si qenka te martohen femija mi me ato te vellait tim .qeshte kjo more
por keto gjera duhen denuar ne maksimum ,madje edhe me vdekje qe te edukohen njerezir sepse njeriu duhet te keteparime morale se sjemi bageti kooperative por njerez.
pt
23/02/2009 ne oren 14:18
6Ligjin ne nuk e kemi keq, por sa me e mbyllur te jete shoqeria aq me shume gjera ekstreme ndodhin. Gjerat me te ralla ndodhin per keto aresye ne fshatra ose zona te thella. Hapja e shoqerise dhe emancipimi i njerezve (vajzave, djemve dhe prinderve) eshte e vetmja menyre per ti redukruar ngjarjet ekstreme.
Ne historine e permendur ne kete post, eshte perdhunimi fakti paresor qe eshte shqetesues. Pastaj vjen fakti qe megjithese eshte perdhunuar vajza (ose prinderit) nuk kane treguar derisa jane shfaqur shenjat e bares. Keto dy fakte jane shume me te renda per mendimin sesa fakti viktima eshte kusheri me perdhunuesit.
keta /suedi
23/02/2009 ne oren 16:20
7si ta perballojme?? eshte shume e thjeshte !! ashtu si gjithe bota bene duhet te bejme dhe ne shqipetaret!!! zbatoni ligjin -kush e shkel ,le ta haje sa krahu ne burg e mos te korruptojne policet e te dalin qe andej pas disa ditesh……. qe e gjithe bota ka ecur para eshte vetem se kane zbatuar ligjin……
ai boti
23/02/2009 ne oren 19:53
8po ca bejne ata mo. ajde mendje ajde . kushuriren kan perdhunu a?
ku je o enver ngjallu edhe nje here
UJKU NORGE
23/02/2009 ne oren 22:24
9po e beni si ne amerik..fute denimin me vdekje dhe diten tjeter e shikoni dhe vet ndryshimin.kur ka denim me vdekje cdo njeri mendohet para se te bej dicka..po prapambetja kulturore dhe ekonomike sjell te tilla pasoja..ne zona te tilla ku ka ndodhur kjo gje mund te ndodhin dhe shum te tjera por qe sbehen te ditura.por nga ana tjeter te tilla gjera ndodhin kudo ne bote..nuk kemi pse ndihemi si me te prekurit nga ky incest..kudo ndodhin gjera te tilla… so GOD BLESS ALBANIA..LONG LIFE ALBANIAN GANGSTERS…PERSHENDETJE NGA OSLO
Njazi
24/02/2009 ne oren 6:09
10cFARE KOMENTI TE JAPISH NE KETO RASTE.ESHTE ME TE VERTET KATER HERE POSHTERSI SEPSE JANE DY QE KANE PERDHUNUAR DHE KETE E KANE BERE ME NJE NJERI TE GJAKUT.pROBLEMI ESHTE KOMPLEKS POR SIPAS NJE MENDIMI TE THELLUAR REZULTON SE NJE 14 VJECARE ESHTE ME PAKE FAJTORE SE SA NJE MADHORE.E CUDITESHMER ESHTE SE KY PROCES PERDHUNIMI APO SI TA QUASH A KA NDODHURE VETEM NJE HERE E NE NJE DITE APO DISA HERESH.E KETU KA DICKA ME TE THELLE.HETIMI DUHET TE NXJERR FAJTORET DHE TI DENOJE.MINORENI SHPETON NGA LIGJI? PO TJETRI JO.pOR PRAP PROBLEMI KA INTRIGEN BRENDA DHE MUNGESEN E INFORMACIONIT ME TE PLOTE PER TE GJYKUAR.lE TE PRESIM
ary
24/02/2009 ne oren 14:55
11hajde, komente,hajde…
ketu shum femra flasin per denim me vdekje por kush mund ta dij se ajo vajza po tregon te verteten??
ndoshta ajo edhe mund te genjej qe eshte kap me dhun!!!
un jam dakort qe personat qe kapin me dhun te denehen ne maksimum, si ata qe kryen mardhenie me kushurinj dhe ata qe nuk njiheshin me par…
por problemi eshte se kan ndodhur shum raste qe 1 femra ka akuzuar 1 mashkull qe e ka dhunuar dhe mbasandej; zbulohet se ka mashtruar femra. por ne shqiperi eshte e veshtir te behen keto verifikime se mjaftojn 50 euro ti japesh policit dhe ja ngec fajin te tjetrit.
sweden
25/02/2009 ne oren 9:39
12ketu ta mbeshtes mendimin :)
fatmir berisha
25/02/2009 ne oren 11:10
13Diskutoni kot për gjëra që janë shkruar qartë në Kuran se me kë të lejon të shkosh apo të martohesh…edhe se kur me kushëri të parë.
Mendoj se është dhuna dhe shkaku pse lind ajo ku duhet të përqëndrohet vemendja. Madje edhe vetë dhuna është shprehje e një revolte për të luftuar realitetin incestial të shoqërisë së prapambetur shqiptare. Zakonisht dhe instiktivisht dëshirohet Ai/Ajo që të lëviz më shpesh para syve. Ilaç mbetet lëvizja dhe vetëm lëvizja.
Të shkulesh me rrënjë nga vendlindja me dëshirën pa rikthim.
Prandaj është më mirë t’i largohesh, familjes, lagjes ose fshatit, qytetit, shtetit, kombit dhe do të kuptosh e ndjesh më mirë lirinë dhe përgjegjësinë personale.
Rroftë Lëvizja Globaliste në Botë!
Bekuar qoftë kush u largua nga Shqipëria!
Astrit Elbasan
25/02/2009 ne oren 12:40
14z.BERISHA .Bekuar qofte ai qe largon nga Shqiperia varferine dhe padrejtesine ,bekuar qofte ata qe afrohen shqiperise me qellime te mira bekuar qofshin ata qe luftuan dhe luftojne per Shqiperine.Nga Shqiperia nuk eshte larguar shqipetar me deshire por me dhune .Sot ne shqiperi te vret pushka qe ka per plumb varferine kurse larg saj te vret pushka qe ka per plumb mergimin Dhe gjith keta vjet ilaxhi i varferise eshte gjetur kurse i mergimit jo.Pra eshte ne doren e gjithkujt te vendose se nga cfare plumbi duhet te vdese dhe me i sigurte eshte ai i mergimit qe nuk te del jashte por te ngel brenda shpirtit .Zoti i ndihmofte ata qe jan larguar ne mergim per arsye mbijetimi dhe te jete sa me e lehte mungesa e memedheut.
keta/suedi
25/02/2009 ne oren 14:11
15o sweden,kujt ja mbeshtet ti mendimin? ;)
ZAmira
26/02/2009 ne oren 13:52
16Z; ASTRIT shume e drejte qe pushka qe vret mergimin eshte me e rende se ajo qe vret varferine . Po kete duhet ta provojne te gjithe Shqiptaret ,sepse askush nuk te beson . Ja qe ky eshte fati i shqiptareve . Ato qe kan mbetur aty duhet pa tjeter te mos e ngrene zerin se dicka i pret prapa krave. Nji gje nuk kuptoj ,Perse qenka atdheu jot kaq i dashur ?
ary
26/02/2009 ne oren 15:32
17hahahaaha, sa po me qeshet… hahaahha
lexova komentin 13 dhe 14 dhe me sa kuptova un kan dhen komente pa lidhje fare me SONDAZHIN E INCESTIT….
por me ket lloj komenti qe kan derguar tregojne se JAN SHUM, SHUM FANATIK LIDHUR ME BESIMIN E FEJES!!!
1 keshill: mos u merni shum me fejen…
dhe varferia vuhet ne te gjith boten; ka vende qe ndihet me shum e me pak, por kjo nuk do te thot qe te mallkosh shqiperin, qytet e fshatet ne vendin shqiptar.
nako spiro
27/02/2009 ne oren 10:09
18o enver o enver ,
t’keqen lala
ngjallu veç nji her.
skerdiani
27/02/2009 ne oren 20:38
19une doja te thoja qe jam pjeserisht dakort me mendimin e aryt po sidoqofte sido qe te kete qene puna , dreqi e morri djali ose cupa e xhaxhait jane ne rangun e motres pak a shume tashi po del qe shko ne shpi apo te njeriu jot gjej vrime e fute jo seshte ashtu , per ata denimi me vdekje eshte pak , e kishte mire enveri i internonte me soj e sorollop
Ilir
28/02/2009 ne oren 1:15
203521 vjet më parë ishte shkrojtur tek libri i Levitikut ne shkrimin e shënjtë kapitulli 18 dhe vargjet:
9 Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e motrës sate, bijë e atit tënd ose bijë e nënës sate, qoftë e lindur në shtëpi ose jashtë saj.
10 Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e bijës së birit tënd apo të bijës së bijës sate, sepse lakuriqësia e tyre është vetë lakuriqësia jote.
11 Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e bijës së gruas të atit tënd, e lindur nga ati yt; është motra jote; mos zbulo lakuriqësinë e saj.
12 Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e motrës së atit tënd; është një e afërme e ngushtë e atit tënd.
13 Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e motrës së nënës sate, sepse është një e afërme e ngushtë e nënës sate.
14 Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e vëllait të atit tënd; nuk do t’i afrohesh gruas së tij; ajo është halla jote.
15 Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e nuses së birit tënd; ajo është gruaja e djalit tënd; mos zbulo lakuriqësinë e saj.
16 Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e gruas së vëllait tënd; është lakuriqësia e vëllait tënd.
17 Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e një gruaje dhe të bijës së saj; nuk do të marrësh bijën e birit të saj, as bijën e bijës së saj për të zbuluar lakuriqësinë; janë të afërm të ngushtë të saj; është një incest.
18 Nuk do të marrësh një grua bashkë me të motrën për ta bërë shemër, duke zbuluar lakuriqësinë e saj ndërsa tjetra është akoma gjallë.
19 Nuk do t’i afrohesh një gruaje për të zbuluar lakuriqësinë e saj në periudhën e papastërtisë së saj të shkaktuar nga zakonet.
20 Nuk do të kesh marrëdhënie seksuale me gruan e fqinjit tënd për t’u ndotur me të.
21 Nuk do të lejosh që asnjë prej trashëgimtarëve të tu t’i ofrohet Molekut; dhe nuk do të përdhosësh emrin e Perëndisë tënd. Unë jam Zoti.
22 Nuk do të kesh marrëdhënie seksuale me një burrë, ashtu si bëhet me një grua; është një gjë e neveritshme.
23 Nuk do të bashkohesh me asnjë kafshë duke u ndotur me të; gjithashtu asnjë grua të mos i afrohet një kafshe për t’u bashkuar me të; është një degjenerim i neveritshëm.
24 Mos u ndotni me asnjë nga këto gjëra, sepse me gjithë këto gjëra janë ndotur kombet që po bëhem gati t’i përzë përpara jush.
25 Vendi është ndotur; prandaj unë do ta dënoj për paudhësinë e tij, dhe vendi do të vjellë banorët e tij.
26 Ju, pra, do të respektoni statutet dhe dekretet e mia dhe nuk do të kryeni asnjë nga ato gjëra të neveritshme, as ai që ka lindur në vend ashtu edhe i huaji që banon midis jush,
27 (sepse të gjithë këto gjëra të neveritshme i kanë bërë banorët e vendit që ishin para jush, dhe vendi është ndotur),
28 që edhe ju, po të jetë se e ndotni, vendi të mos ju vjellë ashtu si ka vjellë kombin që ishte para jush.
29 Sepse cilido që kryen ndonjë prej këtyre gjërave të neveritshme, personat që i kryejnë do të shfarosen në mes të tyre.
30 Do të respektoni, pra, urdhërimet e mia, nuk do të ndiqni asnjë nga zakonet e neveritshme që janë para jush dhe nuk do të ndoteni me to. Unë jam Zoti, Perëndia juaj”.
Agu
28/02/2009 ne oren 17:17
21Komenti me i mire,ai i Zamires.
Gjergji
01/03/2009 ne oren 6:52
22Si t’i perballojme eshte pyetja? Jua them une!
KARRIGE ELEKTRIKE dhe DHOMA GAZI per c’fare do lloj perdhunuesi.
saimiri
01/03/2009 ne oren 14:38
23Po pse qenke kaq e rrepte moj ANA? Po ju demokratet duhet te jeni tolerante. Apo harroni qe sistemi juaj i demokracise na i solli kete degjenerim ne shqiperi. Dhe tani vjen e po na tregon denimin maksimal ti. Kjo vlen per te gjithe ju demokratet. Keni goje dhe shani ENVERIN ju. Deri ne vitin 90 nuk ka ekzistuar degjenerimi. Ja pra ta gezoni demokracine se tani ka filluar embelsira. Prisni dhe pak sa te mbushet shqiperia dhe me zezak dhe pastaj do ta kerkoni vet ju ENVERIN.
Flutura
01/03/2009 ne oren 22:53
24Pershendetje!
Personalisht kur lexova cfare ishte shkruar ketu, ndieva nje boshllek ne shpirt per fatin e asaj vajzes, te ardhment e saj, te ardhmen e femijes se saj. Si do te perballet per realitet e veshtire ne Shqiperi ku te gjithe behen gjygjtare e police ose Psikologe pa diplome. Eshte shume e veshire ta gjesh veten pas nje traume te tille. Nuk e quaj inçest ate qe ka ndodhur sepse edhe sipas kodit penal nuk i perputhet. Por me shume eshte nje perdhunim qe ka si pasoje nje femi qe nuk i dihet se si do ti shkoje jeta. Dy te rinj qe jeta do tu marre te tatepjeten, (jane shume te rinj dhe ta paedukuar per ta kuptuar se c’fare kane bere). Nje vajze pa formin dhe pa asnje mjet per te perballuar jeten.
Une mendoj qe njerez qe akoma nuk e kane braktisur atdheun (si une) dhe kane akoma mundesi te krijojne ndonje strukture ku te pakten tu jepet nje shprese ketyre personave qe ta perballojne jeten sa me mire.
Inçesti eshte nje fenomen semundje, qe nuk vjen nga mos edukimi. Edhe kafshet respektoje intimitetin e femijeve te tyre (disa). Kjo semundje ka shume pasoja, eshte shume e trishtueshme te shohesh fatin e njerezve qe kane pasuar nje dhunues te tille qe per me teper eshte babai, nena, vellai, daja, xhaxhai. Njerez qe duhet te jene aty per te ndihmuar dhe per te dhene dashuri, jane ata qe shfryjne epshet e semundjes se tyre mbi nje trup te njome et te brishte….
me falni per kete koment te trishtuar!
ZAmira
01/03/2009 ne oren 23:46
25AGU……. FLM SHUME ?TE PERSHENDES ZAMIRA.
Astrit Pepkola
02/03/2009 ne oren 18:48
26Per fat te keq ashpersimi i denimeve nuk ka per te zgjidhur shume. Sado revoltuese te jete, incesti eshte me shume semundje mendore sesa shprehje kriminaliteti. Domethene se frika nga vdekja, apo sic eshte legjislacioni aktual, frika nga burgu, pak mundesi kane te trembin nje njeri te tille.
Per mendimin tim (si dhe shume te tjere perpara meje) keta njerez duhen izoluar sa me shpejt nga shoqeria. Ne kete aspekt, nuk ka kuptim te ashpersosh deri nhe pafundesi denimet por ne rradhe te pare te besh te mundur paarandalimin e keyre rasteve dhe identifikimin e shpejte te ketyre personave.
Si njera ashtu edhe tjetra arrihen nepermjet perfshirjes se njerezve ne nje ssitem social, mbajtja e tyre ne sistemin shkollor, vigjilencen e sherbimeve sociale si ndaj rasteve te abuzimit seksual ashtu edhe ndaj personave qe shfaqin shenja semundjeje mendore (dmth kohe perpara se per te zezen e tyre dhe te viktimave te tyre te bejne akte kriminale).
Ndoshta duhet menduar nje strategji per semundjet mendore ne Shqiperi, keto raste nuk jane te izoluara. Perkundrazi, jane shtuar shume vetvrasjet nga depresioni dhe forma te tjera semundjesh psikike. Eshte e pamundur te mos i denosh keto individe. Por me e mira do te ishte qe disa prej tyre te ndihmoheshin ne kohe, perpara se te behet demi.
ana
04/03/2009 ne oren 7:52
27komenti me i mire ai me numer 20 i ilirit
sara
04/03/2009 ne oren 9:31
28Fillimisht une nuk e di sa duhet ti besojme vajzes. Me vjen keq per te por ka raste kur vete vajzat genjejne nga frika e familjes. e merrni me mend cmund ti ndodhe asaj po te thote: Bera sex me deshire me kusherinjte? Incesti ndodh ne shume vende te botes,sidomos vendet myslimane( Maroku, afganistani, irani, iraku, pakistani etj.) Per mendimin tim eshte e gabuar por kjo vjen si pasoje e mungeses se lirise se femres. Nese nje femer nuk lihet te dale jashte, nuk shkon ne shkolle, nuk ka pune, ska kontakt me meshkuj, detyrimisht do nise te kerkoje brenda familjes. Ndaj keshilla ime eshte per prinderit: me shume liri femijeve.
Skerdiani
05/03/2009 ne oren 17:50
29Ndersa per mendimin tim , Me shume edukate femijeve, apo sje dakort sara
xoni
24/03/2009 ne oren 21:57
30Nqs i kini ndjekur lajmet e fundit Rumania do ta pershtate ligjin me shume vende te tjera te EU persa i perket inçestit. Pra inçesti nuk do te konsiderohet me krim penal dhe per rrjedhoje nuk mbulohet me nga kodi penal. Kjo do te thote qe maksimumi i denimit do jete 1vit burg ose gjobe e rende. Pyetja ime per zamiren dhe shume te tjere eshte: Cmendoni ju sikur ky te ishte nje nga kushtet e imponuara qe Shqiperia te futej ne Evrope do ta pranonit ju heqjen e denimit per inçest apo jo.Ju lutem diskutoni nga ana ligjore dhe jo morale. Pra behet fjale jo per perdhunim.
xoni
24/03/2009 ne oren 22:01
31astriti i elbasanit ta kam thene qe mban flamurin e ylberit lart por clidhje ka mergimi apo varferia me incestin xhanem? Ja ke fut kot plako ja ke fut kot.
alba
18/05/2009 ne oren 7:35
32futjani kot ju njerez llafe te pakuptimta ,,,ashtu si do besh do gjesh
myvela dervishaj
02/07/2009 ne oren 16:45
33per kete vajze te gjore qe po ndjen poshterm, turp dhe frike per shkakun e kusherinjeve te vet, me vjen shume keq.duhet denuar perdhunimi pa meshire ne c’do lloj momente qofshin .keto gjera te dhimbeshme familjare ndodhin nga paedukate e femijeve pa ofenduar prindeit e djemeve kanibal..ndikimi i keq vjen dhe nga televizionet qe japin lloj-lloj filmash negative.meqenese televizionet nuk i shmangim dot se nuk jane ne deshiren tone, atehere duhet te merren prinderit shum me teper per edukimin e femijeve t’i mesojne se si te sillen karshi prindeve, karshi motrave, vellezerve, kusherirave qe ato duhet te trajtohen si motra,karshi komshive, karshi te panjohurve.mos i lejoni femijet te behen te padeshirueshem ne shtepi dhe jashte saj.te merren me shume me libra .
me kryesorja se keto familje nuk i kultivojne besimin ne Zot femijeve.
femija duhet te kultivohet me besimin ne Zot qe i vogel ,qe te kene frike Zotin ,Zoti te meson me mire se si te sillesh, te jep udhezim mos te vjedhesh, te jesh i sinqerte, te jesh me moral te forte,mos te genjesh.nuk mjafton t’i nxjerresh ne drit femijet ,me kryesorja eshte qe ky femi qe lindi, doli ne drite duhet te mesohet te edukohet dhe kjo eshte obligim me shume i prindeve.
nga shume raste te tilla te degjuara dhe prinderit e vajzave duhet te kene me shume kujdes ,mos t’i lene asnjehere vajzat vetem me gjinine mashkullore se ndodh ajo qe ndodh, e padehirueshmja ,qe mbetet tere jeten kujtim shume i hidhur dhe me pasoja.
Lidhja RSS per komentet
Jepni komentin tuaj
Komentet e fundit
Shkrimet e fundit
Shkrimet me te komentuara
Autoret e blogut
Kategorite
Arkivi
Link
Lidhjet
Shkrimet e fundit
Komentet e fundit
Shkrimet me te komentuara
- Shekulli Online - Shekulli Blog