Një grup të rinjsh, të thirrur nga kolegu Fevziu, në një debat mbi shanset e të rinjve në politikë, kanë lënë shije të hidhur te shumë shikues, jo vetëm për mungesën e ideve të tyre politike, por mbi të gjitha, për imitimin e shëmtuar të atyre që shpesh, vetë këta guxojnë t’i quajnë të vjetër në politikë. Aq shumë duhet t’i kenë irrituar qytetarët këta të rinj, sa në një emision timin televiziv, që filloi sapo mbaroi emisioni i tyre, më vinin sms nga publiku, që shanin të rinjtë, ndërkohë që tema e emisionit tim ishte për një politikan shqiptar në Maqedoni, që kandidon për president.
Përbërja e të rinjve të thirrur linte për të dëshiruar, pasi ata nuk janë realisht të rinj që kanë hyrë në politikë, por, në përgjithësi, janë të rinj që kanë hyrë në punë afër politikanëve. Dhe, për këtë shkak, isha gati të fajësoja kolegun Fevziu, nëse s’do sqarohesha se ia kanë rekomanduar vetë partitë politike përkatëse.
Zëdhënësja e Kryeministrit është thjesht një emigrante e kthyer, e cila, pasi u sorollat dy vjet pa punë, gjeti punë në Kryeministri, dy të rinjtë e Ramës, më shumë shquhen si ish-veprimtarë të “Mjaft!”-it, se sa si politikanë socialistë, ndërsa ajo që përfaqësonte LSI-në, përpiqej të imitonte Monikën. Pra, ata nuk janë të rinj që kanë hyrë në politikë, janë të rinj që kanë qejf të hyjnë në politikë dhe e kanë këtë shans nga shefat e partive. Por, duke mos pasur asnjë ide të tyre origjinale, dhe duke rrezatuar një besnikëri të shumëfishuar ndaj liderëve të partive të tyre, ata ngjanin jo vetëm një kopje e 13 karboni e Ramës dhe Berishës, por shpesh ishin turpërues dhe për vetë veset e tyre.
Ajo për çka të vjen keq në gjithë këtë histori, nuk është fati i tyre, por fati ynë dhe vlerat që po prodhon sistemi i ri. Të futur në një ombrellë politike, ata duhet të kontribuojnë për ta emancipuar politikën, jo për të bërë garë kush imiton Ramën, Berishën apo Monika Kryemadhin.
Debati mes të rinjve ishte, po ashtu vulgar, pasi askush nuk debatonte për ato çfarë mendon dhe çfarë ka bërë vetë, por për atë çfarë ata kanë përcjellë në opinion si zëdhënës të të vjetërve. Për shembull, agresioni ndaj Gerti Bogdanit si zëdhënës i PD-së është i kotë, pasi ky flet aty në emër të Sali Berishës. Ai nuk thotë aty as ide, as fakte. Thjesht lexon. Po kështu dhe Meçani, si zëdhënëse e tij në qeveri. Ata nuk u shtojnë si zëdhënës asgjë idiotësive që u vënë para për të lexuar. Ata thjesht mund të gjykohen profesionalisht se si e bëjnë rolin si kurues të imazhit të PD-së apo qeverisë, cilat janë raportet e tyre reale me medien, si arrijnë ata të depërtojnë idetë e qeverisë në media. Ky është një debat profesional, që mund të zhvillohej me ta, nëse ata do të ishin vërtet zëdhënës apo këshilltarë për shtypin. Por, ata s’janë të tillë, por janë thjesht spikerë që lexojnë deklarata që ua shkruajnë.
Marrëdhëniet e tyre me shtypin janë katastrofike, pasi ata janë të detyruar t’i shajnë gazetarët me “listë shtëpie”, pasi nxehet shefi i tyre. Kështu që ata s’ke si i gjykon as për ndonjë profesion, se nuk kanë, as si politikanë, se nuk janë. Pra, janë thjesht njerëz të marrë gabim në punë dhe gabim në debat.
Politika, ashtu si dhe ekrani, janë shumë të rrezikshëm për ata që s’i dalin dot zot, se po dole aty, nuk të mbron dot më as shefi, as kartëvizita që të ka dhënë ai. Aty duhet të të mbrojë publiku dhe shfaqja e shëmtuar, që ata kanë bërë në një emision të tillë si ai i Fevziut, mjafton që të mos merren më me politikë.
*Artikulli i plotë “Kopjet e 13 të karbonit të Ramës dhe Berishës” mund të lexohet edhe në gazetatema.net
45 Komente
Ligor Luarasi
20/03/2009 ne oren 12:42
1DIRIGJENTI
***************
Ne f.339 te Fjalorit te gjuhes se sotme shqipe eshte edhe fjala dirigjent me kete spjegim:Njeri qe luan rolin kryesor per organizimin e nje veprimtarije.Eshte fjala per dirigjimin qe ben Z.Blendi Fevziu ne
studion e tij televizivepa varesisht se dirigjenti ndodhet gjithe andej dhe duhet kudo ku jetojne njerzit. Gjithemon programet e tij,terheqin si nga tematika dhe nga pjesemarja e debatonjesve.Tani kemi te qarte sikletin eZ. B.Feziut kur dirizhon 6 persona si te brezit te vjeter dhe te brezit te te rinjve.Pame se fundi temen:TE RINJTE DHE POLITIKA.Desheronim qe te rinjte te mos shkelnin ligjin Nr1 te komunikimit qe per mua ka qene absolut ne klase dhe qe e formuloj me fjalet:NE TE NJEJTEN SEKONDE NUK FLASI DY O ME SHUME NJERES.Ky ligj ende i pa miratuar,u shkel nga te rinjte me te dy kembet.Pasoja ishte se studioja e Z.Blendi i ngjante pazarit te peshkut ne kohen e krizes per ushqim.U bindem
se shqetesimi i Z.A.Thano per temen:
NIVEL RENUES KOMUNIKIMI,nuk qenka vetem permes shkrimeve anormale,por edhe permes komunikimit qe kemi ne shqipot ne pergjithesi.C’do dite qe kalon,duke ditur se jemi ne nje lloj lirije te re fjale dhe mendimi,po abuzojme rende me disiplinen qe ka
komunikimi per njerzit vertet te kulturuar.E ndjek vazhdimisht programin e Z.Fevziu.Ai me lith direkt me frymemarjen e atdheut,ketu ne Ameriken e larget,nga e cila kuptoj si punon truri,zemra,qarkullimi i gjakut,o semundjet qe ka atdheu im.
Nje debat i lire midis njerezish te lire,eshte jetik per shoqerine shqiptare si oksigjeni per jeten.Pa buke,pa uje,mund te jetojme disa dite,pa oksigjen nuk jetojme dot as disa minuta.Ndonje koke gdhe po te doje mund ta provoje.Keshtu e krahasoj dialogun e lire midis njereve me kulture dhe dobine qe ka ai vecan per Shqiperine tone mjerane,e cila ende nuk di, se s’ka eksperiencen,trashegimine,per dialog
te kulturuar me te cilin te perfitoje shqiptari i prapambetur,i pa gdhendur,
i cili nga shume arsye edhe sot,eshte i fundit ne Ballkan,le pastaj ne Europe.Programet e Z.Blendi jane shume te vlefshme,nga qe jane reale,natyrale pamvaresisht katraurave qe atje shohim dhe degjojme.Neper ato kolltuke ulen foduj qe nuk e dine se jane te tille.
E deshmon pozicioni i kembeve te kryqezuara,shtrire gjate kolltukut,te thuash ti ky i di te gjitha,sa ja kalon dhe Zotit.Ne ato kolltuke shohim
inatcoret ose inatcoret,te cilat kur i shkel ne pikat e dobeta qe kane,e humbin normalitetin e mimikes dhe nuk e dine sa shformohet mimika e tyre.Ketu kamerat jane vertet me supervlere,ndaj edhe pershendesim punen e tyre artistike.Sikur keta debatonjesit tane,kur acarohen te kishin perpara nje pasqyre,per ta pare mimiken e tyre,rezik do braktisnin studion ku shesin aq mendje,me idene se s’ka tjeter si ata.I drejtohem Z.Blendi,ne se TV-te e kulturuara ta japin emrin e debatonjesve shume here kur ata flasin,kjo tuaja e jep vetem nje here dhe nuk marim vesh emrat e personave qe dialogojne.Vecan kur jane
te rinj,qe sapo kane ngjitur shkallen e pare te politikes.Besojme se do korigjohet,ky mekat.Ja njohem disi mos gaboj Znj:Airiola. Vertet nje talent i ri i pa njohur,por me mjaft premisa begatije dhe optimizmi per te arthmen.Ajo na befasoi me kurajon konstrktive per progres kur kritikonte
aq bukur koleget e saj.Logjika e kesaj kritike, kishte themeli te shendosha per perparim.Mbi te gjitha kesaj oratoreje,nuk i pelqente njeriu robot qe shet personalitetin e tij,dhe e komandojne me butona nga lark.Nje e vertete e madhe,nga e cila kemi vuajtur,vujame dhe mos qofte keshtu neser.Njerzit robote,pajtohen me reatine,priviligjet,aq sa shkelin kullen e fildishte te kombit,popullit, begatise:DREJTESINE.Ndaj Znj.Airiola mbronte nje ligj te math,te se arthmes se Shqiperise si e duam te gjithe,nje e arthme PER SE MBARI.Programi na njohu me shume me Z.Genti Bogdani.
Ai ka te mirat e tij,por ai e di edhe KONFUCIN,sepse e ka studiuar.Ky filozof i lashte Kines thote:C’do gje e ka brenda te miren dhe te keqen.Bogdani si kur e ka ligj absolut se njeriu po te vije nga familje e mire,mbetet i tille gjithe jeten.Se ky njeri s’ka azgje te keqe.Jo,edhe ky njeri relativisht mbetet i mire,kur vjen nga nje familje e mire.Eshte mekat qe une, pa e vertetuar se X-ksi ose Y-ku ka bere gafa,dhe ta shaj e ta mbaj neper goje ndaj referimeve te mia neper mikrofone.
Keta politikanet tane e kane bere mode,te shajne njeri tjetrin,sikur s’kane me se meren,kur kjo sharje as eshte denuar o vertetuar nga gjykata si e drejte.Politiken e ben politikani,drejtsine e ben juristi,vetem ne Tirane po zhvillon politikani zanatin e juristit o te avukatit.A nuk eshte ky nje mekat?
Te gjitha c’ndodhin brenda programeve te Z.B.Fevziu i drejton nje dirigjent dhe kete pune delikate dhe te veshtire vecan per ne shqipot,po e kryen dirigjenti Blendi Fevziu.C’do dite qe ndjekim emisionet e tij,vecan me gjashte diskutante,bindemi se nuk eshte e lehte kjo pune.Rikuitoj se pa miratuar nje kod dialogu per ne shipot
programe te tilla do na carmonizojne.
Te gjithe duhet te japim mendime si keto emisione te jene profesionale.
Kristalizimin e tyre do ta beje Z.Bendi duke e miratuar me nje grup sa me te math,debatonjesish te ketyre emisioneve.Ligjet e ketij kodi firmosen para se te filloje ky lloj debati nga pjesemaresit e tij.Ne keto ligje eshte edhe nje qe ndeshkon shkelesit e regullave te debaimit.
Ne keto regulla mendoj se duhet te jene:1- Dirigjenti i programit,televizif eshte i vetmi qe ka te drejte ti jape fjalen personit qe do flase ose qe do pyese.Pa kete miratim,askush nuk flet.
2- Komunikonjesit ulen ne karige,qe ne te djathte te saj ka nje tavoline me permasa ku mund te mbahen shenime gjate kohes qe dikush flet.
3-Ne te njejten sekonde nuk flasin dy o me shume diskutante.Per mua,ky quhet ligji absolut.
4- E gjithe koha e komunikimit pjestohet me numurin e njerezve qe debatojne dhe kjo eshte vlera ne kohe
qe duhet te flase seicili.Perfshi ketu edhe vete dirigjentin.S’ka pse nje te flase 40 minuta tjetri 5 minuta.
5-Dirigjenti ka te drejte ti mbylle mikrofonin atij qe flet jashte kohes
qe i takon.
6-Ne se e gjithe pjesemaresit pranojne kohe shtese,atehere flet ai qe nuk i ariti koha.
7-Edhe vete dirigjenti i programit,
nuk nderhyn sa here ti shkrepet,ai mban shenime dhe brenda kohes se tij, ben verejtjet qe ka ose thote idete e tija.
8-Dirigjenti ka rolin e math,te respektimit te regullave te debatit,
mos nderprerjen e fjales,mos ngritjen e tonit te zerit,mos lejoje ofendime,etj,etj.
9-Nje ore e vetme e dukshme armonizon per te gjithe ndarjet e kohes,fillimin dhe mbarimin e saj,ose shtesen e saj.
10-Duar trokotja e pjesemaresve lejohet sepse nuk demton,por nxit debatin lire.
11-Qe ne fillim dhe deri ne mbarim te debatit,pjesemaresit rijne ulur.
12- Vetem dirigjenti gjate programit mund te ulet dhe te ngrihet per te
ndihuar me tej programin.
13-Shenja dhe xheste ofenduse si dhe fjale te kesaj natyre ndalohen gjate dialogut.
14- Personi qe ka shkelur regullat mbi dy raste,nuk ka te drejte te flase me,i hiqet mikrofoni dhe ri vetem si degjues.Kete pune e kryen dirigjenti i programit.Nuk pretendoj se keto jane regulla te plota,por qe do sherbejne per ta futur kete proces drejt maturimit te tij,drejt profesionalizmit qe edhe ne shqiptaret me keto lloj programesh te deshmojme modestine dhe urtesine tone
per te merituar neser te hyjme ne mjediset me kulture te Europes.
Ai qe nenvlerson ligjet e dialogut te cilat tek ne duhen kristalizuar
dhe jo te na mungojne, s’eshte gje tjeter vecse nje fodull.Derisa ende edhe sot, ne TV-ite tona shohim programe qe te kuitojne pazarin e peshkut, kodi i polilogut ne Tirane dhe Shqiperi duhet hartuar sa me pare. Ky kod do normalizoje edhe mekatet e dialogut tek njerzit e thjeshte shqiptare,te cilet bisedojne dhe nuk meren vesh c’thone.
Ligor Luarasi,SHBA.
Shkodra
20/03/2009 ne oren 14:25
2Cikli i Majmuneve politik.
Vetem ne vendin tone politikante merren me rritjen e mireqenjes se shtepise dhe aspak me problemet politike dhe te ekonomise qe i kerkojne votuesit.Votuesit harrojne,mbas votimeve kethehen ne majmun-politike.Nji popull qe vuan nga barku bosh.Po qe vdes per tu marr me politike.
Atehere qi duhet politka politikanve te cilet e perdorin njihere ne 4 vjet, 2-3 muaj fushate.Politike i thencin,me sharje e banalitete pa kufi,mandej ia leshojne stafeten popullit te uritur e te trumhasun per tu kacafyt ndervedi per 4 vjet rresht ne te berit politike.Ky eshte nji cikel i jetes, politiko - ekonomike,shqiptare.
Ilir Kalemaj
20/03/2009 ne oren 18:54
3Cilet te rinj??
Pershtypja e pare kryesor qe pata pasi pashe kete emision, ishte se ata te rinj aty jane nder me te paaftet, servilet, te paartikuluarit, dhe per rrjedhoje nuk perfaqesojne as mua si i ri, as ndonje nga miliona te rinj shqiptare ne vend dhe ne bote. Jo me kot, ky ishte dhe nje nga temat me te referuara dhe te komentuara ne blogje te ndryshme, ku ne nje mase derrmuese, u kritikuan ashper keta te rinj pa personalitet. Testi i ballafaqimit me publikun, mungesa e artikulimit te ideve origjinale, sjellja e tyre agresive ne marredheniet me publikun (kujtoni psh rastin Bumci qe nga pellumb u kthye skifter), injoranca per te artikuluar qofte edhe nje mendim koherent, te perfunduar dhe me vizion, eshte per mendimin tim shembulli me i qarte i paaftesise totale te ketyre te (pa)zgjedhurve.
Shihni sesi flet nje i ri kosovar: Albin Kurti. Krahasoni nivelin e thellesise se gjykimit te tij, shkallen e larte te pjesmarrjes qytetare, sensin e vet-ndergjegjesimit publik dhe m`i krahasoni pak me nivelin e Jueles, goces se Fatmirit, mediokritetit te Bogdanit, apo sjelljes prej skifteri te Ajoles e keshtu me rradhe.
Cila problematike ekonomike ne kushtet e nje krize globale financiare u ngrit ne ate studio nga te rinjte qe paskan studiuar ne shkolla perendimore? Cili vizion per te ardhmen e Shqiperise dhe rajonit u shpalos qarte dhe bindshem? Cila ide origjinale per orientimin politik te blloqeve kryesore politike, marredheniet me publikun, ri-dimensionimin e kapitalit social, forcimin e komuniteteve, uljen e antagonizmit personal dhe rritjen e debatit konstruktiv dhe ideor u ngrti ne ate studio? Cila ide ngadhnjeu dhe qe perfaqeson mua si te ri, qe nuk duhet te ndermarre nje kritike te pameshirshme ndaj oportunisteve, servileve, puthadoreve, mediokreve, injorances qe ne emer te nje eufemizmi me perfaqesokan?
Zgjidhja nuk duhet kerkuar te elemente te tille. Jam dakord qe faji kryesor ngelet te ustallaret dhe baballaret e politikes qe i instruktojne me kujdes cfare dhe sesi do e thone dhe qe stimulimin e karrieres se tyre e matin me shkallen e bindjes se tyre, agresivitetin, nxirjen e kundershtarit etj. Por qe te ndryshohet sistemi, nuk duhet te pranojme a priori te behemi pjese e tij, te zhytemi ne llumin ekzistues me shprese se nje dite kur te na jepet fuqia reale, do bejme ndryshimin e premtuar gjate kohes qe ishim idealiste. Llumi te ben llum dhe nese nuk shkeputesh prej tij qe ne fillim rrezikon te llapaqutesh ne te.
Gjethja e Fikut
20/03/2009 ne oren 22:47
4e Ilir mire e kini ju, edhe une me ju jam… mirepo ajo qe thoni ju n’a shpie ne Rrugen e Nderit… a ju kujtohet ajo kenga, Ne jemi komunista, shoke te Enverit, Partia n’a kaliti, besnik ne rruge te nderit. e mban mend apo jo? kemi dale nga rruga e nderit dhe rruga e nderit vetem nje eshte, nje e vetme fatkeqesisht… duam ne te gjejme te tjera ‘rruge nderi” por nuk ka - ja shikoni c’fare behet ne amerike dhe europe… mos valle ata jane ne rrugen e nderit?! psh aq shume vjedhin me marifet te madh bankieret ne amerike sa qe e shemben te gjithe sistemin financiar kapitalist i cili kapitulloi por shteti po e mban me oksigjen, me Life Support se ka vdekur sistemi a kupton. Tani shteti amerikan po u jep parate e taksapaguesve ketyre mashtruesve te bankave sepse shteti nuk ka nga j’a mban po nuk e beri kete sepse ndryshe pastaj vjen ajo “Rruga e Nderit” a kupton. Shteti jep, dhe ata vu… vidh perseri, shikoni kompanine AIG atje, u dha shteti para qe te mos falimentonin dhe bosat i ndane parate midis njeri tjetrit si shperblime me miliona dollare… i njejti avaz sa u detyrua Obama t’u fuste takse 90% per ‘tu marre parate mbrapsh. Pra kapitali nuk shpeton dot nga korrupsioni dhe shqiperia ashtu do te jete bile atje eshte edhe me keq sepse nuk ka institucione fare.
Gjethja e Fikut
20/03/2009 ne oren 22:53
5edhe nje grimce tjeter realiteti:
shqiperia, si shume vende te lindjes, ka tregun e vet qe j’a ka lene kapitali… midis ketyre ‘tregjeve’ eshte edhe tregu i mishit te bardhe. Eshte treg ne kuptimin e plote te fjales… ate e eksportojme si Comodity ne europen perendimore sepse atje jane konsumatoret qe paguajne per mallin.
pra nuk shkeputemi dot nga llumi sepse u futem me shume zell vete atje.
jonida
20/03/2009 ne oren 22:57
6ketu tek ky shkrimi jane nderprere kritikat qe baze kishte per te rinjte e PS, prej te cileve u zhgenjeva me shume personalisht, ndoshta sepse tyre prisja me shume. Arbi ka qene gjithmone serioz ne debatet e tij te meparshme, nuk e di pse u shfaq aq keq. ajola mua si publik i thjeshte nga shtepia ma shpifi per menyren sesi e personalizoi debatin me bogdanin, dhe vetem oratore qe nuk eshte, bente me shume gjeste, sesa tha ndonje fjale te zgjuar. Vetem permendi qe ishte juriste, nuk dha ndonje mendim per problemet e drejtesise shqiptare, ndonje platforme apo thjesht ndonje ide. nje zhgenjim i vertete.
Tomori
21/03/2009 ne oren 6:55
7Me ka habitur jo vetem cektesia e mendimit e te ftuareve ne emision por edhe por edhe palacolleku i vete televizionit klan qe gjithemone vendos ne sfond disa kuklla qe duartokasin krimin.
Ilir Kalemaj
21/03/2009 ne oren 19:05
8Sheh te rinjte ne Shqiperi sesi shpenzojne kohe pafund duke u llokocitur kafeneve, duke bere biseda te stergjata per subjekte te pakuptimta. MAdje sa me te pakuptimta subjekte, aq me shume kohe u dedikohet atyre. Modelet krysore ekzistuese jane fama e shpejte qe te jep nje audience televizeve, alla-big brother, shumica e te rinjve politikane qe sillen si skiftere ne studio televizive organizojne party te perbashketa dhe jane miq te mire pas kuintave, njelloj si te vjetrit te cilet duan te zevendesojne nje dite, dhe sjelljet e tyre reflektojne gjithcka pervecse idealizmit qe permend Konica dhe i referohet Lubonja.
Diplomat jane kthyer me teper ne marka luksi, te cilat shpeshhere perftohen poa kurrfare mundimi, mendime origjinale rralleher te rastis te degjosh, nese do te besh karriere ne administraten publike apo politike, duhet te jesh patjeter ose servili ose dashnorja e dikujt dhe dinjiteti njerezor konsiderohet si handikap. Jo me kot vazhdojme te mbetemi shkemb graniti ne kete cep te Evropen Juglindore sic ka thene Konica i madh, apo yrt i shkrete i Ilirise Perendimore, sic ka thene Imzot Fan Noli. Persa kohe qe keta te rinj perfaqqesues do vazhdojn te jene ne krye, si klonime te ustallareve te vjeter, replikimi i gjendjes aktuale dhe tranzicionit te pafund eshte i siguruar.
Fredi Bobi
21/03/2009 ne oren 19:48
9*TE MAJTET “LINDIN” TE VJETER…
Ndoqa debatin e te rinjve ne politike tek OPINION dhe mu mbush mendja si 45-vjeçar qe jam, se te majtet edhe rinine e kane te plakur (ne mendime & veprime). Ky fakt u dallua sidomos ne rolin e zhurmuesit ne emisione TV qe behen, ne arrogancen,intolerancen, servilizmin si dhe mungesen e edukates elementare qe tregojne perballe kundershtarit.
Keto “te rinj” jane katapultuar ne politike pa patur as edhe nje dite pune ne çdo fushe (duke u shkolluar nga disa org. antishqiptare te cilave do tu sherbejne), fillojne te bejne teori bajate neper TV qe jane te krijuara dhe mbahen nga 15% ,(shih Erion Veliajn qe tamam sillet si kone ne kembet e lakuriqit Rama,si dhe te fejuaren e tij te cilen e pame si pasusen e denje te Arta Dates…).
Por pame ne krahun tjeter (Djathtas) te riun Gert Bogdani i cili rrezatonte kulture e qetesi, elemente kyç per nje politike te Re qe per mendimin tim Shqiptaret kane nevoje.
Kam besim tek inteligjenca e Shqiptareve qe do te dije te stopoje rinine bllokmene te se majtes si dhe perdoruesit dhe modelet e shemtuara te tyre. FLM !
Edi
21/03/2009 ne oren 22:20
10Ata deshmuan per realitetin shqiptar, per nje realitet ku llumi na drejton, ku “te vjetrit” drejtojne cdo aspekt te jetes tone. Te rinjte ne Shqiperi jane shumica, por prape nuk kane aspak pushtet. Ata qe futen ne politike behen thjesht sahanlepires ose “pangolepires”. Dhe ajo qe te ben te qash e te qesheh eshte se te vjetrit diktojne cdo gje ne jeten e te rinjve, por te rinjte nuk bejne asgje per te permiresuar gjendjen e tyre…jane kthyer ne qenie vegjetative.
Ketu duhet revolucion, t’i hedhim tutje keto xhaketa te vjetra, me morra e te shpifura! Ne turre te druve te digjen!
Arben
22/03/2009 ne oren 4:18
11Ligor Luarasi e lexova komentin tuaj por me keqardhje konstatoj se ju nuk e keni kuptuar fare Blendi Fevziun,keshtu qe dhe keshillat tuaja pavaresisht se jane te drejta jane adresuar gabim.Blendi Fevziu i di me mire se ti dhe une rregullat por ai eshte i njeanshem me paramendim per PD-en,prandaj them qe keshillat tuaja nuk kane vlere.Po ilustroj vetem 5 minutshin e fundit qe u be dhe shkak per mbylljen e emisionit.Fevziu jo tha te pranishmeve se kemi dhe 10 minuta prandaj seicili te flasi nga 2 minuta pa i nderhyre njeri.Bogdani foli i pari dhe foli gati 10 minuta pa i nderhyre askush,bile as Fevziu qe e kish per detyre se tejkaloj limitin kohor.Sa filloj te fliste Ajola Xoxa nderhyri Bogdani dhe nuk e lejonte te vazhdonte,Fevziu ne vende te vinte rregull mbylli emisionin se Bogdani i PD i tha cfare kish per te thene.Kete loje bene ne te gjithe emisionet politike Fevziu duke i kthyer ne emisione te neveritshme.
Leka
23/03/2009 ne oren 12:57
12Te them te drejten s’arrita ta kuptoj pse ishin tubuar, le te themi te rinj, te cilet s,arriten deri ne fundin qesharak te emisionit te dallonin dialogun nga debati. Fillim e fund ato demostruan modelin e çuditeshem te politikes shqiptare qe vetem perjashton duke share e fyer, duke mos lene njeri tjetrin te flasin, pa ide e pa kurrfare idealizmi keshtu qe u kthyen thjeshte si imitues te palezetshem.
Shtrohet nje pyetje; a jane vertete keta politikanet e rinj? Sigurisht qe jo, te pakten per mua.
Politikanet e rinj ndahen kudo ne dy grupe. Politikan te rinj qe duan te sjellin diçka te re ne politiken e partve te cilave ju perkasin dhe politikan te nje politike te re. Ky grup s’bente pjese askund.
Shume qytetare jane te paknaqur nga politika qe behet sot, te pakten nga pjese te saj, por ama te shikojsh te rinjt keshtu si u paraqiten ne kete emision do te thote te humbesh besimin ne te ardhmen dhe kjo eshte fatekeqesi.
Ne politike qe sigurisht perfaqesohet nga partite ka nenpunes, shefa dhe politikan. Nje pjese e ndihmojne ate, nje pjese e bejne. Keto gjera s,duhet te ngatarrohen. Do merresh me politike, te lumt, por hajde e paraqit idet, rruget, mundesite etj. Ide s,eshte te shash tjetrin, rruge s,eshte te thuash se ke punuar keq, drejtesi s,eshte te thuash se ti je hajdut, etj. Kjo eshte propogand. Politika eshte diçka tjeter, eshte rruga se si mund te jetojme me mire, si te jemi me prane qytetareve te botes, si te jemi me te qyteteruar, si do te minizojme e denojme ato qe na pengojne, etj. Kush ka ide per keto le te dale e te flase te tjeret te heshtin sepse po e demtojne shume kete vend.
Mendoje se s,duhet te abuzohet me fjalen te rinj ne politike. Te rinjt hyjne ne politike jo ” si gjaku i ri i partise qe do te marre stafeten per te ecur nga fitorja ne fitorje”, por duhet te jene te lire, me filozofin e idealet e tyre, me njohurite dhe aftesite e tyre per ta bere me te begate kete vend.
Besoje ne aftesite e z. Fevziu dhe pres emisione tjera me te rinj ne politike.
APOKALYPSIS
23/03/2009 ne oren 15:33
13Une nuk e pashe drejtpersedrejti ate emision,por pasi gjeta nje link ne faqen e TV Klan.
T’ju them te drejten pasi e pashe te gjithe videon e emisionit, per me shume se dy dite kam qene ne gjendje pothuajse shokuese, te perziere me nje habi te tejskajshme por dhe nje keqardhje deri ne meshiruese per ate qe pashe!
Po jap me radhe pershtypjet qe m’u krijuan per te gjithe sa folen aty brenda duke filluar qe me dirigjentin Blendi Fevziu
Blendi Fevziu:
Tema qe deshiroi te trjatonte ne ate emision ishte interesante dhe aktuale. Por Blendi duhet ta kuptoje qe ne nje emision dirigjuesi eshte ai qe mban frenat, eshte ai qe nuk e le biseden jo te dale jashte temes por aq me keq akoma te degjeneroje ne nje tufe pulash e kendesash qe kercenin si ne maje te plehut per te mburrur kush e kush komandantet e vet!! Besoj se Blendi s’e ka improvizuar ate emision aty per aty, por e ka menduar te pakten nje ose dy jave perpara. Per kete ai duhej te kishte bere njehere nje parapregatitje si personale, por dhe me te ftuarit! Duhej t’i kishte instruktuar mire lidhur me rregullat e komunikimit dhe te emisionit te tij ne fund te fundit. Por Blendi mesa u duk jo qe as kete s’e kishte bere, por dhe vete kepuste ca batuta bajate here pas here sa ta shpifte fare!
Ajola Xoxa:
Edhe pse e papjekur akoma do te thosha ne politike, m’u duk me e sinqerta dhe me e edukuara ne ate ‘debat’. Te pakten nuk e pashe asnjehere te kerceje perpjete e t’iu prese fjalen me paturpesi sic benin te tjeret. U perpoq shume here te flase rreth temes, dhe edhe pse aty per aty ne sy te te gjithe teleshikuesve iu ngriten akuza e iu vune fjale qe nuk i tha, diti ta permbaje veten dhe te pergjigjet po me edukate! Nuk e degjova te beje trumbete per Edi Ramen sic benin te tjeret per komandantet e tyre. E perseris, dukej akoma e papjekur dhe feminore ne menyren se si perpiqej t’i perconte idene e saj, nepermjet shprehjes se shokimit per tjetersimin dhe shnderrimin ne nje kukull me kurdisje te ish shokut te saj Gerti Bogdani! Por per ata qe dine te kuptojne besoj se e kane kuptuar qe Ajola ate shprehje shokimi nuk e kishte aq konkretisht per Gertin sesa per modelin e “te riut politikan” qe ai si i ri po iu paraqiste rinise se sotme shqiptare.
Juela (zedhenese e komandantit te PD-se):
Me krijoi nje antipati te papare!!! Perpjekje te papara deri dhe ne mimike per te imituar komandanten e saj Jozefina Topalli!! Nderpriste fjalen si ato krvat e rruges per cdo gje, dhe menyra e saj e te folurit ishte qe ta kishe perballe ta kapje per lesh kokeje e terhiqje zvarre! E dale komplet jashte teme sa here qe fliste, dhe vetem i ngrinte lavde komandantit te saj!! Me pafytyresine me te madhe fliste per arritje faktike te komandantit te saj si “qualiteti i jetes se shqiptareve” kur ajo dhe te gjithe ata e dine shume mire se sa mire jane ekonomikisht shqiptaret sot!! Ne pergjthesi niveli i te folurit dhe edukata e te folurit te kesaj gruaje, ishte per te uleritur me te madhe!! Me erdhi per te qeshur, se vura re qe dhe veshja dhe ngjyrat e veshjes qe kishte zgjedhur, te kujtonin ate mesuesen gardiane te nje shkolle!!
Gerti Bogdani (zedhenes i turrmes PD )
Kam degjuar dhe nga te tjere, qe jane te shumte nga ish shoqeria e Gertit qe jane komplet te zhgenjyer me kete tjetersim te tijin, bile ka shume qe shprehen me keqardhje “mos i kane bere ndonje gje” !! Nuk e di perse i duhej te permendte qe na paskesh mbaruar me medalje ari dhe e paskesh te varur ne mur, por niveli i logjikimit te ketij djali te ri ishte per te deshiruar!!!
Niveli i pafytyresise dhe i gjakftohtesise me te cilen e ushtronte kete pafytyresi, per mua jane shume shume shqetesuese, dhe ma mbani mend ky nese vertete do te “ngjise shkallet ne PD” ka per t’u bere per shqiperine nje e keqe shume me e madhe se c’ishte Sali Berisha keto 18-vjet!
Nuk e di ne cilen date ishte ky emision, por ai me nje gjakftohtesi dhe nje “ndergjegjesim” pothuajse neverites mashtronte gjithe Shqiperine se ” Cekia paska dhene OK per kandidimin, kur dihet qe u tha tulle “shqiperia s’eshte gati per kandidim”! Me pafytyresine me te madhe dhe nje pacipesi qe eshte tmerr ta shiksh kete te nje fytyre rinore si e Gertit, futi dhe Pavaresine e Kosoves ne nje nga arritjet e kesaj qeverie!! O TEMPORA O MORES!!!
Si nuk mund te te vije keq per kete te ri, qe pasi u perpoq jo me pak se disa here te bente karriere ne politike,ne shume e shume dyer, jo vetem PS e PD, por dhe te tjera, e gjeti me ne fund veten ne PD, ku rrugen ia kishin shume te thjeshte!! “Merr ver kete kasete ne koke, beji lavde kumandarit, dhe ke per te ecur shpejt” Ja kete model po i paraqet Gerti te rinjve!! Aty ishte ftuar te jepte nje alternative dhe nje ide te re, ky i ri i peshtire perdorte po ato togfjalesh qe perdor dhe komandanti i tij “Edi lakuriq” !! Si nuk mund te ndjesh ndot per kete te mjere, qe per t’u hedhur sapun trureve te lodhur te njerezve, ben politike ne emer te moralit te larte, njesoj si Enveri dikur neper organizatat e partise!! Do te me vinte ndot te mendoja nese ky Gerti zhvishet kur ben dashuri me te shoqen apo ben dashuri me bizhama, sepse ka moral te larte ???!?! Nga ky person qe ka keto ide, nese neser do te kete ne dore, do te ndaloje puthjen e te rinjve, do te ndaloje plazhet!!
Dhe po ta them edhe njehere more Gerti, ti flet per integritet dhe moral te kumandantit dhe turrmes tende, kur e gjithe Shqiperia dhe bota e dine mire se c’moral e integritet keni ju!! Nese do te bjeme ne nivelin tuaj, me c’moral e edukoi te birin Berisha qe vete ne moshe 25-27 vjec u martua me nje suedeze 42 vjecare me kater femije???? Po si mund te flisni per moral juve more kur vete komandanti juaj flet si kurvar rrugesh ne sy te femijeve dhe qesh si imbecile sikur cfare ka thene?!?
Ti mund te kesh studiuar ne amerike more Gerti po dyshoj se shok dhome do kesh patur ndonje nga ata qe te lexonin talebanizmat nate e dite!!
Kaseta e neveritshme e Gertit ishte kjo “rruga e shekullit, ultranacionalizmi, talebanizmi ne familje” Turp turp turp nese te rinj te tille ndihen te rinj ne mendje!! Gerti ja ku po ta them une si nje prej te rinjve:
Ti je perfaqesuesi i shtreses me vemje te rinise, i asaj shtrese qe behet gjithmone arsye e regresit te shoqerise!!!
Erisa Xoxa:
Tip i hedhur e capkene, po kur filloi te m’i beje lavde Ilir Metes, dhe sidomos kur foli nje ore per programin “stazh” lere .. Vetem permendja e fjalse stazh, term qe ka lidhje vetem me stazhet dhe aksionet e dulles m’u shpif e me zhgenjeu fare fare
Arbri:
Me i qete, me i logjikte, por perseri niveli si politikan i ngelet deri ne amator. Xhanem ashtu si degjeneroi biseda aty nuk ke dhe si te ngrihesh ne nivel
Sano
23/03/2009 ne oren 15:35
14Problemi qe del nga ky debat eshte pertej partive e pertej rastit ne fjale.
Tek ne nuk lexohen as filozofet e as klasiket,edhe kur ndodh kjo fjalet e tyre sherbejne si zbukurim.(si ne rastin ne fjale)
Mua me mundon pyetja :Si mund te arrihet qe njerzve ne Shqiperi,qofshin te rinj apo pleq, tu jepet mundesia te provojne lumturine qe te dhuron ndjekja e nje endrre ne jete.
Ndjekja e nje endrre qe nuk ka te bej me gjera materjale….
Duhet te kete nje rruge per te mbjellur kete lumturi.
Shkrimet e Konices ,Vangjel Koces,
Lubonjes …….etj ,do vazhdojne te tingellojne edhe ne vitin 2100 sikur sapo jane shkruar!?
Apo brezat do ndjejne se kane hipur ne shpatullat e ketyre viganeve te kombit per ta lartesuar endrren e tyre.
Duhet te kete nje menyre ……..
Sano
robin hood
23/03/2009 ne oren 15:37
15Ky Gerti Bogdani me ben per te qeshur kur shan komunizmin…..Vjehrri i tij, Clirim Cepani, ka qene deri ne 1990 ambasador i Shiperise ne Kube. Ka motive, djali, te shaje komunizmin, se e njeh mire diktaturen gjakatare…..dhe lexon mire, jo keq….te pakten nje gje di ta beje…..
Endri
23/03/2009 ne oren 20:07
16Me vjen cudi nga debate te tilla pasi disave i vjen cudi per menyren se si disa politikane te ri flasin dhe argumentojn problemet politike qe ka vendi.Personalisht nuk me vjen cudi pasi keta jane pjelle e jona,jane pjelle e kesaj shoqerie qe nuk i hyn kerkujt ne pune,ose me mire te them nje shoqerie te pavlere.Mendoj se nuk eshte faji tyre por kultura dhe edukata qe kan marr ne familje nuk ndryshon shume nga ajo e cdo qytetari Shqiptar,me vjen keq ta them po ketej jashte nuk bejme perjashtim nga Kurdet dhe Arabet,pasi zezaket jane shume para nesh,dhe kjo vjen pasi kemi shtet te forte dhe bejme politike te forte kombetare,fundja ca mund te presesh nga ata qe pame ne ate debat.Cudin me te madhe e degjova nga znj Juela se si partia e kishte ndryshuar,dhe habia te vjen kur kete znj nuk e ka ndryshuar Italia dhe jo partia e saj.Kur degjoja keta politikane te se ardhmes me dukej rende qe jam shqiptar dhe sot shpresoj qe ne ate emision mos ta ken pasur seriozisht.Flm
Zamira
23/03/2009 ne oren 20:09
17Nuk e kazm lexuar fare kete emision ,nuk di ku ta gjej ,por nji gje duhet te kini parasysh ,shumica e tryre jane me diplloma fallco pa cka se ne perendim . psh Gruaja e VELISE te mjaftit nuk ka bere master ,ajo del me JURIDIK dhe master ne PARIS . a ka kush e verifikon kete gje? Dhe na rrejten qe jane njofur ne Avion me dashje sig . As juridik jo po besoj ndonji kurs 6 mujor . Pra kjo i duhet politikes njera ane dhe tjetra se ben figure per lidhje dhe zgjidhje te kontratave . Sidoqofte kush e ka kete mundesi le ta verifikoje ; E di dhe vete ajo e di dhe velija . pra leku u njeres can gjithandej ; diploma eshte e fallsifikuar ner shqiperi mendoj une se ketu nuk ben vaki. aty ka qene nji studente spo e permend emtrin po jo gruaja e velise ; nuk e di se ku ka zene vend kjo vajze inteligjente dhe e zgjuar ; mundet mos kete zene se para ketyre me fallco nuk do jete ajo pe verteti ;
Emi
23/03/2009 ne oren 20:44
18kam shume deshir te shkruaj dhe jam shume aktive por dua te tju them juve te redaksise shkruaj gati per dite sepse edhe pse jam jashte vendit e ndjeke me kujdesin me te madh shtypin shqiptare me pelqen gazeta shekulli por anjehere nuk ekam pare komentin tim te reklamuar mos valle duhet te kem edhe une nje te njohur apo dicka tjeter aty tek ju ? ju pershendes
myvela dervishaj
24/03/2009 ne oren 4:42
19do ishte nje zgjidhje e mire qe nga partite te lindin politikan te rrinj qe njohin mire politiken, te njohin moralin, te njohin edukaten, te njohin miresjelljen, te njohin debatin, te njohin kritiken, te njohin humanizmn kete virtyt te bukur dhe te njohin hallet e popullit ne c’do kohe.
keta te rrinje politikane aktual dhe disa politikane te shfaqur ne studio nuk mendojne ndryshe ,por mendojne te pasurojne njeri- tjetrin.edhe me sy cel shohin endra per te kapur majat me te larta te politikes shqiptare.
vertet politikanet e vjeter duhet te harohen se me vite te tera po ato emra sa dhe femijet e brazave te trete po i arrijne ti njohin.edhe keta te rrijn qe jane sot nuk jane tjeter vec politikane pa parime. nje qeveri pa parime eshte si nje anije pa vela.
mund te jeni te zgjuar se ndonji,por jo me te zgjuar se gjithkush.
Elvira Bushati
24/03/2009 ne oren 9:12
20pertej te shkuares te ketyre personave si Gerti Bogdani, problemi thelbesor eshte injoranca dhe paaftesia totale qe kane nxjerre koken ne mynyre demonstrative. Une nuk e kam degjuar ndonjehere kete fare personi te thote dicka qe ka kuptim pavaresisht pamjes shume te vetekenaqur dhe gjyslykeve ultra moderne. Dhe centralist te ishte do i kerkohej te thote dicka pak me me substance.
Libertine
24/03/2009 ne oren 9:14
21Vertet,vertet nje mundesi qe u shfrytezua ne menyren me te keqe te mundshme.Mungese respekti per mendimin e kolegeve,flitet kur flet tjetri,Ajola Xoxa nuk e kuptoj se si arin te gjej nje kurajo te flasi ne nje menyre krejtesisht irracionale,me nje ton zeri dhe me argumenta krejtesisht jashte teme dhe te shfaqura me teper ne pikpamje mardheniesh personale me kolegun e saj Bogdani,vertet e pa pranueshme dhe e turpshme.Zedhenesia e Pd flet me eufomizma qe mund te evitohen ne nje program te tille,ku prezupozohet te flitet per te ardhmen,per ide,per indipendence nga e vjetrahde per nje kendveshtrim inovativ te realitetit.
Kjo nuk eshte rinia qe me perfqson,nuk eshte rinia qe perfqason idete e e mia,nuk eshte rinia ku cdo shqiptar kerkon dicka te sinqerte dhe vullnet te hekurt kunder se vjetres.Shpresoj qe ky debat te kete qene ne nje fare menyre vertet nje start per te filluar te reflektohet seriozisht reth kesaj ceshtjeje,sidhe i ftoj “te rinjte” te rishikojne pozicionet e tyre,nje vend i sigurte nuk te siguron nje te ardhme ne drite,por vetem nje personifikim i mbajtjes gjalle se asaj fryme qe duhet te kishe konsumuar ditet e saj kohe me pare.
Skerdiani
24/03/2009 ne oren 12:10
22molla bie nen molle, keshu eshte ky muhabet, kot si thone , bem babe te te ngjaj. se e them pak popullorce, une ata sdine rregullat me elemntare te debatit , mortja neve ku po katandisemi , e ka mire nje shoku im , po merr 3 diplloma njekohesisht me leke ne shqiperi, edhe un budallai , jo do e marr nje me forcat e mija ketu ne itali, me mire shko jep leke edhe mblidh mendjen
Adrian
24/03/2009 ne oren 13:24
23Ky emision tregoi dhe nje here se knocepti i politikes se re eshte nje koncept i deshtuar madje dhe i neveritshem !
Mos me keqkuptoje askush !
Une mendoj se Shqiperise i duhen politikane te rinj por nuk i duhen marioneta te reja ne duar te vjetra.
Aresyeja perse pame ate shfaqje te shemtuar lidhet kryekeput me faktin se te rinjte ne ate salle debati nuk i ka sjelle kontributi shoqeror apo mbeshtetje qe u ka dhene elektorati por bindja e verber ndaj liderit politik.
Kjo do te thote se te rinjte ne vend qe te sjellin nje fryme te re pakten ne forme, jane te detyruar te sillen me keq se te vjetrit, sepse kjo eshte e vetmja mundesi qe te vjetrit te na duken te rinj !
Genti
24/03/2009 ne oren 14:23
24Paraqitja e te rinjve ne politike ishte skandaloze. Pergjegjesia kryesore per kete bie mbi drejtuesin e emisionit… duke mos patur nje drejtues qe ti udhehiqte drejt nje debati konstruktive si gjithmone profesionalizmi le per te desheruar.
Te rinjte nga ana tjeter si te rinj dhe pa experience nuk shfaqen asnje ide te re apo te vjeter por u kapen personalisht me njeri-tjetrin, nje mentalitet i politikanit te vjeter shqiptar.
Keta te rinj iu paraqiten publikut se kane studiuar ne vendet perendimore, mirepo u pa qarte se mentaliteti i tyre nuk ka asnje ndryshim me ate te politikaneve te vjeter dhe per kete me te drejt kishte nje reagim te fort nga ana e publikut. Pra te studiosh ne perendim nuk do te thote se jeton ne perendim. Keta te rinj sa mbaruan studimet u kthyen ne atdhe (nuk po i paragjykoj per kete, shume mire bene) por idea eshte se nese nuk jeton me perendim ku dhe te intergrohesh nuk dryshon mentalitet, nuk ke ide te re sepse nuk ke jetuar me plot kuptimin e fjales. Jeta studentore eshte fragmenti me i bukur i jetes se njeriut… pse?… sepse nuk jeton ne realitet.
Prandaj edhe pse skandaloze paraqitja e atyre te rinjve nuk kishte si te ishte ndryshe.
Zamira
24/03/2009 ne oren 15:00
25EMI ….Te kuptoj shume drejt ,sepse dhe une jam larg dhe i jam qepur kesaj gazete. Me vjen shume keq ndonjihere qe shkruaj bukur se varet dhe nga gjendja shpirterore. Me vjen te pelcas ,kur shikoj Pal_Vaten ose ndonji nga Elbasani qe shkruajne kot fare. Te jap shume te drejte ,une kam bere shpesh here fjale dhe e di qe nuk me kane per zemer sidomos moderatoret e blogut. Me nxjerin pengesa sikur nuk jam e regjistruar etj etj . Prandaj mos u merzit po vazhdo te shkruash EMI se dhe vete do shikosh qe shume shpejt do ja dalesh mbane me shkrimet e tua ,do vleresohen pa tjeter . E ndjej qe merzitesh se dhe une keshtu bera . me sa duket kam lene shije te keqe . Po prape tani sikur po me vleresojne ca mi fikin etj etj . Po dhe 1 gje se kjo gazete eshte shume e ngarkuar ,dhe ke parasysh moderatoret i bien dhe shkurt . Keshtu shpresoj te jete sepse s’kane perse te na kene inat . Te pershendes EMI dhe shkruaj ,qofsh e lumtur Zamira.
Zamira
24/03/2009 ne oren 15:05
26LIBERTINI…….. PER ARJOLA XOXA LEXO KOMENTIN NR 17 NGA ZAMIRA DHE DO MARESH VESH SE KUSH ESHTE KJO ARJOLA ?GRUAJA E VELISE QE JANE NJOHUR NE AVION ???????!!!!!!!!!!! TE LUTEM LEXOJE ME KUJDES.
tobi
24/03/2009 ne oren 19:31
27sme duhet fare kush eshte ajola : po ju qe vini ne dyshim gjera mjafton qe te coni mail ne universitetin e saj dhe do ju pergjigjen ! universitetet ne france ruajne biles dhe kontakte ( shoqata e studenteve etj etj !
Pra para se te thuhen gjerat , informohuni !
sa per dijeni ne france ste jep njeri master per 6 muaj !
dhe nje gje : crendesi paska se ka genjyer ajo se ku eshte njoh me veliajn : maje mullarit spaskan qene !
debat bosh dhe steril !
Gerta
24/03/2009 ne oren 21:03
28E pashe “debatin” e te ashtuquajturve te rinjve te politikes, dhe mbeta teresisht e zhgenjyer nga te gjithe pjesemarresit ne emision. Secili ne menyren e vet, nuk arriti te paraqiste as nivelin me elementar te pjekurise dhe zgjuaresise qe pritet nga njerez qe pretendojne te drejtojne kete vend ne te ardhmen. Per mendimin tim, te gjithe ata qe moren pjese ne ate emision, duhet ta shikojne shfaqjen e tyre atje si nje deshtim te plote. Them duhet ta shikojne si deshtim nese misioni i tyre ishte ti tregonin popullit shqiptar sesi brezit te ri, te cilit iu dha mundesia qe nuk e paten prinderit e tyre, te studionin jashte vendit dhe te njihnin kulturen perendimore, do te jete ne gjendje te sjelle ndryshime rrenjesore ne politiken shqiptare dhe te paraqese nje vizion e nje platforme te re. Ne kete mision ata te gjithe deshtuan ne menyre serioze.
Por problemi eshte se u duk qarte qe ky nuk ishte misioni i asnjerit prej pjesemarrseve. Misioni i tyre ishte te mbronin “udheheqesin e lavdishem” te partise perkatese, te lanin hesape personale qe nuk i interesojne askujt pervec atyre vete dhe te ledhatonin egon e tyre duke u mburrur ne menyrat me qesharake per “arritjet” e tyre personale. E pra, kete mision patetik, ata e arriten me sukses. E kryen detyren me zell te verber dhe me nje mungese te theksuar pjekurie dhe integriteti personal. Debati denigroi ne zenka kafenesh mes nje llastice te perkedhelur pa asnje substance mendimi dhe nje papagalli pa asnje ide te tijen origjinale. Pa dyshim nje shfaqje e shemtuar dhe e trishtueshme!
xoni
24/03/2009 ne oren 22:28
29Per here te pare qe po ta mbeshtes mendimin ZAmira. Le ta themi kush eshte ky lesh velia apo e fejuara e tij. Nuk ka burre nene te me thote mua qe gjithe keta mastera dhe doktoratura jane tamam. une jetoj vete ketej dhe siguroj te gjithe qe nuk ka asnje qe te kete mbaruar te pakten nje master apo nje PHD ne ndonje universitet prestigjoz te botes perendimore dhe te kthehet dhe te lehe si qen ne tirane per 400 000 leke te vjetra. Perjashtim mund te bejne vetem te ashtuquajturut pedagoge apo politikanet me miliona dollare neper llogari bankare. Kur velia vinte verdalle misionareve amerikane per ndonje vize kurre nuk ma kishte marre mendja se do vinte rasti qe UNE te shkruaja per te. Por rasti qenka mbret dhe ai ja arriti kesaj dite fale jush. Turp qe merreni me te tille legena. Kur na binin leshte e kokes neper universitetet e xhaxhit veliaj ishte ne koqet e babait. Na del tani si figure dhe mendje e ndritur qe na jep kuraje qytetare ne qe e dime se si rrotullohet toka perpara atij.
Libertine
24/03/2009 ne oren 22:39
30Te them te drejten jane te tjere persona ata qe duhet te merren me te tilla gjera,me verifikime etj,por nje gje eshte i sigurte dhe nuk nevojitet ndonje interpretacion i madh per te aritur ne konkluzion qe niveli i dialogimit pasqyron ne menyre evidente nje hapesire drastike larg asaj qe duhet te shprehi nje i ri ne ato pozita dhe ne te tilla debate.Mora si shembull Xoxa-n,por ne te njejten rjete rane edhe Bogdani qe justifikonte varesin e tij ideologjike dhe politike te shnderuar nga politika e “ashper” dhe duke lene menjane se si u nis me nje projekt interesant si ai i Asan dhe si e la ne meshire te fatit duke ju dhene interesave personale.Nuk desha te flas per zedhenesen e kryeministrit sepse,komentet e saj jane gati indinjuese ,dhe nje ofese per te gjithe shqiptaret,qe shume thjesht mund te evitonte dhe te flitej per argumenta konkret dhe jo per persona dhe patriotizma qe nuk gjejne taban.apo duhet te flasim per perqasuesen e e PR…qe ne menyre krejt naturale dhe krenare shpreh qe shembulli i saj per nje karrier politike eshte kryetari i partise republikane ,mbi te cilin bien akuza nga te gjitha anet per krime dhe paligjshmerira (qe normalisht jane per te verifikuar,por imazhi ngelet imazh ,dhe nuk krijohet nga hicgjeja)
Shpresoj sinqerisht dhe ftoj gjithashtu qe ne nje program te tille,te jene te ftuar jo me marioneta qe manovrohen nga partite ne pushtet se do binim ne te njejten gracke,por te rinj qe aspirojne ide te reja,projekte,sugjerime per te ardhmen e nje politike qe ka kohe qe mbijeton ne buze te gremines,dhe kacaviret per te mbrojtur interesa qe sigurisht nuk jane ato te Shqiperise.
Flm
Ligor Luarasi
25/03/2009 ne oren 14:05
31DIRIGJENTI BLENDI FEVZIU.
**************************
Me 24 mars 2009 ketu ne SHBA, fale ekraneve televizive satelit pame
dirizhimin e debatit me temen:A MUNDET TE NDRYSHOJNE TE RINJTE
POLITIKEN E SOTME SHQIPTARE? Sigurisht ky debat do kete komente
nga me te ndryshmet,nga qe edhe shikuesit nuk jane njesoj,ne orizont,
synime ne jete,etj,etj.Tema ishte vertet nje lloj patateje nga me te nxetat
qe piqet ne Tirane o ne Shqiperi. Aq probleme kapte kjo teme,sa edhe koha nuk mund te mjaftonte per te gjitha pikat qe ajo zgjonte nga letargjia e nje lloj teme te tille.Brenda atij debati u duk ne permiresim
edhe roli i Z.Fevziu, duke ditur qe te jesh nje dirigjent i vertete,nuk eshte dicka e thjeshte. Shto ketu faktin qe per dirigjentet politike Shqiperia o Tirana o s’ka fare tradita o i ka te ceketa.Kjo per arsyet sepse politika dikur tek ne ka qene monopoli me i kycuri me brava dhe celsa hermetike.Biles edhe sot,politika e ka ate inercine e te qenit monopol i disave dhe jo i mbare popullit mjeran shqiptar. Vete debati
i temes: A KA TE RINJ SHQIPERIA, deshmoi se shume fraza nga ky debat
u degjuan ketu per here te pare nga mjaft te rinj ne rolin e spektatoreve. Tani dihet qe Z. Lubonja dallohet per orizontin e tij studimor dhe kulturor qe ka.Ai dashur pa dashur u be shtylla e ketij debati duke na dhene edhe dituri te pa degjuara ndonjehere nga tjeter kush.Pas tij vinin diskutatnet e tjere qe se bashku me Z.Fevziu i dhane
debatit aq emocione dhe ngriten probleme vertet me peshe per te arthmen e kombit tone mjeran. U pa se eshte me mire kur jane kater
diskutante per tema te tilla te nxeta se sa te jene gjashte. Nderprerjet
e fjales se njeri tjetrit,nje shenje mungese kulture,ishin me pak ne kete debat.Ne shqipot,duhet ta forcojme kete element Nr1 te polilogut,sepse
na mungon qe nga nivelet e njerezve me te thjeshte deri ne ata me kulture o dituri. Nderprerjen e fjales se tjetrit ne te tilla debate mendoj se e nxit edhe koha e shkurter qe ju dedikohet temave te tilla te nxeta.
Pse mos zgjerohet kjo kohe,derisa lihen aq fraza te pa perfunduara?
Ajo qe eshte e pergjitheshme dhe e mete qendron edhe ne faktin se
per mjaft politikane qe i jane futur kesaj rruge dhe qe pretendojne te lozin rol ne jeten e shqiptareve, populli,lexonjesit,shikuesit e programeve televizive ,nuk dije azgje per jeten e tyre.Mos valle kjo jete duhet te mbahet sekret? ose del pyetja kur mund te mesojme dicka per jeten e tyre? keta lloj njerzish nuk pretendojne te na shesin patate dhe qepe,por pretendojne TE NA DREJTOIJNE JETEN,KOMBIN,BEGATINE E ATDHEUT. A nuk duhet jeta e tyre te ndricohet? shqiptaret njohin jeten saktesisht te furxhiut te mehalles dhe nuk njohin jeten e njeriut qe do ti komandoje per kater o tete vite.Nuk njohin jeten e nje politikani qe ju
servir,ju spjegon ligjet themelore te begatise, ligje nga te cilat varet
si dhe qysh do jetoje neser nje popull i tere, qe ka vuajtur ne shekuj
per drite,liri,pune,buke,uje,harmoni,dituri. Erion Veliaj, c’eshte, nga, si qysh, tek, ose i riu ne te majte te tij,krejt i pa njohur per gjithe ata shqiptare te kudondodhur. Kur meson jeten e ketyre njerezve me pretendime te medha per kombin, di c’fare qendrim te mbash,ti mbrosh
o ti ndihmosh, ti orjentosh, sepse individi sado i afte te jete,s’mund te jete me i afte se mencuria e popullit.Keta te rinj,kane bere gjithe ato sakrifica qe u ndodhen ne ate lloj debati,pse mos njohim sakrificat e
tyre? Eshte nje lloj mekati i pergjithshem qe ne Shqiperi o ne Tirane,
kur behet tjetri President,u dashka te mesosh kush qaenka ai. Me tej kur
ndron jeten,i dalin te pa larat qe kishte. Kujt i vlen kjo lloj taktike?mund ti vleje kujt do,por jo popullit mjeran shqiptar. Z.Fevziu ka mare nje rol te math ndaj popullit shqiptar,me programet e tij aq te nxeta.E pershendesim per kurajon e tij,i urojme edhe suksese.Por,ne se mendon qe ka aritur perfeksionin, e ka gabim.Per debate te tilla media qe me pare duhet te informoje shqiptaret, edhe per biografite e debatonjesve, teleshikuesi shqiptar,duhet ti njohe para se te kryhet debati. Dihet qe
kultura politike e shoqerise civile shqiptare eshte e ulet.Shkaqet dihen,
por media nuk duhet te pajtohet me kete kulture te ulet, e cila eshte nje nga arsyet qe ne shqipot jemi kaq te prapambetur.Koncepti politik se c’kuptojme me fjalen te rinj ne politike, nga ky debat u ndricua mjaft,
por jo i plote.Ja vlen ta rikujtoj se te jesh i ri ne politike, s’do te thote te kesh moshe rinije por te kesh MENDESI TE REJA, TE VERTETA,TE BEGATA,PER POGRES. Z.Shehi kete ide e sqaroi dhe kishte renedsi ngaqe eshte i pa qarte midis shtresave te popullit.Atje u tha se te jesh i ri ne politike do te thote TE THUASH TE VERTETEN.Po, tek ne e verteta fshihet,maskohet,ngaterohet,turbullohet, nga qe keshtu perfiton mafiozi.
Ky koncept ju vlen edhe te rinjve qe i futen politikes,nga qe ata mendojne se, me qe jane te rinj,me qe politika ka nevoje per te rinj,o burra te hyjme ne godinen e saj, pa mvaresisht se c’nivel o sa dituri
zoterojme, pa mvareisht sa i njohim labirinthet e pa fundme te politikes
dhe diturive.Pa mvaresisht se nuk jemi perplasur me te tjeret per ceshtje politike,qe te kuptojme ku jam une dhe ku jane ata.Ashtu me vete,seicili e di veten mbret te politikes,dhe kur del ne ringun e saj,e sheh veten nogdaun ne dysheme.Shume u hodhe dhe prapa mbete o buf kenete,thote populli.Ndersa Z. Lubonja e tha qe: kam shume qef dhe deshire te shoh nje rini STUDIOZE ME TEMA STUDIMI TE FUQISHME dhe jo nje rini te kafeneve qe lufton per disa ego te ceketa kariere me themeli servilosjen ndaj kolltugofagut. Ca me keq nje rini qe ta kete mendjen dhe energjine e saj ne mbertheckat.Kjo rini nuk i duhet Shqiperise o shqiptareve,ajo neser skllaverohet per nje cope buke. Nuk mundet te permbledhesh, te gjitha ato probleme qe hapi tema:A KA TE RINJ SHQIPERIA?, por ajo qe me gezoi, ishte fakti se Z.Fevziu mundi te armonizoje aq sa ariti ai, dy brezat qe i kercenon edhe problemi i ferkimit midis brezave. Te kater pjesemaresit ne kete teme, ndihmuan kenaqshem per nivelin e sotem, harmonine midis brezit te vjeter dhe atij te ri. Akoma me shume perfituan te gjithe qe ndoqen kete program, nga qe deri me sot, shqiperia ka vuajtur, eshte torturuar per lirine e dialogut qe mbetet edhe per te arthmen : NJE NENE PER PROGRES. Ligor Luarasi,SHBA.
Skerdiani
25/03/2009 ne oren 19:11
32o xoni te lumte goja kaq kisha
Artan
26/03/2009 ne oren 17:44
33“Bir Selman i nenes, ke te qaj me pare” ….. thashe me vete pasi pash ate debat.
Ai debat ishte vertet i peshtire ne cdo aspekt, por ketu ne shume diskutime sillen disa argumenta po aq trashanike sa ato ne ate debat.
Zoterinj, Erion Velija mund te jete i padurueshem, po ashtu edhe e fejuara e tij…… POR Erion Velija eshte nje i ri qe ne fund te fundit, mire ose keq angazhohet ne problemet qe ka ai vend, per interes te vet ose jo, nuk ka rendesi.
Nuk ka rendesi sepse ne nje vend ku shumica dermuese e te rinjve synojne e enderrojne te behen gango, trafikante etj, per tu pasuruar shpejt, ku shumica dermuse e rinise rrine ne klube me kafe e duhan gjithe diten si parazite, ne nje vend ku rinia eshte kaq moskokecarese per problemet e verteta qe e kane pllakosur ate vend, Velija eshte si ajo fija e barit ne shkretetire.
Le te angazhohen te gjithe te rinjte si Velija, le te jene edhe gabim, apo te padurueshem, por ama te angazhohen per ate vend, e pastaj mund te flasim dhe te zgjedhim. Por tani per tani, eshte Velija perballe gangove me mercedeza qe me kapardisen kafeneve…..
xoni
27/03/2009 ne oren 15:27
34Artan, per mendimin tim je gabim kur thua se duhet te angazhohen te gjithe edhe po te jene gabim, apo ceshte me e keqja thua ti per interes te tyre apo te te tjereve ka shume rendesi. Ai qe i futet politikes dihet boterisht se duhet te perfaqesoje nje rryme politike apo interesat e nje lobi te caktuar. Po ju kujtoj pak Ismailin-turqine ;zogun-jugosllavet-Italine; Enverin-Jugosllavet-rusine-kinen;Ramizin- ne Hava; Fatosin -greqine -Italine;saliun- nuk e di akoma. Edhe Veliaj e di mire kete pune prandaj mundohet te hiqet sikur i ka krahet e ngrohta dhe spekulon me ndjenjat e njerezve te thjeshte pa dhene asnje alternative te QARTE zgjidhjeje. Me pelqeu komenti i LIGOR LUARASIT megjithese kam disa verejtje, kur i referohet lubonjes.kam shume qef dhe deshire te shoh nje rini STUDIOZE ME TEMA STUDIMI TE FUQISHME dhe jo nje rini te kafeneve qe lufton per disa ego te ceketa kariere me themeli servilosjen ndaj kolltugofagut. Ca me keq nje rini qe ta kete mendjen dhe energjine e saj ne mbertheckat.Kjo rini nuk i duhet Shqiperise o shqiptareve,ajo neser skllaverohet per nje cope buke.
xoni
27/03/2009 ne oren 16:41
35Eshte ne natyren dhe karakteristike e jona qe te fitojme pushtetin te mbeshtetur nga te huajt dhe me pas tua futim atyre per ta pasur dhe forcuar per vete. Dhe keta te fundit e dine nje gje te tille. Ky mentalitet naiv mijeravjecar i bazuar ne instiktet e mbijeteses nuk paska ndryshuar aspak as tani. Vijon per fat te keq me puthadorjet e peruljet deri ne neveritje kundrejt te huajve. Deri ketu nuk ka asgje te keqe por kur perdoret nje gjuhe ogurzeze cinike dhe tejet vulgare kundrejt kolegeve vendas politikane kjo, eshte tej normave elementare te sjelljes njerezore, dhe per me teper tregon nje dyfytyresi perpara te gjitheve. Prandaj askush nuk na merr me seriozitet ne. Politikanet apo dhe politikanucet e vegjel duhet per mendimin tim te mbajne nje sjellje polike standarte kundrejt te gjithe lojtareve te politikes qofshin te medhenj te vegjel te huaj apo te brendshem te respektojne dhe jo te denigrojne askend sepse kjo vetem se i ben ata me te respektueshem perpara syve te gjithkujt.
Memedhetari
28/03/2009 ne oren 0:49
36Jam nje emigrant ne SH.B.A qe ndjek me interes lajmet nga atdheu nepermjet gazetes “Shekulli”. Shpresoj qe kesaj rradhe shkrimi i te botohet se nja 4 here mesa duket “nuk ka arritur” ne destinacion. U bera kurioz dhe pashe emisionin ne fjale ne Klan TV. Jam plotesisht dakord me ato qe shkruani ju, por kam edhe une nje verejtje per ate emision: Ne gjithe boten politikanet jane 40 vjec e siper per shume aresye qe eshte e kote ti rendis ketu. Keta te “rinj” te “plakur” ne mendime nuk sjellin asgje te re pervec vulgaritetit, mosintelektualitetit dhe mungeses se asaj qe quhet politese. Kush tha qe ata qe keta te “rinj” te emisionit i quajne te vjeter nuk jane te afte te qeverisin? Jam dakord qe ata te vjeter te cilet ata me aq fanatizem imitonin (deri edhe ne menyren e te folurit e te veshurit) e kane treguar dhe po tregojne qe KURRE nuk do te fitojne besimin e nje populli te vuajtur si shqiptaret. Them qe ne si popull meritojme me mire. Ka Shqiperia njerez te ndershem e te afte, por te lene me qellim menjane, nga ujqerit e pamgopur. Aman ore mos beni me emisione te tilla se na vjen per te vjelle kur shohim manekine ne TV!
Gigo, me pelqejne shkrimet e tua, por mos shkruaj aq gjate se nuk kemi kohe ti lexojme!
Ledio
29/03/2009 ne oren 17:31
37Jam dakort me Z Baze qe debati ishte i kote kur te pakten ne nje ane te bisedes kishte zedhenes, pra thjesht percues te Berishes. Nuk mund t’u kerkojme ide te reja nga ata qe thjesht paguhen per te perseritur cfare thote i madhi.
Por ne te njejten kohe eshte e trishtueshme qe disa te rinj nuk kane mundesi te kene zerin e tyre edhe kur jane zedhenes te te tjereve. Fatkeqesisht, keta e lidhin karrieren me njeshat kaq shume saqe kur te njeshat nuk jane me ne pushtet edhe keta te rinj humbasin cdo lloj mundesie per te vazhduar karrieren etj. Ky eshte nje nga fenomenet me te frikshem ne Shqiperi qe shikohet ne te gjitha aspektet e jetes, qe nga antaresimi ne partite politike per te pasur nje pune deri ne pjesemarrjen politike per te patur fitim personal.
Nuk e kuptova pse ishte Juela Mecani ne kete debat, ajo nuk eshte ‘e re’ dhe nuk ka asgje per te ofruar pervec se teorite e vjetra te Berishes. Ajo tha dicka qe duhet te fyeje shume shqiptare por qe tregon edhe mentalitetin shkaterrues te politikaneve shqiptare. Ajo tha se ‘ky vend duhet t’ia dije per nder Sali Berishes….!” Pervec se pyetjes se perse, per Gerdecin, 1997 etj duhet t’ia dime per nder Saliut ne, habitem sesi politikanet tane mendojne se i bejne nder popullit qe jane ne fuqi, kur eshte e kunderta e vertete. Pra, ata duhet t’ia dine per nder popullit qe jane ne pushtet dhe duhet te sillen ne menyre te tille. Nje politikan tjeter qe thuhej se populli shqiptar duhet tia dije per nder, ishte Enver Hoxha. Pra znj Mecani duket se i merr idete e saj politike nga ‘Enveri yne’ etj.
Donika
29/03/2009 ne oren 20:49
38Rrinia shqipetare me politike ???? Qe te merresh me politike duhet te plotesosh disa kushte te cilat na i kane trasportuar politikanet tane qe pas 91: Duhet te jash hajdut i sprovuar .Duhet te jash pa moral .Duhet te jesh genjeshtar .Duhet te jesh batakci .Duhet te jesh vegel e dikujt te me te fortit .Duhet te jesh mafjoz dhe i futur ne mafje te fuqishme .Duhet te jesh horr i horrave .Duhet te jesh vrases .Duhet te te mos te te bej pershtypje duart me gjak .duhet te jesh mashtrues .Te rrinjte tane sot per sot nuk jane ne gjendie ti pergjigjen kesaj kerkese .Klasa jone politike horre ,kurve dhe vegel e te tjereve duhet ti marre keta te rrinj dhe tju beje praktika te tipit korruptiv :Si te vjedhin, si te mashtrojne si te pasurohen te lidhur me mafjen e huaj si te bejne krime e te dalin te pa lagur .Kete realitet te hidhur po e kuptoj une plaka .keshtu qe te rrinjte tane politikane duhet qe perpara vehtes te mbajne fotot e mjeshterve te medhenj cka thashe me siper si te :Berishes, Mediut Nanos, Gjinushit, Pollos Genc Rulit krye hajdut i Saliut dhe te vrasesit Medi .Mos u cuditeni Basha doli i pa fajshem cu bene leket ?????Hajduti fi Mediu, SHkelzeni, Fazllici Berisha lere skenat qe bene Ina Rama dhe Topi ata do te dalin te pa fajshem se keshtu do BOTA panvaresisht se vrane prene sakatuan vodhen .Shtetoi yne futet ne shtetin e kanibaleve vri, mbulo, fito ,pasurohu dhe genje popullin .Drejtesia jone eshte e varur nga brenda e nga jashte .Ina Rama, Stojani e shume te tjere jane lojtaret e dikujt te cilet levizin ne fushat manjetike te krijuara nga brenda e nga jashte .Popuj nuk ka te pavarur, te gjithe ku gjejne te varin ne litar ato jane opium per te varferit jashte politikes .Pse se ne akoma ecim me boten e genjeshter te nje ideali qe ka vdekur Rrealiteti eshte qe klasa politike jone eshte kucke e pa ngopur me krime dhe vjedhje dhe jashte vleres kombbetare .RRofshin zuzaret Berish Medi Rama Nano qe po e ngrene lart kombin shqipetar Rrofte drejtesia jone qe mbron Zuzaret politike e mafjoze
mireditori
29/03/2009 ne oren 23:49
39I kane infektuar Berisha dhe F. Nano rinine shqiptare me kete virusin e politikes se intriges,perqarjes,konfliktit dhe genjeshtres dhe tani kemi klone te tipit Bogdani, Bumqi dhe ate gjuhe te ndotur pis plote urrejtje ku nuk kursehen as nenat,bashkeshortet dhe femijte e kundershtarit.
Turpi zotit keta njerze te rij dhe te shkolluar te ulen ne nivelin e papagallit te nje teveqeli plak i cili shpife shane e intrigon prej mengjesit deri ne darke pa fije turpi. A kuptojne keta te ri se me keto qe bejne po vulosin me vulen e turpit dinjitetin e tyre ,sepse ai qe fyen nenen ai nuk ka nene, ai qe fyen motren nuk ka moter,ai qe fyen femijte nuk ka femije ai qe faen familjen tjetrit ai neperkebe familjen e tij.
Shpejte do vije koha kur vete keta do te skuqen me kete qe po bejne per dite per kaiere apo ndoshta jane te shantazhuar nga mjeshtri i intriges.
Engjelli
30/03/2009 ne oren 19:20
40Debat politik midis te rinjeve te politikes?! Aspak. Nje sherr banal i mbushur me nje kakofoni marionetash banale servile interesaxhie, qe vecse molloisnin sulme personale e servilizem te telekomanduar kunder njeri tjetrit duke u munduar ta mbysnin kundershtarin me ngritje e tonit te zerit te tyre. Vlerat dhe idete e tyre dukeshin qarte qe ishin inegzistente, sic ishte etika e debatit. Dyshoj shume dhe per kredencialet akademike qe paraqisnin, sepse ne asnje moment nuk treguan asnje grimce nga fushat qe supozohen te kene studiuar. Por pra, nuk eshte per tu cuditur qe te tille fidane mbijne nga nje toke kur ka nje apati totale vlerash, moralesh e ideshe kundrejt sherbimit material te vetes dhe tribuse tende. Zelli i tyre per te pasur pushtet thjesht per perfitim personal me cdo kusht nuk ndryshon as pak nga zelli i mafiozit qe do te behet don ne cdo menyre…
Shkodra
31/03/2009 ne oren 4:17
41Z.Paul Tedeschini!
Shqiperia e zogut ishte turpi i turpit e mbijeteses njerezore.Analfabetizmi mbi 90%.Semundje te larmishme dhe te pa sherueshme.Ndriqimi me pishe,bishtuk,kandil dhe vetem nji pjese e qytetit ne shkoder mund te kishte drita nga nji gjenerator i shoqenise SESA,(mbrapa farkatarit Vogel Nika).Kur kjo pushoj se punuari familjet per rreth saj ne rusin katolik iu deshen po thuaj se nji vite te stabilizoheshin me mungesen e zhurmes per ti zene gjumi.Komunizmi i poshter qe nuk po e don rinija.Te dha shkolle ty,neve,dhe gjithe popullit te detyrueshem deri me te mesmen.900.000 la Zogu me 1939. 3.5 miljon la Monizmi me 1990.Eleminoi te gjitha semundjet njerezore,te kujtohet Tifoja e morrit te kuq.E sa lloje, kesi tifoje eleminoi komunizmi i poshter.I harrove;pishen,bishtukun dhe kandilin.Me 1971 komunisti i poshter ndriqoi pa zhurme gjithe Shqiperine.Ti je vete shkodran,si dhe une,kemi jetue ne nji lagje “Tre Herojt”Heroj qe treguane nji heroizem te pa shoqe ne rrugicen perball shtepise tende.Ku per to kjante i gjithe populli.Se si fashizmi me te cilin jeni te lidhur ju te persekutuemit dhe sot Berisha kerkon ti damshperblejne.Jo ma pak te kujtoj edhe per nji tjeter komunsti(sa me kujtohet )Dibra ku nazismi gjerman e futi per se gjallit ne dhe tek Bashkia, bashk me italianin qe shpetuane mos hedhjen ne ere te qytetit te shkodres.Ndaj heroizmi i komunisteve asht i pa krahasueshem dhe ju e deklaroni te poshter.Po me e poshter eshte sot kur Berisha kerkon ti damshperbleje keto fundrina kolaboracionistesh te Duxe & Hitlerit deri ne 4 breza.Turpi i turpit.Kjo asht si ti kerkosh kolalicionit Rusi,Amerike,France dhe Angeli te damshperblejne hordhit Duxe & Hitler.Shkurt ti themi :Na falni se ju prishem planet per cfarosjen e njerezimit.
Asht ne nderin tend te mos i pergjithesosh gjerat me nji te rene te lapsit.Duhet ti merni gjerat ma me objektivitet.Jeni dere e fisme.Urrejtja sjell urrejtje.Koha ka vertetue se nuk i rrezistoni urrejtjes.Te gjithe te shkolluemit nuk ju ndihesh zeri deri sa vdiq diktatori.Te tjeret qe mburren me perpjeket per ta mposhtur diktatorin perfunduene kavie laboratori edhe pse me diploma perendimore sikur yt At.Sot Pluralizmi eshte per te vlersuar alternativa per rimekembjen e vendit dhe jo per te krijuar kontradikta,lufte ne mes vedit mes partive.Te merret shembull nga vellazerimi,dashamirsimi,paqtimi i feve.Popullit ti krijohet mundesia te votojne sa ma lirshem me kushte te verteta demokratike.Vjedhja e votes nuk zgjidhe problemet.Qeveria e krijuar do ti sherbej vjedhjes se votes dhe jo popullit.Pushteti asht i rrejshem.
Se fundi,Nano e kish qelbur.Po sot Berisha mese e ka qelbur.Po nuk te deshi Bota,nuk te don as vota.
Besoj se nuk mi merr per te keq mendimet.Ti mendime ,une mendime.
Pershendetje.
xoni
01/04/2009 ne oren 17:10
42Haaa me e bukura eshte kur shikon ne parlament fjalimet e deputeteve tane te nderuar. Pervec sharjes letrare dhe fjalimeve me poezi nuk japin gje tjeter. Me beri pershtypje nje fjali qe degjove ashtu kalimthi se nuk kam kohe te humb me ta: Kush je ti korb i zi qe po pengon rrugen e lirise
Rruga e shqiptareve do ta prishi cerdhen tende apo te tjera keto me rradhe. Po mire mo vlla po ajo rruge eshte nuk kam degjuar qe ndonje president te ndonje shteti ne perendim te thote per ndonje autostrade qe ajo eshte nderi i kombit apo faltorja shpirterore e tij dhe sipas tyre cdo shkelje duhet lejuar sepse kush eshte kunder saj eshte armik dhe korb i zi. Mos harroni shprehjen: O RROT THIRRI MENDJES
Eltoni
02/04/2009 ne oren 19:21
43Mu deshen dy ore por te pakten i lexova te gjitha komentet e mesiperme. Shume prej tyre ishin interesante e shume prej tyre ishin mendime “te papjekura”.
Une jetoj ne SHBA edhe e urrej faktin qe shume politikane, te vjeter edhe te rinj, perdorin fjale te huaja ne fjalimet edhe bisedat e tyre. Ndersa ketu tek ky blog lexoj shume e shume gabime ortografike. Nuk dua te jem cinik por ju lutem respektoni Gjuhen Shqipe, plus respektoni veten. PARA SE TE POSTONI NJE KOMENT LEXOJENI EDHE BENI KORRIGJIME.
Sa per debatin - ishte nje turp - edhe me vjen turp ta pranoj. Ndersa persa i perket Diplomave edhe Master-ave (te pakten ketu ne Perendim) cdo njerit nga ne i jepet mundesia - keshtu qe para se te shajme te tjeret le te mendojme dy here. Te jesh i zgjuar dhe te jesh i shkolluar jane dy gjera sa te njejta aq edhe te ndryshme.
“Shkruajta gjate sepse nuk kam kohe te shkruaj shkurt”.
Faleminderit per leximin
xomi
03/04/2009 ne oren 15:01
44Pa dashur te filozofoj persa i perket masterave dhe per replike Eltoni po te sjell vetem shembuj dhe te gjithe do ta kesh me te lehte ta kuptosh.
Une per vete kam mbaruar universietin e tiranes dhe kam mbaruar dhe kolegjin dhe jam ne vit te katert ne universitet ketu. Pra kam bere 4-vjet studime ketu. Per nga cilesia dhe ngarkesa e shkolles nuk kane te krehasuar me shkollen qe kam bere ne tirane sigurisht para 92. Me aq ngarkese sa kam patur ne tirane do te kisha mbaruar dy doktoratura ketej. Tani nje i njohuri i im per te cilin nuk jam aspak xheloz perkundrazi me behet qejfi por po e sjell vetem si rast, pasi mbaroi nje fakultet ne tirane pa shkuar aspak atje vetem duke paguar mori nga sorosi burse studimi per master dhe doktorature ne Angli. Dhe per cudine dhe gezimin tim ai ndonese ishte byk nga trute ja doli mbane. Pra ceshtja eshte ketu Vertet ne na jepet mundesia qe me parate tona dhe me kohen tone te cilat i kemi me pakice dhe shume te cmuara na jepet mundesia per te mbaruar shkollat e perendimit. Por masteri qe une marr kendej ka vlere tjeter nag masteri i dikujt qe e ka marre lehte e lehte duke pasur miq qe ja kane paguar te gjitha shpenzimet e tij. Ashtu sic ka vlere tjeter fakulteti qe ka bere babai im me ate qe kam bere une.(Te dy kemi bere te njejtin fakultet).
“shkruajta fshatce qe te me kuptojne bashkefshataret”
nardi
21/05/2009 ne oren 14:44
45o Iliaz po komunist ngele mor djal gjithe jeten! Edhe ketu fajin a ka Bushi
Lidhja RSS per komentet
Jepni komentin tuaj
Komentet e fundit
Shkrimet e fundit
Shkrimet me te komentuara
Autoret e blogut
Kategorite
Arkivi
Link
Lidhjet
Shkrimet e fundit
Komentet e fundit
Shkrimet me te komentuara
- Shekulli Online - Shekulli Blog