Sqarim paraprak: Unë jam protestant. Unë protestoj kundër çdo gjëje që lëvizet, sepse lëvizin shpejt dhe kundër të gjitha gjërave që nuk lëvizin, pikërisht sepse nuk lëvizin. Megjithëkëtë, unë protestoj edhe kundër gjërave që lëvizen shumë ngadalë, pikërisht se lëvizen tepër ngadalë përpara. Unë kam shumë arsye të bëhem protestant akoma më i madh. Ka vite që përpiqem ta gjejë të vërtetën absolute, mirëpo nuk ia dola dhe kështu zbulova përrallat absolute. Madje përralla absolute të cilave nuk guxon t´u thuash se janë përralla! Njerëzit të vrasin këtu për mohimin Tënd Zot i dashur, sepse besojnë se Ti personalisht nuk ke fuqi ekzekutive…Dhe, me pushkë në dorë vrapojnë e të të ndihmojnë. Mirëpo, nuk kam frikë, Zoti ka dëshmuar se në këtë planet adhuron të fortin! Guximtarin!
Për ta gjetur atë që unë kërkoja duhej kompetencë hyjnore dhe durim. Nga nevoja dhe nga pasioni për të vërtetën i nisa këtë letër Zotit; po e quaj vazhdimisht Zot, se po t´ishte femër, pra Perëndi-a, atëherë femrat do t´ishin trajtuar më mirë në planetin tonë Tokë. Për t´i shkruar më duhej edhe adresa e Zotit dhe këtu nisi aventura ime gati e pafund.
I telefonova një murgu të Dalai Lamës dhe e pyeta për adresën e Zotit. Ai gati u mek nga të qeshurat e forta dhe më përplasi telefonin. Dreq o punë! Nisi keq, thash me vete. E mora rabinin në telefon dhe ai më kumtoi se Zoti gjendet kudo! Adresë nuk ka, tha ai. Thirra në telefon Vatikanin dhe pyeta për adresën e Zotit. Më thanë se Zoti nuk posedon adresë dhe nuk ka “www” dhe “@.com”. Edhe ata deklaruan se Zoti gjendet kudo! Në çdo vend. Atëherë thirra një kryeimam. Përgjigja ishte e njëjtë. “ Allahu Egber nuk ka adresë dhe Ai gjendet kudo, si ajri”, më tha ai.
Se Zoti mund të gjendej kudo nuk më pëlqeu fare. Madje edhe unë kisha pasur dyshime të tilla. Tani e kuptova se për ç´arsye po dëgjoja, lëvizje, zhurmë apo fëshfërima në dhomën e fjetjes. Ndonjëherë kisha përshtypjen se këto shushurima po vinin nga lartë, ndonjëherë se po vini nga poshtë. Madje shumë herë duhej curruar veshët mirë, sepse nuk mundej lehtë të lokalizohej vendi. Madje këto fëshfëritje dëgjoheshin në çast jo të këndshme! Diçka e tillë, edhe kur vjen prej Zotit, pengon dhe kurrsesi nuk kuptoja se ç´kërkonte Ai në dhomën time të fjetjes! Pse kaq shumë përgjim: “më mirë mos më krijo fare, se sa të më kontrollosh pa pra!”, thash me vete.
” Ç´është kjo punë kështu!?- thash gati me zë të lartë. Në dhomën time të fjetjes nuk bëj as kundërvajtje, e as vepra penale, as mëkate… Kështu është kjo botë! Aty bëjmë detyrat e evolucionit, që na caktove Ti. Dhe, që nga këto telefonata po ndjehem edhe më i përndjekur dhe më i mbikëqyrur. Pse ky kontroll permanent, këtë duhet ta marrë vesh një herë e për gjithmonë, thashë me vete. Mirëpo, meqenëse nuk munda ta marr adresën prej atyre që duhet ta posedonin, atëherë vendosa ta thërras informacionin.
“ Telekomi gjerman mirëdita, çka mund të bëj për ju ?”
“ Adresën e Zotit ju lutem!”-
“ Si e ka mbiemrin?”
Shikova rreth meje, gafrrova flokët me dorën e djathtë dhe thash: “Nuk e di! “
“ Në cilin qytet banon ai?- pyeti zëri.
“ Ai bano kudo”, thash unë. “ Ndoshta edhe në planet tjetër.“
“ Më vjen keq, ne nuk posedojmë adresa nga kudo, kemi vetëm të këtij planeti. Për ta gjetur këtë adrese duhet t´i pyesni të vdekurit.
Nuk mund të kuptoja se pse të vdekurit posedojnë një adresë kaq të rëndësishme, por jo të gjallët. Madje, nuk e dinte as Vatikani, as kryemami, as rabini, as murgu i Lamës, por ja që të vdekurit dinë më shumë se të gjallët. Dhe gati gati ndjehesha i cytur për të marrë lopatën në dorë dhe të vrapoja drejt e te varret! Ta nxjerr një përjashta, mendova. Ta kap për skeleti dhe t´i bërtas: adresën!
I vdekuri e din adresën e Zotit, por jo i gjalli. Shikoni çfarë diskriminimi?! Të vdekurit dinë më shumë se të gjallët, çudi mbi çudira! Dhe vetëm tani unë po kuptoj se pse fundamentalistët bëjnë vetëvrasje. Ata dëshirojnë ta mësojnë kryeadresën të parët. Dhe kjo kryeadresë, nuk mësohet dot së gjalli.
Kjo botë është çmendur, thash me vete. I dëshpëruar mbylla telefonin dhe nisa kërkimet krye në vete. Do të provoj me e-mail.
Të parën e dërgova gott@t-online.de dhe mora këtë përgjigje:” gott@t-online.de> … unknown user / Teilnehmer existiert nicht, përdoruesi nuk ekziston” .
Gjermanët nuk janë shumë fetarë. Mirë, të provoj me Vatikanin dhe me adresën vijuese: deus@vatican.org.” Pas disa minutave mora një e-mail me këtë shkrim:” utente non esiste!
Kjo nuk më gëzoi, por me dha shpresë të vazhdoj me kërkimet e mia. Dikush u përgjigj, kjo mjaftonte, për fillimin dhe shkrova tjetrën adresë: gott@hi.net.com , gott, për Zotin , hi –per himmel ( qiell ), nett ( i ndershëm gjermanisht ) ne menyre që Zoti të jete i ndershëm me mua. Dhe tak, shtypa: dërgo! Përgjigjja nuk zgjati shumë:” ” unknown user / Damon delivri massage.” O dreq i mallkuar! Demoni po kontrolluaka korrespondencën në drejtimi të qiellit. Në fund nënshkrimi dhe adresa e tij: luzifer@666.kom.hier (luzifer@666.eja.ketu )
I trishtuar dhe i hutuar u ngrita dhe dola në kopsht. Po dridhesha si thupër nga frika. U ktheva për ta çkyçur internetin, mos më futet brenda në sistem dhe më kushton një djall i mallkuar për ta nxjerrë, thash me vete dhe dola përsëri jashtë. Qielli gjerë e gjatë blu, askund dreq.
Aha, e zura Luciferin, ai bythec, mendova dhe tunda kokën i hutuar.
Pas një shëtitje të vogël më lindi ideja t´i drejtohem Nënë Terezës. Ajo është shqiptare dhe mund të ma jap adresën. Nëse nuk e din ajo, askush nuk e din, dhe shkrova këtë adresë: nënëtereza@qielli.pa “pa” për- parajsë. “Pa” për parajsën u desh ta vejë domosdoshmërish se kështu mund t´i ikja sferës kontrolluese të Luciferit. Pas dy minutave mora përgjigjen me këtë adresë: Zoti@.uni “uni” sigurisht për Universin. Unë iu falënderova Nënë Terezës për kujdesin e saj duke i dëshiruar qëndrim të këndshëm në parajsë dhe dërgova këtë letër me këtë përmbajtje drejt Gjithësisë.
Shumë i dashur dhe i nderuar Kryeshkëlqesi Zot,
Shume të nderuar Engjëj (nuk dimë se a e lexon Zoti personalisht korrespondencën )
Unë dua ta di te vërtetën dhe të lutem ke durim me mua, me këtë dua të them, mos vepro të lutem si njerëzit në tokë, përndryshe derisa nuk marr përgjigje të prerë unë do të mbetem protestant, dhe do të protestoj kundër të gjitha librave që mendojnë se janë të shenjta, sepse ato libra tallen me neve dhe me Ty, kryesisht ambasadorët dhe konsujt tu këtu në tokë. Madje janë shkaktarë të shumë luftërave: vrasjeve, dhunimeve, shkatërrimeve!
Ti krijove njeriun nga balta, kështu shkruan aty. Mirëpo unë kam ardhur në përfundim se kjo nuk është e mundur, prishet sapo të rrëzohet, sepse nuk ishte pjekur si tullat. Dhe, kur të vështrohet mirë e mirë, kryesisht ndonjë burrë, nuk mund të pohohet me siguri se ai u krijua nga kjo baltë, nga kjo materie e mire, por nga një pleh, llum, lloç si e quajmë ne jashtë vendit mëmë që na e copëtuan në gjashtë copa dhe Ti nuk reagove kurrë, edhe pse ne kërcyem me plot shpresa prej feje në fe! Kot! Na copëtuan tutje edhe pse të përqafuam dhe të përqafojmë në disa versione…
E dyta: kur Ti krijove njeriun i fryve në hundë dhe kështu i dhurove të gjitha informacionet gjenetike mashkullore. Kjo ishte me mend e me vend. Deri këtu rrodhi krejt sipas planeve të Tua dhe nuk kam asnjë vërejtje. Adami t´u duk i mërzitur dhe të erdhi ideja të krijosh një grua. Ti nuk more përsëri baltë, si edhe herën e parë për të krijuar një grua, mirëpo i shkule Adamit një brinjë dhe prej kësaj brinje krijove gruan. Edhe pse në fakt kishte me shumë baltë në tokë, se sa brinjë.
Problemet tona gjenden pikërisht këtu të gardhuara dhe shpresoj se së bashku mund t´i krahishtojmë : prej Adami u klonua Eva – doktor Antinori në Itali bën edhe ai diçka të tillë duke i bërë plakat shtatzënë- pra prej brinjës u bë Eva dhe kështu Adami martoi vetveten! Super incest!
Mozomakeq! Dhe me këtë klonim u krijua këtu një kaos i gjinive. Brinja e Adamit ngërthente informacionet gjenetike të mashkullit dhe nuk ishte produkt në vete origjinal dhe kështu krijove pluralitet gjinish: Meshkuj që ndjehen femra, femra që ndjehen meshkuj. Deri para pak viteve njerëz të tillë i kemi vrarë, sepse mendonim se ata kanë devijuar…Dhe, në librat që t´i mveshin Ty, thuhet se ndalohet të ndjehesh ashtu si të ka krijuar Zoti.
E treta : Pse krijove vetëm dy veta? Pse u solle sikur nuk ishte gjë kur i vëllai martonte motrën. Nuk kishte më baltë? Nuk kishte brinjë të tjerë? Ku ishte problemi? Këtu mëtoj një sqarim shterues! Dhe me shpjegoni se pse njerëzimi duhet të jetë një produkt i një incesti tragjik…
E katërta: Në librin Tuaj shkruan se Ti krijove Adamin( në hebraishte: dhé) dhe Evën ( në hebraishte: jetë), kjo ishte ide e mire. Mirëpo unë kam një vërejtje të madhe: pse krijove njeriun si një kafshë? Ai nuk e dinte se ISHTE njeri, madje i gjori nuk e dinte se ishte lakuriq në parajsë! I mungon mundësia e Dekartit: Cogito ergo sum! Dhe çudia në planetin tonë: këtu ndalohet të ecet lakuriq, edhe pse kjo ishte traditë në parajsë! Pse të ndalohen të ne gjërat që janë të lejuara në parajsë!?
Dhe këtu i nderuar dhe i dashur Zot, nuk përfundon dëshpërimi dhe dyshimi im. Ti i more ato dy krijesa të mjera dhe i mashtrove. I dërgove në parajsë në kopshtin Eden dhe u tha: “ Këto fruta nuk duhet t´i hani, sepse ju bëjnë të dijshëm!” Pra, Ti ndalove ngrënien e frutave, por jo lakuriqësinë. Dhe këtu konfrontohemi ne me atë që ne e duamë dhe e dashurojmë: të ndaluarën! Jo pse ne kështu dëshironim, mirëpo pse Ti na dhe këtë kod gjenetik me vete. Pra që ta duamë të ndaluarën!
Më beso zoti Zot se unë mollët nuk mund t´i shoh me sy, i urrej sepse për një mollë u ndryshua jeta dhe nuk kuptoj pse ndalove derrin e pafajshëm, por nuk ndalove dhe mallkove mollët e fajshme? Këtë nuk kuptoj se mungon koherenca. Kur shoh mollë në treg, iki si Drakula i Transilvanisë nga hudhra…
Ambasadorët tu në tokë thonë se ju e dini ardhmërinë, nëse është kështu, pse na mashtrove atëherë dhe na dërgove te molla e ndaluar edhe pse e dije se ne do ta hamë? Pse na dërgove aty ku duhet të dënohemi?
Dhe më shpjego të lutem se pse në parajsë edhe kafshët flasin? Me çfarë truri vinin në lëvizje ato gjuhën e tyre dhe si artikuloheshin ato? Pse sot nuk munden? Pastaj erdhe ngadalë, me hapa te rëndë dhe pyete me vendosmëri dhe qortueshëm: ” Pse jeni mbuluar para?”
Kjo pyetje mua do të më kishte bërë të skuqem rënd, madje te bëhem edhe i kuqërremtë. Sepse në përkthim d.m.th.: ku janë organet gjenitale? Pse nuk shihen?
Po të kisha qenë unë Adami këtë pyetje nuk do ta kisha kuptuar dhe nuk do t´isha përgjigjur. Përveç kësaj për Adamin dhe Evën ishte tragjike qëndrimi në parajsë. Ata ishin si dy kafshë. Nuk dinin gjë! Nuk dinin të bënin dashuri, nuk dinin se ishin lakuriq, po edhe të dinin të bënin dashuri, nuk do të kishin mundur, sepse Ti ishe vazhdimisht atypari. E po të kishim pasur fëmijë atëherë parajsa do t´ishte shndërruar në vend nudistësh, sepse Ti pate ndaluar edhe gjethin para!
Këtu në tokën tonë nëse dalim lakuriq na dënojnë në mënyre simbolike ose me një gjobë, jo më shumë. Edhe pse sipas librave tu lakuriqësia duhej t´ ishte hyjnore dhe dhurate e parajsës…
E pastaj për një mollë dreqi ta hajë nuk bëhet aq potere qiellore sa të na dënosh në mënyrë kolektive me vdekje! Këtu në tokën tonë nuk dënohet kurrë një njeri aq ashpër, për kaq pak! Madje edhe kriminelet e mëdhenj që kanë të njohshëm në politikë dhe për vepra penale dënohen me kusht. Pse nuk njeh Ti një shkallëzim të tille juridik: me kusht p.sh.? Për një mollë na dëbove nga parajsa. Merre me mend Ti një herë këtë punë! Ne, shqiptarët, jemi aq bujar dhe ta kishim dhuruar një thes me molla. Futu lirisht në shtëpinë e shqiptarit se nuk të lënë duarthatë! Nuk themi kot:” shtëpia është e Zotit dhe mikut” !Mirë! Çfarë mirë, në fakt shumë keq. Na bëre të vdekshëm, për një mollë! Dhe ka vite që po përpiqemi ta rizbulojmë parajsën. Atë parajsë ku nuk ka vdekje, ku jetohet me miliarda vite…
Unë nuk dua, nuk dua të jem i pavdekshëm! Ti mendove se neve na ke bërë te vdekshëm, por ne e zbuluam një parajsë me të cilën përsëri i ikim vdekjes, sepse ne do të ringjallemi. Unë heq dorë, këtu,me këtë shkrim, publikisht nga ky parajsë. Motive mund t´i marrish me poshtë!
I dashur Zot,
të falënderoj nga zemra për këtë jetë të rëndë, por këtu dua t´i shpreh mirënjohjen edhe gruas. Ajo ishte fantastike qe vodhi mollën. Ha, ha, unë i dua hajdutet, intriguese janë ato! Pse mendoj unë kështu? Po të mos kishte ngrënë Eva mollën, atëherë Eva dhe Adami do të kishin mbetur banorët e vetëm në këtë planet. Ose akoma më keq, meqenëse ata nuk duhej të vdisnin, sot do t´ishte mbushur bota me njerëz dhe do te kishin vdekur nga uria, nga etja, do t´kishte pasur biliarda njerëz! E pastaj, nuk ke lënë afër një planet tjetër ku mund të vazhdohet jeta, p.sh. nëse këtu harxhohen patatet kishim mundur te fluturojmë në hënë apo mars dhe kishim marrë disa thasë me vete. Nuk ka!Asgjë!
E pesta: Ne mund edhe ta harrojmë gjithë atë qe thamë deri tani, mirëpo më trego të lutem, pse bëre që ne të jemi pasardhës të kriminelit, jo vetëm të incestit, por edhe të kriminelit. Pse tolerove qe Kaini të vrasë Abelin. Këtu vërtet dua një sqarim shterrrues, përndryshe besimi im e pat!
E gjashta: Pse na duhen kaq shumë fe dhe sekte ? Pse shkruan aq shumë libra, dhe pse përsëri po i korrigjon ato, madje librat i ke shkruar pa vokale, dhe kujt dëshiron t´ia shesësh sot ato libra? Ne planetin tënd gjendja është shumë serioze, shumë delikate, shumë tragjike, shumë qesharake…
Askush nuk dyshon se ka blerë librin e gabuar. Askush nuk ka dyshime dhe askush nuk ndalet të mendojë. Dhe kur askush nuk ven gjërat në dyshim, dhe kur askush nuk mendon, por kapërdinë gjërat e gatshme, atëherë unë kam frikë! Frikë të madhe, Zot i dashur! Këtu shumë njerëz besojnë që ti shkruan libra apo poezi, unë nuk besoj se të tregova që në fillim se jam protestant kronik! Këtu të konsiderojnë shkrimtar e poet. Madje nuk kane marre të thonë se ke ndërtuar universin për 6 dite, kurse për të shkruar libra të janë dashur vite të tëra, dekada, shekuj! Disa madje besojnë se Ti je i dobët dhe vrasin për Ty. Këtu besojnë se Ti ke ndërtua mikro-universin që ne po e zbulojmë me mikroskop dhe makro-universin, që ne po e vështrojmë me teleskop, por edhe pse me këtë fuqi hyjnore, edhe pse ndërton çdo gjë vet, për të shkruar një libër fetar të duhet njeriu dhe nuk e shkruan vet!? Te ne në Tokë, edhe në shkollë nëse shkruan për shokun, të dënojnë…
E din? Ndoshta dhe ke parë, që kur po na dërgon Ti libra, ne po vritemi si kafshë të egra, dhe të gjitha tërmetet dhe cunamet së bashku nuk kanë vrarë aq shumë njerëz sa njerëzit që lexojnë librat e tua dhe luftojnë duke menduar se kanë të drejtën absolute dhe licencën për të vrarë. Dhe, me beso, qysh kur kanë ardhur këtu librat e tua, i shtypim gratë. Madje shumë besojnë se keqtrajtimi dhe nënshtrimi janë gjëra hyjnore. Për Zotin po, kështu besojnë! Dhe vetëm në këtë shekull u desh të ndërrohen dhe korrigjohen kushtetuat dhe veprojnë në kundërshtim me dispozitat Tua. Këtu ambasadoret e tu thonë se Zotit i pëlqen diskriminimi! Merre me mend këtë një herë !
Nejse, pastaj na tha se atje ne parajsë ka shumë gra të bukura dhe se mua si mashkull më presin shumë bukuroshe. Këtu, në tokë, mezi mund ta mbajë një si duhet, e ç´më duhet atje një duzinë grash! Nuk dua të ndjehem si në shtëpi publike!
Me ketë e-mail sot unë heq dorë publikisht nga parajsa dhe të pyes se a ka në qiell një vend më neutral, kështu si Zvicra te ne, jo ferr , jo parajsë, por diçka ndërmjet, ku ka argëtim tokësor. Disi si purgatori i Dantes… Shikuar mirë e drejtë grave nuk u konvenon të vdesin, por neve meshkujve, po, bile shumë! Ato nuk i pret askush në parajsë…
Në librin tënd thua se në parajsë qumështi rrjedh si lumë, po kush donë të pijë qumësht sot? Pastaj thua se ka mjaltë, e kush donë ta hajë këtë mjaltë që kushton 2 euro një kg? Kush do t´i pijë dhe kush do t´i haje ato gjëra nuk kam idenë. Për mua parajsa është diçka tjetër: konjak shqiptar, tavë Elbasani, Campari me lëng portokalli sapo të shtrydhur; birrë Peje, verë të kuqe nga Toskana, nga Burgonja, Shamapanjë, proshutë parme, franceze apo serrano spanjolle, suxhuk Prizreni për t´i mos numëruar te gjitha, madje parajsë për mua është edhe ritakimi me ish-dashnoret që kisha dikur, jo tjera. Për ato më ka marrë malli, dhe këtu në tokë nuk guxoj as t´i shkruaj një e-mail se menjëherë ma mësojnë adresën tënde dhe unë më mirë nuk po ngutem. E keqja është se i kam larg vetëm dy klikime në facebook, por ec e merr guximin…
E shtata : Me teleskop po i përcjellim kantieret Tua në Gjithësi dhe po shoh se Ti vazhdimisht po ndërton…A nuk mendon se ka ardhur koha për reforma ne ferr, në parajsë dhe në tokë? Dhe një pyetje personale: a është e mundur që pas vdekjes të marrë unë rrugën e qumështit kurse njerëzit që nuk i dua atë të kosit? Një gjë harrova: si i ka punët Fridrih Niçe që tha se keni vdekur dhe si po kalon xhaxhi Enver?
Duke pritur përgjigjen Tuaj, ju lutem pranoni përshëndetjet e mia më të sinqerta
Me rekomandimet më të veçanta dhe respektin më miqësor
Me plot besim dhe respekt për besimin cilësor
Shumë ngrohtësisht i Juaji përgjithmonë, vertikalisht, N.Aliu
61 Komente
Shkodra
31/03/2009 ne oren 15:15
1Per here te pare ndjeva kenaqesin e nji shkrimi te pa perseritshem mbi toke qe nga krijimi i saj prej te madhit Zot.
Nji persosmeri e pa diskutueshme.Kam vetem nji vrejtje:Pse nuk kerkove paraardhesin e Zotit: Baben,Gjyshin,Stergjyshin,Katragjyshin,sterkatragjyshin.Po keshtu edhe nga nana deri tek sterkatragjyshja.
Ne fund te fundit te kerkonit te pakten ditelindjen,Para krishtit apo mbas krishtit.Kaq per sot.
Ne te ardhmen do komentojme mbi qesharakseriozitetin e krijeses se Zot & Perendin qe mbrohet nga pluralizma e institucionet fetare hipokrite.
Pershendetje.M.H.
xoni
31/03/2009 ne oren 15:44
2Paganet kishin perendite e tyre, Romaket, Indianet greket arabet cifutet iliret e te gjithe kombet pa asnje perjashtim kishin perendite e tyre. Ato i drejtoheshin zotave te tyre duke ju lutur per mbrojtje dhe per begati. Na del tani ky gjoja NASER ALIU dhe tregon me cinizem ca brockulla pyetjesh. Qe kur ke lindur o NASER ke qare psene gjeje vete. Nuk ka gje me boshe dhe me te peshtire se kur te humb besimi. Pa dashur qe te hap nje debat pa fund mbi egzistencen e ZOTIT apo evolucionin mendoj se Njeriu duhet te besoje ne ZOT, ne menyre qe te gezoje shendet mendor dhe fizik. Ne te kundert do te zhytet ne llumin e depresionit qe jep jeta e perditshme ose do perfundoje duke kryer thejsht nje process biologjik vegjetativ. Eshte nje fakt qe besimi fetar jo vetem qe e pasuron shpirtin por dhe cliron mendjen nga autosugjestionizmi. Keto jane fakte te pamohueshme. Mos u beni cinik o Ali duke bere pyetje qe njerezimi i ka bere prej miliona vjetesh. Apo mos do qe te besojme tek profet leshi NASER ALI.
Ligor Luarasi
31/03/2009 ne oren 16:40
3KUSH ESHTE ZGJIDHJA?
Me po ate respekt miqesor mendoj te shkruaj dy reshta ndaj shkrimit:
“LETER ZOTIT”. N.Aliu sa kuptoj nuk pranon egzistencen e ZOTIT,duke
renditur gjithe ato gabime o pikepyetje qe dalin.Sa kuptova N.Aliu
bashkohet me Nicen qe mohoi ZOTIN,por me se e zevendesoi Nicja ZOTIN ?ndoshta me rrugen ku ai vete perfundoi. Ne fund kjo teme,na keshillon nje lloj besimi cilesor,pa thene se kush eshte,si quhet,kush e drejton kete lloj besimi me cilesor. Gjithekush pranon qe njerezimi qe ne gjeneze kish domozdoshmeri nje prijes,aq sa edhe po te mungonte, do ta krijonte vete kete dirigjent. Pa diskutuar ose perseritur te metat qe
lexuam,pa kete lloj ZOTI, praktika e deshmoi qe bota nuk mundej te jetonte dot. Eshte fakt, sa njeres ju bashkon ZOTIT pas tij,aq sa s’ka fuqi tjeter qe ti kete bashkuar. Njerezimi ka dhe shume fakte te tjera,kur koka te vecanta te shoqerise njerezore
kane dashur te ulen ne fronin e ZOTIT dhe mekatet e tyre pasi u ulen
ishin pa fund,sa qe as vete froni nuk i mbante me dhe ata sot, njerezimi i ka denuar si diktatore. S’ka diktator qe te pranoje ZOTIN. Ne se protestantet vetem shohin te metat e ZOTIT dhe protestojne per te, c’duhet te bejme? te gjithe te behemi protestante, duke protestuar? a zgjidhen hallet e jetes vetem me protesta? Po, eshte mekat qe levizjen qe e nxit ose e drejton kushdo qofte, te jete si e shpejte o shume e shpejte,si e ngadalte o shume e ngadalte.Pra na duhet nje levizje e sakte, precize, ne kuptimin qe kjo levizje nuk demton aspak shoqerine njerezore. Pikerisht, kush do ta beje kete lloj levizje neser? deri me sot nga njerezimi kete lloj levizje, asnje njeri nuk e ka bere.Njeriu si qenie njerzore levizjet i ben me shpejtesi, ne intres te tij o i ben me shume mekate.Kjo vertetohet sepse levizjet njerezore(revolucione,tranzicione,luftra,industrializime,etj,etj,etj.) te gjitha kane pasur dhe kane kosto te medha me jete njerzish.Vertet kjo teme hap probleme,qe dikush nuk i ka menduar,por ka te mete se nuk jep zgjidhje. Ndaj edhe njerzit,me lirine e shpirtit te tyre e vendosin vete ke,si o qysh te besojne. Vijme keshtu ne nje nga lirite themelore te njeriut:LIRINE E BESIMIT.Njeriu beson ate qe desheron,ate qe i pelqen,qe i sjell begati,harmoni,ai pyet edhe shtate o tete,por me tej vendosen vete.Kritizerin qe nuk jep zgjidhje, njerzit nuk e besojne ne krahasim me ate qe u jep zgjidhje halleve te jetes.
Me po ate respek, Ligor Luarasi.
tirana
31/03/2009 ne oren 17:55
4Ajo qe eshte thelbesore eshte e padukshme per syrin!!!
E c’pretendon ti njeri qe ke bere kete shkrim se posedon te verteten absolute per te cilen tu desh gjithe ky shkrim per ti akuzuar ata te cilet vet-hiqen si mekembes te Zotit ne Toke.
Cdo njeri eshte mekembes i Zotit! Nuk ka njerez te keqinj e te mire! Por njerez qe bejne vepra te mira, me ose pa dashje, dhe njerez qe bejne vepra te keqija, me ose pa dashje.
Te keshilloj te rishohesh pikepamjet e tua, te cilat mund te lendojne thelle ndokend ose te kenaqin shume tjeter kend.
nasa
31/03/2009 ne oren 18:40
5Pervec se te qenit PAGAN ose ATEIST nuk ka si te konsiderohet ndryshe personi ne fjale. I dehur nen ndjenjen e te qenit DYSHUES per vetekzistencen e vet (Zoti te meshirofte), i shkAlluar me shkollat ateiste te kohes se zeze, i lindur per te qene inekzistent i nje NJERIU normal sic na ka krijuar Zoti i Madh, autori ne fjale tregon INJORANTIZMIN e papershkruar per moskuptimin e NGJARJEVE qe rrjedhin mbi kete Bote.
Ai se pari duhet te dije se SHKENCA e ekzistences se NJERIUT ka te beje me LINDJEN dhe VDEKJEN e NJERIUT. Nese autori ateist eshte i mireinformuar per cka ka lexuar, ai -nga vete fakti i te qenit ateist- do te ndeshet me kete dukuri, dukuri e cila nenkupton se: cdo gje E VERTETE qe ai lexon, do te ndeshet me ERRESIMIN e pjeses se trurit te tij. E keshtu, i gjori autor, nuk do te jete kurr ne gjendje te kuptojne qofte edhe nje prej TE VERTETAVE qe ai ka lexuar. KY ESHTE FATI I TIJ. Me se miri ai duhet t’i beje pyetje vetes: KU KA CALUAR AI QE PASKA MARRE NDESHLIMIN E ZOTIT MESHIRUES QE NE JETEN MBI TOKE? A KA RRUGEDALJE NGA INJORANTIZMI I TIJ QE E KA KAPLUAR TE GJORIN DHE “DEPRESIONI” I JETES SE TIJ MBI TOKE? A KA MUNDESI QE KY NJERI (JO KAFSHE POR THJESHT MOHUES DHE ATEIST) TE TREGOHET KAQ I PACIPE NE KETE JETE, SA TE VEJE NE DYSHIM EDHE VETEKZISTENCEN MBI KETE TOKE?
Vetem nje GRUP njerezish mbi kete Toke kane marre guximin e ndryshimit dhe mohimit te shume vetive dhe dukurive ne kete Jete per faktin e vetem se kane krijuar lidhjen e pashmangshme te tyren me SATANAIN (armik i perbetuar i Zotit).
Ateist njeri pa njeri, sa je i gjalle mbi kete Toke lexo TE VERTETEN per ekzistencen e JETES mbi Toke, qe e gezojme ne njerezit, krijesa te Zotit, dhe te gjithe gjallesat e tjera te ketij RRUZUKKI TOKESOR.
Mos perdor INJORANTIZMIN -semundje e pasheruar per njeriun- por perdor LOGJIKEN qe edhe Zoti vete na e parashtron si mjet per argumentim dhe kuptim sa me shume te MISTERIT dhe KODIT mbi kete Toke. Uroj qe Zoti yne te kete meshire edhe mbi ty, por mos harro nje formule, 10% nga dija jote dhe 90% nga Zoti.
Petrika
31/03/2009 ne oren 18:51
6“A mund të jetë një i vdekshëm më i drejtë se Perëndia? A mund të jetë një njeri më i pastër se Krijuesi i tij?
“Bërtit, pra! A ka vallë ndonjë që të përgjigjet? Kujt prej shenjtorëve do t`i drejtohesh?
Zemërimi në fakt e vret të pamendin dhe zilia e vret budallanë.
E kam parë të pamendin të lëshojë rrënjë, por shumë shpejt e mallkova banesën e tij.
Bijtë e tij nuk kanë asnjë siguri, janë të shtypur te porta, dhe nuk ka njeri që t`i mbrojë.
I urituri përpin të korrat e tij, ia merr edhe sikur të jenë midis gjembave, dhe një lak përpin pasurinë e tij.
Sepse shpirtligësia nuk del nga pluhuri dhe mundimi nuk mbin nga toka;
por njeriu lind për të vuajtur, ashtu si shkëndija për t`u ngjitur lart.
Por unë do të kërkoja Perëndinë, dhe Perëndisë do t`i besoja çështjen time,
atij që bën gjëra të mëdha dhe që nuk mund të njihen; mrekulli të panumërta,
që i jep shiun tokës dhe dërgon ujin në fushat;
që ngre të varfrit dhe vë në siguri lart ata që vuajnë.
I bën të kota synimet e dinakëve, dhe kështu duart e tyre nuk mund të realizojnë planet e tyre;
i merr të urtët në dredhinë e tyre, dhe kështu këshilla e të pandershmëve shpejt bëhet tym.
Gjatë ditës ata hasin në errësirë, bash në mesditë ecin me tahmin sikur të ishte natë;
por Perëndia e shpëton nevojtarin nga shpata, nga goja e të fuqishmëve dhe nga duart e tyre.
Kështu ka shpresë për të mjerin, por padrejtësia ia mbyll gojën atij.
Ja, lum njeriu që Perëndia dënon; prandaj ti mos e përbuz ndëshkimin e të Plotfuqishmit;
sepse ai e bën plagën, dhe pastaj e fashon, plagos, por duart e tij shërojnë.
Nga gjashtë fatkeqësi ai do të të çlirojë, po, në të shtatën e keqja nuk do të të prekë.
Në kohë zie do të të shpëtojë nga vdekja, në kohë lufte nga forca e shpatës.
Do t`i shpëtosh fshikullit të gjuhës, nuk do të trembesh kur të vijë shkatërrimi.
Do të qeshësh me shkatërrimin dhe me zinë, dhe nuk do të kesh frikë nga bishat e dheut;
sepse do të kesh një besëlidhje me gurët e dheut, dhe kafshët e fushave do të jenë në paqe me ty.
Do të dish që çadra jote është e siguruar; do të vizitosh kullotat e tua dhe do të shikosh që nuk mungon asgjë.
Do të kuptosh që pasardhësit e tu janë të shumtë dhe të vegjlit e tu si bari i fushave.
Do të zbresësh në varr në moshë të shkuar, ashtu si në stinën e vet mblidhet një tog duajsh.
Ja ç`kemi gjetur; kështu është. Dëgjoje dhe përfito”.
Çfarë kënaqësie ka prej saj i Plotfuqishmi, në rast se ti je i drejtë, ose çfarë përfitimi ka në qoftë se ti ke një sjellje të ndershme?
Mos vallë nga frika që ka prej teje ai ndëshkon dhe hyn në gjyq me ty?
Apo ka gjasë më shumë se kjo ka si shkak ligësinë tënde të madhe dhe fajet e tua të shumta?
Pa arsye në fakt ti merrje pengje nga vëllezërit e tu dhe i zhvishje të zhveshurit nga rrobat e tyre.
Nuk i jepje ujë të lodhurit dhe i refuzoje bukën të uriturit.
Toka i përkiste njeriut të fuqishëm dhe banonte në të njeriu i nderuar.
E ktheje gruan e ve me duar bosh, dhe krahët e jetimëve ishin të këputur.
Ja pse je rrethuar kudo nga leqe dhe drithma të papritura të turbullojnë,
ose një errësirë nuk të lejon të shikosh dhe një vërshim uji të përmbyt.
A nuk është Perëndia lart në qiejt? Shiko yjet e larta, sa lart ndodhen!
Dhe ti thua: “Çfarë di Perëndia? A mund të gjykojë nëpërmjet territ të dendur?
Re të dendura e mbulojnë dhe kështu nuk mund të shikojë, dhe shëtit mbi kupën e qiejve”.
A dëshiron ti të ndjekësh rrugën e lashtë të përshkruar prej kohe nga njerëzit e këqij,
që e çuan larg para kohe, dhe themelin e të cilëve e mori një lum që vërshonte?
Ata i thonin Perëndisë: “Largohu nga ne! Çfarë mund të na bëjë i Plotfuqishmi?”.
Megjithatë Perëndia ua kishte mbushur shtëpitë me të mira. Por unë u rri larg këshillave të të pabesëve.
Të drejtët e shohin këtë dhe gëzohen, dhe i pafajmi tallet me ta;
po, me siguri, armiqtë tanë po shkatërrohen, dhe zjarri po përpin atë që mbetet.
Pajtohu, pra, me Perëndinë dhe do të kesh siguri; kështu do të kesh mirëqënie.
Prano udhëzime nga goja e tij dhe shtjeri fjalët e tij në zemrën tënde.
Në rast se kthehesh tek i Plotfuqishmi, do të rimëkëmbesh; në qoftë se largon paudhësinë nga çadrat e tua
dhe u hedh arin në pluhur dhe arin e Ofirit ndër gurët e përroit,
atëherë i Plotfuqishmi do të jetë ari yt, thesari yt prej argjendi.
Sepse atëherë do të gjesh kënaqësinë tënde tek i Plotfuqishmi dhe do të ngresh fytyrën në drejtim të Perëndisë.
Do t`i lutesh dhe ai do të të plotësojë dëshirën dhe ti do të realizosh kushtet që ke lidhur.
Do të vendosësh një gjë dhe ajo do të dalë mbarë, dhe mbi udhën tënde do të shkëlqejë drita.
Kur do të poshtërojnë, ti do të thuash: “Ngritja do të vijë”. Ai do të përkrahë të përulurin
dhe do të çlirojë edhe atë që nuk është i pafajmë; po, ai do të çlirohet nga shkaku i pastëtisë së duarve të tua”.
Vargjet e mesiperme jane marre nga JOBI…
Zoti thote kerko dhe do te me gjesh! PO JO SI MENDJEBOSHET qe e kerkojne Perendine ne adresa te improvizuara. Perendi do te thote qenie qe krijoi universin…nqs do te kishte adrese, do te ishte i kufizuar si une e si ti.
Ti e kerkon zotin sepse je krijuar i tille, me nevojen per tu lidhur me te. Shiko qiejte, shiko micro dhe macro boten. te dyja reflektojne doren e nje krijuesi. Nuk ke faj sepse nuk ke shpirtin e Shenjte per te te hapur syte shpirterore. Besimi eshte dhurate e Perendise, ta jep po tja kerkosh.
Po jap me poshte disa nga qindra burra shteti dhe shkencetare qe jane kthyer nga ateiste dhe mosbesimtare ne kristiane.
Anders Borg - Kirk Cameron - Whittaker Chambers - ish Communist
Francis Collins - Gjenetist, Joy Davidman - Avery Dulles - André Frossard - Eugene D. Genovese - Simon Greenleaf - themeluesi i shkolles qse harvardit, Nicky Gumbel - Keir Hardie - Anna Haycraft - Ammon Hennacy - Ignace Lepp - Félix Leseur - C. S. Lewis - Gabriel Marcel - Alister McGrath - Biokimist. Claude McKay - Bisexual i kthyer nga komunist ne besimtar, Mosley - William J. Murray - Bernard Nathanson - Marvin Olasky - ish marksists, Enoch Powell - Lee Strobel - Stewart Traill - Fay Weldon - John C. Wright - Mozart, Einstein, Bacon, Dickens, Benjamin Franklin, Isaac Newton, Bronte, Pasteur, Chaucer, Emerson, etj.
Shpresoj qe emrin yt te jete ne kete liste nje dite ndersa udheton kete rruge ne kerkim te identitetit tend. Je krijuar per nje qellim te caktuar, dhe jete te perjetshme. Mos e humb jeten kot! Kerkoje perendine me gjithe zemer. Krishti vdiq qe ti te besosh dhe te kesh jete te perjetshme.
Sonila Florjani
31/03/2009 ne oren 19:07
7Ateisti me i famshem i botes, Antony Flew ne moshen 81 vjecare cuditi boten duke pranuar egzistencen e Zotit. Flew, ish profesor i famshem i Filozofise tek Univesriteti i Londres pranoi se provat shkencore qe kemi ne dore favorizojne egzistencen e krijuesit Zot. Flew, u be ateist ne moshen 15 vjecare dhe mbronte ateizmin flakshem per 50 e ca vjet. Ai ndryshoi mendje nga fakte reale. ai u shpreh se vetem perendia mund te krijoje nej bote te tille dhe vetem prezenca e Zotit shpjegon krijimin e ketij universi. Ai pranoi qe Zoti eshte krijuesi inteligjent, qe ka krijuar me qellim dhe vetedije kete bote ku ne jetojme sot.
genti
31/03/2009 ne oren 19:22
8Doja t’i thoja N.A, qe mjere ai per mendjen qe ka dhe per ”diturine” qe ”posedoka”, e di ky N.A qe Nicja ky mendje ”ndritur” erresuar prej ateizmit, ne momentet para vdekjes kerkoi nje prift per t’i mbajtur meshen.
Perse e bere nje gje te tille??????
Sa keq i kish ardhur fund, dhe skishte me pergjigje per te pas vdekjes, se tere jeten genjeshter e jetoi.
egla
31/03/2009 ne oren 19:36
9Artikull i shkelqyer,shume domethenes… nuk kam aq njohuri sa ti bej ndonje kritike por dua te them se kushdo nga ne ja ben vetes keto pyetje ne nje menyre apo tjeter. mendoj se sa vjen dhe bota po kthehet ne ateiste.. protestante etj pikerisht per keto pyetje pa pergjigje qe ka cdonjeri prej nesh.
ju komentuesi me siper XONI…. une per vete besoj deri diku ne zot por shpesh here jam mosbesuese per aresyet qe ka shkruar Naser Aliu me siper. Zoti edhe nqs nuk existon ka then dikush duhej te shpikej, keshtu qe cdo gje per mendimin tim eshte dileme ne jetojme por sdime shume PSE ne jeten tone. sdi cte them me, kur se di asnjeri si ti shpejgoje keto gjera….mendoj se Zoti nuk egziston ne nje bote ku ka padrejtesi. ska nevoje per koment me.
Zamira
31/03/2009 ne oren 21:21
10Une jam dakort me Z.Naser Aliu . Ai qe ne fillim thote qe jam protestant dhe kete e ka kerkuar gjithe andej me ironine e tij te pa harriteshme. Tani ne te gjithe besojme ne zot . Une PSH mund t’ju them se ndonjihere me duket se jam zoti vet . Por nuk qenka e vertete qe njerezit qe krijoj Zoti ,te zgjuar ,te mencur ,te bukur ,te mos vjedhin te mos vrasin ,te mos bejne 1001 te keqia e plot gjera te tjera keshilloi zoti . Ja pse zoti e mesoi kete atletin FRANCEZ qe te vraponte nudo qe te gjente sponsur ? jo ne asnji menyre . Pra ky zoti kaq i mire ju befsha kurban ,perse nuk na drejton me njeres te mire ,perse e nxjer ate njeri te vrasi ne emer te zotit dhe zoti atij i ka dhene vile ,makine ,shtepi pushimi ,dyqan ,e plot te mirat ,ndersa mua vetem buke te ha me shume mundim . Perse zoti nuk doli gjekundi dhe te hidhte nji leter ku te thoshte po e denoj Berishen se me vrau gerdecin,po e vras mediun se me vrau ,me vodhi beri kaq e aq mekate. Perse vdesin njerezit me te mire? Perse vuajne ata qe s’kane as lek ? perse ti shkon 100 here ne Amerike dhe une asnjihere. Po qe se ka zot dhe punet i ka zgjidhur keshtu athere eshte e kote te besojme ne zot. Gjyshi im punoi ne amerike dhe ndertoi 2 kisha ne kolonje SHENKOLLIN E VODICES DHE SHENMERINE . Ju befsha kurban te duarve . te tjeret blene toka ,iken ne Tirane ,dhe sot i kane florinjte . Vodhen te gjitha pikturat origjinale dhe pastaj u shpallen monomente kulture ,mbrohen nga shteti . A te keqen e zotit ketu e mori hakun 1me 1. Ketu ma prishi mendjen dhe une e besoj zotin . Keto piktura qendronin te salloni i nji lideri qe do sillte 1 cek te bardhe . E gjeti te i semes ate cek . Tani shkruesi nuk kuptohet kollaj se ku i rrafin cekanet ,po megjithate do ta zberthejme . Per sonte kaq se jam e lodhur ,do mendohem gjate per kete shkrim . Ose do denohesh te na thuash se ku do me dale. Ju Pershendes ,je i madh komplimentet e mia.
Emigranti Mecaj NJ USA
31/03/2009 ne oren 21:52
11zoti Naser,ke te drejte.Adresen ekanfshehur” ata qe besojn”se po te mos ishin ata qe edhe vet nu besojne nuk punoin budallejt perta,dhe me teper ata qe skane, se gjithe te pasurit jane ateiste.Ata bejne ndonjehere rite qe te besoin per nje jet me te mire te varferi.Dikur idigjenin ne stiven e druve,zot na ruajte cmunde te shpikinsot..feja eshte sundim mbi popullin e varfer.
petrit
01/04/2009 ne oren 1:58
12E lexova shkrimin dhe mendoj qe ky shkrim eshte me teper alegorik se sa dicka qe meret me ekzistencen ose jo te zotit.
Me sa kuptova problemi eshte qe jeten njerzore ta shijojm dhe ta ndertojm sipas modelit qiellor
Nje gje eshte e vertet qe instiktet e jetes shtatzore(mekatet)na ndjekin prej fillimit deri ne vdekje.Qe te jesh sa me shume njeri ose perfekt duhet te jetosh me moralin qe “mos nderto kenaqsin tende mbi fatkeqsin e tjetrit”ose sillu me te tjeret si do qe te sillen te tjeret me ty.
Besoj ky eshte dhe morali qe do te thot autori i shkrimit.
Martin Roçi
01/04/2009 ne oren 11:16
13Edhe Zotat ishin te pavdekshem…
Thjeshte e mrekullueshme kjo analize.
I nderuar ZOTeri, keni harruar te permendi djallin, engjellin me te bukur e te fuqishem, te mbajtur me hater, te Zotit pa emer. Ai kundershtoi te atin dhe fakti qe i ati i tij duke qene i plotfuqishem nuk mundi te beje balle, ia thyen plotfuqishmerine ketij zoti, qe lindur ne mentalitetin maskilist, eshte mashkull.
Zot eshte DIELLI, i pikturuar deri ne 10mije vjet me pare ne shpellat e njerezve primitive, DIELLI pagan, qe na jep driten, ngrohtesine, te mirat dhe nuk na kerkon as ti lutemi, as ta shohim pa syze, as ta duam pafundimisht.
Per te njejten arsye keta njerez primitive filluan te studiojne yjet e tjere, astronomine dhe yjesite qe njohim ne sot.
E gjithe historia e bibles apo e kopjes se saj te shemtuar Kuran, eshte nje mit qe ka lindur nga besimi pagan dhe me pas eshte pershtatur per qindra kultura te tjera…
Horus, perendi i Egjipitit te lashte, 3000 vjet para lindjes se krishtit, lindi ne 25 dhjetor, lindi nga nje virgjereshe, lindi ne yllin e lindjes, i zbukuruar nga 3 mbreter, ne moshen 12-vjecare ishte nje mesues dhe ne moshen 30-vjecare nis profetesite e tij, beri mrekullira te ndryshme, kishte 12 shoke, ku njeri prej tyre e tradhetoi. Horus kryqezohet dhe vdes kur mbas 3 ditesh ringjallet per tu kthyer ne parajse…
Atis, 1200 vjet para lindjes se krishtit me te njejten histori identike.
Krishina ne Indi 900 vjet para lindjes se krishtit, me te njejten histori identike
Dionisi ne Greqine e lashte, 200 vjet para lindjes se krishtit, me te njejten histori identike…
Mitra ne Persi, 1200 vjet para lindjes se krishtit, me te njejten histori identike…
Dhe e njejta historike identike vazhdon me :
Krishna e Hindustanit
Buda Sakia e Indise
Salivahana E Bermudes
Zhule dhe Orisis i Egjipitit
Odini i Skandinaveve
Crite i kaldeas
Indra e Tibetit
Bali i Afganistanit
Jao i Nepalit… e keshtu mbi 20 perendi te tjere para Lindjes se krishtit.
Krishti triumfoi nder mitet e tjere pikerisht prej Perandorit Kostandin, qe e beri krishterimin fene e Perandorise Romake, per ta shfrytezuar per qellimet e tij per te pushtuar boten.
Arsyet e 25 dhjetorit, lindjes prej virgjereshes, 12 dishepujt, kryqezimin dhe ringjalljen pas treditesh e shpjegon me se miri astronomia sepse besimet fetare nuk jane gje tjeter vecse nje dije astronomike qe u kthyen ne menyre alegorike ne eposi dhe u shfrytezuan per te mbajtur njerezit nen tutele dhe injorance.
Mund te ndihmonte cdo skeptik nje dokumentar, ZEITGEST, qe tregon historine me te bukur te treguar deri me sot, HISTORINE E MITEVE !
http://www.youtube.com/watch?v=T4PuEbAJipE&feature=related
Dionisi
xoni
01/04/2009 ne oren 15:29
14Protesta apo padrejtesia sipas teje Zamira, nuk ka te beje aspak me begatine materiale por me ate shpirterore. Mund te jesh shume i pasur sa te dhjesesh para por mund te mos jesh aq i lumtur sa nje i varfer qe ndan kotheren e bukes me komshiun. E naseri mendon sipas qefit te nje interesaxhiu qefli qe mendon te sillet mire po qe se ne parajse do te kete proshute parme apo suxhuk prizreni, sic e thote ai me cinizem. Mos i kerkoni keto pyetje duke bere publicitet neper gazeta per te marre ndonje honorar por drejtojuni vete te MADHIT dhe do ta gjeni pergjigjen me durim. Dhe ZOTI eshte aq i madh sa i do te gjithe pa perjashtim edhe te pasurin edhe te varfrin. Mos mendoni kurre se duke qene te pasur ja hodhet bythes pasi nuk ka gje me te cmuar se pasuria shpirterore dhe mireqenia mendore dhe fizike. Te gjithe te pasurit apo te varfrit nje bark kane.
Zoti paste meshire dhe na mbrofte nga e keqja.
Mida
01/04/2009 ne oren 16:47
15Jemi krijuar shume perfekt, nuk eshte prej evolucionit.
Pyete Zotin drejteperdrejte vete s’ka nevoje per letra, do marresh pergjigje, heret a vone, nje dollap nuk mund t’i thote marangozit perse me bere keshtu, Ai i di gjerat sepse eshte Zot, gjerat e kesaj toke jane te perkohshme, te gjithe vdesin edhe i pasuri dhe i varfri, dhe krimineli dhe njeriu i paster.Nuk jemi premtuar se do te kishim nje jete te lumtur, por plot mundime por te forte me forcen e Zotit per te fituar garen qe eshte PARAJSA.Mundohu te mos besh provokime pyete me pasterti Zotin, sepse ta siguroj qe zgjuaresia e tij eshte me e madhe, ndoshta nga pyetja jote me qellim negativ s’te eshte pergjigjur fare
Shkodra
01/04/2009 ne oren 16:52
16Ekzistenca e zotit ne mos qofte e dyshimt atehere eshte hiq.Feja dhe shkenca kohet e fundit bashkohen ne nji pike.Ne Ekzistencen e Zotit.Ato deklarojne:Ka Zot.Origjinen e jetes,Universin e mbrojne me guxim.Boten me gjallesat e veta e ka krijuar Zoti.
Une dua te di,vete Zoti nga e ka origjinen.Kush eshte krijuesi i tije.Cfare forme ekziston vete Zoti.Ose kush e ka pare qofte edhe nji rast.Mbasi krijimtaria e tije shifet,perceptohet cdo dite.
Ne lidhje me shkencen:Dikur,Shkenca na ka mesuar se bota rrjedhe nga nji qelizori.Nga kjo nji qelize u krijua shume qelizori.Arritem deri te gjendja sot.Sot ,shkenca na argumenton se si nji qelizori dhe shume qelizoret u krijuane ne nji kohe.Kjo spjegohet duke hedhur me te drejte shkencen e Darvinit posht.ku,shkenca bazohet te gjetjet e fosileve me nji kohe shume te larget miljona vite,te cilat ekzistojne pa kurrfare evolimi nga gjendja e sotme ne te njejten specie.Deri ketu shume bukur argumenton shkenca.Po vete shkenca na len si shurdhe ashtu dhe qorr pa na argumentue ekzistencen e Zotit.Origjinen dhe perardhjen si dhe krijesen e Tije.Shkurt:argumenton veprat dhe nuk paraqet autorin e veprave. kush ishin te paret e Tije.
Ketu ka mbetur edhe vete feja .Nuk eshte ne gjendje te na argumentojne;Kush dhe si u krijue vete Zoti.
Tani po e ndjekim ekzistencen e Zotit simba besimit fetar:
Pyetjen ma te pare do ja bejsha vete kryeinstitucioneve,kryebosave te fes.Boten e krijoj Zoti.Ok.Po njerzimin kush e krijoj!?Po edhe kete e thojne me bindje se e krijoj Zoti.Une nuk jam dakort.Kam mendimin tim origjinal ne permjet kushteve qe ka vendos vete feja ne BIBEL.Duke u nisur nga Bibla:Zoti krijoj vetem Adamin nga BALTA (Lloqi).Per te mos e len vetem krijoj te kunderten e tije per t’iu pershtatur kerkesave te shikimit,ndigjimit,bisedimit.Kjo krijes ishte femen e krijueme nga nji brinje e krahnorit te Adamit,mashkull.Adami ngelet me nji brije ma pak.Ne fakt nuk ekziston nji munges e tille.Si mashkulli dhe femna kane numer te barabart brinjesh.Une due te di:Ku e gjeti Zoti plotesimin e brinjes tek Adami.
Pyetja eshte kush krijoj njerezimin!?
Njerezimin nuk e krijoj Zoti.Ate e krijoj Luciferri.Ky u fut ne kopeshtin e Adenit(mos u gabofsha) dhe i tha Eves qe ta detyrojne Adamin te haj mollen.Ato e hengren Mollen,u percafuene shume dashnisht,me nji gjume te rehatshem.Gjum nga ku filloj edhe njerezimi.
Shkurt:Zoti krijoj vetem nji qift.Shejtani,krijoj njerezimin.Ndaj dhe bota eshte me shume ngaterresa si dore e shejtanit.Po per boten bimore dhe shtazore, cfare u hanger dhe kush e hengri,ato ne natyre rrijne me miljona vjet nudo.
Nji tjeter nga Bibla.Zoti qe krijoj njeriun e pare mashkull.E krijoj me difekt:Pse do thoni ju!Sepse aty ne bibel vendoset qe te prehet(operohet) organi i mashkullit.Ti hiqet lafsha qe mbulon koken e penisit.Nji nder argumentet se eleminon papastertit,infeksionin.
Shkurt:Zoti duhesh ta krijonte pa lafshe.
Ne bibel kemi edhe fenomenin e INCESTIT.Aty dy motrat vendosin te flejne me baben e tyre.Nji nate njera dhe nji nate tjetra.Me qellimin qe te barrcohen per te lindur djale qe te mos shuhet trashigimia.Babai i tyre nuk ishte si keto te sotmit.Ishte me mend ne koke.Po vajazat e tije,gjeten marifetin ti prisheshin mendjen duke e dehur me vene.Plani u rrealizue me sukses.
Shkurt:ne krye te 9 muajve linden nga nji djale qe krijuene dy fise.etj.etj.
Aty nga fundi i Bibles lind Zefi,femija i 18 i familjes,tepre i zgjuar,dinte te spjegonte endrat .Nga kjo perefitoj te mbijetoj.U ba i madh ne oborrin e nji te madhit.
Marijes ose Zojes Marije i lind djali me fryme shejt(E ngjashme me Klonimin sot),i cili u quajt Krisht.Pra ,krijes e Zotit.Vete Zoti tregon bibla.Babai i tije do jete i ati njeriut qe do ti lulezoj rremi (nji filiz i thate)qe mbanin shume burra ne duar (kuptohemi,jemi me 25 dhejtor,ne hyrje ne dimer)Filizi lulzoi ne duart e Zefit ose per ma teper Shen Jozefit.
Krishti ose Jezukrishti, lindi dhe vete bibla nuk ka kurrfar argumentit ne percaktimet e viteve jetesore.Po nga femije na e paraqet burre me mjekerr dhe mustaqe.
Une nuk kuptoi.Pse u kujtue zoti te krijoje mbas shume miljona vitesh birin e tije.Pse e vetflijoj.Me sa pale mend mbyt birin e deshiruem mbas shume miljona vitesh.etj,etj.
Shkurt:Kjo e ka emnin,Krim mbrenda familjes.
Feja deklaron se cdo gje mbi toke e ne vecanti per jeten e njeriut eshte e shkruar ne diten qe lind e gjithe jeta e tije se si do ta kaloje deri ne vdekje.Pra Zoti i shkruan rriskun e jetes.Kjo asht nji shpikje shume rreaksionare.Me kete feja kerkon qe te pasurit te jetojne te lumnueshem sa te ken ymer mbi toke dhe te varferit te mos guxojne te permiresojne jetesen e te mos i tundojne te pasurit.Zoti ka mendue edhe per ju qe ne jeten e pa sosune do gezonin lumnin e parrizit.
Shkurt:Lumnin e Fosilizmit.
Si cdo gje fillesen e ka me shume mundim e me pak komoditet.
Kur lindi feja kishte shume pak tempuj.Ne ate kohe pa dyshim ka ekzistue mendimi se sa ma shume tempuj aq ma shume njerezimi do te urtesohet,edukohet me afer shejtenimit.Sot mbas 2000 vjetsh,jo vetem qe tempujt u shtuene po njerezimi ka catrifilue krejt kunder, drejt shejtanllekut.Deri dhe vete predikuesit te amshuem,me veprat e tyne vertetojne mos ekzistencen e Zotit.Ne te kunderten nuk do te kryenin seks HOMO me cka nuk e ka dhane as Zoti i tyre.
Perfundimisht.Zoti lindi mbai harresen e perendive pagane.Para 2009 vjetesh.Krijuesi i tije eshte vet (mileti) popujt te pa fuqishem per te mbijetue perpara feneomeneve te pa zgjidheshme te natyres.
Ne tmerrohemi kur bie termet,kur krijohet Tsunami ciklonet,anticiklonet.Permbytje,fundosje etj,etj si po ndodhin edhe jo pak ne vendin ton sot.Pra po ti dinim para se te fillonin keto veprime,fenomene natyrore.Ne do te gjenim te verteten e ekzistences Zot,qe do ishte vete Njeriu.
Pershendetje.Me qyfyre te tjera.Kesaj radhe me kaq.
Zamira
02/04/2009 ne oren 0:52
17XANI ….. UNE NUK JAM E PASUR ?JAM DHE JO E VARFER . BEJ NJI JETE NORMALE ?PA JU KUSHTUAR QEJFEVE ?PA IKUR NEPER VAKANCA ?PA DALE DITE TE SHTUNE DHE TE DIELE. PO NUK KA SE SI MOS TE REAGOI KUR VJEN NJI SHQIPTAR DHE FILLON ME NJI HERE TE NDERTOJE SHTEPI OSE TA BLEJE . NDERKOHE NUK DI GJUHEN ?DHE KA NJI DOKUMENT 3 MUJOR. TANI PERSE ZOTI PASKA MENDUAR KAQ SHUME PER KETE DHE PER MUA JO ? KJO ESHTE BISEDE KOTI ? NQS JE ELBASANLLI ?ATY KISHA MOTREN DHE VELLAIN QE U KTHYE NGA TRIOPOJA . VELLAI ME VDIQ 32 VJEC DHE MOTRA 56 VJEC . TANI RROJ PA SHPRESA ?DHE S4DUA TE RROJ ?SE DHE PERENDINE ?TANI SE BESOJ ? PER TE SHUME HERE
SEC KERKON TE THOTE PO NUK I PERGJIGJEM SE ME MBYTIN LOT . KTHEJ KOKEN MENJANE DHE VESHTROJ PERPJETE?DUKE PERSHPERITUR TE ZOTI I VERTETE!!!!!!!!!!!! KETA JANE NIPER E MBESA. XANI ME BERE TE NDIHEM KEQ NE KETE NATE TE LODHESHME . MGJ A TE PERSHENDES
edi
02/04/2009 ne oren 13:41
18nuk e di naser efendi nese kjo qe ke shkruar eshte nje ender qe e ke pare,apo ndonje halucinacion te perjetuar nga gjendja e transit kur dyndesh me hashash,sepse ne nje pamje te shpejte te iluzionit tend ke nevoje per psikolod ose psikoanalist ose per hoxhe.po te hysh ne analize je rende se kur nje njeri tenton te flase me zotin ne kete menure eshte ne nje gjendje te rende,qe quhet veteinjorim.ti kthehemi shkrimit tend te gjetur,ti ke komentuar trillimin te falsifikuaren ke marre fakte nga e devijuara.ti thua se zoti e krijoi njeriun si kafshe ,se ai nuk e dinte qe eshte njeri.por ne muslimanet e dime qe AI na krijoi njeri ne trup dhe mendje.se ZOTI e ka krijuar njeriun kete shkencerisht nuk e mohon dot kush,per nje univers preciz me ligje te sakta ,per cdo nje qe gjendet ne toke e ne kozmos,ulin koken edhe nobelistet ne kimi fizike e astronomi,por jo ai lloj njeriu si ti,ti don te besh te diturin,te besh emer,ke nje mision qe e ke marre nga idhulli yt,qe ka perdorur edhe te tjere si ti neper shekuj,duke i ndersyer kunder profeteve,por ata jane harruar jane kalbur nga koha dhe toka,dhe kane ngelur profetet dhe misioni i tyre.ti do adresene e ZOTIT,ate e kemi ne muslimanet,e ai eshte namazi, sentenca eshte kurani.kurse ai qe na e ka dhene eshte MUHAMEDI alejhi selam,por ti po ta kesh studiuar kuranin sinqerisht,nuk do i beje keto gafa mendore,sepse je bere si ai budalli qe hodhi nje gur ne lume dhe dhjete te mencur nuk e nxirrnin dot.ai qe e lexon dhe studion kuranin nuk i ben keto gafa,kur ne kuran ka informacion per malet rrotullimin e tokes,embrionologji,majat e gishterinjve, lekuren e gjallesave,mbirjen e fares,edhe shume te tjera,se ky kuran eshte shpallje nga ALLAHU per njeriun,per ate qe don te udhezohet,dhe te jete vertet njeri,jo kafsha qe thua ti.nese ne parajse zoti,paska legjitimuar lakuriqesine dhe pse jo ne toke,kush pengon nenen tende motren vajzen gruan tende te dalin nudo?ti misionin qe ke marre nga satanai,po e ben shume mire,do marresh noten dhjete.dhe pikerisht ashtu do behet me ty,ashtu si do ti,kur te vdesesh,do kesh nje takim special me ZEBANITE xhehenemit,per te te bere gati te japesh llogari para KRIJUESIT tend.pendohu o naser efendi
ervini
02/04/2009 ne oren 14:07
19Me vjen jashtezakonisht keq per gjendjen mjerane qe ndodhet zoteriu Naser Aliu.Un i them se luften me Krijuesin e Gjithesise e ka te humbur qe tani.Un uroj qe te kene sa me pak njerez qe i kane mendimet si ai.E keshilloj ndonese ne distance te lexoj KUR’ANIN famelarte sepse kane qene njerez edhe me te medhenj se Naseri dhe kur e kane lexuar kan mbetur pa fjale.Ky ateist i koheve moderne po ia shtron rrugen vetes qe tani per ne ferr.Pergjigjen e letres se tij do ta marre patjeter dhe pastaj do ta kuptoje edhe adresen e Atij qe po e duron shume pa flakur nga kjo bote sic flaku Indonezianet kur donin ti benin karshillek Atij.Kur te kap zemerimi i Atij nuk ka gje qe ta shpetoje Nasirin.PENDOHU SHPEJT NASER SE ME VONE DO JETE SHUME VONE………..
TRIMI
02/04/2009 ne oren 14:18
20Kur isha ushtar po rrija ne stacionin e trenit ne Fier ne pritje te trenit.M`u qep keq nje arixheshke qe te me hidhte fallin dhe megjithe qe i thosha se une nuk besoj,prape mbrapa meje ,sic e dine vete ato…
Si nuk me bindi per te me marre ndonje lek,me dha nje keshille falas:”…Dhe po nuk e thua me goje,besoje me veten tende,dhe ke per te pare…” Thuaj si te duash po sa here qe permendej zoti mua me kujtohej ajo porosi dhe…dicka besoja!!!Me rrofte emri i bukur qe kam!!!!!
Naser e pelqej shkrimin tend,por mendoj se e ke zgjatur ca si teper.Urime!Nuk po them “zoti”Naser mbasi per vete temen qe po diskutojme mos krijohet ndonje keqkuptim……….. TRIMI
Afrim
02/04/2009 ne oren 18:02
21Z. Aliu,
Perpjekja jote per t’u marre me keto pyetje te rendesishme eshte e lavderueshme. Pavaresisht nga realiteti shoqeror shqiptar, keto pyetje jane themelore per rrugezgjidhjen. E vleresoj iniciativen tuaj.
Fatkeqesisht, artikulli nenkupton pergjigje qe jane krejtesisht te pasakta. Duke filluar nga termat qe perdor (protestant, p.sh.) edhe deri tek pergjigjet e pyetjeve qe ke ngritur - qe realisht ju jep pergjigje vete.
Me fjale te tjera, te ngresh pyetje te mira kur i ke pergjigjet nuk mjafton. Ne fakt as nuk eshte e sinqerte. Sic mund ta kuptosh, ketu nuk behet fjale per dhenien e pergjigjeve te duhura. Por behet fjale per sinqeritetin intelektual te kerkimit tuaj.
Ne kete kontekst, do te theksoja qe pjesa e pare e artikullit tuaj, kur theksoni perpjekjet per te marre pergjigje per pyetjet eshte pak e tepruar. Pyetjet qe drejtoni jane me te thella dhe serioze sesa pergjigjet qe mund te marresh permes emailive dhe komunikimit elektroni.
Shpresoj qe ju po i beni te dyja.
Me respekt, Afrim
Sonila Florjani
02/04/2009 ne oren 21:23
22Naser…te pergezoj qe po mundohesh te gjesh Zotin, por me vjen keq qe menyren qe ke zgjedhur e ke disi perrallore dhe hulumtimet nuk i ke ne baza te forta te realitetit ku jetojme. Zoti, kjo qenie e mbinatyrshme dhe e gjithe fuqishme nuk do te ishte aq i kufizuar sa ta gjeje me nje adrese te thjeshte interneti. nejse. ke shume pika te dobeta te kritikes por po e filloj nga fillimi. Te lutem ndryshoje emrin protestant ne ndoshta protestues sepse Protestant jane ata anetare te Kishes Kristiane, praktikat dhe besimet e te cileve perbejne perioden reformuese te KISHES. Ata pranojne qe Bibla eshte burimi i vetem i te vertetes se Zoti dhe se njerezit jane te shpetuar me ane te besimit (DHE VETEM ME BESIM_JO ME VEPRAT E TYRE). NE se do te ishe protestant do te besoje tek teologjia e shkruar prej te fashmit Luther apo Calvin.
do te besoje ne VEPREN E KRISHTIT dhe dashurine e pafundme te Tij per ty. te uroj qe ky te jete dhe fundi jot; jo pashpresia!!!
zheni
03/04/2009 ne oren 1:18
23Qe ne fillim dua te theksoj bukurine , lekuencen , zgjuarsine e shkrimit tuaj i nderuar z. Aliu. Vetem nje mendje e holle , e ditur, e pa mbuluar nga ferexhete, tyrbet, shamite, qylafet……. mund te kuptojne shkrimin tuaj. Mos u merzit per komente kundre teje se do te ishe duke bere mekat . Ne Zoti keshtu na krijoji dhe na do , te hame njeri tjetrin, te vritemi, deri ne ate pike sa edhe kafshet me te egra te na e kene zili per kafsherine tone. Une e pranoj qe jam ritur ne nje familje intelektualesh ku asnjehere nuk u fol per besimin tek Zoti si nje domosdoshmeri. Por artikullit tend do ti shtoja nje ndodhi nga jeta jone ketu ne emigrim. Me kujtohen ditet e para kur te gjithe si familje emigruam edhe se kjo behej me nje shtrengim zemre per braktisjen e cdo gjeje rreth nesh, Ne ditet e para te qendrimit tone me zi u mesuam me ngjyrat e reja te njerezve qe takonim . Nje dite mamaja ime e lodhur pyet. More femije dini gjesendi se nga e kemi prejardhjen ne . Une me vellane menjehere u pergjigjem Nga Adami dhe Eva. Po cfare ngjyre kishin ata- vazhdoj mamaja ime. Ne nje goje thame Te bardhe. Po kush i krijoi kete zezaket, te verdhet te kafenjte Nuk dinim si te pergjigjeshim Pyetje e veshtire Babaj me te qeshur tha . Zezaket apo edhe te tjeret do te kene qene te pasur si Majkell Xhekson dhe kane nderuar lekuren. Mund te jete e vertete kjo ? Nuke e di . Ju lutem ndimomeni me shpegimin tuaj
besim
03/04/2009 ne oren 4:35
24Z. Aliu,
Po te isha ne vendin tend do te lexoja me kujdes ato rreshta qe petrika ka shkruar.
Po ta kerkosh Zotin me gjithe zemer, do ta gjeni. E verteta eshte se Zoti eshte krijuesi i yne, duam apo sduam ne ky eshte nje fakt i vertete.
Zoti na krijoi qe ne(njerezit) te kemi nje mardhenie me te. Kjo mardhenie u prish nga ne dhe jo nga Zoti. Dhe Zoti perseri mendoi per ne duke derguar Krishtin ne kryq qe te vdese per mekatet tona , qe Zoti te mos shohe mekatet tona, por te shohe gjakune Krishtit, por qe te ndodhe kjo gje, ti ,une e te gjithe njerezit duhet te besojne ne radhe te pare qe Zoti ekziston dhe dyta; qe Zoti eshte i shenjte dhe eshte krijuesi yne, dhe dashuria e tij per ne eshte aq e madhe sa dergoi Krishtin te vdese per ne qe te rindertoje ate mardhenie qe ne (njerezit e prishem, duke mos ju bindur Zotit). Duke besuar me gjithe zemer ne ate qe Krishti beri ne kryq per ty dhe per mua, atehere ne jemi shpetuar dhe do kemi nj jete te perjeteshme ne pranine e Zotit.
Ju inkuaroj te lexoni Biblen, dhe aty do te mesoni per Zotin, dhe dashurine e Tij.
xomi
03/04/2009 ne oren 14:33
25Mendoj se nuk na takon ne qe qe te gjykojme z.Naser. Une vete te kerkoj falje me fytyre te skuqur nga turpi per gjuhen e ashper qe perdora kundrejt teje dhe megjithese nuk heq dore nga mendimi im perseri ju uroj gjithe te mirat. Vetem kisha dicka per te shtuar per pjestaret e blogut.
Eshte e vertete se njerezit spekulojne me besimin e te tjereve deri ne raste delirante. shembull jane levizjet e reja te besimit apo sic quhen New Religious Movements apo kulte. Psh ne Texas ku u vrane gra femije te vegjel te pafajshem, pleq etj. Keto quheshin Davidiane. Apo Moonet, Rajshnishet, Scientologjists apo ata te tjeret e texasit qe nuk jua mbaj mire mend emrin. qe besonin ne ufo dhe pasi u vete-kastruan te gjithe vrane veten ne mase, tjeter ishte dhe rasti i guajanes ku vrane veten 1500 pjesetare duke u helmuar nder ta shume ishin femije te vegjel.Pastaj kemi rastin tone te eleonores apo atij tjetrit te shqises se shtate se nuk e mbaj mend emrin. si dhe qindra te tjere raste. Prandaj Inati im arriti deri aty sa te perdorja nje gjuhe qe nuk desha thjesht duke menduar se ky arsyetim i juaji mund te krijonte nje rryme tjeter mosbesimi ne lexuesit. Keto tema jane shume filozofike dhe pambarim ne te njejten kohe dhe shume te rrezikshme per interpretim.
Shkodra
03/04/2009 ne oren 16:45
26Z.Besim! Loja e Zotit me birin e vet Krisht,eshte nji variant banal.Ai si krijues i plotfuqishe,gjeti variantin ma te ligesht per te ndrequr gabimet tona.Ketu kemi nji pike te dobet qe propganduesit i bejne ne aftesit e Zotit.Si ka mundesi qe Zoti qe krijoj boten dhe njeriun,ti rreshqasin situata duke i dalur jashte dore njerezimi i mbytur me mekate.Krijimi i botes dhe njerezimit eshte e vertetueme para shume miljona vite.Kjo vertetohet nga dizintegrimi i elementeve radioaktive qe perfundojne ne elementin Pb(plumb).Jo vetem kjo por edhe shtresa gjeologjike ku ruhen organizmat e fosilizuara.Deri diten qe lindi Jezusi kemi te bejme me nji civilizim PAGAN ku njeriu han njeriun per te mbijetu.Ku edhe mbas lindjes se Jezusit kinematografia dokumentare na ka paraqitur njerez CULLAK si diten e lindjes,me karroficin te zbuluar.etj,etj.Nga miljona vite deri para 2009 vjet njerezimi jetonte pa faltore,pa mekate.Pra mekatet ia imponuene Zotit qe te lindin Krishtin per ta bere kurban per ne.Zoti i plotfuqishem i bente korigjim punimeve te veta.Shdukte nji pale njerzim mekatenor dhe krijonte nji te ri pa e ven krishtin ne kryq.Bile do ishte shume ma kuptim plote,qe ne,njerezimi te jetonim me njeriun Zot(Jezusin) te pa vdekshem(Zotat nuk vdesin) duke na shoqeruar nga brezi ne brez e me tutje.Do ishte nji faktor i gjalle ne prezencen tone per te na kontrolluar dhe edukuar me virtutet e mira qe deshiron i ati i tije ZOT ne qiell.Rrealiteti tregon te kunderten.Njerezimi sot eshte edhe me mekatnor se para 2009 vjetesh.Njerezit e shkolluar transmetuan shume me teper rromanet erotike ne te gjithe globin se sa biblen qe fillon e mbaron me te njejtin numer rreshtash.Dekameroni u krijue shume vite mbasa vdekjes se Krishtit.Ai ishte i kertylun ne mekate cka Zotit i duhet te rilindin edhe njiher Krishtin vetem per Dekameronin. Nuk pershkrova luftrat historike si mekate,Sakrilegje,mbasi dhe bota shtazore dhe bimore e kryen nji proces te tille,lufte per te mbijetuar.
Kaq edhe per sot. Pershendetje.
xufi
03/04/2009 ne oren 16:47
27Mendoj se nuk na takon ne qe qe te gjykojme z.Naser. Une vete te kerkoj falje me fytyre te skuqur nga turpi per gjuhen e ashper qe perdora kundrejt teje komenti2 dhe megjithese nuk heq dore nga mendimi im perseri ju uroj gjithe te mirat. Vetem kisha dicka per te shtuar per pjestaret e blogut.
Eshte e vertete se njerezit spekulojne me besimin e te tjereve deri ne raste delirante. shembull jane levizjet e reja te besimit apo sic quhen New Religious Movements apo kulte. Psh ne Texas ku u vrane gra femije te vegjel te pafajshem, pleq etj. Keto quheshin Davidiane. Apo Moonet, Rajshnishet, Scientologjists apo ata te tjeret e texasit qe nuk jua mbaj mire mend emrin. qe besonin ne ufo dhe pasi u vete-kastruan te gjithe vrane veten ne mase, tjeter ishte dhe rasti i guajanes ku vrane veten 1500 pjesetare duke u helmuar nder ta shume ishin femije te vegjel.Pastaj kemi rastin tone te eleonores apo atij tjetrit te shqises se shtate se nuk e mbaj mend emrin. si dhe qindra te tjere raste. Prandaj Inati im arriti deri aty sa te perdorja nje gjuhe qe nuk desha thjesht duke menduar se ky arsyetim i juaji mund te krijonte nje rryme tjeter mosbesimi ne lexuesit. Keto tema jane shume filozofike dhe pambarim ne te njejten kohe dhe shume te rrezikshme per interpretim
andrew
03/04/2009 ne oren 16:55
28Shoh se ke arritur ta personifikosh Zotin,biles e ke zbritur ketu poshte nen hijen e rrapit ku shullohet xha Mucua me parine e fshatit…Nuk e di a i poqe kafe a i drodhe duhane por ne muhabet ama mire e bukur qenke shkoqur …
Mirepo nuk te duket se si shume ne qafe i ke rene te bekuarit Zot?!
Te besosh ose jo eshte nje ceshtje thellesisht personale ,per me teper fakultative. Asnje nuk te inpomon per kete.Ne momentin qe e ke bere zgjedhjen tende d.m.th te besosh apo jo ke bere njekohesisht edhe kristalizimin e ndjenjave te tua besimtare ose ateiste gje qe percakton ne nje shkalle te rendesishme se sa eshte e vertete ekzistenca ose jo e Zotit…
Ethem kete duke marre shkas nga aluzioni qe beni per te gjetur rezidencen e adresen e ZOTIT.Nje duzine me email konsumove dhe se fundi kur s’arrite te futeshe ne linje… ju fute mtologjse se personifikimit por edhe kete e ben nepermjet abstragimit…Do te kishe bere mire qe ato email tua kishe derguar dashnoreve te vjetra per te ringjallur romantiken e”KOHES SE BUKUR QE VATE…” e te mos “mekatoje” me retoriken tende akuzuese ne kurriz te te medhitZot…Verej se per juve ekzistenca ose inekzistenca e Zotit eshte njesoj pergjegjese e fajtore per
te gjitha mbrapshtite ne jeten tuaj por edhe te te gjith te tjereve. Nuk e kuptij perse lodhesh kot e shkon kaq larg ,deri tek Eva e Adami per te mallkuar “mollen e ndalueme” thuajse ai mekat eshte pergjegjes edhe per recensionin e sotem qe po kalon ekonomia e planetit….Thua se ne emer te Zotit apo ne emer te kuranit e te bibles grupe te caktara njerzish vrasin e vriten (kujto kamikazet) per hir te vete ZOTIT…Ky eshte vetem nje spekullim barbar ierresires mesjetare te fondamantalizmit fanatik qe ushqehet nga terrorizmi e urrejtja nderfetare…(kujto te pabeset dhe besimtaret e Allahut). As kurani as Bibla nuk predikojne urrejtjen,cmiren ,krimin e fanatizmin …Perkundrazi
nxisin dashurine ,urtesine e solidaritetin mes njerzeve…Verej gjithashtu
perpjekjen tuaj te deshperuar per ta “cmitizuar” Zotin ne permasat e nje keqberesi ne bangon e te akuzuarit te cilin ke vendosur se fundi ta ndeshkosh, ta ironizosh ,ta fyesh dhe kete ne menyre krejt arbitrare.Me kot lodhesh ta stigmatizosh Zotin me vorbuj retorikash naive , me kot lodhesh ta zbresesh deri tek parvazi i dritares tende per ta peshtyre dhe se fundi me kot lodhesh ti nisesh “firmane” ne asgjekundi…Zoti nuk eshte ai qe percepton e “personifikon” ti me klishete e prepotencen tende ,Zoti eshte besimi,edukata,dituria,dashuria,
zemergjeresia,filanthropia,miqesia,perunjesia,thjeshtesia dhe perkushtimi
Zoti eshte misherimi i veprave i moralit njerzor ne jeten tone te perditeshme pa ditirambe e fanfara pa tituj dhe egoizma… Zoti eshte tiposja e shpirtit te lire ne mbreterine e qiejve….Ky eshte perceptimi me i kapshem e me i qenesishem per kedo ; per ate qe e beson dhe per ate qe nuk do ta besoje…Kaq kisha , mos harro tu besh “selam” dashnoreve
akoma duhet ta “vuajne” mungasen tende duke “thurur” ditare kujtimesh si Penelopi qylyma per Odhisene…
fredi
03/04/2009 ne oren 19:05
29Ne nje bashkebisedim me nje mikune tim, per probleme te ndryshme ne vend qe nuk gjejne as pergjigje as zgjidhje me pyeti:Si do tja besh hallit me tej? jU PERGJIGJA DO TE VAZHDOJE? SEPSE JAME STOIK? POR JO NIHILISTE DHE KAME NJE SHPRES TEK ZOTI.kU DO TA GJESHE ZOTIN?
KAME LEXUARE SE NE JERUSALEM ESHTE NJE DREJTORI (DEPARTAMENT)ku NJEREZ NGA E GJITHE BOTA DEPOZITOJNE LETRAT E TYRE NE ADRES TE ZOTIT DHE KAQ.NUK MARRIN PERGJIGJE SI NE SHQIPERI POR ARSHIVOHEN.nUK JU DUKET ME INTERES KJO PUNE??!!!!!!.
NINI
03/04/2009 ne oren 21:50
30Per te gjithe ata qe mendojne se autori i ketij shkrimi nuk beson ne ekzistencen e zotit, me duhet t’ju sqaroj (dhe mbajeni mend prore), qe autori beson ne ekzistencen e tij. E dini perse????? Kur ju i dergoni leter nje miku, mikeje, shoku, shoqeje, a besoni ne ekzistencen e tij/saj??? Patjeter qe besoni, se ndryshe nuk do t’i dergonit leter dikujt qe nuk ekziston. E njejta gje ndodh edhe me autorin e shkrimit: Nese ai nuk do ta besonte ekzistencen e zotit, nuk do t’i niste leter dikujt qe s’ekziston.
Dhe, ju lutem kini durimin per t’i pare gjerat me thellesisht nga sa duken ne siperfaqe.
Per mua ky mbetet nje shkrim thjesht i paarritshem. Dhe une besoj ne zot. Mbetet nje shkrim sa sqarues, aq edhe dilematik. Dhe une besoj ne zot. Mbetet nje shkrim i papershkrueshem. Dhe une besoj ne zot.
sadik emini
04/04/2009 ne oren 16:42
31Gjithmonë më ka impresionuar paraqitja e shkëlqyer që ka bërë Molieri i famshëm Tartufit. Nuk është për tu habitur që në kohën tonë janë shtuar shumë Tartufët (madje të themi më mirë Shën Tartufët). Thuhet se Mosiu iu drejtua Zotit: “Zoti im! Bëji njerëzit që të mos më lëndojnë me fjalë”. Zoti iu përgjigj: “Unë njerëzve nuk ua kam ndaluar fjalët ndaj Vetes Time”. Kthehemi tek Tartufi që këtë rradhë na doli me emrin “Naser Aliu” para ca vitesh na pati dalë me “asgjësikurdielli” , një herë tejtër me “Albani” por Tartufi nuk heq dorë. Duket se të gjithë vrerin dhe të gjithë të vjellurën e ka ndaj besimtarë të besimit islam. Thotë se është protestant (apo thënë më mirë aty ku ai ushqehet dhe paguhet mos të të vijë çudi i dashur lexues kur të dalë me një emër të ndonjë kleriku). Po kalojnë 20 vjet nga rënja e komunizmit por “nostalgjikët e Enverit” dhe shërbëtorët e destabilizimit të harmonisë fetare nuk janë zhdukur. Sipas një thënje duhet 40 vjet që të zhduket një brez.Ndoshta jetojnë që njerëzit të thonë: “Falenderimi i takon Zotit që nuk më ka sprovuar si ata”. Ndoshta jetojnë që tju kujtojnë njerëzve fatkeqësin që solli komunizmi, nëna e tyre e vërtetë që nuk gjeti vend tek të mençurit të cilët pranuan sakrifikimin dhe nuk pranuan të bëjnë rolin e Tartufit si zotëria në fjalë. Zatën, varet se ku ushqehet dhe për kë leh! Për fjalët që ka thënë në lidhej me Zotin dhe duke pasur parasysh prapavijën e tij mendore do të shkonin për shtat fjalët e të intelektualit të madh, mendjes së ndritur H.H.Ali Korça që në vitin 1925 në broshurën e tij brilante: “Bolshevizma, shkatrrimi i njerëzimit” ku thotë për tartufët në përgjithësi dhe tartufin tonë në veçanti: “Komunistët thonë dokrra që nuk i bluan as mokrra”. Do të ishte mëkat të merresh me këtë Tartuf pasi ai vetë e pranon se na paska dashnore (proverbi thotë: “çfarë do të bësh do të gjesh” ). Sepse ne shqiptarët e vërtetë papërjashtim si muslimanë dhe të krishterë nuk i honepsim dot imoralët, madje i përbuzim. Do ishte e kotë të merresh me një palo njeri (është mëkat ta quash njeri pasi ai vetë nuk dëshiron të quhet njeri, do të ishte mirë që për ideologjinë që përfaqëson të mos dilte me emrin “Nasër Aliu” por “Orangutang shimpazeja”, apo “derr qeni”. Sa bukur shprehet se derri është një krijesë e pafajshme sepse në krahasim me tartufin tonë është shumë më i pastër, Tartufi ynë është më poshtë se derri sepse ushqimi i tij është neveria që ka ndaj qenjes “njeri”. Nuk është për tu habitur se fjalët e tij janë të një linje me fjalët e ministrit të Arsimit, a thua vallë se ky qenka një sulm i përbashkët ndaj muslimanëve dhe në veçanti ndaj femrave???
Kthehemi tek “Letra e Tartufit” drejtuar “Zotit të tij” (lexo drejt padronëve të tij)”.
Sa për dijeni të Tartufit dhe Tartufëve të tjerë ne jemi krenar që besojmë dhe jemi të bindur se Zoti na ka krijuar. Dhe më dhembin veshët kur dëgjoj idenë se njeriu qenka krijuar nga majmuni. Nëse ti je i bindur se je krijuar nga kafshët atëherë jemi të qartë se kemi të bëjmë me një kafshë dhe po humbasim kohën duke harxhuar frymën me ty. Unë jam krenar që kam për prindër Adamin dhe Evën ndërsa ti duhet të jesh krenar se ke për prindër (pa dashur të ofendoj prindërit tuaj biologjikë) një prej specieve të majmunëve. Na thua se nuk e dua Parajsën? Dhe themi qetë dhe butë: “Kujt i bëhet vonë”. Se nuk besove zotrote na prish shumë punë, madje edhe “gjumi” natën nuk na ze”.
Ju nostalgjikët e Enverit jeni mësuar me shpifje dhe gatim çorbash me produkte të impotuara që ti leni vend kaosit.
Madje nuk është për tu çuditur që këtë artikull si të gjithë artikujt e tjerë të ketë për qëllim ti rritet prestigji (harron shën Tartufi se prestigji rritet me ndeshmëri, burrërri, besë dhe je me imoralitet, hipokrizi, mashtrim, shpifje). O Zot! Sa shumë i shkojnë veset e liga këtij njeriu! Sa shumë që ngjan me komunistët! Nuk është për tu habitur se besimtarët e çdo feje e kanë të ndaluar të hanë ushqimet e komunistëve (lexo pjelljeve të sistemit të komunizmit).
Tartufi flet për nudizëm në parajsë, nuk e di si mund të flas ai për rrobat kur vetë është i zhveshur. Sipas rrëfimeve fetare Adami dhe Eva nuk kanë qenë të zhveshur. Harron Shën Tartufi se në Parajsën e vërtetë gjithçka është e përsosur dhe Adami dhe Eva ishin të veshur me rroba prej drite. Madje edhe ushqimet që ti i përbuz ato janë të përsosura ku nuk ka asgjë të përbashkët mes emrit dhe esencës së tyre.
Pastaj Shën Tartufi na hiqet si shqiptar; ah, po harrova. Shqiptarë i ushqyer nga bushtra komunsite ruse dhe e inspiruar nga fëmijët e saj (nuk është për tu çuditur se ai të jetë thjeshtë në shqipfolës ose nga ata “shqiptarë” që ushqehen nëpër gjirizet e dashakeqëve të shqipëtarëve”.
Më vjen keq që goja jote e përshtatshme me fjalët që ke thënë të bugojë (term që përdorin të moshuarit për gojët e ndyra) proverbin: “Shtëpia është e Zotit dhe mikut”.
Ky proverb vlen për shqiptarët e vërtetë që betohshin gjithmonë: “Për fe dhe atdhe”.
Ah desh më shpëtoi një detaj: Thua se Zoti na qenka shkaktar për vrasjet në tokë sepse na paska dërguar libra. Po të kujtoj se zoti yt (Darvini me idenë e i tij të evolucionit, se tek e fundit ka të drejtë ti ke evoluar, nga njeri je bërë kafshë dhe nga kafshë je bërë asgjë) shkaktoi luftën e parë botërore dhe luftën e dytë. E di se gëzohesh kur shikon që njerëzit vriten sepse të duhen për statistika, kurse në fetë qiellore jeta ëshë e shejntë dhe e shtrenjtë.
Thua se mollat të japin neveri, nuk është për tu çuditur, molla është e natyrshme ndërsa ti je artificial, morali për ty është sëmundje, ndërsa e neveritura është moral.
Adami dhe Eva nuk u dërguan në parajsë për të jetuar përgjithmonë por që të njihnin vendbanimin e tyre të përhershëm.
Harrova të të them se parajsa nuk është ajo që mendon ti Tartuf, ndoshta shtëpia dhe shoqëria ku banon ti është ashtu siç e mendon ti parajsën, ndoshta ti dhe soji yt lëvizni nudo nëpër shtëpi, ku shthyret mendja jote me pervesitëtin mendor. Thua se heq dorë publikisht nga parajsa, je vonë tepër vonë se nga ajo “zotërit e tu” (Darvini, Lenini, Stalini, Enveri, shejtani) kanë hequr dorë me kohë.
O Zot! Na ruaj nga komunistët dhe pjellja e tyre.
albina
05/04/2009 ne oren 20:01
32hm nuk di qte them kur lexoi komentet e shumta ketu ,,o zot ,krijuesi i tokes qiellit gjithqkaje qe ndodhet mbi tok dhe nen tok, krijuesi i universit mbare,, na fal per gabimet qe bejme, disa flasin shajne,poshterojne njeri tjetrin dhe kete e bejn nga padituria ,,fali mekatet tona o zot ,,sepse perpara tejet askush sesht perfekt ,, jemi ne ditet e fundit besoi se kjo kuptohet nga profecit e permbushura ,,,mos mendoni se dikush esht me i mir se tjetri ,,perpara tij jemi si dele te humbura ,,u befte vullneti yt si ne qiell dhe ne tok, ardht mbreteria jote dhe mbreterofte zemrat tona ,,,amin ,,,,jepni dashuri o njerez ,,,duajini prinderit tuaj ,,vellezerit motrat ,,,falni miresi se zoti esht shum pran nesh ,,,paqja qofte me ju te gjith ,,,kush do ta deshironte jeten ,,si nje lum te rrjedhshem ,te trubullt ,qe kurr ska ndalim paqe vetem paqe ashtu si lumi i qet me uj te kulluar ,i paster si pasqyra ,,,,,paqja qoft me ju te gjith miresia mbuloft gjithkend ,,,,dhe prania e zotit qoft ne gjdo hap te jetes se gjithsecilit ,,,vullneti i zoti u beft si ne qiell dhe ne tok amin ,me dashuri per ju paqe gjithmon
anila
06/04/2009 ne oren 4:39
33Njeriu duhet te besoje ne ZOT, ne menyre qe te gezoje shendet mendor dhe fizik. Ne te kundert do te zhytet ne llumin e depresionit qe jep jeta e perditshme ose do perfundoje duke kryer thejsht nje process biologjik vegjetativ.
Daniel Gàzulli
06/04/2009 ne oren 8:44
34Padituria
Eshte nje gjesend: te paditurit kane guximin qe rrjedh pre paditurise se tyre; kane, pra, guximin te japin gjykim mbi te gjithe e mbi gjithçka. Ka ndodhe keshtu nder shekuj. Veçse mandej, kuptohet, “veprat e tyre” “mburravece e llafazane”, humbasin pa lene kurrefare gjurme.
Lum ata per paditurine e tyre!
Daniel Gàzuòòi
EDI
06/04/2009 ne oren 15:13
35une me lart e kritikova me satire naserin,ndoshta edhe u nxitova,por isha i detyruar,sepse,si mundet nje njeri me kete emer,te ofendoje besimtaret,se sa per ZOTIN,AI e zgjidh vete kete pune,si?dike e lene edhe me tej ne humbje ate,edhe pse atij i ka ardhur e verteta nga te gjitha krahet,se naseri nga ato qe ka shkruar tregon se eshte nje person inteligjent,studioz,por e keqperdor mendjen.dhe me shume se sa te na provokoje ne besimtareve,gje tjeter nuk ka mundesi te beje.ISLAMIN e KUR’ANIN, e ka marre ne mbrojtjr vete ZOTI,qe te jete sa te ekzistoje toka e qiejt,qe kushdo te jete i udhezuar ta studioje,edhe pse sulmohet,shahet,fyhet dhe nuk pasohet kjo fe,dhe muslimanet jane ne nje gjendje kotjeje e pergjumjeje.i DERGUARI na ka lajmeruar,per kete kohe kur tha;do tju sulen jomuslimanet si egersirat rreth mishit e do tju copetojne,shoket i thane,;ne atehere do jemi pak ?ai tha;jo do jeni shume,por si shkuma e detit.kush deshiron e gjen udhezimin.naseri kete e di,por e mohon
Shkodra
06/04/2009 ne oren 16:47
36Meqe Zoti krijoj boten.Krijoj dhe njeriun.Keshtu thoni ju qe i besoni.Tashti kush me jep pergjigjen:
A ka mbaruar krijesa e botes apo vazhdon pa nderpreje?!
Njerezit i krijon me pakice.Nga nji per lindje.Mjaft raste i merr me shumice.Mos ka gabue ne krijesen e vet dhe ben korigjime?! A thue se edhe Zoti perdor BILANCIN.Nese po,kush e kontrollon?! per humbje e fitime ne bilanc.
Donika
06/04/2009 ne oren 17:17
37Te gjithe kemi deshire ti shkruajme leter zotit dhe me pas te denohen mashtruesit vrasesit trafikantet pushtetaret e implikuar neper droga mafje e trafiqe .Por nje gje pyes :A i shikon zoti keta bandita qe po mjerojne popullin shqipetar si nga e majta si nga e djathta ???? Kur vellain tim e vrane se tha nje te vertete per trafikun e armeve dhe ja mbuluan ne aksident ate mengjez kurre ne jeten time nuk kisha degjuar te shtenen e bubullimes qe rra nga qielli .Dhe zotit i erdhi keq per vrasjen e ketij jetimi si dhe qe e vrane ne moshe te Ne re gull zoti thashe gjemoi dhe zoti do ti nxjere kriminelet .POR me sa shikoj zoti nuk beri gje kriminelet pushtetar te brendeshem e te jashtem po bredhin po hane e po pine .Per kete pyes a ka zot ?????? A del ndonje here e drejta ???? oyes e pyes dhe nuk marr pergjigje .VRASJEN E TREBICKES E MBYLLEN ME AKSIDENT KJO ESHTE METODA E RRE E MAFJES SHQIPETARE .NUK DUA TE DI KUSH E VRAVI SE KUSH E VRAVI DEL ME NJE ANALIZE TE THJESHTE . KUSH ISHTE NE KETE RRETH KUJT I INTERESONTE ZHDUKJA E KETIJ DESHMITARI DHE FEMIJES SE MEDIUT TI A TREGOSH SI PERALLE DO TA JAPE PERGJIGJEN .SIGURISHT MEDI DHE SALI SKANE QENE VETEM ATE DIKUSH FORCE E MADHE MAFJOZE KA URDHERUAR POR MEDIU E KA EGZEKUTUAR .PSE INA KODOSHIA E MBYLL KETE KAPITULL????INA CILET QEVERITAR TE JASHTEM E TE BRENDESHEM KAN LUAJTUR ME TRAFIKUN E ARRMEVE GJEJE SE TI JE PROKURRORE
Shkodra
06/04/2009 ne oren 17:30
38Feja dhe Shkenca Deklarojne:Asgje nuk behet jasht vullnetit te Zotit.
Termetin ne Itali,kush e krijoj!?Po do thoni,per ato qe shpetojne:I shpetoi Zoti.Ok,Pergjigja.Po pse i shpeton Zoti,kur i degdise nen rrenoja.Pse nuk i paralajmeroi para se te ndodhte qe ne te bindemi se i shpetoi me te vertet ZOTI.A po dhe Zoti nuk i del puneve para por si njeriu gjithnje mbrapa.A po edhe Zoti nuk din se kujt t’ia ndreq e kujt t’ia prish.
Njerezimi per t’iu largue friges,ka krijuar nji figure abstrakte me emrin ZOT, per tu mbrojte nga mungesa e aftesise se trunit,ndaj fenomeneve natyrore te pa parashikuara.
xufi
06/04/2009 ne oren 17:36
39te lutem mos i kopjoni mendimet e te tjereve sepse nuk eshte etike flas per komentin 33. Jam i detyruar ta bashkoj xoni dhe xufi.
xoni
06/04/2009 ne oren 18:22
40Disa komente jane shume te gjata dhe nuk besoj se terheqin shume vemendje. Nje keshille per sterholluesit e mendimeve. Ju lutem behuni me koncize dhe te qarte per anetaret e tjere te blogut. Anila mos kopjo mendimet te lutem
Z.alias NASER ALIU edhe nje here permes komentit tim 27 ju kerkoj te falur per gjuhen jo te zgjedhur te perdorur.
Falemiderit dhe blog te kendshem
myvela dervishaj
08/04/2009 ne oren 0:24
41I Lavderuar qofte ZOTI qe nuk ndermerr menjehere masa ndeshkuese kunder zullumqareve,perndryshe nuk do te mbetej kush gjalle mbi toke,por derisa AI eshte fuqiplote i pavarur,ate mase ndeshkuese e merr kur te doje ,andaj ka caktuar afatin prej te cilit nuk mund te iket.
ne diten e gjykimit secili njeri do te jete i angazhuar vetem me ceshtjen e vet,e nuk i bie nderment per asnje tjeter.
ZOTIe di mire se kush do te besoje e kush jo
jobesimtaret kerkojne mrekulli konkrete.njeriun e dalloi ZOTI prej gjallesave te tjera,e kur ai e gjeti edhe rrugen e drejte ,u be me i lavdishem se krijesat e tjera.armiqesia e shejtanit kunder njerezve eshte e pranishme prej Adamit,kur beri kryelartesi dhe per ate shkak u perjashtua prej meshires se ZOTIT ,por u betua se do perpiqet t’u hakmerret njerezve sa te egzistoj jeta.ZOTI i dha leje te veproje duke i thene se njerezit e sinqerte ndaj MEJE,une i mbroj ,
eshte karakteristike se njerezit shkojne pas mesimeve te dreqit ,por kur e verejne rrezikun se do te shkaterohen ata i harojne te gjitha ato mesime dhe adhurima te gabuara e i drejtohen ZOTIT sepse e dine se vetem Ai mund t’i shpetoje por sa te clirohen e vazhdojne mbrapshine e tyre ,e nuk mendojne se Zoti i ka ne dore dhe kur te doje i shkateron.
bukurite e kesaj bote jane sprove per njrez,se cili prej tyre do te shfrytezoje ne menyre te njerezishme ,i cili do te kaloje kufijte pas tyre,e dihet se te gjithe keto stoli te tokes nje dite do te asgjesohen ,e toka do te mbetet viran.
ti naser alia vazhdo te mbetesh protestant,vazhdo te protestosh ,siduket zgjuarsia jote ka mbushur kupen e trurit tend sa ke filluar ta derdhesh duke e deklaruar hapur kete fatkeqsi tenden .
ZOTI e ka bere njeriun te perkryer , me mendje ,sy ,vesh trup .mesaduket t’i ke mbetur njeri pa tru ,per ket arsye ke shkruar ato budallalleqe .ndoshta nje dite do pendohesh por do jete vone.
Artani
08/04/2009 ne oren 2:43
42Fakti qe shkrimi nxit kaq shume komente eshte domethenes.Fakti qe dikush e drejton te lexoje Kuranin e dikush tjeter Biblen,dikush e pelqen e dikush e meshiron,dikush e kundershton e nje tjeter shpalos dyshimet e tij,njeri e quan pagan apo ateist e tjetri satan tregon,per mendimin tim, se qe te gjithe jane te “prekur” nga cinizmi i autorit.Duam apo nuk duam ne autori na kujton pyetjet pa pergjigje qe ka nje pjese apo besimin qe ka nje pjese tjeter qe mendon se i ka pergjigjet ose qe nuk ka nevoje fare per to.
Natyrisht qe Z.Naser nuk eshte i pari i ketij lloji dhe as i fundit,dhe megjithese edhe une nuk jam teresisht dakort me te(dhe s’ka si te jete ndryshe) e pergezoj.Ajo qe me shtyu te shkruaj sot nuk ishte shkrimi,por reagimi.
Sot eshte e veshtire te thuash gje te re,por kjo nuk do te thote qe tani te gjithe te heshtin e te thyejne penat se te gjitha na jane thene nga te mencurit,librat e shenjte.Puna eshte se qofte te mencurit,qofte librat e shenjte kane aftesine te rrembejne mendjet dhe shpirterat e njerezve qe per pasoje besojne se dija qe kane eshte ajo e verteta, absolutja.Dhe me besimet s’behet shaka se fundja ne ta gjithe besojme ne dicka qe mendojme se eshte e vertete dhe prandaj ne te tilla raste rriten tonet e arrihet deri ne kacafytje.Si perfundim,pa qene aspak origjinal,do te sugjeroja qe ne si shqiptare ne te gjitha rastet e besimit,per kedo qe besojme te kemi besim dyshues.Vetem keshtu do jemi me te qete,me perfshires,mendues,buzeqeshes pse jo edhe cinike.
Pershendetje Artani
Martin Roci
08/04/2009 ne oren 12:15
43Une duke lexuar te tilla komente bindem edhe me teper qe fete jane si xixellonjat, per te ndricuar kane nevoje per erresire…
Dhe kete erresire arrij ta dalloj shume lehte permes komenteve…
Une shoh perhere e me shume se e shenjta eshte teresisht njerezore dhe hyjnorja eshte teresisht djallezore.
P.s Hyjnore ne fillimet e saj nuk ka nenkuptuar profanen, te mbinatyrshmen, por ujesite…
Keto dije astronomike u keqinterpretuan me qellim per te mbledhur njerezit si delet dhe per ti derguan ne qellime te ndryshme dashakeqese.
FEJA eshte INJORANCE !
Per te besuar tek zoti nuk nevojitet dija, perkundrazi perben pengese. Gjithe te mirat ,njerez te rritur, me shoke imagjinore !
Flutura
09/04/2009 ne oren 8:48
44Une besoj qe Zoti na ka lene te lire, te themi mendimin tone, te veprojme si pas tekave tona, ti besojme apo mos ti besojme Atij. Une personalisht besoj te Liria qe kam per te mesuar, dyshuar, besuar. Ne kete hapesire, rritem, ndryshoj…veproj mbi mjedisin ku jetoj..
Zoti Ali ka lirine te protestoje dhe vepron. Shume mire Zoti Ali… Kam disa pyetje per kete veprimin tend. Nuk e ke di se cfare te shtyri te shkruash nje artikull te tille, shpresoj qe gjerat te shkojne mire ne familjen tende. A e mendove para se ta publikosh, per te gjithe ne njerezit e vegjel qe jetojne ne toke qe kemi nevoje te besojme ne dicka per te qendruar ne kembe dhe ti mund te na rrezosh?
Ti je lire te dyshosh, te protestosh, te mendosh, te ndertosh, te shkaterrosh. A je i lire te jesh i pergjegjshem?
Tek shkrimi yt nuk gjeta asnje fije shprese ku te humburit mund te kapen… vetem shkretetire te perzier me nje zgjuarsi te inatosur. Edhe njehere uroj qe gjerat te shkojne mire ne jeten tuaj personale.
Zamira
09/04/2009 ne oren 10:41
45E O ZOT ?TE QOFSHA FALE,BERE CUPE DHE BERE DJALE? BERE E CNUKU KE BERE ?BERE BOTEN TE TERE?BERE GREP EDHE GJILPERE?BERE DERRIN DHE ARINE ? BERE OBORRIN DHE SHTEPINE,THEMELOVE DHE PARTINE ,NA GJETE DHE JUZEFINE ,PASUROVE DROGAXHINE? NA LIDHE ME ITALINE ? NA PERHAPE NEPER BOTE ? KU DHE QENTE KANE 1 ZOT? PO TANI CDO NA BESH VALLE? DO NA VRASESH TE GJALLE? NE MEMEDHE NUK KEMI ? JEMI NE KETA QE JEMI ? VAJTE BERE DEREZINE ? KU E GJETE MO SALINE. ;;;;; TANI NUK DUA TE RROJ ?SE DHE BOTEN PO SHIKOJ ?MORA VESH CESTE PASURI ?MORA VESH CESHTE URTESIA MORA VESH CESHTE KRENARIA? MORA VESH CESHTE KURVERIA. IK O ZOT SE S’TE BESOJ ?MBASE TI KE EGZISTUAR? SALIU TE KA EKZEKUTUAR. NDAJ TI NDIHESH I VETMUAR? DHE NA LE NE DUKE VUAR. dhe po je qofsh me shendet per bandat kriminelet hajdutet persekutoret te keqinjte CDO NJERI PER VETE ?ZOTI PER TE GJITHE!!!!!!!!pffffffffffffffffffffffffffffffffffffffff
Mark
09/04/2009 ne oren 18:29
46Nje i marr hedh nje gure ne pus,shkojn te mencurit per ta nxierr e nuk munden. Mire ky qe e ka shkruar,po te tjert pse merren me cfar ka shkruar.Te besosh eshte mire,po duhet patur para sysh se eshte edhe pa shpenzim.Vepro ashtu sic kan ber te paret tane.
besjon zenelaj
10/04/2009 ne oren 9:26
47Tre gjera jane te deshtuara dhe kane gjetur pranim ne logjiken e shendoshe te popullit shqiptar, teoria e evolucionit, komunizmi, dhe “te jetosh ne ishull” i zotit Blushi.
Me lejoni te citoj diçka nga te tre.
A- Te gjitha qeniet e gjalla kane evoluar,thoshte Darvin,por nje dukuri shume te thjeshte siç jane instiktet nuk i gjente dot shpjegim.
B- Komunizmi thoshte se partia eshte mbi te gjitha dhe duam s’duam e shkaterroi shoqerine shqiptare per 50 vjet me rradhe e pasojat po i vuajm edhe sot.
C-”Perendia nuk jeton pa njerez kurse njeriu jeton pa perendi” ; “Po te mos mendojne njerezit nuk do te kishte perendi”(marre naga libri i siperpermendur.
Ju lutem, ashtu siç pranojme demokracine dhe nuk mund te ecim ne nje vije anti-me te, ashtu te perpiqemi te mos perpelitemi ne ujrat e ideologjive qe shkatrrojne qyteterimet.
Sdq seicili ka mendimin e tij dhe mund ta thote lirisht, le ta thote dhe duhet ta thote sepse Zoti i madheruar i ka dhene mekembesit te vet ne toke MENDJEN.
Engjejt nuk kane epshe, kafshet nuk kane mendje;njeriu i ka te dyja.
Me nje personalitet dhe me dashurine per ate qe na rrethon mund te kalojme me lart se engjejt,ndersa me nje personalitet egoist e perçmues ndaj gjithçkaje mund te biem me poshte se kafshet.
Me respekt Besjon Zenelaj.
besimi
10/04/2009 ne oren 10:40
48Mendimi im eshte qe zoti ekziston. Mire eshte qe ti lutesh zotit por duhet marre parasysh qe te arrish synimet tua ne jete vetem te lutesh nuk mjafton. Me kujtohet nje here kur takova nje klerik musliman dhe me tha qe kish shum besim ne zot saqe gjith kohen lutej qe tia sillte nje thes me flori. Por qe akoma se kish marr dhe se kishte fillu me hup pak besimin ne zot. I thash qe nuk mjafton vetem te lutesh se zoti thot ti te besh pak dhe se te tjerat ti bej une. Do te thote qe ne duhet te marrim iniciativen, te angazhohemi shum per ate qe duam te arrijme dhe qe me kalimin e kohes arrin ate qe ke pas synim. pra lutja jote realizohet.
Te kerkosh zotin nje gje duhet te kesh parasysh. Zoti ka qene dhe asht ne kerkim. Eshte dija. Me kuptimin qe njerezit duke kerkuar kane arritur qe te dine dicka. Por qe dija ska mbarim. Duke pare shekujt e kaluar shikon se si gjerat kane ndryshuar. Jane avancuar. Njerezit kane arrite, kane zbuluar dicka. Edhe brezat e ardhshem do te marrin te njejtin drejtim. Pra do te zbulojne dicka qe zoti e ka kriju por qe ne nuk kemi ditur. Cdo gje e ka nje krijese dhe ne si njerez e quajme zot. Te arrish dicka duhet ta kerkosh por qe krijesat e zotit skane mbarim dhe ne si njerez nuk ndalojme se kerkuari. Ju pershendes te gjithve.
xoni
13/04/2009 ne oren 22:11
49besjon/blushi me lejo te te korrigjoj.
1. ti thua se instiktet nuk kane evoluar-wrong psh ti nuk do te shkoje me nje femer te piste qe qelbej era te pegera te palare e te pakrehur po doje nje te bukur te hajthme te paster e te rregullt qe te mund te ciftoheshe.
2.ti thua se komunizmi e shkaterroi shoqerine shqiptare-Wrong. Komunizmi e ngriti ate ne nje stad me te larte. Nga 900 mije fshatare e cobenj te pashkolluar e analfabete nxorri priderit e tu me fakultet qe te pollen ty.etj etj
3. e sa per ate qe engjejt nuk kane epshe apo se kafshet nuk kane mendje ate se dime akoma as une as ti as blushi.
te lutem mos cito ata qe nuk kane rendesi sa per te tjerat ke te drejte .
FLM
INDRITI
18/04/2009 ne oren 1:32
50PERSHENDETJE! SEPARI DO TJU SUGJEROJA QE MOS TE MERREMI ME KESILLOJ NJERZISH SI PUNA E NASERIT.DHE KOMENTI MI QE I BEJ KETIJE ZOTERISE ESHTE QE TE SHKOJE DHE TE VIZITOHET TE NJE PSIKOLOG SEPSE QENA NE GJENDE SHUME TE RENDE PSIGJIKE,KU E MERR GUXIMIN KY NJERI QE TE FLASIN KESHTU O VELLEZER.ME DUKET SHUME ABSURDE PER ATA NJEREZ QEE MOHOJNE ZOTIN QOFTE NASERI APO EDHE DISA TE TJERE QE I MBAJNE ANEN NASERIT,SICISHTE EDHE ZAMIRA QE E PERKRAHTE SHUME DHE DISA TE TJERE,O NJEREZ PO A SE DINI SEZOTI I KA TREGUA NJERIUT TE MIREN EDHE TE KEQEN ZOTI E KA LANE NJERIUN E LIRE QE TE BEJE CFARE TE DOJE,DHE CDO KUSH DO TE GJYKOHET SI PER TE MIREN ASHTU EDHE PER TE KEQEN,O NJEREZ PO A E DINI SE KJO JETE ESHTE VETEM NJE PROVE E ASGJE ME TEPER I LUMI AJ QE E KALON PROVIMIN,DHE I MJERI AJE QE DO TE MESE,DHE SE FUNDI DO T’JU THOJA NASERIT ZAMIRES DHE TE TJERVE QE E MOHOJNE ZOTIN.CI TI KERKOJNE FALJE ZOTIT SA MA PARE QE TE JETE E MUNDUR.LUTNJU QE TANI SEPSE ZOTI ESHTE SHUME TOLERNT DH JU FALE SE PER NDRYSHE KUR TA KUPTONI GABIMIN KA PER TE QENE SHUME VONE PER JU.SEPSE EDHE JEZUKRISHTI KA THENE KURE E KANE GOZHDUA EN KRYQ FALI O ZOT SEPSE NUK DINE SE C’FARE BEJNE.ZOTI NA BEKOFTE TE GJITHEVE EDHE JU QE NUK E BESONI.
FRANI
18/04/2009 ne oren 1:49
51o vedhezer e motra,po mos u merrni me kesi lloje njerzish si puna e naserit dhe e zamires,dhe te gjithe atyre qe e mohojne zotin sepse pergjigjen do ta marrin nga vete i gjithe pushtetshmi dhe i madhi ZOT.O Zot na fale se jemi tu te marre si shume neper goj prandaje te lutem qe te na falish.
NB
24/04/2009 ne oren 3:13
52PERGJIGJEN KENI ME MAR N’DITEN E GJYKIMIT
albiana
07/05/2009 ne oren 13:18
53une mendoj se zoti i sheh te gjitha madje kut bejme nje levizje ndihma qe mund te na vie nga ZOTI nuk mund ta merr askush ate fat qe ta ka shkruar zoti do ta kesh keshtu qe mos dyshoni se zoti ben mrekulli qe nuk mendojme ne momentet e veshtira lutu lutja te ndihmon shumm mos harro beso ne zot sepse zoti eshte ai qe te fali dhe do te marr zoti ti merr njerzit me te dashur sepse ai ka nevoje per njerzit me te mire ne jemi krijesa zoti na fali dhe do na marr
hadi feri
12/08/2009 ne oren 17:05
54Hëmm,sipas emrit e edhe mbiemrit duhesh të jesh musliman ,ndërsa, sipas pohimit tënd jeni protestan.Po ju lëmë si protestan,s’prish punë fare. Shihet se jeni konvertuar në protestan me qëllim të caktuar.Vazhdojeni aktivitetin tuaj edhe ata pak minuta të jete,se padyshym,adresen e Zotit ke për ta gjetur shumë shpejtë ,ama në momentin kur do ta mësoni ate,do të kërkoni pak kohë për ta korrigjuar këtë letër, por do të jetë shumë vonë.
Kaq.
bato
16/08/2009 ne oren 7:17
55AI QE NUK DI ,DHE NUK DI PSE NUK DI ,ESHTE I MARRE
LARGOHU PREJ TIJ
cani
16/08/2009 ne oren 15:48
56njeriu eshte armik i gjerave qe nuk i njeh.
Kroi i Mares
22/09/2009 ne oren 0:53
57Zoteri Aliu,une e di se Ju jeni ne kerkim te perhershem te asaje qe per Njeriun eshte e paarriteshme,kete e kuptova nga shkrimi Juaj.Por ate qe kerkoni nuk do ta gjeni kurre,leriani Zotit se vetem Ai e din.Qe te jeni Ateist eshte e drejta e juaj,ju vete e keni zgjedhur kete rruge,por Ju edhe mund te ndryshoni,dhe te besoni ne Zote,e kane bere shume Ateiste te tjere.Liria ne media eshte nje nga shtyllat e Demokracise,por kur kjo liri kapercen te ashtuquajteren Njerezoren nuk eshte e preferueshme.Ju nuk e beni kete,Ju hidhni vetem fije te forta dyshimi.Por ceshte besimi ne Zote per njeriun e thjeshte,pergjigjen do ta merrja nga Bibla,citoj(ate qe ske deshire te ta beje dikush Ty,mos ja beje Tjetrit).Pra ti bejme nje analize te vogel kesaj thenjeje te Pavdekeshme.Ti nuk ke qejf te te beje dikush dicka te keqe,as Ti mos i beje Dikuje dicka te keqe,kjo perfshine cdo aspekt te jetes,psh,qe nga perdhunimet dhe mashtrimet seksuale e deri te krimet e ndryshme,vjdhjet,plagosjet,apo vrasjet.Mendimi pozitiv ne besimin ne Zot,duhet te jete gjithmone i pranishem,dhe nga fjalet te kalohet ne vepra,ne ndihmen e arsyeshme per Ata qe kane nevoje.Dhe per fund per sot ne lidhje me kete teme,besimi i patundur ne Zot eshte i preferuar nga ana imi per te gjithe Njerezit.
Kroi i Mares
22/09/2009 ne oren 13:41
58Ti kthehemi edhe nje here kesaj teme.Ne fillimet e hershme,Zoti i la te lire njerezit te besonin apo jo,dhe kjo eshte edhe sot e pranishme.Njerezit jetonin ne menyre primitive,ne kope si kafshet pa rregulla shoqerore apo morali.Qellimi kryesore i tyre ishte ushqimi,as qe behej fjale per te tjerat,egzistonte edhe incesti.Pas deshtimeve te njepasnjeshme,urise,vdekjeve nga luftimet ndermjet Tyre,kataklizmave Natyrore,si vullkaneve,termeteve,permbytjeve,e tjer,nje pjese e Tyre filluan ti ktheheshin besimit ne Zote.Me kalimin e kohes linden edhe librat e pare te shenjet,ne te gjitha fete,si dhe rregullat qe duhej ndjekur Shoqerore.Ata qe nuk zbatonin Ligjet,denoheshin ne menyre te merituar,eshte edhe sot keshtu.Dhe ata qe besonin ne Zote filluan te shtoheshin,dhe lulja e Verdhe Diellore,filloi te lulezonte edhe aty ku dkush nuk e besonte.Te gjitha krimet denoheshin,si dhe incesti ne menyre te pameshireshme denohej dhe denohet edhe sot.Pra shume nga NJEREZIT ju kthyen besimit ne Zote.Te ndalemi pak tek Njerezit,kush jane Ata,a jemi vetem ne Shqipetaret?Fjala njerezit perdoret shpesh nga predikuesit e Fese,si Rabini,Hogja Prifti.Njerezit jane te gjithe,jemi ne Shqipetaret,Romet,Iranjanet,Amerikanet,Serbet,Gjermanet,Jane ata qe lindin nga martesat e perziera,psh te nje Shqipetareje me nje Europian Afrikan,apo Aziatik,dhe anasjelltas.Ai qe beson ne Zote i Akcepton te gjithe Njerezit,pa marre parasyshe,Ngjyren,Nacionin,Fene e tjer e tjer.Nje apel per predikuesit e Feve,si Hogjen,apo Prftin,gjate predikimeve tek Njerezit,te predikojne me ndjenja,pasi nga ajo pune edhe jetojne,Predikimi siperperfaqesore,bjen edhe besimin siperperfaqesore,Predikimi me Ndjenja dhe sqarimi i vlerave te Brendeshme tek Njerezit,bjen edhe Besimin ne vlerat e brendeshme dhe me Ndjenja tek Zoti.
alba
01/10/2009 ne oren 3:36
59zoti egziston dhe eshte shum pran nesh ,,kam lexuar biblen dy here dhe te gjitha profecit jan permbushur ,,prandaj ai njeri qe nuk beson ne zot ,,,mjere ai ,,,mbase te gjith keni lexuar ,,,ku jesus ngjalli te vdekurit ,,,lum kush beson ne zot se dita e tij po vjen ,,profecia e fundit thote termete do te kete ne te gjitha cepet e botes ,,vdekje sa as neper luftera skan qen vdekje te tilla ,,semundje te pasherueshme ,qe askush nuk e zbuloi sherimin e tyre ,,,,,,lutuni o njerez ,,lavderoni zotin falenderoni zotin per te mirat qe keni ,,nese me afrohesh ka thene ,,do ecesh ne parajse me mua ,,,kush nuk do ta enderronte parajsen ,,thuame ,askush se di diten e ardhjes se tij ,zoti qoft me ne amin
Paqesori
16/10/2009 ne oren 13:37
60Per te gjithe Ata qe ndjehen te pasigurte ne Egzistencen e ZOTIT,do te deshiroja qe te lexojne FJALET e URETA te BIBLES!Te Krishteret por edhe Myslimanet si edhe te Tjere,qe besojne me te VERTETE ne ZOTE jane Njerez PAQESORE,por te jeshe Paqesore nuk do te thote qe te mos Mbrohesh nga e keqja,Gabojne ata qe mendojne se te Krishteret dhe Muslimanet si dhe te Tjeret qe besojne me te Vertete ne ZOTE nuk mbrohen nga e Keqja!!!!!Ju qe e lexoni tani kete koment,qofshi I Krishtere apo Mysliman apo edhe Tjeterqfare dhe qe nuk jeni i sigurte ne egzistencen e ZOTIT lexoni ju lutem FJALET e URTA te BIBLES,dhe te jeni i sigurte qe nuk kam pretendime misionimi,perkundrazi besoj se do te ju vleje!Dhe ne qofte se nuk i kuptoni ata,pra FJALET e URTA te BIBLES perseriteni leximin derisa ti kuptoni,ose thene me ndryshe derisa te rregjistrohen ne Trurin Tuaj!
Kroi i Mares
16/10/2009 ne oren 16:22
61E lexova me rrespekt komentin nga Paqesori.Kam shkruar dy komente ne lidhje me artikullin e zoteri Naser Aliu,dhe i qendroj bindeshem atyre qe kam shkruar!Ka shume komente qe me pelqejne,dhe ka edhe komente qe nuk me pelqejne,por komenti nga Paqesori me pelqeu me te vertete!
Lidhja RSS per komentet
Jepni komentin tuaj
Komentet e fundit
Shkrimet e fundit
Shkrimet me te komentuara
Autoret e blogut
Kategorite
Arkivi
Link
Lidhjet
Shkrimet e fundit
Komentet e fundit
Shkrimet me te komentuara
- Shekulli Online - Shekulli Blog