FABIO MINI*
NATO si aleancë transatlantike mes vendeve të lira, me dinjitet dhe fuqi të njëjtë, me të njëjtat interesa dhe të njëtat vlera për të mbrojtur, nuk egziston. Kam dyshimin se nuk ka egzistuar kurrë. NATO gjithnjë e më shumë po shfaqet si diçka që mbahet në këmbë me mundim. Dyshimi ka nisur të marrë udhë me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe shkrirjes së Paktit të Varshavës.
Për vite kishim menduar që ndërsa në Perëndim disa kombe të lira dhe sovrane kishin bërë koalicion për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë e tyre, në Europën Lindore, Moska kishte nënshtruar me anë të frikës, një grup kombesh të tjerë, duke I detyruar me përdhunë, të kërcënonin Perëndimin e lirë.
NATO ishte pra, instrumenti I mbrojtjes I secilit prej anëtarëve dhe egzistenca e saj ishte një domosdoshmëri me shkak prezencën e kërcënimit sovjetik. Modeli i autokracisë franceze nuk i ndihmonte shtetet anëtare për të arsyetuar, përkundrazi e komplikonte logjikën.
Përveç kësaj, për gjysëm shekulli, në asnjë rast (fatmirësisht) nuk pamë demostrimin që NATO do të ishte në gjendje të mbronte sovranitetin e ndonjë prej shteteve anëtare; dhe fuqia e saj mbështetej në forcën bërthamore të Shteteve të Bashkuara, forcë e cila në rast se do përdorej, në fakt do sakrifikonte edhe një pjesë të mirë të vetë Europës.
Kur Traktati i Varshavës) u shpërbë, shumë nga frikërat e Natos u zhdukën. NATO filloi të shfaqej në dimensionin e saj real: elefantike, burokratike, e paaftë për të vendosur një politikë të përbashkët, e bindur vetëm ndaj urdhrave që vinin nga përtej Atlantikut.
NATO-ja që gjetëm pas dekadash “prova gjenerale”, ishte një organizatë e paaftë të parandalonte qoftë edhe katastrofat prapa qoshes së shtëpisë së saj. Procesi që dëshironin të gjitha vendet anëtare, pra një kontroll mbështetur në baza më konkrete, të llogjikshme, dhe ekonomikisht të qëndrsueshme nuk u arrit kurrë. Kjo ka kryesisht tre arsye:
1. Rezistenca ndaj ndryshimit, nga ana e vetë NATO-s
2. Ekzistenca e hapësirave gjeografike jo të qëndrueshme, të hapura ndaj rreziqeve të reja demografike dhe formimit të një rendi të ri botëror
3. Frika e shteteve anëtarë të ish-Bllokut Sovjetik
Ndërsa dy elementët e parë mund të quhen fiziologjikë dhe të kapërcyeshëm, i treti ka vepruar si shkaktar i dy problemeve të para. Dhe ishte pikërisht ajo frikë që i shtyu shtetet e Europës Lindore në “ëndrrën e NATO-s, e cila shihej nga ata si një policë siguracioni”.
Çdo shtet ish komunist urrente të kaluarën sovjetike, dëshmonte mos besim në të ardhmen dekmokratike të Rusisë, e cila gjithsesi fillimisht dukej sikur kërkonte demokratizim, por nga ana tjetër dëshmonte mosbesim të thellë në aftësitë e veta për tu bërë dhe për të mbetur e lirë.
Për shumë kombe, heqja dorë nga e kaluara nuk kishte si qëllim aq shumë marrjen e sovranitetit dhe dëshirën për tu vetë-drejtuar, sesa dëshirën për t’iu nënshtruar një pakti tjetër.
Pikërisht, atij të kundërt, atij që deri në atë moment ishte parë si armiku kërcënues, por që tashmë dukej shumë më premtues përsa i përkiste zhvillimit dhe rritjes ekonomike. NATO-ja, në këtë sens, nuk ishte gjë tjetër veçse çelës për të hyrë nën influencën e Shteteve të Bashkuara, ose për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian. Ishte pra, një investim i detyrueshëm, nga ana e atyre vendeve që kishin humbur çdo besim në të ardhmen dhe gjenin si rrugë alternative mbështetjen tek kush kishte patur sukses, për të ndjekur gjurmët e tij. Edhe pse me gjysëm shekulli disavantazh.
Edhe pse paradoksalisht duke mbajtur të njëjtët njerëz në pushtet dhe të njëjtat metoda drejtimi. NATO-ja përfaqësonte për ato vende, ëndrrën e një ndarjeje përfundimtare dhe definitive, e cila më në fund do i shihte ato vende “në anën tjetër”. Edhe pse sërish, prapa një muri.
Por ëndrra e tyre, ishte makthi i NATO-s dhe një denoncim pikërisht për inekzistencën e saj. Sepse NATO si një paketë sigurimi, investim apo sipërmarrje për solidaritet reciprok, në të vërtetë nuk ka ekzistuar kurrë, përveç se vetëm në letra. Edhe nëse herë pas here kishte lënë të kuptohej diçka të tillë, pas rënies së murit të Berlinit nuk ishte më kështu. Por edhe në vitet e luftës së ftohtë Aleanca ishte një ndërtesë dhe organizim imagjinar, tek i cili duhej besuar për të justifikuar një mbrojtje ushtarake kolektive, të kushtueshme. Dhe po kaq, të pamundur.
Vendet e Evropës Lindore, shumë më shumë e shumë më parë se ato perëndimore, e kishin kuptuar karakterin e vërtetë të aleancës dhe të ndihmuar nga vizioni spekluativ I “paktit” të tyre, e shihnin Naton si një mjet për t’iu nënshtruar ushtarakisht SHBA- ve dhe ekonomikisht Europës. Indiferenca e vendeve të reja ndaj sovranitetit dhe demokracisë, (prej të cilave hiqnin dorë me shumë dëshirë, vetëm e vetëm që të merrrnin pranimin në NATO), i bindi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se në fund të fundit nuk ishin këto parametrat e vërtetë dhe thelbësorë të Aleancës.
Vendet e reja të lindjes dëshironin të drejtoheshin, dëshironin të kishin diplomatët e tyre, admiralë dhe gjeneralë të ulur në një konsens, në të cilin, ama, të ishte dikush tjetër ai që jepte urdhërin. Në këmbim të kësaj, kënaqëshin me premtimin që nuk do të shiteshin tek ai që ofronte më shumë, që nuk do të braktiseshin, apo që nuk do të tradhëtoheshin përsëri. Kishin hequr dorë nga dinjiteti për të mos marrë përgjgjësi. Përtej këtij kombinimi të çuditshëm për aspirim drejt lirisë dhe zakoneve të ndryshme të skllavërisë të fshehur , “Europa e re” solli disa rrethana thelbësore që influencuan gjërësisht në politikën e Natos.
Europa e re solli refuzimin e Bashkimit Sovjetik, pra të Rusisë si fuqi kryesore në Evropë. Solli refuzimin e çdo lloj lidershipi të ndryshëm, apo kundër atij amerikan në Europë, në Nato dhe në mbarë botën. Solli refuzimin e Evropës të shkëputur dhe të pavarur nga Shtetet e Bashkuara dhe si përfundim refuzimin e çdo politike të Natos që nuk ishte tërësisht ushtarake.
Vetë amerikanët mbetën viktima të zgjedhjeve të frikshme të bëra nga neo-konservatorët që kishin në krye.
As NATO-ja e dialogut nuk ekziston. CPG-ja (koncepti i ri politik i organizatës – shën red.) është një lloj kambiali në të bardhë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të kërkojnë në çdo moment nga të gjithë aleatët . Aleatët duhet tu përgjigjen në mënyrë të menjëhershme rrethanave të paparashikuara, duhet të sigurojnë që të gjitha strukturat e menaxhimit të krizës së NATO-s dhe duhet të jenë efektivisht të përqëndruara në një strukturë unitare.
Pavarsisht kësaj game të gjerë dhe shumë impenjative të detyrave dhe kapaciteteve, CPG- ja ka rezultuar e padobishme. Çështja e pa zgjidhur mbetet ajo e ndërhyrjes së Natos në të gjithë globin në vazhdim, apo në zëvendësim të SHBA- ve.
Mbetet të vendoset nëse misioni në Afganistan përbën një precedent që e bën të vlefshëm, apo një përjashtim. Sipas shumë vendeve anëtare, të rinj dhe të vjetër, CPG- ja e përcakton të ardhmen që SHBA- të duhet të përballojnë, por nuk i bind mjaftueshëm anëtarët e Aleancës për ti ndjekur SHBA-të në aventurat e tyre. Ndeshja e tanishme luhet në Afganistan, ku presioni I SHBA-ve për një rol më agresiv të Natos ka arritur tone të larta, deri në fyerje në përballjet mes shteteve anëtare dhe sidomos në lidhje me inteligjencën e të gjithëve. Në Afganistan nuk merret parasysh që SHBA- të kanë bërë një sërë gabimesh të paimagjinueshme, të cilat hap pas hapi e kanë bërë më të komplikuar çfarëdo lloj zgjidhjeje.
Natoja është futur në Afganistan në mënyrë të gabuar, duke transformuar, një mission ndihme, në një mission lufte e dhune. Përballë kësaj situate, e cila ndikoi në zhvillimin e një opozite të armatosur (keq) është shfaqur pjesa e rebelëve talebanë dhe jo talebanë, terroristë dhe jo terroristë, që tashmë kontrollojnë një pjesë të mirë të vendit, dhe gjithashtu kjo ka sjellë përhapjen e destabilitetit në Pakistan dhe Indi dhe Natoja si gjithmonë, mungon.
SHBA-të, në këto 20 vjetët e fundit, nuk kanë patur aftësinë të kontrollojnë situatën apo të ndryshojnë strategji. Luftojnë për bashkimin e Aleancës, në një kohë që e kanë injoruar dhe turpëruar në Afganistan, pas 11 shtatorit, dhe në Irak. Sot, kohezioni i Aleancës është priorioteti i vetëm strategjik i burokracisë së NATO-s. Kur një Aleancë vë si objektiv kryesor të veprimeve të veta ushtarake mbështetjen e strukturës së saj edhe pse ajo është e panevojshme, me të vërtetë ka arritur fundin.
NATO, (ajo e të gjithë anëtarëve) nuk ekziston dhe është mjaft e qartë se prej shumë kohësh është shndërruar në një barrë për amerikanët, ndërsa amerikanët vetë janë gjithnjë e më shumë një barrë dhe frenim për Europën. NATO që nuk ka më asgjë nga ideja origjinale, por si një strukturë e konsoliduar e 60 viteve të luftrave imagjinare, të parave dhe kolltukëve, përditë e më shumë po shndërrohet në NATO-n që i shërben jo sigurisë, por interesave: një “shpk” e kontrolluar nga Holdingu SHBA.
I ashtuquajturi zgjerim duhet të kishte patur pika mbështetjeje dhe në të njëjtën kohë të kënaqte kërkesat e integrimit të vendeve të lindjes europiane, të atyre balltike e deri te ato ballkanike, kaukaziane dhe të Azisë Qendrore. Por tashmë vendeve të reja dhe të vjetra nuk u ofrohen më mundësira, por kushte: ose merr ose lër.
NATO Shpk, e cila këtë vit kërkon të legalizohet me revizionimin e Konceptit Strategjik, ka edhe një karakteristikë të përbashkët me shumë ndërmarrje që janë me humbje, veçanërisht atyre me kapital publik.
Nuk i kushtohet më vëmendje cilësisë së vlerave, nga e cila frymëzohet, as atyre të shërbimeve që duhet të ofrojë, por tek vetëprezantimi. Falë një burokracie ndërkombëtare që shpërndan dhe tituj, ajo mban në këmbë një aparat që tashmë ka humbur çdo kuptim të efikasitetit dhe të etikës.
Zgjerimi, amullia me rolet, mjegullnaja intelektuale e prodhuar nga frika, misionet e reja përtej mundësive dhe ekzigjencave objektive, pasurimi personal i funksionarëve të rinj dhe rënia e të vjetërve kanë prodhuar një klasë ushtarake dhe civile burokratësh me profesion, që nuk ka asgjë të përbashkët me NATO-n e krijuar qëmoti.
Nuk përjashtohet që të jetë në dispozicion të gjithëseicilit që e kërkon dhe paguan (Kombeve të Bashkuara, Organizatës së Shteteve Afrikane, Coca Cola-s atj), e rëndësishme është që çdo ndërhyrje të ketë të bëjë me një interes specifik të SHBA-ve.
Forcat e armatosura europiane duhet të shndërrohen kështu në një ekip njerëzish dhe mjetesh për operacionet e vendosura dhe të dëshiruara nga SHBA-të për interesat e tyre strategjike. NATO Shpk nuk duhet të marrë më urdhëra dhe direktiva nga shtetet anëtare, nuk duhet të garantojë kushtetutat respektive, por duhet të vishet nga e njëjta burokraci që formulon edhe linjat politike.
Si të gjitha burokracitë edhe kjo e NATO-s dhe e Bashkimit Europian, janë organe të papërgjegjshme, në kuptimin se nuk i përgjigjen një elektorati demokratik, por një hierarkie të kooptuar dhe të imponuar. Dhe mbetet fakti i qartë se kjo Shpk është thirrur që të merret me luftën, kështu që duhet ripagëzuar, kundër dhe për llogari të nuk e di se kujt.
*Autori FABIO MINI është Komandant i KFOR-it në Kosovë. Artikulli botohet me shkurtime. Përktheu për Shekullin Elona Demollari. Titulli është i redaksisë. Titulli në origjinal: “60 vjet Aleancë Atlantike. NATO nuk egziston, por egziston NATO shpk.”
Artikullin e plotë mund ta lexoni në revistën e njohur gjeopolitike LIMES
12 Komente
xoni
13/04/2009 ne oren 21:46
1Po mire more shkrues ta zeme se ke te drejte. Po si ma spjegon ti mua se perse Sala me shoke donin medoemos te futeshin ne NATO edhe pse duhet te sakrifikonin tek greku disa milje kufij detare dhe te ndertonin varrezat e herojve greke per clirimin e vorio epirit? Duke e ditur se sa shume e do SALA grekun a nuk te duket se e ka nje qellim edhe kjo natoja se po te ishte kot sic thua ti atehere ne do kishim ato kufij detare qe kishim dhe kockat e ushtareve greke do preheshin aty ku ishin. Dhe per me teper nuk do te ziheshin ne parlament se merite e kujt ishte futja ne Nato.
RIZA BREGU
14/04/2009 ne oren 11:07
2Me nje fjale si gjithmone ne i hypem kalit te ngordhur?
xoni
15/04/2009 ne oren 17:05
3Jo mo jo se nuk eshte aq i ngordhur. Pastaj ne kurre nuk ja kemi hypur ndonje kali te ngordhur. Ne ja kemi hypur vjedhurazi dhe pastaj kali na ka hedhur ne toke.
TRIMI
17/04/2009 ne oren 10:03
4TE JETE KUNGULL VALLE????????????????????????????????????????
Genti
17/04/2009 ne oren 11:01
5I sakt spekulimi qe kali nuk eshte i ngordhur … mendoj se ne fakt kali eshte pak i ardallosur dhe sipas autorit ka humbur rrugen. Megjithate deri tani Shqiperise dhe shqiptareve rreth e rrotull i ka interesuar ardallosja e kalit, por plaku i urte gjithmone thote ‘we will see’.
RIZA BREGU
17/04/2009 ne oren 12:59
6LEJE XON SE FESTA VAZHDON! NUK E ÇAN KOKEN NJERI.tE GJITH BESOJ TE MREKULLIA SE JU PELQEN.TE REALIA NUK KAN ÇFAR PRESPEKTIVE TE SHOFIN DHE JU PELQEJN ENDRAT.
liman
22/04/2009 ne oren 14:32
7Vete fakti qe NATO nuk ka qene e nuk eshte nje Organizate kompakte dhe eshte e perbere nga shtete armiqe me njeri-tjetrin nu ka si te veproje unike dhe me nje objektiv te qarte e te caktuar.Tendenca e shteteve te vegjel eshte te kene nje mburoje dhe kete e shohin me dyshim te NATO. Aksioni i pare prove i NATO-s u krye ne Luften e Kosoves,qe ishte gjysmak,u la ne mes te rruges.Ne fakt situata politike e gjeostrategjike nuk ka ndryshuar.Jane po ato tendenca dhe blloqe kundershtare .Ne rast se NATO do te zbatoje direktivat amerikane ,per neve eshte me interes.Amerika i ka mbeshtetur e i mbeshtet interesat tona dhe shpresojme se do te shkojme drejt bashkimit kombetar vetem me ndihmen amerikane.
Roland
25/04/2009 ne oren 8:29
8…per fat te keq eshte e vertete qe ne gjithmone i hipim kalit te ngordhur.
gjo
25/04/2009 ne oren 16:45
9idiot
jessi
04/05/2009 ne oren 23:58
10o ditero mos fol keto gjera idiote se nuk te ka hie.Sipas jush pse nuk na thua ke te besojme,apo rusine e keqe
iltosha
13/05/2009 ne oren 0:11
11Autori i artikullit ka nje moskuptim te thelle te idese se formimit te NATO-s. Nuk e kuptoj se si nje njeri me te tilla moskuptime te jete ne KFOR. Organizata e NATO-s ka qene nje faktor themeltar per sigurimin e paqes ne Evrope dhe ne bote. Ne Evrope ka pasur dy luftra qe u kthyen ne luftra boterore dhe shkaku per kete ka qene mungesa e nje organizate qe te lidhte vendet me te medha te Evropes ne nje pakt te tille ku interesi i perbashket te predominonte. Pra, Nato eshte formuar jo vetem si kunderpeshe ndaj Rusise por edhe per te mbrojtur Evropen nga Evropa si te thuash. Kete autori i shkrimit nuk e kupton ne asnje drejtim.
Shkodra
15/06/2009 ne oren 17:17
12NATO eshte nji organizat ushtarake per te mbrojtur lirin e atyre vendeve qe i pergjigjen interresit te saje.Ose ,ose per te mbrojtur interresat e veta pavarsisht se cfare vendi apo shteti eshte.
NATO eshte specialiste per ti futur hundet kudo.
NATO eshte ne fund te fundit nji farishte ku pergatiten fidane “Mish per Top”
Ne u futme ne NATO dhe rrezultati i zhvillimit demokratik - social - ekonomik i vendit eshte me keq se vendnumro.
Berisha del mbi cdo ligj te kushtetutes dhe kercnon deputetet.Shane e shilon kedo dhe kur do.Qe ne ta kuptojme sado pak NATO-n,kjo e fundit ti bente njifare “kursi” Berishes. Mbi ndertimin dhe funksionimin e shtetit.Amerika nuk lejon njeri te futet brenda teritorit nese ai do te kete ofenduar qofte edhe nji rast te vetem Ameriken.Ndersa Berishes i bejne pritje figura me potence deri dhe Presidentet.Ne nji kohe kur New york Times e vlereson me leter hygjenike.Brenda kesaj sa shkrova,qendron interresi,Berishen e dashuron Amerika nen hijen e shprehjes Demokraci.
Lidhja RSS per komentet
Jepni komentin tuaj
Komentet e fundit
Shkrimet e fundit
Shkrimet me te komentuara
Autoret e blogut
Kategorite
Arkivi
Link
Lidhjet
Shkrimet e fundit
Komentet e fundit
Shkrimet me te komentuara
- Shekulli Online - Shekulli Blog