Programet televizive në mbarë botën gjithnjë e më tepër kanë filluar t’i përngjajnë njëra-tjetrës me programe si Big Brother, Apprentice, Pop Idol e të tjera që kanë emrat e tyre përkatës në gjuhën e tyre, por me të njëjtin format.
Dhe nëse dikush e komenton këtë tendencë si mungesë idesh orgjinale, të tjerë kanë kohë që po theksojnë pasojat e të jetuarit në një botë të tillë që ngre lart individin e pandrojtur dhe bën të famshëm brenda natës persona që jo domosdoshmërisht kanë talent.
Kryefjala e të gjithë këtyre programeve është “ji vetvetja dhe suksesi do të vijë pas kësaj”.
Këtu në Angli Jade Goody, një vajzë që u bë e famshme nga një program i tillë i jetoi ditët e fundit të jetës para kamerave, duke u munduar deri në frymën e fundit për të siguruar të ardhura për fëmijët që la pas.
Faqet sociale ne internet si Facebook, Myspace e të tjera të krijojnë mundësi të jetosh të përditshmen në sytë e të gjithëve.
Po përse kjo magjepsje, përse është kaq shumë në modë ky ekspozim, a është kjo një tendencë e rrezikshme? Çfarë vlerash promovon dhe si i shërben individit?
Një studim i bërë nga disa psikiatër amerikanë identifikoi një formë të re iluzioni të shekullit të 21, e pagëzuar me emrin ’sindromi Truman Show’ marrë nga filmi me të njëjtin emër ku luan aktori Jim Carrey.
Ata që vuajnë nga ky sindrom janë të bindur se jetët e tyre luhen para një audience.
Ky është një efekt pak ekstrem i programeve të tilla, por cilat janë pasojat që janë më të dukshme për shoqërinë?
Cila janë vlerat, normat, individët dhe karakteristikat që këto programe promovojnë? Përse pëlqehen dhe a duhet të sanksionohen?
*Kjo temë po debatohet edhe në Forumin e BBC Online
8 Komente
Arsen
24/04/2009 ne oren 10:09
1Pershendetje!
Nje grup psikologesh, regjisoresh, etj, te mbeshtetur nga nje Kompani dhe te sulmuar nga sms e reklama publicitare, kane vendosur qe idete dhe aftesite e tyre, tua trasmetojne te tjereve. Pra… teleshikuesve pa dallim niveli kulturor dhe edukimi personal.
Qe ketu fillon ndikimi, i cili shoqerohet me “detyrimin”, qe oret e lira ti kalosh para kutise se TV e te maresh ate qe kane vendosur autoret e reality-se.
Une kam pare te ketilla programe edhe ne shtete te tjrea, (pervec Big Brother qe duket se eshte njelloj kudo), qe bejne te njejtin veprim.
Si ne cdo sfere te jetes, ku cdo veprim ka kunderveprim dhe ku secila medalje ka dy ane, nuk mund te themi se nje reality ka vetem veprim negativ.
Une do te thoja qe ka edhe eleemnte te shperndarjes se nje kulture kontemporane si edhe shenja te nxitjes se nje emancipimit masiv.
Por?!!
Jo cdo skene qe drejtohet dhe luhet nga autoret dhe aktoret e ketyre realityve, te mbushin mendjen se aty, cdo aktor luan nje rol personal.
Ketu fillon edhe veprimi “cinik” per ti mbushur mendjen spektatoreve se:
Filani feston ditelindjen… Filani ra ne dashuri e pastaj u nda… Filani puthi filanen…Prinderit e filanit (sikur nuk i njohin femijet e tyre), nuk e dinte per kete, apo ate, cilesi apo ves te femijes se vet….Filani ( edhe me aftesi te mangeta fizike apo edhe intelektuale) arriti te qendroje dy jave pa u eleminuar…etj etj si keto.
Cdokush e kupton se “vendimin” per te qendruar apo per te dale, e mer GRUPI I AUTOREVE.
Mesazhet jane nje ” e ardhur” ekonomike me pak vlere per piket e aktoreve. Kjo, pasi tashme jane cfaqur hapur edhe “tifozet” qe dihet se jane shoqeria dhe familjaret e “aktoreve” dhe se dihet mire qe permbajtja e fjaleve “ME THUAJ ME KE RRIN, TE TE THEM SE KUSHJE”, eshte mese aktuale.
Sido qe te jete une si person i kundershtoj me force keto metoda te “percaktuara” qe me pare, per tia hedhur perpara konsumatorit.
Ne perfundim desha te shpreh demokratikisht mendimin tim se:
E drejta e autorit shkelet me te katra kembet ne TV Digitale.
Komisionet e Kontrollit te Trasmetimit Televiziv ose KKRT, asqe mund tu afrohen ketyre KORPORATAVE MEDIATIKE.. Sepse mund te thyejne turinjte ne ndonje hakmarje pa identitet….
Pra cdo gje eshte nen kontrollin e Endemol, apo Kompanive qe derdhi, dhe mbledhin para/ KETU QENDRON NDARJA TIME ME REALITY-SHOW
Ligor Luarasi
24/04/2009 ne oren 16:44
2Te gjitheve na shqetesojne katraurat klimatike.Aq sa edhe shtetet me te perparuara te botes, me intelektualet e tyre te sprovuar, kane kohe
qe po mendojne dhe vrasin mendjen si te perballin degradimin e klimes
boterore e cila nuk sherohet nga asnje shtet i vetem, edhe sikur te jete
me i fuqishmi i botes.Shkurt shemtite e klimes boterore mbeten problematke deri sa te zbatohet ne praktike edhe masa e fundit nga lista e pergjitheshme e menyrave qe mbrojne klimen. Analoge me kete problem eshte edhe bumi televizif mbareboteror, bumi kulturor mbare boteror qe shperthen pa respektuar nje KOD BOTEROR PER TE GJITHA SHFAQET QE DALIN ASHTU SIPAS TEKAVE TE NJERIT O TE TJETRIT
KRIJONJES. Ky kod boteror te percaktoje edhe shfaqet qe nuk duhen shfaqur ne bote. Po,jetojme feminine e globalizmit ne shume drejtime.Faza e feminise edhe tek njeriu i ka brenda dizekulibrat e tij,nga qe femija eshte i pa formuar. Sikunder bota po unifikon qendrimet e saj ndaj klimes, analoge duhet ajo te filtroje edhe mekatet e shfaqeve renonjese per njeriun,sic mund te jene pornot, drogat,krimet, armet neper shkolla,etj,etj, te cilat para se te shfaqen, duhet te respektojne KODIN E ETIKES SE SHFAQEVE TE MIRATUR BOTERISHT. Neser kur ky lloj cunami te kete shperndare viruset e tij neper shumicen e njerezimit, ka per te qne von,ne se nuk i para prijne permes KODIT BOTEROR TE ETIKES SE SHFAQEVE,i miratuar nga artistet me perparimtare qe ka c’do shtet ne nje takim special te tyre.
Pikerisht per te hartuar KODIN QE LEJON OSE JO NJE SHFAQE NE BOTE. Ligor Luarasi,SHBA.
Edi
27/04/2009 ne oren 11:38
3Ajo qe te shqeteson eshte fakti se “doza” e telenovelave eshte rritur me ane te big brother. ne fakt te “denuarit” per te ndenjur brenda ne kafaz nuk jane personazhet e ketij reality show por ata qe i shikojne dhe e mbushin diten e tyre me ngjarje telenovelash.
Nese nuk i kthehemi librit, dijes atehere do vazhdojme gjithmone te flasim DGP. Nuk po e bejme mire detyren ndaj te rinjve nuk po i mesojme se ne jete fiton ai qe meson, perpiqet etj. por ai qe di t’ia fusi tjetrit, i djallezuari etj. Une si besimtar musliman jam i shqetesuar se ky vend te cilit i perkas po perserit historine e frikshme te tij.
xoni
27/04/2009 ne oren 15:24
4Me sa lexova me lart e shoh se Z.Luarasi je dakort me globalizmin apo me rendin e pergjithshem boteror. Per kete nuk dua te komentoj asgje. Por pyetja ime per ju eshte: ku unifikim mos ndoshta duhet te vije nga ana e atyre shteteve qe nuk jane ” shtetet me te perparuara te botes ” sic i citoni ju?
Pra Ky kod boteror i etikes i cili ka egzistuar prej shume kohesh ne “shtetet me te perparuara te botes ” Ju thoni qe duhet perfshire nga ato qe nuk hyjne ne kete grup apo anasjelltas?
E mo se pune propagande eshte. Ne fund te fundit kush eshte me i forti ai do e kontrolloje ate. A e justifikon qellimi mjetin apo jo?
Ligor Luarasi
29/04/2009 ne oren 15:12
5SA SHPEJT KRITIKOJME TJETRIN, NDERSA VETEVETEN JO,PSE?
Z.ose Znj Xoni! dialogu ka regull edhe identifikimin e personit,nuk e kuptoj pse fshiheni pas nje emri xon,edhe tani ne demokraci? verejtjet ndaj meje i ke kot, p.sh: ku kam thene se jam dakort me globalizmin o me rendin e pergjithshem boteror? ku kam thene se kodi i etikes ka egzistuar prej shume kohesh ne shtetet me te perparuara te botes? perkundrazi ideja ime thote: kodi boteror i etikes te miratohet nga artistet me perparimtare qe KA C’DO SHTET. Sa kuptoj ju ngateroni
shtetet e perparuara me artistet me perparimtare. Jane dy koncepte si dy fshatra te ndryshem. Edhe globalizmin e sotem e krahasoj me fazen e feminise, e cila dihet ka mangesite e saj, analoge si ka mangesi edhe globalizmi i sotem borteror. Keto mangesi i jetojne realisht te gjithe emigrantet neper bote,kur dikush nga ta keqtrajtohet.Kodi i etikes se nje shteti,sado i perparuar te kete qene per ate shtet, ai nuk mund te quhet kod boteror,derisa ate nuk e ka miratuar C’DO SHTET I BOTES.
Z.Xoni duhet te kerkoni te falur,ne se je vertet shqiptar i moderuar, ne shqipot zakonisht fjalet me fal,ende i dijme fshat,qe ndodhet diku
ne kete bote. Ne shqipot edhe pse bejme gafa te renda, nuk i njohim fjalet ME FAL.Ne se vertet do kisha gabim te korigjuar nga ju, po, do te thosha:ME FALNI, sa kam shkrojtur nuk gjej ndonje gabim.Pershendetje Ligor Luarasi,SHBA.
Aida Hani
30/04/2009 ne oren 17:11
6Ne njerezit ne pergjithesi kemi uri intelektuale dhe deficite emocionale,qe vijne si pasoje e nje jete monotone,stresi,pamundesia per te jetuar sic do te deshironim,dhe keshtu veteizolohemi ndaj realitetit per t’iu nenshtruar nje “realiteti” televiziv, qe eshte kallp dhe nuk ka asnje vlere sociale.Ne cdo shtet jane pikat e dobta te shoqerise ato qe perdoren per te mbajtur masat te ngrira.Dhe sa me e dobet kjo shoqeri aq me te sukseshem manipulatoret e saj,sepse ky eshte biznes ne fund te fundit me kete biznes dikush pasurohet.
Kam pasur fatin e mire te jetoj dhe te arsimohem ne Londer dhe me kujtohet qe ne fillim te viteve 2000 BB kishte nje audience televizive shume te larte,por qe me kalimin e kohes ka rene dhe tani keto BB qe realizohen ne shtete te tjera jane vetem nje jehone qe do te vazhdoje derisa njerezit “te ngopen” dhe te kerkojne dicka tjeter,por ketu lind dhe problemi;cfare kerkojme?Dhe cfare na nevojitet me te vertete?
Presim ndryshime,perqafojme te rene sepse eshte mahnitese, sepse na josh,por si dhe sa na sherben kjo?Dje jo cdo e re,apo cfare eshte “e modes”merriton t’i hapen dyert me dy kanata.
Ate kohe qe e kalojme te hutuar perpara nje jete “reale” te nje tufe personazhesh ne tv mund ta kalojme me njeri-tjetrin,ose me njerezit e familjes, ose duke lexuar, duke bere sport,degjuar muzike(dhe jo cfaredo lloj muzike, por kjo eshte nje teme me vete qe kerkon nje trajtim te vecante),studime personale qe mund te lidhen me historine, me kultura te popujve te ndryshem,dhe lista eshte e gjate sepse sic thote nje shprehje filozofike:Dituria egziston fale nevojes per te zevendesuar injorancen.
Pra cfare duhet bere?Pergjigjia eshte e thjeshte;duhet perpiqemi te formojme sa me shume individualitet dhe ide te qarta per cfare eshte e dobishme dhe cfare eshte parazitare,dhe te mos lejojme te manipulohemi nga media ne kete menyre.
Personalisht nuk kam ndjekur asnje episod te asnje bb apo emisione te ngjashme ne Shqiperi apo ku kam jetuar, por me kane mjaftuar disa fragmente aty-ketu..Plus kesaj nje mikesha ime norvegjeze me tregon para pak kohesh, qe vite me pare kishte marre pjese ne nje show te ngjashem ne Norvegji.Prej saj mesova qe “rolet”ndahen qe ne fillim dhe asgje nuk eshte aq e rastesishme sa duket.
Per ta mbyllur une kam besim se koha do te beje skualifikimin e ketyre fenomeneve bosh dhe te shpresojme qe Shqiperia jone e vogel dhe naive do te ndergjegjesohet nje dite, qofte dhe me hapa te vegjel.
Mbase nuk do ndodhe shpejt,mbase nuk do te ndodhe kurre, por le te shpresojme qe kjo stafete do t’u lihet stacioneve te tjera televizive, me numer shikueshmerie me te ulet..
Ose le te shpresojme thjesht tek “velja” e masave,por derisa te ndodhe kjo,”yjet”e reality tv do te “shndrijne” nen petkun e fames se tyre kallpe dhe do te harrohen me shpejtesine e drites per t’u zevendesuar me yje te tjere po aq kallp.
xoni
26/06/2009 ne oren 14:01
7O Ligo more po une vetem po te pyes ore, pse kerkon qe te te lyp te falur?Une thjesht kisha dy pyetje se nuk po e kuptoja se ku do te dilje me ate koncentrat fjalish qe komentove. Pastaj kini parasysh se po stigmatizoni nje popull te tere kur thoni se nuk njohim fjalet me fal. Perse te te kerkoj falje xhanem apo se ashtu je mesuar ne Amerike qe dhe kur blen nje cimcakiz dhe jep parate thua te pakten tre kater here me fal dhe faleminderit. Dhe keto fjale e di qe jane pa para por e humbin kuptimin kur perdoren vend e pa vend. Jo vetem qe nuk te kerkoj te falur por ndryshave komplet mendimin per personin ne fjale duke fikur dhe ate fije respekti qe kishte filluar te mbruhej. Vetmia, shkeputja nga realiteti si dhe varferia sociale shpjegojne ne menyre te sterholluar dhe me kondrapedalitet agresiv dhe entitlement te gjitha shkrimet e personit ne fjale. Shpresoj qe te botohet.
TOSI I NANOS
SHBA,CANADA, ITALI, GJERMANI, GREQI, NORVEGJI Etj se nuk i mbaj mend se ku kam qene.
xoni
26/06/2009 ne oren 14:29
8pordhi kali ne dere te hanit/ se cja ngjiten nje shkodranit/ po shkodrani zuri be/nuk kam pjerdh qe kur kam le/vetem njeri duke pallur / i thoshte kerko te falur/vazhdonte ky qe te shante/ nga larg se afer sja mbante/ishte plak dhe i rregjuar/po gjuhen e kishte si per te rruar/ju do thoni cfare kerkonte?/ hicgje vetem nje qe ta ngacmonte/ ta bente te ndihej i gjalle /se ish bere per te qare halle/po ama vetja i dukej mbret/ se kish qene ne kurbet/e di une ate pune/ ky shkodran sec do hune/ cirrej plaku i bere si prush/ kur fap ne breke u mbush/ mbylli gojen e nuk levizi/ gjthe fshati e qesendisi/
Lidhja RSS per komentet
Jepni komentin tuaj
Komentet e fundit
Shkrimet e fundit
Shkrimet me te komentuara
Autoret e blogut
Kategorite
Arkivi
Link
Lidhjet
Shkrimet e fundit
Komentet e fundit
Shkrimet me te komentuara
- Shekulli Online - Shekulli Blog