24 04
Autori: Igli Totozani ne kategorine Politika Blog, Shoqeria Blog
Në të vërtetë, një pyetje e tillë e ngritur që në hyrje të këtij opinioni, ka gjalluar prej kohësh në ambiente intelektuale e politike të botës.
E ngritur dhe formuluar kryesisht për vende të botës së tretë, të dergjur prej dekadash nën diktatura nga më çnjerëzoret dhe të pa kontestuara nga popujt e tyre, jo rrallë ajo ka qëndruar edhe mbi ne shqiptarët.
Shpesh kanë qenë komshinjtë tanë, të cilët në historinë e përbashkët, nëpërmjet tezash të tilla janë munduar të justifikojnë dhunën, pushtimet dhe përgjakjen tonë. Por, na ka qëlluar ta dëgjojmë edhe nga ne vetë, në forma nga më të ndryshmet, sidomos në çaste trishtimi e pikëllimi, që në historinë tonë i kemi patur, bajagi shumë.
Për fat, kjo tezë, sidomos pas rënies së murit, ka humbur shumë terren dhe ideja triumfuese, ajo e universalitetit të demokracisë, me gjithë ulje-ngritjet, dyshimet dhe sukseset, ka rezultuar në përgjithësi fituese. Fituese, për çdo popull e për çdo qytetar të botës, pavarësisht nga feja, vendi, traditat, historia, etj.
E, sidomos për popuj si shqiptarët, që e kanë kërkuar atë për aq kohë, e me aq sakrifica si pak të tjerë. Mirëpo, nëse tashmë edhe fqinjët më të egër nuk ngrenë më pikëpyetje të tilla ndaj nesh, e duket se tashmë teza të tilla janë harruar nga të gjithë, një fenomen i çuditshëm ndodh, këtu brenda nesh, më hapur, në klasën politike dhe më saktë, në shumicën e sotme.
Dhe për këtë mjafton t’i hedhësh një sy fushatës elektorale që sapo ka filluar. Të shtyrë mbase edhe nga një numër sondazhesh, të cilët nxjerrin si prioritete të shqiptarëve çështje si punësimi, varfëria, arsimimi, kriza ekonomike, pa dyshim të prekshme më shumë se çdo gjë tjetër, askush nga pushtetarët e sotëm, ka mundur të radhisë një bilanc të plotë mbi ecurinë e demokracisë në vendin tonë.
Shikojini me vëmendje në emisionet e debatet e ndryshme televizive, tek të mbushin me shifra e shifra të pafundme, për fat të keq të paverifikuara nga askush, kur u vjen rasti të flasin për demokracinë, ata kanë në maj të gjuhës, veçse një refren; kemi hyrë në NATO, rrjedhimisht jemi një vend demokratik.
Dhe nuk e zgjasin kurrë më tej këtë argument për t’u shpjeguar shqiptarëve se cila qe ecuria demokratike e këtij vendi në këto katër vjet. Se cili element i saj bëri përpara e cili ngeci pas, cili u zhvillua e cili ngriu.
Ne jemi tashmë anëtar të NATO-s, ndaj nuk ka nevojë më për të debatuar mbi ecurinë demokratike të këtij vendi.
Shqiptarët kanë të tjera prioritete. Shqiptarët, për këtë shumicë, kanë nevojë të hanë dhe demokracia nuk hahet. Janë të gjithë këto mesazhet e kësaj shumice tani në prag të zgjedhjeve të qershorit.
Duke reflektuar, njëkohësisht, një mungesë respekti të theksuar për qytetarët e këtij vendi, qofshin të majtë apo të djathtë, duke i tallur dhe nëpërkëmbur, nën peshën e shifrave të paverifikuara.
Por, a meritojnë shqiptarët një shumicë të tillë, që e trajton sot e kësaj dite, pas njëzet vjet demokratizimi, akoma si një turmë njerëzish të uritur, që s’mendojnë veç t’i mbijetojnë të sotmes, duke gëlltitur gjithë makth e jargë, veçse shifra e shifra të pakuptueshme, pa u interesuar kurrë akoma për demokracinë në këtë vend, këtë të mirë publike, për të cilën popujt e tjerë të Europës dhe botës, janë përgjakur pa fund?
A e meritojnë ata, që i kënduan dhe u gjakosën si rrallë të tjerë për liri edhe kur ishin shumë më tepër të skamur se sot, t’u krekosesh për dy mijë lekë më shumë, që nuk është veçse një pikë uji para djersës së tyre gjatë këtyre viteve?
A janë vërtet në këtë gjendje këta qytetarë, sa të mos meritojnë dy fjalë më shumë mbi këtë ecuri, përveç frazës bajate, “jemi demokraci, sepse jemi në NATO”?
Duket se për këta pushtetarë të sotëm, për këta udhëtar të përkohshëm të politikës shqiptare, ky popull nuk meriton t’i flitet për demokraci. Atij i duhet vazhduar t’i bombardohen veshët veç me ëndrrën e kotheres së bukës, duke i tulatur vetvetiu shpresën e tij për demokraci e duke i dhënë të drejtë, indirekt, të gjithë atyre fqinjëve tanë që përgjatë gjithë historisë sonë nuk punuan veç për të përhapur e na damkosur me këtë ide.
Shqiptarët nuk janë këta që po na serviren nga kjo politikë e mbrapshtë. Ata kërkojnë të dinë, përpos halleve të tjera që po këta njerëz u kanë shkaktuar, si papunësinë, varfërinë, përjashtimin social, se çka ndodhur këta katër vjet me lirinë e tyre, me zhvillimin demokratik të vendit.
Edhe pse me një eksperiencë të pakët demokratike, ata sot, në lartësinë e njëzet viteve, e dinë tashmë çdo të thotë ky sistem.
Ata e dinë tashmë lidhjen që ekziston midis sulmeve të harbuara dhe jashtë çdo rregulli demokratik ndaj prokurorëve të përgjithshëm të këtij vendi, me miliona eurot që mungojnë në apelin e rrugës patriotike; të sulmit që në ditët e para të ardhjes në pushtet të kësaj shumice, ndaj institucioneve të pavarura të këtij shteti, me raportin e kontrollit të shtetit; të lidhjes diabolike mes premtimeve demagogjike për luftë kundër korrupsionit dhe qindra dhe mijëra pushimesh të paligjshme në administratën publike të këtij vendi.
Mes parullave mashtruese për ulje të shpenzimeve publike dhe ndërtimit të një shteti të vogël, me mijëra lek të harxhuara në mënyrën më të pabesueshme për disa qindra vende pune, të dubluara në rroga për të pushuarit në mënyrë të paligjshme, dhe të emëruarit, po kaq të paligjshëm.
Shqiptarët duan transparencë dhe të dinë nga kjo shumicë se si ka mundësi që, për një periudhë kaq të shkurtër katërvjeçare, ka mundur të prodhojë një aktivitet kaq të pasur ligjesh e aktesh antikushtetues e tepër të rrezikshëm për demokracinë në vend.
Si kanë mundur të synojnë të “disiplinojnë” me ligje të prodhuara prej tyre, pavarësinë e gjyqësorit, nëpërmjet kontrollit mbi Prokurorin e Përgjithshëm, administrimin e gjykatave, pagat e gjyqësorit, mbarimin e mandatit të një pjese prej tyre dhe në mënyrë të veçantë, të premeditojnë krejt ndërgjegjshëm bllokimin e Gjykatës Kushtetuese, të vetmit institucion garant të Kushtetutës.
Varfëria dhe skamja që ka pllakosur shqiptarët nuk ka mundur të zbehë logjikën e tyre, në të kundërt të asaj çka përpiqet kjo shumicë. Ata duan të jetojnë më mirë se dje, padyshim.
Por, ata vazhdojnë të kërkojnë të dinë, se përse u kryqëzua konsensusi në zgjedhjen e Presidentit të Republikës, post ky që sipas frymës së Kushtetutës, ekuilibrit të pushteteve në një demokraci dhe traditës së krijuar në këtë drejtim, duhet të zgjidhej nga radhët e opozitës, përse zgjedhjet lokale të 2007-ës ishin një hap mbrapsht, në rrugën drejt demokracisë.
Dhe sidomos sot, ata duhet të kuptojnë se përse kjo shumicë, e ndërgjegjshme për pamundësinë e shqiptarëve për të blerë kartat e identitetit dhe rrjedhimisht, pamundësisë së tyre për të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme, vazhdojnë të qëndrojë stoike, në qëllimin e vetëm të keq të prishjes së këtyre zgjedhjeve.
Qoftë nëpërmjet përjashtimit për mungesë karte identiteti apo pasaporte, qoftë nëpërmjet dëshirës për të risjellë sipas një hileje të lexuar qysh larg, në minutën e fundit të certifikatave, aq mjeshtërisht të falsifikueshme.
Shqiptarët janë padyshim të varfër. Bile dhe të uritur. Por trurin dhe memorien e kanë akoma në vend.
Ndryshe nga ç’mendon shumica e sotme, ata e meritojnë demokracinë. Ndaj meritojnë të dinë bilancin e saj në këto katër vjet, i cili nuk mund të rrumbullakoset dhe fshihet pas formulës; “jemi demokratik, sepse jemi në NATO”.
Sepse mbi të gjitha, këta njerëz të mirë, nuk meritojnë më të tallen, duke vazhduar, si pas gjithë këtyre viteve, të “koen” rrejshëm dhe pandershëm me copa buke të thara, të zbutura me ujë të mbetur.
28 Komente
loloshe
24/04/2009 ne oren 15:44
1nuk jemi gati per demokracine ne. duhet ta kishim bere si Kina ndryshimin. une kete mendim kam
Zamira
25/04/2009 ne oren 14:43
2Jo demokraci si kjo eshte nji anarshi totale.eshte vjedhje ,korrupsion dhe anarki;Ne demokraci nuk respektohen njerezit,por shtypen si ullinj ;une per vete e urrej kete sistem te urryer;
xoni
27/04/2009 ne oren 14:59
3Per mendimin tim puna nuk eshte tek ceshtja e meritojme apo jo demokracine ne Shqiptaret sepse kjo nuk diskutohet. Te gjitha keto qe po heqim dhe kemi hequr pra varferia e kane zanafillen tek gabimet e udheheqesve tane te ndritur qe prej mijera vjetesh. Qe me mbreterit e mbretereshat e ilireve qe nuk arriten te matnin forcat e tyre me ato te shteteve me te forta dhe me nje vizion naiv dhe primitiv e cuan popullin drejt asimilimit dhe shkaterrimit duke e detyruar te izolohej neper male. Vijojme me tej me Skenderbeun apo ali pashain e me shume te tjere dum babat qe jo vetem cuan ne ato shkaqe qe thame me siper por per pushtet personal dhe mendjeshkurtesi e cfiliten popullin.
Ju do te thoni se ata ishin trima qe i trguan te huajve se ky vend ka zot dhe se jemi popull qe do lirine dhe derdh gjakun lume.
ketu nis gabimi i tyre. Ka shume menyra se si te mbash pushtetin dhe ta zhvillosh vendin e ata keto modele i kishin ne boten perendimore, por nuk arriten dot qe te futeshin ne grupet apo klanet udheheqese te botes pervec se si vegla qorre e pa vizion. Nuk mbajten dot nje fe e cila te pakten do mbante njerezit te lidhur dhe do ishte shkolle e pare per ta. Perkundrazi e nderronin ate sa here qe nderroheshin padronet. Nje here orthodokse nje here katolike e me pas muslimane duke vijuar me ateiste e me vone me protestane budiste apo keto te rejat qe nuk i njoh te gjitha. Cili grupim politik i botes do te lodhej te joshte me para apo me zhvillim nje popullsi apo te perpiqej te perfshinte ne gjirin e saj nje udheheqje te tille ? kur fare mire me nje dore para bente cte donte. Te njejten gje e vazhduan dhe e vazhdojne dhe sot ata qe na udheheqin. Ulja e krenarise kombetare shitja per pese aspra (kujto hrushovin) nga cdo rregjim mbyllja dhe izolimi apo dhe kryenecesia dhe pordha e pashkak kane bere dhe vazhdojne te bejne qe te mos kete me shprese per zhvillim.
Per nje moment kujtova se mos tani se fundi kishte ndryshuar sado pak vizioni i politikaneve te rinj. Por kur mendoj dhe kujtoj (nuk kam ndermend te analizoj) ngjarjet e fundit shoh se nuk paska ndryshuar aspak. Dhe kam te drejte te mendoj keshtu kur fillojme dhe i bejme pordhe FMN se nuk kemi nevoje per te kjo eshte nje mos integrim ne strukturat elite te botes per te vetmin shkak se dikush do te ruaje pushtetin e vet personal dhe politik. KJo eshte nje bote qe po shkon drejt unifikimit dhe cdo kokeforetsi per sovranitet te pakufizuar politik dhe ekonomik do te thote izolim total. Sa i mire eshte ky i fundit e kemi provuar per 50 vjet rresht. Per ate qe mund te kete dyshime i kujtoj se po te mos ishin ndihmat e jugosllavise rusise dhe kines do kishim ngrene bar si na mesonin.
Megjithe skepticizmin e shume njerezve pershendes hyrjen ne NATO si nje sinjal per integrim ne eliten drejtuese te botes. Kjo hyrje duhet pare jo si nje mekanizem qe do na japi te hame e te pime por si hap i pare ne sistemin boteror. Keto do kishin qene ceshtje te zgjidhura sikur udheheqesit tane te kishin pasur me shume vizion civil dhe intelektual sesa primitiv dhe naiv.
blot
28/04/2009 ne oren 1:24
4Pyetja eshte e shtruar pak çuditshem. Meritohet nje politike e bute apo e eger e ushtruar nga lart apo nga jashte. Demokracia ushtrohet nga poshte, nga masa, te pakten ne parim, si rrjedhim nuk meritohet, por behet, “ndertohet”.
Me e drejte me duket “A jemi te afte t’a ushtrojme demokracine?”
fejzo
28/04/2009 ne oren 11:29
5Si kemi lexuar e provuar çdo lloj sistemi duket se ka dhunen, ndersa demokracia ashtu si perkthehet eshte larg realitetit te sotem. Ne sistemin socialist thuhesh demokraci proletare, ndersa ne sistemin kapitalist thuhet demokraci kapitaliste. Do te shkruaja shume per kete çeshtje mbi realitettin e provuar dje dhe sot, por njerzeve tani u pelqen qe “ujet te shkoje vetem ne arat e tyre”. Demokracia nuk egziston, por eshte nje enderr si komunizmi integral qe thuhesh: njeriu do te punoje sa ka mundesine dhe do te marre sa te kete nevoje! Edhe endrrat nuk dalin, por hajde bindi njerzit qe nuk dalin. Nje sistem shoqeror egziston se ka njerez, prandaj ndertimi i tij duhet te filloje nga ata, pra duhet te “ndertosh” njerzit per te bere e jetuar ne nje sistem shoqeror, pra gravitacioni qe i mban eshte mendimi i perpunuar i tyre. Dhe ky mendim i perpunuar nuk arrihet vetem me liri pa kufi. Dhenia e lirise pa kufi eshte forme per ti mbajtur te nenshtruar njerzit nga nje gjoja elite pushtetare. Para ca ditesh pashe nje emision ne tv ku ishte thirrur kryetari akademise shkencave shqiptare, Gudar Beqiraj. Ai tha, midis te tjerash, se nena mi nxinte vendet poshte sqetullave kur beja ndonje faj… dhe eshte e domosdoshme sepse gjerat duhet konturuar per ti sherbyer vehtes dhe shoqerise ne mes te ciles jeton. Prandaj kjo tjetra eshte anarshi e organizuar dhe pa qellime fisnike njerzore. Pra si mund ta quaj demokraci gjithe keto poshtersira qe po behen pa i permendur deri te individualizimin i njeriut per te jetuar vetem me qen. Pra njerzit larg njeri tjetrit dhe kjo sa vjen e behet me masive duke e quajtur edhe “mode” edhe ” moderne”. Une me moderne kuptoj diçka te re qe i sherben njeriut dhe shoqerise(pa i ndare nga njeri-tjetri) me shume sot se dje. Epoken moderne e bejne njerez te formuar modern dhe jo qurrasher rrugesh qe shikojme perdite, por epoken moderne e bejne njerez modrne dhe jo pushtetare me kullaro qe te vjedhin e te thone: byllni syte , tu genjej une ose ti mos u merzite qe une te genjej dhe tallem me ty se une e kuptoj qe ti me kupton! pra kush lufton per demokracine ka qellimin me fisnik per te zhvilluar shoqerine dhe jeten e individit si pjestar te kesaj shoqerie. Dhe zhvillimi nuk vjen vetem me evolucion por dhe me revolucion ashtu si dhe revolucioni psh ne informatike sot. Dhe shoqeria njerzore per te mos ngelur vetem nje bashkesi njerzish e thjeshte duhet inkurajuar per rruge te reja sepse nuk eshte kjo vetem demokracia dhe s’ka ku te shkoje me, kur shohim, degjojme e jetojme gjithe keto halle kaq te medha te njerzeve qe vuajne.
Donika
28/04/2009 ne oren 14:00
6Te lutem ty Ina Rama mos e trumbeto dosjn Gerdeci # 2 .Ti je e destinuar qe keto dosje ta mbyllesh duke bere shume zhurme dhe asgje .Ina me kete rruge qe po hyn ti , shqipetaret e kuptojne qe ti je nen dikimin e tre linjave te forta si:mafja e jashtme nga e cila ti pert letra qe te donojne vehte vehten dhe kjo eshte qesharake !!! nga lnja qeveritare mafjoze ku jane shume te dukshem si :Berish Medi Shkelzen ,Bumc Alibeaj e te tjere si dhe nga ambasada amerikane qe do ne kete rast te dali e lare dhe e shpelare panvaresisht qe withers ka mbushur trastat me miljona $. Keshtu ti moj cupe edhe sikur te deshe e te kishe deshiren e madhe qe te zbuloje kete korrupsion kurre nuk do ta beje .Trebicka qe e denoncoi u tret dhe turp tju vije qe talleni me kete dosje. ,Pika kyce DHE E NXEHTE e kesaj dosje ishte mos mbulimi i vrasjes se Trebickes nga dora mafjoze Berish Medi dhe te huaj Te cilet jane mbnrapa fasades .Cfar bere ti INa Withea dhe Stojan e mbuluat vrasjen PRA MBULUAT PIKEN E NXEHTE TE KESAJ DOSJE DHE TANI SI PER HI SYVE LLOMOTISNI, PRISNI LETRA ,SI LETRAT E FAZLLICIT!!!!! ESHTE E DOMOSDOSHME PER TY WITHES DHE SOJAN TA MBYLLNI KETE DOSJE PER TE SHPETUAR LEKUREN E WITHERS PER TE SHPETUAR BERISHEN E MEDIUN TE CILET KANE QENE LINJA MAFJOZE NE SHTETIN SHQIPETAR DHE SIGURISHT I KANE SHERBYER DIKUJT LARG .PRA DONI NE CDO MENYRE QE MOS PRISHET EMRI I DISA MAFJOZEVE TE MEDHENJ NE AMERIKE QE JANE NE PIKA KYCE QEVERITARE .KJO ESHTE ARSYEJA QE JU PO PERPIQENI TA MBYLLNI .PRA DUA TE THEM QE BOLL INA ME FOTOT E TUA MBYLLE DHE KETE PROBLEM DHE SHPERBLEJU MIRE NGA MAFJA SI PUNONJESE E SHKELQYER E SAJ .NE THEMI MAFJA POR KUSH ESHTE MAFJA ??? POPULLI ??KURE SE ATA SKANE BUKE TE HANE .MAFJA JANE NJEREZ QEVERITAR TE LIDHUR ME FIJE TE PA DUKSHME TE CILET ORGANIZOJNE SHITJEN E DROGES, ARMES DHE NE TE GJITHA FUSHAT E TJERA EKONOMIKE .PRA MAFJA RRJEDH NGA SHTETI DHE MBROHET NGA SHTETI .NE JEMI KRIMBAT QE DUHET TE VOTOJME PER TA ,QE DUHET TE DUARTROKASIM PER TA DHE QE DUHET TE NGREJME LAVDIRA PER TA .KJO ESHTE DEMOKRACIA E SOTME KANIBALISTE .MOTRA TREBICKE
admin
28/04/2009 ne oren 21:19
7SHENIM I ADMINISTRATORIT: ME POSHTE JANE KOMENTET E BERA PER KETE SHKRIM NE SHEKULLI ONLINE. MUND TE VIJONI NORMALISHT POSHTE KETIJ MESAZHI ME KOMENTET TUAJA. FALEMINDERIT!
“Mos do lirohen gje makaronat?”-kjo qe pyetja qe beri nje plake nga fshati i mamase sime kur i thane se do vije Hrushovi…
Dhe kjo eshte ajo qe i shqeteson dhe sot shqiptaret. Hyrja ne NATO, demokracia (e drejta per te rene dakord me ate qe ata vendosin), jane diskutime luksi per shumicen e njerezve. Ajo qe i intereson shumices se popullit eshte papunesia dhe varferia qe buron nga kjo.
Por me duket se plani i pushtetmbajtesve te sotem eshte me djallezor se thjesht mosdhenia llogari per menyren e perdorimit te parave tona. Kam frike se perdorin teorine e “tokes se djegur”, duke qene te sigurte se po i humbasin zgjedhjet. Pra, qeveria e ardhshme do gjeje nje ekonomi te shkaterruar, nje buxhet te mbytur ne borxhe dhe nje administrate publike te shtuar tej mase ne numer per arsye elektorale, numer te cilin do detyrohet te reduktoje ndjeshem.
Shpresoj te gabohem!!!
Berti | April 23, 2009 10:45 AM | Repliko
Hyrja ne NATO nuk do te kete effekte te menjehershme ne jeten e perditshme te shqiptarit… por ama effektet pozitive do te shihen me vone.
Problemi eshte se qeveria e perdor kete faktor per qellime elektorale dhe kjo nuk i ben nder as vete qeverise dhe as qytetarve.
Klasa politike eshte mesuar keto 20 vjet qe nuk ben asgje per interesat kombetare dhe qytetaret shqiptare, dhe kur arrin te bej (dicka qe duhet ta kishte bere kohe me pare) fluturon dhe shkon deri aty sa ta banlizole dhe ta personalizoje nje arritje kombetare per interesa te ngushta elektorale.
Megjithate te mos harrojme se po flasim per shqiperine dhe edhe pse irrituese kjo eshte nje sjellje tipike shqiptare…
Genti | April 23, 2009 12:21 PM | Repliko
JO EDHE JO,EDHE PIKE EDhe PIKE.se paku edhe 100 vjete edhe pike.edhe pike.DEMOKRATI NUKE KA AJO ASHTE ILUZION E NE E MARIM PERNJIMEND ne EUROPE ska demokraci pore,ka kontrole shteti ,prej A deri ne FUNDE…dhe ku qkyhet thesi e kepin menjihere se lane me u derdhe…..
tomori | April 23, 2009 12:23 PM | Repliko
Nuk vendoset dot demokracia ne se klasa politike eshte e inkriminuar nga kleptokracia. Nje turme parazitesh qe nuk ka me asnje ideal pervec hajduterise dhe makuterise nuk mund te beje demokraci. Si rregull, edhe sikur vetem nje ane (pozita apo opozita) te korruptohet mjafton per te c´balancuar demokracine. Tek ne jane te gjithe te korruptuar, keshtu qe procesi ka per te qene shume i gjate. Ne nje pike nuk jam dakord me autorin e shkrimit - ne gjithe historine e Shqiperise, fatkeqesisht, nuk ka asnje moment ku ne te kemi treguar se e duam demokracine. Perkundrazi, jemi ndoshta populli qe me me shume deshire e fut qafen nen zgjedhe. Te me fale Berti, se duket djale i formuar, por n.q.s. populli nuk ndergjegjesohet dhe mbetet tek niveli i “makaronave”, atehere ta harroje integrimin dhe zhvillimin. Per momentin duhet nje shperndarje vote ne zgjedhjet e qershorit per te mos patur asnje parti-shtet. Me pas duhet te vazhdojme te zgjedhim te keqen me te vogel, deri sa te kemi ndonje qeveri te hajrit. Me falni per pesimizmin, por ky proces do te pakten 15-20 vjet sikur ta nisim ne 2009. Ne vendet e lindjes, vendet Baltike jane me ne pararoje, te pasuara nga Europa Qendrore, kurse Bullgaria dhe Rumania sapo e kane nisur. Edhe ne jemi ne kohe per ta filluar.
Iliaz Demo | April 23, 2009 1:44 PM | Repliko
Jooooooo,nuk e meritojme DEMOKRACINE!!!!Demokracia fitohet e nuk dhurohet ne pjate te florinjte!Ne keto 20 vjet,qe po ma pompojne se jetojme ne DEMOKRACI,ne po ecim gjithnje e me prapa ne te gjitha drejtimet!1-Nuk ka pluralizem:Asnje institucion kushtetues nuk eshte i pavarur,te gjitha i komandon Sali Berisha!2-Nuk ka siguri jete:Nuk ka vend ku te ankohesh se po vrasin,vjedhin,perdhunojne,te pushojne nga puna,se nuk i pelqen dashnores se drejtorit,te dhunojne psikologjikisht ne pune e nuk ke ku te ankohesh,ne pune futesh o me pare ose duke hequr breket;etj.3-Ka papunesi alarmante:Me mijra studente mbarojne universitetin e nuk kane asanje siguri per pune;Investimet publike nuk llogariten te hapin vende pune atje ku nuk ka,por atje ku luhet TENDERI!Ministrat e deputetet jane ne gare kush te jete me i forti,per te xhvatur fonde nga buxheti i shtetit per zonen e vet elektorale!QEVERISE nuk i duken te gjithe shqiptaret shtetas te saj,por te ndare ne votues te saj ,apo jo!U pushuan nga puna me mijra nepunes,gjoja per reforme,dhe moren prap me shume militante te tyre!Te pushuarit fituan gjyqet perkatese,ndaj marrin rrogen komplet,pra ,per nje vend pune shteti paguan dy vete ,se nuk heq dot militantin,qe punesoi!Keshtu me mire paguan dy vete dhe mbyll problemin!4-Populli nuk ka besim per te ardhmen!Kemi 20 vjet,qe degjojme e shikojme lufe ne Kuvend,ne Institucione,ne mitingje,ne administraten shteterore,etj dhe dy kryetaret e partive me te medha e shikojne njeri tjetrin si armiq!Edhe populli,i ndare ne 100 parti,eshte ndare 100 here dhe percarja eshte bere semundja nr.1 ne Shqiperi!Cfare besimi te ngjall Sali Berisha kur uluret ku te mundet,sa ka tmerruar femijte?!QE AKUZON OPOZITEN PER KRIME,KUR VETE NUK KA SHKUAR ASNJE HERE NE PROKURORI ,PER TE DESHMUAR!?Cfare besimi te kemi ,kur per 20 vjet vendi eshte ne mjerim,spitalet jane rrenuar sa ska ku te veje me:ilace ska,carcafe e batanije ska,mjeket te lene te vdesesh po nuk fute doren ne xhep!etj.Shteti eshte zhytur ne vjedhje e nuk ka kohe te merret me hallet e popullit!Emisioni “FIKS FARE” i TOP-CHANEL,po ben punen qe duhet te bente shteti,dhe populli e kupton qe ,meqe nuk ka shtet,shkojne e ankohen tek “FIKSI”!TURP ,NJE MIJE HERE TURP,per kete PALO SHTET QE KEMI, dhe mburren :”KEMI HYRE NE NATO”!KJO ESHTE NJELLOJ SI TE MBURREN FEMIJTE:RROJME MIRE SE KEMI MAMIN PROSTITUTE!!!!
zefi | April 23, 2009 3:13 PM | Repliko
Centrali berthamor. Sali Berisha Mashtron ne dite te diellit.
Ceshtja e ndertimit te centralit berthamor nuk eshte thashethem sic thote Berisha por eshte plotesisht e vertete dhe procedurat e marreveshjes jane te avancuara dhe po mbahen te fshehta nga Saliu dhe specialistet e tij.
Ne daten 17 Prill 2009 zedhenesi i Ministrise se Ekonomise se Croacise Tomislav Mazal duke folur ne stacionin Vijesti te Podgorices ka pohuar se eshte firmosur tashme kontrata per ndertimin e Centralit Berthamor ne Shkoder me detajet si me poshte:
“Kryeministri shqiptar Sali Berisha e ka nenshkruar kontraten per palen shqiptare dhe per kroatet ka firmosur Kryeministri Ivo Sanader.
Kjo marreveshje eshte nenshkruar nga Sali Berisha gjate vizites se tij te fundit ne Kroaci.
Kontrata parashikon ngritjen menjehere te grupit te punes ku sejcila pale do te kete nga 5 eksperte.
Vendi i caktuar per Centralin Berthamor eshte caktuar Shkodra prane liqenit ku do te behen edhe shkarkimet teknologjike. Kostua e llogaritur nga kontrata per kete objekt arrin 4 miliard Euro dhe centrali do te kete nje kapacitet prej 1500 Megawat.
Ndertimi i centralit atomik do te kryhet nga firma Kroate HEP (Compania Elektrike Shteterore e Kroacise) dhe pjesa me e madhe e energjise do te shkoje ne Kroaci.
Nderkohe qe specialisti i Malit te Zi Cedomir Cejovic paralajmeron se jeta e gjalle e liqenit te Shkodres parashikohet te zhduket plotesisht.”
Tani le ti kthehemi komentit tone ku edhe pse qeveria Kroate po e pohon ne te gjitha mediat qe Kryeministri shqiptar e ka firmosur nje kontrate te tille ky i fundit poshtrsisht akuzon te tjeret per shpifje.
Por shkodra dhe shqiptaret po i shikojne lajmet Kroate direkt dhe njerezit qe pohojne kete marreveshje te firmosur nuk jane fantazma por njerez te gjalle te qeverise Kroate.
Shqiptare zgjohuni para se te keni mbaruar te gjithe. Shqiperia nuk e meriton ndeshkimin te kete nje te cmendur ne krye.
Ju lutem redaksise ma botoni shkrimin tim. Me respekt Sandi Godaj- Vlore
E-mail alek1055@hotmail.com
Sandi Godaj | April 23, 2009 5:57 PM | Repliko
Qeveria shqiptare e ka cilësuar dje të parakohshme dhe të tepërt zhurmën e madhe që po bëhet për ndërtimin e centralit bërthamor në Shkodër. Drejtori i KESH, Gjergj Bojaxhi, tha se “për sa i takon TEC-ve dhe centralit bërthamor, për momentin po bëhet më shumë zhurmë seç duhet, që të ndërtosh një objekt të tillë do të paktën 20 vite, do një konsensus social, politik, formalisht rajonal. Për drejtorin e KESH Shqipëria ka nevojë për burime të reja energjie, pasi për përballimin e nevojave në vend nevojitet të paktën një shtesë energjie prej 400 megavatesh. “Shqipëria ka nevojë për një kapacitet shtesë deri në 400 megavat. Nëse ky prodhim shtesë do të vijë me TEC me qymyr, me central bërthamor apo mënyra të tjera ndërtimi, këto janë çështje alternative. Është e mundur të ndërtosh TEC-in me qymyr, por problemi më i madh është ndotja”, - theksoi Bojaxhi. Drejtori i KESH nuk tha asgjë, nëse ka plane ose jo për të ndërtuar një central bërthamor në Shkodër. Gjithashtu, drejtori Bojaxhi nuk mohoi asfare mundësinë e ndërtimit të një centrali bërthamor në Shkodër, pavarësisht se tha se ndërtimi i një centrali të tillë do të kërkonte shumë kohë dhe debatet e tashmë janë të tepërta. Në fakt, ndërtimi i një centrali bërthamor kërkon vërtet një kohë të tillë, por nënshkrimi i marrëveshjeve për ndërtimin e tij nuk mund të pengohet nga kjo kohë. Në rast se marrëveshje të tilla nënshkruhen, atëherë ndërtimi i centralit bërthamor do të ishte shumë e vështirë të pengohej. Shtypi kroat ka qenë shumë i qartë gjatë gjithë këtyre ditëve dhe ka raportuar se qeveria kroate pret të nënshkruajë një memorandum bashkëpunimi me qeverinë shqiptare në fund të prillit të këtij viti. Nuk ka një kontratë të nënshkruar për ndërtimin e një centrali bërthamor në Shkodër, por ka marrëveshje bashkëpunimi ekonomik, e cila do të pasohet nga memorandumi që do të parashikojë ndërtimin e një centrali bërthamor. Gjergj Bojaxhi, drejtori i KESH, me gjithë kujdesin për ta shmangur debatin nga ndërtimi i centralit bërthamor, nuk mohoi asfare planet për ndërtimin e një centrali të tillë në Shkodër.
kol vreto | April 23, 2009 8:57 PM | Repliko
Një sondazh i botuar nga “Kathimerini” dhe transmetuar nga “Skai” javën e kaluar përcolli valë tronditëse në rrethet politike dhe gazetareske. Kaq e vërtetë është kjo, saqë strategjistët politikë të partisë në pushtet vrisnin mendjen se çfarë kishte ndryshuar që prej shtatorit të kaluar. Kjo nuk habit njeri, përderisa PASOK ishte rritur me 7.5 për qind. Por tronditja ishte e njëjtë, kur e njëjta kompani bëri sondazhe në vitet 2000, 2004 dhe 2007, vetëm se asokohe shifrat i vinte në dyshim PASOK. Një moment ata shqetësoheshin për njerëzit e anketuar, pastaj kalonin te parametrat e përgatitjes etj. Pastaj erdhën zgjedhjet dhe rezultatet u vërtetuan.
E bukura është se askush nuk e vrau mendjen të bënte verifikime. Sondazhet nxjerrin në pah një problem, por sugjerojnë edhe një zgjidhje. Këshilla të tilla si “Mos i besoni shifrat”, thjesht i konfirmojnë ato.
Ka shumë mënyra që një qeveri të humbasë zgjedhjet dhe rruga më e sigurt është mohimi i realitetit. Sondazhet ngjajnë shumë me sirenat e alarmit dhe disa duan t’i pushojnë, sepse zhurma u prish gjumin.
Megjithatë, zgjimi i këtyre njerëzve do të jetë vërtet i pakëndshëm.
visar | April 23, 2009 9:03 PM | Repliko
Shqiperia ashtu si edhe gjitha vendet e europes eshte nje vend kapitalist dhe se shqipetareve duhet tju mbushet mendja top qe ne kapitalizen nuk ka dhe nuk do te kete kurre demokraci.Kapitalizem do te thote pushtet i te pasurve dhe se pjesa tjeter e popullsise jane thjesht skllever qe punojne per te pasurit.perderisa bizneset me te medha kontrollohen nga te pasurit kuptohet qe ata e kane edhe pushtetin pavaresisht se cila qeveri eshte ne pushtet dhe se cila do te vije.qeverite do te vendosin rregulla loje ashtu sic ju intereson te pasurve sepse dhe vete qeveria mbahet ose i ka te ardhurat me te medha nga te pasurit.ne katalizem para do te thote pushtet dhe ky pushtet ne duart e politikaneve krijon kushte ideale per gjunjezimin e shtreses se trete dhe asaj te mesme te shoqerise.E njejta gje ndodh edhe ketu ne Amerike ku 90% e njerzve me te ardhurat e tyre vetem sa hane nje kafshore buke asnje gje tjeter nuk kane ne dore.vetem disa vende te skandinavise te cilat ne krahasim me vendet e tjera te botes kane krijuar nje fare demokracie , ku shumica e popullsise zoteron pjesen me te madhe te kapitaleve te vendit ku ata jetojne.
sali | April 23, 2009 10:28 PM | Repliko
Shqiperia ashtu si edhe gjitha vendet e europes eshte nje vend kapitalist dhe se shqipetareve duhet tju mbushet mendja top qe ne kapitalizen nuk ka dhe nuk do te kete kurre demokraci.Kapitalizem do te thote pushtet i te pasurve dhe se pjesa tjeter e popullsise jane thjesht skllever qe punojne per te pasurit.perderisa bizneset me te medha kontrollohen nga te pasurit kuptohet qe ata e kane edhe pushtetin pavaresisht se cila qeveri eshte ne pushtet dhe se cila do te vije.qeverite do te vendosin rregulla loje ashtu sic ju intereson te pasurve sepse dhe vete qeveria mbahet ose i ka te ardhurat me te medha nga te pasurit.ne katalizem para do te thote pushtet dhe ky pushtet ne duart e politikaneve krijon kushte ideale per gjunjezimin e shtreses se trete dhe asaj te mesme te shoqerise.E njejta gje ndodh edhe ketu ne Amerike ku 90% e njerzve me te ardhurat e tyre vetem sa hane nje kafshore buke asnje gje tjeter nuk kane ne dore.vetem disa vende te skandinavise te cilat ne krahasim me vendet e tjera te botes kane krijuar nje fare demokracie , ku shumica e popullsise zoteron pjesen me te madhe te kapitaleve te vendit ku ata jetojne.
sali | April 23, 2009 10:29 PM | Repliko
Ja u pifsha dolline juve Zef dhe Sali.Sigurisht qe ju thoni troc,qe ne Shqiperi po ndertohet kapitalizmi dhe eshte ashtu qe pakica do sundoje me cdo mjet shumicen.Kjo eshte e qarte ,po c’fare kane keta sahan lepires opinioniste a si quhen qe tallen duke na thene ate fjalen demokraci.Pra demokracia eshte per borgjezine(dhe ketu kane te drejte)dhe jo per popullin qe punon e robetohet e nuk siguron as buken e gojes.Demokracine qe predikojne keta lloj lloj politikanesh e analistesh e duan edhe rrugaceria,matrapazet,mashtrusit,drogmenet,imoralet,hajdutet,injorantet etj te cilet duan te jene te lire te bejne si te duan dhe te jene kurdohere gati ne sherbim te asaj klase qe citova me larte.Totozani thote edhe te verteta,por ‘harron’ te thote shkaqet te cilat jane ato te sistemit pra te rendit ekonomiko-shoqeror qe po ndertohet.Pra nuk thuhet se c’fare vuajne popujt e botes.Perderi sa ne ankohemi duhet thene troc qe eshte sistemi e jo ti biem rreth e rrotull,ose te fajsojme komunizmin.Pse nuk nxirret konkluzion i sakte qe nese dikur kishim te meta e fenomene negative e sot ato jane te stermedha atehere ku eshte shkaku?Pra shkaku eshte tek rendi i cili favorizon vetem te pasurit qe ne Shqiperi u bene me pislleqe(prandaj dhe grihen se ja dine njeri tjetrit)dhe me vjedhjen e pasurise te shqiptareve te lene nga e kaluara si dhe SHFRYTEZIMIN E EGER TE TE MJEREVE EMIGRANTE:Nese ishim keq per keto e sic e theksoi Zefi me lart se une kam nenen prostitute e jetoj mire’dakort’se me sa shikohet Big bradher po na e paraqesin te ardhmen dhe kane sy e faqe te na shesin fjalen ‘demokraci’.Nje vend e nje shoqeri qe nxjerr femren shale jashte neper televizione per te na dhene leksione e moral fundin e ka te siguruar.ZGJEDHE GJITHE JETEN BREZ PAS BREZI PER POPULLIN:Lavdi mesimeve M-L.
Enver | April 23, 2009 11:29 PM | Repliko
Kroatet jane te zgjuar, pse te kene central atomik ne vendin e tyre? Pse te prishim bukurite natyrore te Kroacise ku shume turista vine e vizitojne Kroacine, keshtu ata e mbajne vendin e tyre te paster. Kroatet thone ta vendosim ne Shqiperi i japim ca leke Sales edhe keshtu mbaron puna.
O zoti kryeminister si e shet vendin qe te behet pre e lengjeve kimike.Me e forta eshte se po ta perdorim centralin per nevojat tona hajde se po themi se do kemi energji elektrike,po qeveria jone vendos central qe ta perdorin te tjeret ndersa populli shqiptar te haje lengjet kimike qe ky central do te shperdore.
O Zoti Kryeminister ku te con mushka, a harrova se kroatet ta mbushen xhepat me ca para te qelbura,qe keshtu Sala te shesi Shqiperine si ti vij qefi.
Ju lutem redaksise te ma botoje comentin, faleminderit me rrespekt Besimi.
Besim | April 24, 2009 2:50 AM | Repliko
Jemi ne demokraci perderisa ti shkruan i lire, gazeta boton lirisht ate cka ajo deshiron. Ti vazhdon ende te trajtophesh me burse nga shteti shqiptar, dhe me burse te majme pale. apo i harrove keto Iglo?
h&m | April 24, 2009 10:45 AM | Repliko
Si thua ti “eagle”; nuk e meritokemi ne Demokracine ? Sipas teje i bie qe te kthehemi ne komunizem, pasi sipas shkrimit tend cdo gje ketu ne demokraci eshte e zeze,(sepse ju e shihni me zyze te erreta + naten!!).
Po pse o sh.Igli po te kerkosh per fukarenj e pabuksa gjen kudo neper bote poshte urave e neper lagje te tera ka neper SHBA,Itali etj/ e ne ketu duhet me qene sipas teje me lart se keto vende. Per mendimin tim duhet pare ecuria e varferise si shkon qe sipas inst.te pavarura sigurisht edhe me ate qe ne shohim, (jo me zyze te erreta)ketu gjendja po ndryshon per mire. Shqiperia eshte nje vend ne zhvillim e kthyer ne nje kantier ndertimi ne gjithe skajet,(merite e kesaj qeverie puntore e me vizion, kush eshte per pune te kerkoje se gjen,jemi ne kapitalizem o Igli,(kthjellohu) e ky rend e ka krijuar mundesine per pune,(mjaft te shfletosh gazetat e perditshme dhe mund te te pershtatet nje vend pune po s’pate tangerllik). Ju qe prisni te punesoheni nga shteti s’keni mberritur akoma ne kapitalizem, ose jeni ulur afer babait 80 vjeç dhe degjoni akoma historite me nje partiqe vrau 10 gjermane me rigoshete”).
Artan Xorxi | April 24, 2009 12:08 PM | Repliko
I dashur h&m,
Me vjen keq qe demokracise i jep nje kuptim kaq te ngushte. Te shprehesh opinionin tend eshte vetem nje nga te drejtat ne kete sistem e drejte e cila deri ne nje fare mase mund te quhet e njohur dhe realizuar deri diku. Deri diku sepse ka patur raste jo te pakta kur kjo liri ne shqiperi ka patur ulje ngritje. Besoj nuk ka nevoje per shembuj, ka te tilla me bollek.
Por demokracia eshte shume me e gjere se kaq. Une ketu nuk kam vend te te shpjegoj me gjate por me dashamiresi te sygjeroj te lexosh nje manual cfardo mbi demokracine dhe duke e krahasuar me realitetin shqiptar do te konstatosh dallimin e madh qe ekziston.
Per sa i takon burses, ju keni te drejte, une kam fituar nje te tille per studime doktorature dhe kjo per shkak te rezultateve te mia te shkelqyera ne studimet e deritanishme ne Shqiperi dhe jashte saj (rezultatet jane maksimale, cmime nderkombetare etj etj. Te me ndjesh por nuk bej dot lidhjen me demokracine ne Shqiperi. A mos mendoni ju se per hir te ketij fakti te merituar do te duhet te mbyll gojen per cfare ndodh ne Shqiperi? Te me ndjeni por kjo nuk do te ndodh kurre sepse sikurse mund ta kuptoni, studimet e mia paguhen nga qytetaret e ketij vendi dhe per rrjedhim une u jam borxhli atyre. Ne vendin tuaj do te isha i shqetesuar per te kunderten, pra nese per hir te kesaj burse, te kisha mbyllur syte veshet dhe gojen, apo me keq akoma te thoja e shkruaja gjera qe nuk i mendoj.Liria ime dhe juaja vlen ku e ku me shume se nje burse e merituar.
Faleminderit
igli
igli totozani | April 24, 2009 1:15 PM | Repliko
Ku i ke pare keto kantiere ndertimi,ti,o Xurx?!Po te behej kaq pune,pse ka kaq papunesi ne Shqiperi?Investimet duhen bere per te punesuar njerezit e jo per te marre fitime nga tenderat,sic behet sot,o kelysh i Sales!Eshte harxhuar 90 % e buxhetit te shtetit vetem ne rrugen Durres-Kukes,ndersa per spitalet,ujesjellesat,plehrat,etj nuk ka asnje qindarke!!!Paret e shtetit duhen harxhuar per ti sherbyer tere popullit e cdo dite,jo te presim sa te mbaroje tenderi i Sales!!!Edhe nje familje e vetme nuk i harxhon paret si ti teket kryafamiljarit pijanec(VETEM PER RAKI),por per te plotesuar nevojat jetike te familjes,se pari,e po teproi,te blihet ndonje rrobe!!!Ka plot djem rrugace,qe jane emigrante e nuk u dergojne asnje euro familjeve te tyre,sepse i harxhojne me prostituta,pra edhe ata e justifikojne veprimin e tyre,po cduhet te bejne te tjeret,te ngrejne syte nga qielli?!Shqiperia xhvillohet,kur kjo te ndjehet ne cdo familje shqiptare,e jo tek mafia ne pusht-et!Kur familjet rrojne ne mjerim edhe Shqiperia eshte ne mjerim,ndaj mos llomotit kot ti,Xurxull,se je i shitur tek serbi,ndaj ben kete politike kriminale!HESHT,ME MIRE DHE HA CORBEN TENDE TE HELMUAR ,QE TE KANE VENE PERPARA!!!
gjini replike per komentin nga Artan Xorxi | April 24, 2009 3:48 PM | Repliko
Z. Totozani, nuk eshte e vertete qe demokracine e kuptoj si nje rrugice te ngushte e cila te merr frymen, te shtyp. Jo. Shiko zoti Totozani, pike se pari nuk dua te mendosh qe jam ndonje berishian, apo nepunes shteteror i cili duke rrufit kafene hedh dy rreshta neper forume. Skam asnje lidhje me keto e nuk dua te kem, derisa politiken dhe demokracine ju doktorantet me rezulatate te shkelqyera, ju fitues te konkurseve nderkombetare, i trajtoni si prona te vetem nje kaste politike, te vetem nje kahu politik, te vetem nje personi i cili rropatet konference me konference, shtepi me shtepi per te dale para kamerave, bash si Sali Berisha, bash si Enver Hoxha ne vakt. Kjo shumice eshte e vertete qe eshte e inkriminuar, eshte e ndotur nga nje semundje korrupsioni i cili nuk ka vaksine ta sheroje. Por kjo nuk eshte vec semundje e shumices, e cila vetem per faktin qe eshte shumice, duhet te quhet legjitime, dhe demokratike, anipse e korruptuar. Me vjen mire qe bursa jote mbeshtetet nga taksat e qytetarve, nderkohe ata qytetare neperkemben jo vetem, kur S.Berisha premton e mashtron, por dhe atehere kur E.Rama eshte i gatshem te shese gjithe Tiranen qe karrigia e kryetarit te jete sa me solide. Ju duhet te shpreheshit edhe dje kur demokracia u perdhos nga Rama dhe Berisha. Ju duhet te shpreheni edhe neser. Se fundi une nuk kam nevoje te lexoj per te kuptuar demokracine, sepse ate e kam ne mendje, e kam ne pavaresine time, e nuk mund ta shes tani si stof demokratik nese deri dje jam veshur me jo te tille. Perkunder ne te tjereve juve ju takon me shume ta barazpeshoni demokracine, edhe per hir te atyre parave qe kjo qeveri ju ka dhene. Nuk kam asnje dyshim ne aftesite e tua intelektuale, sikunder skam asnej dyshim ne aftesite e tua per te vjele cte mundet nga kjo demokraci kaq bujare…. ndonjehere edhe materialisht.
Falenderime!
Mondi
h&m | April 24, 2009 5:45 PM | Repliko
Cili jeni ju Z. “h&m” ?
Nuk e kam per zakon te shkruaj as neper gazeta as neper blogje, megjithese i ndjek ato. Fatmiresisht, Zotin Totozani e njoh te pakten po aq mire sa Z. apo Znj.? « h&m », pasi kemi qene ne shkolle bashke dhe per dijeni te lexuesve desha te sqaroj se ka qene ne menyre absolute nje nga me te zotet qe kam njohur, gje qe duhet ta dije mire edhe Zoti apo Zonja « h&m ». Dhe me analizat e tij te holla e te shprehura aq qarte ne faqet e shtypit te perditshem nuk ka sesi te mos me perforcohet akoma dhe me teper kjo bindje qofte per kapacitetin e tij, qofte per shkallen e larte te qytetarise qe ai deshmon e qe fatkeqesisht juve « h&m » ju mungon, perderisa nuk keni guximin te flisni ne emrin tuaj, por fshiheni pas pseudonimesh kaq te lehta. Kjo me ben te mendoj se ndoshta ju vete akoma nuk e keni ndier se jemi ne “demokraci” e mund te flisni hapur. Keshtu qe megjithese nuk deshiroj te bie ne pozitat e xhelozise suaj mjerane, pas leximit te rreshtave tuaja me erdhi sinqerisht keq e ndoht per ju. Ndersa per Z.Totozani nje keshille do te kisha : keshtu vazhdo pasi vendi yne ka nevoje per njerez te zote, te ndershem e atdhetare si ty !
albana | April 24, 2009 6:03 PM | Repliko
demokraci eshte fjale e madhe,por a ekziston???do tju thoja vetem atje ku sistemi politik ekonomik ka evoluar,por jo ne nje shoqeri si ajo e shqiperise ku problemet socjale lene per te desheruar,por jo vetem ky problem ?lufta per pushtet nga te pa aftet kundra atyre me te afte,do te thote ligji i xhungles me pushtlleqe dhe maskaralleqe,jo per popullin por per interesa personale ose klanore,jo per shqiperine por per egoizmin dhe inateve te individve apo per qellime te caktuara nga ideologji sunduese.demokraci ne shqiperi eshte nje emer qe tingellon shume pak,por do te theksoja,,,vetem iluzjon per nje shoqeri qe nuk njeh kufi ne te gjith aspektet e jetes ekonomike politike shoqerore te vendit.mendimi im eshte demokracia eshte nje diktature me e eger se ajo e socjalizmit,cili i pasur denohet ne baze te ligjit ne demokraci?i varfer ku e permban ligji.ku ekziston demokraci kjo fjale kaq e madhe por vetem ne leter???????iluzjon vetem iluzjon?
Jankulla | April 24, 2009 7:19 PM | Repliko
Cili jeni ju Z. h&m ?
Nuk e kam per zakon te shkruaj as neper gazeta as neper blogje, megjithese i ndjek ato. Nese sot vendosa t’ju shkruaj, kjo per nje arsye qe me “bren” prej kohesh : jo rrallehere, neper forume apo blogje te ndryshem, na takon te hasim individe pa personalitet, te cilet ne vend te diskutimeve frytdhenese rreth çeshtjeve te trajtuara, perpiqen t’i shfrytezojne keto te fundit per te fyer apo perdhosur te tjeret, qofshin keta artikullshkruesi apo pjesemarres neper forume. E ç’eshte me e trishtueshme, duke u fshehur pas pseudonimesh gjithfarellojesh. Ne rastin ne fjale vendosa te shkruaj pasi artikullshkruesin, Zotin Totozani, e njoh personalisht dhe te pakten po aq mire sa Z. apo Znj.? « h&m », pasi kemi qene ne shkolle bashke. Per dijeni te lexuesve desha te sqaroj se ka qene ne menyre absolute nje nga me te zotet qe kam njohur, gje qe duhet ta dije mire edhe Zoti apo Zonja « h&m ». Dhe me analizat e tij te holla e te shprehura aq qarte ne faqet e shtypit te perditshem nuk ka sesi te mos me perforcohet akoma dhe me teper kjo bindje qofte per kapacitetin e tij, qofte per shkallen e larte te qytetarise qe ai deshmon e qe fatkeqesisht juve « h&m » ju mungon, perderisa nuk keni guximin te flisni ne emrin tuaj, por fshiheni pas pseudonimesh kaq te lehta. Kjo me ben te mendoj se ndoshta ju vete akoma nuk e keni ndier se jemi ne “demokraci” e mund te flisni hapur. Keshtu qe megjithese nuk deshiroj te bie ne pozitat e xhelozise suaj mjerane, pas leximit te rreshtave tuaja me erdhi sinqerisht keq e ndoht per ju. Ndersa per Z.Totozani nje keshille do te kisha : keshtu vazhdo pasi vendi yne ka nevoje per njerez te zote, te ndershem e atdhetare si ty !
albana | April 24, 2009 9:10 PM | Repliko
I kam lexuar me endje shkrimet e z.IGLI TOTOZANI ne gazeten SHEKULLI vazhdimisht.Gjykoj se eshte intelektual i formuar,idealist ,me horizont te gjere europian dhe qe ngjall optimizem pozitiv tek lexuesit progresive.Nuk eshte cudi,qe opinionet e tij te ngjallin xhelozine apo urrejtjen e nje grupi te caktuar njerezish,politikisht te azhornuar ne mjedise primitive e antiprogresiste , sepse mund te jene dashuruar me bagazhin e tyre te njohurive gjysmake,per rrjedhoje mendimet e z.IGLI i vleresojne jashte realitetit qe mat etaloni i tyre i ndryshkur.Zotesia e njerezve te ditur sot eshte ajo,qe ata te jene te afte te dalin nga kornizat e percaktuara te klaneve partiake,per ti sherbyer te ardhmes se vendit e jo interesave te ngushta personale.Mendim progresiv eshte ai qe i sherben vendit dhe jep prognozen per te ardhmen e jo ai qe i sherben ruajtjes se karriges se punes!Dashuria per vendin,per historine tone shekullore,per gjuhen dhe letersine,per gjithcka eshte ndertuar me djersen e popullit nuk te nxit per te mbjelle percarje aq me teper urrejtje midis pjestareve te te njejtes kombesi!Kemi patur e kemi akoma politikane,qe te qorruar nga interesa antikombetare,shfryjne ligesine nga foltoret, qe populli ka caktuar per “SHERBETORET” e tij,duke i sherbyer padronit dhe parase se piste!Persa i perket personit h&m(E percakton vete se h…m..t),duket nga llogjika e te shkruarit se eshte nje ziliqar qe ndjen deficencen ndaj njohurive te z.IGLI,ndryshe,po ta kishte te njohur, burrerisht duhet ta publikonte hapur emrin e vet,duke lene menjane hipokrizite alla berishiane te huazuara nga qarqe antikombetare!URIME,Z.IGLI DHE SHEKULLI -T,QE KA KRIJUAR TE VETMEN DRITARE DEMOKRACIE PA KUFIZIME NE SHKEMBIMIN E TE GJITHA PIKPAMJEVE MIDIS SHQIPTAREVE!!!
ladi | April 24, 2009 10:41 PM | Repliko
E dashur Albana,
ty te faleminderit per ironine megjithate te garantoj qe jam nje djale i ri, dhe nuk jam hic xheloz per z.Totozani sepse kam profesion krejt tjeter nga ai (jam inxhinier). Me vjen mire qe edhe z.Totozani paska avokate dhe fansa.respektojeni edhe mendimin tim, qofte edhe ne emer te demokracise per te cilet “pergjerohet” dhe ndofta “flijohet” edhe autori Totozani.
h&m replike per komentin nga albana | April 24, 2009 11:51 PM | Repliko
“h&m” ,kush je,ku je,pse je c’fare do te thuash me keto qe shkruan,mire ben eshte bere deti kos te marrim te gjithe nga nje luge…
bardhyl | April 25, 2009 8:51 AM | Repliko
Demokracia dhe kapitalizmi nuk kane asgje te perbashket me njera tjetren, pra demokracia nuk ehte atribut i kapitalizmit, por konsekuence e perpjekjeve dhe luftes intelektuale dhe fizike qe njerezit kane bere ne shekuj ne vendet e zhvilluara, qe edhe ata te gezonin te drejtat elementare, siç jane ajo e ushqimit, e fjales se lire, e punesimit etj. Vetem per te fituar 8 oreshin dhe lejen e paguar eshte dashur te derdhet gjaku me oke, pa folur per burgosjet etj etj. Madje Zhak Attali, disa duhet ta dine se kush eshte, ka nenvizuar se kapitalizmi rrezikon demokracine. Ne ndryshim nga komunizmi totalitar, apo fashizmi, ku disa udheheqes merrnin prerogativat e Zotit, kujto Hoxhen, Stalinin, Mao Ce Dunit, Hitlerin, Duçen, ne kapitalizmin perendimor ka nje liri relative. Nuk futesh ne burg per nje fjale goje, madje as edhe per nje fjalim apo artikull ne gazete, krejt ndryshe nga sa ngjante dikur ne Shqiperi dhe ne te ashtuquajturat “demokraci te Lindjes”. Por kjo demokraci eshte, siç thashe relative. Padronati ka ne doren e tij, partite politike dhe mediat, me nje fjale pushtetin politik, pa folur per ate ekonomik dhe parane, prandaj edhe ne Perendim ti ke te drejte te zgjedhesh ndermjet 3 ose 4 partive te aprovuara nga elita ekonomike dhe politike e vendit, qe prapa kuintave kontrollon gjithçka. Eshte e njohur se ne SHBA nuk mund te zgjidhesh dot, jo president, por as edhe guvernator, po nuk pate disa qindra milone dollare, qe t’i japin ata qe kane. Kuptohet se pastaj ti do te punosh per ta. Kriza e fundit deshmoi se kur bankieret humben ose fshehen ne “parajsat fiskale” me dhjetra miliarde dollare, shteti ua zevendesoi keto humbje me parate e taksapaguesve te thjeshte. Ndersa kur dikush nuk ka para te paguaje as edhe qirane, e nxjerrin edhe nga shtepia ne rruge.
Pra demokracia si dhe liria edhe ne Perendim jane relative.Deri me sot nuk ka pasur asnje sistem ekonomiko - shoqeror te perkryer. Shpresa e vetme per nje bote me te mire, komunizmi, i zhgenjeu njerezit tmerresisht, pasi u transformua ne nje sketerre te vertete. Nuk ka me shprese, bota eshte kjo qe eshte, ku ujku ha qengjin dhe ku peshku i madh ha te voglin. Keshtu eshte ndertuar dhe keshtu do te vazhdoje.
katarakti | April 26, 2009 12:49 PM | Repliko
More katarakt,po pse nuk thua qe komunizmin e rrezuan me diversion e jo se nuk ishte vital e demokratik.Dije se atehere ishte demokraci per shumicen dhe diktature per pakicen.Sot eshte demokraci per pakicen e diktature per shumicen.D.m.th sot llap sa te duash dhe vdis per te ngrene (shumica)ndersa borgjezia eshte e lire sa dhe ti e une po ama noton ne flori e lluks.Demokraci i thone tani pasi seshte gje tjeter vecse shfrytezim i njeriut nga njeriu apo jo?Pra dhe krizen ne Amerike komunistet e sollen?Apo ishte ne dekadencen e tij dhe pak hapa prapa pas sabotimit te shoqerise komuniste u zgerlaq dhe kapitalizmi.Harxhet popujt do i paguajne nese do te marri veten,se te pasurit i kane bere llogarite.Ki kujdes se mos ngelesh sic e thua dhe vet ne rruge.Lumturia
Pse | April 27, 2009 9:00 PM | Repliko
Zamira
29/04/2009 ne oren 0:52
8H&M eshte nji lloj magazine ne france . Kaq i zgjuar qenka ky? jo po C&A.
Zamira
29/04/2009 ne oren 1:07
9DONIKA… E NDJEJ DHIMBJEN TENDE ?ME DHEMB NE SHPIRT KUR SHKRUAN . JEMI NGA NJI VEND . SA U GJET KUSH E VRAU NJI GANGSTER POLITIK SI AZEMI AQ DO GJENTET DHE TREBICKA. FAIN E KA MAFJA JONE QEVERITARE DHE AMBASADORI I PA CIPE AMERIKAN . AI MBRON MEDIUN SE I DUHET . SALIUN SE E KA SI SHKOP MAGJIK ?AI E MESON PER CDO GJE . FATI I SHQIPTAREVE KY ESHTE . NJEREZIT PO ZHDUKEN ? NENAT QAJNE ME KOT ? NUK KA DREJTESI . INA RAMA ME ATO FOTOT PO TREGON QE MUND TE PUNOJE DHE FOTOMODELE . PERSE JO? SHOQE E ARGITES . TI VIJE TURP ?DHE TEA IKI SA ME PARE . E TREGOI VETEN SE KUSH ESHTE . SILVIA KONTI DO TA KETE PER OFENDIM PO TA MARI VESH. KJO ESHTE E KORRUPTUAR ME KEQ . PERSE E MORI AMB AMERIKAN NE AMERIKE? A THUA PeR BUKUROSHE ? jO JO ATE E DI AJO DHE MAFJOZET E SAJ . AJO ESHTE SHPRESE E HUMBUR. E PESOFTE NE KOKE . A ke ndopak gjak shqiptari moj mike e saliut?
Donika
01/05/2009 ne oren 7:03
10KUSH DO TE JETE KOMPANIA QE DO TE NXJERE NAFTEN NE ISH TERITORIN TONE UJOR TE DHURUAR NGA BASHIBUZUKU DHE TRADHETARI I KOMBIT BERISH E HAJDUTI BASHE . BERISHA SHPETOI SHKELZENIN QE GERKU ME ANEN E MEDIUT E KISHTE FUTUR NE THES ME KE KOMPANI DO NJERE GREKU NAFTE ???? DO E MARRIM VESH DHE YRADHETARI BERISH I LA SHQIPETARET ME GISHT NE GOJE .PO RAMA KU ESHTE PERSE GREKU JA KA MBYLL GOJEN APO I KA THENE WITHERS SHET MOS FOL SIC I THA PER TREBICKEN MOS U NDJE SE E KEMI BERISHEN NE DORE .PRA BERISHA ESHTE SI MI I KAPUR NE CARK DHE DIPLLOMATET HEDHIN VALLE RRETH TIJ .O BEJ E FIRMOS ATE QE DUAM NE O TE NXOREM VRASES SE TREBICKES DHE SHKELZENIN DHE ARGITEN .KALI I TROJES ESHTE NE MES TE TIRANES DHE DIPLLOMATET VALLXOJNE E KENDOJNE .MOTRA TREBICKA
artur
02/05/2009 ne oren 12:17
11qrveria berisha po ecen shume mire me reformat;zhvillimi i kombit ka nje emer rruge ,dhe sa me shume rruge me teper levizje drejt europes.
iliriarber
02/05/2009 ne oren 17:39
12Autori I.T ngre nje pyetje qe quhet nga me themeloret per cdo njeri apo grupim shoqeror. Pra eshte nje teme qe duhet shtjelluar me teper dituri, mendjeftohtesi e aftesi analizuese pasi pergjigjja, cilado qofte ajo, eshte vendimtare per fatet e shkrimit dhe shkruesit. Zakonisht njerezit e holle nga mendja dhe pena pergjigjen e ndertojne ne te gjithe strukturen e analizes se tyre, pra ajo lexohet - le te themi- mes rreshtave. Cilesi tjeter e tyre eshte edhe perdorimi i nje fjalori qytetar dhe te barazlarguar nga referimet e poshtme dhe te eperme per subjektet qe trajtohen, ne menyre qe shkruesit te mos duken si njerez anesore (partizane). Kategoria alternative analizuese e shtjellimit te temave themelore dhe shume te rendesishme si kjo qe trajtohet ketu, perdor nje menyre te thjeshte dhe jo shume te efektshme per te lene gjurme tek lexuesit, pra fjalor joqytetar, cilesime ofenduese ose lavderuese sipas rastit dhe subjektit, spekulime (sajesa) dhe elemente te tjere te bashkesise se menyres se te shkruarit emocionalisht. Nje dukuri e tille ka si shkak, midis te tjerave, edhe mjetet e pakta qe zoterohen per ceshtje te tilla dhe nje gabim fillestar ne zgjedhjen e profesionit. Ndersa forca levizese per aventura te tilla eshte “buka e gojes” dhe te qenit njerez anesore (partizane). Secili ben zgjedhjen e tij!
tani
03/05/2009 ne oren 12:16
13U lodhem duke e kerkuar, edhe shpresa qe vedes e fundit dhe ajo duket se ka vdekur. Na duhet nje mrekulli, dhe per mendimin tim mrekullia do te ishte qe te zhdukeshin te gjithe “keta” qe po na gjymtojne dita dites e me shume. Besoj e kuptoni se kush jane “keta” se nuk dua qe ti bej ndonje kompliment pa dashur…
xoni
05/05/2009 ne oren 15:12
14Po i referohem atyre qe i njohin dhe shkruajne me superlativa per shkruesit e artikujve.Ne mos qofshin farefis apo shoqeri servile atehere domosdo kane komplekse inferioriteti.
si do te ndjeheshit sikur te thuhej…
Rrofsh sa malet o igli totototozani. O intelektuali i perparimit dhe ne shekuj u kujtofsh si sternip i nastradinit. Ah sa mire na e ke kenaq shpirtin me llafe. Jo per gje po se ne mjafton te na thuash fjalen e mire dhe nuk ka rendesi se cfare ben.
Hosana ty o i nderuari Igli o pishtar i demokracise o ditiramb i vegjelise o drite e inteligjences se re boterore, ti qe me doren tende vetetime shkrove artikullin suferine ty te takon te drejtosh partine. Ti qe ivogel nuk qaje si femijte e tjere por ligjeroje me popullin dhe i qaje hallin. E shkrive te gjithe jeten tende per popullin sakrifikove jeten tende nuk shkove ne pub-e apo diskoteka nuk ndenje kafeneve dhe restoranteve me te mira te tiranes se kishe nje mision te shenjte per te permbushur te zgjidhje hallete popullit
do te doja te zgjatesha dhe pak por po iki per nje kafe.
iliri
06/05/2009 ne oren 9:31
15o Xono e ke mor vesh gabim! I.T-ne s’e kam as farefis as e njof. Po ato qe ti i thua me duf e duke shfryre i thashe me pak me shume takt. Pa dyshim qe autori i perket kategorise alternative te shkrueseve, pra njerezve anesore. Artikulli i tij mezi shtyhej per ta lexuar deri ne fund e jo me te merrej si shembull per demokracine dhe ligjerimin qytetar.
xoni
07/05/2009 ne oren 14:20
16Shikoni “intelektuale” te ndritur. Qe I.T mori kot nga ajo tema e emigranteve dhe ja ka fut kot me kete temen tjeter kjo nuk mbulohet dot nga asnjeri nga ju. Pranojeni se nga ketu fillon demokracia qe “Meritojme”. Mund ta kesh gjuhen brisk por puna eshte se si e perdor ate pra per te rruar apo per te prere? Nuk ka rendesi se sa i ndritur qe eshte I.T apo se vjen nga familje e mire apo se ka bere shkolle jashte. Rendesi per mua ka qe te mos ja fusi kot por ti mati forcat per me vone kur ti piqet mendimi.
Mjaft me pseudo letrare qe nuk japin asgje vec publicitet mejhanesh i cili harrohet sapo mbyll kompjuterin apo gazeten.
Ne qofte se nuk jep dot idera konkrete apo alternativa zgjidhjesh mos ju fut ketyre temave se nuk jane per kapacitetin as tendin as timin dhe as te ndonje shqiptari tjeter filozof.
Iliri po ty pse te dogji mor xhan? Ti nuk je as albana as bardhyli i mesiperm qe po shfajesohesh, une nuk te etiketova ty si avokat i I.T
xoni
07/05/2009 ne oren 14:35
17o Iglo duhen pare dhe shkolle per formim jo vetem tituj dhe diploma pastaj duhet me qene ne rrethin e atyre qe po e vertisin boten.Kam shprese se ti do cash dhe dikur do marresh ndonje kothere pushteti por ne fund te fundit do jesh si te gjithe ne te tjeret sherbetore apo punetore te dikujt. mos e harro kete qe po te them plako. Mbaje si postulat se do te te sherbeje kur te shkruash.
xoni
08/05/2009 ne oren 15:38
18Edhe nje gje tjeter Igli ashtu sic shkruajte per ata emigrante “Heronj” qe lipsen tani per te ndihmuar vendin me dergesa dhe me dijet e tyre te keshilloj te shkruash edhe per ate brez qe u dogj duke punuar dhe sakrifikuar jeten e tyre dhe sot nuk kane asnje pension per te jetuer me nder dhe ju dogj shpirti dhe i vrau brenga per vajzet e djemte qe morren rruget dhe nuk dine se a mund ti shohin prape. Qe i rriten me tollon dhe me turne dhe si shperblim morren mynxet nga demokracia qe meritojme ne tani. Ashtu si more lavderime nga emigrantet per ate shkrimin e pare do marresh edhe nga pensionistet. Por askush nuk shkruan per ta se nuk kane se cfare te “dergojne” apo te japin. Ngelen rrugeve vetem fillikat e me “fatlumet” neper azile duke ngrysur ato dite qe ju kane mbetur. Jepuni te pakten satisfaksionin moral se per ate material kujdesen femijet e tyre nqs keta te fundit kane mend ne koke.
Te merr te qaret kur sheh pensioniste qe nuk kane leke te pine nje kafe me shoket e tyre. Atij brezi vetem kjo i ka ngelur se asnje gje tjeter nuk i terheq me ne kete shoqeri te vuajtur.
Keto duan njerezit e jo brockulla filozofiko-politike te ceketa.
igli totozani
10/05/2009 ne oren 21:03
19Te dashur miq,
qe ndani ose jo te njejtat mendime me mua. e kam shkruar dhe me pare se verejtjet tuaja jane nje ndihmese e madhe per mua dhe jane gjithmone te mirepritura. Por per fat te keq po shoh se sidomos nga mesazhet e fundit debati nuk po zhvillohet mbi temen apo shkrimin tim, por per personin tim, te kaluaren, te tashmen apo te ardhmen time, si i kam patur, si i kam si do te duhet ti kisha etj, etj. Personalisht mendoj se tema, pavaresisht nga mendimi qe mund te keni per menyren e trajtimit te saj nga une, eshte shume here me e rendesishme se une. Dhe shume here me teper e rendesishme eshte te debatojme e te flasim per te. Debate te tilla, pavaresisht nga lindin jane te dobishem per shoqerine tone dhe ky blog i bukur i shekullit eshte vertete nje hapsire e kendshme. Por a duhet ta mbyllim ate e ta bejme nje hapsire “te vockel”per tu marre me personin dhe jo me temen. Mendoj se jo. Megjithate me kete rast nuk dua ti pres hovin kerkujt qe te merret edhe me mua nese kjo gje i duket me vend dhe pasuron debatin. Ndoshta keshtu mund te permiresohen me shpejt gjerat ne kete vendin tone.
albana
10/05/2009 ne oren 23:57
20Pse te vjen keq, more Zoti Xon, qe njerezit te thone mendimin e tyre ? Nese nuk je dakort, jep mendimin tend e s’ka pse te kalosh ne etiketime te ulta qe flasin me gjate per ty si individ sesa per personin ne fjale. Me vjen keq qe po ta them, por me sa duket, mungesen e nivelit perpiqesh ta mbulosh me fyerje e arrogance. Kaq te veshtire e paske “te masesh forcat -siç thua edhe ti vete, e te nderhysh kur te te jete pjekur mendimi ? Atehere do te isha une e para qe do te therrisja duke brohoritur : “Rrofsh sa malet o xoooooon !. O intelektuali i perparimit dhe ne shekuj u kujtofsh si sternip i nastradinit… Hosana ty o i (ç)nderuari (me falni per lapsusin) Xon, o pishtar i demokracise, o ditiramb i vegjelise, o drite e inteligjences se re boterore…” - etj. etj. (vijon si me lart - shikoni “Xoni”). He, si thua, a po te pelqen ndopak ?
Persa i perket komplekseve, mbaji per vete, gjithe ky mllef nuk ka emer tjeter.
Sa per informacion, nuk jam as fis, as shoqeri servile me I.T. Po ti ku futesh, mor i mjere, qe e paske kaq kunj !
Nuk jam as avokate, por mendoj se nese mund te bej diçka te drejte, s’ka perse te mos e bej. Edhe pse me vjen keq se e bej kundrejt diçkaje qe s’ia vlen barra qerane : te merrem me individe si puna jote !
Edhe diçka, çudi sa shume ngjan per nga stili me dike tjeter ! Si dy pika uji ! E kane kete te mire, keto te uruarat pseudonime !
xoni
13/05/2009 ne oren 15:38
21E mo se njecike satire dhe u hodhet menjehere ju anetaret e vellazerise.
Nje pasazh nga filmi njeriu me top:
-Qellove me gjule tani qellon dhe me pambuk o zoti komisar.
Nuk e kisha per tju sulmuar zoti na ruajte se une jam ku e ku me poshte per nga parate dhe pushteti me ju thjesht ishte nje lajthitje e lehte ne momente sinqeriteti kur shkruajtja.
Une nuk jam hero mua per vete do te me pelqente me mire shtrati i ngrohte i sinjora Bertinit se sa nje qeli e ftohte e lagur… apo me keq rruge te ftohta te lagura.
Pastaj nuk eshte mllef ajo qe shkruajta por meqe llozha te ka ngarkuar te pelqehesh nga publiku atehere une thjesht te ngacmova pak sipas teorise terhiq - lesho. Ja per shembull ate shkrimin per emigrantet e kishe qare dhe vete te parit duket i pelqeu. Por per mendimin tim kete te dytin e prishe fare ndonese e di qe nuk mund te shkruash ndonje shkrim tjeter psh per brezin e trete mund te kishe gjetur ndonje teme me teper administrative se sa sociale.
Duke u nisur nga sa lexova me siper kam te drejten te spekuloj apo me mire te them te hamendesoj se :
Temat qe rrihen ketu i adresohen vetem asaj pjese te shoqerise qe jane me te rinj, qe jane potencial manipulimi dhe joshjeje nga PROTESTA qytetare shkruar apo e folur me elokuence.
Brezi i trete nuk mund te perfshihet ketu apo sepse formimi i tyre pareqet nje barrikade me te forte por edhe sikur kjo te mundesohej ajo qe ka me shume rendesi a eshte se ky brez sipas jush nuk perben ndonje potencial per te ardhmen. Ne te kunderten pse pra nuk e merr lapsin ti me shoke dhe ulu nje gjysem ore ne forme reportazhi paraqit alternativat e tua apo ato qe mund te mendosh se duhen marre qe ky brez te kete nje minimun dinjiteti ne shoqeri.
Nuk e di por po lodhem me keto tema politike qe nuk nxjerrin asgje vec hiq nje pale e vur nje pale e keto pale pasurohen e ne delet “qe nuk futemi kurkund” duhet tu besojme.
Eh se harrova albanen te siguroj se nuk ke prapanice as ti as I.T te mateni me mua per sa i perket nivelit. Por une duke qene i pa angazhuar apo i pa perfshire preferoj me mire faqet anonime te nje blogu se sa publicitet neper media. E shoh se brainwash-i qeka me i madh se ce mendoja.
Lamtumire
xoni
13/05/2009 ne oren 15:44
22E mo se njecike satire dhe u hodhet menjehere ju anetaret e vellazerise.
Nje pasazh nga filmi njeriu me top:
-Qellove me gjule tani qellon dhe me pambuk o zoti komisar.
Nuk e kisha per tju sulmuar zoti na ruajte se une jam ku e ku me poshte per nga parate dhe pushteti me ju thjesht ishte nje lajthitje e lehte ne momente sinqeriteti kur shkruajtja.
Une nuk jam hero mua per vete do te me pelqente me mire shtrati i ngrohte i sinjora Bertinit se sa nje qeli e ftohte e lagur… apo me keq rruge te ftohta te lagura.
Pastaj nuk eshte mllef ajo qe shkruajta por meqe llozha te ka ngarkuar te pelqehesh nga publiku atehere une thjesht te ngacmova pak sipas teorise terhiq - lesho. Ja per shembull ate shkrimin per emigrantet e kishe qare dhe vete te parit duket i pelqeu. Por per mendimin tim kete te dytin e prishe fare ndonese e di qe nuk mund te shkruash ndonje shkrim tjeter psh per brezin e trete mund te kishe gjetur ndonje teme me teper administrative se sa sociale.
Duke u nisur nga sa lexova me siper kam te drejten te spekuloj apo me mire te them te hamendesoj se :
Temat qe rrihen ketu i adresohen vetem asaj pjese te shoqerise qe jane me te rinj, qe jane potencial manipulimi dhe joshjeje nga PROTESTA qytetare shkruar apo e folur me elokuence.
Brezi i trete nuk mund te perfshihet ketu apo sepse formimi i tyre pareqet nje barrikade me te forte por edhe sikur kjo te mundesohej ajo qe ka me shume rendesi a eshte se ky brez sipas jush nuk perben ndonje potencial per te ardhmen. Ne te kunderten pse pra nuk e merr lapsin ti me shoke dhe ulu nje gjysem ore ne forme reportazhi paraqit alternativat e tua apo ato qe mund te mendosh se duhen marre qe ky brez te kete nje minimun dinjiteti ne shoqeri.
Nuk e di por po lodhem me keto tema politike qe nuk nxjerrin asgje vec hiq nje pale e vur nje pale e keto pale pasurohen e ne delet “qe nuk futemi kurkund” duhet tu besojme.
Eh se harrova albanen te siguroj se nuk ke prapanice as ti as I.T te mateni me mua per sa i perket “nivelit”. Por une duke qene i pa angazhuar apo i pa perfshire preferoj me mire faqet anonime te nje blogu se sa publicitet neper media. E shoh se brainwash-i qeka me i madh se ce mendoja.
Lamtumire
xoni
13/05/2009 ne oren 16:42
23“S’ka e s’ka si heroizma,
Edhe si idealizma,
Po kur dimër del behari
S’ka si zjarri.”
Shkodra
17/05/2009 ne oren 15:54
24Demokracine e meriton cdo organizem.Duke filluar nga krijesa e te fekunduarit e deri sa mbas 9 muajsh(per njeriun) fiton te drejten e qytetarise duke u rregjistrruar ne gjendjen civile.Me Passaporte e nr.pune.
Hyrja ne NATO nuk eshte merit e demokracise berishiane(shqiptare).Po eshte interresi i kesaj force politike-ushtarake qe ne te jemi ne NATO.Tani ne jemi edhe me keq sa i takon demokracise.Se po dalin aktivitete korruptive jo vetem qeverise,po edhe te familjes qeveritare Berisha.E NATO nuk po qan me ndere me thanen.E kjo nuk eshte e pa program.Program qe fillon me Nr.Telefonik te Kryeministrit dhen popullit ne lufte kundra korrupsionit.Ne fakt ky numer ishte nji mbrojtes i sigurt per te vashduar i qete Berisha me gjithe djal aktivitetin korruptiv.Planet i prishi krizma e Gerdecit qe nuk dinte,K/Minstri ,se ku bie me shtepi.
Bile hyrja ne NATO u be me pershendetjen me viktima te Gerdecit.E po te ishte se NATO percakton demokracine e nji vendi,ne nuk do te pranoheshim.Po NATO percakton rendesin e interresit dhe te strategjise per qellimin qe eshte krijuar.
Ne,gezonim edhe anetaresin e Traktatit te Varshaves.Po kur Ai tregoi demokracin e vet(dhembet),E.Hoxha automatikisht u shkeput nga ky traktat.Kjo eshte demokraci.A mundeni ju sot te veproni,ta zem se perseritet rasti,qe te tregoni demokraci,te pakten.Jo dhe kurr jo.Sepse ju perlan per 4-5 ore Serbi dhe Greku bile edhe Cerrno gorja me 500 mije banor.
Pershendetje.
Simbas temes.Kam te drejten te pyes.Po Maqedonia nuk i ka arritur kerkesat demokratike,dhe pse nuk eshte ne Nato,kush e pengon,dhe kush eshte me i interresuari sot qe ajo te behet pjese e NATO-s !?
xoni
21/05/2009 ne oren 15:54
25Edhe nje here tjeter per ta rrotulluar njecike me shume muhabetin se po ze kore ju sugjeroj nje teme hartimi qe ju pershtatet pra sic e thashe me lart nje teme teknokratike apo administrative e cila ju shkon per shtat dhe ka jehone te shpejte dhe te gjere. Megjithe kete jehone te shpejte keto tema mbartin edhe rrezikun e konsumimit te shpejte dhe veljes nga publiku. Kjo per vete faktin se vetem konstatojne dhe teorikisht sugjerojne per nje zgjidhje te problemit por nuk provojne dot se cilat jane zgjidhjet e kerkuara. Shembuj jane protestat e mjaft-it apo programet e partive tuaja. Pra po te organizosh edhe nje here te njejten proteste me mjaft nuk do kete ate sukses qe kishte ne fillim. Dmth jane si filma me lufte qe i sheh nje here dhe nuk te terheqin me. prandaj dhe lodhemi kur flisni per rregullim te vendit. Ketu hyne pastaj temat filozofiko-politike me baze te gjere qe ju rrekeni ti prekni pa sukses. Arsyeja eshte e thjeshte duhet ti kushtohesh per nje kohe te gjate nje grupimi njerezish qe kane disa parime baze ndajne te njejtat pikepamje dhe kane nje organizim ne mos te perkryer te pakten te rregullt. Dhe gjenerimi i ketyre ideve del si sinteze e mendimit te perbashket te bazes. Por mos harroni se frytet duhen provuar praktikisht. Ne kohet e meparshme(diktatures) ata qe krijuan shtete-parti kishin nje platforme politike dhe ideologjike te konkretizuar. Ne kohet moderne kjo eshte ideja Vellazerim-liri-barazi pra e kam fjalen per barazine perpara ligjit apo mundesive apo shoqerore ruajna zot per ate ekonomike. Ju 99-shat e sotem nuk besoj se keni ndonje platforme ideologjike te sakte pervec asaj qe: bej show per te marre para dhe per tu thene te tjeret sa mire qe po na e fusni. Ju harroni se jeni ne Shqiperi ketu dhe plagiarizoni prezantimet apo fushatat elektorale amerikane. Dhe kjo jo se ka ndonje gje te keqe, por se mentaliteti eshte i ndryshem. Pastaj ka dhe dicka tjeter ju perseri kopjoni modele te tjera duke perfshire “rinine” ne projektet tuaja per te ardhmen e vendit ketu gaboni me kete kopje sepse ne shqiperi nuk ka brez te baby boomers qe duhen zevendesuar mejehere sepse po dalin ne pension. Ne shqiperi perkundrazi ka brez shume here me te formuar se ky i joni por qe per qellime te ditura nuk mund te perfshihen ne keto “programe”.
Ti me te drejte perpiqesh te ngresh lart patriotizmen kombetare por ne te njejten kohe del dhe nga shinat e “globalizmit” per te cilin mendoj se ja ithtar(me thuaj nese jam gabuar) duke treguar paudhesite e fqinjeve tane kundrejt nesh. Pastaj kerkon nga emigrantet qe punojne ne keto vende te perfshihen ne programet apo ne zgjedhjet e vendit. A je ne gjendje ti tu ofrosh pune dhe siguri mbi nje milion shqiptareve ne bote sikur te ktheheshin? Padyshim qe jo. 1000000 emigrate x 1$=$1 000 000
Nuk me kujtohet se cili njeri me mjeker ka the se: Perpara se njeriu te merret me politike duhet te haje te vishet dhe te siguroje minimumin e jeteses. Prandaj kur te shprehesh se “demokracia nuk hahet” vendos edhe kujt i referohesh aq me teper kur njihen nga te gjithe.
Prandaj perpara se te merresh me prekje tematike pse nuk e thua hapur se demokraci eshte kur jeton mire dhe nuk te cenohet gje. Pra dhe njehere sic e ka thene nje cifut me mjeker apo nje qose se nuk me kujtohet mire: POLITIKA ESHTE SHPREHJE E KONCENTRUAR E EKONOMISE dhe mos i bjer rrotull e rrotull por drejt ne se ke guxim qytetar per te cilin pergjerohesh kaq shume. Shpresoj se me kupton. Kjo ndoshta do me ngreje ndonje pike ne vleresimin e nivelit sipas zysh albanes.
sali
16/06/2009 ne oren 22:52
26po pse te huajt e meritokan dhe ne jo?hapini nje here syte dhe mos u beni te verber ,mos e ulni veten perpara te huajve se ata nuk jane me te zote se ne.
myvela dervishaj
25/06/2009 ne oren 2:39
27populli yne eshte shume i lodhur, dhe e meriton demokracine. demokracine ,domethene te jene te qete shpirterisht, te kene portofolin me pare per te mbajtur familjen ,te hapen vende pune, ata qe mburen se kemi rregulluar ,kemi bere rikonstruksione neper spitale, atyre besoj nuk i shkon mendja pse prishen spitalet, populli eshte i paushqyer dhe keshtu vijne semundjet me rradhe.per ato ndryshime jemi te qarte dhe i falenderoj, por a kane menduar se si te punesojne qytetaret qe nuk kane mundesi per te mbijetuar.,a i shkon mendja te kontollojne cmimet e mishit, perimeve, frutave.ka shume familje qe as nuk i shkon ne ment per t’i provuar ato lloj prodoktesh. keshtu qe demokracija te populli i vuajtur nuk ka per te ardhur asnjehere.kete ta gezojne vetem 40%i popullsise.
Astrit Elbasan.
02/07/2009 ne oren 16:44
28Demokracia po i troket portes te shqiptareve qe ta hapin dhe tju ndricoje mendjen dhe shpirtin.Po disa komunista te veshur si demokrate po bejne aq zhurme qe mos te degjoje shqiptari trokitjet.Me kalimin e kohes ato trokitje po kthehen ne goditje dhe neser ne tundje se ajo demokraci ka marre amanetin e memedhetareve dhe njerezve te thjeshte qe ngriten zerin kur ajo luftonte me kundershtaret e saj per te qendruar prane shqiptareve.Prandaj duhet te largojme zhurmen qe behet pa qellim dhe hapim syte dhe mendje se demokracia na takon dhe ajo eshte krenare per kete.
Lidhja RSS per komentet
Jepni komentin tuaj
Komentet e fundit
Shkrimet e fundit
Shkrimet me te komentuara
Autoret e blogut
Kategorite
Arkivi
Link
Lidhjet
Shkrimet e fundit
Komentet e fundit
Shkrimet me te komentuara
- Shekulli Online - Shekulli Blog