Shpesh flasim per politike dhe mire bejme, se nga politika varet zhvillimi apo jo i vendit dhe permiresimi apo jo i jetes sone. Por mendoj se shume gjera, qe kane te bejne me jeten tone te perditshme si ushqimi, gjumi, rritja e femijeve, jeta sociale, miqesia apo familja e shume tema te tjera mbeten ne diskutimin brenda familjes dhe rrethit miqesor dhe pothuaj kurre nuk perbejne diskutim te gjere dhe tema dite ne mediume e me tej. Madje kur tentohet te diskutohet per to shpesh argumenti varferi na ben te stepemi e ti braktisim keto tema, spese na duket ” cinike ” te diskutojme p.sh menyren se si gatuajme e si ushqehemi, kur ka shume familje qe jetojne pothuaj ne mungese ushqimi te perditshem.
Si ushqehemi ne shqiptaret? Si gatuajme? Si ushqehen te rinjte dhe femijet? A e dime se si te ushqehemi shendetshem?
Perse burrat e me pak grate jane shume te shendoshe? Si ja dalin te rinjte te jene elegante? Pervec se kontrollojne kilet, a ushqehen ashtu sic duhet? Shendetshem? Apo rendesi ka te mos kemi uri e te marrim vaktet, pavaresisht se cfare marrim?
Une mendoj, se pergjithesisht ne dime pak ose aspak per kete teme. Punoj me mosha te reja dhe shikoj se marrin ushqime te shishme e te shpejta, duke mos harxhuar asnje sec per te ditur se si mund e duhet te ushqehen. Sanduice, fast food, lengje me e pa gaz, byreke, pica…
Kultura e te ushqyerit buron nga nena, amvisa, “guzhinierja” e familjes. Shijet per ushqime te caktuara e menyrat e gatimit te tyre femija i merr nga menyra se si mamaja i pergatit e servir.
A kemi ne grate dije e kulture per rendesine e vlerat e zarzavateve, frutave, bulmetit, mishit, peshkut etj.? Po per menyrat e gatimit te tyre permes zierjes, skuqjes, pjekjes? Po struktura ushqimore qe ne ndertojne per gjithe familjen? A jemi te ndergjegjshme, se ne ndikojme tek cdo pjestar i familjes ne shijet per ushqimin dhe ne menyren se si ata ushqehen per gjithe jeten?

Shkrimet e fundit nga Brixhida Kokëdhima