Policia e Tiranës bëri të ditur se të mërkurën pasdite është vetëdorëzuar presidenti i kompanisë Taci Oil, Rezar Taçi. Ai akuzohet se më datë 3 nëntor të këtij viti bashkë me rojet e tij kanë goditur gazetarin dhe botuesin e gazetës Tema Mero Baze.

Lajmi për vetëdorëzimin e tij u dha në media së bashku me një deklaratë audivizive të Rezar Taçit, i cili hidhte poshtë akuzat kundër tij, por ndërkohë shprehte gatishmërinë për t’u përballur me drejtësinë.

Shfaqja e tij në këtë mënyrë përballë publikut, përbën një rast të pazakontë në statusin e njeriut të kërkuar nga policia që jep deklaratë para kamerave.

Të enjten paradite gjykata e Tiranës kish vendosur masën e arrestit me burg pa afat për Taçin dhe dy rojet e tij, ndërsa policia prej tre ditësh kish deklaruar shpalljen e tij në kërkim.

Incidenti mendohet të ketë ndodhur për shkak se gazetari dhe botuesi i gazetës Tema Mero Baze ka botuar një sërë shkrimesh sipas të cilave zoti Taçi ka privatizuar në mënyrë korruptive kompaninë e naftës ARMO dhe ka kryer evazion fiskal në shifra të mëdha.

Ngjarja ka sjelle raegime të shumta në Shqipëri.

Shoqatat e gazetarëve e cilësuan sulmin një kërcënim ndaj fjalës së lirë. Shumë prej tyre e lidhin ngjarjen edhe me faktin se biznesmeni i akuzuar për sulmin ndaj gazetarit Baze është identifikuar si mik i familjes së kryeministrit shqiptar.

Vetë kryeministri Berisha, me një deklarim të zyrës së tij e dënoi ashpër sulmin ndaj gazetarit duke bërë thirrje për hetim të plotë të ngjarjes.

Kryetari i opozitës Edi Rama e akuzoi kryeministrin si frymëzues të sulmit ndaj gazetarit Baze duke i bërë atij thirrje që ta denoncojë atë personalisht dhe jo nëpërmjet zyrës së shtypit.

Goditja e gazetarit Baze u dënua edhe nga ambasada e SHBA-së dhe nga përfaqësia e OSBE-së në Tiranë.

PERTEJ INFORMACIONIT DHE REAGIMEVE TE DITES, NE SI PUBLIK, NE TE GJITHE SI SHOQERI, CFARE MESIMI NXJERRIM NGA KY RAST? CFARE ESHTE GABIM? CFARE DUHET RREGULLUAR?

Shkrimet e fundit nga admin