Në Tiranë vazhdon protesta e opozitës. Deputetë dhe mbështetës të partive opozitare janë gdhirë në çadrat e vendosura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshi përballë selisë së Këshillit të ministrave.
Dita e shtunë është shoqëruar me deklarata të vazhdueshme nga deputetë socialistë.
Në fjalimet e tyre, ata ripërsëritën kërkesën për hapjen e kutive të votimit të 28 qershorit, me pretendimin se aty fshihet e vërteta e manipulimit të procesit, siç edhe shprehen.
Në një deklaratë përpara qytetarëve, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ripërsëriti kërkësen për hapje të kutive të votimit.
Rama falënderoi qytetarët për mbështetjen, si dhe shprehu vendosmërinë për t’i shkruar deri në fund angazhimit për hetimin e zgjedhjeve të përgjithshme.
Kryeministri Sali Berisha nga zyra e tij përshëndeti me dorë dhe dy gishta të ngritur lart, protestuesit në sheshin përpara Kryeministrisë.
Më vonë, nga Kruja, ku ndodhej për inagurimin e një segmenti të ri rrugor, kryeministri ripërsëriti qëndrimin kundër hapjes së kutive të votimit.
Lidhur me kërkesën për hapjen e kutive të votimit, Berisha ritheksoi qëndrimin e tij të mëhershëm se mazhoranca nuk mund të dalë kundër vendimit të gjykatave.
Rreth orës 14.30, protestuesit kanë goditur me vezë selinë e kryeministrit, me pretendimin se policia ka vendosur shumë pranë Kryeministrisë, një makinë për përgjimin e telefonatave, një pretendim ky që është hedhur menjëherë poshtë nga Policia e shtetit.
Deputetë socialistë dhe mbështetës të partive në opozitë do të qëndrojnë përgjatë gjithë natës të së shtunës, sikurse një natë më parë, nën çadrat e vendosura përpara selisë së Kryeministrisë. Protesta do të vijojë edhe ditën e diel, në pritje të përmbushjes së kërkesës për hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit.
Nëse kjo nuk do të ndodhë, drejtuesit e PS-së kanë paralajmëruar përshkallëzim të qëndrimit, që, sipas tyre, do të çojë në objektivin për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme.
JU SI MENDONI, DUHEN HAPUR KUTITE ?
![]() |
Arbën Xhaferri |
![]() |
Adrian Thano |
![]() |
Ardian Klosi |
![]() |
Ardian Vehbiu |
![]() |
Arion Sulo |
![]() |
Elsa Demo |
![]() |
Ismail Kadare |
![]() |
Koço Kokëdhima |
![]() |
Pellumb Kulla |
![]() |
Rexhep Meidani |
![]() |
Virion Graçi |
![]() |
Igli Totozani |
![]() |
Julian Llupo |
Lidhja RSS per komentet
Jepni komentin tuaj